Skip to main content

“Çfarë ngatërrese! Porositi shamponë, i erdhën 20 pasaporta amerikane (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Çfarë ngatërrese! Porositi shamponë, i erdhën 20 pasaporta amerikane (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Çfarë ngatërrese! Porositi shamponë, i erdhën 20 pasaporta amerikane (Foto)

Posted: 24 Apr 2018 07:39 AM PDT

Një nënë që bleu shamponë në internet u trondit kur hapi kutinë e postës dhe në kutinë e porositur gjeti 20 pasaporta të reja amerikane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nicole Mitchell, 46 vjeç, nuk mund tu besonte syve kur ajo hapi kutinë që përmbante dokumente konfidenciale të destinuara për ambasadën amerikane, në vend të shamponëve.

Ajo tha: “Kjo është një shkelje masive e sigurisë – ka terrorizëm në të gjithë botën – çka nëse ato do të kishin shkuar në duart e terroristëve?

“Isha më e frikësuar dhe e shqetësuar për shkak se asnjë organ nuk donte të më shpjegonte".

“Unë besoj se kjo është me të vërtetë serioze”.

Megjithatë pasaportat u morën nga stafi i ambasadës amerikane, i cili mbërriti në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës disa orë më vonë. /Telegrafi/

The post Çfarë ngatërrese! Porositi shamponë, i erdhën 20 pasaporta amerikane (Foto) appeared first on Telegrafi.

Zbrazë qumësht mbi trup sepse iu vonua porosia, rrëzohet keq në dyshemenë e lagur (Video)

Posted: 24 Apr 2018 06:27 AM PDT

Në një prej lokaleve McDonald's që besohet se ndodhet në Londër, një klient është zhveshur dhe ka zbrazur sipër përzierjen me qumësht, vetëm pse iu vonua porosia.

Të pranishmit shikonin të hutuar, kur ai u ngjit në banak dhe krye veprimin e pazakontë, para se të rrëzohej keq në dyshemenë e lagur, transmeton Telegrafi.

"Të gjithë, të gjithëve dua t'ju tregoj se jam lodhur nga këtyre që urrejnë", ka thënë ai derisa po zhvishej.

Por, ishte vet ai që e pësoi më së keqi, sepse mbeti i zhytur me lëng dhe sipas të gjitha gjasave, i lënduar nga rrëzimi.

Zyrtarë nga zinxhiri i lokaleve të ushqimeve të shpejta, kanë kërkuar falje për ndodhinë, pa dhënë informata shtesë. /Telegrafi/

The post Zbrazë qumësht mbi trup sepse iu vonua porosia, rrëzohet keq në dyshemenë e lagur (Video) appeared first on Telegrafi.

Ngatërroi skenën ku ishte DJ me banakun, vazhdonte të insistonte për katër pije (Video)

Posted: 24 Apr 2018 05:19 AM PDT

Adoleshentja e dehur, që ndodhej në një aheng në Mançester të Anglisë, ka shkuar në skenën ku ishte DJ, duke menduar se është banak.

Ajo bërtiste në kërkim të 'katër sanbukave', ndërsa mbante ngritur edhe gishtat për të treguar se sa pije i dëshironte, transmeton Telegrafi.

Megjithëse DJ i tregonte se ajo është skenë e jo banak, e dehura shfaqi edhe kartelën e bankës, mbase për t'i treguar se kishte para.

"Na ndodhë të gjithëve të jemi në këtë nivel të dehjes, vetëm urojmë të mos jetë djegur duke i pirë të ndezura", ishte një prej komenteve të shumta.

Pijet që po i kërkonte, shërbehen të ndezura sepse kanë nivel të lartë alkooli dhe jo rrallë ndodhë që të ketë djegie te përdoruesit. /Telegrafi/

The post Ngatërroi skenën ku ishte DJ me banakun, vazhdonte të insistonte për katër pije (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more