Skip to main content

FOTO| Kaos në ring: Senad Gashi diskualifikohet, rrahen të dy kampet mesvete

FOTO| Kaos në ring: Senad Gashi diskualifikohet, rrahen të dy kampet mesvete


FOTO| Kaos në ring: Senad Gashi diskualifikohet, rrahen të dy kampet mesvete

Posted: 21 Apr 2018 02:05 PM PDT

Në mecin e peshës së rëndë – WBO Intercontinental ,ka plasur sherri mes dy kampeve, atij të kosovarit Senad Gashi dhe gjermanit Tom Scharwz.

Pak para përfundimit të raundit të dytë, pati një skenë të pakëndshme.

Gjatë një aksioni që nxorri Tom Scharëz në këndin e ringut, Gashi lëvizi me kokë poshtë dhe lartë duke goditur mjekrrën e kundërshtarit aq shumë sa ai u rrëzua.

Pas kësaj, meci u ndërpre për disa minuta, pasi Tom mbeti i palëvizshëm në tokë.

Pas këtij gjesti, gjyqtari Frank Michael Maaß, për shkak të veprimit të paligjshëm zbriti dy pikë për Senad Gashin.

Në fillim të raundit të katërt, Tom Schëarz u përpoq përsëri ta mbante Gashin në distancë.

Sfiduesi megjithatë mbeti në rritje. Përsëri, Gashi u bë josportiv, pasi ai shkaktoi një goditje me kokë në fund të raundit. Arbiteri Maaß e ndëshkroi përsëri me minus një pikë.

Meçi është ndërprerë pasi Gashi është diskualifikuar për shkak të goditjeve të palejueshme me kokë.

Dy kampet janë rrahur mes veti, gjë dëmtoi imazhin e eventin të mbajtur në Berlin.

Tom Schëarz ka fituar meçin pasi është ndëprerë nga gjyqtarët e ndeshjes.

Gjermani Schëarz tani mbanë titullin e Gjermanisë dhe atë të ëBO inter-kontinental.

The post FOTO| Kaos në ring: Senad Gashi diskualifikohet, rrahen të dy kampet mesvete appeared first on DRENICA PRESS.

Investim i gabuar, pista e biçikletave u ndërtua nën ujë

Posted: 21 Apr 2018 02:00 PM PDT

Shembulli më i qartë se si paratë e taksapaguesve shqiptarë i merr uji: pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh, e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji.

Kjo pistë u ndërtua nga qeveria shqiptare, e cila synonte ta kthente këtë zonë në destinacion turistik. Por duket se ata që e ndërtuan pistën, nuk llogaritën nivelin e ujit.

"Niveli i gjolit ka qenë më lart. Rruga është bërë gabim, duhet të ishte bërë më lart sepse hyn në ujë", tregojnë banorët.

Sipas banorëve të zonës, niveli maksimal i Liqenit të Seferanit është rreth 70 cm më lart, por askush nuk ka marrë mendimin e tyre përpara se disa dhjetëra milionë të përfundonin në ujë.

Investimi është i ndarë në tre lote, ndërkohë që ka përfunduar vetëm loti i parë. Projekti parashikon vijimin e pistës së çiklizmit turistik, ndërtimin e njësive akomoduese dhe amfiteatrin.

Top Channel

The post Investim i gabuar, pista e biçikletave u ndërtua nën ujë appeared first on DRENICA PRESS.

LAJMI I FUNDIT: Rrëfimi i familjes së 9 vjeçares që u shërua nga Hetem Ramadani (VIDEO)

Posted: 21 Apr 2018 01:48 PM PDT

Rezultatet e para të recetës së medituesit, Hetem Ramdani, dalin shëruese për një fëmijë. Një fëmijë në Gjilan ia pa hairin recetës së medituesit Hetem Ramdani. Ariola Maliqi, ka filluar të mos marrë insulinë në 48 orët e fundit. Në vend të kësaj, ajo po konsumon ushqime sipas rekomandimeve të medituesit. T7 sjell rrëfimin e 9 vjeçares dhe familjarëve të saj.

I hodhi në shportë të borllogut insulinat nga të cilat ishte e varur qe dy vite.

9 vjecarja nga Gjilani, Ariola Maliqi, insulinat ja largoi nga përdorimi medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike, Hetem Ramadani, pas kontrollës tek ky i fundit.

Në vend të iliqeve, Ariola tash konsumon ushqim që po ia zëvendëson insulinën.

Si gjithë njerëzit në botë makarona shapgeat pasul kompira. Tash ka më ka dhon ushqime shumë po më pëlqejnë.

