Skip to main content

“Gjërat që shkatërrojnë një lidhje potenciale” plus 9 more Ekonomia Online

“Gjërat që shkatërrojnë një lidhje potenciale” plus 9 more Ekonomia Online


Gjërat që shkatërrojnë një lidhje potenciale

Posted: 25 Apr 2018 10:50 AM PDT

Ka shumë faktorë që përcaktojnë se kur do të arrini piketat në lidhje mirëpo a e dini se cilat gjëra janë shkatërruesit e një lidhje potenciale?

Pavarësisht këshillave emocionale që i merrni në lidhje me lidhjen tuaj, treguesi më i mirë i një partneri potencial është shfaqja e shtëpisë.

87% e pjesëmarrësve të një ankete kanë deklaruar se e gjykojnë partnerin potencial varësisht sa janë të pastër dhe sa e pastër është ambienti ku ata jetojnë.

75% prej tyre pohuan se në raste kur partneri nuk është i kujdesshëm për pastërtinë ata mendojnë ndarjen.

Shkatërruesit e marrëdhënieve në zhvillim:

Papastërtia

Papastërtia e përgjithshme është mjaftueshëm të dekurajojë 83% të britanikëve nga vazhdimi i një lidhje të re.

Kundërmimi

81% e personave thonë që kundërmimi do të largonte nga mendimi i një takimi tjetër.

Tualeti i pistë

Tualeti i pistë është një jo e madhe për 80%.

Shtrati i parregulluar

76% thonë se shtrati i parregulluar do të ndërprejë një lidhje të mundshme.

Mobiliet e vjetra

Mobiliet e vjetra dhe të leckosura e kanë të njëjtin efekt tek 66%.

Dekori

Përplasjet për shkak të silit dhe dekorimit janët të mjaftueshme që 63% e të anketuarve të ndërprejnë lidhjen.

Lodrat

61% nuk dëshirojnë një partner që përqafohet me lodër në shtrat.

Kujtime nga lidhjet e mëparshme

59% thonë se nëse vërejnë një send që i takon partnerit nga ndonjë lidhje e mëparshme, do e përfundonin lidhjen

The post Gjërat që shkatërrojnë një lidhje potenciale appeared first on Ekonomia Online.

Kanye West do të kandidojë për President të ShBA-së?

Posted: 25 Apr 2018 10:50 AM PDT

Kanye West bëri një cicërim të martën që shkaktoi shumë pikëpyetje.

Reperi 40-vjeçar shkroi: "2024", transmeton Klan Kosova.

Shumë njerëz besojnë se ky postim tregon se ai mund të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara për mandatin e vitit 2024.

Kanye bëri edhe një cicërime nën të cilën kishte edhe foto por më pas u fshije, një postier të mundshëm që mund ta përdorte për një drejtim presidencial.

Nëse ju kujtohet, në vitin 2015, Kanye premtoi se do të kandidojë për President në vitin 2020.

 

The post Kanye West do të kandidojë për President të ShBA-së? appeared first on Ekonomia Online.

Kombinim frutash kundër depresionit, të ftohurës, ulcerës…

Posted: 25 Apr 2018 10:50 AM PDT

Ushqimi i shëndetshëm është mënyra më e mirë për t'iu qëndruar larg sëmundjeve të ndryshme.

Lëngjet detoksifikuese, natyrale janë gjithmonë një alternativë e mirë për parandalimin dhe lehtësimin e simptomave të sëmundjeve.

Më poshtë ju paraqesim kombinimin e disa frutave dhe perimeve të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të caktuara:

E ftohura: Karotë, ananas, xhinxher, hudhër.

Dhimbja e kokës: Mollë, kastravec, kale, xhinxher, selino.

Ulcerat: Lakër, karotë, selino.

Probleme me veshkat: Karotë, shalqi, kastravec, koliandër.

Probleme me sytë: karotë, selino.

Depresioni: karotë, mollë, spinaq, panxhar.

Diabeti: karotë, spinaq, selino.

Astmë: karotë, spinaq, mollë, hudhër, limon.

Artriti: karotë, selino, ananas, limon.

Gurët në veshka: Portokall, mollë, shalqi, limon.

Stresi: Banane, luleshtrydhe, pjeshkë.

Probleme me mëlçinë: Panxhar, mollë, karotë, limon.

The post Kombinim frutash kundër depresionit, të ftohurës, ulcerës… appeared first on Ekonomia Online.

