Skip to main content

“Si ta “shëroni” shprehinë e vonesës?” plus 9 more Ekonomia Online

“Si ta “shëroni” shprehinë e vonesës?” plus 9 more Ekonomia Online


Si ta “shëroni” shprehinë e vonesës?

Posted: 26 Apr 2018 10:00 AM PDT

Ne shpesh mendojmë se vonimi i gjërave është shkaku i shumë gjërave të këqija.Ti nuk e përfundon punën në kohë, ti vonon afatet e fundit, ti lejon idetë e mira të dobësohen duke qëndruar gjatë, dhe ti i irriton njerëzit duke të pritur.

Por vonimi i gjërave nuk është vetëm një shkak. Është gjithashtu një efekt. Çfarë po shkakton këtë vonim të zbatimit të gjërave? Ka shtatë faktorë: rëndësia e perceptuar, mundësitë ekzistuese, përvojat e mëparshme, aftësitë e kërkuara, burimet e disponueshme, rezultatet e pritura dhe disponimi. Të gjithë këta faktorë mund të të ndalin që të përfundosh gjërat.
Nëse dëshiron të kesh një rrjedhë të mirë të punës, të nderosh zotimet, dhe të dërgosh punët në afatin e fundit, pyet veten këto shtatë pyetje të kuptosh se çfarë po shkakton vonimin dhe kthehu në rrugë.

1.A është kjo ajo që duhet të jem duke e bërë për momentin?
Kur puna që ti po bënë nuk përputhet me qëllimet tua, ti je duke vonuar gjërat. Kur gjen veten duke punuar diçka që nuk është e lidhur me qëllimet e tua, ndalo së bëri atë. Shumica e gjërave që ti bënë çdo ditë mund të jenë të parëndësishme ose që nuk lidhen me qëllimet e tua. Por ti mund të mos kesh zgjidhje. Në atë rast, mendo mënyra kreative që të lidhësh punën me qëllimin tënd të madh.

2.Cfarë duhet të bëjë në vazhdim?
Të kesh opsione është kritike për prodhimtari por të zgjedhësh se çfarë do të bësh në vazhdim bëhet më sfiduese kur:
a) Ti nuk ke mundësi. Nëse nuk e di çfarë të bësh, nuk do të bësh asgjë. Kthehu në fazën përgatitore dhe fillo të mendosh. Fto të tjerët që të të ndihmojnë të identifikosh mundësi më të mira.

b)Ti ke shumë mundësi.Kur ke shumë mundësi bëhet e vështirë që të zgjedhësh një dhe të qëndrosh me të. Kufizo mundësitë e tua, zgjedh një dhe vazhdo me të. Të marrësh një vendim është më paralizuese se të merresh me të.

c) Mundësitë janë të paqarta. Ti e di çfarë të bësh, por nuk e di se si. ''Gjej një këshillues'' tingëllon si një këshillë e mirë, por ti nuk ke ide se ku t'a gjesh ose çfarë të kërkosh. Bëjë mundësitë e tua: të qarta, specifike dhe vepruese.

d)Mundësitë janë konkurruese. A duhet të punosh në taksat e tua apo të kalosh orën tënde të lirë me të dashurit e tu? A duhet të shpenzosh bonuset e tua që të riparosh çatinë apo të shpenzosh ato në një kurs menaxhimi? Kur mundësitë janë konkurruese, zgjedh ose prioritizo.

3. A e kam bërë më parë?
Përvoja jote vendos përshtatshmërinë tënde. Të jesh me përvojë do të thotë që ti e di se çfarë do. Ti i di hapat e përfshirë, strategjitë që të mbështetesh dhe sfidat që të parashikosh. Të jesh pa përvojë do të thotë që është më e lehtë të ndihesh i humbur, i hutuar dhe i ngarkuar. Por mbaj në mend, që të ndërtosh përvojë e gjitha që të duhet është koha dhe praktika.

4.A kam aftësitë që më nevojiten?
Të mos kesh aftësitë që të duhen të mbarosh një punë mundet që seriozisht të të ngadalësojë. Sa më shpejtë që kupton mungesën e aftësive tua, aq më shpejt mund të kthehesh në veprim. Vendos se a ka më shumë kuptim të mësosh aftësinë apo t'ia dërgosh punën dikujt tjetër. Mangësia e aftësive nuk ka pse të jetë e vërtetë. Ti thjeshtë mund të mendosh se nuk ke çfarë të duhet, por sërish do të të ndalojë.

