Skip to main content

“10 thesaret e panjohura të njerëzimit” plus 9 more Ekonomia Online

“10 thesaret e panjohura të njerëzimit” plus 9 more Ekonomia Online


10 thesaret e panjohura të njerëzimit

Posted: 15 Apr 2018 09:27 AM PDT

10. Dhoma Amber

Dhoma Amber ishte një dhuratë e mbretit Frederick William për Carin e Rusisë, Pjetri i Madh, në vitin 1716. Dhoma ishte quajtur Tetë Mrekullitë e Botës për shkak të bukurisë së saj absolute. Dhoma përbëhej nga panele qelibari mbështetur me fletë ari dhe pasqyra. Ndërtimi i saj mori dhjetë vjet për mjeshtrit dhe skulptorët më të shquar të kohës. Ajo ka vlera të mëdha, si financiare, ashtu dhe historike dhe sot vlerësohet në gati 200 milionë euro. Ajo u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe besohet se u plaçkit nga Gjermania naziste, e cila e solli sërish në Gjermani.

9. Thesaret e Limës

Për të mbrojtur thesaret e Limës nga plaçkitjet, një mbret i Limës vendosi t'i çojë në Meksikë për t'i fshehur. Ai ngarkoi 11 anije me mallra me vlerë 60 milionë euro. Në mesin e pasurive ishin dy statujat e Virgjëreshës Mari që mbajnë fëmijën, Jezusin. Kapiteni i flotës, Mbretëresha Mary, William Thompson, ishte një pirat dhe shpejt kurdisi grabitjen e thesarit.

8. Vezët e humbura Faberge

Vezët Faberge u krijuan nga rusi Peter Carl Faberge, si dhurata për Pashkët për mbretërit rusë. Vezët janë prej ari të mbuluar me diamante, rubin, safir dhe xhevahire të tjerë të shtrenjtë. Gjashtëdhjetë e pesë vezë janë "kompozuar" nga Faberge për familjen mbretërore gjatë viteve të jetës së tij. Pas revolucionit rus, vezët janë shitur dhe shumë prej tyre u konsideruan të humbura. Në vitin 2014, një nga vezët humbura u gjet në SHBA në një treg antik. Veza ishte blerë për 14 000 USD. Ai kërkonte ta shiste si xhevahir të rëndomtë derisa pas hulumtimeve rezultoi se ishte një vezë Fabrege. Vlera u rrit në mënyrë dramatike deri në 20 milionë USD. Por sërish është pak. Sipas ekspertëve ajo mund të shitet deri në 150 milionë USD.

7. Arka e Besëlidhjes

Arka e Besëlidhjes është përshkruar në librin e Eksodit. Përmban pllakat mbi të cilat janë shkruar Dhjetë Urdhërimet. Sipas teksteve biblike, arka u krijua nga Moisiu me urdhër të Perëndisë. Bijtë e Izraelit besonin se ky ishte objekti më i shenjtë në vend. Kjo arkë është e përbërë nga dru akacie dhe ar i kulluar. Ajo u zhduk pas përmbysjes së mbretërisë babilonase. Legjenda thotë që arka ishte fshehur nga bijtë e Izraelit për t'i mbrojtur ata gjatë pushtimit babilonas, ndërsa disa thonë se vetë Perëndia e mori kutinë. Shkrimet e shenjta thonë se arka gjendet diku mes Egjiptit dhe Etiopisë. Nëse arka në të vërtetë ka ekzistuar apo ende ekziston është një nga misteret më të mëdha të fateve të njerëzimit.

6. Varri Qin Shi Huang

Qin Shi ka lindur në vitin 259 para erës sonë dhe ishte mbreti i njërit prej gjashtë mbretërive të pavarura brenda Kinës. Shi ishte një njeri inteligjent dhe me anë të një kombinimi të fatit me strategjinë e ekspertëve ushtarakë, ai ishte në gjendje për të pushtuar të gjitha mbretëritë e tjera brenda Kinës, duke e bërë atë perandorin e parë të saj. Pas vdekjes, ai u varros në varrin më ekstravagant të ndërtuar ndonjëherë në Kinë. Varri kishte madhësinë e një qyteti të vogël dhe përmban një rrjet të gjerë të rrugëve dhe mallrave që do t'i shërbenin atij në jetën e përtejme. Historiani Sima Qian, duke shkruar një shekull pas vdekjes së perandorit, tregoi se mbi 700 000 njerëz u angazhuan për ndërtimin e këtij varri. Mbi 6000 luftëtarë ishin rreth varrit për ta ndihmuar perandorin kur ai u ngjit në jetën e përtejme.

5. Thesaret e faraonëve

Të gjithë ne e dimë sa çfarë thesaresh fshihen në varret e faraonëve. Por mos harroni. Pas tyre ishte një klasë tjetër super e pasur, ajo e priftërinjve të lartë si Heridor, Piankh dhe Menkheperre. Aty besohet se janë fshehur mrekulli të tjera të Egjiptit të lashtë.

