Skip to main content

“Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim” plus 9 more Ekonomia Online

“Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim” plus 9 more Ekonomia Online


Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim

Posted: 30 Apr 2018 09:05 AM PDT

Nëse ju pëlqejnë ushqimet pikante ky është momenti të mësoni pse këtë përbërës duhet t'ia shtoni çdo ushqimi tuajit. Njerëzit të cilët nuk hanë speca djegës kishin 13% më shumë shanse të vdisnin më herët.

Sëmundjet më të zakonshme që supozohet se ushqimet pikante mbajnë larg, janë sëmundjet e zemrës dhe të rënies së fikët nga dielli.

Ju mund të përfitoni nga vakti i darkës nëse përfshini në menynë tuaj specin djegës.

Gjithmonë ka qenë i njohur për trajtimet e sëmundjeve por njihet edhe për përfitimet që sjell në zgjatjen e viteve të jetës

The post Përdoreni specin e kuq në çdo ushqim appeared first on Ekonomia Online.

Sindikata e Policisë së Kosovës: Deri më tani 17 policë kanë rënë në krye të detyrës

Posted: 30 Apr 2018 08:27 AM PDT

Shaban Tasholli, nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka treguar për telegrafin se numri i policëve të rënë në detyrë deri më tani është 17 sosh.

Ai ka thënë se pensioni që e marrin familjet e policëve që kanë humbur jetën mund të jenë më të larta.

"Deri para dy viteve ka qenë e mbuluar me rrogën bazë. Sa ka qenë rroga e policit atë shumë e kanë marrë familja e tij. Deri para dy viteve ka qenë kjo gjendje, por para dy viteve përmes një ligji të miratuar polici merr rreth 300 euro. Nuk jemi të kënaqur me këtë pension, sidomos kur e kemi parasysh rastin e Enver Zymberit, që është shpallur hero", ka shtuar Tasholli.

Ai ka sqaruar se sindikata poashtu edhe Policia e Kosovës janë angazhuar që të kujdesen për familjet e kolegëve të tyre që kanë ndërruar jetë, duke qenë në uniformë.

Ndryshe, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.

Vetura është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.

Sindikata e Policisë së Kosovës: Deri më tani 17 policë kanë rënë në krye të detyrës

Sindikata e Policisë së Kosovës: Deri më tani 17 policë kanë rënë në krye të detyrës

Posted by Telegrafi.com on Monday, 30 April 2018

The post Sindikata e Policisë së Kosovës: Deri më tani 17 policë kanë rënë në krye të detyrës appeared first on Ekonomia Online.

Balotelli: Dua të rikthehem në Itali, jo te Milani

Posted: 30 Apr 2018 08:19 AM PDT

Balotelli dëshiron të rikthehet në Serie A.

Mario Balotelli, kontrata e të cilit me Nicen i skadon në verë, ka bërë të ditur se dëshiron të luajë sërish në Serie A, por ka mohuar rikthimin e mundshëm te Milani.

Roma është një ndër skuadrat që po interesohet për sulmuesin me pasaportë italiane.

"Do të doja të kthehem në Itali", tha ai për "Calciomercato.com".

"Shumë ekipe po më ndjekin, por mund të them se Milani nuk është njëri prej tyre. Nuk ka asnjë shans që të rikthehemi te Rossonerët".

"Nice? Duket se nuk do të qëndroj, edhe pse nuk e di ende sigurt. Por, duket se ky është sezoni im i fundit këtu, edhe pse ka qenë më i bukuri në Francë", shtoi mes tjerash Balotelli.

The post Balotelli: Dua të rikthehem në Itali, jo te Milani appeared first on Ekonomia Online.

Vendet që nuk do të kenë rrymë

Posted: 30 Apr 2018 08:16 AM PDT

KEDS-i vazhdon reduktimet me energji elektrike për qytetet e Kosovës për ditët e ardhshme.

