Skip to main content

“TË KORRUPTUARIT DUHET TË IKIN – KUSHTI PËR NË BE” plus 9 more Gazeta SHQIP

“TË KORRUPTUARIT DUHET TË IKIN – KUSHTI PËR NË BE” plus 9 more Gazeta SHQIP


TË KORRUPTUARIT DUHET TË IKIN – KUSHTI PËR NË BE

Posted: 22 Mar 2018 01:59 AM PDT

Spartak Ngjela

Të korruptuarit duhet të ikin – kjo është kërkesa për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I pari duhet të largohet kryeministri aktual: Rama duhet të japë dorëheqjen para se të fillojë akuza kundër tij.
“Kudo spikat korrupsioni i qeverisë aktuale”, kështu i thanë Ramës në Bruksel; kurse ai bën sikur skupron.
Ky grup të korruptuarish, që ka dhunuar dhe ka varfëruar shqiptarët, nuk mund të vazhdojë më të qeverisë,

“Ka filluar vetingu”, tha Rama në Bruksel. Dhe mendon se po gënjen politikën perëndimore.
Ka takuar edhe Mogherinin, dhe me sjellje prej mashtruesi mendon se do realizojë hapjen e negociatave në muajin prill pa realizuar kushtin antikorrupsion të vënë nga Uashingtoni.

Por këtu ka një pyetje: po amerikanët, përkatësisht politika amerikane, ç’thotë?

Asgjë, thotë ajo; se kryeministrit shqiptar i është vënë një kusht: duam të shohim ligjin për vetingun e politikanëve të lartë.
Por Rama nuk e ka pranuar. Dhe amerikanët e dinë psenë e kësaj; ngaqë Rama vetë është i implikuar në korrupsion.

Nërkohë Rama mendon se mund të luajë në tel: “do të iki në Moskë”; thotë nëpër bisedime me rangje të ulët, dhe harron që Uashingtoni e di që me këtë tezë shqiptarët e djegin me gjithë brekushet e tij.

Po socialistët ç’presin akoma, me këtë njeri që nuk e pranon politika perëndimore si partner, duan të djegin veten?
Gjithçka është hetuar, dhe grupi i Ramës në qeverisje sot është njëlloj i implikuar si grupi i ministrave të Sali Berishës.
Është paaftësi nëse lidershipi i pakorruptuar Socialist do të hyjë në rrugën e vetëshkatërrimit për një njëri pa fare vlerë morale si Edi Rama, që tani është në konflikt të hapur moral me politikën amerikane.

Ja pra, kjo është tabloja, sepse Rama ka shkuar në Bruksel që t’iu shmanget amerikanëve.
Por kaq mediokër mbeti ky fakir dhe ky i çalë nga mendja!

A e di zoti Rama që rruga e Shqipërisë drejt Brukselit, kalon nga Uashingtoni? E di ky gjithashtu që eliminimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar është nevojë urgjente për akuzën penale që do të ngrihet për Ramën, Berishën, Metën bashkë me taborët e tyre të ministrave të korruptuar?

Nuk mbaron korrupsioni shqiptar me eliminimin e 40 apo 50 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Korrupsioni fillon të hetohet kur të nisë vetingu i vjedhësve të mëdhenj të arkës së shtetit shqiptar në 20 vjetët e fundit. Kurse po kuptohet që ekspertiza amerikane ka vendosur ta fillojë nga korrupsioni i pushtetit vendor. Dhe skema filloi të shfaqet në Lezhë, për të avancuar në bashkitë e tjera.
Dhe faktet janë drithëruese në bashkinë e Lezhës. Një grabitje e paskrupullt.

Por korrupsioni shqiptar Lezhë është vetëm një pikë uji, sepse gjendja është shumë e rëndë.
Ja gjendja e faktuar deri tani:
Vetëm nga një bankë në Tiranë janë transferuar në mënyrë abuzive dhe pa gjurmë mbi 5 miliardë Euro nëpër bankat ofshor.
Është bërë batërdia me pronat.
Është grabitur e gjithë prona e pronarëve të vërtetë nga pushtetarët e mëdhenj të demokracisë farsë në Shqipëri.
Është grabitur nafta.
Është shkatërruar i gjithë sistemi i tregut të naftës me kontrabandën e shitjes së naftës shqiptare, të prodhuar dhe shitur këtu, dhe e deklaruar si e eksportuar.
Është grabitur Banka e Shqipërisë.
Është vjedhë mbi 40 për qind e fondit të investimit nëpër akset rrugore.
Është krijuar skemë e prodhimit dhe shitjes së narkotikut.
Është shitur dhe përvetësuar privatisht më shumë se 60 për qind e arsenalit ushtarak, afër 2 miliardë dollarë.
Është marrë me dhunë mbi 20 mijë hektarë tokë dhe truall në bregdet.
Është mbushur tregu me skadenca në bashkëpunim të shtetit me spekulantët.

