Skip to main content

Kryeministri Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi

Kryeministri Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi


Kryeministri Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi

Posted: 23 Apr 2018 01:47 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ambasadorë të akredituara në Kosovë dhe familjarë të të pagjeturve, bëri homazhe tek Përmendorja e dedikuar personave të zhdukur, në shënim të 'Javës për Personat e Pagjetur', e cila ka nisur sot nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se sot është një ditë që rëndon shumë dhe na sjellë vuajtje dhe në kujtesë dhimbje, por që duhet gjetur forcën për të ecur para.

"Duhet të jemi bashkë që të dalim përballë kësaj teme, që është tema më e dhimbshme që e ka Kosova", tha Kryeministri Haradinaj.  

Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij, që këtë çështje ta trajtoj me prioritet të veçantë, në mënyrë që familjarët e 1650 personave që ende figurojnë të zhdukur të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre. 

Java për personat e pagjetur organizohet nën Patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare.

The post Kryeministri Haradinaj: Të pagjeturit, tema më e dhimbshme që ka vendi appeared first on DRENICA PRESS.

Barrichello jep lajmin e keq: Ja çfarë më ndodhi kur shkova te shtëpia e Schumacherit

Posted: 23 Apr 2018 01:42 AM PDT

Ish-piloti i Ferrari, Rubens Barrichello u tregua i sinqertë duke theksuar se fatkeqësisht nuk ka vend për optimizëm për shëndetin e Schumacherit.

Në një emision televiziv brazilian, ish-piloti u pyet për gjendjen shëndetësore të gjermanit dhe nëse e kishte vizituar atë brenda ambienteve të shtëpisë.

"Po mundohem të gjej mënyrën që të shkoj ta shikoj. Herën e parë që doja ta takoja, nuk më lejoi familja e tij. Më thanë që nuk do ishte mirë as për mua, as për vetë atë. Unë e respektoj vullnetin e tyre", deklaroi Rubens Barrichello.

7 herë kampioni i botës, më 91 fitore, 155 podiume dhe 68 pole position të regjistruar në karrierën e tij vazhdon të luftë të heshtur me jetën, teksa qëndron në koma që nga 29 dhjetori i vitit 2013.

Michael Schumacher u aksidentua teksa ishte duke bërë ski në Meribel dhe që nga ajo kohë nuk ka asnjë shenjë rreth gjendjes së tij shëndetësore. Familjarët e tij kanë preferuar të ruajnë të fshehtë gjithçka, ndërsa ai qëndron në një laborator mjekësor të ndërtuar në shtëpinë e tij në Zvicër.

The post Barrichello jep lajmin e keq: Ja çfarë më ndodhi kur shkova te shtëpia e Schumacherit appeared first on DRENICA PRESS.

Telekomi miliona euro borxhe, vetëm edhe kaq muaj mund të funksionojë

Posted: 23 Apr 2018 01:00 AM PDT

Kryesuesja e bordit të Telekomit, Besa Shatri ka raportuar para Qeverisë për gjendjen e Telekomit, duke thënë se ata gjenden në një krizë të thellë.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Shatri ka thënë se në fillim të këtij muaji bordi ka filluar punën duke analizuar gjendjen në të cilën gjendet Telekomi.

Sipas saj, ata kanë 60 milionë euro borxhe, ku sipas saj vetëm 18 milionë nga to ata janë në gjendje t'i paguajnë.

Shatri ka shtuar se gjendjen e kësaj e rëndojnë edhe numri i madh i punëtorëve, problem kyç tjetër është edhe kalimi në kodin 383, pasi, sipas saj, mungojnë mjetet për këtë gjë. Sfidë tjetër mbetet mbyllja e borxhit me Z Mobile.

"Problemet kyçe të cilat rrezikojnë Telekomin janë kalimi në kodin 383 pasi tani edhe mungojnë mjetet. Sfidë tjetër është mbyllja e borxhit me Z mobile. Pra, ekziston rreziku real i falimentimit. Por, rreziku tjetër i madh bie edhe nga paditë që do rezultojnë", ka thënë ajo.

