Skip to main content

“Një medium ndërmjetës, i pashmangshëm” plus 9 more - Gazeta Dita

“Një medium ndërmjetës, i pashmangshëm” plus 9 more - Gazeta Dita


Një medium ndërmjetës, i pashmangshëm

Posted: 15 Apr 2018 02:01 AM PDT

Nga Moikom Zeqo

Zef Valentini është jo vetëm një emër emblematik, dijepërhapës dhe kulturëpërcjellës. Ky emër ka koncentruar një materie të dendur shkencore. Të jesh brenda tij do të thotë të ringjallësh hulumtime të ngjashme, të jesh jashtë tij, do të thotë të tejkalosh arritjet diturake, kulturologjike, gjë, që në thelb është të rikthehesh prapë tek ai. Kështu emri i Zef Valentinit është një Medium ndërmjetës, i pashmangshëm, ai mund të quhet një mentor shpirtëror i raporteve të Shqipërisë me Venedikun në shekuj, ai është gjithashtu një rojtar grifon i një thesari ende të pazbuluar plotësisht. Koncepti i burimologjisë së dokumenteve nuk mund të shkëputet nga akribia ballafaquese, kriticizmi shumë niveleve. Para se të artikuloj atë që duhet thënë për Valentinin, një dishepull vëllam i tij, i ndjeri miku im Injaz Zamputi, e kreu në heshtje, me modesti spartane një vepër kolosale shqipërimesh të dokumenteve të Venedikut në lidhje më Shqipërinë, pra, bëri In Memoriam për Valentinin gati anonimisht.

Po pse është kaq e rëndësishme të flasim për dokumentacionin e Venedikut me Shqipërinë?

Venediku ka përfaqësuar lidhje tepër të hershme me bregun lindor të Adriatikut. Studimet për të ashtuquajturën Shqipëri Venedikase janë në një fillim, ky ftillëzim është i domosdoshëm, jo vetëm në rrafshin shkencor historik, por sidomos në rrafshin kulturor. Kornizat konvencionale të formulave për tema studimore janë mjete ndihmëse jo për t'ju larguar thelbit dhe për të mbetur në sipërfaqe. Është shumë e rëndësishme dhe jetike optika konceptuale e problematikës. Ideologjizimet, apo tendencat e purizmit etnik tashmë janë të tejkaluara.  Në një farë kuptimi mund të paraqesin një lloj historie ekumenike të raporteve të Shqipërisë mesdhetare me Venedikun për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë, ku edhe limitizimi i 5 shekujve nuk është plotësisht i saktë, sepse me të drejtë mendimi hulumtues rikthehet akoma më hershëm në kohë dhe në hapësirë. Ka një prirje të një mesjetarofilie, gjë që padyshim është një kufizim gjithashtu konvencional për të parë ndërthurrjet, madje dhe osmozën e lidhjeve të Shqipërisë me Venedikun, kryesisht në epokën mesjetare, madje mesjetare të vonë, deri tek epoka inkadeshente e Rilindjes Italiane. Unë do të guxoja të tërhiqja vemendjen për periudha akoma më të tejlashta.

Të gjithë  e dimë  shprehjen e famshme të Horodotit "Historia (I,196)  për pjesën verilindore të Italisë, ku jetonte fisi i quajtur "Enetët Ilirë". Hershëm janë bërë identifikime të enetëve me venetët, kështu disa ekspertë të vjetër filologë krijuan një ekuacion jo vetëm historik por edhe etnik të venetëve me ilirët. Kështu mendonte Karl Pauli. Sipas tij depërtimi i ilirëve në Itali madje edhe në Italinë e mesme dhe Apuli ka qenë të paktën që në epokën e hekurit. Por këtë mosmarrëveshje të enetjve të Herodotit me venetët, e shpjegoi për herë të parë Hans Krahe që në vitin 1939.  Më vonë hulumtimet arkeologjike, analizat e onomastikës së  venetjve si dhe gjuhës së tyre treguan se bartësit e kulturës Este, siç e quajnë arkeologët nuk mund të posedonin karakterin ilir.  Ky saktësim nuk duhet të na bëjë skeptikë për praninë e ilirëve sidomos të fiseve japikë e mesapë në Itali. Studimet e mikut tim, arkeologut italian D'Andria e vërtetojnë këtë gjë për t'i shpëtuar komplekseve apo miteve tabu akulturologjike.

Si arkeolog mund të them se monumentet mbishkrimorë apo të arkitekturës apo dhe të artit të epokës venedikase në Shqipëri, në bregun lindor të Adriatrikut ende nuk janë studjuar dhe nuk janë vënë në qarkullimin shkencor. Këto monumente janë absolutisht të rëndësishme. Mund të them se epiqëndra e hulumtimeve duhet të jetë qyteti i Durrësit, që ka qenë gjithashtu koncentrimi i formacionit të quajtur Dukati venedikas. Gjithashtu guxoj të them se studimi i arkitekturës së kështjellave të Shqipërisë bregdetare ka vulën e përcaktuar të kulturës venedikase jo vetëm në Durrës, në Lezhë, në Shkodër, në Ulqin, në Budva dhe Kotorr, por edhe në Berat dhe Gjirokastër. Unë vetë kam zbuluar disa emblema në reliev të luanit të Shën Markut në të gjitha këto pika. Luani i Shën Markut dokumentohet dhe në afreskat tashmë të zhdukura siç qenë ato në shtëpitë kështjellore të Gjirokastrës, që i dëshmon saktësisht në shek.XVII edhe Elvija Çelebiu. Ky material i shumtë nuk mund të shkëputet nga një koleksion i pasur i strukturave të skulpturuara të puseve venedikase sidomos në Durrës dhe në Shkodër, padyshim edhe në Lezhë. Ky kapitull nuk duhet mbyllur por duhet hapur, sepse kemi të bëjmë jo vetëm me kulturën e jetesës, por edhe me motive të artit madje dhe të heraldikës.

Kapitulli dokumentar shkrimor i lidhjeve të Shqipërisë ne Venedikun është një pasuri kolosale. Kjo pasuri nxjerr në dritë disa çudi juridike siç janë Statutet e Shkodrës të botuara nga mikja e mirë dhe e ditur e Shqipërisë, Prof.Lucia Nadin.

Nga zbulimet arkeologjike në qytetin e Durrësit, do të ndalesha në dy qeramika të gllazuruara me figura femrash, me ngjyra, që duhet ta kenë burimin në Venedik. Këto qeramika i përkasin shek.XIV dhe janë gjetur në kullën D të kështjellës së Durrësit para shumë vitesh. Unë i kam  botuar këto qeramika dhe kam shprehur mendimin se arti i portreteve të këtyre dy femrave në shek.XIV është një art i lartë më ndikime rilindase shumë më përpara artit të shkëlqyer postbizantin por gjithashtu sipas skemave të paluajtshme të gjeniut pikturik Onufri në shek.XVI, pra dy shekuj më vonë.

Këto dy qeramika, që tregojnë femra në profil me frizurën e  flokëve si dhe kezat mbi kokë shprehimisht tregojnë që në Durrës frymëmerrte një art jashtëzakonisht i përparuar, që ftillëzohej nga Venediku dhe që kish gjetur mirëkuptim dhe parapëlqim tek banorët e Durrësit. Ky është një art laik, ndonëse dihet zotërimi tepër i madh i artit kishtar në këtë lak kohor. Arti  pikturik i qeramikave është dhe një shprehje e veçantë e një kultivimi fisnik plot nuanca dhe nojma i mënyrës së jetesës në Durrës dhe interlantin përqark.

Tërheq vëmendjen për dy rrafshe të mëdha studimorë: së pari për gjetjet e veprave të bëra nga qelqi Muranës, që dëshmohen në bregun shqiptar të Adriatikut, kryesisht në qytetin e Durrësit dhe së dyti për ndikimin e shkollës ikonografike që njihet me emrin shkolla "Kreto-Venedikase". Kjo shkollë ikonografike ka lënë gjurmë tepër të lexueshme në ikonografinë mesjetare shqiptare dhe përfaqëson një ndërmjetësi të veçantë të kulkturës kishtare të përbashkët midis Shqipërisë dhe Venedikut. Kjo temë është tepër  e gjerë dhe hulumtimet për të kane qene dobiprurëse, krahasimtare dhe njëkohësisht sintetike.

