Skip to main content

“Malaga 1-2 Real: Notat e lojtarëve, Isco më i miri” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Malaga 1-2 Real: Notat e lojtarëve, Isco më i miri” plus 9 more Telegrafi Futboll


Malaga 1-2 Real: Notat e lojtarëve, Isco më i miri

Posted: 15 Apr 2018 02:38 PM PDT

Real Madridi fitoi ndaj Malagas me rezultat 1-2 në La Liga.

Golat për Los Blancos i shënuan Isco dhe Casemiro, ndërsa lojtari i ndeshjes ishte spanjolli.

Isco përveç paraqitjes së mirë dhe golit, ai arriti të asistoi te goli tjetër në këtë takim.

Isco në momentine golit nga gjuajta e lirë (Foto: Getty Images)

Përveç Casemiros, me notë të lartë te Reali i vlerësuan edhe Sergio Ramos e Theo Hernandez.

Më i miri te Malaga ishte golashënuesi Diego Rolan.

Më i dobëti ishte mbrojtësi i Los Blancos, Jesus Vallejo, i cili edhe gaboi te goli i Malagas, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat:

Malaga:

Real Madrid:

/Telegrafi/

The post Malaga 1-2 Real: Notat e lojtarëve, Isco më i miri appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Lazio 0-0 Roma, Immobile merr notën më të ulët

Posted: 15 Apr 2018 02:20 PM PDT

‘Derby della Capitale’ ndërmjet Lazios dhe Romës nuk ka prodhuar fitues, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Ishte një ndeshje e baraspeshuar, prandaj edhe vlerësimi mesatar i Biancocelestëve (6.60) ishte i përafërt me atë të Giallorossëve (6.75).

Vlerësimin më të ulët te Lazio e ka marrë sulmuesi Ciro Immobile (5.9), i cili nuk arriti të tregohej i rrezikshëm, ndërsa Luis Felipe ka marrë notën më të lartë (7.2).

Lazio dhe Roma luajnë pa gola në derbi Lazio dhe Roma luajnë pa gola në derbi

Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili e mbajti portën të paprekur është vlerësuar me notën 6.6, duke qenë se nuk pati edhe shumë punë për të bërë.

Federico Fazio (7.9) ka marrë notën më të lartë te Roma që njëherësh është edhe vlerësimi më i lartë në ndeshje.

Notën më të ulët te skuadra verdhekuqe e ka marrë Patrik Schick (6.2).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Lazios (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Lazio 0-0 Roma, Immobile merr notën më të ulët appeared first on Telegrafi.

PSG shkatërron Monacon dhe i hakmerret duke fituar titullin e Ligue 1

Posted: 15 Apr 2018 02:06 PM PDT

Paris Saint Germain fitoi ndaj Monacos me rezultat 7-1 në Ligue 1.

Me këtë rast klubi nga Parisi fitoi kampioantin, duke iu hakmarrë kuqebardhëve për titullin e fituar në sezonin e kaluar.

Festivalin e golave për vendasit e filloi Giovani Lo Celso (15), dy minuta më vonë shënoi Edinson Cavani (17′) dhe pastaj Angel Di Maria (20′).

Lo Celso shënoi edhe një herë në minutën e 27-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Rony Lopes në minutën e 38-të.

(Foto: Paris Saint-Germain/Twitter)

Golat nuk munguan edhe në pjesën e dytë, Di Maria në minutën e 58-të, Radamel Falcao autogol në minutën e 76-të dhe në fund Jualian Draxler (86′).

PSG bëhet kampione e Ligue 1 me 87 pikë, 17 më shumë se Monaco në vendin e dytë. Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Bordeaux, kurse Monaco kundër Guingamp.

Ky ishte titulli i shtatë në histori të klubit, i pesti në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/

The post PSG shkatërron Monacon dhe i hakmerret duke fituar titullin e Ligue 1 appeared first on Telegrafi.

Reali fiton ndaj Malagas pa lojtarët kryesorë

Posted: 15 Apr 2018 01:39 PM PDT

Ashtu edhe siç pritje, Real Madridi arriti fitore si mysafir i Malagas në La Liga me rezultat 1-2.

Edhe pse trajneri Zinedine Zidane kishte pushuar lojtarët kryesorë, Los Blancos fituan pa ndonjë problem.

Pas disa shanseve, Reali arriti të shënojë me anë të Iscos në minutën e 29-të, ku spanjolli shënoi nga gjuajta e lirë.

Isco në momentin e golit nga gjuajta e lirë (Foto: Getty Images)

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe goli i vetëm u shënua nga Casemiro në minutën e 63-të pas asistimit nga Isco. Në minutat shtesë sa për statistika për vendasit shënoi edhe Diego Rolan.