4. Qyteti i humbur Paititi (El-Dorado)

Legjenda thotë se Paititi është një qytet i "krimbur" në ar që pret për t'u zbuluar në pyjet e Amazonës. Qyteti i Paititi është thënë se shtrihej thellë në Brazil. Por, për mjaft kohë, u tha se ky ishte një trillim. Por fotografimet e fundit satelitore po dëshmojnë për fakte të reja që mendohet se kanë të bëjnë me El-Doradon.

3. Varri i sigurt Dutch Schultz

Dutch Schultz ishte një gangster amerikan, i cili bëri pasuri të madhe me kontrabandë alkooli. Ai ishte duke u hetuar nga IRS për evazion fiskal. Pastaj u rrëmbye bashkë me truprojën dhe u zhduk në mënyrë të mistershme. Ende nuk dihet se cila ishte pasuria e tij shumëmilionëshe.

2 . Thesaret e Yamashita-s

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ushtria japoneze plaçkiti vende të Azisë Juglindore dhe vodhi miliona dollarë ar dhe thesare të tjera nga bankat, tempujt, depozitat, muzetë dhe shtëpitë private. Ushtria thuhet se e ka fshehur thesarin në shpella dhe tunelet nëntokësore në vende të ndryshme në të gjithë Filipinet. Njerëzit janë ende në kërkim të thesarit në këto kohë dhe teoritë e konspiracionit janë të shumta.

1. Pergamenat e bakrit

Fletushkat e bakrit datojnë mijëra vjet më parë. Petat janë gjetur në të njëjtin vend si dorëshkrimet e Detit të Vdekur në Kumran në vitin 1952, nga një arkeolog britanik. Teksti në libra është shkruar në një formë të lashtë hebraishte që ishte e vështirë të deshifrohet. Teksti përmban 64 vende, të cilat janë menduar se përmbajnë thesare prej ari dhe argjendi. Drejtimet janë shumë komplekse dhe janë të shkruara në një mënyrë të tillë që lexuesi do t'i duhet të ketë njohuri shumë të imta që të kuptojë këto kombinime. Thesari është vlerësuar të jetë në dhjetëra tonë dhe ka vlerë qindra miliona dollarë.

The post 10 thesaret e panjohura të njerëzimit appeared first on Ekonomia Online.

Demush Avdimetaj hap ekspozitën “Simbiozë e artit klasik dhe modern”

Posted: 15 Apr 2018 09:23 AM PDT

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, më 19 prill, bëhet hapja e ekspozitës "Simbiozë e Artit Klasik dhe Modern" të piktorit Demush Avdimetaj.

Kjo ekspozitë përmban 30 punime, vepra pamore – vizatime dhe piktura të realizuara në teknikat akrilik në pëlhurë, akrilik në letër, teknikë e kombinuar, etj. të cilat paraqesin elemente reale dhe të imagjinuar poetike, me kontura vizatimore grafike, piktoreske e skulpturore.

Piktori Avdimetaj është një ilustrator i shquar dhe një piktor me identitet të formësuar prej artisti. Demush Avdimetaj dëshmon prirjen e tij për dy lëmi të artit pamor, vizatimin – që është bazë dhe pikturën. Peizazhet lirike merren nga natyra, por transponohen varësisht nga emocionet, disponimet dhe përjetimet estetike, duke krijuar imazhe vizuale mbresëlënëse, asociative dhe refleksive.

Demush Avdimetaj u lind më 1949 në Strellc të Deçanit. Studimet e larta i ka mbaruar në Kosovë, në Fakultetin e Arteve, drejtimi i Pikturës. Deri më tani, z. Demush Avdimetaj ka realizuar mbi 20 ekspozita personale, ndërkaq kjo është ekspozita e tretë me radhë në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

Karriera e tij artistike është përcjellë edhe me çmime e mirënjohje të ndryshme si ajo nga Akademia Evropiane e Arteve në Belgjikë në vitin 2006, nga Salloni i 36-të Ndërkombëtarë, po në Belgjikë, nga Salloni Mbarëkombëtarë i Gostivarit në vitin 2010, etj.

Ky projekt drejtohet nga znj. Dhurata Ramosaj-Shala – koordinatore e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ndërkaq kurator i ekspozitës është Nebih Muriqi.

Image may contain: text

The post Demush Avdimetaj hap ekspozitën "Simbiozë e artit klasik dhe modern" appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimet që stimulojnë rritjen e fëmijëve

Posted: 15 Apr 2018 09:14 AM PDT

Dikush më shumë, dikush më pak, por të gjithë e kemi trajtuar çështjen e gjatësisë së fëmijës të paktën një herë, për të mos thënë çdo muaj derisa fëmija të mbushë 1 vjeç dhe disi më rrallë në vitet e mëvonshme.

Kur vjen puna te gjatësia e fëmijës, janë disa faktorë që ndikojnë në mënyrë të jashtëzakonshme. Gjenetika është një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton gjatësinë e fëmijës. Por veç gjenetikës një faktor tjetër që luan një rol thuajse të njëjtë me të është dhe dieta e fëmijës.