5.A kam burimet që më nevojiten?
Që të përfundosh një projekt të nevojiten pesë burime madhore: koha, informacioni, paratë/materialet, energjia dhe mbështetja. Por ndryshe nga përvoja dhe aftësitë, që i ndërton një herë e përgjithmonë, sasia e burimeve vjen hap pas hapi. Vlerëso burimet që të nevojiten me saktësi. Pyet veten, ''sa kohë më duhet dhe sa kohë kam? Sa duhet të mësoj më shumë? Sa kushton dhe sa mund t'a përballoj? Sa energji fizike, mendore dhe emocionale kërkohet? Sa mbështetje më duhet dhe ku mund t'a gjej atë''? Duke mbivlerësuar burimet që të nevojiten mund të të ndalojë së vepruari. Duke i nënvlerësuar ato mund të të ndalojnë së dërguari gjërat e premtuara.

6.A e di se çfarë rezultate pret ?
Veprimet dhe vonimet kanë rezultate dhe pasoja. Ti me shumë gjasa do të përpiqesh në diçka kur e di se si dhe kur do të shlyhet dhe se çfarë do të fitosh ose do të humbasësh. Sa më shumë që rezultatet pozitive ose pasojat negative që ti pret të jenë të qarta, aq më shumë i fokusuar, i motivuar dhe prodhimtar do të jesh. Në të kundërtën, kur nuk i ke të qarta lavdërimet ose dënimet që do të marrësh, ti mund të pezullosh veprimet dhe t'i vonosh pafundësisht. Sa më i sigurt dhe i qartë që të jesh për rezultatet që pret, aq më shpejt do të përfundosh gjërat.

7.A jam në disponimin e duhur?
Disponimi yt mund të ndikojë mënyrën se si punon. Të jesh në disponim të keq ndikon në fokusin, motivimin dhe prodhimtarinë. Të ndihesh i shqetësuar, i dëshpëruar ose i ngarkuar zvogëlon efikasitetin tënd kognitiv. Në mënyrë paradoksale, këto ndodhin edhe kur je në disponim të mirë. Entuziazmi i tepërt e bënë të vështirë të qëndrosh i fokusuar, të mendosh qetësisht dhe të punosh me kujdes. Kushtet ideale që të jesh prodhimtar janë të jesh lehtësisht në disponim pozitiv.

The post Si ta “shëroni” shprehinë e vonesës? appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj debaton me deputeten Bajrami lidhur me shpronësimet

Posted: 26 Apr 2018 09:54 AM PDT

Në interpelancën e cila është duke vazhduar, kryeministri Ramush Haradinaj ka replikuar edhe me deputeten Hykmete Bajrami, raporton Ekonomia Online.

Bajrami ka kërkuar nga kryeministri të dijë shumën që do të paguajnë për shpronësimet.

“Krejt shpronësimet që janë bërë nuk kanë kapë shumën 4.5 milionë, e ju e keni pranu një shpronësim që kap shumën 20 milionë euro”.

Mirëpo Haradinaj në replikën e tij për fjalën e ish-ministres së Tregtisë ka thënë se partia pjesë e së cilës është Bajrami ka qenë e shantazhuar dhe ka lejuar ndërtime pa leje.

“Partia jote e nderuar jo që ka qenë e shantazhuar, por s'ka mujtë me zhvendosë një shpi, por i keni keju me nejt një mbi një”.

Me këtë nuk është pajtuar deputetja nga LDK, Hykmete Bajrami, raporton EO.

“Nuk kemi qenë të shantazhuar, nuk kemi pranuar çmime eksponeneciale. Në fakt komunën e Obiliqit e ka udhëheqë AAK edhe në kohën tonë. Ajo i ka leju ndërtimet pa leje”, tha Bajrami.

 

Haradinaj:

"Si ta krynë krejt KEK-u do të ju tregojmë, nuk e di sa bëhet. A e dini sa i keni bërë humbje Kosovës me gjendje në energji.. dita ka shku deri në 1 milion".

Hykmete Bajrami: "As unë nuk i kam të dhënat se sa ka pasë humbje. Si ka mundësi që po i  dini në saktësi sa ka humbë Kosova, ndërsa nuk jeni në dijeni se çfarë marrëveshje keni arritë. Përgjegjësi kryesor ka qenë komuna e Obiliqit".

The post Haradinaj debaton me deputeten Bajrami lidhur me shpronësimet appeared first on Ekonomia Online.

Bëhuni “të paharrueshëm” në biznes dhe në jetë

Posted: 26 Apr 2018 09:30 AM PDT

Nëse mendoni se produkti, shërbimi ose reputacioni juaj i shkëlqyer do të qëndrojë në mendjen e klientit apo konsumatorit tuaj përgjithmonë, mendoni sërish.

Të qenit i harrueshëm mund të jetë e dëmshme kur është fjala tek suksesi, thotë shkencëtarja kognitive Carmen Simon, autorja e Impossible to Ignore: Creating Memorable Content to Influence Decisions.