Sipas Shatrit, dalja nga kriza ata e shohin përmes kredive nga aksionar; kredive nga bankat apo edhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

"Nëse nuk do të ndërmerren hapa, Telekomi do të vazhdojë të funksionojë edhe 12 muaj, dhe pas kësaj kohe korporata nuk do të ju takojë më juve si aksionar, por do t'iu takojë borxhelinjëve", ka shtuar ajo, duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës.

The post Telekomi miliona euro borxhe, vetëm edhe kaq muaj mund të funksionojë appeared first on DRENICA PRESS.

AAK tregon se a do ta mbështesë platformën e Kadri Veselit

Posted: 23 Apr 2018 12:59 AM PDT

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot ua ka adresuar të gjithë krerëve të partive politike në vend një platformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse për agjendën shtetërore në Republikën e Kosovës.

Çështjet të cilat do të përfshijë kjo platformë janë dialogu me Serbinë, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, Agjenda e Integrimeve Evropiane dhe Reforma Zgjedhore.

Veseli ka vlerësuar se këto çështje janë ndër më të rëndësishmet për perspektivën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Lidhur me këtë, Periskopi ka kontaktuar nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Ahmeti Isufin i cili ka thënë se kjo parti e mbështet platformën e adresuar nga Kadri Veseli.

Sipas Isufit, AAK mbështet çdio iniciativë e cila ka për synim unifikimin e qëndrimeve rreth çështjeve nacionale të Kosovës.

'Nëse kërkohet një platformë  e përbashkët e gjithë spektrit politik të Kosovës mbi çështjet kapitale-nacionale që i ka vendi, normalisht që cdo iniciativë që ka për çëllim unifikimin e qëndrimeve të spektrit politik, jemi për. E mbështesim çdo iniciativë e cila ka për synim unifikimin e qëndrimeve rreth çështjeve nacionale në Kosovë', ka thënë Ahmeti për Periskopin.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu sot për Periskopin ka theksuar se këtë gjë e ka bërë LDK'ja javën e kaluar.

"LDK iu ka dërguar ftesë javën e kaluar subjekteve politike, kështuqë nuk ka kuptim me fillu çështje mbi çështje, e njëjta është ajo që ne e kemi kërkuar. Pra, me diskutu me subjektet politike për të gjitha temat që janë të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe me bë përpjekje me arritë njëfarë konsensusi për një periudhë kohore të caktuar", ka thënë ai për Periskopin.

Veliu ka thënë se mënyra se si ka vepruar Veseli është e papranueshme për LDK'në.

"Tash nuk ka kuptim me bë paltforma mbi platforma. Kjo si formë po më duket e papranueshme, sepse nëse fillimisht dikush e bën një ftesë për një tryezë të cilën do të bisedoheshin shumë çështje me interes për Kosovën në këtë situatë të krizës politike e institucioninale, dmth nuk ka kuptim që dikush tjetër ta bëjë të njëjtën ftesë a kërkesë", u shpreh Veliu./Periskopi/

The post AAK tregon se a do ta mbështesë platformën e Kadri Veselit appeared first on DRENICA PRESS.

Presidenti i 89-shit i quan tradhtarë e gënjeshtarë lojtarët e tij direkt në emision, ata i përgjigjen ashpër

Posted: 23 Apr 2018 12:28 AM PDT

Dy prej tre futbollistëve të suspenduar nga Trepça '89 për dyshime për manipulime, Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa, kanë qenë të ftuar në emisionin Arena në Tribuna Channel.

Ata janë përgjgijur për suspendimin nga klubi dhe akuzat e rënda për manipulime.

Në emision është inkuadruar edhe presidenti i Trepçës '89, Abedin Zeka, i cili përmes një lidhje të drejtpërdrejtë, debatoi me lojtarët.

Ai i quajti ata gënjeshtarë, duke iu thënë që nëse kanë kurdisur në të vërtetë, do të përgjigjen ndryshe.

Ndërkohë, lojtarët treguan versionin e tyre, duke pretenduar se ai ishte i vërtetë.

Disa sekuenca mund t'i shihni më poshtë.