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë me 67 pikë, katër më pak se Atletioco dhe 15-të se Barcelona.

Mateo Kovacic gjatë një aksioni ndaj Malagas (Foto: Getty Images)

Malaga vazhdon e fundit në La Liga me 17, duke u pajtuar kështu me rënien nga liga elitare spanjolle.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Madridi është ndaj Athletic Bilbaos, kurse Malaga udhëton te Levante.

Por, vlen të theksohet se gjithë fokusi i Real Madridit është Liga e Kampionëve dhe ndeshja në gjysmëfinale ndaj Bayern Munichut. /Telegrafi/

The post Reali fiton ndaj Malagas pa lojtarët kryesorë appeared first on Telegrafi.

Lazio dhe Roma luajnë pa gola në derbi

Posted: 15 Apr 2018 01:38 PM PDT

Ka përfunduar pa gola derbi i kryeqyteti italian, ndërmjet Lazios dhe Romës, i vlefshëm për javën e 32-të në Serie A.

Bruno Peres pati një prej rasteve më të mira në gjysmën e parë të takimit në Stadio Olimpico duke arritur ta godasë shtyllën.

Koreografia e Lazios (Foto: Getty Images)

Skuadrat u treguan të vëmendshme edhe në pjesën e dytë, me ç’rast munguan golat, ndërsa ky është një lajm i mirë edhe për portierin shqiptar, Thomas Strakosha, i cili e mbajti portën të paprekur.

Në minutat shtesë, Edin Dzeko e goditi shtyllën transversale, ndërsa menjëherë pas, një tjetër goditje e tij shkoi shumë pranë portës.

Duhet theksuar se në minutën e 80-të, Lazio mbeti me një futbollist më pak, pasi Stefan Radu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Koreografia e Romës (Foto: Getty Images)

Pas këtij barazimi, Roma dhe Lazio mbajnë pozitat tre dhe katër, respektivisht, me pikë të barabarta (nga 61).

Interi që synon një vend në Ligën e Kampionëve është në pozitën e pestë në tabelë me një pikë më pak.

(Foto: Getty Images)

Roma është nikoqir i Genoas në xhiron e ardhshme, kurse Lazio është mysafir i Fiorentinas. /Telegrafi/

The post Lazio dhe Roma luajnë pa gola në derbi appeared first on Telegrafi.

Neymar kthehet të flas ‘incidentin’ me Cavanin: Kishte tensione, por tani çdo gjë është zgjidhur

Posted: 15 Apr 2018 01:05 PM PDT

Pesë muaj pas zënkës së famshme mes Neymarit dhe Edinson Cavanit në fushë, braziliani është kthyer të flas rreth kësaj teme.

E gjitha kjo ishte bërë për penalltitë, Neymar dëshironte që përveç gjuajtjeve të lira të gjuante edhe njëmbëdhjetëmetërshat dhe kjo nuk i kishte pëlqyer yllit uruguaian.

Dyshja kishin debatuar në fushë, por pastaj pas ndërhyrjes së klubit, ata janë ulur dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Bashkëlojtar te PSG, por jo me Përfaqësueset e tyre (Foto: Getty Images)

“Njerëzit folën rreth kësaj teme më shumë se që realisht ishte ajo, edhe pse është e vërtetë se mes meje dhe Cavanit kishte tensione dhe frustrim”, ka thënë Neymar për TV Globo.

“Por, ne e kemi zgjedhur këtë shpejt”.

“Tre ditë pas ndodhisë ne jemi ulur dhe kemi folur. Duhet ta zgjidhnim si çështje personale dhe pa përfshirë të tjerët”.

Cavani vs Neymar: Shtatë momentet kur bashkëlojtarët diskutuan në fushë për një penallti (Video) Cavani vs Neymar: Shtatë momentet kur bashkëlojtarët diskutuan në fushë për një penallti (Video)

“Mediat e ekzagjeruan për shkak të shitjeve, por ata flasin gjëra që nuk duhet dhe kjo ndikon në përqendrimin tuaj”, shtoi ylli i PSG-së.

Aktualisht Neymar është duke u shënuar nga lëndimi në nyje dhe shputë, sezoni për atë ka përfunduar, por shpesa është që të jetë gati për Kampionatin Botëror me Brazilin. /Telegrafi/

The post Neymar kthehet të flas ‘incidentin’ me Cavanin: Kishte tensione, por tani çdo gjë është zgjidhur appeared first on Telegrafi.

