Skip to main content

“Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri?” plus 9 more Ekonomia Online

“Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri?” plus 9 more Ekonomia Online


Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri?

Posted: 24 Apr 2018 10:45 AM PDT

Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin tetë orësh zyrtar.
Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është perdorimi masiv i celularëve për të kontrolluar rrjetet sociale, apo për të shikuar e dëgjuar muzikë.Shpeshherë, ekranet janë të vegjël dhe të papastër. Për këtë arsye "American Academy of Optometry" ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga "stili i konsumit" të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.

1) Sipas "American Academy of Optometry", gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni celularë, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.

2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.

3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas "American Academy of Optometry" kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.

4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.

5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.

6) "Kujdesuni për sytë": kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.

7) Mos harroni rregullin e "20-20-20": në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi qe të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disa minutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.

8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t'i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.

9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e celularëve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrire, me dorën qe mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.

10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige. Këshilla e fundit (që është më tepër një udhëzim dhe vjen nga rregullat e kodit rrugor) është për të gjithë ata që nuk dinë t'i rezistojnë tundimit për të dërguar mesazhe ose fotografi kur udhëtojnë me makinë. Është absolutisht e gabuar të bëni diçka të tillë kur kaloni rrugën dhe kur jeni në timon.

The post Si t’i mbroni sytë nga kompjuteri? appeared first on Ekonomia Online.

Ç’mund të bëni për njerëzit në depresion dhe ankth

Posted: 24 Apr 2018 10:30 AM PDT

Depresioni është një gjendje mendore e karakterizuar nga ndjesia e zgjatur e dëshpërimit, pamjaftueshmërisë dhe fajit, si dhe e shoqëruar me humbje të energjisë dhe çrregullime të oreksit dhe gjumit.

Disa nga shenjat e përditshme që shfaq një person që vuan nga depresioni, janë:

– qëndrimi në shtrat gjithë ditës si të mërzitur, ose duke qarë pa arsye.

– refuzon të largohet nga shtrati për të dalë, për të bërë gjërat që pëlqen, për të punuar.

– nuk i hap telefonatat e shoqërisë apo familjarëve, të cilët mund t'i kërkojnë të dalë për të shpenzuar kohë me ta.

– dalin vetëm dhe kur kthehen, nuk i thonë askujt se ku kanë shkuar.

– grinden tërë kohës me personat rreth vetes për arsye të kota.

– tentojnë të vetëvriten dhe vazhdimisht u dërgojnë njerëzve që njohin, mesazhe se pse i duan dhe se ata mund të ishin më mirë pa praninë e tyre etj.

E veçanta është se një person në depresion, e kupton se është në një gjendje të tillë mendore, vetëm kur njerëzit rreth tij përpiqen të kuptojnë se çfarë janë duke kaluar këta persona dhe se si mund t'i ndihmojnë ata. Ndaj është e rëndësishme të ndërhyjmë, nëse kemi të afërm të tillë. Nuk mund t'i lëmë ata të rrënohen nga kjo gjendje, saqë në fund të habitemi se ata mund edhe të arrijnë në pikën që të vetëvriten. Kështu që, nëse njeh dikë me shenjat e mësipërme, bën mirë të ndjekësh këto hapa që t'i bësh ata të ndihen më mirë.

Komuniko me ta

Komunikimi i suksesshëm duket të jetë i pamundur me dikë që vuan nga depresioni. Komunikimi duhet të jetë i përqendruar tek të qenurit të hapur, të sinqertë dhe realë. Shpjegojini se si ndiheni dhe bëjini ata t'ju tregojnë se si ndihen. Bëjini sa më shumë pyetje të tipit "Çfarë?; Pse? Si?".

Mos i lejo ata të të ndihmojnë, kjo nuk është puna e tyre

Dihet se të ndihmosh dikë, tregon se ndjen dashuri dhe mëshirë për atë person. Por ata nuk mund të të ndihmojnë dot. Në vend që t'i lejosh të të ndihmojnë, bëji të kuptojnë se ata janë aty për të të mbështetur, jo për të ndihmuar. Kjo gjë do të shkaktojë më pak presion dhe stres tek ata.