Por cilët janë ushqimet që ndihmojnë në zgjatjen e fëmijëve?

Më poshtë do të gjeni një listë me ushqimet që stimulojnë rritjen e fëmijës.

Qumështi

Qumështi është i pasur me kalçium dhe ndihmon në rritjen e fëmijës. Gjithashtu vitamina A që gjendet në qumësht bën të mundur që kockat e fëmijëve ta përthithin më mirë kalçiumin duke mundësuar rritje më të shpejtë të kockave.

Frutat dhe perimet

Konsumimi i frutave dhe perimeve është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve tuaj. Ato janë të pasura me fibra, vitamina dhe lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në zhvillimin e kockave dhe të muskujve të fëmijës.

Drithërat

Drithërat janë një burim i mirë energjie, fibrash, hekuri dhe magnezi. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme, gjatë viteve të zhvillimit të fëmijës. Konsumimi i drithërave do ta ndihmojë shumë fëmijën tuaj të zgjatet.

Vezët

Vezët janë të pasura me proteina dhe me vitaminë B12. Inkurajojeni fëmijën tuaj të konsumojë të paktën 1 vezë në ditë në mënyrë që të zgjatet më shumë.

Mishi i pulës

Mishi i pulës është mishi me përqendrimin më të lartë të proteinave. Konsumimi i mishit të pulës do të ndihmojë në zhvillimin e muskujve dhe indeve te fëmijët.

The post Ushqimet që stimulojnë rritjen e fëmijëve appeared first on Ekonomia Online.

Shenjat që tregojnë se kolegët nuk ju duan…

Posted: 15 Apr 2018 09:11 AM PDT

Në jetën personale është shumë e thjeshtë t'i bësh dalje njerëzve, por në punë shmangia e tyre mund të përbëjë një problem madhor.

Pavarësisht hatërmbetjeve apo çështjeve personale, përpiquni t'i mbani ato larg punës suaj pasi mund të ndodhë që këto marrëdhënie t'ju kushtojnë largimin nga puna.

Më poshtë do të gjeni 7 shenja që tregojnë se kolegët tuaj ju urrejnë dhe nëse kuptoni se situata mes jush dhe kolegëve nuk është e mirë, gjeni mënyra dhe përpiquni t'i rregulloni ato për hatër të punës.

Përpiqen t'ju shmangin
Nuk e vlerësojnë prezencën tuaj
Fillojnë rrjetin e thashethemeve
E kanë më të thjeshtë të komunikojnë me ju me anë të një e-maili edhe nëse ju jeni prezent
Nuk ju pyesin kurrë për asgjë që ka të bëjë me jetën tuaj private
Nuk ju ftojnë kurrë qoftë për të pirë edhe një kafe
Përpiqen t'ju inkurajojnë të lini punën

The post Shenjat që tregojnë se kolegët nuk ju duan… appeared first on Ekonomia Online.

Pozicioni si duhet të flesh varësisht nga problemi shëndetësor

Posted: 15 Apr 2018 09:09 AM PDT

Ne shpenzojmë rreth një të tretën e jetës tonë duke fjetur. Cilësia e gjumit të natës dhe shëndeti ynë i përgjithshëm varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mënyra se si qëndrojmë kur jemi në gjumë dhe nga ajo çfarë mund të kemi qenë duke bërë përpara se të binim në gjumë.

Në këtë artikull kemi paraqitur rekomandime nga specialistët më të mirë se si të flemë siç duhet për të rregulluar të gjitha problemet shëndetësore.

Dhimbja e shpatullave

Nëse zgjoheni me dhimbje në shpatulla, shmangni gjumin në anë, sidomos nga shpatulla që ju dhemb. Gjithashtu nuk këshillohet të flini në bark duke qenë se shkakton një pozicionim jo të duhur të shpatullave.

Pozicioni më i mirë i gjumit është shtrirë në shpinë.

Vendosni një jastëk të hollë nën kokë (një jastëk ortopedik do të funksiononte shumë mirë). Merrni një tjetër jastëk, vendoseni nën bark dhe përqafojeni. Tani shpatullat tuaja do të jenë në pozicionin e duhur dhe të qëndrueshëm.

Nëse nuk ju pëlqen të flini në shpinë, përpiquni të shtriheni nga ajo anë nga e cila nuk keni dhimbje. Tërhiqini paksa këmbët drejt kraharorit dhe vendosni një jastëk mes gjunjëve.

Nuk këshillohet të flini me duar të pozicionuara poshtë kokës duke qenë se krijoni një pozicion të pafavorshëm për shpatullën.

Dhimbje e shpinës

Nëse keni dhimbje shpine, është shumë e rëndësishme të mbani një qëndrim drejtë të shtyllës kurrizore.  Nëse dysheku juaj është tepër i butë, është koha për të marrë një të ri.

Gjumi në shpinë mund të jetë pozicioni i preferuar për ju. Vendosni një jastëk poshtë gjunjëve për të ndihmuar qëndrimin e shtyllës kurrizore për të reduktuar tensionin e tendinave tuaja.