Gjashtë transferimet që Guardiola i dëshiron në sezonin e ardhshëm te Man City

Posted: 15 Apr 2018 12:38 PM PDT

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Liverpoolit, pavarësisht se kanë fituar titullin në Ligën Premier, Pep Guardiola, tashmë ka filluar të mendojë për tregun e transferimeve.

Spanjolli dëshiron ende përforcime pasi qëllimi i tij është triumfi në garën më të madhe për klube.

Pep është fokusuar kryesisht në qendër mesfushorët dhe lojtarët me tipare sulmuese, ai tashmë ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarësh sipas The Sun.

Jorginho gjatë ndeshjes kundër Spalit në Stadio San Paolo (Foto: Getty Images)

I pari është mesfushori mbrojtës i Napolit, Jorginho, pastaj Julian Weigl i Borussia Dortmundit dhe Eder Militao i Sao Paulos.

Në sulm, Thomas Lemar i Monacos dhe Riyad Mahrez i Leicesterit janë dy kërkesat për krahët e sulmit.

Thomas Lemar në ndeshjen kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve më 3 maj 2017 (Foto: Getty Images)

Ndërsa i riu i Bayern Leverkusenit, Leon Bailey, është gjithashtu në listë, për të zëvendësuar kohë pas kohe dyshen Sergio Aguero – Gabriel Jesus.

Man City ishte thjesht i pakonkurrencë në sezonin 2017/18 në Ligën Premier dhe në rast se përforcohet ende, me siguri kështu do të jetë edhe në sezonin e ri. /Telegrafi/

The post Gjashtë transferimet që Guardiola i dëshiron në sezonin e ardhshëm te Man City appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Juventus 3-0 Sampdoria, fantastik Douglas Costa

Posted: 15 Apr 2018 12:10 PM PDT

Juventusi ka regjistruar fitore bindëse përballë Sampdorias në ndeshjen e javës së 32-të në Serie A që u zhvillua në Allianz Stadium.

Nikoqirët ishin shumë më të mirë (7.32) se mysafirët (6.22), prandaj kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë.

Juve mposht Sampdorian dhe i afrohet më shumë titullit Juve mposht Sampdorian dhe i afrohet më shumë titullit

Futbollisti më i mirë në fushë ishte Douglas Costa (9.0), i cili u inkuadrua nga banka rezervë për të qenë arkitekti i të tre golave.

(Foto: Getty Images)

Golashënuesit Sami Khedira (7.9), Mario Mandzukic (7.7) dhe Benedikt Hoewedes (7.7), janë vlerësuar po ashtu me nota të larta.

Notat e lojtarëve mysafirë ishin kryesisht të ulëta, ndërsa portieri Emiliano Viviano (5.3), i cili pranoi tre gola, ka marrë notën më të ulët.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Juventus 3-0 Sampdoria, fantastik Douglas Costa appeared first on Telegrafi.

Man Utd 0-1 WBA, notat e lojtarëve

Posted: 15 Apr 2018 11:53 AM PDT

Manchester Unitedi është mundur nga West Bromwich Albion me rezultat 0-1 në Old Trafford.

Golin e vetëm në takim e shënoi Jay Rodriguez në minutën e 73-të dhe anglezi ishte lojtari i ndeshjes.

Momenti kur Jay Rodriguez shënoi golin e fitores ndaj Man Utd (Foto: Getty Images)

Por, për mysafirët paraqitje të mirë bëri edhe Ben Foster.

Te Man Utd më të mirë ishin Paul Pobga dhe Chis Smalling e David de Gea.

Antonio Valencia dhe Nemanja Matic ishin më të dobëtit nga Djajtë e Kuq, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Man Utd:

WBA:

The post Man Utd 0-1 WBA, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Malaga – Real: Formacionet zyrtare, Zidane pushon disa nga yjet

Posted: 15 Apr 2018 10:54 AM PDT

Se fokusimi i vetëm i Real Madridit është Liga e Kampionëve e tregon edhe ndeshja ndaj Malagas.

Trajneri Zinedine Zidane nuk ka ftuar fare Cristiano Ronaldon, Luka Modric dhe Gareth Bale.

Ndërsa në bankën rezervë ka lënë Toni Kroos dhe Marcelon, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Malaga: Roberto; Rosales, Ricca, Miquel, Torres; Adrian, Iturra, Lacen, Castro; Ideye, Rolan.

Real Madrid: Keylor Navas; Carvajal, Vallejo, Ramos, Theo; Kovacic, Casemiro, Isco; Lucas Vázquez, Asensio, Benzema. /Telegrafi/

The post Malaga – Real: Formacionet zyrtare, Zidane pushon disa nga yjet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more