Kërko për ndihmë

Nëse sheh një të afërm të vuajë nga depresioni, ti nuk mund t'ia dalësh dot vetëm ta bësh atë të largohet nga një gjendje e tillë mendore. Kërko ndihmë profesionale duke i treguar një psikiatri rreth shenjave që ke vënë re tek i afërmi yt, në mënyrë që të dish edhe mënyrën e duhur si ta ndihmosh atë.

Gjej kohën për atë person

Edhe nëse nuk e do mjaftueshëm, apo nuk ndihesh këndshëm në shoqërinë e tij/saj, është mirë të gjesh kohë për ta ndihmuar të afërmin tënd. Nuk është normale ta lëmë dikë të vuajë vetëm, ndërkohë që kemi mundësinë ta ndihmojmë. Koha dhë vëmendja që mund t'i kushtojmë, janë gjërat më me rëndësi për t'i ndihmuar ata.

Shoqëroji ata në një terapi këshilluese

Nuk është gjëja e vetme që duhet bërë, ajo që ti të kërkosh ndihmë nga një profesionist për ta ndihmuar të afërmin tënd që vuan nga depresioni. Duhet edhe ta bindësh atë të takojë psikiatrin apo psikologun, si dhe ta shoqërosh në këto takime në mënyrë që ata të ndihen më mirë dhe më të mbrojtur.

Nëse ke një të afërm, nëse ke një mik, apo nëse ke rënë në dashuri me një person që vuan nga depresioni, mos u largo prej tyre. Ai person mund të kthehet ashtu siç ishte dhe të jetë njësoj si ishte, ndoshta një version akoma më i mirë i vetvetes. Ndaj, mos i lër vetëm në momentin kur ata kanë nevojë për mbështetjen tënde.

The post Ç'mund të bëni për njerëzit në depresion dhe ankth appeared first on Ekonomia Online.

Udinese shkarkon Oddon, në vend të tij Tudor

Posted: 24 Apr 2018 10:20 AM PDT

Udinese e ka shkarkuar nga detyra sot paradite trajnerin italian, Massimo Oddo, pas një serie të gjatë me humbje.

Klubi nuk ka vonuar shumë dhe e ka bërë zyrtar zëvendësimin.

Ish mbrojtësi i Juventusit, Igor Tudor, është trajner i ri i kësaj skuadre.

'Zebrat' e larguan Massimo Oddom sot, pas një serie të gjatë prej 11 humbjeve radhazi në Serie A.

"Ekipin e parë do ta udhëheq Igor Tudor, i cili do ta kryej seancën e parë këtë pasdite".

"Sot nga ora 18:30 në Dacia Arena, do të ketë një konferencë për shtyp, ku do të prezantohet trajneri i ri", thuhet në njoftimin e klubit.

Udinese edhe pse gjendet në vendin e 15-të rrezikon rënien pasi deri më tani ka tubuar 33 pikë, katër më shumë se sa Spal që gjendet në vendin 18-të që dërgon në Serie B.

The post Udinese shkarkon Oddon, në vend të tij Tudor appeared first on Ekonomia Online.

Pakistan: Nga sulmet vetëvrasëse vriten të paktën pesë policë

Posted: 24 Apr 2018 10:15 AM PDT

Tre sulmues vetëvrasës me bomba kanë sulmuar policinë pakistaneze dhe trupat paramilitare, duke vrarë të paktën pesë forca të sigurisë dhe kanë plagosur shtatë të tjerë.

Përmes një deklarate, ushtria ka njoftuar se një sulmues ka shpërthyer pajisjen e tij me eksplozivë në afërsi të një furgoni të policisë që Quetta, në provincën e Baloçistanit, duke vrarë pesë zyrtarë dhe plagosur shtatë të tjerë.

Por, shefi i policisë provinciale. Moazzam Jan Ansari ka thënë se nga ky sulm janë vrarë gjashtë persona.