Shekujt XIV,XV dhe XVI janë shekujt e osmozës dhe të interesave të përbashkëta. Një nga kryeveprat e kulturës shkrimore, që lidhet me emrin e kryehumanistit shqiptar, priftit të Shkodrës Marin Barleti, është botuar në Venedik. Botimet e shqiptarëve në Venedik janë të shumta. Venediku është vendi, ku shkëlqeu dhe piktori me origjinë shqiptare Mark Bazaiti, bashkëpunëtori i Alvisa Vivarinit. Venediku është poli italian i Evropës për shqiptarët. Ky pol nuk e humbet rëndësinë e vet edhe në shek.XVII kur shqiptarët e Elbasanit botojnë në Venedik akuilithe etj , kushtuar Gjon Vladimirit. Zhbirimet e ardhshme do të na rezervojnë të papritura të mëdha.

Kam lexuar disa shkrime të Giannino Mastrinardit për studimin e emigrimeve të shqiptarëve në Venedik në vitet 1272, 1388, 1393 etj. Ekzistenca dhe fuqizimi i komunitetit shqiptar në Venedik, sidomos pas rënies së qytetit kështjellor të Shkodrës është një fakt tashmë deri diku i studjuar. Mastrianardi përmend një poemë venedikase të vitit 1500 të quaëtur "Qerthulli i çuditshëm", shkruar nga Aleksandro Caravio. Në këtë poemë gjendet dëshmia e pranisë shqiptare në Venedik. Në poemë janë edhe këto rrjeshta : "Ho fatto zufi e la miecra d'arzento, le gambe sotto me e s'infiga…", "El va mananando cofa in le onde el schifo, co la so miecra e mustachi de gato…", "… co la so miecra e rizi petenao",. Por më të rëndësishme janë fjalët e veçuara, të futura në dokumentet  latine e venedikase, të përfshira në veprën madhore "Acecta Albania e Veneta saeculorum XIV et XV".

Kontaktet e raportet mesjetare jo vetëm ato tregtare të Venedikut me Shqipërinë janë të njohura. Republika e Venedikut arriti disa përparësi të paktën nga shekulli XI, kur edhe nisën organizimet bashkiake në Shkodër, Lezhë e krahina  të tëera shqiptare. Në disa nga aktet e botuara nga Zef Valentini për të cilin do flas më poshtë të paktën që më 1301 shumë më herët se sa dëshmitë e ekzistencës së shkrimeve shqipe gjen fjalë të ndryshme, emra njerëzish dhe vende shqiptare.

A.Guzzeta, ka studjuar shprehjet shqipe në shek.XV në dokumentacionin e epokës. Në listat e tij ai ndalet sidomos te mbiemrat, që pak a shume në dialekt venedikas e zbulojnë origjinën e tyre shqiptare.

Por kryemjeshtri i botimit të dokumenteve venedikase për Shqipërinë është padyshim i paharruari Zef Valentini. Nga thellësia e zemrës unë mund të shprehem : Nderim Zef Valentinit! Do të ishte jo vetëm honorifike, por edhe morale si dhe mirënjohje e madhe, që Shqipëria të kish festuar 100 vjetorin e lindjes së tij para 3 vjetësh.  Shkrimet e pafudme e librat e botuar nga Valentini përbëënë një korpus të pashembullt.  Ai është nga albanologët më të mëdhenj të të gjithë kohërave dhe me të drejtë poeti dhe dijetari Martin Camaj e vlerëson Valentinin jo vetëm "Historiani më i madh i kohës, jo vetëm i Shqipërisë, por një ndër më të mëdhenjtë e Gadishullit Ballkanik". George Shtatmyler e vlerëson kryeveprën e Valentinit "Acta Albaniae Veneta" si shprehje të mahnitëshme të këmbënguljes së tij të famshme për erudicion.

Zef Valentini duke mos qenë etnikisht shqiptar ju afrua kulturës dhe gjuhës shqipe më në substancë se sa vetë shqiptarët. Ai përfaqëson tipin e klerikëve humanistë të kulturës baroke, enciklopedike si askush tjetër. Kryesore për njohjen e veprimtarisë së Valentinit është padyshim bibliografia e shkrimeve të tij paraqitur për herë të parë nga diëetari i ndëerë Vinçens Malaj. Për të ka shkruar edhe Vili Kamsi. Në Arkivin e  Shtetit është gjithashtu një dokumentacion i hatashëm prej njëmijë e ca referencash, përpiluar prej Zef Valentinit për Historinë e Shqipërisë.  Do ishte kuptimplote një skulpturë e Valentinit në Muzeun Historik Kombëtar. Valentini me botimin e koleksionit të mahnitshëm të dokumenteve është prijëtar dhe  pishtartregues si dhe udhëhapës, njësoj si Farlati,Shuflai, Jeriçeku etj.  Të vjen keq që ka kaluar më shumë se gjysëm shekulli dhe s'kemi asnjë botim kushtuar Valentinit në Shqipëri apo ribotime jetike referenciale të veprave të tij të panumërta. Besoj se puna e tij nuk mund të quhet e shteruar por struktura treguese dhe shembullore për tërë hulumtuesit e ardhshëm. Interesat e Valentinit janë polivalente dhe të shumëfishta. Ai njeh shkelqyeshëm fondet burimore, dokumentacionin shkrimor, ai studion kanunet e popullit shqiptar, folklorin, krijimtarinë artistike, pikturën religëioze, muzikën madje dhe kinematografinë dhe eseistikën letrare moderne. Ai është autori i shumë syzheteve madje dhe i rikonstruksioneve arkitektonike të kishave të Shqipërisë siç është ajo e Shën Stefanit brenda kështëellës së Shkodrës.

Prirja për një klasifikim të krijimtarisë së Zef Valentinit është e natyrshme, e vetkuptueshme. Vepra suma sumarum e Valentinit ka disa horizonte apo rrafshe, që në realitet janë të ndërfutura dhe të ndërlidhura me njëra tjetrën. Çdo klasifikim ka pak simplifikim. Megjithatë unë do të bëja këto veçime:

Studimet e Valentinit për botën ilire. Në 1939 në revistën "Leka" Valentini boton një studim numizmatik për koleksionin saverian në Shkodër. Ai flet për monedhat e mbretrve ilirë, Balleos, Gentius, për monedhate  Scodras, Apolonisë, Dyrrachiumit, por edhe për monedhat mesjetare të qyteteve arbërore si Scutari, Drivastum, Dulcigno (Ulqini) etj.  Në 1939 në revistën "Numismatica" në Romë Valentini boton një studim tjetër për monedhat ilire. Bashkëpunimin me këtë revistë e vazhdon për disa vjet dhe boton studime të veçanta për një monedhë të quaëtur follar të Manfredit të  Hohenstaufenit, si dhe për një monedhë të qytetit ilir Amantia. Në një botim të Universitetit të Palermos më 1956 Valentini boton studime për fiset ilire dhe tributë shqiptare për qytet dhe kështjellat e ndërtuara dhe rindërtuara nga Justiniani, kurse në "Dictionaire D'Istoire" Paris 1959, vëllimi XIV boton një studim për Drishtin. Në "Enciklopedia Cattolica", Firence 1948-1953, Valentini shkruan zërat e Shqipërisë, Durrësit dhe Ilirisë.

Rrafshi më i plleshëm për Valentinin janë studimet për krishtërimin. Këto janë të pafund. Shumë hulumtime janë mbi veprën e Parlatit me referenca, saktësime. Më 1936 tek "Leka" boton studimin "Lindje e Perëndim". Tue gëurmue kuptimin themelue të mistikës". Po këtu më 1937 boton : "Të drejtat e metafizikës". Valentini është i pari që shkruan hagjografinë e martirëve të krishtërimit apo shenjtorëve me origëinë ilire dhe shqiptare. Kështu ai flet për shenjtorin françeskan Frano Durrësakun, për Gjergj Albanin, për fra Angeliko Di Bargellini si dhe për Suvanarolën, për apostolimin  e Geatano Petrotës, për Gjergj Guxetën, Gjergj Fishtën, Xanonin, Ndre Mjedën, Marin Sirdanin dhe padyshim edhe për Gjon Buzukun etj. Vemendjen e Valentinit e tërheqin historitë e patriarkëve dhe organizatorëve ekleziastë në Gadishullin Ballkanik. Ai gjithashtu flet për njëlloj internimi në vitin 304 të Gjon Gojëartit në Epir, flet për rrymat heretike të krishtërimit që kanë gëluar në Ballkan dhe brigjet e Shqipërisë etj.  Për krishterimin Valentini është i interesuar edhe për artet, arkitekturën, pikturën, muzikën. Më 1936 ai boton një studim për rikonstruktimin e kishës së Shën Stefanit në Kalanë e Shkodrës. Ai ka shkruar për pikturën, poezinë dhe muzikën në artet bizantine më 1958, për universalitetin e pikturën kristiane me 1960, për pikturën kristiane ne Hindi më 1961, kurse në revistën "Shenjëzat" Romë, 1962, ai precizon leximin e  një mbishkrimi në një kishë të Kosturit, ku ka pikturuar Onufrin më 1547. Studjuesi grek Orlando e ka lexuar gabim emrin e një qyteti në kete mbishkrim. Orlando jep si variante emrat Grebenion ose Venetion, kurse Valetini zbuloi se është emri Beration. Kështu u vërtetua se Onufri erdhi për të pikturuar në Kostur "Nga qyteti i shumëshkëlqyer Berat".  Po tek "Shenjëzat" më 1963, Valenti boton një studim për Mark Bazaitin, piktorin shqiptar të Venedikut, në shek.XV. Valentini  është i pari që ka hedhur dritë për një familje artistësh shqiptarë, Albanezët e Viçensës. Ai ka trajtuar temat teologjike të artit pikturik në Athos, si  dhe rëndësinë e arteve ekumenike. Një studim tepër interesant i tij botuar më 1970 është "La mistice Iconaria di Trubeckoi".

