Skip to main content

Çka nuk bënë të pyesim dhe çka nuk duhet të punojmë?! Telegrafi Opinione

Çka nuk bënë të pyesim dhe çka nuk duhet të punojmë?! Telegrafi Opinione


Çka nuk bënë të pyesim dhe çka nuk duhet të punojmë?!

Posted: 25 Apr 2018 11:22 AM PDT

Pyetjet dhe temat që hapen në lidhje me, a me Lindjen a me Perëndimin, janë pyetje që burojnë nga një mentalitet i robit i cili në mënyrë mazohiste dhe me një servilizëm të skajshëm mundohet t’i imponohet të tjerëve. Në rastin më të lehtë, janë manifestim i paaftësisë totale për ta kuptuar veten, Lindjen dhe Perëndimin.

S'ka dyshim se arabët e 100 vjetëve të fundit janë modeli më i shëmtuar që është krijuar si rezultat i përhapjes së këtyre temave dhe i paaftësisë dhe pagatishmërisë për të dhënë përgjigjen adekuate në to. Pyetjet si kjo në tokat arabe janë shtruar për dekada, shtrohen edhe sot. Historikisht dihet se këto pyetje atje nuk i sollën ata që ia donin të mirën fesë, shtetit dhe kombit të tyre. Dhe, sikur qëllimshëm atyre pyetjeve asnjëherë nuk iu dha përgjigjja e merituar.

Shoqëritë arabe, të hutuara në mes Lindjes dhe Perëndimit, sot janë bërë “të pa banueshme”, ndërsa tokat e tyre janë shndërruar në pellgje gjaku. Nga ky këndvështrim, arabët e sotshëm janë modeli më i mirë për të mësuar si duhet të punohet më së keqi.

Andaj, kthyer tek ne, në vend se të çorientojmë rininë tonë me pyetje si, a me Lindjen a me Perëndimin, ne duhet të përfitojnë në përvojat e Lindjes dhe Perëndimit. Fillimisht duke i studiuar mirë ato. Duhet të punojmë në atë mënyrë sa t’i bëjmë vendet tona të përshtatshme dhe joshëse për investime nga të gjitha anët, pra edhe për Lindjen edhe për Perëndimin.

Megjithëqë ne nuk jemi, por edhe po deshëm, nuk mund të bëhemi faktorë determinues në politikat globale, është në dorën tonë të vendosim nëse duam të jemi të gatshëm të përshtatshëm dhe joshës për tërheqjen e investimeve të jashtme. Askush nuk vjen tek ne të investojë për shkak të pozitës strategjike që kanë tokat shqiptare, por vijnë nëse atyre u sigurohet ambient i përshtatshëm, respekt dhe siguri që t’i zhvillojnë bizneset e tyre. Bota sot nuk funksionon në bazë të këtyre pyetjeve dezorientuese që i parashtrojmë ne, por funksionon në bazë të ligjeve të botës së tanishme ku paraja shkon atje ku rritet dhe e mira materiale atje ku zhvillohet.

Është parim i fesë islame që dija, e mira, e madhërishmja dhe e virtytshmja të kërkohet edhe në cepin më të skajshëm të botës. Prandaj, ne nuk bënë të veprojmë siç jemi duke vepruar. Është gabim i madh nëse nuk e parandalojmë trendin që me paaftësinë tonë e kemi krijuar. Është çmendi e llojit të vet të mendohet në dëbimin e miqve dhe investitorëve të huaj. Ata që për ndonjë arsye të ulët mendojnë apo planifikojnë ta bëjnë këtë, ata janë armiqtë e këtij vendi, janë tradhtarët e kombit shqiptar…!

The post Çka nuk bënë të pyesim dhe çka nuk duhet të punojmë?! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more