Skip to main content

“Vjen dhe goli i parë i Shalës te Lyngby Bldklub në Danimarkë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Vjen dhe goli i parë i Shalës te Lyngby Bldklub në Danimarkë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Vjen dhe goli i parë i Shalës te Lyngby Bldklub në Danimarkë

Posted: 18 Mar 2018 04:05 PM PDT

Pas paraqitjeve të mirë në mesfushë, erdhi dhe goli për Herolind Shalën me fanellën e Lyngby Bldklub.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shënoi nga pika e bardhë (69′) dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi, por në fund ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Yjet e sportit urojnë Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë (Video) Yjet e sportit urojnë Kosovën për 10-vjetorin e pavarësisë (Video)

Në Superligën e Danimarkës, skuadra e shqiptarit renditet në vendin e 12-të, por ende me shpresë që ka kualitet për të vazhduar ne ligën elitare të futbollit danez.

Pas ndeshjes 26-vjeçari ka postuar videon e golit në Instagram, ku është shprehur i lumtur.

“I lumtur me golin tim të parë për Lyngby BK. Duhet të vazhdojmë”.

Në sezonin 2016/17, Shala ishe i huazuar te Kasimpasa në Turqi, por për shkak të minutave të pakët ai kërkoi largimin.

Ai ishte nën pronësi të Sparta Pragës, ku u paraqit vetëm në tri ndeshje.

Por, pavarësisht ecurisë jo të mirë me klube, Shala ka qenë një lider në mesfushën e Kosovës së bashku me Hekuran Kryeziun. /Telegrafi/

The post Vjen dhe goli i parë i Shalës te Lyngby Bldklub në Danimarkë appeared first on Telegrafi.

Real 6-3 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Ronaldon

Posted: 18 Mar 2018 03:34 PM PDT

Real Madridi fitoi ndaj Gironas me rezultat 6-3 në La Liga.

Festivalin e golave e filli Cristiano Ronaldo në minutën e 11-të, por portugezi shënoi edhe tre të tjerë në vazhdim (47′, 64′, 90+1′).

Dy të tjetër u shënuan nga Lucas (59) dhe Gareth Bale (86′).

Cristiano Ronaldo duke festuar golin e dytë me Mateo Kovacicin (Foto: Getty Images)

Për mysafirët dy herë shënoi Christian Stuani (29′, 67′) dhe Juanpe (88′).

Ronaldo natyrisht që ishte më i miri dhe për veç golave, ai asistoi te Lucas dhe kështu u vlerësua me notë maksimale.

Toni Kroos gjithashtu bëri një paraqitje të mirë, por edhe Karim Benzema.

Borja Garcia i ndjekur nga Dani Carvajal (Foto: Getty Images)

Për Gironan më i miri ishte Stuani, ndërsa pas tij ishte Borja Garcia, më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Real Madrid:

(Nga: WhoScored)

Girona:

(Nga: WhoScored)

The post Real 6-3 Girona: Notat e lojtarëve, maksimale për Ronaldon appeared first on Telegrafi.

CR7 thyen mallkimin e Gironas duke shënuar poker në fitoren e Realit

Posted: 18 Mar 2018 02:40 PM PDT

Girona si një klub katalunas, me faktin se kishte fituar 2-1 në ndeshjen e parë dhe se ajo bënte pjesën në grupin e pak skuadrave që Cristiano Ronaldo nuk i ka shënuar kurrë në La Liga, erdhi në Santiago Bernabeu e motivuar, por doli kokulur.

Real Madridi fitoi ndaj tyre me rezultat 6-3 në një ndeshje shumë të bukur.

Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga

Reali e filloi me golin e Cristiano Ronalos në minutën e 11-të, por rezultati u barazua nga Chrisian Stuani në minutën e 29-të.

Festa e Ronaldos pasi i shënoi Gironas për herë të parë (Foto: Real Madrid C.F./Twitter)

Pas CR7 hapi llogarinë e tij në portën e Gironas, ai shënoi edhe dy herë në fillimin 45 minutave të dytë (47′, 64′).

Portugezi asistoi edhe te goli i Lucas në minutën e 59-të, por që ndeshja të mos bëhej monotone në skenë doli edhe një herë Sutani me një gol në minutën 67-të.