''Njerëzit me shumë gjasa do të harrojnë mbi 90 përqind të asaj që e komunikoni, dhe kjo do të thotë markën, mesazhin, thirrjen tuaj për veprim. ''Për të qenë në mendjen e njerëzve, ju duhet të bëheni pjesë e reflekseve të tyre, shprehive dhe qëllimeve të cilat i konsiderojnë të vlefshme''.

Pra, si të lini një përshtypje të qëndrueshme. Në vend se të njiheni si i zgjuar në biznes, synoni të jeni më të qëllimshëm për gjërat që bëni dhe thoni.

Këtu janë disa mënyra se si mund të dalloheni nga konkurrenca, dhe të qëndroni në mendjet e njerëzve.

Lidhuni me të vërtetë

Një shitës është i programuar të shesë produktin e tij duke u fokusuar në përfitime dhe veçori. Krijoni një ndryshim në këtë gjë dhe lidhuni me njerëzit. Filloni duke bërë pyetje. Mësoni më shumë për problemet, shqetësimet dhe nevojat e klientit tuaj para se të përmendni produktin ose shërbimin tuaj. Mendoni si një doktor: së pari ju duhet të zbuloni se çfarë ka klienti juaj para se të përshkruani një zgjidhje. Qasjuni secilit ndryshe dhe ndërtoni marrëdhënie të paharrueshme.

Tregoni histori

Kandidatët janë hutuar gjatë prezantimit me gjithë ato tabela, fakte dhe numra. Përderisa përfitimet tuaja janë të rëndësishme, tregimet janë mjeti bazë për lidhjen me njëri tjetrin. Njerëzit ndjekin, mbajnë në mend dhe transformohen nga tregimet. Ofroni shembuj të jetës së vërtetë se si produkti ose shërbimi juaj ndihmoi të tjerët, si raste studimi apo dëshmi. Ose përdorni përvojën tuaj personale për të rritur lidhjen tuaj. Edhe në botën e biznesit, tregimet kanë një fuqi unike për të lëvizur zemrat, mendjet, këmbët dhe kuletat e njerëzve në drejtimin e qëllimshëm.

Tregoni të vërtetën

Besueshmëria juaj bazohet në aftësinë tuaj për të qenë të sinqertë në të gjitha situatat. Gjithmonë tregoni të vërtetën, edhe nëse iu kushton me shitje. Klienti juaj do të vlerësojë sinqeritetin tuaj dhe do ju mbajë në mend. Si rezultat, ai ose ajo ka më shumë gjasa të ju rekomandojë tek një tjetër klient potencial apo të përdorë shërbimet tuaja në të ardhmen. E vërteta mund të jetë e dhimbshme ndonjëherë, por josinqeriteti është gjithmonë shkatërrues.

Mos u frikësoni të thoni ''jo''

Një mënyrë e sigurt për t'u harruar shpejtë është të njiheni si një person ''po-jo''. Përveç kësaj, kjo frustron të tjerët kur ju pajtoheni me ata gjatë gjithë kohës, veçanërisht nëse vendimet kritike janë të përfshira. Nëse shihni një problem, flisni. Nëse e dini se një zgjidhje e propozuar nuk do të funksionojë, thoni ''jo'' dhe ofroni opinionin tuaj për arsyen.

Befasoni dikë

Bëni diçka jo të zakonshme të cilin klienti ose konsumatori juaj nuk do t'a priste kurrë. P.sh., në vend se të dërgoni një mesazh ose një email, dërgoni një letër falenderimi, një gjest i cili është bërë shumë i rrallë. Ose dallohuni nga turma duke u veshur ndryshe nga të tjerët. Zgjedhni ngjyra dhe modele tjera. Veshni një parë këpucë moderne dhe një shall, ose gjithçka e cila shton elegancë dhe stil.

Gjithmonë bëni më të mirën tuaj

Në arenën e sotme konkurruese të biznesit, gjithkush mund të ofrojë çmime të mira dhe të premtojë shërbime të mrekullueshme. Por njëra prej mënyrave më të mira që të mbaheni në mend është të performoni në nivele të cilat shkojnë mbi dhe përtej pritshmërive normale. Provoni të kërkoni mënyra për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e klientit ose konsumatorit tuaj dhe bëhuni gati të bashkëveproni në mënyrat më të larta profesionale.

Bëhuni ndihmues

Zig Ziglar dikur tha ''Mënyra e vetme për të marrë atë që dëshironi është të ndihmoni të tjerët të marrin atë që dëshirojnë''. Bëhuni mentor, bëni prezantime, dhe rekomandoni të tjerët. Dilni nga rruga juaj për të shpërndarë informacione dhe për të ndihmuar të tjerët të arrijnë sukses, pa e kërkuar, dhe ata do ju mbajnë në mend dhe do të jenë mirënjohës për shumë vite në radhë.