Ushtria ka thënë se dy sulmuesit e tjerë kanë tentuar që të sulmojnë një pikë-kontrolli të forcave paramilitare në zonën Mian Ghundi, por janë vrarë para se të shpërthenin jelekët e tyre me eksplozivë.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por militantët e Shtetit Islamik operojnë në këtë rajon dhe në të kaluarën kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ngjajshme.

The post Pakistan: Nga sulmet vetëvrasëse vriten të paktën pesë policë appeared first on Ekonomia Online.

Tri gjëra që fëmijët na mësojnë

Posted: 24 Apr 2018 10:05 AM PDT

Në rrugëtimin tonë të rritjes, disa nga mësimet më të rëndësishme nuk do t'i kuptojmë nga kurset dhe nga librat, por nga përvojat e jetës dhe nga takimet që bëjmë…

Fëmijët kanë shumë për të na mësuar. Duhet të jenë një pikë e rëndësishme referimi në jetën tonë. Janë shembulli më i madh që kemi për të mësuar disa sjellje thelbësore, të cilat i kemi harruar në përditshmëri dhe që na bëjnë të arrijmë suksesin dhe përsosmërinë.

Shpesh në rrugëtimin tonë të jetës, lëmë pas disa gjëra që në fakt duhet t'i rizbulojmë, duke mësuar pikërisht nga më të vegjlit.

Kurioziteti

Karakteristika e parë e fëmijëve, që duhet ta rizbulojmë në çfarëdolloj moshe, është kurioziteti. Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni stuhinë e pyetjeve që një fëmijë është në gjendje të bëjë mbi çdo argument të mundshëm? Është pikërisht një mënyrë e tyre e të qenit, një pyetje, pastaj një tjetër, dhe një tjetër përsëri. Është mënyra e tyre për t'u rritur, për të mësuar. Janë të stimuluar nga gjëra të shumta, vëmendja e tyre përthith jashtëzakonisht shumë. Kjo bën të mundur që përgjigjet të mos jeni asnjëherë mjaftueshëm për ta. Mund të përfshihen menjëherë e totalisht nga çfarëdolloj argumenti. Edhe kur u tregon një përrallë, kanë shpesh një kuriozitet që kalon përtej dëgjimit pasiv.

Ja, kjo është karakteristika e parë tipike e fëmijëve, të cilën duhet ta fitojmë. Ta shohim botën me tjetër sy; gjithçka që dimë, në fakt e dimë vetëm pjesërisht. Kjo është si për njerëzit që na rrethojnë, ashtu edhe për objektet e gjërat që bëjmë. Përse një i afërm apo një koleg i yni sillet në një mënyrë të caktuar? Për çfarë ka nevojë realisht? Përse jeta jonë ecën në një rrugë të caktuar? Janë mijëra pyetje që nuk duhet të harrojmë t'ia bëjmë vetes.

Etuziazmi

Një tjetër magji e madhe e të vegjëlve është aftësia e tyre për të qenë entuziastë. Entuziazmi i tyre është me të vërtetë përfshirës, së bashku me aftësinë që kanë për të provuar emocione. Si të rritur, duhet t'i evitojmë ato sjellje të tipit: "jam shumë i rritur për këto gjëra". Me siguri ju ka ndodhur të takoheni me njerëz që prapsen e stepen përballë një përvoje të re, mbyllen përballë emocioneve. Ndërsa fëmijët kanë inat të shkojnë të flenë herët dhe çohen herët në mëngjes nga entuziazmi që i përfshin. Zbuloni entuziazmin e të vegjëlve! Është një burim i madh energjie. Aftësia e të entuziazmuarit është një aftësi thelbësore. Do të thotë të jeni të hapur ndaj propozimit të dikujt, ndaj gjërave të reja që mund t'ju ndodhin në jetë. Mirëpritini emocionet! Kjo është një karakteristikë e shkëlqyer e më të vegjëlve.