Në Prishtinë për herë të parë mbahet gara e vallëzimit, shkolla “Ismail Qemajli” zë vendin e parë

Posted: 25 Apr 2018 10:32 AM PDT

Shkolla "Ismail Qemajli", ka fituar vendin e parë në garën joformale të vallëzimit të organizuar nga "Evolucion Dance", me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit.

Çmimi i dytë për vallëzimin më të mirë e ka marrë shkolla "Xhemajl Mustafa", ndërsa të tretin shkolla Meto Bajraktari".

Për koreografinë më të mirë u vlerësua me çmim nxënësit e shkollës " Faik Konica", ndërsa për interpretimin më të mirë "Dardania".

Tri shkollat fituese do të kenë mundësi të marrin leksione falas nga "Evolucion Dance".

Dafina Rudi nga "Evolution Dance" tha se qëllimi i këtij aktiviteti është që të stimulojnë të rinjët që të merren sa më shumë me vallëzim.

Ajo bëri të ditur se shkollat të cilët do vlerësohen më së miri nga juria do të përfitojnë leksione falas në akademinë Evolution.

“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të tubohen sa më shumë njerëz dhe të promovohet vallëzimi. Çdo vit mbledhim shkolla të ndryshme karakteristikë për këtë vit është që këtë vit së bashku me komunën e Prishtinës do të bëhet një garë jo formale mes pesë shkollave të komunës së Prishtinës. Nxënësit vet e kanë përzgjedhur dhe kanë bërë koreografinë", tha Rudi.

Juria e cila vlerësoj vallëzimin e pesë shkollave përbëhej nga Fjolla Dumani, Majlajdo Gala dhe Florent Abrashi.

Abrashi i tha se është shumë e mirë për shkak se është hera e parë në Prishtinë që po organizohen gara të tilla.

Ai tha se do të mundohen që sa më mirë të vlerësojnë ekipet garuese.

“Fillimisht është diçka e re edhe për neve dhe shpresoj që kemi me qenë të aftë me jap pikët sa më mirë që është e mundur. Faktikisht jam shumë i lumtur që kemi një lloj kësi ngjarje me juri dhe me fëmijë…", tha ai.

The post Në Prishtinë për herë të parë mbahet gara e vallëzimit, shkolla "Ismail Qemajli" zë vendin e parë appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimet e përpunuara nxisin kancerin

Posted: 25 Apr 2018 10:30 AM PDT

Revista British Medical Journal dhe e përditshmja franceze "Liberation" kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes ushqimeve të industrializuara dhe zhvillimit të sëmundjeve kanceroze te njeriu. Target i këtij studimi janë vënë ato lloj ushqimesh që shkenctarët i kanë etiketuar si produkte të transformuara.

Studimi i cili ka vëzhguar 105 mijë qytetarë francezë në periudhën kohore 2009- 2017 fillimisht përcakton se cilat klasifikon mes produkteve transformuara. Këto ushqime përmbajnë zakonisht yndyrëra, sheqerna, kripëra të shtuara dhe një dendësi të vogël në fibra dhe vitamina. Ato gjenden zakonisht në bukët industriale, ëmbëlsirat dhe drithërart e konservuara, pijet e gazuara dhe mishrat e përpunuar.

Këto lloj ushqimesh shtojnë me 10% riskun e zhvillimit të një kanceri të përgjithshëm dhe të një kanceri të gjirit në veçanti. Për të gjitha llojet e kancerit ky risk shkon nga 6 deri në 18% ndërsa për atë të gjirit nga 2 deri në 22%.
Por sipas studimit këto përfundime përbëjnë vetëm një pistë investigimi dhe ato duhet të konfirmohen edhe nga testimi i popullsive të tjera.

The post Ushqimet e përpunuara nxisin kancerin appeared first on Ekonomia Online.

Shprehjet që njerëzit e suksesshëm s’i thonë

Posted: 25 Apr 2018 10:19 AM PDT

Disa prej fjalëve më të fuqishme janë pikërisht ato të cilat ne i përdorim më shpesh në përditshmërinë tonë. Këto fjalë mund ta ndryshojnë fare lehtësisht kuptimin e mesazhit tuaj.

Njerëzit e suksesshëm e dinë mjaft mirë se cilave fjalë duhet t'u qëndrojnë larg, sepse ata e dinë shumë mirë fuqinë e tyre dhe sa më qartë të shprehesh duke zgjedhur fjalët e duhura, aq më mirë është.

