Skip to main content

“7 rregullat bazike për një biznesmen” plus 9 more Ekonomia Online

“7 rregullat bazike për një biznesmen” plus 9 more Ekonomia Online


7 rregullat bazike për një biznesmen

Posted: 14 Apr 2018 10:00 AM PDT

Sigurisht që ato janë bazike, por në qoftë se ju nuk i zotëroni ende këto zakone, ka ardhur momenti ta bëni këtë.

Ju ndoshta jeni të pasigurtë në lidhje me atë që doni të bëni në jetë. Ju punoni shumë, por pa një qëllim të caktuar në mendje. Por mos u shqetësoni: çdo gjë do të funksionojë. Etika e punës tuaj do të jetë pasuria juaj më e madhe. Këtu janë disa gjëra që duhen marrë në konsideratë në mënyrë që të mos pengoheni në rrugën tuaj të suksesit.

Kurseni më shumë para

Si për shembull, kurseni gjithçka. Ju duhet të përpiqeni që të kultivoni një zakon ku nuk bëni blerje impulsive, si për shembull të blini atë barkën, e cila nuk iu nevojitet. Ju veproni mirë shumicën më të madhe të kohës, por do bënit më mirë në qoftë se do të vendosnit mënjanë 20% të çdo gjëje që ju solli këtu ku jeni. Mbani mend disiplina e tanishme është çelësi i suksesit dhe i lirisë financiare më vonë.

Shkoni në shtrat herët dhe zgjohuni herët

Kur në fund vendosni ta bëni këtë çdo ditë, do të habiteni sesa shumë mund të arrini dhe sa shpejt do të përmirësoni jetën tuaj. Ju jeni një person i natës dhe gjithmonë keni qenë, por mendojeni që të shkoni në shtrat më herët në mënyrë që të zgjoheni herët. Mëngjeset do të jenë koha juaj e vetme për të lexuar, për t'u ushtruar dhe për të pasur pak kohe për veten. Më besoni për këtë.

Ndërtoni marrëdhënie biznesi dhe marrëdhënie personale

Bëni mirë të ndërtoni këto marrëdhënie, për shkak se rrjeti juaj do jetë thelbësor për suksesin tuaj. Shkruajini ose telefononi dikë me të cilin keni humbur kontaktet për disa javë. Mbajtja në kontakt me njerëzit do të jetë më e lehtë më vonë për ju.

Fokusohuni në punën tuaj

Ju do të bëni shumë gjëra të ndryshme para se të gjeni thirrjen tuaj të vërtetë. Kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse secila prej këtyre punëve është duke iu përgatitur që të jeni personi që duhet të jeni. Ju do të mësoni prej shefave të mira dhe të këqija. Ju do të mësoni sesi të udhëhiqni dhe menaxhoni njerëz dhe këto mësime do të jenë të dobishme për ju.

Gjeni një mentor

Realizoni çdo gjë që merrni në duart tuaja dhe do të mësoni shumë shpejt. Gjeni dikë, i cili ju respekton dhe është i suksesshëm në mënyrë që t'iu thotë sesi të veproni. Kërkoni ndihmë – mos kini frikë të pyesni.

Ndaloni së investuari (nëse investimet nuk po iu paguajnë)

Pra nuk jam duke folur në lidhje me paratë. Ju jepni kohën tuaj, emocionet tuaja dhe këto janë shumë më shumë të vlefshme. Sigurohuni që të jeni rreth personave që iu motivojnë dhe iu shtyjnë për më mirë.

Thoni jo

Ju pëlqen të thoni po dhe kjo është në rregull, por ndonjëherë kjo do të thotë që ju të merrni shumë në pjatën tuaj. Duke thënë "jo" do të jetë e rëndësishme pasi ju do të jeni shumë të zënë në karrierën dhe jetën tuaj personale. Koha juaj është e vlefshme, kështu që mos e harxhoni kot atë.

Ulni kryet dhe kurrë mos hiqni dorrë. Zelli dhe puna juaj do iu paguajnë.

The post 7 rregullat bazike për një biznesmen appeared first on Ekonomia Online.

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Posted: 14 Apr 2018 10:00 AM PDT

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t'ua lini fajin atyre. Mirëpo, menaxhmenti i performancës është më i komplikuar se aq.

Çfarë ndodh, p.sh., nëse problemi me performancën e punonjësve ka të bëjë më shumë me menaxhmentin se sa me punonjësit?

Përderisa ky skenar mund të krijojë një situatë të sikletshme dhe të vështirë, ka arsye tjera pse është e rëndësishme të dini nëse menaxherët tuaj po dëmtojnë performancën e punonjësve tuaj. Dy nga to: Jo vetëm që produktiviteti do të dëmtohet, por ju gjithashtu mund të humbisni punonjës cilësorë.

Këtu janë disa shenja që udhëheqja duhet t'i shikojë për të vendosur nëse menaxherët po shkaktojnë probleme në performancë:

Punonjësit fillojnë të largohen.

Marrëdhënia në mes të punonjësve dhe menaxherëve ka ndikim direkt në mbajtjen e punonjësve. Në fakt, raporti i Gallup State of the American Manager në vitin 2015 zbuloi se 50 përqind e profesionistëve të cilët u përgjigjën thanë se lanë punën ''për t'u larguar nga shefi i tyre'' në një pikë në karrierën e tyre.

Nëse punëdhënësit kanë një proces të rrjedhshëm të menaxhimit të performancës, ndryshimi i stafit nuk duhet të ndodhë në përqindje të larta si këto. Por nëse ata punëdhënës fillojnë të shohin se talentët po fillojnë të largohen, ata do t'a dinë se është koha për një ndryshim.

Menaxhmenti mund t'i bëjë punonjësit më të mirë të largohen për një numër arsyesh. Ndoshta menaxherët po e bëjnë stafin të punojë shumë ose po bëjnë premtime të cilat nuk i mbajnë. Punonjësit mund gjithashtu të ndihen të ngecur sepse menaxherët nuk i ndihmojnë ata të mësojnë dhe të rriten, ose ata mund të ndihen se nuk po vihen re.

Për të identifikuar se çfarë duhet të përmirësojnë menaxherët, kërkojuni punonjësve reagime për mbikëqyrësit e tyre dhe menaxherët e lartë. Mbani sondazhe anonime rregullisht, që punonjësit të tregohen të sinqertë pa u frikësuar nga qortimi.