Ju gjithashtu mund të provoni të vendosni një pëshqir të palosur poshtë shpinës për mbështetje shtesë.

Nëse flini në bark, vendosni një jastëk nën pjesën e poshtme të tij dhe legenit tuaj në mënyrë që shpina të mos lëvizë përpara.

Nëse ju pëlqen të flini nga njëra anë, atëherë gjëja më e mirë është të merrni pozicionin e fetusit.

Tërhiqini këmbët lehtë drejt kraharorit, duke e mbajtur shpinën të harkuar natyrshëm. Vendosni një jastëk të vogël ndërmjet gjunjëve. Kjo mund t'ju ndihmojë të hiqni ngarkesën nga pjesa e poshtme e shpinës.

Dhimbja e qafës

Sikurse me dhimbjen e shpinës, qafa juaj ka nevojë për mbështetje gjatë gjumit.

Në përgjithësi, gjumi në shpinë me një jastëk nën kokë dhe nga një jastëk nën çdo krah është opsioni më i mirë.

Njerëzit që kanë probleme me qafën duhet t'i zgjedhin me shumë kujdes jastëkët e tyre dhe është më mirë të përdorni jastëkë ortopedikë ose të rrumbullakët.

Nëse preferoni të flini në njërën anë, sigurohuni që jastëku juaj të mos jetë shumë i lartë. Nuk duhet të jetë më i hollë se 15 centimetra.

Në mënyrë ideale, lartësia e jastëkut tuaj duhet të përputhet me gjerësinë e shpatullës për të mbajtur qafën tuaj në pozicionin e duhur.

Nëse flini në stomak, përdorni jastëkun më të hollë që mund të gjeni. Është më mirë të mos flini aspak në këtë pozicion duke qënë se qëndrimi gjatë gjithë natës me kokën të kthyer nga njëra anë do të tendosë qafën tuaj.

Nuk ju zë gjumi

Mund të jetë e vështirë të dëboni telefonat dhe kompjuterët përpara gjumit, por duhet ta bëni. Me të vërtetë që ju ndihmon nëse keni problem për të rënë në gjumë.

Drita e ekraneve ndikon në ciklet tona zgjim – gjumë.

Shmangni konsumimin e kafeinës- kafesë, pijeve enrgjike, pijeve me gaz, çajit dhe çokollatës – të paktën 6 orë para se të bini në gjumë.

Ushtrohuni në mëngjes dhe pasdite. Kjo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju ndihmon të bini më shpejt në gjumë.

Nuk mund të flini dot

Nëse zgjoheni shpesh në mes të natës, jo vetëm që duhet të ndaloni së përdoruri pajisjet tuaja përpara se të flini por gjithashtu duhet të shmangni dhe konsumimin e alkolit para kohës së gjumit.

Alkooli e prish bilancin e ujit në trupin tuaj dhe ndikon në ciklin tuaj të gjumit.

Për më tepër, kontrolloni temperaturën e dhomës tuaj. Temperatura ideale e gjumit është 20-22 ° С.

Nuk mund të zgjoheni

Të gjithë duket se vuajnë nga ky problem, por, çuditërisht, është shumë i lehtë për t'u zgjidhur.

Vendosni alarmin tuaj në të njëjtën kohë, çdo ditë (edhe në fundjava). Nëse doni të zgjoheni herët, duhet të bini gjumë herët në mbrëmje.

Gërhitja

Nëse gërhisni, shmangni gjumin në shpinë. Në këtë pozicion, indet e fytit përkulen dhe gjuha shkon mbrapa në fyt duke ngushtuar rrugët e frymëmarrjes.

Zgjidheni jastëkun me kujdes. Jastëkët tepër të butë mund të shkaktojnë ngritjen e kokës prapa dhe bëjnë që e gërhitura të shtohet. Përdorni një jastëk shtesë ose ngrini kokën e shtratit tuaj disa centimetra për të mos lejuar që gjuha të shkojë mbrapa në kanalin e frymëmarrjes.

Flini në anën tuaj. Mbajeni kokën në një pozicion të natyrshëm, asgjë nuk do të kufizojë rrjedhën e ajrit.

Bëni ushtrime të veçanta. Ushtrimi i muskujve të gjuhës dhe të fytit mund të ndihmojë në forcimin e tyre dhe në zvogëlimin e gërhitës.

Ngërçi i këmbëve

Ngërçet e këmbëve janë zakonisht spazma të papritura apo shtrëngime të muskujve në pulpë, këmbë apo kofshë.

Pothuajse 80% e njerëzve vuajnë nga ky problem, pavarësisht nga mosha. Ngërçet e këmbëve gjatë natës janë më shpesh të lidhura me disa sëmundje, dëmtime nervore ose mungesë të elementëve gjurmues.

Nëse e përjetoni këtë gjendje shumë shpesh, bisedoni me mjekun tuaj.

Një mënyrë e mirë për të ndaluar ngërçet e këmbëve është shtrirja e muskujve të pulpës që të forcohen. Ju mund të provoni të bëni yoga ose të masazhoni këmbët tuaja para kohës së gjumit.