Ja cilat janë ato:

1."Sapo" (fjalë mbrojtëse)

Fjala "Sapo" cilësohet si një fjalë mbrojtëse, e cila e zbeh rëndësinë e mesazhit që ju doni të shprehni. P.sh. Kur thoni, sapo të arrij në zyrë do t'ju nis email-in, do të thotë që email-i që ju do të dërgoni nuk është edhe aq i rëndësishëm apo nuk duhet të dërgohet në moment.

2."Shumë", "Absolutisht" dhe "Totalisht" (fjalë dramatike)

Fjalë të tilla si, "Shumë", Absolutisht" dhe "Totalisht" nuk ia shtojnë rëndësinë fjalës që i qëndrojnë pranë. Ato cilësohen edhe si fjalë dramatike. Kur ju e kuptoni rëndësinë e fjalës mundohuni në maksimum që të përdorni sa më pak prej tyre, sepse sa më pak fjalë që të përdorni, mesazhi juaj do të jetë më i qartë dhe i fuqishëm.

3."Unë mendoj… " (fjalë të vdekura)

Çdo fjalë që del nga goja juaj, shpreh padyshim mendimin tuaj, prandaj këshillohet që të mos përdorni shprehjen "Unë mendoj". Zakonisht këto 'fjalë të vdekura' njihen edhe si fjalë mbrojtëse, sepse nëse e nisni fjalinë me shprehjen e mësipërme, atëherë krijohet mendimi se ju e vini veten në mbrojtje nga ndonjë mendim i kundërt nga ai i juaji.

4."Do të mundohem" dhe "Mos u shqetësoni fare" (fjalë dyshuese)

Nëse thoni që do të mundoheni për të bërë diçka, një gjë e tillë mund të keqinterpretohet dhe mesazhi që përçohet është se ju nuk jeni të sigurt për aftësitë tuaja dhe nuk e dini nëse mund t'ia dilni mbanë në realizmin e saj. Këshillohet që fjalë të tilla të mos i përdorni sepse ato shkaktojnë dyshim tek të tjerët dhe madje edhe mund t'i irritojnë ata.

5."Më falni"

Sa më shumë që kërkoni ndjesë për diçka aq më shumë i humbet vlera faljes suaj. Mos e përdorni shpesh, shmangeni në maksimum, vetëm në ato raste kur duhet ta përdorni me patjetër.

6."Gjithsesi", "Etj." dhe "…edhe kështu edhe ashtu" (fjalë boshe)

Mundohuni që t'i përdorni sa më rrallë të mundeni dhe qëndroni sa më larg tyre. Ato cilësohen si fjalë boshe, ndaj edhe mund të hiqen shumë lehtë nga fjalori juaj pa ndikuar fare në mesazhin që doni të përçoni.

7."Aktualisht" dhe "Sigurisht" (fjalë superlative)

Përdorimi i fjalëve të tilla si, "Aktualisht" dhe "Sigurisht" mund ta transformojnë atë çka doni të thoni. Këto fjalë shpeshherë merren edhe sikur personi me të cilin po bisedoni nuk e kupton atë çka ju po i shpjegoni dhe kjo mund të shkaktojë irritim tek të tjerët sepse ju vini në dyshim nivelin e tyre të të kuptuarit, ndaj këshillohet që t'i përdorni edhe këto dy fjalë sa më rrallë.

The post Shprehjet që njerëzit e suksesshëm s’i thonë appeared first on Ekonomia Online.

Si të dukeni më i mençur në një takim?

Posted: 25 Apr 2018 10:15 AM PDT

Është në natyrën e njeriut që të mundohet të lërë përshtypje sa më të mirë në një takim. Poshtë po ju sjellim disa "trika", si të dukeni sa më i mençur në mesin e njerëzve që ju rrethojnë.

Pyete për familjarët

Është shumë me rëndësi që ju të dini nëse familjarët e tjetrit janë mirë. Në rast se atyre nuk iu duket shumë atraktive kjo pyetje, atëherë aktroni sikur ishit duke bërë shaka.

Vizatoje diagramin e Venit (çfarë di, çfarë dua të di, çfarë mësova)

Nuk ka rëndësi se me sa precizitet apo çfarë vendosni në të; në fakt, sa më shumë i pakuptueshëm aq më mirë. Të gjithë do të fillojnë të debatojnë rreth këtij diagrami, ndërsa ti gjatë kësaj kohe mundesh të vazhdosh lojën në "Candy Crush".