Mateo Kovacic në tentim për të kaluar Borja Garcian (Foto: Getty Images)

Kur të gjithë menduan se nuk do të kishte gola në Bernabeu, ishin Gareth Bale për vendasit (86′) dhe Juanpe për mysafirët (88′) që shënuan për të bërë një fund më dramatik.

Mos të harrojmë, Ronaldo shënoi edhe në kohën shtesë për të kompletuar pokerin. Por, duke parë formën e tij, golat janë të pritur, qofshin edhe në sekondat e fundit.

Borja Garcia i ndjekur nga Dani Carvajal (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Reali ngjitet në vendin e tretë me 60 pikë (një më shumë se Valencia dhe katër më pak se Atletico), kurse Girona renditet në vendin e shtatë me 42 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Las Palmas, ndërsa Girona do të përballet me Levanten. /Telegrafi/

The post CR7 thyen mallkimin e Gironas duke shënuar poker në fitoren e Realit appeared first on Telegrafi.

Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga

Posted: 18 Mar 2018 01:59 PM PDT

Real Madridi e filloi mirë ndeshjen ndaj Gironas në La Liga, posaçërishtë pjesën e dytë.

Cristianoi Ronaldo shënoi në minutën e 11-të pas një asistimi në zonë nga Toni Kroos, ndërsa të dytin në minutën e 48-të, këtë herë u asistua nga Karim Benzema. Het-trikun ai e kompletoi në minutën e 64-të (për rezultatin 4-1).

Me këtë rast portugezi hoqi një tjetër skuadër nga lista e ekipeve që nuk i ka shënuar në kampionatin elitar spanjoll.

Por, nga 33 me të cilat është përballur, vetëm njërës ende nuk i ka shënuar dhe ajo është Leganes.

Los Blanocs do të përballen me Leganes në Bernabeu më 29 prill dhe me formën që Ronaldo po tregon, mundësitë që ai të shënojë janë të mëdha.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare me fanellën e Realit në ndeshje zyrtare ai nuk i ka shënuar edhe Napolit, Legia Varshavës, Dinamo Zagrebit, San Lorenzos dhe Cruz Azul.

Ndërsa më poshtë keni skuadrat në La Liga që CR7 i ka shënuar dhe numrin e golave. /Telegrafi/

Ronaldo gjatë kohës së është pjesë e Realit i ka shënuar tetë gola Barcelonës (Foto: Marca)

 

Sevilla është skuadra që vuan më së shumti nga CR7, ajo ka pranuar 25 gola na portugezi (Foto: Marca)

 

As Villarreali nuk ka shpëtuar lehtë (Foto: Marca)

The post Pas golave ndaj Gironas, Ronaldos i ka mbetur vetëm një skuadër pa i shënuar në La Liga appeared first on Telegrafi.

RB Leipzig 2-1 Bayern: Notat e lojtarëve, Keita më i miri

Posted: 18 Mar 2018 01:35 PM PDT

RB Leipzig ka fituar ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-1 në derbin e javës në Bundesliga.

Kështu vendasit arritën t’ia shkaktojnë kubit bavarez humbjen e parë pas 19 ndeshjeve.

Golat për Leipzigun i shënuan Naby Keita (37′) dhe Timo Werner (56′), kurse për mysafirët shënoi Sandro Wagner (12′).

Me një gol dhe asistim më i miri në këtë takim ishte Keita, që nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtar i Liverpoolit.

Për Bayernin më i miri ishte Wagner, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Sebastian Rudy dhe Mats Hummels.

Keita në 69 minuta të luajtur bëri dhe katër pasime kyçe, saktësi të pasimeve prej 74 për qind, 40 prekje të topit dhe fitoi tri duele në ajër. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Leipzigut:

Notat e lojtarëve të Bayernit:

The post RB Leipzig 2-1 Bayern: Notat e lojtarëve, Keita më i miri appeared first on Telegrafi.

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve në FA Cup, nuk kemi derbi londinez

Posted: 18 Mar 2018 12:31 PM PDT

Pasi Chelsea fitoi ndaj Leicesterit në çerekfinale me rezultat 1-2, menjëherë është hedhur dhe shorti për gjysmëfinalet.