Vetëm mos harroni: nëse doni të arrini rezultate të mira, duhet të ushtroheni rregullisht.

Probleme të tjera

Nëse vuani nga urthi i shpeshtë, është një ide e mirë që të shtriheni në anën tuaj të majtë. Pozicioni i gjumit në anën e majtë parandalon që përmbajtja e stomakut të rikthehet në ezofag, duke parandaluar urthin.

A ju dhembin këmbët gjatë natës?

Përdorni një jastëk të rrumbullakosur ose këmbën e shtratit tuaj për të mbajtur këmbët tuaja të ngritura gjatë gjumit. Gjaku i venave i grumbulluar në këmbët tuaja do të bjerë poshtë dhe do të ndiheni më mirë.

Gjithashtu, provoni të fërkoni ose lehtësisht të masazhoni këmbët para se të flini dhe shmangni konsumimin e kafeinës së paku 6 orë para gjumit.

The post Pozicioni si duhet të flesh varësisht nga problemi shëndetësor appeared first on Ekonomia Online.

Zogu i rrallë afrikan – Pupëza, fotografohet në Kamenicë

Posted: 15 Apr 2018 09:06 AM PDT

Pupëza është një lloj shpendi i cili jeton kryesisht në Afro-aziatik, i njohur për "kurorën" e tij karakteristike të puplave.

Ky lloj shpendi është parë edhe në Kosovë.

Një lexues i Telegrafit, i cili e ka xhiruar këtë lloj shpendi, ka dërguar videon për të cilën ka thënë se e ka xhiruar në një fshat të Kamenicës.

Ndërkaq, janë të njohura tri lloje të gjalla dhe një specie e zhdukur e tyre, megjithëse për shumë vite të gjitha llojet janë grumbulluar si një specie e vetme – Upupa epops e quajtur Pupëza.


Foto: Arian Mavriqi

Qysh në Egjiptin e lashtë pupëzat janë pikturuar në muret e tempujve dhe varreve . Këto janë shpezë që janë të zakonshme në kopshtet dhe fushat e Evropës, Afrikës, Amerikës Jugore madje edhe në ato të Madaskarit.

Pupëza (lat. upupa epops) bën pjesë në familjen e upipdae, respektivisht coraciiformes. Në gjuhën arabe i thuhet Hud Hud, në anglisht Hoopoe, ndërsa në gjuhën tonë njihet si Pupëza.

Këto janë shpendët këmbë-shkurtra, me gjatësi prej 29 cm, ndërsa jetën e kalojnë herë në pemë herë në tokë. Puplat i kanë me ngjyrë rozë të çelët, kanë një kreshtë me ngjyrë të zezë, ndërsa shpinën dhe bishtin e kanë me vija të bardha dhe të zeza.

Në përgjithësi i shohim të vetme, ndërsa ushqehen duke shëtitur nëpër barë dhe tokë të zhveshur, duke kërkuar krimba me sqepin e saj të hollë. Ushqimi i preferuar i tyre janë insektet e mëdha dhe të fortë.


Foto: Arian Mavriqi

Pupëzat fluturojnë me ritëm të pabarabartë dhe u ngjajnë fluturave dhe kur qëndrojnë në një vend të lartë e ngrenë kreshtën. Mund të duken si fluturake të dobëta, mirëpo ata fluturojnë në distanca të mëdha. Megjithatë, qindra pupëza bëhen viktima të skifterëve gjatë migrimit mbi mesdhe.

Pupëzat nuk kanë frikë nga njerëzit dhe shpesh folët i bëjnë në afërsi të tyre. Me vijat e tyre të gjëra, me sqepat e gjatë dhe të lakuar pupëza është nga zogjtë që shihet lehtë. Krahët bardh e zi, trupin ngjyrë kafe dhe me sqepin e gjatë këtë shpend nuk mund ta përziejmë me asnjë tjetër. Pupëza është një shpend shumë energjik.

Ju sjellim disa kuriozitete të veçanta të Pupëzen

1. Emrin e ka marrë sipas zërit të saj

Emërtimi i tij latin upupa e përshkruan zërin e saj up-up-up. Ky zë nuk është i vetmi që mund ta nxjerr pupëza.

2. Pupëza është shpendi nacional i Izraelit

Në maj të vitit 2008 në gjashtëdhjetë vjetorin e vendit, pupëza u zgjodh shpendi nacional i izraelit. U anketuan 155.000 qytetarë dhe pupëza e fitoi vendin e parë para Pycnonotus xanthopygos.

3. Pupëzat nuk bëjnë fole tipike

Pupëzat nuk bëjnë fole në degët e pemëve. Në vend të kësaj ato kërkojnë vrima në dru, shkëmbi dhe mure. Femra qëndrojnë në fole derisa vezët të dalin, ndërsa mundohen ta mbyllin folenë sa është e mundshme, duke lënë hapësirë vetëm mashkulli ta sjell ushqimin.