Besimi

Aftësia për të pasur besim është një karakteristikë tipike e fëmijëve. Besojnë, me pak fjalë. Ndërsa të rriturit preferojnë të mbyllen në skepticizmin e cinizmin e tyre. Kjo është një mënyrë për të larguar atë të mirë që ndodh në ditët tona. Skepticizmi i të rriturve i shtyn, për shembull, të mos besojnë se mund të fitojnë diçka, sepse konsiderohet jashtë pritshmërive më tipike. Përse të mos besojmë se mund të ndërmarrim e të realizojmë një punë e caktuar, në fushën profesionale apo atë personale? Një fëmijë ka besim se çdo gjë që dëshiron, mund ta realizojë.

Është shumë e rrallë të shohim një fëmijë që nuk beson, një shembull i madh për jetët tona si të rritur, të ngarkuar në botën e marrëdhënieve dhe të punëve. Pjesa më e madhe prej nesh, përgjatë jetës kalon dështime, por ato nuk duhet të na pengojnë të rigjejmë besimin te njerëzit. Vetëm duke u sjellë si fëmijët jemi të aftë të kthehemi pas në krahët e një personi tjetër. Kjo do të thotë që të dimë të rrezikojmë, të vihemi në lojë dhe të mbledhim frutet që na takojnë. Një sjellje besimi kundrejt të tjerëve, gjeneron po ashtu besim, pra do të thotë të gjenerojmë një rreth vicioz në jetët tona.

The post Tri gjëra që fëmijët na mësojnë appeared first on Ekonomia Online.

Tre persona, pasuri sa gjysma e amerikanëve

Posted: 24 Apr 2018 10:02 AM PDT

Tre njerëzit më të pasur në SHBA, Bill Gates, Jeff Bezos dhe Warren Buffett, kanë më shumë pasuri se gjysma e popullatës amerikane, apo 160 milionë amerikanë së bashku.

Analiza e pasurisë së njerëzve më të pasur në SHBA ka dalë në përfundimin se, Gates, Bezos dhe Buffett kanë së bashku një perandori 248.5 miliardë dollarëshe.

Instituti për Studime Politike thotë se rritja e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve ka krijuar një krizë morale.

Në një raport, Instituti thotë se propozimet për ndryshimin e sistemit të taksave të Donald Trump do të thellonin edhe më shumë pabarazitë ekzistuese, sepse 80 për qind e përfitimeve nga taksat do t'i shkonin 1 përqindëshit të të pasurve.

Sipas studimit, miliarderët e përfshirë në listën e 400 personave më të pasur në SHBA të revistës "Forbes", kanë një pasuri prej 2.67 trilionë dollarësh, më shumë sesa Produkti i Brendshëm Bruto i Britanisë së Madhe.

Sipas raportit, miliarderët po vazhdojnë të distancohen nga pjesa tjetër e njerëzve, madje me shkallën më të shpejtë të regjistruar ndonjëherë. "Ne nuk kemi parë nivele kaq ekstreme të përqëndrimit të pasurisë dhe pushtetit që prej një shekulli më parë", thanë hartuesit e raportit.

"Forbes" e cilësoi vitin 2017 si një tjetër vit rekord për njerëzit e pasur në Amerikë, ndërsa çmimi për t'u pranuar në klubin më ekskluziv është rritur me 18 për qind, ose në 2 miliardë dollarë.

The post Tre persona, pasuri sa gjysma e amerikanëve appeared first on Ekonomia Online.

3 zakone të këqija që e nxjerrin karrierën nga binarët

Posted: 24 Apr 2018 10:00 AM PDT

Sfidat konkurruese me të cilat sipërmarrësit dhe liderët e biznesit përballen çdo ditë janë mjaft të vështira pa përzierjen e problemeve të sjelljeve vetë-sabotuese.

Ne të gjithë duam të besojmë se qëllimet dhe veprat tona do të punojnë pozitivisht në drejtimin e qëllimeve tona përfundimtare për sukses.

Por nuk është ky rast. Ashtu sikurse Sokrati këshilloi shekuj më parë, njihe veten.

Ne të gjithë kemi pika të verbëra të sjelljes, të cilat nëse nuk kontrollohen, mund të kufizojnë ose dënojnë objektivët tanë personal dhe profesional. Tre shembujt më të lehtë për t'u shpjeguar ndodhën që të jenë më të qartë po ashtu.