Ktheni përqindjet në fraksione

Nëse në mbledhjen tuaj thuhet, ta zëmë: "25% e të gjithë përdoruesve e klikojnë këtë buton"; ju bëni mirë ta bëni një shënim me "Pra rreth 1 në 4".

Në mënyrë të fshehtë të tjerët do të jenë ziliqarë dhe të impresionuar për aftësitë e tuaja të shpejta në matematikë.

Inkurajoni të gjithë për "Një hap prapa"

Është një pikë kur të gjithë janë të fokusuar, përveç jush. Kjo është një pikë kyç për t'u dukur i mençur "Djema, djema, mund të kthehemi një hap prapa këtu".
Dhe me shpejtësi vazhdoni "Cili është problem që me të vërtet duam ta zvogëlojmë" dhe ja, ju kaluat edhe një orë shtesë të jetës suaj si "i mençur".

Gjithmonë merre një fletore për shënime me vete

Shënimet shkruaji në të dhe jo në telefon apo tablet. Merr shënime duke shkruar vetëm një fjalë nga çdo fjali.

Përsëritni gjënë e fundit që folësi juaj thotë, por shume më ngadalë

Pasi që folësi të thotë fjalën e tij kyç të takimit, ju pasoni me "Më lejoni vetëm ta përsëris atë" dhe përsëriteni pikërisht ashtu siç ai e ka thënë, vetëm se shumë më ngadalë. Tani mendimet e tij "të mëdha" janë transferuar tek ju.

Pyesni "a do të funksionojë"

Nëse jeni në takim me një inxhinier, pyeteni: "A do të funksionoj kjo"? Në fakt askush ndoshta nuk do ta kuptoj se çfarë në të vërtetë po pyesni, po kjo do të lë përshtypje të mirë për ju, gjoja po interesoheni.

The post Si të dukeni më i mençur në një takim? appeared first on Ekonomia Online.

Soja në vend të ilaçit

Posted: 25 Apr 2018 10:08 AM PDT

Një porcion djathë apo hamburger bimor, pak qumësht soje apo një tufë mugulli soje, do të eliminojë shumë telashe. Vetëm 50 g sojë apo përpunime të saj janë kontribut për shëndet të mirë!

Soja është artikull i potë dhe ilaç natyral në pengimin e sëmundjeve të shumta, p.sh. të atyre që kanë të bëjnë me kolesterinën.

Ndikon madje më mirë se barnat: disa albumina të saj aktivizojnë receptorët "e këqij" të kolesterinës dhe nxisin eliminimin e tyre.

Falë izoflavoneve të pranishme në të, soja është futur në grupin e ushqimeve të cilat zgjasin jetën, shkruan në "Nutrition Bulletin".

Deri më tani janë zbuluar tre elemente të cilat konsiderohen si jetëzgjatëse: reduktimi i konsumimit të kalorive, konsumimi i rregull i resveratrolit (i pranishëm në rrush të zi) dhe konsumimi i rregullt i sojës.

Janë me dhjetëra studimet që e vënë theksin te vetitë e sojës për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak. Ajo pengon oksidimin e LDL-së dhe neutralizon "radikalet e lira" në pllakëzat e gjakut.

Soja është e dobishme sidomos në ushqimin e diabetikëve: siguron sasi të mjaftueshme të kalorive dhe proteinave, por edhe gjatë kalimit të ushqimit nëpër zorrë, duke siguruar absorbim më të vogël të karbohidrateve.

Soja po ashtu ndihmon te shtypja e lartë e gjakut dhe te disa sëmundje të mëlçisë.

edamame_beans_woman_wbo9nz

Mirëpo, risia më interesante ka të bëjë me femrat…

Shumë ushqime janë testuar shkencërisht dhe është dalë në përfundimin se shumë prej tyre kanë përbërës anti-kancerogjenë. Kohët e fundit disa studime shumë shpresëdhënëse janë bërë tek soja.

Përbërësi aktiv te soja është genistejni, një lloj fitoestrogjeni që mbron prej kancereve me bazë hormonale. Për të përfituar nga vetitë antikanceroze të sojës, duhet të hani 50 gramë në ditë prej saj, qoftë kokrra soje të gjalla ose të pjekura, ashtu edhe toufu.

Meqenëse soja ka shije specifike, përfshijeni gradualisht në ushqim – çdo ditë pak më shumë. Konsumoni qumësht dhe jogurt të sojës dhe produktet tjera nga soja si tofu ose tempeh.

