Skip to main content

“Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre: 40 samite, 40 përpjekje të dështuara” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre: 40 samite, 40 përpjekje të dështuara” plus 1 more Telegrafi Opinione


Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre: 40 samite, 40 përpjekje të dështuara

Posted: 15 Apr 2018 07:57 AM PDT

Liga Arabe (el-Xhamiatu el-Arabije) është liga formale e vendeve arabe të Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Është themeluar me datë 22 mars të vitit 1946, si vazhdimësi dhe adaptim i Protokollit të Aleksandrisë e vitit 1944. Ka gjithsejtë 22 shtete anëtare, me gjithë Sirinë që ishte përjashtuar në vitin 2011. Prej ditës kur është themeluar në vitin 1945, Liga Arabe nuk ka mund të zgjidhë as edhe një problem të vetëm të vendeve anëtare.

Kështu, vendet arabe që janë ndër më të pasurat në botë, të ndara mes vete në mënyrën më të keqe të mundshme, të armiqësuara mes vete deri në skajshmëri, me kufij të paqartë dhe të papranueshëm nga vetë ato, me probleme të mëdha sociale, politike, kulturore e me politika shumë herë antikombëtare e antiislame, ato janë pasqyra më e kthjellët se si nuk duhet të bëhet politikë. Dikur një shoqëri e konsoliduar, një fuqi botërore dhe një pellg dijesh nga më të ndryshmet që rrezatonte anekënd botës, shoqëria arabe sot është e shthurur deri në atë masë sa është bërë shembulli më delikat në gjithë arenën ndërkombëtare.

***

Në vigjilje të Samitit të Ligës Arabe që po mbahet sot me datë 15 prill 2018 në Damhan të Arabisë Saudite, më poshtë kemi skicuar historinë e samiteve që janë mbajt në nivel presidentësh, të ministrave të jashtëm, vendet ku janë mbajt, datat e tyre si dhe rezolutat e dala nga aty që asnjëherë nuk janë vënë në praktikë:

1946, Enshas, Egjipt: Samiti i Parë i Ligës Arabe mbahet në Enshas të Egjiptit. Ishte thirrur nga mbreti i atëhershëm i Egjiptit, Faruku shqiptar (1936-1952). Marrin pjesë shtatë vendet themeluese të Ligës Arabe: Egjipti, Jordania, Arabia Saudite, Jemeni, Iraku, Libani dhe Siria. Kryesorja e thënë në atë samit ishte se Palestina është tokë arabe dhe se zgjidhja e çështjes palestineze i takon arabëve(!)

1956, Bejrut, Liban: Këtë samit e kishte thirr presidenti i atëhershëm i Libanit, Kamil Shemun. Ndodhi kjo për shkak të sulmit tre palësh, Britani, Francë dhe Izrael mbi Egjiptin dhe Gazën e Palestinës. Morën pjesë nëntë vende arabe në nivel presidentësh. Rezoluta e samitit njeh të drejtën e Egjiptit për t'u mbrojtur me luftë nga tri shtetet e lartpërmendura që e kishin pushtuar.

1964, Kajro, Egjipt: Ky samit ishte thirrur nga presidenti i Egjiptit, Xheal Abdu Naser. Konsiderohet samiti i parë nga ku del një rezolutë e plotfuqishme. Fjala ishte për pëlqimin gjitharab për ta luftuar Izraelin që kishte një mori tokash arabe.

1965, Kazablanka, Marok – pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1967, Hartum, Sudan: Ky samit u mbajt pas disfatës së vendeve arabe në luftë me Izraelin.

1969, Rabat, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1970, Kajro, Egjipt: Është samiti i parë i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe. Mblidhet pas përleshjeve ushtarake mes palestinezëve në Jordani dhe forcave të armatosura të mbretërisë së Jordanisë. Ngjarje është e njohur si "Ditët e zeza të shtatorit", emërtim ky i masakrës që e kishin kryer forcat e armatosura jordaneze mbi civilët e pafajshëm palestinezë. Samitin e bojkotojnë Siria, Iraku, Algjeria dhe Maroku.

1973, Algjer, Algjeri: Samiti e thërrasin Siria dhe Egjipti pas disfatës së tetorit të vitit 1973 nga Izraeli.

