Skip to main content

“Rama nis vizitën zyrtare në Gjermani” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Rama nis vizitën zyrtare në Gjermani” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rama nis vizitën zyrtare në Gjermani

Posted: 25 Apr 2018 01:25 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Gjermani. Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një fotografi nga Gjermania.

"Mirëmëngjesi", shkruan Rama në Facebook, ku publikon një fotografi nga pritja zyrtare në Gjermani.

Kjo vizitë vjen pas rekomandimit për çeljen e negociatave për Shqipërinë, gjatë javës së kaluar nga ana e Komisionit Europian.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

3 shqiptarë vranë 19-vjeçarin grek, familja akuza policisë: I latë të arratiseshin

Posted: 25 Apr 2018 01:23 AM PDT

Një ngjarje e rëndë që ka për protagonistë tre të rinj shqiptarë dhe një grek ka tronditur vendin fqinj ditët e fundit.

Tre shqiptarët janë identifikuar si autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Thomas Heliotis më 18 mars 2018 në Marosui të Greqisë dhe shkak për aktin e kobshëm sipas mediave greke është një konflikt i mëparshëm për drogën.

CNN grek shkruan se 19-vjeçari i kishte dhënë shqiptarëve paratë për të marrë një sasi hashashi, por atë nuk e mori kurrë dhe pikërisht natën e krimit viktima kishte kërkuar që të merrte lëndën narkotike, duke bërë që të lindte një grindje mes tyre, që më pas rezultoi fatale për të riun.

Por policia helene edhe pse kishte arritur të identifikonte autorët, të cilët janë të moshës 23, 24 dhe 33 vjeç, nuk ka arritur t'i gjejë dhe arrestojë ata.

Autoritetet zbuluan se disa orë pas krimit 23-vjeçari mbylli faqen e Facebook dhe një ditë pas krimit niset për në Shqipëri, ndërsa tre ditë më vonë edhe dy autorët e tjerë u larguan për në Shqipëri, prandaj janë lëshuar për ta edhe urdhër arrestet ndërkombëtare.

Derivat i mosarrestimit të tre shqiptarëve dhe vënies para përgjegjësisë së tyre, është një reagim i mëngjesit të sotëm nga familja Helitois që denoncon policinë greke për neglizhencë

"Vrasësit u larguan nga Greqia, policia nuk i ndaloi. Ata nuk u ndaluan edhe pse njiheshin nga policia. Vrasësit ikën nga Kakavija në Shqipëri. Djali ynë nuk kishte lidhje me hashashin", reagon familja e 19-vjeçarit.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nga zemra te lëkura, 8 arsye pse seksi na bën mirë

Posted: 25 Apr 2018 01:16 AM PDT

Gjithashtu ësht mbrojtës kundër dhimbjes dhe stresit, si dhe ndihmon gjumin

Të kesh një jetë seksuale aktive është një ilaç, thotë shkenca. Ka tetë arsye pse seksi është i mirë për shëndetin: nga efektet pozitive në gjumë dhe tru në veprimet e tij ‘anti-plakje’ dhe është mbrojtës për sistemin kardiovaskular.

Një studim në Gazetën e Mjekësisë Seksuale tregon se, sidomos për meshkujt, që kanë një jetë seksuale “të gjallë” përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul nivelet e gjakut të një substance të quajtur homocisteinë, e cila nëse është e tepërt lidhet me rrezikun e trombozës dhe sulmit në zemër.

Seksi është i mirë për gjumë (dhe anasjelltas): studimet tregojnë se, pas një "takimi" në shtrat, nivelet e një hormoni që ndërmjetëson relaksimin – prolaktin – rriten ndjeshëm.

Gjithashtu për meshkujt, aktiviteti seksual dhe ejakulimi në përgjithësi në studime të shumta shoqërohet me rrezik më të ulët të kancerit të prostatës, edhe pse deri më sot mekanizmat e mundshëm të kësaj shoqate mbeten të panjohura.

Seksi dhe arritja e kulmit të kënaqësisë gjithashtu kanë treguar se kanë një efekt lehtësues dhimbjeje, duke rritur pragun e dhimbjes, veçanërisht te gratë. Sipas gjinekologut Alyse Kelly-Jones të Karolinës së Veriut, aktiviteti seksual mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale duke forcuar ‘dyshemenë pelvike’.

Dhe kjo nuk është e gjitha, seksi konsiderohet një anti-stres i shkëlqyer, ndoshta falë endorfineve të lëshuara gjatë aktivitetit seksual, të cilat reduktojnë sinjalet e stresit të dërguara në tru dhe rrisin disponimin e mirë.