1. Zvarritja

Unë punoja për një zëvendës president ekzekutiv i cili ishte një "djalë i ideve" që e urrente mërzinë e funksioneve themelore të biznesit. Shembuj të zakonve të tij të zvarritjes u manifestuan si vonesa rutine në përpunimin e raporteve të shpenzimeve, injoroi miratimet e kontratës dhe vazhdimisht e shtynte kohën e rishqyrtimit të performancave.

Edhe pse ai ishte një djalë shumë i ndritshëm i cili nuk donte të merrej me imtësira, kompania e la të shkojë sepse ai u bë pengesë, kur erdhi te nevojat procedurale të organizatës.

2. Justifikimet

I njëjti Zëvendës Ekzekutiv i përmendur më sipër nuk e pa zvarritjen e tij paralizuese si një detyrim organizativ. Sipas mendimit të tij, të cilin ai e ndau me mua në disa raste, ishte se perceptimi i "zvarritjes" së tij ishte në fakt "prioritizim i pamëshirshëm."

Është e rëndësishme për t'i përcaktuar përparësitë dhe të delegojë, por është po aq e rëndësishme ndjekja e punës për të cilën jeni përgjegjës dhe që ka nevojë për t'u bërë në vend që të angazhoheni në gjimnastikë semantike.

Realiteti ishte se projektet dergjen në harresë të papërfunduar kur ata hynë radhën e këtij Zëvendësi Ekzekutiv, dhe justifikimet e tija nuk ofruan mbulesën që ai e kishte dëshiruar.

3. Fajësimi

Gjatë disa muajve të fundit të mandatit të këtij Zëvendësi Ekzekutiv me kompaninë tonë ka pasur një ndryshim të dukshëm në sjelljen e dialogun e tij gjatë takimeve tona të ekipit. Toni i tij u bë shumë kaustik dhe akuzues i grupit që ishte angazhuar për ta ndihmuar atë të ketë sukses.

Për ironi, ai do të akuzojë anëtarë të përkushtuar dhe besnikë të ekipit të "… duke zvarritur këmbët e tyre në projekte dhe dhënien e justifikimeve në vend të rezultateve…"

Shumë tipare që ai i ekspozoi ishin gjërat që ai në mënyrë të papërshtatshme i projektoi mbi ekipin e tij. Gjatë një nga takimeve të fundit që ai pati me CEO-n tonë, në të cilën unë kam qenë i ftuar për të marrë pjesë, e dëgjova shefin im duke fajësuar ekipin tonë në mënyrë të pashpjegueshme për paaftësinë e tij për të përmbushur objektivat e tij.

Ky djalosh nuk e mashtroi askënd. Unë sinqerisht mendoj se ndërveprimi i tij i mbushur me faj me CEO-në vulosi fatin e tij. Gjatë viteve që kaluan, unë kam provuar për të parë ku përfundoi ai nga kurioziteti patologjik. Por duket sikur ka rënë plotësisht jashtë rrjetit të korporatës.

Pak vetëdije, delegimi dhe integriteti strategjik do të kishte shkuar një rrugë të gjatë për të shpëtuar këtë ekzekutiv nga vetja e tij. Për fat të keq, është gjithmonë e lehtë për ne për të identifikuar këto mangësi te të tjerët se sa te vetja. (Tor Constantion/Entrepreuner)

The post 3 zakone të këqija që e nxjerrin karrierën nga binarët appeared first on Ekonomia Online.

Pesë kuriozitete shkencore për dashurinë

Posted: 24 Apr 2018 10:00 AM PDT

Më poshtë po rendisim 5 gjëra që ju ndoshta nuk i dinit në lidhje me dashurinë, rënien në dashuri dhe jetën në çift. Ndonjëra është mjaft e qartë, megjithatë kjo listë mund të na nxisë të pyesim veten mbi mënyrën si sillemi me partnerët tanë…

1. Partneri bie në gjumë pas seksit? Mos kini frikë. Sipas një studimi nga Universiteti i Miçiganit, ky është një sinjal i unitetit dhe harmonisë në çift.