Gjithashtu, inkurajoni menaxherët të mbajnë diskutime të hapura me ekipet e tyre në fund të javës. Punonjësit mund të reflektojnë se për çfarë iu nevojitet ndihma e menaxhmentit. Menaxherët pastaj mund të përdorin këto reagime direkte për t'u bërë udhëheqës më të mirë.

Gjendja morale fillon të bie.

Punonjësit dëshirojnë të punojnë për menaxherë të cilëve iu besojnë dhe i respektojnë, e cila është arsyeja pse ndërtimi i marrëdhënieve është vital për performancën e punonjësve. Përndryshe, punonjësit mund të ndihen se po lihen në errësirë dhe të shkëputur nga udhëheqja.

Kjo marrëdhënie menaxher-punonjës ka ndikim direkt në gjendjen morale. Disa nga problemet më të mëdha me të cilat menaxherët përballen vijnë nga marrëdhëniet e tensionuara.

Siç zbuloi edhe një sondazh i Officevibe, 31 përqind e punonjësve pjesëmarrës thanë se shpresonin që menaxheri i tyre të komunikonte me ta më shpesh, dhe 63 përqind ndjeheshin se nuk lavdëroheshin mjaftueshëm. Pika kyçe është e thjeshtë: Punonjësit dëshirojnë më shumë komunikim të hapur dhe transparencë, dhe ata meritojnë më shumë njohje.

Përndryshe, gjendja morale do të bie, dhe produktiviteti të ngecë. Kështu që, nisni transparencën në organizatën tuaj duke mbajtur grumbullime javore, ku punonjësit ndajnë arritjet e tyre. Ata duhet të tregojnë se në çfarë kanë arritur sukses, dhe kolegët duhet të festojnë dhe t'i falenderojnë ata publikisht.

Lidhni programet e njohjes me kulturën e vendit të punës. P.sh., nëse punonjësit arrijnë sukses në gara miqësore, nisni një program shpërblyes, ku punonjësit mund të fitojnë shpërblime nëse arrijnë qëllime specifike.

Performancat ngecin.

Menaxherët e mirë inspirojnë dhe motivojnë stafin e tyre që të jenë versioni më i mirë i vetes çdo ditë. Kur kjo ndodh, punonjësit i përgjigjen mirë reagimeve, dhe performanca vazhdon të përmirësohet.

Në anën tjetër, kur performanca ndalon së përmirësuari dhe punonjësit nuk angazhohen, është koha që punëdhënësit të vlerësojnë të gjithë faktorët të cilët kontribuojnë në rrjedhën e punës. Nëse menaxherët distancojnë veten, punonjësit mund të ndihen të shkëputur nga përgjegjësitë e tyre dhe të pa vënë re.

Menaxherët shpesh injorojnë vlerën e njërit prej aspekteve më të rëndësishme të procesit të menaxhimit të performancës: monitorimin e performancës së punonjësit dhe zhvillimin e talentëve. Nëse kjo po ndodh, mësoni menaxherët tuaj se si të mbledhin metrika të performancës dhe të ndajnë këto të dhëna me çdo punonjës.

Të dhënat e performancës janë të vlefshme sepse iu tregojnë menaxherëve dhe punonjësve se si duket suksesi. Mbani vlerësime të vazhdueshme të performancës të cilat përfshijnë këto të dhëna, dhe përfshini gjurmimin e qëllimeve. Në këtë mënyrë, individët e talentuar mund të shohin progresin e tyre personal dhe të arrijnë një qëllim i cili është i qartë.

Vlerësimet e performancës të cilat japin këto të dhëna duhet të jenë të vazhdueshme; kështu që, këshilloni menaxherët se në cilat data t'i caktojnë ato. Është e rëndësishme që të takoheni me këta menaxherë rregullisht, kështu që filloni me vlerësime mujore.

Atëherë, me shpresë që talentët do të jenë më të angazhur sepse këta individë do të shohin se performanca e tyre fillon të përmirësohet.

Plus, këto takime do të ndërtojnë një raport të fuqishëm në mes menaxhmentit dhe ekipit. Kur kompanitë zhvillojnë një repsekt dhe besim të thellë, procesi i menaxhimit të performancës bëhet më i lehtë për t'u ndjekur dhe punonjësit arrijnë sukses.

The post 3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi appeared first on Ekonomia Online.

6 gjëra fantastike të cilat i kanë shpikur femrat

Posted: 14 Apr 2018 09:28 AM PDT

Është një numër i madh i shpikjeve të cilat janë vepra të grave gjeniale, por për to dimë shumë pak. Ju sjellim gjashtë shembuj.

FSHIRËSET NË VETURA
Mary Anderson'it në vitin 1903 i është kujtuar se si fshirëset në veturë do të ishin shumë të dobishme. Një shufër me shtojcën e gomës të ngjitur për xham të veturës e patentoi pas një viti. Edhe pse ideja e saj hyri në prodhim serik pas disa dekadave, sot nuk mund të paramendojmë vozitjen pa shpikjen e saj të thjeshtë por shumë të rëndësishëm.

MONOPOLI
Elizabeth Magie është përgjegjëse për një prej lojërave shoqërore më të popullarizuara të gjitha kohërave. Kjo lojë në origjinale është quajtur "The Landlord's Game" dhe është shpikur dhe patentuar në vitin 1903. Edhe pse qëllimi i sotëm është argëtim i mirë me familje dhe miq, kjo dizajnere e ka menduar atë në mënyrë që të demonstrojë efektin tragjik të cilin e sjellë lakmia dhe grykësia.

NGROHJA SOLARE
Hungarezja dr. Maria Telkes është përgjegjëse për sistem të parë të ngrohjes me energji solare. Në vitin 1925 u zhvendos në SHBA dhe u punësua në një projekt i cili merrej ekskluzivisht me këtë problematikë. Në vitin 1940 e zhvilloi sistemin e parë të ngrohjes së shtëpive, ndërsa në realizimin e projektit i kishte ndihmuar edhe një grua e suksesshme – arkitektja Eleanor Raymond.