Është gjithashtu një gjimnastikë e mirë. Ju gjithashtu mund të digjni 250 kalori çdo herë që bëni këtë lloj ‘aktiviteti’, shpjegon Naomi Greenblatt, drejtor mjekësor i The Rocking Chair në Neë Jersey.

Nga kjo mund të përfitojnë edhe truri dhe aftësitë mendore (kujtesa, funksionet ekzekutive superiore, si vendimmarrja, etj.), siç tregohet në një studim mbi Revistat e Gerontologjisë: Seria B, sipas të cilës – me të njëjtën moshë – sa më shumë seksualisht aktive të jeni, aq më shumë funksionet tuaja mendore janë ‘të gjalla’.

Së fundi, ajo ka veprim anti-plakje: sipas David Weeks të Spitalit Mbretëror të Edinburgut, përsëri falë endorfinave dhe substancave të tjera të lëshuara gjatë aktivitetit seksual, dukeni më të rinj, lëkura është më e mbrojtur nga rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes .

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

WhatsApp bëhet +16 për vendet e BE-së

Posted: 25 Apr 2018 01:07 AM PDT

Rrjeti social WhatsApp do të ndalojë personat nën 16 vjeç në territorin e Bashkimit Evropian, që të përdorin platformën.

Përdoruesit aktualisht duhet të jenë të paktën 13 vjeç, por firma po ndryshon rregullat përpara futjes së moduleve të reja të privatësisë së të dhënave në BE në maj. Aplikacioni, i cili është në pronësi të Facebook, do t’u kërkojë përdoruesve të konfirmojnë moshën e tyre kur do t'i duhet të pajtohen me kushtet e reja të shërbimit në javët e ardhshme.

WhatsApp nuk e ka sqaruar se si do të zbatohet kufiri i moshës. Ndërkohë rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave të BE (GDPR), e cila hyn në fuqi më 25 maj, do t’u japë njerëzve shumë më tepër kontroll mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre.

Ata gjithashtu do të kenë të drejtën të fshehin të dhënat personale. Ai gjithashtu përfshin rregulla specifike për të mbrojtur fëmijët nga mbledhja e të dhënave personale të tyre për qëllime të marketingut, ose për të krijuar profile të përdoruesve.

WhatsApp, që është ballafaquar me shqyrtimin e praktikave të saj të shkëmbimit të të dhënave në të kaluarën, tha se masa do të ndihmonte në përmbushjen e “standardeve të reja të larta të transparencës” në BE.

Megjithatë, aplikacioni planifikon të mbajë limitin e moshës në 13 vjeç, në pjesën tjetër të botës.

Shumica e aplikacioneve të mediave sociale – duke përfshirë Snapchat, YouTube, Instagram, Pinterest, Twitter, Musical.ly dhe Reddit – janë të kufizuara për një limit moshe deri në 13 vjeç.

Kjo vjen pjesërisht për shkak se një ligj i SHBA-së – Rregulli për Mbrojtjen e Fshehtësisë së Fëmijëve Online (Coppa) ndalon shërbimet online nga mbledhja e informacioneve personale për fëmijët më të vegjël.

Facebook, megjithatë, nisi projektin Messenger Kids, i cili synon fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare, dhjetorin e kaluar. Është një shërbim pa reklama të dizajnuara për të qenë në përputhje me Coppa.

WhatsApp gjithashtu do të lejojë të gjithë përdoruesit të shkarkojnë një raport që detajon të dhënat që mban mbi to si pjesë të kushteve të reja të shërbimit. Kjo mund të përfshijë modelin e pajisjes që përdorin, kontaktet, grupet e tyre dhe numrat e bllokuar.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kampion me AEK-un, Ajdareviç: Gjithmonë gati për Shqipërinë

Posted: 25 Apr 2018 12:57 AM PDT

AEK-u i Athinës triumfoi në kampionatin grek, duke thyer hegjemoninë e Olimpiakosit që kishte fituar në 7 sezonet e fundit. Verdhezinjtë kishin 24 vite pa e provuar shijen e titullit dhe për t'u rikthyer në maja, iu desh edhe ndihma e një shqiptari si Astrit Hajdari. Mesfushori, i cili e kishte edhe titullin e parë në karrierë, tregoi në lidhje telefonike për Supersport News emocionet e përjetuara pas fitimit të titullit.

"Sot kam ndjerë një kënaqësi shumë të madhe. Këtu ka qenë një emocion shumë i lartë, pas 24 viteve që mungonte titulli kampion, por edhe një rivaliteti shumë të madh me Olimpiacosin, Panathinaikosin dhe Paokun. Është një kënaqësi e madhe edhe për faktin se është titulli im i parë në karrierën futbollistike", tha Ajdareviç.

