Skip to main content

“Nuk shënoi gol, por Ronaldo theu rekordin e fitoreve në Ligën e Kampionëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Nuk shënoi gol, por Ronaldo theu rekordin e fitoreve në Ligën e Kampionëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Nuk shënoi gol, por Ronaldo theu rekordin e fitoreve në Ligën e Kampionëve

Posted: 25 Apr 2018 03:17 PM PDT

Ecuria mbresëlënëse golashënuese e Cristiano Ronaldos u ndërpre të mërkurën, mirëpo ai ka arritur sërish të vë një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.

Pas fitores së Real Madridit kundër Bayern Munichut (2-1), superylli portugez tash ka arritur më shumë fitore në garën më të madhe evropiane se cilido lojtar tjetër.

Joshua Kimmich krijoi epërsi për bavarezët, mirëpo me golat e Marcelos dhe Marco Asensios, skuadra spanjolle përmbysi gjithçka për ta fituar ndeshjen.

Të gjitha lajmet për Real Madridin Të gjitha lajmet për Real Madridin

33-vjeçari CR7 numëron 96 fitore në Ligën e Kampionëve dhe e ka kaluar portierin legjendar të Los Blancos, Iker Casillas.

Një rekord ekipor e ka vënë edhe Real Madridi duke e regjistruar fitoren e 150-të në Ligën e Kampionëve dhe është skuadra e vetme që e ka arritur këtë shifër.

Ronaldo dhe Los Blancos do të përpiqen t’i shtojnë rekordet e tyre edhe në ndeshjen kthyese gjysmëfinale që zhvillohet të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu.

Për më shumë, Mbretërit janë në kërkim të finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, pas dy fitoreve në dy edicionet e kaluara. /Telegrafi/

The post Nuk shënoi gol, por Ronaldo theu rekordin e fitoreve në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Marcelo ndal topin në mënyrë fantastike, nuk thuhet kot “anglezët zbuluan futbollin, por brazilianët e perfeksionuan”

Posted: 25 Apr 2018 03:05 PM PDT

Udhëtimi i Real Madridit në Allianz Arena ishte më i lehtë për Los Blancos sa që pritej.

Reali fitoi me rezultat 1-2, duke pasur kështu një favorizim të lehtë drejt rrugës për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë, atë të barazimit për skuadrën spanjolle e shënoi Marceo në minutën e 44-të.

Por, braziliani mori edhe një herë gjithë vëmendjen në minutën e 59-të.

Ai arriti të ndal topin në mënyrë fantastike, edhe pse topi drejt tij erdhi nga një distancë e madhe.

Se nuk ishte nata e CR7, e tregon kjo gjuajte e portugezit që në fund përfundoi si rivënie anësore   Se nuk ishte nata e CR7, e tregon kjo gjuajte e portugezit që në fund përfundoi si rivënie anësore  

Kjo nuk është herë e parë që mbrojtësi në fjalë bën gjëra të tilla, ai shpesh herë ka befasuar me klasin e tij.

E çfarë të thuhet më shumë? Gjëra brazilianësh. /Telegrafi/

The post Marcelo ndal topin në mënyrë fantastike, nuk thuhet kot “anglezët zbuluan futbollin, por brazilianët e perfeksionuan” appeared first on Telegrafi.

Zidane: Reali duhej të vuante, por ia doli

Posted: 25 Apr 2018 03:01 PM PDT

Zinedine Zidane e ka lavdëruar skuadrën e Real Madridit, pasi arriti të rikthehej nga disavantazhi për ta mposhtur Bayern Munichun me rezultat 2-1 në Allianz Arena.

Joshua Kimmich krijoi epërsi për skuadrën nikoqire, mirëpo me golat e Marcelos dhe Marco Asensios, mysafirët përmbysën gjithçka për të krijuar një avantazh shumë të mirë para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Na u desh të vuanim, por në fund ia dolëm, morëm një rezultat të rëndësishëm. Nuk mund të zhvillosh një ndeshje të Ligës së Kampionëve pa vuajtur”.

“Është keq që e humbëm Iscon (që u lëndua), mirëpo pastaj u inkuadrua Marco (Asensio) dhe e bëri diferencën”.

“Të gjithë u desh të vuanin dhe të angazhoheshin kur nuk e kishim topin”, ka thënë Zidane në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Të gjitha lajmet për Real Madridin Të gjitha lajmet për Real Madridin

Lucas Vazquez ishte një befasi në formacionin startues, por mesfushori spanjoll bëri një paraqitje mbresëlënëse në Munih.

“Ai bëri një lojë fantastike. U angazhua shumë dhe madje e përfundoi ndeshjen si mbrojtës i djathtë. Me ndihmën e Modricit, ai ishte në gjendje që ta kontrollonte Riberyn”, ka thënë francezi.

Derisa fitorja e Realit është një hap i madh drejt finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, një lëndim më të rëndë pësoi Dani Carvajal.