Valentini ka qenë i interesuar për humanistët shqiptarë, ka shkruar për Marin Biçikemin (1468-1526) për Gjon Gazullin (ka shqipëruar në fakt studimin e Florio Baufit), ka shkruar për  gjeneralin e  kavalerisë Gjergë Bastën shek.XVII, por në mënyrë të veçantë ka shumë shkrime për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Valenti ka patur në optikën e tij shkrimtarët shqiptarë si dhe diturakët Fishta, Koliqi, Ilkë Qafëzezin, Zamputin, arbëreshët, De Radën, Zef Skiroin, por ka dhe ndonjë polemikë më Branko Merxhanin. Valentini e ka patur pasion kinematografinë. Ai boton tek "Drini" më 1943 një skenar për film për "Gjon Vladimin Princi i Krajës". Më 1956 shpalos mendime për filmin "Skënderbeu". Për Valentinin rëndësi të veçantë kishte edhe muzika. Më 1951 ai boton një studim eseistik dhe estetik për Meshën e Requemit të Verdit.

Por ajo që është gati e pabesueshme lidhet me interesin e  Valentinit për letërsinë moderne. Ai ka dhënë mendime për përkthimin e Tajar Zavalanit të "Sonatës së Krojëzerit" të Tolstoit, shkruan për përkthim e "Faustit" të Gëtes nga Lazër Shantoja, për librin "Në frontin e Perëndimit asgja të re" të Remarkut. Ai shkruan dhe për nobelistin amerikan Folkner, Graham Grin, Çehovin, Zolanë, Sigrid Undset (Nobel-1938) apo për funeralin e  Coletjs, më 1954, ku pasqyron dhe polemikën me këtë rast në "Figaro Litteraire". Valentini ka qenë interesuar për librat e Plutarkut, Vitorio Altierit, Pjer Korneit, për libra shkencorë të Taljavinit, Baldaçit, Franc Nopçes etj.

Një libër i quajtur "Favole e Legende del Veneto" është botuar në Bologna më 1960 dhe përbëhet nga këngë italiane me motive mitike. Ky libër është bërë nën kujdesin e Valentinit nga sekretari i tij Gastoni Tedeschi. Do ishte mirë që ky libër të përkthehej në shqip për të bërë të njohur botën fabuleske të Venedikut. Para disa ditësh studjuesi gjerman Shmit mori pjesë në simpoziumin ndërkombëtar të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës për Venedikun dhe Shqipërinë, ku paraqiti librin e tij prej 600 faqe për këto lidhje, si një vazhdim i veprës së Valentinit. Ai mbajti dhe një kumtesë ku foli për karakterin e patricëve të Venedikut, që ishin dhe tregtarë të mëdhenj në Durrës. Tregtia qe atributi magjik i Republikës së Venedikut. Tregtia ka gjuhë ekumenike dhe del jashtë lëvozhgave etnike. Vërtet në Durrësin mesjetar dokumentohen disa etni të ndryshme përveç shqiptarëve. Kjo tipologji mikse buron edhe nga vetë Venediku, që nuk qe një qëndër e purizmit etnik italian, por e përzierë, një qytet i hapur siç është aktualisht edhe Evropa sot në epokën globale. Studimet dhe hulumtimet për raportet midis dy brigjeve të Adriatikut do të realizojnë një histori të re kulturore, që është nganjëherë më e vërtetë dhe më e plotë se sa historitë politike.

Botuar në Dita

 

Si rrushi i pjekur në pjergull, që pret të vilet

Posted: 15 Apr 2018 01:55 AM PDT

 

Nga Demir Gjergji

Me ndjesinë dhe mbresat që të ka lënë libri i parë i tij, ti, i dashur lexues, e pret këtë ardhje me padurimin për të zbuluar motive, peizazhe, ndjenja, situata, karaktere, figura, "sekrete", vargje me rima plot muzikë, ritme të zhdërvjellët të ardhur bukur nga tradita e prozodisë shqipe.

Nis dhe e lexon këtë ardhje, pra, librin e dytë të këtij poeti të sinqertë, plot ëmbëlsi e atmosferë interesante, të krijuar shpesh mbi një reliev të virgjër malesh, njëherësh edhe mbi një reliev shpirti të trazuar. Që në titull ("Stina e qershive"), libri i shpall natyrshëm këtë që thamë. Dhe ndërsa nis e udhëton poezi pas poezie në të tre ciklet e tij, që përbëjnë një mozaik si ai i peizazheve vjeshtore të vendlindjes së autorit, ndjen dhe bindesh se pritja e paduruar ka qenë plotësisht e përligjur.

Përtej sinqeritetit dhe qashtërsisë si cipa e dëborës së virgjër, që ke gjetur në librin e parë: "Pyesni zogjtë", në këtë përmbledhje, gjen një poet me kërkesa më të larta artistike dhe mjeshtërore. Sheh, se Bledi, vjen tashmë i pjekur, "i përpunuar", jo si frut apo prodhim tjetër i natyrës, që kalohet nëpër konvejerët e industrisë për t'u bërë "më i shijshëm", më i bollshëm" dhe më "i paraqitshëm", jo "gjenetikisht i koduar" e "i klonuar", por i pjekur, si ajo pjergulla mbi lisat e vendlindjes së tij, që vjeshta e bën më të ëmbël, më të shijshme, më të ushqyeshme dhe prej nga del rakia e rrallë e Skraparit.

Poezi me forma më të larmishme, vargje me strukturë më të shkathët e me të saktë, deri te arkitektura e vështirë e vargut të lirë, mbi të cilin, sot abuzohet në mënyrën më të papërgjegjshme, aq sa shpesh quajnë poezi me varg të lirë një përshesh me fjali të thërrmuara eseje. Poeti Bledar Koçi, gjithnjë kërkues këmbëngulës ndaj asaj që krijon, di (ka mësuar tashmë), se poezia duhet të nusërojë në çdo "gjymtyrë" të saj, në çdo "lëvizje" e "qëndismë", në çdo figurë e shprehje, ashtu si nusja që bëhet veç një herë nuse në jetë.

Tashmë Bledari e di, se nuk mjaftojnë vetëm ndjenja e mallit, e trishtimit, loti, dhimbja, zemërimi, krenaria, kënaqësia, triumfi për të përcjellë një emocion si mision të poezisë. Ai tashmë e ka kuptuar, se emocioni artistik (poetik) duhet të vijë, së pari nga mendimi e thellë, nga gjendja e krijuar, nga mesazhi i përcjellë.

Dhe ti, lexues i dashur, duke kujtuar mbresat dhe përshtypjet nga libri i parë, e kupton tashmë, se poezia e këtij autori ka kaluar nga sinqeriteti deri në naivitet, nga metrika, ndonjëherë deri në vargëzim të thjeshtë, nga peizazhet si qëllim më vete, ose nga dashuria, si sundim i ndjenjës mbi arsyen, në një shkallë të mëtejme metafore, në kërkesa të tjera artistike.

Për të qenë më konkret, po sjellim disa vargje nga njëra prej poezive më dinjitoze të këtij libri: "Ne mbetëm atje,/ Anë rruge, një strehëz,/ Ku varej një degëz/ Me hire blerimi' Dhe qiej trazuar/ Të derdhur mbi ne / Me shira të valë/ Në çast përmallimi." (ATJE)

Fillimi i kësaj poezie me vargje të kursyer, të ndërtuar mbi një figuracion në funksion të qëllimit, krijojnë një imazh sa "të rëndë", aq edhe tronditës për lexuesin nën pushtetin e imazhit të një çasti ndarjeje që sjell kaq dhimbje e pikëllim.

Këtë regjistër të ligjërimit poetik, Bledari e ka tashmë, thuajse në të gjitha poezitë, të çfarëdolloj motivi apo hapësirë-kohe qofshin.