28-vjecari nuk ka qenë gjithnjë titullar, kjo edhe për shkak dëmtimesh. Ai shpreson që sezonin e ardhshëm të ketë më shumë hapësirë dhe minuta në dispozicion.

"Këtë sezon ka pasur shumë rotacion dhe nuk kam luajtur në shumë ndeshje. Më tepër më është besuar Europa League dhe Kupa. Por mendoj që vitin e ardhshëm të mos penalizohem nga dëmtimet dhe të kem më shumë hapësira", u shpreh mesfushori.

Hajdari është sërish nën kontratë me AEK-un edhe për edicionin tjetër. Futbollisti, i cili ka qenë pjesë edhe e akademisë së Liverpoolit, u shpreh se nuk ka ndërmend të lëvizë nga verdhezinjtë, megjithëse futbollit asnjëherë nuk i dihet.

"Me AEK-un kam kontratë edhe për një sezon tjetër. Në kushtet aktuale mund të them se nuk kam ndërmend të lëviz, por futbollit kurrë nuk i dihet", deklaroi Ajdareviç.

Përsa i përket përfshirjes në miqësoret e ardhshme të kombëtares, mesfushori deklaroi se ai është gjithnjë gati për ngjyrat kuqezi dhe se do t'i përgjigjet çdo ftese të Panuccit.

"Unë jam plotësisht gati. Nëse më thërret Panucci, jam gati të vij", u shpreh mesfushori i AEK-ut Astrit Ajdareviç.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vettingu ngec tek shifrat, KPK kërkon kohë për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

Posted: 25 Apr 2018 12:55 AM PDT

Shtyhet vendimi përfundimtar në lidhje me fatin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit.

Shtyrja është bërë për shkak të kohës që kërkohet në llogaritjen e likuiditetiteve në deklaratën e pasurisë së gjyqtares.

Gjatë seancë dëgjimore publike, të mbajtur ditën e hënë, KPK tha se për blerjen e një apartamenti 101 metra/katrorë në Tiranë, Xhoxhaj nuk justifikon të ardhurat prej mbi 4 milionë lekë. Nuk justifikohen gjithashtu, thotë KPK, dy llogari bankare që janë 61 mijë dollarë dhe 15 mijë euro, si edhe kursimet me vlerën e 6 milionë lekëve.

Edhe për truallin në Gjirin e Lalzit dhe një banesë dupleks, nuk dihej burimi i 450 mijë lekëve në këtë investim. Sipas KPK, nga hetimi administrativ gjyqtarja Kushtetuese nuk justifikon gjithashtu edhe shpenzimet ndër vite.

Vetë gjyqtarja nuk foli, por reagoi përmes avokates së saj, menjëherë pas gjetjeve fillestare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe një ditë më vonë përmes një deklarate për mediat.

Avokatja Shehi thotë se gjyqtarja ka si pasuri pas 24 viteve punë në organet e drejtësisë: gjysmën e një apartamenti prej 59 metrash katrorë në Ishëm të Durrësit, gjysmën e truallit prej 220 metrash katror nën dhe rreth këtij apartamenti.

Sipas avokates, pasuria apartament prej 100 m2 është shlyer plotësisht nga Bashkejetuesi, i cili si subjekt i ligjit për deklarimin e pasurive ka deklaruar dhe provuar burimin e të ardhurave me deklarimet e bëra nisur nga viti 2003.

Në procesin e regjistrimit në Zyrën e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme, gjysma e këtij apartamenti është regjistruar edhe në emër të Altina Xhoxhajt në vitin 2011, si bashkëpronësi e dhuruar nga Bashkëjetuesi me të cilin ka dy fëmijë.

Avokatja zbardh edhe të ardhurat e gjyqtares nga puna në vitet 2003-2016 në shumën 23.4 milionë lekë dhe të ardhurat e bashkëjetuesit për të njëjtën periudhë, në shumën 25.4 milionë lekë si dhe kursimet në formën e depozitës prej 30 mijë dollarësh.

Trupa e KPK-së njoftoi se vendimi do të dalë më datën 3 maj.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Afganistan, talebanët njoftojnë nisjen e ofensivës pranverore kundër SHBA

Posted: 25 Apr 2018 12:47 AM PDT

Talebanët në Afganistan kanë njoftuar sot fillimin e ofensivës pranverore kundër “amerikanëve dhe aleatëve të tyre”.