Quhet karma, nëse dëshironi që njerëzit të ndajnë me ju, ndani me ata. Ajo që jepni gjithmonë do ju kthehet.

Janë lëvizjet e vogla ato të cilat do ju dallojnë dhe do t'a bëjnë të pamundur të mposhteni nga konkurrentët tuaj.

The post Bëhuni “të paharrueshëm” në biznes dhe në jetë appeared first on Ekonomia Online.

Thënia “besoni instinktit” është një mit

Posted: 26 Apr 2018 09:15 AM PDT

Kur vjen puna te marrja e vendimeve të vështira, ata zëra në kokat tona gabojnë më shpesh se sa kanë të drejtë.

Themeluesit janë njerëz të vështirë. Ata kanë tendenca të mbështeten në gjykimin e tyre, dhe ndoshta në këshillën e një ose dy njerëzve të brendshëm. Është pothuajse e pamundur që të hyni në atë rreth të brendshëm dhe të fitoni besimin e tyre. Ndërmarrësit më së shumti duket se i besojnë atij zëri të brendshëm dhe vetëm flasin. Këtë janë mësuar të bëjnë. Pyetja është se, a është kjo një gjë e mirë?

Mençuria më e zakonshme është se themeluesit duhet të mësojnë t'u besojnë instikteve të tyre. Fatkeqësisht, kjo nuk funksionon aq shpesh sa kemi dëshirë. Kur vjen puna te marrja e vendimeve të vështira, ata zëra në kokat tona gabojnë më shpesh se sa kanë të drejtë. Instiktet tuaja qartë nuk kanë një monopol në mençuri.

Një pjesë e problemit është se ne të gjithë dëgjojmë tregimet e suksesshme të ndërmarrësve, dhe supozojmë se instiktet e tyre bënë këto ndryshime. Ka dyshim se këto tregime janë më shumë përjashtime se rregulla. Ja një tregim i cili është bërë shumë i famshëm së fundmi:

Kur Kleiner Perkins dhe Sequoia Capital u pajtuan të financojnë Google në vitin 1999, firmat e ndërmarrjeve kapitaliste kishin një kusht: themeluesit Larry Page dhe Sergey Brin duhej të sjellnin një kryeshef ekzekutiv me përvojë si mbikëqyrës i të rriturve. Ata u pajtuan pa dëshirë. Pas të gjithash, kjo ishte foshnja e tyre, dhe ata nuk dëshironin t'ia linin dikujt tjetër.

Pas intervistimit të shumë kandidatëve, ata filluan të luftonin me peshën e vendimit. Si t'a dinin se kush ishte i duhuri? Kush do të përshtatej me kulturën unike që ata po krijonin? Pastaj ata mësuan se ish Kryeshefi Ekzekutiv i Novell Eric Schmidt kishte qenë në Burning Man. Kjo, prej të gjitha gjërave, bëri një ndryshim.

Del se festivali në shkretëtirë karakterizohej nga temperatura ekstreme, kreativitet dhe festa. Të tretë u bashkuan dhe marrëveshja u mbyll. Që nga atëherë ata patën të ngritura dhe të ulura, por ajo që filloi si dy themelues dhe një të jashtëm u shndërrua në njërën prej triumfeve më të suksesshme në historinë e korporatës.

Ne mund të debatojmë për atë se çfarë kritere përdorën themeluesit për të zgjedhur atë njeri i cili do të udhëheqte biznesin e tyre fillestar, por jo rezultatet. Kur Schmidt ia la kompaninë Page dhe u bë zëdhënësi ekzekutiv një dekadë më vonë, gjiganti i kërkimeve kishte vlerë më shumë se 200 milion dollarë.

Është e lehtë të themi, pas faktit, se vendimi për të punësuar Schimdt ishte i inspiruar. Por a ishte me të vërtetë? Çfarë nëse Page dhe Brin nuk e kanë ditur se Schimdt kishte shkuar në Burning Man. Çfarë nëse kishin punësuar dikë tjetër? A do t'i besonin dikujt tjetër? A do të dilnin gjërat ndryshe? Dhe sa merita ka Schimdt për suksesin e Google?

Ne nuk do t'i dimë kurrë përgjigjet e këytre pyetjeve, por e dimë se të ardhurat e Google dhe makina përfituese është dhe gjithmonë ka qenë falë platformës reklamuese Adwords, e cila doli pas Schmidt. Gmail, Maps, Chrome, Android , gjithçka që erdhi më pas parashikoi suksesin e AdWords. Gjithçka. Gjithashtu vlen të theksohet se vlera e Google është trefishuar që kur Page e mori përsipër gjashtë vite më parë.

