Skip to main content

Avicii kishte parashikuar vdekjen e tij

Avicii kishte parashikuar vdekjen e tij


Avicii kishte parashikuar vdekjen e tij

Posted: 26 Apr 2018 12:22 AM PDT

Gjithçka rreth arsyeve të ndarjes nga jeta të Avicii ishin fshehur në dokumentarin e tij të publikuar muaj më parë.

DJ dhe producenti i famshëm humbi jetën papritmas në Muscat, Oman teksa ishte me pushime në një resort bregdetar. Ai ishte 28-vjeç dhe dy vite më parë ishte tërhequr nga muzika dhe turnetë muzikore.

Mesa duket të gjitha detajet se përse ai do të mund të ndërronte jetë, ishin të fshehura në dokumentarin e tij, pjesë të të cilit gjenden edhe në "Youtube".

Në këtë dokumentar tregohej gjithçka rreth mënyrës së tij të jetesës, gjumit, udhëtimeve të vazhdueshme dhe shumë të lodhshme, keq ushqyerjen dhe përdorimin e alkoolit.
Në vitin 2014, artisti i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale ku ka hequr tëmthin dhe apandesitin. Në një pjesë të këtij dokumentari, Avicii është filmuar duke i thënë menaxherit të tij se shumë shpejt do të vdiste, transmeton TCH.

Gjatë 8 viteve të karrierës së tij ai ka dhënë 813 koncerte në vende të ndryshme të botës dhe i tregoi menaxherit të tij se nëse nuk i ndalon turnetë dhe udhëtimet do të vdiste nga lodhja dhe mënyra e keqe e jetesës.

The post Avicii kishte parashikuar vdekjen e tij appeared first on DRENICA PRESS.

Qeveria nuk jep datë për procedimin e projektligjit për FSK-në

Posted: 26 Apr 2018 12:21 AM PDT

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë.

Kjo e fundit pritet që më 30 prill t'ia procedojë Kuvendit projektligjin për krijimin e Ushtrisë. Të paktën kështu është paraparë në programin legjislativ për vitin 2018.

Të kontaktuar nga lajmi.net, zyrtarë të qeverisë nuk kanë përmendur datë se kur do të ndodhë procedimi i këtij projektligji.

"Qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet që Ushtria të bëhet me ndryshime Kushtetuese", është thënë nga Zyra e Kryeministrit.

Sipas tyre, ushtria e Kosovës do të bëhet pasi që ka vullnet të plotë të qytetarëve dhe partnerëve strategjik të Kosovës.

Gjasat që Ushtria e Kosovës të themelohet me ndryshime kushtetuese janë të pakta, pasi Lista Serbe vazhdimisht deklarohet kundër.

Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime dhe Siguri ka thënë për lajmi.net aktualisht është e pamundur ndryshimi i mandatit të FSK-së.

"Tani është e pamundur që FSK të ndryshojë mandatin e saj dhe të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese shkaku i hezitimit të deputetëve të Listës Serbe për të votuar në favor të këtij ndryshimi", ka thënë Perteshi.

Serbët e Kosovës ditë më parë u kërcënuan nga drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit i paralajmëroi se nëse bëhen pjesë e ushtrisë kosovare do të dënohen sipas ligjit penal të Serbisë ku pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri me 10 vjet burgim.

The post Qeveria nuk jep datë për procedimin e projektligjit për FSK-në appeared first on DRENICA PRESS.

Franca e irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës

Posted: 26 Apr 2018 12:20 AM PDT

Franca do t'i dërgojë notë proteste çdo shteti që në të ardhmen, eventualisht, me kërkesë të Serbisë, do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Parisi zyrtar, siç njofton sot gazeta e Beogradit "politika", është i irrituar me veprimet dhe aktivitetet e Serbisë kundër Kosovës. Kjo gazetë me habi shkruan se ky vend aleat i dikurshëm i Serbisë e ka bërë këtë kërcim pas lajmeve se Serbia po lobon te disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta tërheqin njohjen.