BIRRA
Edhe pse me siguri nuk mund të pohojmë se kush në të vërtet e prodhoi i pari birrën, të dhënat deri te të cilat arritën historianët nëpër hulumtimet e tyre flasin se ajo ka qenë grua, në të vërtetë gratë. Para 7.000 viteve në Mesopotami gratë kanë qenë të përgjegjëse për prodhimin e birrës. Kjo ishte mjeshtëria të cilën e kanë ditur vetëm gratë. Birra në atë kohë është konsideruar si dhuratë e Zotit, dhe duke gjykuar nga popullariteti i saj sot, ka mbetur një prej pijeve më të popullarizuara të të gjitha kohërave, dhe e gjithë kjo duke falënderuar duarve të arta të grave.

SHKALLËT KUNDËRZJARR
Shkallët kundërzjarr në pjesën e jashtme të ndërtesës, të cilat do të shërbenin për evakuim në rast të rrezikut nga zjarri, në vitin 1897 i ka shpikur Anna Connlly. Idenë e saj e ka pranuar një numër i madh i arkitektëve, dhe kjo ide është aktuale edhe sot e kësaj dite.

XHAKETA PANCIR
Besoni apo jo, xhaketa mbrojtëse balistike, e njohur si pancir, e ka shpikur gruaja. Emri i saj është Stephanie Kwolek, ndërsa hulumtim të cilin e ka kryer ka rezultuar me shpikjen e pancirit, më saktësisht materialit i cili përdoret në prodhimin e tyre. Shpikjen e ka patentuar në vitin 1966. Por ky nuk ishte shpikja e saj i vetme. Në karrierën e saj të begatshme 40 vjeçare, kjo shpikëse ka patentuar më shumë se 40 shpikje të ndryshme prandaj është vendosur në "Inventors Hall of Fame".

The post 6 gjëra fantastike të cilat i kanë shpikur femrat appeared first on Ekonomia Online.

Sa më e formuar një femër, më vështirë gjetja e partnerit ideal

Posted: 14 Apr 2018 09:14 AM PDT

Studimet e fundit kanë nxjerrë rezultate vërtetë të frikshme sa i takon faktit të femrave, të cilat e kanë mjaft të vështirë për të gjetur partnerin ideal. Një femër në karrierë kërkon edhe më shumë nga vetja, ndaj ajo dëshiron që të ketë në krah një mashkull të realizuar.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim i fundit, i kryer nga Universiteti i Bristolit.

Sa më shumë vite të kalojnë dhe sa më shumë të ngjisë shkallët e karrierës një femër, aq më shumë rriten kërkesat e saj, e ndërsa gjetja e një partneri ideal mbetet thjeshtë një ëndërr.

Por për këtë gjë studiuesit nuk fajësojnë femrat, por meshkujt. "Është bërë keq për burra", thuhet mes të tjerash në studim.

Statistikat tregojnë se numri i femrave të pa martuara është rritur me 35.7 %. Ndërsa mosha kur një femër sjell një fëmijë në jetë është rritur ndjeshëm. Shumica e femrave bëhen nëna pas moshën 25 ose 26 vjeç.

"Ndodh sepse një femër e shkolluar dhe e realizuar, kërkon një partner në të njëjtin nivel. Dhe shumica e meshkujve u tremben femrave të tilla", ka thënë një nga sociologet që ka qenë pjesë e këtij studimi.

The post Sa më e formuar një femër, më vështirë gjetja e partnerit ideal appeared first on Ekonomia Online.

Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh

Posted: 14 Apr 2018 09:12 AM PDT

Aktiviteti, kursimet dhe këmbëngulja të kombinuara janë një forcë e fuqishme financiare.

Të rinjtë po hyjnë në fuqinë punëtore në numra të mëdhenj çdo vit, duke u përballur me sfida të ndryshme. Studimet e fundit nga Usa Today zbulojnë se të rinjtë fitojnë 20 përqind më pak se prindërit e tyre që kanë fituar në moshën e tyre, edhe pse kanë diplomë kolegji. Kjo, e kombinuar me borxhe të rënda të kolegjit, ka detyruar shumë të diplomuar të dorëzohen nga fantazitë e tyre të zotërimit të shtëpive multimiliona-dollarëshe në çdo bregdet ose të vozisin një automobil luksoz për në zyrë çdo ditë.

Por një llogari bankare e mbushur nuk është larg arritjes për çdo të ri. Në fakt, ka shumë të rinj të cilët marrin të njëjtën rrugë sikur Mark Zuckerberg dhe Evan Spiegel i Snapchat. Këtu janë tetë gjëra të cilat të rinjtë mund t;i bëjnë për të pasur mundësi të bëhen multimilionerë në vitin 2022.

Nisni një biznes

Ky opsion ju jep mundësitë më të mira që të bëheni multimilionerë në të ardhmen, por suksesi nuk është i garantuar. Një ide fituese, sigurisht, është një përbërës shumë i rëndësishëm, por ju gjithashtu duhet t'i dini gjërat tjera të cilat duhet t'i bëni për të përmirësuar gjasat tuaja të suksesit. Mbi të gjitha, përgatituni që të kaloni vite duke punuar shumë dhe të tejkaloni pengesa të shumta para se të realizoni ëndërrat tuaja.

Gjeni një këshilltar

Disa nga njerëzit më të suksesshëm në biznes sot e pranojnë se këshilltarët kanë luajtur një rol domethënës në zhvillimin e karrierës së tyre. Studimet lidhin këshillimin me një numër befasues të tregimeve të suksesit. Gjeni dikë i cili ka arritur llojin e suksesit të cilin shpresoni t'a fitoni një ditë dhe kërkoni mundësi të mësoni nga ai person. Njohuria dhe përvoja e tyre mund të bëjë ndryshimin i cili ju ndan nga të rinjtë tjerë të cilët po kërkojnë suksesin.

Krijoni një produkt

Në ambientin e sotëm Shark Tank- Kickstarter, është e mundur të shpikni një koncept produkti, të krijoni një prototip, dhe të financoheni që të filloni prodhimin dhe distribuimin. Ka mënyra të shumta për ta dërguar idenë tuaj nga një koncept në realitet, por do të keni një fillim të mbarë nëse krijoni diçka e cila nuk është e shtrenjtë për t'u prodhuar.

Merrni përsipër një biznes ekzistues.

Pse të nisni nga fillimi kur ka biznese ekzistuese të cilat kanë nevojë për zotërim? Kërkoni një biznes me një pronar i cili është gati për të dalë në pension ose i cili dëshiron të largohet. Përgatituni të punoni në atë biznes për një kohë para se t'a merrni përsipër. Nëse keni vështirësi në gjetjen e tij, një agjent i biznesit mund të ju ndihmojë të identifikoni biznesin e përsosur i cili përshtatet me interesat tuaja personale dhe profesionale.