Përderisa është një gjë e mirë se Page dhe Brin ishin në gjendje të vendosnin egot e tyre mënjanë dhe t'i besonin një njeriu të jashtëm, nuk është e qartë se a kanë luajtur rol të madh instiktet e tyre në këtë zgjedhje apo në rezultate. Në të kundërtën, ata dëshironin të vazhdonin vetëm, por ndërmarrësit kapitalistë i detyruan ata.

Duke punuar me shumë themelues të kompanive të mëdha dhe të vogla, mund t'ju them se të bëhesh këshillues i besueshëm merr kohë dhe këmbëngulje. Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë. Ju ose përshtateni me ta ose jo. Ndërmarrësit mund të jenë shumë bardhë e zi në atë mënyrë. Shumë prej tyre i besojnë vetem vetes.

Kam parë shumë prej tyre duke u verbuar nga vizioni e tyre dhe duke marrë vendime dritë-shkurtëra. Nganjëherë ata janë shumë afër situatës dhe u dorëzohen përvojave të limituara. Herët tjera ata zihen në zonën e tyre të rehatisë dhe marrin rrugën e rezistencës. I kam parë të gjithë.

Mos më keqkuptoni: Nuk po them se është e lehtë të dini se kujt ti besoni ose nën çfarë rrethana. Nuk pretendoj se i kam të gjitha përgjigjet. Nuk ka ndonjë rregull për këtë gjë. Nëse do të kishte, nuk do të kishim kaq shumë biznese të dështuara fillestare.

Ajo që mund t'ju them është se nëse jeni të zgjuar, të vetëdijshëm, keni gjasa që të merrni vendimin e duhur në kohën e duhur. Nëse jo, këshillën ''besoni instiktit tuaj'' merreni me kujdes. (Entrepreneur)

*Steve Tobak është këshillues i menaxhmentit, gazetar, ish ekzekutiv i lartë, dhe autor i “Real Leaders Don't Follow: Being Extraordinary in the Age of the Entrepreneur”

The post Thënia “besoni instinktit” është një mit appeared first on Ekonomia Online.

Komisioni parlamentar ia kthen seancës së Kuvendit ligjin për shoqëritë tregtare

Posted: 26 Apr 2018 08:58 AM PDT

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka vendosur që t’ia kthejë seancës së Kuvendit Ligjin për Shoqëritë Tregtare, sipas kërkesës së presidentit, raporton Ekonomia Online.

"Mendimi im politik sa i përket kësaj teme, dallon prej deputetes Kusari. Por arsyetimi i presidentit nuk është i qëndrueshëm. Asnjë parim kushtetues nuk është shkelë, dhe nëse vazhdojmë me logjikën që e ka propozu presidenti, i bie se kuota gjinore e vendosur në Kuvend është shkelje e Kushtetutës, dhe neni 24 pika 3 e Kushtetutës e thotë mirë këtë", tha Dardan Sejdiu.

Hykmete Bajrami tha se sido që të jetë, ky ligj nuk do të merret parasysh, ngase Banka Botërore më 30 prill i përfundon të gjitha intervistat me respondentët që i ka në Kosovë.

"Edhe unë jam e mendimit që ne si komision t'ia përcjellim seancës për shqyrtim, meqenëse qëndrimet po ndryshojnë. Unë personalisht nuk do të votojë as për as kundër vendimit të presidentit, kështu që le t'i mbetet seancës", tha Bajrami.

Presidenti vlerëson se futja e kuotës së ndërlidhur me gjininë vetëm për bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare, siç është bërë në Nenin 34 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, duke përjashtuar llojet e tjera të shoqërive tregtare, përmes të cilave mund të zhvillohen veprimtaritë ekonomike në Kosovë, ngushton zbatimin e garancive kushtetuese dhe ligjore për barazinë gjinore.

Gjithashtu, nuk është praktikë e zakonshme as ekzistimi i dispozitave ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare nëpërmjet kuotave gjinore.

 

The post Komisioni parlamentar ia kthen seancës së Kuvendit ligjin për shoqëritë tregtare appeared first on Ekonomia Online.

Mos përdorni emojis në email-et e punës

Posted: 26 Apr 2018 08:35 AM PDT

Kur ju i dërgoni një email një kolegu apo klienti, ju dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie miqësore me të.

Megjithatë, një studim i fundit këshillon që ju duhet të tregoheni të kujdesshëm kur ju shkruani një email.

Kërkues nga BGU, Universiti i Haifës dhe Universiteti i Amsterdamit gjetën se përdorimi i emojis në email-e pune mund t'i bëjë kolegët tuaj të mendojnë se ju jeni më pak kompetentë, gjë që mund ta bëjë më pak të mundshme ndarjen e informacioneve me ju.