E para është ajo mes Manchester Unitedit të Jose Mourinhos dhe Tottenhamit të Mauricio Pochettinos.

Trofeu i FA Cup (Foto: Getty Images)

Pas Spurs, skuadra e dytë nga Londra, Chelsea, do të luajë me Southamptonit, të cilët në çerekfinale fituan ndaj Wiganit.

Djajtë e Kuq fituan ndaj Brightonit me rezultat 2-0, kurse Spurs kundër Swanseas 0-3.

Tottenhami do të ketë më lehtë në Wembly, kjo pasi ata njohin mirë këtë fushë. Sprus ndeshjet si vendas në sezonin 2017/18 i luajnë në Wembley (Foto: Getty Images)

Gjysmëfinalet do të luhen më 21 dhe 22 prill në Wembly, ndërsa finalja do të zhvillohet 19 maj në po të njëjtin stadium.

Skuadra me më së shumti FA Cup është Arsenali, gjithsej 13 trofe.

Topçinjtë janë edhe kampion aktual, ata në finalen e vitit të kaluar mposhtën Chelsean me rezultat 2-1. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti i gjysmëfinaleve në FA Cup, nuk kemi derbi londinez appeared first on Telegrafi.

Chelsea fiton ndaj Leicesterit në vazhdime dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup

Posted: 18 Mar 2018 12:06 PM PDT

Chelsea ka fituar në vazhdime ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-2 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të FA Cup.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me shumë raste, por në fund më teje vazhduan Blutë dhe atë me meritë.

Në minutën e 28-të Chelsea rrezikoi seriozisht portën kundërshtare, ku Alvaro Morata ishte afër të shënojë, por gjuajti drejt e në Kasper Schmeichel.

Alvaro Morata duke festuar golin ndaj Leicesterit në FA Cup me bashkëvendasin e tij Marcos Alonso (Foto: Getty Images)

Në minutën e 42-të Morata nuk gaboi dhe arriti të shënoi mjeshtërisht pas një pasimit të bukur nga Willian.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e vendasve, Jamie Vardi në minutën e 53-të lëshoi një rast të mirë për gol. Vardy përmirësoi gabimin në minutën e 76-të dhe barazoi rezultatin 1-1.

Jamie Vardy duke festuar golin ndaj Chelseat, në festë të bashkangjitur edhe Ben Chilwell dhe Vicente Iborra (Foto: Getty Images)

Schmeichel në minutën e 87-të shpëtoi ‘Dhelprat’ nga humbje, duke bërë një pritje të mirë në Moratan.

Para koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, skuadra që do të luajë në çerekfinale u kërkua nëpërmjet vazhdimeve.

Festa e Pedros te goli i fitores ndaj Leicesterit që dërgoi Chelsean në gjysmëfinale të FA Cup (Foto: Getty Images)

Pedro shënoi golin e fitores në minutën e 105-të dhe kështu Blutë u kualifikuan në gjysmëfinale.

Kundërshtari i radhës do të mësohet pas shorit, ndërsa skuadrat tjera të kualifikuara janë: Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Southamptoni. /Telegrafi/

The post Chelsea fiton ndaj Leicesterit në vazhdime dhe kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup appeared first on Telegrafi.

Icardi: Pikët më të rëndësishme se golat, kam folur me Sampaolin dhe ishte e drejtë që tjerët të ftoheshin

Posted: 18 Mar 2018 11:59 AM PDT

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pas katër golave në fitoren 5-0 ndaj Sampdorias është shprehur i lumtur, por më shumë për pikët e fituara.

25-vjeçari me këtë rast arriti 103 gola në Serie A, duke iu futur kështu elitës së sulmuesve të mëdhenj.

Ai komentoi edhe mos ftesën nga Përfaqësuesja e Argjentinës, duke thënë se ka folur paraprakisht me trajnerin dhe se ishte vendim i drejtë.

Festa e Mauro Icardit pasi shënoi nga pika e bardhë ndaj Sampdorias në Luigi Ferraris (Foto: Getty Images)

“Më të vërtetë doja që të arrija 100 gola. Ishte një paraqitje e mirë nga e gjithë skuadra dhe morëm tre pikë shumë të rëndësishme, të cilat janë më të rëndësishme se golat”, ka thënë Icardi se Sky Sport Italia.