Investoni

Investimi mund të jetë i ndërlikuar, por është njëra prej mënyrave më të mira që të merrni kthim nga paratë që tashmë i keni. Nëse dëshironi të fitoni shumë para shpejtë, ju duhet të ndërmerrni rreziqe të mëdha, e cila do të thotë të jeni në gjendje të humbisni të gjitha paratë të cilat i vendosni. Për rezultatet më të mira, filloni duke investuar një shumë të mirë parash. Ju mund të fitoni nëse rrezikoni më shumë. Zgjidhni sektorë në të cilat jeni më të interesuar dhe koncentrohuni në investime në ato hapësira. Por para këtyre, merrni kohën për të mësuar sa më shumë që është e mundur për tregun e aksioneve.

Kurseni

Me përqindjet pothuajse joekzsituese të interesit në llogaritë e kursimit sot, ju me shumë gjasa nuk do të shihni paratë të cilat i vendosni në bankë duke u shumëfishuar. Mirëpo, nëse bëni sakrifica domethënëse, si jetesa në shtëpi me prindërit tuaj, të punuarit punë të shumta, ose ndarja e një vendi me një ose më shumë shokë dhome, ju mund të jeni në gjendje të kurseni një pjesë të konsiderueshme të rrogës tuaj çdo muaj. Sikur nëna ime që thoshte gjithmonë, ju nuk mund të kurseni shumë para nëse jeni të zënë duke i shpenzuar ato vetëm për të jetuar. Nëse kurseni gjatë kohës, ju do të keni para të cilat mund t'i investoni ose të blini një pronë me qera e cila mund të shumëfishojë të ardhurat tuaja mujore.

Nisni një biznes anësor

Nëse keni nevojë për sigurinë dhe përfitimet të cilat vinë nga një pozitë me pagë, një punë anësore mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme të fitoni të ardhura shtesë. Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë si të dërgoni pica ose të punoni në bar ose diçka komplekse si të filloni biznesin tuaj. Ajo e para mund të sjellë para të menjëhershme, por e dyta mund të ju japë përfitimin afat-gjatë që të jeni në gjendje t'a shndërroni atë në një biznes tërësisht të zhvilluar.

Rritni pagën tuaj

Çelësi i kursimit dhe investimit të suksesshëm është që së pari të keni të ardhurat më të mira të mundshme. Mos u pajtoni me një pagë të rëndomtë. Kërkoni normat e tregut për aftësitë tuaja në zonën tuaj dhe sigurohuni se jeni të paktën brenda atij rangu. Nëse jo, kërkoni një punë tjetër me njerëz të cilët do të vlerësojnë arsimin dhe përvojën tuaj.

Me punë të rëndë dhe sakrificë, të rinjtë mund të rrisin në mënyrë domethënëse të ardhurat e tyre për disa vite. Përderisa nuk ka garanci se do të bëheni multimilioner, ia vlen të përpiqeni. Nëse nuk arrini sukses në atë afat kohor, të paktën do të keni një fillim të mirë që të bëheni multimilionerë në vitet në vazhdim. (John Boitnott/Entrepreuner)

The post Mënyra si mund të bëheni milioner brenda 5 vitesh appeared first on Ekonomia Online.

Si t’i bësh për vete të tjerët në pak sekonda

Posted: 14 Apr 2018 08:22 AM PDT

Njerëzve u mjaftojnë vetëm pak sekonda për të krijuar një gjykim mbi personalitetin tuaj. Në bazë të atij gjykimi mund të vendosin nëse duan të vazhdojnë të dalin me ju për një tjetër takim ose të bëhen miq, kolegë etj. Ja se çfarë duhet të keni parasysh…

Takimi i parë, intervistë pune, njohje të reja…Në raste të ndryshme është e rëndësishme të bëni përshtypje të mira që në shikim të parë. Njerëzve u mjafton vetëm pak kohë për të krijuar një gjykim mbi personalitetin tuaj. Në bazë të atij gjykimi mund të vendosin nëse duan të dalin me ju për një tjetër takim ose të bëhen miq ose kolegë. Për të shfrytëzuar më mirë sekondat që përcaktojnë vazhdimësinë e marrëdhënieve me personat e saponjohur, Nicholas Boothman, në librin e saj "How to make people like you in 90 seconds" (Si t'i bëni njerëzit si ju për 90 sekonda) rrëfen për strategjitë fitimtare për të goditur në shenjë.

Mendimi i parë, thuhet në "The Independent", formohet në vetëm 4 sekonda, gjatë të cilave mjaftojnë disa lëvizje të thjeshta për të qenë të pëlqyeshëm nga të tjerët:

Jini të hapur

Në takimin e parë, gjuha e trupit është shumë e rëndësishme. Për t'u treguar të hapur ndaj njohjeve është e nevojshme të përçoni sinjale fizike që konfirmojnë vullnetin tuaj. Në mënyrë që t'ia dilni të "godisni" zemrën e personave që keni përballë është thelbësore të tregoni veten. "Fjalë për fjalë: mos e mbuloni zemrën me duar ose me krahë. Dhe nëse vishni një xhaketë, zbërthejeni". Kjo është një këshillë filozofike nga autorja e sipërpërmendur, por që në thelb këshillon që të jeni vetvetja gjithmonë.

Kërkoni kontaktin sy më sy

Mos dredhoni shikim në takimin e parë. Kërkoni sytë e të tjerëve dhe lërini sytë tuaj të shprehen pozitivisht. Edhe sytë, në fakt janë në gjendje të qeshin. Gjithsesi kontaktin sy më sy mos e mbani gjatë gjithë kohës së takimit. "Mund të duket paedukatë dhe kërcënuese".

Buzëqeshni

Buzëqeshja është "bileta" hyrëse më e mirë për çdo rast, ndërsa ajo u lë të tjerëve të kuptojnë se ju jeni të sinqertë. Do të jetë ajo buzëqeshje që do të ndihmojë tjetrin të kujtohet për ju.

Përshëndetja

Në momentin kur shqiptoni frazën "kënaqësi që u njohëm", toni juaj i zërit duhet të tingëllojë shumë i lumtur për këtë takim. Shtrëngojeni dorën me shumë siguri kur tjetri t'ju prezantohet, përsëritni emrin e tij; për shembull ju mund të thoni: "Kënaqësi që u njohëm, Sara".