4. Pupëzat e vizitojnë Afrikën, Evropën dhe Azinë

Pupëzat bëjnë foletë dhe jetojnë në Izrael. Shpendët migruese gjatë dimrit ikin në Indinë Perëndimore dhe në Afrikën lindore dhe të mesme. Shumica e shpezëve evropiane dhe ato të Azisë Veriore migrojnë në vende të ngrohta ndërsa shpezët afrikane janë rezidente atje. Disa mund të humben dhe të shihen edhe në vende tjera. Disa mostra janë parë në Alaskë në vitin 1975.

5. Sqepi është aleati më i rëndësishëm i pupëzës

Sqepi i gjatë she pak i shtrembër i pupëzës i mundëson kërkimin e ushqimit nëpër bimë, gërmimin e tokës në kërkim të insekteve dhe ushqimin e të vegjëlve në mes të verës. Gjithashtu një sqep i tillë është i shkëlqyer në luftë për territor.

6. Fluturimi i saj është sikur i fluturës

Krahët e mëdha dhe të rrumbullakët të saj lëvizin sikur valët, duke u mbyllur në gjysmë të rrugës. Shpendët migruese kanë krahë mbresëlënës, ndërsa duke pasur parasysh distancat që kalojnë kjo është e nevojshme.

7. Meshkujt flirtojnë me femrat duke u ofruar ushqim
Këto shpezë kanë një ritual të çuditshëm të flirtimit. Mashkulli i dhuron një insekt për ushqim femrës dhe kjo njihet si "ritual kurorëzimi". Si duket pupëza mashkull e di rrugën për tek zemra e femrës.

8. Pupëzat janë unik në familjen e tyre të shpendëve

Kushërinjtë e tyre më të afërt janë bletët, pupëzat e malit dhe bilbilat e ujit. Edhe pse i ngjajnë me të madhe pupëzës së malit sipas strukturës dhe qëndrimit, dallohen prej tyre sipas ngjyrës dhe veprimit. Përveç kësaj, për dallim nga pupëza e zakonshme e cila jeton e vetme, pupëzat e malit janë të shoqërueshme dhe tubohen nga 5 deri në 12.

Duhet kujtuar se ky lloj shpendi është i përmendur në Kur'an në suren Neml. /Telegrafi/

The post Zogu i rrallë afrikan – Pupëza, fotografohet në Kamenicë appeared first on Ekonomia Online.

Për tiroide të shëndetshme, ushqimet që (nuk) duhet t’i hani

Posted: 15 Apr 2018 09:01 AM PDT

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit – sistemi që ndihmon trupin të përdorë energjinë. Problemet me tiroiden mund të ngadalësojnë ose përshpejtojnë metabolizmin duke ndërhyrë te prodhimi i hormoneve të tiroideve. Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash.

Ju kap plogështia që pa nisur dita? Jeni nervoz, keni shtuar në peshë ose ju bien shumë flokët? Apo ndodh e kundërta: Jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides. Ky rregullator i trupit dhe mendjes ndonjëherë del jashtë kontrollit, sidomos tek gratë. Marrja e trajtimit të duhur është shumë e rëndësishme për të shmangur probleme shëndetësore serioze.

Shfletoni galerinë për të zbuluar disa nga ushqimet që mund të ndihmojnë ose dëmtojnë tiroiden.

Kripa

Tiroidja ka nevojë për jod që të funksionojë siç duhet. Shumë njerëz në Amerikë e marrin këtë element nga dieta, zakonisht nëpërmjet peshkut dhe produkteve të bulmetit. Sigurohuni që të përdorni kripë të jonizuar në shtëpi. Mund ta kuptoni duke lexuar etiketën.

Jeshillëqet

Spinaqi, sallata dhe perimet e tjera të gjelbra janë burime të mira të magnezit, një mineral që luan një rol të rëndësishëm në organizëm. Lodhja, ngërçet muskulore dhe ndryshimet në rrahjet  e zemrës mund të jenë shenja të mungesës së këtij minerali.

Frutat e thata

Fistikët, bajamet dhe farat e kungullit janë burime të mira të hekurit. Arrat ndihmojnë tiroiden në dy mënyra. Nuk janë vetëm një burim i mirë i hekurit, por janë gjithashtu të pasur në selen, një mineral që ndihmon tiroide. Me vetëm një grusht në ditë nga këto fruta të thata do të mund të merrni dozën e nevojshme të selenit.

 Produktet e detit

Peshku, gocat e detit, karkalecat janë burime të mira të jodit. Ju keni nevojë për jod për një tiroide të shëndetshme, megjithatë duhet të shmangni ushqimet e pasura me shumë jod, si algat e detit.

Kale

Ndodh që edhe superushqime si kale mos të jenë edhe aq të mira në disa raste. Kale është paksa  goitrogjen – në raste të rralla parandalon tiroiden të marrë mjaftueshëm jod. Megjithatë kale nuk duhet të jetë problem për ju, vetëm nëse merrni shumë pak jod në dietë dhe konsumoni doza të larta të kale. E njëjta gjë është edhe për lakrën, bokolin, lulelakrën dhe lakrat e Brukselit.