The post Presidenti i 89-shit i quan tradhtarë e gënjeshtarë lojtarët e tij direkt në emision, ata i përgjigjen ashpër appeared first on DRENICA PRESS.

Vdiq në Karaburun duke bërë atë që i pëlqente në jetë, kolegët bëjnë diçka të paharrueshme për Mandin!

Posted: 23 Apr 2018 12:25 AM PDT

Kolegët e televizionit News24 i kanë kushtuar një kronikë që të emocionon dhe të trishton njëkohësisht kolegut të tyre Armand Hallvaxhiu, zhytësit profesionist dhe njëkohësisht operator në tv, pas vdekjes së trishtë së tij të dielën në Vlorë.

Ja kronika që të rrëqeth.

The post Vdiq në Karaburun duke bërë atë që i pëlqente në jetë, kolegët bëjnë diçka të paharrueshme për Mandin! appeared first on DRENICA PRESS.

Alarmante! Ja për çfarë jemi të parët në rajon

Posted: 23 Apr 2018 12:23 AM PDT

Sot, tri rrugët kryesore të Prishtinës do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, duke shënuar ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor. Aty do të realizohen tri performanca artistike dhe vetëdijesuese, ku do të jenë të përfshirë edhe autoambulanca dhe policia.

Sipas njoftimit, performancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në rrugën 'Garibaldi', përbri Hotelit Grand, në vendkalim të këmbësoreve, rrugën 'Agim Ramadani', para Hotel Sirius, në vendkalim të këmbësoreve dhe rrugën 'Luan Haradinaj', para Neë Born, në vendkalim të këmbësoreve.

I gjithë aktiviteti zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact
"Shënimi i kësaj dite ka për qellim, që nëpërmjet përkujtimi të viktimave në trafikun rrugor, të rrisim shkallën e ndërgjegjësimit qytetar  rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi numër më të vogël aksidentesh , respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë", thuhet në njoftim.

Naim Berisha drejtor i Qendrës për Zhvillim Multikulturor "Impact", tha se Kosova nuk i ka punët mirë sa i përket aksidenteve.
"Kosova është e para në rajon për aksidente në komunikacion. Rreth 18 mijë aksidente ndodhin në vit", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës.

The post Alarmante! Ja për çfarë jemi të parët në rajon appeared first on DRENICA PRESS.

Turp ajo që po ndodh te “Kompleksi i Jasharëve” në Prekaz (FOTO)

Posted: 23 Apr 2018 12:19 AM PDT

Në 20-vjetorin e rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz, Besart Gashi kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 mijë gëzhoja plumbash ku zbulohej portreti i Adem Jasharit.

Por mozaiku në fjalë nuk është më si në fillim. Gëzhojat me të cilat ishte punuar ky mozaik, dikush i ka vjedhur, shkruan Indeksonline.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë autori, Besart Gashi.

Gashi ka thënë se do të shkojë sërish dhe do të kthejë veprën në gjendjen e mëparshme. Madje autori pretendon që me këtë vepër të hyjë edhe në librin Guines.

The post Turp ajo që po ndodh te "Kompleksi i Jasharëve" në Prekaz (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Vajza bukuroshe shqiptare i shitet serbit për 3 mijë euro

Posted: 23 Apr 2018 12:14 AM PDT

Dhjetëra të rinj serbë për çdo muaj martohen me shqiptare të reja nga zonat veriore të Shqipërisë.

Kështu këto ditë shkruan shtypi serb.

Për një nuse shqiptare paguhen 3 mijë euro dhe të njëjtin fat e ka pasur edhe serbi Predrag Gjokoviq, 27 vjeç, nga fshati Davidoviq në Serbi, i cili u martua me Anila Prendi nga Tirana.

Në këtë zonë serbe, theksojnë mediet, nuk ka pasur martesa të tilla, mirëpo tashti, siç thuhet, mbi 900 të rinj janë të gatshëm të martohen me nuse shqiptare.
Predragu ka theksuar se deri tek interesi për martesë me nuse shqiptare ka ardhur pas leximit të shpalljeve në gazeta dhe se ai ndërmjetësuesit apo shkuesit i ka paguar mbi 2 mijë euro për t'ia gjetur nusen, ndërsa për tri herë me radhë ka qenë në Shqipëri dhe ka takuar familjen e nuses së tij, me të cilin kanë bërë dasmë.