Bëhuni të afërt

Nuk është e nevojshme t'i afroheni shumë personit që sapo njihni dhe as të përkuleni përpara tij. Por të flisni, të tregoheni të dashur në përshëndetjen që do të bëni dhe pse jo të jeni të gatshëm për të dhënë ndihmë atëherë kur të tjerët kanë nevojë. Pra lëreni bisedën të rrjedhë natyrshëm. Mos kaloni direkt në tema profesionale. Kur ju takoni personin, atëherë filloni të bisedoni me të sikur përballë keni një mik tuajin. Pyeteni se çfarë ka bërë këto kohë, flisni për motin, për sportin… kështu ju dukeni më njerëzorë dhe ju ndihmon të krijoni një përshtypje të mirë.

Kujdesuni për pamjen e jashtme

Kjo nuk duhej të ishte para personalitetit apo disa aftësive të tjera, por në të vërtetë është. Kujdesuni për higjienën dhe veshjen tuaj, përshtateni me ngjarjen ku do të merrni pjesë. Mos harroni: më mirë të keni veshur disa gjëra të tepërta, se sa të shkoni gjysmë e zhveshur. Kjo vlen më shumë për femrat. Kushtojuni rëndësi edhe flokëve.

The post Si t'i bësh për vete të tjerët në pak sekonda appeared first on Ekonomia Online.

Harrojeni orarin 9-5 nëse doni sukses

Posted: 14 Apr 2018 08:05 AM PDT

Ndjekja e pasionit tuaj kërkon më shumë punë por është më përmbushëse sesa të lidhni veten në një punë të cilën e keni vetëm për të paguar faturat.

Puna prej 9-5 është vjetruar. Bota funksionon 24/7, por kjo nuk do të thotë se edhe ju duhet ta bëni këtë. Gjërat kanë ndryshuar dhe ju do të mësoni se si të arrini sukses pa punuar në rutinën prej 9-5 të prindërve tuaj.

Para se të kalojmë në atë se si saktësisht të arrini sukses, duhet të mbani në mendje se bota ka ndryshuar përgjithmonë. Interneti është makina e re e shtypit. Është bibloteka e re. Është baza e re e të dhënave nën asnjë trup kontrollues të vërtetë. Mund t'a përdorni atë gjithkund në botë në çdo kohë.

Përdorni këto parime për të arritur sukses.

Fokusohuni në atë që doni

Është e lehtë të tundoheni nga industritë e pasura. Por pasioni është ai i cili do ju vë në lëvizje gjatë një periudhe të gjatë. Nëse dëshironi të zgjedhni një udhëzues të shitjeve duhet t'a bëni për shkak se jeni pasionant për të, jo sepse mendoni se do të fitoni shumë para nga ajo. Njëra nga pikat më të rëndësishme që duhet të kuptoni është që pasioni iu shtyen drejt mjeshtërisë. Dhe mjeshtëria e fushës tuaj të zgjedhur është ajo që ju sjell para të mëdha.

Kini durim dhe mos i impononi gjërat

Në moment nervozizmi, mund të jetë tunduese të lini punën tuaj dhe të ndiqni pasionin. Por duhet të jeni praktikë. Lënia e punës tuaj dhe zhytja në biznesin tuaj të ri është një rrezik i madh, dhe jo i vlefshëm. Mos merrni gjithçka që keni dhe t'i vendosni në të kuqen.

Kini durim dhe mësoni gjatë pushimit tuaj. Ndërtoni biznesin tuaj të pavarur. Vetëm kur të filloni të bëni para, duhet të merrni në konsideratë lënien e punës tuaj ditore dhe të vazhdoni me orar të plotë.

Mendoni në mënyrë kreative se si të bëni para

Nuk mund të prisni të bëni shumë para duke bërë ato që të gjithë të tjerët bëjnë. Mendoni në mënyrë kreative dhe gjeni atë ide të madhe. Kërkoni të gjitha këndet duke hapur profile në media sociale dhe duke u lidhur me njerëzit në industrinë tuaj. Kërkoni të kontaktoni edhe pronarët e biznesit edhe konsumatorët. Kuptoni se çfarë po bëjnë bizneset e tjera dhe se çfarë duan konsumatorët. Qëllimi është të gjeni diçka që konsumatorët duan dhe që bizneset ende nuk e kanë bërë. Kjo është fusha juaj.

Kur gjeni fushën tuaj, mund të filloni të merrni në konsideratë se a është ideja juaj e zbatueshme. Ju mund të bëni një prototip, të ndërtoni një ekip dhe të shihni se a mund të fitoni para nga ato.

Në fund, këmbëngulësia është çelësi. Ju me siguri që nuk do të keni sukses herën e parë. Do të keni nevojë për përpjekje për të pasur sukses. Por këmbëngulësia është çelësi dhe duhet të keni vullnet që të mos dorëzoheni që të merrni rezultatet që dëshironi. Gatishmëria që të mësojë nga dështimet e dikujt është ajo që e karakterizon ndërmarrësin.

The post Harrojeni orarin 9-5 nëse doni sukses appeared first on Ekonomia Online.

Dieta japoneze, për të mos u plakur dhe shëndoshur kurrë

Posted: 14 Apr 2018 08:04 AM PDT

Magjia e të stilit japonez të të ngrënit është një balancë e shëndetshme e ngopjes me ushqime të shijshme me pak kalori, të prezantuara në porcione të bukura, me pjata të vogla, të këndshme

"Dieta japoneze është baza e ushqimit", thotë Naomi Morijama, bashkautore e librit "Gratë japoneze nuk plaken dhe nuk shëndoshen kurrë". Ajo thotë se kjo dietë apo regjim ushqimor përqendrohet në energjinë mahnitëse të ushqimit në një masë kompakte dhe të kënaqshme".

Dhe askush nuk ka nevojë të gatuajë si japonezët për të shijuar një ushqim të shëndetshëm. Mjafton që të përdorni më shumë peshk, fruta dhe perime, të shërbeni në sasi të vogla, të hani avash dhe ta shijoni ushqimin, të shtoni disa alternativa të shëndetshme si orizi. Ja disa këshilla:

japonezeSë pari, kini parasysh përfitimet. "Falë një diete dhe stili jetese më të shëndetshëm, japonezët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm sesa popujt e tjerë", thotë Morijama. Jo vetëm kanë një jetëgjatësi 86 për femrat dhe 79 për meshkujt (krahasuar me 80 dhe 75 te amerikanët), por ata gjithashtu jetojnë një mesatare prej 75 vjetësh të shëndetshëm dhe pa probleme, siç raportohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për më tepër, japonezët gëzojnë vendin e parë për më pak obezitet të vendeve të zhvilluara me 3%, përkundrejt 11% të francezëve dhe 32% të amerikanëve.