"Për ne Kosova është e pavarur dhe ne do t'i dërgojmë notë proteste çdo shteti që eventualisht, me kërkesë të Serbisë, tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës", ka thënë zyrtari i këtij shteti në selinë diplomatike serbe në Nju –Jork, transmeton Koha.net.

Mbrëmë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka theksuar se një vend i Bashkimit Europian dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit në OKB, ka thënë në Përfaqësinë e përhershme të Serbisë në Nju- Jork se është i irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës.

Anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara deh anëtare të BE- së janë Britania e Madhe dhe Franca.

Britania e Madhe, pas referendumit në vitin 2016, është në proces të daljes nga Bashkimi Europian.

The post Franca e irrituar me veprimet e Serbisë kundër Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Rusia lëshon në orbitë një satelit për monitorimin e oqeaneve

Posted: 26 Apr 2018 12:17 AM PDT

Rusia lëshoi në orbitë një satelit evropian për të vëzhguar Tokën, me qëllim sigurimin e një sërë të dhënash mbi nivelin e oqeaneve, ngjyrën, dendësinë e akullnajave, apo temperaturën e sipërfaqes së planetit.

Një raketë ruse Rokot, që mban satelitin Sentinel-3B, u lëshua nga kosmodromi ushtarak i Plessetsk, në veri të Rusisë, sipas pamjeve të agjencisë hapësinore ruse Roskosmos.

Me një peshë rreth 1250 kilogramë dhe formë që mund të krahasohet me atë të një makine të vogël, sateliti do t'i bashkohet vëllait të tij binjak Sentinel-3A, i cili u lëshua në shkurt të vitit 2016 dhe që po përshkon Tokën në një lartësi prej 815 kilometrash.

Që të dy janë pjesë të Kopernikus, konstelacionit ambicioz të satelitëve vëzhgues të Tokës, "Sentinel" të lëshuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA), transmeton Atsh.

Ky do të jetë sateliti i shtatë Sentinel i lëshuar në hapësirë që prej prillit të vitit 2014. Të pajisur me radarë tepër të sofistikuar, dy satelitët Sentinel-1 ofrojnë aktualisht pamje të Tokës si ditën, ashtu dhe natën, pavarësisht kushteve meteorologjike.

The post Rusia lëshon në orbitë një satelit për monitorimin e oqeaneve appeared first on DRENICA PRESS.

E la drogën para një viti, transformimi drastik i 30-vjeçarit do ju lërë pa fjalë (Foto)

Posted: 26 Apr 2018 12:16 AM PDT

Një imazh që po qarkullon në Twitter tregon ndryshimin fizik të një personi të varur nga droga, i cili e ndaloi përdorimin e saj një vit më parë.

Ai ishte i varur nga kokaina, LSD, dhe varësia ndaj saj e kishte bërë të humbte çdo gjë, familjen, miqtë, biznesin, shtëpinë dhe biznesin.

Djali 30-vjeçar, me emrin e përdoruesit "The Dude 007" është shprehur:
"Shikova sytë e vajzë sime 3-vjeçare dhe kuptova që ajo nuk meriton të ketë një baba të shkatërruar siç isha bërë unë, prandaj vendosa të shpëtoj veten dhe të ardhmen e saj."

Me një vullnet të madh, ai i vendosi qëllim vetes që të largohet tërësisht nga përdorimi i çdo lloj droge.
Pas një viti trajtimi të vështirë, ai arriti të rifitojë dashurinë e familjes dhe drejton dy biznese personale.

Fotografia është bërë shumë virale, pasi ndryshimi i tij para dhe pas drogës është drastik.

Ai krahason të kaluarën e tij të errët me një udhëtim të dhunshëm në një slitë rul.
30 vjeçari tha:
"Kurrë nuk do i kthehem asaj rruge."

The post E la drogën para një viti, transformimi drastik i 30-vjeçarit do ju lërë pa fjalë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Turqia dënon me burg edhe 13 gazetarë

Posted: 26 Apr 2018 12:13 AM PDT

Një gjykatë turke dënoi 13 gazetarë me burg, nën akuzat për terrorizëm.

Ata kanë qenë punonjës të gazetës opozitare Cumhuriyet dhe janë arrestuar pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016.

Tre gazetarë në gjyq janë liruar.