Ndërsa në librin e parë, tek poezitë për vendlindjen, lexuesi i një niveli të afërt me autorin do të gjente ndonjë ton folklorik me tingëllim arkaik, në këtë përmbledhje ai vjen sqimatar me tendenca moderne për poezinë, e çdo tematike apo sfere qoftë ajo.

Dhe çka që të gëzon më shumë është, se poezia e tij i shmanget modernizimit "digjital e industrial". Ajo mbetet poezi në truallin e vet lirik, të qartë dhe larg ekzibicioneve moderniste shterpa.

Me një fjalë, shfaqet si ajo pjergulla e pjekur që pret të vilet për t'u bërë verë për etjen e dashurisë dhe të miqësisë.

Kështu vjen përsëri Bledar Koçi poet.

Me pushkë ne krah e abetare në gji, libër për bektashiun-legjendë, Baba Medin Gllava

Posted: 15 Apr 2018 01:54 AM PDT

 

Naim Dera

Kur një komb humb vetëdijen për të kaluarën e tij, gradualisht humb edhe veten e tij. Kjo thënie më erdhi ndërmend teksa mbarova së lexuari një monografi për patriotin, luftëtarin, bektashiun arsimdashës nga Tepelena, Baba Medin Gllava. Libri është shkruar me dashuri e kompetencë nga historiani i mirënjohur Bardhosh Gaçe, i cili me një punë të thellë zbuluese, për t'i vajtur deri në fund  të vërtetës, bën të mundur realizimin e portretit të këtij shqiptari të madh.

Nuk vlen asgjë për të dashuruar, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde. Medin Gllava (Caushi) nuk do të radhitej kurrë në radhët e luftëtarëve, të atij kontigjenti të djalërisë shqiptare, nëse nuk do të përjetonte thellë në shpirt situatat që kalonte vendi para dhe mbas shpalljes së Pavarësisë, nëse do të shikonte rehatinë e tij nën xhyben e bardhë të dervishit e më pas si baba.

Themelet nga ku ai u mëkua me ndjenjën e mirësisë, siç ishin Caushajt në fshatin Levan të Tepelenës; mësimet që do të merrte në qytetin e Beratit e më pas në Janinë nga njerëz që u vlonte zemra për liri e drejtësi kombëtare; bekimin që mori nga baballarë bektashinj të virtytshëm për të mbetur "qiri i ndezur" për hallemadhen Shqipëri, e bënë Baba Medin Gllavën bektashi të çuditshëm që i ra vendit cep më cep "me pushkë në krah e abetaren në gji".

Historiani Bardhosh Gaçe sjell ngjarje e fakte që lartësojnë, që e rendisin këtë bektashi të madh në radhët e shqiptarëve më me emër të kohës, si Çerçiz e Bajo Topulli, të cilët babanë e Gllavës e konsideronin krah të djathë në luftën kundër andartëve grekë.  Fakti që në këtë kohë rreziku për fatet e shqiptarëve në Shqipërinë e Jugut, Çeta e Baba Medin Gllavës u radhit me çetat e luftëtarëve të Skraparit, të Korçës me në krye Mihal Gramenon e Themistokli Gërmenjin, të Mallakastrës që drejtohej nga Musa Hamit Hekali etj. tregon se ai të qenit në funksionin e drejtuesit të teqesë më me emër siç ishte teqe e Gllavës, e shfrytëzoi për të ngritur popullin në luftë për liri e dinjitet.

Baba Medin Gllava rridhte nga themele bektashinjësh me emër të mirë. Në këtë kuptim fjala e urtë "dardha bie nën dardhë" në këtë rast merrte kuptim të plotë. Baba Demka, baba Nurja e baba Nekiu kanë qenë para e pasardhës të të njënjtit zinxhiri të florinjtë të bektashiut-legjendë Baba Medin Gllava. Nuk e braktis kurrë tradita njerinë, por njeriu traditën. Atje në lagjen  Caushaj të fshatit Levan, pikërisht aty ku janë  lindur e rritur bektashinj me emër, siç është Baba Medin Gllava, sot e mban gjallë dhe e çon më tej këtë traditë të bukur një mësues me emrin Medin, stërnip dhe që mban emrin  të babait famëmadh të Gllavës.

Historiani Bardhosh Gaçe, si mjeshtër i hulumtimeve dhe pasionit për të hedhur dritën e merituar mbi figura të shquara të kombit, meriton, ndër të tjera, edhe bekimin e bektashiut Baba Medin Gllava.

 

 

 

Kontributi i panjohur i heroit të Marinës Italiane në historinë shqiptare

Posted: 15 Apr 2018 01:51 AM PDT

 

Zylyftar Hoxha

Si detar që e njihte mirë gjithë Adriatikun dhe brigjet e tij lindore, të Dalmacisë, Malit të Zi dhe ato të Shqipërisë, Nazario Sauro ka pasur kontakte shumë të hershme me shqiptarë, si në det ashtu edhe në tokë. Atij i ka rënë, për punët e veta, të vijë në Durrës, Shëngjin, Ulqin, madje edhe në Shkodër, ku kishte shumë miq e shokë.

Atij "iu puq" dhe ishte i ndjeshëm ndaj shqiptarëve për shumë arsye: e para, pasi, si vendi i tij, Istria, që i ishte aneksuar nga Austo-Hungaria ashtu edhe Shqipëria vuante nga sundimi dhe shtypja shumëshekullore turke, pra kishin të njëjtin fat historik; e dyta, ai ishte një irredentist rebel që luftonte me mënyrat e tij për bashkimin e trojeve të vendit të vetë me Italinë, së cilës i përkiste, një natyrë si të vetën, ai e gjente edhe te shqiptarët, të cilët luftonin njëlloj si ai, me komandë ndërgjegjen; arsyea e tretë, ishte se deti me vështirësitë, aventurat dhe hallet e tij të bën mik edhe me armikun, jo me atë që ta do zemra, ekuipazhet e tij dhe ato të anijeve shqiptare e njihnin njeri – tjetrin me emra; dhe e arsyeja e katërt  pse atij "i hahej buka me shqiptarët", ishte se Istra, Triestia, Venetiku etj. kishin shumë shqiptarë, ilirianë të vjetër, por edhe shqiptarë të rinj që vinin aty për tregti apo i përdornin këto zona si stacion për të shkuar më tej nëpër Evropë.

Kjo dashuri dhe ky respekt për shqiptarët nuk ishte patetik, por konkret dhe i sinqertë, i mbrujtur në vite dhe në vështirësi të anasjellta. Është kjo arsyeja që ai i vuri vajzës emrin Albania, fakt që e përmend edhe në letrën e fundit që iu dërgon fëmijëve para se ta ekzekutonin; ndërsa djalit ia vuri emrin Italo, po për të njëjtën arsye, në nder të vendit të tij.

Në Enciklopedinë Italiane, në historikun e Marinës Luftrake të Italisë dhe në shumë shkrime që janë bërë për të, flitet shumë për lidhjet e Nazario Sauro me shqiptarët. Dhe jo vetëm për njohjet miqësitë dhe lidhjet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjeve antiosmane të viteve 1908-1913, si Dedë Gjo Luli, Isa Boletini, Idris Seferi, Bajram Curri e shumë të tjerë, por për veprimet konkrete duke i furnizuar këta kryengritës me armë. Në kushtet e sundimit austriak, aktiviteti i tij ishte klandestin dhe dërgesat e sasive të armëve dhe municioneve kryhej në mënyrë të paligjshme nëpërmjet anijeve tregtare.

Krahas armëve, Sauro kujdesej për refugjatët shqiptarë që ishin dyndur në atë kohë në Trieste për pozicionin e saj të veçantë gjeografik dhe politik. Triestia u bë vendtakimi i të gjitha agjitatorët dhe pretendentëve për fronin e Shqipërisë. Në këtë kohë ai ngre edhe një zyrë këshillimore për shqiptarët, në ndihmë të refugjatëve, tregtarëve, detarëve dhe njerëzve në nevojë.

Nuk duhet harruar që e gjitha kjo veprimtari bëhej në mënyrë vullnetare, duke u shfrytëzuar emri dhe autoriteti i tij absolut në ato anë.

Megjithëse e madhe, veprimtaria e Nazario Sauros me shqiptarët, për shkak se ishte klandestine dhe vullnetare, është pak e dokumentuar dhe pak e panjohur.

Është detyrë e historianëve shqiptarë të gërmojnë dhe të grumbullojnë të dhëna për veprimtarinë e tij, sidomos për furnizimin me armë të Kryengritjeve të Veriut në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sidoqoftë, ai kërkon vëmendje edhe nga strukturat shtetërore të linjës për t'u vlerësuar, për t'u përmendur, duke i vënë emrin një porti, një anijeje, një rruge a një institucioni, sidomos në Veri të Shqipërisë, ku ai ka patur më shumë aktivitet.