1974, Rabat, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1976, Kajro, Egjipt – pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1978, Bagdad, Irak: Ky samit mbahet pas përpjekjeve për një paqe mes Egjiptit dhe Izraelit. Në rezolutën e samitit ishte shkruar që të prishet marrëveshja e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit, i ishte vënë embargo Egjiptit, ishin tërhequr zyrat e Ligës Arabe nga Kajro dhe ishte dëbuar Egjipti nga Liga Arabe.

1979, Tunis, Tunizi – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1980, Amman, Jordani – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1982, Fas, Maroko: Është samiti i dytë i jashtëzakonshëm i Ligës. Rezoluta e këtij samiti bie vendim të njihet Izraeli, të vazhdohet procesi i paqes me Izraelin dhe ishte kërkuar nga Izraeli të tërhiqet nga të gjitha vendet e pushtuara palestineze.

1985, Fes, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1987, Aman, Jordani – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1988, Algjer, Algjeri – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1989, Kazablanka, Marok – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

1990, Bagdad, Irak: Ky samit ishte thirr me kërkesë të presidentit të atëhershëm të Irakut, Sadam Husein. Samitin e bojkotojnë Libani dhe Siria. Rezoluta e samitit kishte përshëndetur bashkimin e Jemenit, kishte mbështetur vazhdimin e intifadës palestineze dhe kishte dënuar vendimin e Kongresit Amerikan për njohjen e Kudsit për kryeqytet të Izraelit. Rezoluta gjithashtu i kishte njohur të drejtën Irakut të posedojë gjithë teknologjinë e mundshme ushtarake.

1990, Kajro, Egjipt: Ky Samit vjen menjëherë pas pushtimit të Irakut që i bënë Kuvajtit. Rezoluta kishte paraparë që vendet arabe të dërgojnë forca të armatosura në Kuvajt.

1996, Kajro, Egjipt – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2000, Kajro, Egjipt: Njihet si samiti i Mesxhidul Aksasë. Është mbledhur pasi kryeministri i atëhershëm i Izraelit, Ariel Sharon kishte hyrë në Mesxhidul Aksa dhe kishte ofenduar me fjalimin e tij të gjithë myslimanët e botës. Në këtë samit ishte vendosur themelimi i një buxheti nën emrin "Intifada e Kudsit".

2001, Amman, Jordani – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2002, Bejrut, Liban: Ky samit ishte mbajtur si kërkesë e mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah, ibn Abdul Aziz. Rezoluta njeh Palestinën për shtet të pavarur brenda kufijve të vitit 1967, me kryeqytet Kudsi Sherifin. Gjithashtu, rezoluta kishte përmbledhur çështjen e kthimit të palestinezëve që dëbuar nga tokat e tyre, tërheqjen e Izraelit nga rrafshnalta e Golanit, e si kompensim, të gjitha vendet arabe ta njohin Izraelin.

2003, Sharmi Shejh, Egjipt: Vjen pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-ve dhe aleatëve në Irak. Rezoluta bënë thirrje për ruajtjen territoriale të Irakut.

2004, Tunis, Tunizi – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2005, Algjer, Algjeri: Ky samit obligon vendet arabe të ndërmarrin hapat e nevojshëm që të detyrojnë Sirinë të tërhiqet nga Libani.

2006, Hartum, Sudan – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2007, Riad, Arabia Saudite – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2008, Damask, Siri: Samiti mbahet për t'i bërë thirrje Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Iranit që të ulen në bisedime për të zgjidhur problemin e ishujve, Kutbu Sugra, Kuztbu Kubra dhe Ebu Musa.

2009, Doha, Katar – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2010, Sirte, Libi – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2012, Bagdad, Irak: Ky samit mbahet pas fillimit të revolucioneve nëpër disa vende arabe që kishin filluar në vitin 2010.

2013, Doha, Katar – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2014, Kuvajt, Kuvajt – pa rezolutë dhe pa ndonjë përfundim që vlen të theksohet.

2015, Sharmi Shejh, Egjipt: Në këtë samit bisedohet për çështjen palestineze, krizat në Siri, Jemen, Libi dhe për lëvizjet ushtarake të Iranit në Lindje të Mesme.