Autoritetet turke kanë akuzuar stafin e Cumhuriyet-it për mbështetje të grupeve që i kanë shpallur terroriste dhe të klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e grushtshtetit të dështuar.

Gulen, i cili e mohon përfshirjen, jeton në mërgim në SHBA dhe autoritetet atje kanë refuzuar ta ekstradojnë në Turqi.

Mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe 150,000 të tjerë janë pezulluar ose pushuar nga puna, pas puçit të dështuar.

Trembëdhjetë gazetarët e dënuar përfshijnë disa nga emrat më të shquar turq, si kryeredaktorin Murat Sabuncu, karikaturistin Musa Kart dhe kolumnistin Kadri Gursel.

E themeluar në vitin 1924, gazeta Cumhuriyet ka ruajtur pavarësinë në një mjedis të kontrolluar mediatik, duke shkaktuar zemërim te presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Pas vendimit të gjykatës për gazetarët, gazeta ka shkruar në ueb-faqen e saj: "Do të jeni të turpëruar para historisë".

Në muajin mars, 25 gazetarë turq janë burgosur për lidhje të dyshuara me Gulenin.

The post Turqia dënon me burg edhe 13 gazetarë appeared first on DRENICA PRESS.

Kështu shkatërrohet BMW-ja e 50 mijë eurove! (Video)

Posted: 26 Apr 2018 12:09 AM PDT

Një djalosh i ri ka bërë sherrin më të madh të mundur në jetë.

Ai posa bleu një veturë të tipit BMW Z4, e shkatërroi me shëtitjen e parë, transmeton Indeksonline.

Vetura qmimi i së cilës arrin shumë prej 50 mijë eurove, ndeshet me një mur dhe shkatërrohet plotësisht.

Djaloshi del nga vetura dhe e shikon atë përreth se ka ka dëmtuar. /Indeksonline/

The post Kështu shkatërrohet BMW-ja e 50 mijë eurove! (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Të flesh në ajër, kjo ndodh vetëm në Kinë! (Video/Foto)

Posted: 26 Apr 2018 12:04 AM PDT

Në Shanghai të Kinës është zbuluar një metodë re për të bërë gjumë të qetë larg zhurmës.

Disa persona kanë shpikur idenë për të fjetur në ajër, duke lidhur shtretër improvizues mes dy kodrave, transmeton Indeksonline.

Kjo dëshmon që në Kinë vërtet njeriu sheh dhe provon gjithëqka.

Por shumë pak kush do të kishte guxim të provonte gjumë me përplot adrenalinë. /Indeksonline/

The post Të flesh në ajër, kjo ndodh vetëm në Kinë! (Video/Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Këto janë shpikjet që na presin në të ardhmen (Foto)

Posted: 25 Apr 2018 11:59 PM PDT

Avancimi i teknologjisë do të sjell shpikje edhe me të reja të cilat pa dyshim do ta ndryshojnë jetën tonë.

Një mjet për leximin e mendjes, një qese që ndryshon automatikisht ngjyrën e saj në varësi të ngjyrës së rrobave tuaja dhe një orë që mundëson nxehtësinë e trupit tuaj do të jenë shpikjet më të fundit, shkruan Bright Side, transmeton Indeksonline.

Më poshtë i gjeni disa prej sendeve që priten në të ardhmen e që për të djeshmen na janë dokur të paimagjinueshme.

The post Këto janë shpikjet që na presin në të ardhmen (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Ja çfarë moti do të kemi këto ditë

Posted: 25 Apr 2018 11:58 PM PDT

Deri në fund të muajit do të jetë mot i ngrohtë dhe me reshje lokale shiu.

Temperaturat mbesin edhe më tutje mbi vlera mesatare, me minimale nga 9C deri në 12C, e ato maksimale nga 24C deri në 26C.

26.04 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.

27.04 – Mot i ngrohtë, paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës kryesisht me diell.

28.04-29.04 – Mot i ngrohtë, të shtunën pjesërisht vranët, e pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullima. Të dielën, me vranësira dhe intervale me diell.

30.04 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

The post Ja çfarë moti do të kemi këto ditë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more