"Mund të mendoni se gjithçka ka lidhje me gjenet", thotë Morijama. "Por kur japonezët fillojnë të përdorin dietën perëndimore, ata shtojnë në peshë menjëherë".

Hani me sy

"Magjia e të stilit japonez të të ngrënit është një balancë e shëndetshme e ngopjes me ushqime të shijshme me pak kalori, të prezantuara në porcione të bukura, me pjata të vogla, të këndshme.

Morijama thotë: Në këtë mënyrë inkurajoni "ngrënien me sy" duke shijuar bukurinë e ushqimit. Rezultati? Do të dëshironi të hani më avash për të shijuar çdo kafshatë, që nënkupton të hash më pak, sepse truri ka kohë që të kuptojë që trupi është i ngopur.

Sipas Morijamës, një japonez mesatar ha rreth 25% më pak kalori çdo ditë se një amerikan mesatar, e cila mund të shpjegojë pjesërisht jetëgjatësinë e secilit. Studimet e Universitetit të Floridës sugjerojnë se ngrënia e vetëm 8% më pak kalori çdo ditë ndërsa rrisni nivelin e aktivitetit tuaj, mund të promovojë një jetë më të gjatë. Dhe ulja e kalorive nuk ka pse të jetë e dhimbshme. Sekreti është të zëvendësojë ushqimet me numër të lartë kalorish, si çokollatat, patatet me ato që kanë më pak kalori, si frutat, perimet, supat.

Fuqia e porcionit

Në Japoni ushqimi shërbehet në pjata të vogla dhe në tasa në vend të një pjate të madhe. Në vakte shijohet pak nga gjithçka, thotë Morijama. Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla mund të jetë një nga sekretet më të mëdha për të ngrënë shëndetshëm dhe për të rënë në peshë. Kërkimet tregojnë se kur pjatat janë të mëdha, ne jemi të prirur ta hamë gjithë ushqimin edhe nëse nuk jemi të uritur.

Një studim i Universitetit të Ilionisit në SHBA tregoi se njerëzit hanë 45% më shumë nëse ushqimi u shërbehet në pjata të mëdha. Kur u pyetën se çfarë e përcaktonte madhësinë e ushqimit që hanin, thuajse 7 në 10 veta u shprehën se sasia ishte thjesht çështje se sa ushqim ishin mësuar të hanin. Kjo është gjë e mirë dhe e keqe njëkohësisht. E keqe sepse tregon që në njëfarë mënyre ne hamë pa menduar. Dhe e mirë sepse kjo tregon se mund ta ndryshojmë sasinë e vaktit që hamë. Si? Duke u mësuar të hamë më pak. Për shembull, mundohuni të zëvendësoni pjatat e gjellës me pjatat e ëmbëlsirave. Do të shihni se do të hani më pak, sepse pjata do të duket plot. Ose provoni ta servirni ushqimin në tasa me peshë për rreth një javë, për t'u mësuar me sasinë e ushqimit që duhet të hani. Nuk keni pse zvogëloni të gjithë ushqimin, mjafton që të zvogëloni sasitë e ushqimeve me shumë kalori e shumë yndyrë.

Bazë orizi

Dieta japoneze përfshin sasi të mëdha orizi, gjashtë herë më shumë se sa përfshin mesatarisht dieta amerikane. Një tas i vogël shërbehet pothuajse në çdo vakt, duke përfshirë mëngjesin. Një oriz me pak yndyrë dhe i pasur në karbohidrate ju ndihmon të ngopeni me më pak kalori dhe duke lënë më pak vend për ushqime të yndyrshme, të cilat dëmtojnë zemrën. Për të qenë edhe më të shëndetshëm, shërbejeni orizin në mënyrën japoneze: ta gatuani dhe hani pa gjalp apo vaj.

Kënaqësia e perimeve

"Japonia është një shtet i çmendur pas perimeve", thotë Morijama. Kur gratë japoneze u pyetën se cilin ushqim preferonin të gatuanin më shumë për familjet e tyre, ato u përgjigjën: supë me perime me lëng mishi. Specat e kuq për mbushje, bizelet, kungulli i njomë, patëllxhani, qepët, rrodhja, domatja, specat jeshilë, marulja, karrotat, spinaqi, gjethet e bambusë, panxhari, rrënjët e zambakut, rrepat, kërpudhat shiitake, patatet e ëmbla dhe algat e detit (apo perimet e detit), si kombu, nori, të gjitha kanë vendin e tyre në dietën japoneze.

Në një vakt shërbehen 4 apo 5 varietete të ndryshme dhe askush nuk mendon se është e habitshme të hash një supë me perime apo sallatë për mëngjes. Perimet shërbehen të ziera me lëng mishi, të skuqura (skuqje në vaj të nxehtë në të cilën edhe ziejnë pak) me vaj ose pak të ziera në avull, të gjitha metoda që ruajnë sasinë maksimale të ushqyesve.

Një peshkim i mbarë

Peshqit, sidomos të preferuarit japonezë, si salmoni, toni i freskët, sardelet, harenga, skumbria, janë një burim i madh i acideve yndyrore omega-3, të njohura për dobitë e tyre për zemrën. Dhe megjithëse japonezët përbëjnë 2% të popullsisë së botës, ata hanë 10% të peshkut në botë. Kjo gjë nënkupton se ata hanë më pak mish të kuq, që përmban më shumë yndyrë të ngopur që çon në obezitet dhe sëmundje të zemrës.

Soja

Kur konsumohet me kujdes, produktet e sojës janë një alternativë shumë e mirë zëvendësuese për të përfituar proteinat që merren nga mishi i kuq dhe kanë më pak yndyrna të ngopura. Vaktet japoneze shpesh përfshijnë më shumë se një pjatë me bazë soje, si supa miso (miso është bishtajë soje e fermentuar).