Gluteni dhe tiroidja

Gluteni është një proteinë e gjendur te gruri, elbi, thekra. Vetëm nëse jeni diagnostikuar me sëmundjet celiake, përndryshe nuk do të keni probleme me tiroide. Gluteni mund të dëmtojë zorrën e hollë te njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake. Ato mund të kenë edhe çrregullime të tjera autoimunitare si sëmundja Hashimoto (që çon në një tiroide joaktive) dhe sëmundja Grave (çon në një tiroide tepër aktive).  Nëse vuani nga sëmundja celiake, dieta pa luten mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre sëmundjeve të tiroides.

Produktet e sojës

Në raste të rralla, disa përbërës kimikë të gjendur te produktet e sojës, si qumështi i sojës ose fasulet  e sojës, mund të çrregullojnë procesin e prodhimit të hormoneve, por vetëm nëse nuk merrni mjaftueshëm jod. Ashtu si kale, nëse nivelet e jodit janë në rregull, nuk duhet të shqetësoheni për produktet e sojës.

Mishi

Nëse konsumoni veshkat, zemrën ose mëlçinë e viçit ose deles, mund të merrni shumë acid lipoid. Është një acid yndyror i gjendur në kët ushqime. Mund t'i blini edhe si suplement. Por, nëse konsumoni shumë prej tyre, mund të ndërhyjnë te mënyra se si funksionojnë tiroidet. Acidi lipoid mund të ndikojë gjithashtu në çdo ilaç që merrni për tiroiden.

Ilaçet për tiroiden dhe ushqimi

Ushqimet që konsumoni mund të ndikojnë në ilaçet për tiroiden. Ato mund të ngadalësojnë procesin e absorbimit të ilaçeve, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre.

  • Disa vitamina dhe antacide mund të parandalojnë gjithashtu funksionimin si duhet të ilaçeve.
  • Pyesni mjekun ose farmacistin për më shumë informacione në lidhje me ushqimin dhe ilaçe të tjera rreth trajtimit të tiroides.

The post Për tiroide të shëndetshme, ushqimet që (nuk) duhet t'i hani appeared first on Ekonomia Online.

Ushqimet që shërojnë aneminë

Posted: 15 Apr 2018 08:58 AM PDT

Një ditë teksa ngjisni shkallët ndjeni shumë lodhje. Më pas e kuptoni se zemra ju rreh fortë ndonjëherë, pa asnjë arsye të dukshme. Trembeni dhe shkoni te doktori.

Për fat, nuk është gjë e rëndë por ju thotë se ke hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi. Atëherë pyesni veten se çfarë duhet të hani për të rritur hemoglobinën? Kjo situatë është e përgjithshme, ja disa ushqime që këshillohen.

Mëlçia

Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën. Disa persona nuk i pëlqejnë ti hanë për shkak të shijes. Por mendohuni mirë, pasi me kohën do të mësoheni dhe do të fitoni shumë. Është një nga ushqimet më të mira për të marrë hekur.

Bishtajore me perime

Pjatat me bazë perimet dhe bishtajoret nuk japin sasi të madhe hekuri, dhe për këtë arsye kanë nevojë për ndihmë ekstra, perime dhe fruta të pasura me vitaminë C. Lajm i mirë është që ushqimet që kanë këtë vitaminë nuk kanë nevojë të gatuhen. Ndër perimet e pasura me Vitaminë C renditen specat, sidomos nëse janë të gjallë, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karota dhe panxhari.

Ushqimet e pasura me acid folik

Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë,por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit

Peshqit e kaltër

Përveç të gjithave atyre që përmendëm më sipër peshqit e kaltër janë të pasur me yndyrna, vitaminë B dhe Omega 3, thelbësore për rruazat e kuqe të gjakut. Mes tyre renditen salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria.

The post Ushqimet që shërojnë aneminë appeared first on Ekonomia Online.