Ai i ka siguruar një fjalor shqip-serbisht gruas së tij dhe ashtu po e mëson atë në gjuhën e tij amtare. Por edhe Anila për mediet serbe ka theksuar se ndjehet e lumtur në këtë familje.
Lume Miliçeviq është shqiptarja e ve, të cilës burri i kishte vdekur disa vite më parë, mirëpo ajo kishte vendosur të mbetet në Serbi.

Ajo njihet si shkuese apo ndërmjetësuese për martesat. Lumja vazhdimisht organizon udhëtime dhe vizita të të rinjve serbë nga zonat rurale serbe drejt Shqipërisë, ku atje ajo grumbullon vajza dhe familje të interesuara për martesa.

Më pas ndërmjetësuesja organizon edhe vizitën e prindërve të vajzave në Serbi, për të parë se ku do të jetonin vajzat e tyre.

Vetëm në zonën e Rashkës, Peshterit, Golijas, Javorit dhe Jadovikut janë martuar mbi 150 shqiptare me serbë dhe ato deri tani kanë krijuar familjet e tyre me shumë fëmijë. "Veçernje Novosti" shkruan se deri në vjeshtë pritet të bëhen mbi 50 martesa të reja me nuse shqiptare.

Vetëm një martesë rezulton e pafat, pasi që burri serb ishte pijanec dhe gruaja e tij shqiptare ka ikur me një serb tjetër. Organizata "Rashka e Vjetër" organizon dhe ndërmjetëson falas për martesa udhëtimet e serbëve në Shqipëri.

Kjo organizatë bën të ditur se nuk bëhet fjalë për ndonjë biznes, por vetëm për aktivitet human për mosboshatisjen e fshatrave serbe.

Sipas tyre, deri tani ajo ka bërë 300 martesa midis serbëve dhe shqiptareve.
Në Shkodër ekziston agjencia e cila ndërmjetëson për martesat dhe serbët paguajnë mbi 3-4 mijë euro për një nuse shqiptare. "Po i ringjallim fshatrat. Në një fshat Buxhevo, 10 nuse shqiptare kanë lindur deri tash 12 fëmijë dhe është hapur shkolla sërish", theksoi një fshatar serb.

The post Vajza bukuroshe shqiptare i shitet serbit për 3 mijë euro appeared first on DRENICA PRESS.

12 njësi akademike rrezikohen të mbyllen në UP

Posted: 23 Apr 2018 12:11 AM PDT

Gjatë javës së kaluar zyrtarë në Fakultetin e Mjekësisë alarmuan se në mungesë të stafit akademik në këtë fakultet ka rrezik të mos akreditohet në vitet në vazhdim. Kurse Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka konfirmuar se në gjendje më të keqe se ky fakultet janë disa njësi të tjera akademike, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Ditë më parë profesorë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" alarmuan se mungesa e kuadrove në këtë fakultet mund të shpjerë në mosakreditimin e tij në vitet në vazhdim.

Por në lidhje me këtë Rektorati i UP-së ka konfirmuar për "Zërin" se janë edhe njësi të tjera akademike shumë më të rrezikuara se Fakulteti i Mjekësisë.

Ndërsa në Qeveri thonë se këtë alarm e kanë marrë me shqetësim dhe se në ditët në vazhdim kryeministri do të mbajë mbledhje me institucionet përkatëse për ta arritur një zgjidhje për këtë problem.

Rektorati: Disa njësi akademike janë në gjendje më të keqe sesa Fakulteti i Mjekësisë

Zyrtarë nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" për "Zërin" kanë deklaruar se janë të njoftuar për gjendjen në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas tyre, në gjendje më të rëndë se në këtë fakultet janë disa njësi të tjera akademike.

The post 12 njësi akademike rrezikohen të mbyllen në UP appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more