Një shembull se si nderohen heronjtë

Sauro është ndër heronjtë më të rëndësishëm dhe më të njohur të Italisë, por edhe një shembull se si një vend nderon dhe respekton luftëtarët dhe patriotët e vetë. Në këtë shkrim ne mësuam se ç'bëri Sauro për Italinë, por më poshtë do të mësojmë se ç'bëri Italia për të.

Ai u shpall hero  me dekret të Mbretit Vittorio Emanuele III që mban datën 20 janar 1919. Titulli iu  dorëzua nënës së Sauros, në Pula, gjatë zhvarrosjes së kufomës dhe rivarrosjes në varrezat detare më 26 janar 1919.

Më 9 qershor 1935 në prani të mbretit Vittorio Emanuele III u përurua në Koper, në vendlindjen e tij, një monument madhështor, i realizuar nga skulptori Attilio Selva dhe arkitekti Enrico Del Debbio. Për fat të keq ky monument më 22 maj 1944 u prish nga nga komanda ushtarake gjermane në Trieste.

Akti heroik i Sauro frymëzoi shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë, të cilët i kushtuan atij vepra artistike, mes tyre edhe filmi "Fratelli d’Italia", i realizuar në vitin 1952 nga Guglielmo Oberdan dhe Cesare Battisti.  Sauro mbahet mend në Kënga popullore "La Canzone del Piave", shumë e përhapur në Itali, i kushtohet pikërisht marinarit trim, Nazario Sauro.

Emrin e Nazario Sauros e mbajnë mbi njëzetë njësi ushatarko-detare dhe tregtare. Po kështu emrine tij e mbajnë shumë  anije, nëndetëse, avionë etj.

Në vitin 2002 Marina Italiane në komunën Gjenovës e dhuroi  nëndetësen  "Nazario Sauro" për muzeum. Që nga maji i vitit 2010 kjo nëndetëse është bërë një muze lundrues që të vizitohet nga turistë të shumëtë në Muzeun e Detit Galata.

Tuneli i dhjetë i rrugës së 52 galerive të Monte Pasubio, i zbuluar gjatë luftimeve të Luftës së Parë Botërore, mban emrin e tij.

Në Trieste, ku Sauro ka patur edhe veprimtarinë më të madhe, në një shesh madhshtor  pranë stacionit detar të marinës, ngrihet një monument me përmasa të mëdha,  vepër e skulptorit Tristano Alberti, dedikuar atij.

Në San Giorgio di Nogaro (Udine), një bllok i bardhë guri ngrihet në rrugën "Nazario Sauro" si timon anije, ku, nga njëra anë e strukturës është emblema e nëndetëseve, në këmbë ka një spirancë metalikendërsa në skajin e përparmë të timonit është shkruar “N. SAURO” me shkronja të mëdha.

Një bust i Nazario Sauro është ndërtuar në Marina di Ravenna. Në bazamentin e mermerit shkruhen emrat e nëndetëseve luftarake italiane që kanë qenë në  bazën Porto Corsini (tani Marina di Ravenna)në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Po kështu në shumë qytete italiane ekziston një shesh, një rrugë, një shëtitore ose një institucion me emrin Nazario Sauro të vendosura  në vendet më të bukura dhe të rëndësishme si në  Napoli, Venecia, Santa Croce, Bari, Ankona, Syracuse, porti në Livorno, kazermat në rrugën Lepanto në Romë etj. etj.

Kush ishte Nazario Sauro

Nazario Sauro, ushtarak detar dhe patriot italian, lindi në Koper (Pula) më 20 shtator 1880. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, për shkak të karakteri të tij rebel, të rezultateve të dobëta akademike dhe traditës familjare të lidhur me detin,  doli në det qysh në rininë e herëshme, ku punoi me varaka dhe anije të ndryshme me vela. Shpejt u bë i zoti në profesionin e detarit dhe mori nën komandë një anije të madhe tregtare. Në moshën 24 vjeçare u regjistrua në Shkollën Nautical të Triestes, ku mori diplomën e kapitenit detar të kabotazhit të madh. Regjistruar në Marinën Mbretërore, ai arriti gradën e togerit të anijes. Por më e spikatur është veprimtaria atdhetare e Sauros. Si njohës i mirë i tokës dhe i detit, me aktivitetin e tij patriotik, ai iu solli jo pak telashe pushtuesve Austro-Hungarezë. Selia e veprimtarisë së tij ilegale, ku grumbulloheshin të rinj luftëtatarë, ishte një anije me vela, e vendosur në portin e Koperas, e cila u dogj në vitin 1915 nga austriakët. Duke i rënë kryq e tërthor brigjeve të Adriatikut, ai grumbulloi për shumë kohë të dhëna për përqendrimin e forcave austro-hungarese dhe këtë informacion të çmuar e vuri në dispozicion të Marinës Italiane. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në gusht 1914 Sauro, lë Koperin dhe arrin në Venecia, ku së bashku me të mërguar të tjerë dhe të birin, Ninon, vazhduan veprimtarinë e tyre kundër Austro-Hungarisë. Arrestohet gjatë një aksioni në vendlindje. Dënimi me vdekje për tradhti të lartë, me varje, u krye në burgjet ushtarake të Pulës më 10 gusht 1915. Pak para ekzekutimit ai shkruan edhe dy letrat që përmenden në këtë shkrim për familjen e tij.

Letrat e fundit para ekzekutimit

Lajmin e vdekjes të Nazario Sauros familja, që jetonte në Venedik, e mësoi më 28 gusht 1915, 18 ditë pas ekzekutimit me vdekje. Atë ua pruri Silvio Stringari Mazini, politikan republikan, gazetar dhe redaktor i “Gazzettino”.

Stringarit Sauro i kishte besuar edhe dy letra-testament, njëra drejtuar gruas së tij, Nina dhe tjetra fëmijëve, me premtimin se në rast të vdekjes ai do t’ia dorëzonte familjes së tij. Këto dy letra ndodhen edhe sot të ruajtura në origjinal në Muzeun Qendror të Rilindjes në Vittoriano, në Romë, në pavijonin kushtuar Luftës së Parë Botërore. Në këtë pavijon në një pllakë mermeri është gddhendur teksti i letrës që Sauro i drejtohet të birit të tij, Nino Sauro.

 

Letër për fëmijët

I dashur Nino,

Ndoshta tani është shpejt që të më kuptoni, por jam i sigurt që do të më kuptoni më vonë kur ju të rriteni, se unë kam bërë detyrën që do të bënte çdo italian ndaj vendit të tij. Duke luftuar dhe ëndërruar për liri, iu vura juve emra simbol: Albania, në nder të luftëtarëve shqiptarë dhe Italo, për kauzën që po luftojmë, bashkimin e Italisë. Këta emra kishin nevojë për vulën dhe bekimin tim, dhe këtë premtim e kam mbajtur. Tani unë po vdes me të vetmin pikëllim, që nuk iu shijova ju dhe po i u lë jetimë, pa babanë tuaj të dashur, por gjej ngushëllim te atdheu, i cili është babai dhe shtëpia e të gjithëve, ku do të betohesh ti, Nino, do të betohen vëllezërit e tu, për të qenë kudo dhe mbi të gjitha italianë!

Puthjet e mia dhe bekimi im: Mi jepni një puthje nënës sime, e cila do të vuajë më shumë për mua. Duajeni nënën dhe respektoni babanë tim!

 Nazario Sauro, Venecia, 20 maj 1915  

 

Letër testament për gruan, Ninën

E dashur Nina,

Të kërkoj falje që po të lë vetëm me pesë fëmijë të vegjël e të parritur, që i kanë ende buzët me qumësht. Unë e di që po të rëndoj shumë dhe e marr me mend se sa do të mundohesh e do të luftosh ti duke u marrë me ta për t'i futur në rrugën e duhur, në atë rrugë që ndoqi  babai i tyre. Mirë a keq, unë e bëra detyrën time ndaj Italisë, ndaj vdes i lumtur. Besoj se i lumtur do të ishte çdo italian që do të vepronte kështu si unë. S'do të bënte gjë tjetër, veçse detyrën. 

Bashkëshorte e dashur, të lutem bindu vetë, bindi dhe fëmijët tanë, se babai i tyre ishte në radhë të parë një italian, pastaj një baba dhe pastaj një burrë.

Nazario

 Venecia, 20 maj 1915  

Kush e ka emërtuar monedhën tonë?

Posted: 15 Apr 2018 01:51 AM PDT

Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave.

Mufit Libohova ose Mufit Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.

Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën.

Mufit bej Libohova ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.

Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme.

Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.

Ka lënë një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.

n.s. / dita

Te nënë Drita në Shkodër

Posted: 15 Apr 2018 01:38 AM PDT

 

Ismet Sylejmani

Shoku, bashkëveprimtari, bashkëluftëtari e miku ynë i madh Bedri Zenel Islami dhe Nëna e tij Drita, por edhe familja e tij në Shkodër, ishin mikpritëse të një vizite të madhe dhe historike!

Data 8 prill e vitit 2018 do të jetë e shënuar dhe do të mbetet ngjarje e madhe, sepse u bë një vizitë historike, por pa jehonë paraprake në Shkodër!

Vizita Nënë Dritës dhe djalit të saj të lavdishëm, ish-Kryetarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, patriotit e veprimtarit të madh e të devotshëm, të nderuarit Bedri Islami, ishte dhe mbetet padyshim ngjarje e shënuar jo vetëm për të gjithë ne, por edhe më gjerë!

Këta njerëz të mrekullueshëm e kjo familje e madhe shkodrane, që nga gjiu i madh i saj kishte nxjerrë emra të mëdhenj e të dëgjuar, që popullit dhe Atdheut i kishin dhënë shkëlqim edhe më të madh me kontributet e tyre të mëdha kombëtare e historike, për të cilat kombi ynë, i nderon me pietet përgjithmonë. Janë mburrja jonë, sepse janë pjesë aktive e çlirimit të Kosovës dhe viseve të saja nga Serbia pushtuese!

Mirëseardhje na uruan Nënë Drita e Bedriut, bija e fisit me nam të Gjylbegajve të Shkodrës e bashkëshortja e Zenel Islamit, dhe shoku e miku ynë i madh e i nderuar Bedri Zenel Islami, djali i personazheve të famshme të Migjenit, Lulit të Vocërr dhe Zeneli!

Vizitë e paharruar në Shkodër!

Ditë e madhe për ilegalët e luftës për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nën ish-Jugosllavi!

Momente të papërsëritshme!

Personalitetet të cilët në periudha të ndryshme të historisë së kombit tonë kanë bartur mbi supe pesha të mëdha dhe misione historike, apo edhe kanë qenë personazhe përpara të cilave përulet me respekt flamuri i fitoreve të mëdha në luftë kundër pushtuesve nga të gjitha anët, ishin bashkë në Shkodër!

U ulën shtruar e përballë në shtëpinë 100-vjeçare të fisit të Gjylbegajve, në të cilën jeton e fortë Nëna e madhe Drita!

Kjo grua fisnike shkodrane, që për fat të jetës së saj kishte pasur ta kishte për bashkëshort nxënësin por edhe personazhin e famshëm të Migjenit, Lulin e Vocërr e Zenelin, na e lindi dhe rriti Bedriun e madh e të përkushtuar maksimalisht në çështjen kombëtare, i cili në momentet më vendimtare të luftës ushtarako-çlirimtare në Kosovë, drejtoi me profesionalizëm e atdhedashuri Lëvizjen Popullore të Kosovës!

Rrugëtim historik

Në Shkodër me Ali Ahmetin e Ramiz Lladrovcin!

Në Shkodër për herë të parë në jetën e Tij, ishte udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i shoqëruar nga vëllai i heroit të kombit gjeneral Fehmi Lladrovci, ish i ngarkuari në ambasadën e Kosovës në Shqipëri e Kryetar i Drenasit, ambasador Ramiz Lladrovci dhe unë (Ismet Sylejmani)!

Ali Ahmeti për herë të parë në jetën e tij, në Shkodër

Si ka mundësi që udhëheqësi i popullit shqiptar shoku, e miku im i madh Ali Ahmeti, për herë të parë të shkelte në këmbë Shkodrën e famshme, qytetin e heroizmave të mëdha e të panumërta, qytetin e personaliteteve legjendare, qytetin ku kanë jetuar Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Oso Kuka, Luli i Vocër, por edhe Bedri Pejani nga Kosova dhe ku kane defiluar patriot e atdhetarë të mëdhenj e të panumërt!

Shumë e thjeshtë!

Kurrë në jetën e tij, udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, nuk kishte udhëtuar në Shqipëri vetëm për vizitë e për pushime luksi, por përkundrazi, gjithmonë në Shqipëri, kishte udhëtuar me mision dhe për interesa e çështje të mëdha ilegale, politiko-kombëtare, në shërbim të drejtimit e komandimit të luftës së armatosur çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të saja nën ish-Jugosllavi!

Gjithmonë ishte afruar deri në gjysmë të rrugës për Shkodër, dhe kishte kthyer djathtas nga edhe ishte rruga e tij e madhe për në Tropojë, nga ku është derdhur si vullkan zinxhiri i pafund i luftëtarëve të armatosur çlirimtar shqiptar, nën emblemën e shenjtë të UÇK-së, në drejtim të Kosovës dhe viseve të saja atëherë të pushtuara nga Serbia!

Në Shkodër, vizita ishte me plot emocione!

Pritje e ngrohtë vëllazërore, e përzemërt dhe e thjeshtë, pritje puro shqiptare!

Nënë Drita qëndronte në krye të dhomës të shtëpisë së madhe të Gjylbegajve, të ndërtuar nga të parët e fisit të saj, ku u pritëm me aq ngrohtësi e dashuri të panjohur më parë!

Pas qëndrimit më shumë se një orë e bisedave me Nënë Dritën, Bedriun dhe të tjerët, u larguam nga kjo familje lavdimadhe shkodrane, duke i uruar Nënës Dritë të Bedriut jetë të gjatë e të lumtur!

U nisëm për të vizituar Kalanë e Shkodrës!

Momente rrënqethëse!

Ecja nëpër kalldrëmin shekullor dhe hyrja në portat e mëdha, të cilat nuk arriti t’i hapte kurrë me sulme e luftë por edhe beteja të panumërta, ushtria më e madhe e kohës e perandorisë osmane, të bënte të ishte i madh kujtimi i të kaluarës së bujshme i të parëve tanë, por edhe i kësaj kështjelle të pamposhtur shqiptare!

Në bedenat e kalasë heroike, duke shikuar rreth e rrotull hapësirën dhe shtrirjen e gjeografisë së Atdheut.

Kapet “skifteri” 24- vjeçar, bënte kërdinë duke vjedhur banesa

Posted: 15 Apr 2018 01:30 AM PDT

 

Një i ri është vënë në pranga, pasi ka kryer një sërë vjedhjesh në qytetin e Sarandës.

Në operacionin e quajtur "Speed", policia ka arrestuar Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen "Nr.3", Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndryshme si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës, kanë zhvilluar operacionin "Speed", në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen "Nr.3", Sarandë.

U krye arrestimi i tij pasi ditën e djeshme në lagjen "Nr.1", ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

-Më datë 12.03.2018, në lagjen "Nr.1.", ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

-Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

-Më datë 29.03.2018, në lagjen "Nr.3.", ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

-Më datë 03.04.2018, në lagjen "Nr.1.", ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

-Më datë 05.04.2018, në lagjen "Nr.1.", ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Vjedhja".

a.s/dita

Ferrari gabon gjithka, Riccciardo fiton në Kinë

Posted: 15 Apr 2018 01:27 AM PDT

 

Në ditën kur duhej të konfirmohej, Ferrari gaboi gjithçka duke kompromentuar garën në 56 xhiro.

Red Bull fitoi falë strategjisë perfekte.

Që në start Ferrari dha shenja pasigurie, edhe pse Vettel arriti të mbante vendin e parë ndaj Raikkonen, ky i fundit u parakalua pothuaj nga të gjithë ata që kishte mbrapa, përfshi Mercedes dhe Red Bull.

Verstappen bëri më mirë nga makinat austriake, duke parakaluar Hamilton.

Gara mori tjetër rrjedhë pas pit stope-ve të para.

Ferrari i Vettel, që u fut pas Bottas, bëri një shërbim të ngadaltë dhe Bottas mori kryesimin e garës.

Një aksident në xhiron e 30 mes dy makinave Toro Rosso i dha mundësinë Red Bullit të kryejë një pit stop të shpejtë, me të dyja makinat dhe gomat me shiritin e verdhë funksionuan.

Verstappen dukej sikur fluturonte dhe tentoi të parakalonte sërish Hamilton, por ai e shtyu jashtë piste. Përfitoi Ricciardo, i cili e sulmoi shpejt britanikun dhe falë edhe gomave parakaloui edhe Vettel e Bottas, duke marrë kryesimin.

Dy xhiro më vonë, Verstappen godet Vettel që ishte në vendin e tretë dhe përfiton Raikkonen, që ngjitet në atë pozicion, ndërsa Vettel zbret në vendin e 7. Penalitet me 10 sekonda për Verstappen në fund të garës.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen.