“Ai u lëndua, por nuk mendon se është serioze. Duhet të presim ekzaminimit”, ka theksuar Zidane. /Telegrafi/

The post Zidane: Reali duhej të vuante, por ia doli appeared first on Telegrafi.

Se nuk ishte nata e CR7, e tregon kjo gjuajte e portugezit që në fund përfundoi si rivënie anësore  

Posted: 25 Apr 2018 02:45 PM PDT

Real Madridi fitoi ndaj Bayernit në gjysmëfinalen e parë me rezultat 1-2, por këtë herë pa golat e Cristiano Ronaldos.

Ecuria e portugezit ku shënoi në 11-të ndeshje radhazi përfundoi.

Por, që kjo nuk ishte nata e CR7, e tregon edhe gjuajta që bëri në minutën e 46-të.

Aq keq gjuajti ylli i Los Blancos sa topi përfundoi si një rivënie anësore dhe normalisht që kjo u komentua me shaka në rrjetet sociale pastaj.

Gjithsesi, Reali është në avantazh për t’u kualifikuar në finale dhe vetëm kjo ka rëndësi për Cristianon.

Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin Sondazh: "Kush është më i miri?", përgjigjet e nëntë lojtarëve që kanë luajtur me Ronaldon dhe Messin

E themi këtë pasi nëse ai shkëlqen në vazhdim, do të ishte në pozitë të mirë për të fituar edhe një tjetër Top të Artë.

Ndeshja e kthimit në Bernabeu do të luhet me 1 maj. /Telegrafi/

The post Se nuk ishte nata e CR7, e tregon kjo gjuajte e portugezit që në fund përfundoi si rivënie anësore   appeared first on Telegrafi.

Ramos: Pritej që Reali të fitonte 3-0, por nuk ishte aq lehtë

Posted: 25 Apr 2018 02:44 PM PDT

Për Sergio Ramosin nuk ka mjaftuar fitorja prej 2-1 e Real Madridit kundër Bayern Munichut në Allianz Arena.

Kapiteni ka thënë se pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha për Los Blancos në udhëtimin e tyre në Munih.

Golat e Marcelos dhe Marco Asensios e neutralizuan golin e Joshua Kimmich dhe e përmbysën rezultatin e bavarezëve para tifozëve gjermanë.

Të gjitha lajmet për Real Madridin Të gjitha lajmet për Real Madridin

Edhe pse më këtë triumf, Reali është shumë afër finales së tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, Ramos thotë se ishte pritur që Mbretërit të fitonin me rezultat 3-0.

“E dinim se çfarë do të gjenim, kështu është Liga e Kampionëve, ishte një ndeshje e shkëlqyer në një stadium të shkëlqyer”.

“Krahas dy golave të shënuar, skuadra ishte gjithashtu solide dhe u mbrojt mirë. Është pritur që të fitonim me rezultat 3-0, por ishte vështirë”.

“Tash duhet t’i japim fund në shtëpi, nuk kemi bërë asgjë akoma, duhet të jemi të qetë dhe ta kemi respektin më të madh për Bayernin”, u ka thënë Ramos gazetarëve pas ndeshjes.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu (të martën, më 1 maj). /Telegrafi/

 

The post Ramos: Pritej që Reali të fitonte 3-0, por nuk ishte aq lehtë appeared first on Telegrafi.

Bayern 1-2 Real, notat e lojtarëve

Posted: 25 Apr 2018 02:26 PM PDT

Real Madridi fitoi me rezultat 1-2 kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Golat për Los Blancos i shënoi Marcelo (44′) dhe Marco Asensio (57′).

Ndërsa golin e vetëm për skuadrën gjermane e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 28-të.

Më i miri në këtë takim ishte Lucas Vazquez, i cili përveç asistimit te goli i fitores, bëri edhe një paraqitje fantastike.

Përveç dy golashënuesve me notë të lartë u vlerësuan edhe Raphael Varane dhe Sergio Ramos.

Te Bayerni më i miri ishte Kimmich, por edhe James Rodriguez e Franck Ribery.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu është të martën me 1 maj, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Bayern Munich:

Real Madrid:

The post Bayern 1-2 Real, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Monchi tregon sa kushtoi Salah: Liverpooli pagoi afro 50 milionë euro për egjiptianin

Posted: 25 Apr 2018 02:24 PM PDT

Roma ishte detyruar ta shiste Mohamed Salahun te Liverpooli në verën e kaluar për shkak të presionit të UEFA-s në lidhje me rregullat financiare – ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit italian Monchi.

Pas një periudhe zhgënjyese të Chelsea, futbollisti egjiptian kaloi fillimisht te Fiorentina dhe pastaj te Gillorossët duke e rikthyer reputacionit e tij si lojtar klasi.

Dhe në verën e kaluar, 25-vjeçari nënshkroi për Liverpoolin duke u kthyer në Ligën Premier për të nisur mbretërimin e tij.