2. Dashuria e nënës dhe dashuria në çift, janë më të ngjashme se sa mendojmë ne. Instituti Maks Plank në Tubingen të Gjermanisë, ka kryer një sërë eksperimentesh mbi këtë temë, duke treguar se në të dyja rastet përfshihen të njëjtat zona të trurit. E thënë ndryshe, një nënë shfaqet para djalit si para personit të dashur.

3. Burrat që bëjnë për të qeshur, gra që qeshin. Në një studim të kryer nga Universiti Kornëll mbi 1 mijë njerëz ndërmjet 18 dhe 24 vjeç , u zbulua se cilësia më e vlerësuar për zgjedhjen e partnerëve është besnikëria, e ndjekur nga tërheqja fizike dhe angazhimi për të krijuar një familje, duke lënë statusin social dhe pasurinë në vendet e katërta dhe të pesta. Nga ana tjetër, në një tjetër studim në Universitetin Mejmaster në Ontario të Kanadasë, është konstatuar se humori lehtëson marrëdhëniet, por në mënyra të ndryshme për burrat dhe gratë. Gratë duan që burrat t'i bëjnë të qeshin, ndërsa burrat duan që parneret të vlerësojnë humorin e tyre.

4. Bashkëjetoni më parë, për ta nxitur të bëjë punë në shtëpi. Një studim i publikuar në "Revistën për Çështje të Familjes", arriti në përfundimin se kryen më shumë punë në shtëpi, nëse para martesës ka patur një periudhë bashkëjetese me partnerien.

5. Më shumë divorce para moshës 25-vjeçare. Sipas studiuesve në Universitetin e Uashingtonit, martesa para moshës 25-vjeçare rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e divorcit, sidomos kur gruaja është më e madhe në moshë.

The post Pesë kuriozitete shkencore për dashurinë appeared first on Ekonomia Online.

Reparti i gjinekologjisë në Shkup ka mungesë inkubatorësh

Posted: 24 Apr 2018 08:44 AM PDT

Ky është reparti intensiv i Klinikës Gjinekologjike në Shkup, ku gjenden foshnjat e porsalindura me rrezikshmëri nga e gjithë Maqedonia. Standardet kërkojnë që inkubatorët të kenë të paktën nëntë metra distancë. Por, këtu ata janë vetëm disa centimetra larg. Punonjësit madje janë të kënaqur që më nuk ka nga dy fëmijë në një inkubator.

"Më besoni, nuk është e lehtë të punojnë infermieret, le të themi 12 orë pranë një fëmije. E ventiloni, jepni gjithçka të nevojshme, ju luftoni për jetën e tij dhe në fund vdes. Po është e vërtetë se jemi pak, saktë, shembull sipas standardit botëror, duhet të kemi së paku 6 infermiere në 12 vende ventilimi, aq sa kemi makineri, ndërsa ne kemi 12 vende ventilimi dhe vetëm 2 infermiere. Pra, kjo është një përpjekje mbinjerëzore nga i gjithë stafi i këtij reparti", tha Tanja Trajkovska, Infermiere mjekësore, Klinika gjinekologjike.

Ky është spitali më i madh i lindjeve në Maqedoni. Si spitalet shtetërore edhe ato private nga e gjithë Maqedonia, kur përballen me lindje të rrezikshme, menjëherë i transferojnë pacientët në gjinekologjinë e Shkupit, e cila nuk guxon të refuzojë asnjë. Nga viti 2015 deri në vitin 2017, numri i të porsalindurve në Maqedoni po zvogëlohet ndërsa dyfishohet vdekshmëria e foshnjave. Prej foshnjave të vdekura vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, 80% kanë lindur në mes të javës së 22-të dhe 27-të. Nga klinika vlerësojnë se pragu për llogaritjen e këtyre statistikave duhet të rritet, pasi nga pavarësia e Maqedonisë deri tani kanë mbijetuar vetëm katër foshnje të lindura në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

"Bëhet fjalë për të sapolindurit që vështirë përshtaten në kushtet e jashtme dhe vështirë se mund të mbijetojnë, sidomos kur është fjala për të porsalindurit, ku më parë nëna ka pasur infeksion dhe ato ende në lindje janë me bronkopneumoni kongjenitale, sepse kongjenitale, edhe janë shumë të pazhvilluar, të gjitha organet janë të pazhvilluara, pa imunitet, ndërsa kanë një infeksion të fituar në shtatzëni", deklaroi Viktorija Jovanovska, Drejtore e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup.