Hamilton e mbylli në vendin e pestë, ndërsa Vettel në vendin e 8, i parakaluar edhe nga Alonso.

a.s/dita

Jo vetëm Pazari i Ri. Nis rehabilitimi edhe i rrugicave të Rrugës “Qemal Stafa”

Posted: 15 Apr 2018 01:12 AM PDT

 

Pas transformimit të Pazarit të Ri, ka nisur puna edhe për rikonstruksionin e të gjitha rrugicave lidhëse përreth tij.

Me makinë apo në këmbë, tashmë rruga nuk do të jetë më problem si për banorët të cilët jetojnë në një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit, ashtu edhe për vizitorët.

Të lëna në harresë dhe pa parë asnjë ndërhyrje për shumë vite, tashmë krahas punimeve nëntokësore, është bërë edhe asfaltimi i tyre duke eliminuar gropat e shumta që ishin hapur dhe që sa herë binte shi, ktheheshin në pellgje me ujë.

Gjatë këtyre tre viteve të fundit, Bashkia ka rehabilituar dhe rikualifikuar 50 blloqe banimi në vit.

Teksa ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj ka siguruar se është çështje kohe prezenca në çdo lagje me investime.

a.s/dita

Peshku në det… negociatat ende në tigan

Posted: 15 Apr 2018 01:08 AM PDT

Industria e përpunimit të peshkut po njeh rritje vit pas viti dhe jep një kontribut të rëndësishëm në punësim. Potenciali i zgjerimit të kësaj industrie, nisur prej disa faktorëve është i lartë, mirëpo po pengohet për shkak të kufizimit në kuotat e eksportit.

Qeveria po përpiqet të nxisë sektorin nëpërmjet subvencioneve, ndërsa presin që BE t'iu hapë dritën jeshile negociatave…

Nga Ledina Loga – Monitor

 Helidon Rruga prej pak muajsh ka diversifikuar portofolin e produkteve që prodhon, duke u bërë pjese e tregut të açugeve. Potenciali i këtij tregu është i madh, por problemi vazhdon të mbetet i njejtë, kufizimi në kuotat e eksportit. Helidoni, administrator i kompanisë Coral, ndër më të mëdhatë në treg, tregon se kuotat e eksportit të këtij produkti prej 1600 ton në vit, mbarojnë që në shtator. Megjithëse u fol se kuotat e eksportit do të rinegocioheshin, aktorët e tregut thonë se ende nuk është bërë asgjë. Pas plotësimit të kuotave, ata mund të eksportojnë vetëm produkt gjysmë të gatshëm, në të kundërt duhet të paguajnë 25% të vlerës së eksportit.

Vitet e fundit industria e përpunimit aktiv të peshkut ka njohur rritje të vazhdueshme, veçanërisht e kompanive që merren me eksportet e açugeve, sardeleve dhe karkalecave, kjo gjë e dukshme edhe nga pasqyrat financiare të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Eksportet në 2017-n përllogariten rreth 85 milionë euro për të gjithë industrinë, ndërsa vetëm për açugen 39 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë janë 8 kompani që merren me eksportin e këtij peshku. Një ndër to është edhe Mare Adriatica, fabrikë që operon që në fillim të viteve '90. Numri i të punësuarve është 400, nga rreth 2800 që numëron e gjithë industria. Për Mark Babanin kërkesa për qeverinë është e njëjtë, negocimi i kuotave. Kufizimi në vetëm 1600 tonë eksporte pa tarifë, nuk po e lejon që të zgjerojë aktivitetin e tij dhe plani për të hapur një fabrikë të dytë ka mbetur pezull.

Tregu i kompanive që merren me tregtimin e açugeve

Në vitin 2016, qarkullimi vjetor i kompanive që merren me ndër të tjera edhe me eksportin e produkteve të përpunuara të peshkut ishte 3.8 miliardë lekë, nga 3.1 miliardë lekë që ishte një vit më parë. Të ardhurat vjetore të tetë kompanive u rriten me 20%. Ndërsa fitimet e kompanive në 2016-n u rriten me 29 për qind.Për sa i përket peshës së tregut të 8 kompanive që merren edhe me eksportimin e açugeve, Coral ka rreth 46% të tregut, me një qarkullim prej 1.7 miliardë lekësh në 2016-n.

Kompania e dytë sipas peshës është Rozafa, e cila kishte një qarkullim vjetor në 2016-n prej 653 milionë lekë, apo 17% të tregut.

Kompania e tretë me peshë më të lartë në treg është Mare Adriatika, e cila ka një qarkullim 584 milionë lekësh, apo 15% të tregut.

Kompania e katërt është Euro-Fish, me 8% të tregut. Qarkullimi vjetor ishte 301 milionë lekë dhe krahasuar me një vit më parë të ardhurat nga aktiviteti i shfrytëzimit u rritën me 10%.

Katër kompanitë e tjera kanë një qarkullim më të ulët. Kiara-fish edhe Konservin Adriatik përgjigjen për 6% të tregut me një qarkullin vjetor gjatë 2016-s, përkatësisht 72 dhe 149 milionë lekë. Ndërsa dy kompanitë e tjera, Fenxi I.C dhe Poesidon raportuan të ardhura më të ulëta nga aktiviteti i shfrytëzimit krahasuar me një vit më parë. Megjithatë gjatë 2016-s, të gjitha kompanitë e sipër pëmendura kanë raportuar fitim në pasqyrat financiare të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Kapaciteti i industrisë vendase

E gjithë industria e përpunimit të produkteve të detit numëron rreth 4000 të punësuar, ndërsa punëtorët që janë të lidhur me përpunimin e açugeve llogariten të jenë 2800. Aktualisht sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, kjo industri eksporton rreth 6000 mijë tonë produkt të përpunuar. Prej tyre rreth 3500 tonë janë karkaleca. Ndërsa açuget përgjigjen për pjesën tjetër. Prej tyre 1600 ton, sa ç'është edhe kuota e lejuar e eksportit drejt vendeve të BE-së pa tarifë, shkon si produkt i gatshëm, me etiketë "Made in Albania". Pjesa tjetër, prej 900 tonë shkon si produkt gjysmë i gatshëm. Në rast se do të shkonte si produkt final, do të tarifohej me 25% të vlerës së produktit. Kompanitë shqiptare deklarojnë se kapacitetet e tyre për të prodhuar produkt të gatshëm janë më të larta.

Problemi i kuotave

Në kuadër të marrëveshjes tregtare me BE-në, industria shqiptare e përpunimit të peshkut mund të eksportojë drejt Europës rreth 1600 tonë peshk të përpunuar, açuge të konservuar. Për shkak të zgjerimit të kësaj industrie, në vitin 2015, kuotat e eksportit u përmbushën që në tetor, ndërsa në 2016-n që në gusht. Pas plotësimit të kuotave, produktet taksohen me 25% të vlerës. Për një dërgesë në vlerën 200 mijë euro, eksportuesit shqiptar do t'i kushtojë 50 mijë euro taksa doganore. Momentalisht ato kanë operuar duke importuar produkt gjysmë të gatshëm, por me ligjet e reja europiane, çdo kategori produkti do të taksohet.

Kërkesa e industrialistëve shqiptarë është zgjerimi i kuotave me BE-në deri në 4000 tonë-4500 tonë. Aktualisht, industria operon me dy kategori produkti; produkt gjysmë i gatshëm, i cili shërben si lëndë e parë për prodhuesit europianë dhe produkt përfundimtar, të cilat janë konservat me peshkun açuge. Ky ngërç është krijuar, pasi në treg janë zgjeruar dhe kompanitë që funksionojnë si fason, pra përpunojnë lëndën e parë për llogari të industrialistëve europianë, kryesisht italianë, dhe taksohen vetëm mbi vlerën e punës.

Zgjidhja që japin industrialistët në këtë rast është ndarja e tyre në kategori, në produkt shqiptar dhe produkt i huaj, i cili në Shqipëri ka të shtuar vetëm vlerën e punës.

Në bazë të këtij regjimi, importohet peshk i papërpunuar, kryesisht nga Kroacia dhe Italia, përpunohet dhe ambalazhohet në Shqipëri dhe eksportohet në BE.

Negocimi i kuotave, hapa para

Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Roland Kristo, tha për Monitor se negociatat me Bashkimin Europian për rritjen e kuotave për disa kategori produktesh kanë avancuar dhe se shumë shpejt mund të hapet drita jeshile nga BE-ja.

Në fund të dhjetorit Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, kërkoi në rrugë zyrtare mbështetje për sektorin e peshkimit në një letër drejtuar komisionerit të BE-së për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, Kamenu Vella.