Në një deklaratë, komisioni ushtarak i talebanëve thekson se fillon operacionin vjetor, të quajtur ‘Al Khandaq’, një ditë pasi një sërë sulmesh ndodhën në tre krahina dhe kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pakistan, 8 ushtarë të vdekur nga sulmet kamikaze në Quetta

Posted: 25 Apr 2018 12:46 AM PDT

Të paktën tetë anëtarë të forcave të sigurisë pakistaneze vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën, për shkak të shpërthimit të tre kamikazëve vetëvrasës, të cilët ishin shpërndanë në zona të ndryshme të Quetta, kryeqyteti i provincës Baluchistan.

Objektivi i bombarduesve, raportoi ushtria, ishin agjentë policorë dhe paraushtarakë të Korpusit Frontier (Fc).

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Takimi me Macron, Trump: Irani probleme nëse rinis programin bërthamor

Posted: 25 Apr 2018 12:35 AM PDT

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë arritur mes tyre akordin për një marrëveshje të rimodeluar për programin bërthamor të Iranit. Pas bisedimeve në SHBA, Trump, i cili është skeptik për marrëveshjen që u arrit në vitin 2015, e vendosi theksin tek “realizimi i një marrëveshje shumë më të madhe, ndoshta,”.

Ndërkohë Macron tha se një pakt i ri duhet të mbulojë programin e raketave balistike të Iranit dhe rolin e tij në Lindjen e Mesme, por vetë Irani paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja.

Në vitin 2015, Irani pranoi të mbylli programin bërthamor në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve ekonomike ndaj tyre, por Presidenti amerikan po kërcënon të refuzojë një zgjatje të paktit bërthamor të epokës së Obamës të arritur mes Teheranit dhe fuqive botërore me afat përfundimtar 12 majin.

Macron dhe Merkel kanë lobuar fort që Trump të vazhdojë marrëveshjen, duke thënë se nuk ka alternativë më të mirë, por pas takimit me Macron, Trump sërish theksoi se synon një marrëveshje më të gjerë, që të ndërtohet mbi “themele të forta”.

“Ata duhet të kishin bërë një marrëveshje që mbulonte Jemenin, që mbulonte Sirinë, që mbulonte pjesë të tjera të Lindjes së Mesme”, tha Trump, duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2015 që ai e përshkroi si “të çmendur”.

Ndërkohë, Macron u pajtua se ndikimi i Teheranit në rajon duhet të jetë pjesë e negociatave. Kreu i Elysee gjithashtu theksoi se – si kontrollin e programit bërthamor të Iranit për dekadën e ardhshme siç parashihet me marrëveshjen e tanishme – një marrëveshje e re do të duhet të mbulojë më shumë aktivitetet e saj bërthamore afatgjata, si dhe programin e raketave balistike.

Macron nënvizoi se do të punojë me Presidentin Trump për të ndërtuar një “kornizë të re” në Lindjen e Mesme – dhe veçanërisht në Siri. Macron tha se nuk e di nëse Trump do të zgjasë afatin e 12 majit, duke shtuar: “Unë mund të them se kemi pasur diskutime shumë të sinqerta për këtë, vetëm ne të dy.”

Ndërkohë, Trump më herët e paralajmëroi Iranin se është kategorikisht kundër rifillimit të programit të tij bërthamor.

“Ata nuk do të rifillojnë asgjë. Nëse ata e rifillojnë atë do të kenë probleme të mëdha, më të mëdha se kurrë më parë”, theksoi Trump.

Ndërkohë ministri i Jashtëm iranian, Zarif tha vetëm disa orë përpara samitit Trump-Macron se një përgjigje e mundshme do të ishte rifillimi i pasurimit të uraniumit – një përbërës kyç për përbërjen e bombës bërthamore.

“Ju nuk mund ta ndaloni procesin, ose të mos angazhoheni vetëm për shkak të frikës së dështimit, por së paku duhet të keni shpresë për sukses, disa mundësi për sukses, në mënyrë që ky proces të fillojë”, tha ministri i jashtëm iranian.

“Dhe unë nuk besoj se, në rrethanat e tanishme, me tonun aktual, gjuhën dhe qasjen e administratës aktuale në Uashington, ju do të keni shumë mundësi”.

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Perrie Edwards, partnerja e Chamberlain tifoze e zjarrtë e Liverpool

Posted: 25 Apr 2018 12:30 AM PDT

Oxlade-Chamberlain luajti pak më shumë se çerek ore lojë në fitoren 5-2 të Liverpoolit në "Anfield" ndaj Romës, duke mërzitur shumë partneren e tij, Perrie Edwards, e cila këtë sfidë të madhe po e ndiqte në tribunë.

Bukuroshja angleze, me profesion këngëtare, do të bëjë gjithçka që 24-vjeçari të riaftësohet në kohë për takimin e kthimit, sepse dëshiron të jetë në "Olimpico" në mbështetje të "The Reds".

25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more