2016, Nuvakshut, Mauritani: Samiti i Mauritanisë ripërsërit nevojën për tu ballafaquar me sfidat që po kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendeve arabe, nevojën për interesimin e vazhdueshëm rreth çështjes palestineze, dhe për përfundimin e pushtimit të tokave palestineze nga ana e Izraelit. Ky samit i bënë thirrje popullit të Libisë të vazhdojnë punën për konsolidimin e shtetit, për luftën kundër terrorizmit si dhe mbështet dhe njeh për të ligjshëm kryetarit e Jemenit, Abdu Rabu Mensur Hadi.

2017, Deti Vdekur, Jordani: Doli me një rezolutë rutinore rreth çështjes palestineze, rreth luftës kundër terrorizmit, kërcënimet iraniane dhe rreth disa çështjeve që kanë të bëjnë me çështje të brendshme të vendeve arabe.

2018 (15 prill, sot), Damhan, Arabia Saudite…!

The post Liga Arabe e 356 milionë arabëve dhe një mal çështje të pazgjidhura të tyre: 40 samite, 40 përpjekje të dështuara appeared first on Telegrafi.

Lufta e re e ftohtë po gatuhet në Siri

Posted: 15 Apr 2018 07:46 AM PDT

Dmitri Trenin

António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, së fundmi tha se Lufta e Ftohtë ishte kthyer me një hakmarrje, por edhe me një ndryshim. Kjo është e saktë, por e vonuar gjithashtu. Konfrontimi i ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara filloi në vitin 2014 dhe është intensifikuar që nga ajo kohë, duke kulmuar me sulmet kundër Sirisë, të udhëhequr nga SHBA, për të cilat administrata Trump fajësoi qeverinë siriane dhe aleatët e saj rusë dhe u zotua të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, nëse do të ishte e nevojshme. Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj, nga ana tjetër, se sulmet ishin një "akt agresioni" që do të "kishte një efekt destruktiv në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare".

Konfrontimi i ri midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ka arritur kështu në çastin e parë të "krizës raketore". Mënyra se si do të trajtohet – nëse prodhon një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake midis forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë – do të ketë rëndësi për tërë botën.

Konfrontimi origjinal i Luftës së Ftohtë ishte shumë i ndryshëm nga konfrontimi i sotëm mes Uashingtonit dhe Moskës. Nuk ka më simetri, balancë apo respekt midis palëve. Nuk ka as frikë në rritje për një Armageddon bërthamor, i cili ka efekt paradoksal për ta bërë shumë më të lehtë rrëshqitjen përtej pikës të mos kthimit prapa.

Përgjigja kundër Rusisë, për shumë në Perëndim, është bërë një vazhdimësi e luftës kundër terrorit, me Putinin në rolin e Sadam Huseinit. Kështu, ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia trajtohet si një shtet mashtrues. Në këtë garë shumë të pabarabartë, Shtetet e Bashkuara në thelb kanë përjashtuar mundësinë e një kompromisi strategjik me kundërshtarin e tij të padenjë: Për udhëheqësit e SHBA-së, kompromisi me Rusinë do të thotë të kompromentohet vetvetja. Kjo ngre pragun për Kremlinin në maksimum.

Zyrtarët profesionistë të sigurisë ushtarake dhe asaj kombëtare në Shtetet e Bashkuara ndoshta i kuptojnë rreziqet e situatës shumë më mirë se politikanët dhe udhëheqësit e opinionit publik. Në Siri, dekonfliktimi midis forcave ushtarake amerikane dhe ruse ka funksionuar mjaft me sukses. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus ka pasur kontakte të rregullta, duke përfshirë takime ballë për ballë, me kryetarin e shefave të përbashkët të Shtabit të SHBA, sekretarin e mbrojtjes dhe së shpejti do të takohet me komandantin më të lartë aleat të NATO-s në Evropë. Në fillim të vitit, krerët e agjencive kryesore të inteligjencës të Rusisë – Shërbimi Federal i Sigurisë, Shërbimi Informativ i Huaj dhe Drejtoria Kryesore e Inteligjencës – bënë një vizitë të përbashkët të paparë më parë në Shtetet e Bashkuara.