Ky është orari i plotë:

Peja

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Më 02.05.2018 në TS 35/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Zajmi prej orës 10:00 – 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin lokacionet: Videjë, Polc, Zajm, Drenoc, Pjetërq, Dugajevë, Bokshiq, Grabanicë, Dollovë, Qeskovë, Kpuz, Volljakd dhe Sferkë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllës të tensionit të mesëm, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Prishtina

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Më 02.05.2018 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat-1 prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poteret, Qershijat, Kamerollet, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Konushevc 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik, Llapashticë e Ulët.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllës bartëse me shtyllë këndore për degëzim të LP 10(20) kV sipas PEE me nr.1835 të datës 27.02.2018.

Më 02,03,04,05,07.05.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Gjon Sereçi prej orës 09:00-12:00 dhe prej orës 13:00-17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Rr. "Gjon Sereçi".

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjet- punime nga firma Elteko.

Më 02,03,04,05,07.05.2018 në TS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Herticët prej orës 09:00-12:00 dhe prej orës 13:00-17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet një pjesë e lagjes "Kodra e Trimave", te Herticët.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjet, punime nga firma Elteko.

Më 02,03,04,05,07.05.2018 ne TS 110/10 kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Kodra e Trimave 6 prej orës 09:00-12:00 dhe prej orës 13:00-17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbetet Rr. "Kadri Zeka'.

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve të rinj në rrjet, punime nga firma Elteko.

Ferizaj

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Më 02,03,04,05.05.2018 në TS 35/10 kV Magurë do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Drenica ,prej orës 08:00-11:00 dhe 14:00-17:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Një pjesë e Rrezez ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shale dhe Krojmirë.

Arsyeja e ndërprerjes: Montimini i shtyllave, konzollave, përçuesve, izolatorëve dhe ndërrimi i transformatorëve të tensionit të mesëm në projektin Llot 19.

Prizreni

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Më 02.05.2018 në TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Shiroka prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shiroka, pjesët periferike të Therandës (Rr.Reqani).

Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorit Raif Kabashi.

Gjakova

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Më 03.05.2018 në TS 35/10kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Dragobili prej orës 12:00-14:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr. "605 Rilindja Kombëtare" (3 konsumatorë), Rr."608 Hamdi Berisha" (1 konsumator), Rr."557 Bedri Berisha" (1 konsumator), fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë, Shkozë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i shtyllës se betonit nga 12/1000 në shtyllë 12/1600 për konsumatorin, Behxhet Paqarizi.

Mirëmbajte të planifikuar

Më 03.05.2018 në TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gjakova III prej orës 11:00-15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr."Besim Bistrazhini", Rr."Dërgut Vokshi", Rr. "Dëshmorët e Lirisë", Rr. "Elena Gjika", Rr. "Gjon Bisaku', Rr."Gjon Nikoll Kazazi", Rr."Haki Taha", Rr." Hysni Dobruna" (një pjesë), Rr."Ismail Qemali" (një pjesë), Rr.n "Konferenca e Bujanit", Rr. "Konstandin Kristoforidhi", Rr. 'Lidhja e Prizrenit", Rr. 'Martin Camaj", Rr. "Migjeni" (një pjesë), Rr. "Mithat Frashëri', Rr. "Shaban Polluzha", Rr."Yjet e Erenikut' (një pjesë), Rr, "Yll Morina".

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e shtyllave të betonit në LP dhe punime në TS -18 nga ekipi i prishjeve.

The post Vendet që nuk do të kenë rrymë appeared first on Ekonomia Online.

“S’munden me na nda”, projekti i ri nga Besjan Gashi

Posted: 30 Apr 2018 08:14 AM PDT

Këngëtari i mirënjohur, Besjan Gashi, ka publikuar projektin e ri të tij.

Besjani ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri "S'munden me na nda".

Një projekt ky ritmik që flet për një histori dashurie dhe që është punuar nga një produksion i madh.

"S'munden me na nda" është projekt i punuar në videokip nga Alban Selimaj.