Ëmbëlsira të shijshme

"Një pjatë ëmbëlsire tipike japoneze është ajo me fruta të stinës, të qëruara, të prera dhe të rregulluara bukur në pjatë", thotë Morijama. Japonezët pëlqejnë edhe ëmbëlsirat perëndimore si akullorja apo kekët, por ato zakonisht shërbehen në sasi më të vogël dhe me shije më delikate krahasuar me vendet e perëndimit. Një çaj jeshil japonez është një mënyrë perfekte për të përfunduar çdo vakt.

Alternativa të shëndetshme

"Duhen vetëm pak ndryshime për ta bërë një dietë japoneze dhe më të shëndetshme. Për shembull, mund të përdorni oriz kaf në vend të atij të bardhë. Ushqimi i lashtë japonez, orizi kaf, është shumë i pasur në fibra dhe karbohidrate të mira", thotë Morijama. Ndryshimi i dytë përfshin uljen e sasisë së natriumit, që është i lartë në dietën japoneze për shkak të sasisë së mëdha të salcës së sojës dhe ushqimeve turshi apo të marinuara.

Ushqim i bukur

Një ushqim i bukur, i shijshëm dhe i shëndetshëm është çka ofron dieta japoneze për këdo që dëshiron të jetojë më gjatë, më shëndetshëm dhe më i dobët. Eksperimentoni me peshkun, orizin dhe perimet e shërbyera në pjata delikate dhe do të korrni frytet e duhura: dhe s'është e nevojshme të përdorni shkopinj."Dieta japoneze është baza e ushqimit", thotë Naomi Morijama, bashkautore e librit "Gratë japoneze nuk plaken dhe nuk shëndoshen kurrë". Ajo thotë se kjo dietë apo regjim ushqimor përqendrohet në energjinë mahnitëse të ushqimit në një masë kompakte dhe të kënaqshme".

Dhe askush nuk ka nevojë të gatuajë si japonezët për të shijuar një ushqim të shëndetshëm. Mjafton që të përdorni më shumë peshk, fruta dhe perime, të shërbeni në sasi të vogla, të hani avash dhe ta shijoni ushqimin, të shtoni disa alternativa të shëndetshme si orizi. Ja disa këshilla:

japonezeSë pari, kini parasysh përfitimet."Falë një diete dhe stili jetese më të shëndetshëm, japonezët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm sesa popujt e tjerë", thotë Morijama. Jo vetëm kanë një jetëgjatësi 86 për femrat dhe 79 për meshkujt (krahasuar me 80 dhe 75 te amerikanët), por ata gjithashtu jetojnë një mesatare prej 75 vjetësh të shëndetshëm dhe pa probleme, siç raportohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Për më tepër, japonezët gëzojnë vendin e parë për më pak obezitet të vendeve të zhvilluara me 3%, përkundrejt 11% të francezëve dhe 32% të amerikanëve.

"Mund të mendoni se gjithçka ka lidhje me gjenet", thotë Morijama. "Por kur japonezët fillojnë të përdorin dietën perëndimore, ata shtojnë në peshë menjëherë".

Hani me sy

"Magjia e të stilit japonez të të ngrënit është një balancë e shëndetshme e ngopjes me ushqime të shijshme me pak kalori, të prezantuara në porcione të bukura, me pjata të vogla, të këndshme.

Morijama thotë: Në këtë mënyrë inkurajoni "ngrënien me sy" duke shijuar bukurinë e ushqimit. Rezultati? Do të dëshironi të hani më avash për të shijuar çdo kafshatë, që nënkupton të hash më pak, sepse truri ka kohë që të kuptojë që trupi është i ngopur.

gatim japonez

Sipas Morijamës, një japonez mesatar ha rreth 25% më pak kalori çdo ditë se një amerikan mesatar, e cila mund të shpjegojë pjesërisht jetëgjatësinë e secilit. Studimet e Universitetit të Floridës sugjerojnë se ngrënia e vetëm 8% më pak kalori çdo ditë ndërsa rrisni nivelin e aktivitetit tuaj, mund të promovojë një jetë më të gjatë. Dhe ulja e kalorive nuk ka pse të jetë e dhimbshme. Sekreti është të zëvendësojë ushqimet me numër të lartë kalorish, si çokollatat, patatet me ato që kanë më pak kalori, si frutat, perimet, supërat.

Fuqia e porcionit

Në Japoni ushqimi shërbehet në pjata të vogla dhe në tasa në vend të një pjate të madhe. Në vakte shijohet pak nga gjithçka, thotë Morijama. Shërbimi i ushqimit në pjesë të vogla mund të jetë një nga sekretet më të mëdha për të ngrënë shëndetshëm dhe për të rënë në peshë. Kërkimet tregojnë se kur pjatat janë të mëdha, ne jemi të prirur ta hamë gjithë ushqimin edhe nëse nuk jemi të uritur.

Një studim i Universitetit të Ilionisit në SHBA tregoi se njerëzit hanë 45% më shumë nëse ushqimi u shërbehet në pjata të mëdha. Kur u pyetën se çfarë e përcaktonte madhësinë e ushqimit që hanin, thuajse 7 në 10 veta u shprehën se sasia ishte thjesht çështje se sa ushqim ishin mësuar të hanin. Kjo është gjë e mirë dhe e keqe njëkohësisht. E keqe sepse tregon që në njëfarë mënyre ne hamë pa menduar. Dhe e mirë sepse kjo tregon se mund ta ndryshojmë sasinë e vaktit që hamë. Si? Duke u mësuar të hamë më pak. Për shembull, mundohuni të zëvendësoni pjatat e gjellës me pjatat e ëmbëlsirave. Do të shihni se do të hani më pak, sepse pjata do të duket plot. Ose provoni ta servirni ushqimin në tasa me peshë për rreth një javë, për t'u mësuar me sasinë e ushqimit që duhet të hani. Nuk keni pse zvogëloni të gjithë ushqimin, mjafton që të zvogëloni sasitë e ushqimeve me shumë kalori e shumë yndyrë.

Ushqim japonezBazë orizi

Dieta japoneze përfshin sasi të mëdha orizi, gjashtë herë më shumë se sa përfshin mesatarisht dieta amerikane. Një tas i vogël shërbehet pothuajse në çdo vakt, duke përfshirë mëngjesin. Një oriz me pak yndyrë dhe i pasur në karbohidrate ju ndihmon të ngopeni me më pak kalori dhe duke lënë më pak vend për ushqime të yndyrshme, të cilat dëmtojnë zemrën. Për të qenë edhe më të shëndetshëm, shërbejeni orizin në mënyrën japoneze: ta gatuani dhe hani pa gjalp apo vaj.