Ai i ka shënuar 43 gola në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa tashmë është shpallur ‘PFA Lojtari i Vitit’, si futbollisti më i mirë në futbollin anglez.

Të gjitha lajmet për Mohamed Salah Të gjitha lajmet për Mohamed Salah

Pas transferimit nga Roma, Liverpooli kishte bërë të ditur se e ka blerë Salahun për 42 milionë euro, mirëpo Monchi thotë se ka arritur të nxjerrë më shumë para nga klubi anglez.

“E kam shitur më shumë se 42 milionë euro. Duhej ta shisnim. Nuk kishim asnjë opsion tjetër, pos ta shisnim Salahun para 30 qershorit”.

Foto: Getty Images

“Po të mos e bënim atë, atëherë nuk do të ishim këtu duke luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi UEFA ishte duke na monitoruar nga afër”.

“Kur arrita, oferta (nga Liverpooli) ishte 30 milionë euro, mirëpo ne ia dolëm ta ngritnim shifrën deri në afro 50 milionë euro së bashku me bonuset”.

“Aq mund të bënim. Pastaj tregu u çmend me Neymarin (që u transferua te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro) dhe (Philippe) Coutinhon e (Ousmane) Dembelen (të dy të transferuar te Barcelona)”.

“Ai (Salah) ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm. E urojmë Liverpoolin për blerjen e tij. Ne duhej ta shisnim dhe lojtari donte të largohej”, ka treguar Mochi. /Telegrafi/

The post Monchi tregon sa kushtoi Salah: Liverpooli pagoi afro 50 milionë euro për egjiptianin appeared first on Telegrafi.

Ndërpritet seria golashënuese e Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Posted: 25 Apr 2018 02:01 PM PDT

Real Madridi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Bayern Munichun me rezultat 2-1 në Allianz Arena.

Me gjithë suksesin ekipor, lojtari kryesor i Los Blancos, Cristiano Ronaldo, nuk arriti të shënonte gol në këtë takim duke ndërprerë kështu serinë golashënuese në ndeshje radhazi.

Para kësaj sfide, superylli portugez kishte shënuar gola në 11 ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve (duke filluar nga finalja e vitit të kaluar ndaj Juventusit).

Të gjitha lajmet për Cristiano Ronaldon Të gjitha lajmet për Cristiano Ronaldon

Përkundër ndërprerjes së serisë, CR7 vazhdon të mbetet lojtari i vetëm në histori të garës më të madhe evropiane për klube që ka shënuar gola në 11 përballje të njëpasnjëshme.

Në ndërkohë, ai ka mbetur në 15 gola të shënuar këtë sezon në Ligën e Kampionëve, por është larg golashënuesi më i mirë, pasi konkurrentët më të afërt janë Roberto Firmino dhe Mohamed Salah me nga dhjetë gola.

Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij të Real Madridit janë në kërkim të trofeut të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, ndërsa pas fitores ndaj Bayernit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt finales së Kievit.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Romës. Redsat kanë avantazh prej 5-2 nga përballja e parë që u zhvillua në Anfield. Takimet kthyese zhvillohen në javën e ardhshme (1 dhe 2 maj). /Telegrafi/

The post Ndërpritet seria golashënuese e Ronaldos në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Mbretërit spanjollë fitojnë betejën e parë me Bayernin, në Bernabeu pritet një përballje e madhe

Posted: 25 Apr 2018 01:40 PM PDT

Real Madridi ka fituar ndeshjen e parë të gjysmëfinales ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena me rezultat 1-2.

Ishte një ndeshje e mirë nga të dy anët, por vendasit krijuan më shumë raste.

Goli i parë në takim u shënua nga Joshua Kimmich në minutën e 28-të.

Në vazhdim raste për gol kishin edhe Mats Hummels (41′) dhe Thomas Muller (42′), por kur nuk shënon, pëson.

Marcelo barazoi rezultatin në minutën e 44-t me një gol të bukur dhe me rezultatin 1-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Epërsia e Realit erdhi nga Marco Asensio (57′), i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejt me Lucas Vazquez.

Rast të mirë për gol kishte edhe Karim Benzema në minutën e 76-të, por Sven Ulreich bëri pritje të mirë.

Në fund provoi edhe Rober Lewandowski, por gjuajti jashtë.

Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu është të martën me 1 maj. /Telegrafi/

The post Mbretërit spanjollë fitojnë betejën e parë me Bayernin, në Bernabeu pritet një përballje e madhe appeared first on Telegrafi.

Asensio kalon Realin në epërsi ndaj Bayernit

Posted: 25 Apr 2018 01:08 PM PDT

Real Madridi ka kaluar në epërsi (1-2) ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Goli erdhi nga Marco Asensio në minutën e 57-të.

Spanjolli shënoi pas një kundërsulmi të bukur të ndërtuar së bashku me Lucas.

Të parin për Los Blancos e shënoi Marcelo (44′). /Telegrafi/

The post Asensio kalon Realin në epërsi ndaj Bayernit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more