Nën atmosferën e histerisë dhe shpërthimit të shfrenuar, këto kanale të komunikimit duken shumë më të forta se kanali i famshëm në Uashington midis Robert Kennedy dhe një operuesi të inteligjencës ruse që shërbeu për të transmetuar mesazhe mes John F. Kennedy dhe Nikita Hrushovit. Megjithatë, ndryshe nga Lufta e Ftohtë, e cila kryesisht ishte një luftë me aleatë, konfrontimi i ri është një angazhim më i drejtpërdrejtë. Në fushën e informacionit, ekonomisë dhe financave, politikës dhe kibernetikës, lufta e SHBA-Rusisë është tashmë e drejtpërdrejtë. Në sferën ushtarake, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore po luftojnë në të njëjtin vend, por tani qëllimet dhe strategjitë e tyre janë shumë të ndryshme, nëse nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin. Udhëheqësit ushtarakë në të dyja anët mund të bëjnë shumë për të shmangur incidentet, por ushtrimi i politikës është mbi nivelin e tyre.

Ajo që sapo u parashtrua është skenari më pak i keq: një seri sulmesh amerikane dhe të aleatëve që janë kryesisht simbolike, që synojnë disa objekte ushtarake siriane, por duke kursyer qendrat kryesore të komandës dhe kontrollit dhe duke shmangur çdo objektiv të mundshëm rus – jo vetëm baza ose forcat ruse por edhe personelin rus dhe civilët të cilët janë të përhapur gjerësisht në të gjithë infrastrukturën ushtarake dhe qeveritare siriane. Një sulm i tillë do të dërgonte marrëdhëniet ruso-perëndimore në një pikë të re të ulët dhe do të çonte në më shumë akuza, sanksione dhe kundërsanksione, por kjo nuk do të rrezikonte paqen.

Skenari më i keq, nga ana tjetër, do të bënte pikërisht këtë. Shumë njerëz mund të kenë humbur paralajmërimin nga gjenerali Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, i cili, pak javë përpara sulmit të dyshuar kimik në Douma, pikturoi pikërisht skenarin e një sulmi të ndërlidhur kimik në enklavën e kontrolluar atëherë nga rebelët, i cili në skenarin e tij do të shërbente si një pretekst për sulme masive amerikane kundër udhëheqjes siriane në Damask. Nëse rusët do të jenë në shënjestër në një sulm të tillë, tha Gerasimov, ushtria ruse në rajon do të përgjigjet duke rrëzuar raketat a hedhur dhe duke gjuajtur kundër platformave nga të cilat ato u nisën.

Disa komentues i kanë hedhur poshtë këto paralajmërime si bllof. Ata tregojnë për inferioritetin e qartë të Rusisë në armët konvencionale në krahasim me Shtetet e Bashkuara. Nëse rusët përpiqen të zbatojnë atë që ka përshkruar Gerasimov, vazhdon argumenti, kontigjenti i tyre ushtarak në Siri do të zhdukej në disa minuta, dhe Moska do të duhej të pranonte një humbje poshtëruese, e cila mund të jetë edhe fundi i konceptimit të saj të keq për sfidën ndaj fuqisë dominuese të Amerikës. Ndoshta. Por ka një shans që konflikti rajonal nuk do të mund të ndalej atje dhe në vend të kësaj të përshkallëzohej në një nivel tërësisht të ndryshëm.

Edhe nëse përplasja e tanishme në Siri nuk do të çojë në skenarin më të keq, situata midis SHBA-Rusisë do të mbetet jo vetëm e tmerrshme por në thelb e pashpresë për të ardhmen e pacaktuar. Qasja e Amerikës ndaj Rusisë ka të ngjarë të përbëhet nga një rritje metodike e presionit mbi të në fusha të shumëfishta – duke pritur që në një moment presioni do të bëhet i padurueshëm për Moskën. Kremlini, nga ana e tij, është i bindur se nuk do të dorëzohet, duke ditur se kundërshtari do të jetë i pamëshirshëm edhe pas fitores së tij.

Rezultati, për momentin, është i hapur. Ajo që është e qartë është se testimet periodike të vullnetit dhe zgjidhjes do të vazhdojnë të çojnë në krizat ndërkombëtare, qoftë në Siri, Ukrainë apo gjetkë. Politikëbërësit duhet të mësojnë nga vartësit e tyre ushtarakë: Ata duhet të mbajnë mendjet e tyre të qetë dhe të mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre, të synuara dhe të paqëllimta. Lejimi i konfrontimit të ri amerikano-rus ka më shumë gjasa për të çuar në një përplasje të papritur në kokë. /Foreign Policy/Lexo.al/

The post Lufta e re e ftohtë po gatuhet në Siri appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more