Edhe babai i Ariolës, Emrush Maliqi thotë se  menyjën e ushqimit të vajzës ia ndërroi komplet meditusi Hetem Ramadani.

"Pyetja e parë ka qenë çka ka hëngër çka ka pi kjo vajzë brenda ditës atëherë bashkëshortja e ka marrë fletorën dhe ka shënu gjatë tanë ditës çka hongër cka ka pi, edhe athëerë profesori tha duhet me ndërru këtë qasje komplet me recepturën e tina edhe fatëmirsisht dulë e suksesshme vajza është 48 orë pa insulinë".

Babai i Ariolës, po ashtu tregon gjendjen e vajzës para ta dërgonte të bijën për kontroll te medituesi Ramadani, të cilin e falënderon për suksesin në shërimin e saj.

"30 njësi i ka amrrë brenda ditës, tani brenda 10 ditës kur kemi qenë te profesori tani qe 44 orë nuk ka marrë fare insulinë edhe pe ndiejnë vetën mirë. Qe 44 orë ska marrë insulinë edhe ishalla nuk merr mo kurrë.  6.30—35—Unë mundem me i falenderu pubnlikisht profesorit shpresoj qe edhe fëmijët e tjerë të kenë fatin si fëmija im"

E krejt këtë shërbim Hetemdani e ua kishte bërë familjës Maliqi pa pagesë.

E lumtur me shëndetin e vajzës është edhe nëna e Ariolës, Nizaqetja.

"Vajza është shumë më mirë se që ka qenë edhe e falenderojmë shumë profesor Hetem Ramdanin që u kujdes për vajzën nën stop gjdo orë edhe e përshndesum shumë edhe jemi tu ju përbajtë rescetursë së tina edhe Arijola është tu ju përmbajte"

Hetem Ramadani, kishte dhënë lajmin për shërimin e Ariolës, në një intervistë në T7. Aty, kishte thënë se ka nisur të bëjë shërimin edhe të njerëzve të tjerë përpos familjarëve me metoda tjera jomjekësore.

The post LAJMI I FUNDIT: Rrëfimi i familjes së 9 vjeçares që u shërua nga Hetem Ramadani (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Mësohet emri i ri i Drejtorit të Policisë së Kosovës?

Posted: 21 Apr 2018 01:46 PM PDT

Pas emërimit të Shpend Maxhunit si Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mësohet se Rashit Qala, me shumë gjasë do të vie në krye të Policisë së Kosovës.

"Gazeta Blic", nga burimet e saj të afërta me Policinë e Kosovës, mëson se Rashit Qala do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Kosovës.

Deri tani, pozitën e ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Policisë së Kosovës e ka Naim Rexha, i cili njëherit është edhe zëvendësdrejtor i PK-së.

Kujtojmë se ditë më parë Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është emëruar zyrtarisht Drejtor i AKI-së. Ky vendim është marrë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Theksojmë se, Maxhuni u emëruar Drejtor i AKI-së pas shkarkimit të Driton Gashit për rastin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq në shtetin e Turqisë. /GazetaBlic

The post Mësohet emri i ri i Drejtorit të Policisë së Kosovës? appeared first on DRENICA PRESS.

Luftë-luftë…Senad Gashi rrahet me kundërshtarin edhe pas gongut!!!

Posted: 21 Apr 2018 01:07 PM PDT

Senad Gashi është mposhtur nga Tom Schvarz për titullin e Gjermanisë dhe atë inter-kontinental të WBOs.

Senadi është diskualifikuar ngase dy herë ka goditur me kokë kundërshtarin, kurse herën e tretë edhe pse nuk e goditi, referi ra nën ndikimin e skuadrës së boksierit gjerman dhe ndërpreu meçin.

Meçi është ndërprerë pasi Gashi është diskualifikuar për shkak të goditjeve të palejueshme me kokë. Dy kampet janë rrahur mes veti, gjë dëmtoi imazhin e eventin të mbajtur në Berlin.

The post Luftë-luftë…Senad Gashi rrahet me kundërshtarin edhe pas gongut!!! appeared first on DRENICA PRESS.

Caktohet data dhe kundërshtari i radhës për Robin Krasniqin

Posted: 21 Apr 2018 12:55 PM PDT

Felix-Promotion në Hungari kanë nënshkruar një marrëveshje të re televizive, që bën thirrje për gjashtë shfaqje boksi në Hungari këtë vit dhe dy jashtë vendit.

Njëra ndër to është edhe meçi mes Robin Krasniqit dhe Stas Kashtanov shkruan IndeksOnline.