“Është shumë e rëndësishme për të marrë pikë. Kemi treguar shumë sakrificë dhe shpirt ekipor në barazimin ndaj Napolit. Por, pas kësaj fitore mund të pushojmë për ndeshjet e përfaqësuesve dhe pastaj të fillojmë prapë me sjelljen e duhur”.

Spalletti: Kritikat e mia i bënë mirë lojtarëve, luajtëm si ekip dhe merituam fitoren Spalletti: Kritikat e mia i bënë mirë lojtarëve, luajtëm si ekip dhe merituam fitoren

“Në futboll në disa raste nuk mund të shpjegosh gjërat. Ishte një periudhë kur të gjithë ne duhet të bënim më mirë dhe jo të shkatërronin atë që ndërtuam në fillim të sezonit”.

“Kemi vendosur një objektiv dhe duhet ta arrijmë”.

Pavarësisht ecurisë së mirë Icardi është lënë jashtë Përfaqësueses së Argjentinës nga Jorge Sampaoli.

"Kam folur me trajnerin, e dija paraprakisht se do isha jashtë. Isha i lënduar për katër ndeshje dhe ishte e drejtë që tjerët të ftoheshin”, ka shtuar Icardi për mosthirrjen te Argjentina. /Telegrafi/

The post Icardi: Pikët më të rëndësishme se golat, kam folur me Sampaolin dhe ishte e drejtë që tjerët të ftoheshin appeared first on Telegrafi.

RB Leipzig fiton me rikthim ndaj Bayernit

Posted: 18 Mar 2018 11:57 AM PDT

RB Leipzig ka fituar në shtëpi ndaj Bayern Munichut me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Bundesligas.

Bayern Munich është mposhtur nga RB Leipzig duke përjetuar humbje në kampionatin gjerman pas një kohe të gjatë, ku kishte 12 fitore dhe një barazim.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit, por goli i parë i ndeshjes u shënuan nga Bayerni, ku në minutën e 12-të kaluar në epërsi 1-0 pas golit të Sandro Wagner.

Sandro Wagner (Foto: Bayern/Twitter)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë duke shënuar në minutën e 37-të për 1-1 me anë të mesfushori Naby Keita, i cili i dërgoi në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, Bavarezët ishin më të mirë duke dominuar lojë, por vetëm vendasit shënuan.

Luhej minuta e 56-të e ndeshjes, kur sulmuesi Timo Werner shfrytëzoi për mrekulli një asistim nga Keita dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi 2-1.

Goli i Werner doli të jetë vendimtar (Getty Images)

Ky gol i Wernerit doli të jetë i fitores për Leipzigun, pasi edhe përkundër rasteve të Bayernit shifrat mbeten të pandryshuara dhe vendasit fituan në fund me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Leipzigu mbetet në pozitën e gjashtë me 43 pikë, ndërsa Bayerni vazhdon të kryesor renditjen me 66 pikë.

Në takimin e radhës, Bayerni luan në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa Leipzigu udhëton te Hannoveri. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post RB Leipzig fiton me rikthim ndaj Bayernit appeared first on Telegrafi.

Real Madrid – Girona, formacionet zyrtare

Posted: 18 Mar 2018 11:35 AM PDT

Real Madrid dhe Girona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll.

Mbretërit janë nikoqir të skuadrës katalunase në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të La Ligas.

Skuadra e Zinedine Zidanes vjen nga dy fitore radhazi dhe dëshiron ta vazhdoj këtë seri për ta rikthyer vendin e tretë në renditen tabelore.

Në anë tjetër, Girona është në formë të lartë dhe ka tri fitore radhazi, kështu që udhëton për rezultat pozitiv pasi në takimin e parë ka fituar ndaj Mbretërve.

Zidane ka vendosur të bëjë disa ndryshime, ndërsa trajneri i mysafirëve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo; Kroos, Kovacic, Vazquez, Asensio; Ronaldo, Benzema.  

Girona: Bounou, Juanpe, Bernardo, Ramalho, Pere Pons, Mojica, Pablo Maffeo, Granell, Borja G, Portu, Stuani.

/Telegrafi/ 

The post Real Madrid – Girona, formacionet zyrtare appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more