Thënie të bukura për lumturinë, nga Dale Carnegie

Posted: 15 Apr 2018 08:55 AM PDT

  • Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr.
  • Nuk është ajo që ke, apo kush je, apo cfarë po bën, ajo që të bën të lumtur apo të lumtur. Eshtë ajo që mendon për të.
  • Nëse do të pushtosh frikën, mos rri në shtëpi e të mendosh për të. Dil dhe gjeji vetes punë.
  • Mos ki frikë nga armiqtë që të sulmojnë. Kij frikë nga miqtë që të lajkatojnë.
  • Folini dikujt për veten e tij dhe ai do të të dëgjojë për orë të tërë.
  • Mosveprimi ushqen dyshim dhe frikë. Veprimi ushqen vetëbesim dhe kurajë. Nëse do të pushtosh frikën, mor rri në shtëpi dhe të mendosh për të.
  • Mund të bësh më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për të tjerët, nga sa mund të bësh në dy vite duke u përpjekur të bësh të tjerët që të interesohen për ty.
  • Bëji punët e vështira në fillim. Punët e lehta bëhen vetë.
  • Kur ke të bësh me njerëz, mbaj mend që nuk ke të bësh me krijesa të logjikës, por me krijesa të emocioneve.
  • Cilido budalla mund të kritikojë, dhe të dënojë – dhe shumica e budallenje e bëjnë. Por duhet karakter dhe vetëkontroll për të qenë mirëkuptues dhe të falësh.
  • Kam arritur në konkluzionin se ka vetëm një mënyrë për të marrë më të mirën nga një debat – dhe kjo është ta shmangësh. Shmange, ashtu si do të shmangie gjarpërinjtë dhe tërmetet.
  • Pjesa më e madhe e gjërave të rëndësishme në jetë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen, edhe atëherë kur nuk kishte më shpresë.
  • Emrat janë tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në një gjuhë.
  • Kur urrejmë armiqtë, ne po u japim pushtet mbi ne; pushtet mbi gjumin tonë, oreksin tonë, tensionin tonë, shëndetin tonë dhe lumturinë tonë.
  • Njerëzit rrallëherë kanë sukses, nëse nuk argëtohen me atë që bëjnë.
  • Lumturia nuk varet nga kushte të jashtme, ajo kontrollohet prej qasjes mendore.
  • Mos harro, sot është e nesërmja për të cilën shqetësoheshe dje.
  • Nëse do të jesh entuziast, vepro me entuziasëm.
  • Veprimet flasin më fort se fjalët, dhe një buzëqeshje thotë: "Ti më pëlqen, ti më bën të lumtur. Gëzohem që të shoh".
  • Cdokush në botë kërkon lumturinë – dhe ka një mënyrë të sigurtë për ta gjetur. Kjo është përmes kontrollit të mendimeve tona. Lumturia nuk varet nga kushtet e jashtme. Varet nga kushtet e brendshme.
  • Vetëm dija që përdoret ngec në mendje.
  • Nuk mund ta fitosh një debat. Nuk mundesh, sepse nëse e humb, e ke humbur; dhe nëse e fiton, e ke humbur.
  • Edhe Zoti nuk propozon që të gjykosh një njeri deri në ditën e tij të fundit, atëherë përse duhet ta bëjmë ti dhe unë?
  • Bëhu më i zgjuar se të tjerët nëse mundesh; por mos ua thuaj atyre.
  • Kriticizmi është i rrezikshëm, sepse lëndon krenarinë e vyer të një personi, dëmton ndjesinë e tij të rëndësisë dhe shkakton pakënaqësi.
  • Mos harro, lumturia nuk varet nga ajo se kush je apo cfarë ke, por varet vetëm nga ajo që mendon.
  • Cfarëdo që të ndodhë, gjithmonë ji vetvetja.
  • Asgjë nuk mund të të sjellë paqe, përvec vetes tënde.
  • Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t'u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë.
  • Nëse nuk të zë gjumi, atëherë ngrihu dhe bëj dicka, në vend që të rrish shtrirë e të vrasësh mendjen. Eshtë shqetësimi që të vë përfund, jo mungesa e gjumit.
  • Je i mërzitur me jetën? Atëherë duhet t'i hysg një pune tek e cila beson me gjithë zemrën tënde, të jetosh për të, të vdesësh për të, dhe kështu do të gjesh lumturinë që kishe menduar se nuk mund të ishte kurrë e jotja.
  • Merakosou më shumë për karakterin se sa për reputacionin tënd, sepse karakteri tregon atë që je, ndërsa reputacioni thjeshtë tregon atë që të tjerët mendojnë se je.
  • Thelbi i gjithë artit është që të gjesh kënaqësi kur jep kënaqësi.

The post Thënie të bukura për lumturinë, nga Dale Carnegie appeared first on Ekonomia Online.

Harrojeni Turqinë e ishujt grekë! “Dehuni” me plazhet e virgjëra të Shqipërisë

Posted: 15 Apr 2018 08:51 AM PDT

Jemi në startin e sezonit turistik veror. Disa ditë çlodhëse në plazh do t'ju ndihmojë që të largoheni paksa nga stresi dhe rutina e përditshme.

Shumë shqiptarë zgjedhin që të pushojnë në ishujt grekë, plazhet e Turqisë apo në Mal të Zi. E vërteta është se këto vende kanë vende të bukura për të pushuar, por edhe Shqipëria nuk ngelet pas.

Këto foto tregojnë disa vende që janë shkelur pak nga këmba e njëriut. Ju mund të kaloni disa ditë në këto pejsazhe ku natyra është treguar zemërgjërë. Pamjet janë mahnitëse.

Plazhet më të bukura janë në jug të Shqipërisë, si Gjiri i Gjipesë, Karaburun, Zvërnec etj.

Por edhe veriu nuk ngelet pas. Shikoni Kepin e Rodonit, Rama e Hedhun në Lezhë, apo derdhjen e Bunës në Shkoder.

    

The post Harrojeni Turqinë e ishujt grekë! “Dehuni” me plazhet e virgjëra të Shqipërisë appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more