Kënaqësia e perimeve

"Japonia është një shtet i çmendur pas perimeve", thotë Morijama. Kur gratë japoneze u pyetën se cilin ushqim preferonin të gatuanin më shumë për familjet e tyre, ato u përgjigjën: supë me perime me lëng mishi. Specat e kuq për mbushje, bizelet, kungulli i njomë, patëllxhani, qepët, rrodhja, domatja, specat jeshilë, marulja, karrotat, spinaqi, gjethet e bambusë, panxhari, rrënjët e zambakut, rrepat, kërpudhat shiitake, patatet e ëmbla dhe algat e detit (apo perimet e detit), si kombu, nori, të gjitha kanë vendin e tyre në dietën japoneze.

Në një vakt shërbehen 4 apo 5 varietete të ndryshme dhe askush nuk mendon se është e habitshme të hash një supë me perime apo sallatë për mëngjes. Perimet shërbehen të ziera me lëng mishi, të skuqura (skuqje në vaj të nxehtë në të cilën edhe ziejnë pak) me vaj ose pak të ziera në avull, të gjitha metoda që ruajnë sasinë maksimale të ushqyesve.

diete japoneze

Një peshkim i mbarë

Peshqit, sidomos të preferuarit japonezë, si salmoni, toni i freskët, sardelet, harenga, skumbria, janë një burim i madh i acideve yndyrore omega-3, të njohura për dobitë e tyre për zemrën. Dhe megjithëse japonezët përbëjnë 2% të popullsisë së botës, ata hanë 10% të peshkut në botë. Kjo gjë nënkupton se ata hanë më pak mish të kuq, që përmban më shumë yndyrë të ngopur që çon në obezitet dhe sëmundje të zemrës.

Soja

Kur konsumohet me kujdes, produktet e sojës janë një alternativë shumë e mirë zëvendësuese për të përfituar proteinat që merren nga mishi i kuq dhe kanë më pak yndyrna të ngopura. Vaktet japoneze shpesh përfshijnë më shumë se një pjatë me bazë soje, si supa miso (miso është bishtajë soje e fermentuar).

Ëmbëlsira të shijshme

"Një pjatë ëmbëlsire tipike japoneze është ajo me fruta të stinës, të qëruara, të prera dhe të rregulluara bukur në pjatë", thotë Morijama. Japonezët pëlqejnë edhe ëmbëlsirat perëndimore si akullorja apo kekët, por ato zakonisht shërbehen në sasi më të vogël dhe me shije më delikate krahasuar me vendet e perëndimit. Një çaj jeshil japonez është një mënyrë perfekte për të përfunduar çdo vakt.

bento japoneze

Alternativa të shëndetshme

"Duhen vetëm pak ndryshime për ta bërë një dietë japoneze dhe më të shëndetshme. Për shembull, mund të përdorni oriz kaf në vend të atij të bardhë. Ushqimi i lashtë japonez, orizi kaf, është shumë i pasur në fibra dhe karbohidrate të mira", thotë Morijama. Ndryshimi i dytë përfshin uljen e sasisë së natriumit, që është i lartë në dietën japoneze për shkak të sasisë së mëdha të salcës së sojës dhe ushqimeve turshi apo të marinuara.

Ushqim i bukur

Një ushqim i bukur, i shijshëm dhe i shëndetshëm është çka ofron dieta japoneze për këdo që dëshiron të jetojë më gjatë, më shëndetshëm dhe më i dobët. Eksperimentoni me peshkun, orizin dhe perimet e shërbyera në pjata delikate dhe do të korrni frytet e duhura: dhe s'është e nevojshme të përdorni shkopinj.

The post Dieta japoneze, për të mos u plakur dhe shëndoshur kurrë appeared first on Ekonomia Online.

Banorët e Makovcit protestojnë për sigurinë në rrugë

Posted: 14 Apr 2018 07:58 AM PDT

Banorët e fshatit Makovc të Prishtinës do të protestojnë nesër në rrugën në të cilën brenda një kohe shumë të shkurtër janë shkaktuar aksidente me fatalitet duke humbur jetën disa persona.

Kështu thuhet në një njoftim të banorëve dërguar mediave, ku theksohet se duke pas parasysh që kjo gjë po përsëritet në të njëjtin vend me vite të tëra dhe jetët e njerëzve çdo ditë janë në rrezik dhe askush nuk i ka kushtuar vëmendje, banorët e Makovcit janë këmbëngulës në kërkesat e tyre ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror që t'i kushtohet kujdes i nevojshëm.

Protesta nis në orën 12:00.

The post Banorët e Makovcit protestojnë për sigurinë në rrugë appeared first on Ekonomia Online.

7 gjëra që dëmtojnë trurin, ndër to ajri i ndotur

Posted: 14 Apr 2018 07:55 AM PDT

Shëndeti mendor pa dyshim që ka rëndësi jetike në mirëqenien e njeriut.

Për atë, ju ftojmë të lexoni disa situata me të cilat mund të dëmtoni trurin tuaj, e që disa prej tyre në pamje të parë nuk duken edhe aq me peshë.

Mungesa e mëngjesit:njerëzit të cilët nuk hanë mëngjes, si pasojë do të kenë sasi të vogël të sheqerit në gjak

Sjelljet e tepruara: shkaktojnë forcim të arterieve të trurit, gjë që çon në uljen e fuqisë mendore.

Thithja e ajrit të ndotur: zvogëlon furnizimin me oksigjen në tru, duke çuar në zvogëlimin e efiçencës së trurit.

Mungesa e gjumit: gjumi i jep mundësi trurit të pushojë. Koha e gjatë pa gjumë, do të përshpejtonte vdekjen e qelizave të trurit.

Duhani: shkakton tkurrje të shumëfishta të trurit dhe mund të çojë drejt sëmundjes Alzheimer

Të vësh në punë trurin gjatë sëmundjes: të punuarit shumë, ose studimi kur je sëmurë, mund të çojë në rënie të efiçencës së trurit.

Të folurit rrallë: bisedat intelektuale do të rrisin efiçencën e trurit.

The post 7 gjëra që dëmtojnë trurin, ndër to ajri i ndotur appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more