Dilema është nëse fëmijët e lindur prej javës 22 duhet të futen në statistikat e zeza për shkak të rasteve në të cilat, edhe pse shumë rrallë, megjithatë mbijetojnë. Një shembull i tillë është ky i sapolindur, i cili tani është luftëtari më i vogël i gjinekologjisë. Është pranuar 60 ditë më parë, në moshën 23 javëshe. Nëse e fiton betejën, ai do të jetë fëmija i parë i lindur më herët në historinë e Maqedonisë. Por, pragu i llogaritjes së të sapolindurve do të mbetet nga java 22. Ndërkohë, do të investohet në pajisje të reja dhe personel mjekësor, i cili largohet vazhdimisht nga vendi.

"Nuk ekziston mekanizëm tjetër motivimi, me përjashtim të ofrimit të një sistemi të përshtatshëm të punës dhe edukimit dhe financiarisht të motivohen. Ne kemi rritur tashmë vlerën e pagimit të punës së natës, tashmë janë rritur kujdestaritë për mjekët dhe për stafin mjekësor me shkollë të mesme", u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

– Dhe për këtë keni pasur kritika nga stafi mjekësor …

"Besoni se ky ishte maksimumi, në të cilin sipas performancave ekonomike, që tani mundej të investohet në këtë pjesë të sistemit të kujdesit shëndetësor. Hapi tjetër është rritja e pagës, por ne nuk ndalemi me kaq" theksoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Përndryshe, vlera e pagesës së punës së natës për të cilën flet Ministri është nga 416 në 512 denarë për kujdestari. Në pritje që diçka të ndryshojë, mbetet imazhi i keq i Maqedonisë, të cilin UNICEF e renditi në vend të dytë në Evropë, sipas shkallës së vdekshmërisë së foshnjave. Storja u transmetua në emisionin 360 gradë.

 

The post Reparti i gjinekologjisë në Shkup ka mungesë inkubatorësh appeared first on Ekonomia Online.

Presidenti çeçen: Nëse Trump dhe Merkel vijnë këtu, do t’i arrestojmë!

Posted: 24 Apr 2018 08:38 AM PDT

Nëse Angela Merkel ose Donald Trump vizitojnë ndonjëherë Republikën ruse të Çeçenisë, ata do të arrestohen dhe të gjitha llogaritë e tyre në territorin çeçen do të ngrihen, thotë lideri lokal Ramzan Kadyrov.

Kadyrov, i njohur për deklaratat e tij të diskutueshme, bëri shaka të dukshme gjatë një interviste që ai i dha kanalit të lajmeve Rossiya 24.

Ai u pyet për mundësinë e vendosjes së një liste shtesë të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

"Nëse ata vijnë në Republikën tonë [të Çeçenisë], ne menjëherë do t'i arrestojmë dhe do të futen në burg", tha ai. Kreu çeçen shtoi se ai nuk kishte frikë nga asnjë sanksion perëndimor, pasi ai nuk kishte pasuri ku vendet perëndimore mund t'i kapnin.

Në intervistën, e cila do të transmetohet të martën në mbrëmje, Kadyrov foli për një sërë çështjesh vendore dhe ndërkombëtare, nga roli i luajtur në Siri nga çeçenët etnikë që shërbenin në ushtrinë ruse në qëndrimin e tij ndaj martesave poligame të miratuara nga Islami, etj.

The post Presidenti çeçen: Nëse Trump dhe Merkel vijnë këtu, do t'i arrestojmë! appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more