Boksieri me origjinë nga Juniku dhe rusi Kashtanov përleshen për titullin EBU në kategorinë super të mesme më 2 qershor, njofton EBU.

Lufta nuk është shpallur zyrtarisht nga promotori SES i Krasniqit, por sipas EBU-së meçi do të zhvillohet në Bad Tolz, një arenë në qytetin e vogël vetëm në jug të Mynihut ku banon Krasniqi. /IndeksOnline/

The post Caktohet data dhe kundërshtari i radhës për Robin Krasniqin appeared first on DRENICA PRESS.

Shkodran Veseli sonte zhvillon meçin e madh ndaj gjermanit Braunin, ja kur do të fillojë ndeshja e tij

Posted: 21 Apr 2018 12:40 PM PDT

Kikboksieri shqiptar, Shkodran Veselisonte ndeshet me gjermanin Sergej Braunin.

Meçi mes Veselit dhe Braunin zhvillohet në Dramstad, rreth orës 22:00, shkruan GazetaBlic

Para këtij takimi janë kryer edhe matjet zyrtare, ku Veseli peshoi 78.5 kg, ndërsa kundërshtari i tij peshoi 77,3 kg.

Shkodran Veseli është favorit për të fituar këtë meç.

 

The post Shkodran Veseli sonte zhvillon meçin e madh ndaj gjermanit Braunin, ja kur do të fillojë ndeshja e tij appeared first on DRENICA PRESS.

Po ndodh në Drenas (FOTO)

Posted: 21 Apr 2018 12:26 PM PDT

Nëse shihni rrugë të pastra gjatë ditës në Drenas, kjo është sepse ato po pastrohen gjatë natës.

Këtë po e bën kompania e kontraktuar nga komuna e Drenasit.

Një lexues ka dërguar në adresë të portalit Drenicapress.info disa fotografi ku shihet kamioni duke pastruar në rrugën "Ilaz Kodra".

The post Po ndodh në Drenas (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Haxhiu përkujton Driton Veliun në 19 vjetorin e rënies heroike: Falë dëshmorëve ne po e gëzojmë lirinë

Posted: 21 Apr 2018 12:02 PM PDT

Në fshatin Polac të Skenderajt në 19 vjetorin e rënies heroike, është përkujtuar dëshmori Driton Veliu, me ç'rast janë vënë kurora lulesh pranë varrit të tij.

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëri prej ish komandantëve të UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Bekim Haxhiu, ka thënë se falë trimërisë dhe heroizmit të Driton Veliut dhe gjithë dëshmorëve ne gëzojmë sot lirinë.

Ja postimi i plotë i Beki Haxhiut në Facebook:

Sot në Polac në varrezat e dëshmorëve bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pran varrit të dëshmorit Driton Veliu i cili ra heroikisht 19 vite më parë në Mitrovicë.

Në këtë ditë të shënuar shprehim mirënjohje dhe respektin e veçant për trimërin dhe heroizmin e Driton Veliut dhe të gjithë dëshmorëve që nuk janë më në mesin tonë dhe që falë tyre ne po e gëzojmë lirinë, i falemi idealit të gjithë patriotëve, vashave dhe burrave që dhanë gjithçka nga vetja për Kosovën e lirë, për shtet sovran dhe te pavarur.

Lavdi e përjetshme!

The post Haxhiu përkujton Driton Veliun në 19 vjetorin e rënies heroike: Falë dëshmorëve ne po e gëzojmë lirinë appeared first on DRENICA PRESS.

Momenti kur UÇK-ja i kishte liruar pas amnistisë dy veprimtarë të LDK-së dhe dy gazetarë të Tanjugut (Pamje të rralla)

Posted: 21 Apr 2018 12:00 PM PDT

Për nder të 28 nëntorit, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte liruar kishte marrë vendim për amnistimin e dy veprimtarëve politik të LDK-së nga Malisheva, Jakup Kastratin e Cen Deskun.

Po ashtu UÇK-ja kishte marrë vendimin edhe për aministimin e dy gazetarëve të Tanjugut, Nebojsha Radosheviqit e Vlladimir Dodiçiqit, shkruan Veriu.info.

I pranishëm me rastin e lirimit të tyre ishte edhe Shefi i OSBE-së për Kosovë, Uilliam Uoker.

Para gazetarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, kishte folur përfaqësuesi i UÇK-së, Sokol Bashota, duke e arsyetuar lirimin e tyre./Veriu.info

The post Momenti kur UÇK-ja i kishte liruar pas amnistisë dy veprimtarë të LDK-së dhe dy gazetarë të Tanjugut (Pamje të rralla) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more