Muzika është punuar nga Hekuran Krasniqi dhe në orkestrim te Alban Furtunës, kurse teksti nga Egzon Pireci.

Besjan Gashi është prej këngëtarëve me zë potent që gjithnjë ka ditur të sjellë projekte të dëgjuara.

Kënga e fundit e tij mjaft e mirëpritur ishte "Mamasita".

The post "S'munden me na nda", projekti i ri nga Besjan Gashi appeared first on Ekonomia Online.

Dardhat e kumbullat të mira kundër kapsllëkut

Posted: 30 Apr 2018 08:11 AM PDT

Një çrregullim të cilin shumë shpejt e përjetojmë është kapsllëku. Mënyra e zgjedhjes së ushqimit, sipas ekspertëve, e zvogëlon dukshëm rrezikun për kapsllëk.

Sipas tyre, janë disa dy lloje të frutave të cilat rekomandohet të konsumohen rregullisht për ata që vuajnë nga kapsllëku.

Dardha dhe kumbulla janë dy frutat të cilat i rekomandojnë mjekët. Dardhat kanë veti të shumta, sidomos ato më të pjekura.

Ato stimulojnë shkuarjen më shpesh në banjë, duke ndihmuar që nevoja të dalë më e hollë dhe të mos ndieni dhimbje.

Krahas kumbullave, në bazë të studimeve, edhe dardhat ndikojnë në funksionimin si duhet të zorrës së trashë, duke bërë që ju të zbrazni zorrët më lehtë.

The post Dardhat e kumbullat të mira kundër kapsllëkut appeared first on Ekonomia Online.

Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e BSPK-së

Posted: 30 Apr 2018 08:11 AM PDT

Grupi i Deputetëve të Pavarur përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se përkrah protestën e nesërme, në Ditën e Punëtorëve – 1 Maj, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

GDP konsideron se gjendja e punëtorëve në vendin tonë është tepër e rëndë. Vetëm në vitin e fundit janë 6 punëtorë që kanë gjetur vdekjen në vendin e punës, për çfarë nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie institucionale. Ndërkohë që siguria në punë mbetet çështje e pazgjidhur, që flet për rrezikshmëri të vazhdueshme të jetës së punëtorëve.

Përveç mungesës së sigurisë në vendin e punës, punëtorët në Kosovë ballafaqohen me vështirësi të tjera të përditshme në vendin e punës, e veçanërisht ata në sektorin privat. Pagat e ulëta dhe mungesa e kontratave, pastaj kontratat afatshkurtë janë manifestimi më i vërejtshëm i shfrytëzimit të punëtorëve, të cilëve shpesh nuk iu lejohet as organizimi sindikal.

GDP i sheh si të nevojshme kërkesat nga BSPK, për zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-'99, si dhe sigurimin shëndetësor. Realizimi i këtyre kërkesave është i domosdoshëm, prandaj 1 Maji duhet të jetë ditë proteste ndaj padrejtësive të përditshme që e karaktertizojnë jetën e punëtorit dhe thirrje e fuqishme për plotësimin e këtyre kërkesave të drejta dhe urgjente.

Me këtë rast, në ditën ndërkombëtare të punës bëjmë thirrje për të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila fillon në ora 11:00, nga sheshi "Zahir Pajaziti

The post Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e BSPK-së appeared first on Ekonomia Online.

Ramos i përgjigjet Bayernit: Ne flasim në fushë

Posted: 30 Apr 2018 07:59 AM PDT

Ramos ka lëshuar deklarata thumbuese për gjithë ata që ditë më parë deklaruan: "Ky Real është i dobët".

Lojtarët e Bayern Munich, por edhe trajneri, Jupp Heynckes, pas humbjes 1-2 në "Allianz Arena" nga Real Madridi deklaruan se ia dhuruan fitoren 12 herë kampionëve të Evropës dhe se ata janë skuadër që mposhten me lehtësi, duke i konsideruar më të dobët se sezonin e kaluar.