Prodhimet nga soja nuk mund të jenë zëvendësim për artikujt ushqimorë me prejardhje nga kafshët (mishi, qumështi, vezët, peshku), por konsiderohen si ushqime që kanë vendin e barabartë në ushqime.

Ekspertët thonë që rezultatet pozitive do t'i vëreni vetëm pas dy javësh të konsumimit të sojës.

thumb_2074_content_big_wide

The post Soja në vend të ilaçit appeared first on Ekonomia Online.

Si të përballemi me stresin e punës?

Posted: 25 Apr 2018 09:16 AM PDT

Stresi i punës shfaqet tek ata njerëz që i konsiderojnë kërkesat e punës si më të mëdha. Për nga aftësitë, e kanë të pamundur të përballen me pasojat në fushën psikofizike dhe sociale. Por, problemi më i madh janë njerëzit që vuajnë nga ky lloj stresi, të cilë ndihen keq si në nivel fizik ashtu dhe në atë psikik. Shumë shpesh preferojnë ta mohojnë këtë të vërtetë apo të marrin ilaçe, vetëm e vetëm që të mos e pranojnë se problemi që ata kanë duhet përballur dhe zgjidhur.

KUSH BESON SE KA SHQETËSIME PSIKOFIZIKE QË LIDHEN ME ATË ÇKA PËRJETON NË VENDIN E PUNËS, DUHET TË REFLEKTOJË NË PIKAT E MËPOSHTME:

A është me të vërtetë vendi i punës që ju bën nervozë? A po shkarkoj në punë tensionin që grumbulloj në jetën private? Nëse është kështu, problemi nuk lidhet me punën, por me problematikat personale.

Cilët janë elementët që më bëjnë nervozë? Çfarë më shqetëson? Kush apo çfarë më jep ankth? Reflektimi i këtyre pikave ju lejon ta fokusoni problemin dhe ndoshta ju jep forcën e duhur për të biseduar me eprorin, me kolegët miq, të cilët mund t'ju ndihmojnë ta kaloni këtë vështirësi.

Kur dal nga zyra jam i aftë t'i lë aty problemet? Shpesh, kur punohet në kushte të vështira, aty ku ka shumë tension, t'i lësh jashtë derës së shtëpisë këto ndjesi negative shndërrohet në një kompleks. Një këshillë mund të jetë: merrni frymë thellë para se të kaloni pragun e shtëpisë, në mënyrë që t'i largoni të gjitha ndjenjat me të cilat jeni mbingarkuar gjatë ditës. Ky ritual duhet të shndërrohet në një stërvitje të përditshme mendore dhe, si çdo ushtrim, duhet përsëritur sa më shpesh që të funksionojë.

Në rast se puna juaj është burim i madh stresi, ju këshillojmë të flisni me një psikolog, në mënyrë që të përballeni me peshën emotive tejet të rëndë. Në rastet më të koklavitura punonjësit arrijnë të përjetojnë atake të mirëfillta paniku, qoftë edhe vetëm nga një mendim.

Nëse vuani nga stresi i punës, duhet të filloni të mendoni se nuk jeni të papërshtatshëm, por që situata e vështirë mund të gjejë zgjidhje. Duhet vetëm të mësoni dhe të mos keni frikë të kërkoni ndihmë.

The post Si të përballemi me stresin e punës? appeared first on Ekonomia Online.

Një 52-vjeçar bën vetëvrasje në Gjilan

Posted: 25 Apr 2018 09:13 AM PDT

Një 52-vjeçar dyshohet të ketë bërë vetëvrasje, në një mal, afër shtëpisë së tij në Kokaj të Gjilanit.

Ismet Hashani nga Policia e Kosovës në Gjilan ka konfirmuar për RajoniPress se të mërkurën, rreth orës 10.00, është gjetur i vdekur Q. M. nga fshati Kokaj, banues në Gjilan.

Kjo është vetëvrasja e tretë në Gjilan në pak ditë. Para disa ditësh, vetes ia mori jetën një polic, ndërsa më pas dhe një infermiere e Spitalit të Gjilanit.

Zëdhënësi Hashani tha se policia rastin e trajton si vdekje të dyshimtë.

Hashani tha se me të lajmëruar rastin nga ana e familjarëve, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku i kujdestar i cili edhe ka konstatuar vdekjen.

“Afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike”, bëri të ditur ai.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

The post Një 52-vjeçar bën vetëvrasje në Gjilan appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more