Lexoni: Këto janë mënyrat më të mira dhe më të këqija për të nisur një email

Kërkuesit ndërmorën një sërë eksperimentesh me 549 pjesëmarrës nga 29 vende të ndryshme.

Në një eksperiment, pjesëmarrësve ju kërkua që të lexonin një email nga një i huaj dhe të vlerësonin kompetencën dhe ngrohtësinë tek ai person.

Të gjithë pjesëmarrësve ju dërguan mesazhe të ngjashme, por vetëm disa prej tyre përfshinin smiley emojis.

"Përfundimet tona japin provën që në kundërshtim nga të qeshurat reale, emojis nuk e rrisnin perceptimin e ngrohtësisë dhe ndërkohë e ulin perceptimin e kompetencës" – u shpreh dr. Ella Glikson, nga Departamenti i Menaxhimit, tek BGU. "Në email-et zyrtare të biznesit, një buzëqeshje me emoji nuk është një buzëqeshje".

Studimi gjeti gjithashtu se kur pjesëmarrësve ju kërkua t'u përgjigjeshin email-eve të punës, u ndanë më pak informacione me përdoruesit e buzëqeshjeve virtuale.

Eksperimenti demonstroi përcaktimin e gjinisë së dërguesit nisur nga përdorimi i emojis.

Kur gjinia e dërguesit ishte e panjohur, marrësit kishin më shumë gjasa të mendonin se email-i ishte dërguar nga një femër nëse në të ishte përdorur një smiley.

"Njerëzit kanë tendencën të supozojnë se një buzëqeshje është një buzëqeshje virtuale, por përfundimet e këtij studimi treguan se në rastin e vendit të punës, gjatë shkëmbimit të email-eve të para, kjo është e pasaktë", – tha Glikson.

"Të paktën, një buzëqeshje mund të zëvendësojë një buzëqeshje kur ju e njihni personin tjetër. Në komunikimet e para, është më e këshillueshme të shmangni përdorimin e smileys, pavarësisht moshës dhe gjinisë".

The post Mos përdorni emojis në email-et e punës appeared first on Ekonomia Online.

Pacolli: Kosova ka qenë aleate besnike e Aleancës Globale kundër terrorizmit

Posted: 26 Apr 2018 08:34 AM PDT

Sot, shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, mori pjesë në panelin kryesor kushtuar luftës kundër krimit të organizuar si rrugë për të tharë burimet e financimit të terrorizmit.

Paneli drejtohej nga ministri i jashtëm francez, Yves Le Driand, dhe në të marrin pjesë shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, etj.

Në fjalën e tij ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, i njohu të pranishmit me hapat e mëdhenj ligjore, politike dhe gjyqësore, që Kosova ka bërë në luftën kundër terrorizmit, ndonëse është një shtet i ri, vetëm 10 vjet shtet.

Ai, përdori tribunën e rëndësishme globale për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OKB-në, duke filluar me Interpol-in.

"Ne do të rrisnim edhe më shumë kontributin tonë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, nëse do bëhemi pjesë e të gjithë strukturave globale të sigurisë", tha ministri i jashtëm Behgjet Pacolli.

Më pas, ai falënderoi Francën për organizimin e këtij takimi, që ka synim konsolidimin e mëtejshëm të Frontit global kundër terrorizmit.

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli, pati rastin të përshëndetej dhe të shkëmbente mesazhe me ministrin e jashtëm të Francës, Yve Le Driand, me ministrin e shtetit për punët e jashtme të Indisë Mobashar Jawed Akbar, etj.

Konferenca do të vijojë me adresimin që do t'i bëjë Presidenti francez, Emanuel Makron. Delegacioni kosovar vijon takimet.

 

 

The post Pacolli: Kosova ka qenë aleate besnike e Aleancës Globale kundër terrorizmit appeared first on Ekonomia Online.

Lekaj u takua me përfaqësuesit e BB-së, BERZh-it dhe të KE-së

Posted: 26 Apr 2018 08:28 AM PDT

Në ditën e dytë të punimeve që po zhvillohen në kuadër të konferencës për TEN-T, që po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është takuar me përfaqësuesit e Bankës Botërore z.Baher El-Hifnawi, Udhëheqës Ekonomik për Transport, z. Gaviria, Menaxher për Evropë dhe Azinë Qëndrore, dhe përfaqesuesin e Komisionit Evropian z. Alain Barron, me të cilët ka biseduar për projektet e infrastrukturës rrugore dhe mënyrat e financimit të tyre.

Veçanërisht gjatë bisedës me përfaqësuesit e BB-së dhe z.Barron, është biseduar për vazhdimin segmentit të rrugqs R7 në drejtim të Merdares për të cilin projekt Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar studimin e fizibilitetit.