I pyetur për këtë, kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, ia rikujtoi se janë ata që kanë fituar në "Allianz Arena", pa marrë parasysh nëse të tjerët e shohin si skuadër aspak në formë e lehtësisht të mposhtur.

"Ne kemi respekt maksimal për të gjithë. Nuk na interesojnë komentet e lojtarëve apo ndonjë personi nga Bayerni. Ne flasim në fushë. Historia e Realit është aty, në fushë – kjo është e padiskutueshme. Reali gjithmonë ka luajtur një rrol të madh në eliminatore (ka triumfuar) këtë e vërtetuam duke fituar javën e kaluar", shtoi Ramos.

The post Ramos i përgjigjet Bayernit: Ne flasim në fushë appeared first on Ekonomia Online.

Aksione policore në Çair, reagojnë qytetarët

Posted: 30 Apr 2018 07:52 AM PDT

Teksa ekipet e policisë shihen në terren, në dy rrugët më të frekuentuara, Jahjapasha dhe Rruga e Plastikave nuk kishte radhë të gjata automjetesh. Banorët e kësaj pjese të qytetit e përshëndesin aksionin dhe apelojnë që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

"E përshëndes këtë aksion, edhe këto rrugët për këmbësorë që janë, por edhe ata që kalojnë me familje, janë të bllokuar, nuk mund të kalojmë. Edhe këtu duhet të ketë ligj. Komuna Çair duhet ta ndërtojë parkingun me para dhe qytetari veturën jo ta lë në rrugë, por ta vendos në parking",- theksoi një qytetar.

"Po i parkojnë veturat, ligjin ne nuk e respektojmë. E lëmë para dyqanit veturën dhe largohemi",- tha një qytetar.

"Shumë mirë është kjo, duhet të jetë e pastruar mirë kjo, njerëzit duhet të ecin, të kalojnë. Ne këmbësorët nuk kemi ku të kalojmë",- u shpreh një qytetar.

"Nuk ka vende për parkim këtu. Këtu është stacioni i autobusit, njerëzit presin autobus, vetura këtu nuk duhet të ketë. Vendi duhet të jetë i hapur, ja sa bukur duket sot. Nuk i pengon askush fëmijët që shkojnë në shkollë dhe as kalimtarët, lëvizin lirshëm. Duhet të dihet, vetura nuk mund të parkohet në çdo vend",- tha një qytetar.

Por, kishte edhe nga ata që ishin kundër aksionit në fjalë. Një shitës u ankua për këtë aksion, ngase, sipas tij, dyqanet nuk kanë punë dhe po përballen me gjoba të larta.

"Ky aksion për askund nuk është, dyqanet nuk kanë punë. Nuk të lënë asnjë minutë të ndalosh. Sapo të ndalesh 1 minutë, dënohesh me 45 euro dënim. E kanë tepruar këta, nuk janë në rregull",- u shpreh një shitës.

Aksioni për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve të uzurpuara po realizohet nga policia në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe paralajmërohet se i njëjti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

The post Aksione policore në Çair, reagojnë qytetarët appeared first on Ekonomia Online.

Familjet e dy policëve të zhdukur vizitohen nga kryetari i Komunës së Kaçanikut

Posted: 30 Apr 2018 07:49 AM PDT

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Policisë për Regjionin e Ferizajt dhe Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik si dhe zyrtarë të lartë komunal, vizituan familjet e dy policëve të zhdukur.

Me këtë rast, sipas një njoftimi, Ilazi ritheksoi përkushtimin institucional si dhe bashkëpunimin me të gjithë mekanizmat relevant të kërkimit.

"Kryetari edhe njëherë ndau shqetësimin e tij me familjet Dashi e Trena, në këto momente të rënda ankthi e pritjeje. Edhe zyrtarët e lartë policorë u shprehën të përkushtuar në angazhimin e tyre në operacionet e kërkimit", thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.

Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.

The post Familjet e dy policëve të zhdukur vizitohen nga kryetari i Komunës së Kaçanikut appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more