Në letrën drejtuar Komisionit Europian, Ministri vinte theksin se Shqipëria është në fazën e zbatimit të Strategjisë për Peshkimin 2016-2021, e cila është hartuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe kërkonte zyrtarisht rritjen e kuotave.

Çështja e kuotave të eksportit për produkte të caktuara të peshkimit është vendimtare, shtron ministri në letrën e nisur në 29 dhjetor.

Shqipëria aktualisht ka kuota të eksportit për açugeve të përgatitura ose të ruajtura në 1600 tonë dhe mbi këtë kuotë deri në tarifën doganore prej 25%, shtron ministri në letër. Ndërsa kapacitetit shqiptar i përpunimit shkon deri në 4000-4500 ton në vit dhe përfshin mbi 2800 punonjës. Ministri shprehet se kjo është një pengesë për industrinë tonë të përpunimit e cila ka investuar deri më tani rreth 39 milionë euro.

Heqja e kuotave të eksportit për açugeve të përgatitura ose të ruajtura dhe sardelet do të mbështesë rritjen ekonomike dhe punësimin në vend.

Në përgjigje të kërkesës zyrtare të palës shqiptare, komisioneri i Bashkimi Europian, Karmenu Vella shprehet i gatshëm për liberalizimin e kuotave.

"Sa i përket çështjeve të tarifave në peshkimin me origjinë nga Shqipëria, e kuptoj se Shqipëria po shfrytëzon plotësisht kuotën tarifore për bregun e detit. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të diskutojmë opsionet për liberalizim më të madh, siç parashikohet në Artikullin 29 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nëpërmjet krijimit institucional të asaj marrëveshjeje".

Megjithatë, negocimi i kuotave të açuges sjell ndryshime pozitash në tregje, dhe në rast se BE-ja vendos që rrisë kuotat, do të kërkojë diçka në këmbim nga tregu i Shqipërisë. Sipas ekspertëve problemi i BE-së për liberalizimin e kuotave qëndron tek fakti se në pjesën më të madhe kompanitë shqiptare përpunojnë produkt me origjinë jo-shqiptare (kryesisht nga BE-ja). Për shkak të krahut shumë të lirë të punës, grumbulluesit e peshkut në Europë sjellin peshkun për përpunim në Shqipëri, duke dis-favorizuar industritë vendase të Bashkimit Europian.

Rritja e punësimit nëpërmjet subvencionit

Sipas zëvendës ministrit të Bujqësisë, nëpërmjet subvencionit të açugeve të grumbulluar në Shqipëri, pritet që të rritet punësimi së paku me 250 persona. Qeveria ka vendosur që të subvencionojë me 20 lekë për kg për një sasi deri në 2000 tonë açuge e freskët.

Nga përllogaritjet sasia prej 2000 tonësh açuge e papërpunuar, përkthehet në sasi në rreth 600 tonë açuge të përpunuar.

"Për këtë sasi të subvencionuar, do të angazhohen në industri së paku 250 të punësuar, tha zv ministri Kristo.

Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port, do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksporti.

Objektivi i qeverisë në katër vite do të ndërtohen markatat moderne të peshkut në Shëngjin, Vlorë e Sarandë dhe objektivi i qeverisë është: dyfishimi i vlerës së eksporteve nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021.

Flota e varfër detare

Mijëra vjet më parë, anijet Liburne ishin kthyer në legjende në të gjithë Mesdheun për shpejtësinë dhe madhështinë e tyre. Këto anije u krijuan nga fisi ilir i Liburnëve si anije për peshkim, dhe shumë shpejt do të pushtonin Mesdheun, duke u përdorur nga peshkimi, tregtia, luftërat dhe pirateria.

Mirëpo ditët e sotme shkëlqimi i dikurshëm i atyre anijeve, është zëvendësuar nga "anijet plaka" që vegjetojnë në portet shqiptare. Ekspertët e kësaj industrie tregojnë për Monitor se flota detare, veçanërisht e anijeve për peshkim, lenë shumë për të dëshiruar. Pjesa më e madhe e tyre janë të vjetra dhe jo-funksionale. Kjo gjë vërtetohet edhe nga sasitë e mëdha të lëndës së parë që kompanitë shqiptare duhet ta marrin nga grumbulluesit europianë.

Në total numërohen në vend 572 anije në Shqipëri, ku pjesa më e madhe janë të përqendruara në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Prej tyre, 370 mjete janë peshkarexha, apo 65% e totalit.

Përqendrimi më i lartë i peshkarexhave është në Vlorë me 127, ndërsa Durrësi ka 101 të tilla. Më pas renditet porti i Shëngjinin me 32 dhe Himara me 9. I gjithë peshku që përpunohet aktualisht në Shqipëri vjen nga Kroacia, Greqia dhe pak nga vende të tilla si Maroku, Argjentina. Shqipëria sot importon 50-55% të të gjithë sardeleve dhe açuegeve në Kroaci, duke shërbyer si një mbështetje e madhe për peshkimin e këtij vendi. Më shumë se 80% e lëndës së parë për industrinë shqiptare të konservave importohet pikërisht nga shteti kroat. Fakti që vende që lagen nga të njëjtat dete që lagin edhe Shqipërinë (deti Jon dhe Adriatik) furnizojnë rreth 90% të lëndës së parë, është i mjaftueshëm, sipas operatorëve, për të konkluduar se edhe Shqipëria ka potenciale shumë të mëdha të pashfrytëzuara në këtë fushë.

Peshkimi nga subvencioni për açugen te sistemet e monitorimit të anijes

Deri në vitin 2021, objektivi i shpallur i qeverisë është që eksportet e industrisë së peshkut të arrijnë në nivelin 150 milionë euro sipas Strategjisë së Peshkimit 2016-2021. Sektori i peshkimit, të paktën sipas shifrave të dhëna nga qeveria, solli në ekonominë shqiptare 85 milionë euro në 2017, të ardhura nga eksportet.

Në mbështetje të sektorit të peshkimit është menduar që përmes skemës kombëtare të jepet një shtysë. Kjo lidhet që nga nxitja e volumit të peshkut që nxirret nga deti e deri tek marrja e standardeve.

Konkretisht është menduar që për ambientet e grumbullimit dhe ruajtës frigoriferike prodhime peshkore (përfshirë dhe akuakulturën), të jepen jo më shumë se 20 milionë lekë për një subjekt. Për linjat e filetimit, tharjes, tymosjes së produkteve peshkore nga liqenet të jepen jo më shumë se 3 milionë lekë nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit.

"Për standardet IFS (Standardi Ndërkombëtar i Ushqimit), BRC (Konsorciumi Britanik i Shitjes me Pakicë) dhe/ose FS (Miqtë e Detit) në stabilimentet e përpunimit të prodhimeve peshkore në masën 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 325 mijë lekë për standard për produkt" – thuhet në udhëzuesin e ministrisë. Një tjetër mbështetje është parashikuar për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet MTU (Njësi Transmetuese të Sinjalit) të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit. Kjo mbështetje është parashikuar deri në 85 mijë lekë për njësi sipas faturës tatimore.

Po kështu është menduar që deri në 70% të vlerës, por jo më shumë se 20 milionë lekë të jenë mbështetje për instalimin e bankinave lundruese prej betoni, nga Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit. Në vlerën 20 lekë/kg është menduar të jetë subvencionimi për açuge dhe sardele të peshkuara, për anijet e peshkimit. "Pagesa të kryhet kundrejt sasive të tregtuara në stabilimentet shqiptare të përpunimit të këtyre produkteve, të vërtetuara me fatura tatimore përfshirë vlerën e TVSH, por jo më shumë se 2 mijë tonë në total", – thuhet në udhëzuesin e Ministrisë.

Vlera e shtuar e açuges

Bizneset në sektorin e peshkimit u shprehën se Shqipëria duhet të shkojë drejt përpunimit dhe jo të jetë fason në sektor. Sipas një përllogaritje të tyre për çdo një kilogram açuge që ka një vlerë 1 euro dhe subvencionohet, vlera e shtuar pas përpunimit shkon në 12 euro. Nga ana e tyre ata propozuan menaxhimin e porteve nga privati përmes partneritetit-publik privat duke sjellë në vëmendje rastin e Shkodrës si një model suksesi. "Rasti i Shkodrës është një model suksesi pasi menaxhimi, dhënia e licencave dhe kontrolli bëhet nga privati. Duhet të nxisni kooperativat e kësaj natyre dhe partneritetet se kjo do të ulte dhe informalitetin. Janë një numër i konsiderueshëm që operojnë në informalitet dhe krijojnë dëme të pariparueshme për bregun dhe detin" tha njëri prej përfaqësuesve nga sektori i peshkimit.

a.s/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more