Nga përfaqësuesi i KE-së, Alian Barron, ministri Lekaj ka kërkuar përkrahje për tejkalimin e problemëve që po hasën në fushën e transportit rrugor dhe hekurudhor në raport me Beogradin.

Ministri Lekaj, po gjatë këtyre punimeve të konferencës për TEN-T, është takuar edhe me znj. Barret nga Banka Evropiane per Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën ka diskutuar për vazhdimin e projekteve infrastrukturore të financuara nga BERZH-i.

Ministri Lekaj është shprehur se Ministria që ai drejton do t'i kryejë detyrat e veta me kohë dhe me përgjegjësinë me të lartë, në menyrë që qytetarët e vendit tonë t'i gëzojnë frytet e punës dhe investimeve në rrugë dhe hekurudha sa më shpejtë. Zonjës Barret i është bërë e ditur poashtu se Ministria e Infrastrukturës do të fillojë shumë shpejtë projektin Kijevë -Zahaq që është financim përmes kredisë së BERZH-it, Bankes Investive Evropiane dhe Buxhetit të Kosovës.

Ministri Lekaj duke e falenderuar znj.Barret për bashkëpunimin e institucionit që përfaqëson, e ka garantuar atë se nuk do të lejohet, që për shkak të neglizhencës njerëzore të ketë prolongime dhe pengesa në materializimin e kredive që janë nënshkruar dhe në zbatimin e projekteve infrastrukturore.

The post Lekaj u takua me përfaqësuesit e BB-së, BERZh-it dhe të KE-së appeared first on Ekonomia Online.

Haradinaj dhe Kurti debatojnë ashpër për energjinë elektrike

Posted: 26 Apr 2018 08:13 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar njëri-tjetrin lidhur me situatën e energjisë elektrike në Kosovë.

Albin Kurti i tha kryeministrit se kjo qeveri për të nuk është e re.

"Në mandatin e kaluar shteti ishte i kapur, për mua nuk është qeveri e re. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra e kryeministra, por politika nuk ka ndryshuar. Për korrupsionin dhe krimin e organizuar Është detyrë e juaj ta denonconi t'i hapni dosjet dhe të fillojë të veprojë qeveria".

"Strategjia energjetike në Kosovë ka ardhë pasi është nënshkruar marrëveshja me "Countur Global". Kjo tregon respektin që kena për strategjitë tona. Nuk po kërkojmë të na respektoni neve po veten. Na po i thojmë hajde privat se po na pshton neve prej vetës tonë. Duhet të bëhen ato shpronësime, e jo të barazohen ata njerëz që kompensohen që ka njerëz të ndershëm dhe asi zaptues të vonshëm. Nuk do duhej të jepej kompensimi material po procese drejtësisë ndaj tyre".

Haradinaj iu drejtua Kurtit duke i thënë se edhe qeveria edhe qytetarët e Kosovës kanë ndryshuar, raporton Ekonomia Online.

" Albin shumë i mirë je në punën tane, edhe ta pranoj në shumë drejtime. Ka diçka që nuk po qëndron, ka ndryshu qeveria Albin Kurti, kanë ndryshu qytetarët e Kosovës, kanë ndryshu, po ti nuk po e don me pa, se ki probleme me pa, nuk është problemi i ulëseve po është problemi që ka ndodhë në këtë vend nuk po mrrijnë me pa. Nëse trendi i qeverisjeve në ardhjen time që Kosova me mbetë pa qymyr me ditën teme ka ndryshu, e kanë pa krejt ata që ju kanë gëzu e ata që nuk ju kanë gëzu”.

“Kosova nuk po importon, por po prodhon. Kush është dëmtu me këtë rast, ndoshta naj sektor i krimit. E kam përshtypjen që mund të jeni i lidhur me ta se po ju dhemb, jo dikujt po se po ju dhemb që Kosova po prodhon energji e s'po importon, paskan qenë të lidhur me ju. Emra s'po di veç nja me dit ta thom, naj sponzorizim diçka. Ka ndryshu me energji, nëse tema tjera jo, në energji ka ndryshu".

The post Haradinaj dhe Kurti debatojnë ashpër për energjinë elektrike appeared first on Ekonomia Online.

Idetë inovative shpesh “mbyten” nga moskomunikimi

Posted: 26 Apr 2018 08:10 AM PDT

Shumë drejtues janë të interesuar në rritjen e bizneseve të tyre nëpërmjet inovacioneve, por në fakt kjo është disi e rrezikshme, sepse shumë përpjekje inovative dështojnë.

Përvoja na tregon se çdo ide inovative, nisma, produkte, transformime kulturore, apo çdo gjë tjetër, ka shumë pak mundësi të jetë e suksesshme në qoftë se nuk shoqërohet me komunikim të zgjuar dhe efikas.

Kur flasim për komunikim kemi parasysh komunikimin brenda skuadrës kryesore, më gjerësisht në të gjithë kompaninë, si dhe me investitorët kryesorë jashtë kompanisë, duke përfshirë këtu dhe kanalet e distribuimit të partnerëve, furnizuesve, gazetarëve, investitorëve dhe sigurisht dhe me klientë potencialë dhe ekzistues.

Këtu keni tetë hapat që duhet të keni kujdes gjatë inovacioneve.

1. Mos shpenzoni kohë në drejtim të kundërt – Gjëja e parë që duhet të kryeni është që t'ju bëni të qartë punonjësve tuaj qëllimin, përse kjo kompani apo organizatë është krijuar. Inovacionet kërkojnë kohë dhe kosto në para, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm që projektet tuaja të mos shkojnë drejt dështimit. Skuadrat tuaja që merren me inovacione duhet ta kenë të qartë këtë fakt dhe drejtuesit duhet të informojnë punonjësit për inovacionet, rëndësinë dhe përfitimet që ato i sjellin kompanisë.

2. Mos e shpërqendroni vëmendjen – Shpesh kompleksiteti dhe pasiguria e formimit të hapësirave të reja e bën shumë të lehtë humbjen e fokusit. Bëni mendimet tuaja të dukshme në mënyrë që të ndihmoni grupet e punës të qëndrojnë të fokusuar dhe të forcojnë akoma më shumë pikësynimet e tyre. Postoni planet e projekteve dhe objektivat parësore, shfaqni gjetjet e kërkimeve të ndryshme, kështu që çdo gjë mund të vlerësohet nga punonjësit. Kjo do të ndihmojë në rritjen e kreativitetit dhe vendosmërinë e grupeve të punës.

3. Mos e bëni procesin një mister – Nismat e suksesshme mbështeten nga procese të  mirëpërcaktuara, të cilat do të bëhen themeli i suksesit të komunikimit të brendshëm. Megjithese, inovacionet duhet të mbahen sekret, procesi nuk duhet të fshihet. Përhapeni atë në të gjithë kompaninë dhe festoni avancimet e tij. Kjo i ndihmon njërëzit të kuptojnë rëndësinë dhe pasojat e këtij projekti.

4. Mos e kufizoni komunikimin – Që të jenë të suksesshme projektet tuaja, ato duhet të pranohen nga pjesa operative e biznesit. Kjo fazë shpesh dështon, sepse menaxherët e përgjithshëm, burimet njerëzore, marketingu, komunikimi dhe skuadra e shitjeve nuk informohen gjatë procesit. Kryesorja është që duhet komunikuar brenda kompanisë, me qëllim që punonjësit të kenë njohuritë esenciale për projektin dhe të ekzistojë një rrjedhshmëri e informacionit.

5. Mos e lejoni cinizmin të ndërhyjë në proces – Përpiquni të shmangni cinizmin nga grupet e punës. Krijoni histori apo situata ku ju i vini punonjësit tuaj në pozicionin e klientëve, në këtë mënyrë ata mund të provojnë vetë produktin e ri. Këto përqasje do t'i ndihmojnë ata të krijojnë një ide më të qartë për projektin si dhe sa i plotëson ky produkt nevojat e klientëve.

6. Mos i lini idetë që lindin gjatë punës të përfundojnë të pashfrytëzuara – Idetë më të mira lindin jashtë procesit të punës dhe reflektohen në llojet e sjelljeve të njerëzve. Këto njohuri rezultojnë jo vetëm të nevojshme për të dhënë zgjidhje pozitive, por gjithashtu ato bëhen mjetet komunikuese më efektive dhe ndihmojnë në marketing.

7. Mos lini zhargonet të fshehin të vërtetën – Në shumë kompani, grupe funksionimi të ndryshme përdorin gjuhën e tyre. Njihni fuqinë e fjalëve në vënien në linjë të grupeve të punës në mënyrë që të arrihen rezultate pozitive. Nxisni grupin tuaj të zhvillojë një gjuhë të përbashkët dhe të jetë i qartë në përdorimin e terminologjisë që përdoret në kompani.

8. Mos veproni jashtë markës suaj – Duhet të ketë një lidhje të fortë midis nismës tuaj për të rritur fitimet dhe strategjisë së markës tuaj. Këto të dyja duhet të mbështesin dhe informojnë njëra-tjetrën. Sigurohuni që të informoni në mënyrë konstante benefitet dhe atributet e markës tuaj me skuadrat e zhvillimit. Zhvilloni mjet auditi për markën tuaj dhe përdorini ato në fazat e para të procesit.

The post Idetë inovative shpesh “mbyten” nga moskomunikimi appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more