Dhe e gjithë kjo masakër antikombëtare që ka varfëruar deri në ekstrem shqiptarët, është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar, se, i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar, në të dy krahët e administrimit: qendror dhe vendor, është një grabitje që deri tani është vlerësuar në mbi 10 miliardë Euro.

Dhe, për të mbrojtur të gjitha këto, Edi Rama, një kryeministër që nuk di të bëjë asgjë, kërcënon Perëndimin se mund të shkojë në Moskë, njëlloj si Berisha dhe Basha që deshën të destabilizonin Shqipërinë me forcat ruse.

Pa shko, një herë Rama te baba, si Haxhi Qamili! Provojë t’ua thuash shqiptarëve që “kërkoj të mbaj korrupsionin duke e çuar Shqipërinë sërish në Lindje”. Thuajua shqiptarëve këtë, pa e sheh se çfarë të gjen ty dhe të gjithë taborin tënd.

Por tani kuptohet qartë se Rama këtë e bën se mendon që, me paratë e grabitura nga korrupsioni të garantojë përjetësisht sundimin e shqiptarëve. Hajde mendje hajde! Do t’i dorëzosh, Rama, të gjitha do t’i dorëzosh, një e nga një.

Janë 10 miliardë Euro të provuara se u janë grabitur shqiptarëve nga korrupsioni. Por nuk janë vetëm kaq, sepse hetimi ndërkombëtar po vazhdon.
Zoti Rama, kjo është vepra juaj e cila duhet të ndëshkohet e gjitha. Por ndëshkimi i saj është pikërisht kushti amerikan dhe gjerman për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Të tjerat janë fjalë katundi.

Ndërsa ky proces ende nuk ka nisur, dhe një pafille si Edi Rama mendon se mund të gënjejë politikën amerikane dhe gjermane me ato që dëgjuam dje në media për takimet e tij në Bruksel.

Jo zotëri, nuk janë fare ato arsyet e pranimit të gjendjes shqiptare për përmbushjen e detyrimeve kundrejt arritjes në luftën kundër korrupsionit.
Jo; është tabloja që unë paraqita më lart.
Shumë shpejt sigurisht se do të pritet që të vendoset botërisht kushti për eliminimin real të korrupsionit kryeministror shqiptar në 20 vjet në Shqipëri: që nga viti 1998 e deri në vitin 2018.

Duhet të fillojnë denoncimet reale të gjetura realisht për të gjithë nivelin e lartë të korrupsionit shqiptar. Dhe kjo do të fillojë, sigurisht.
Në fakt këtë po përgatit edhe Uashingtoni, edhe Berlini, por sidomos, këtë po presin edhe shqiptarët. Dhe denoncimi duhet të fillojë domosdoshmërish, se koha ka ardhur.

Eliminimi i korrupsionit shqiptar do të jetë fillimi i procesit të shfaqjes së forcës shqiptare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup. Në fakt tani ai është i eliminuar, sepse hetimi ndërkombëtar e ka faktuar plotësisht.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zhegrova: Familjarët nuk ndikuan, gjithmonë kam dashur Kosovën

Posted: 22 Mar 2018 01:35 AM PDT

Emri i tij ka bërë shumë bujë në ditët e fundit për faktin se talenti i Genk në Belgjikë Edon Zhegrova fillimisht vendosi të luante për Shqipërinë dhe më pas zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës, aq sa trajneri i kombëtares kuqezi Christian Panucci u shfaq i revoltuar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Norvergjisë kur iu përmend nga gazetarët emri i Zhegrovës, me italianin që theksoi se për talentin kosovar vendosën familjarët dhe jo ai vetë.

Por Edon Zhegrova ka shuar çdo keqkuptim për sa i përket zgjedhjes së tij. I grumbulluar nga Dardanët për dy miqësoret ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos në të cilat pritet të bëjë edhe debutimin e tij me Kosovën, Zhegrova për mediat kosovare theksoi se gjithmonë ka dashur të luajë për Kosovën dhe e ka thënë menjëherë se pjesë e cilës përfaqësueseje dëshiron të jetë. Futbollisti i talentuar që në fund të marsit do të mbushë 19-vjeç, nënvizoi se asnjëherë nuk ka qenë në mëdyshje për zgjedhjen e tij, ndërsa foli edhe për dy sfidat e radhës me Kosovën".

Nuk i njoh mirë dy përfaqësueset që kemi përballë dhe nuk e di sesi luajnë, por ne do të jemi të vëmendshëm gjatë kohës dhe unë jam optimist se do të luajmë mirë dhe do të marrim rezultate pozitive", deklaroi talenti i Genk.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fshatrat e Tiranës me çmimin më të lartë të tokës në Europë, 10-fish më shumë

Posted: 22 Mar 2018 01:31 AM PDT

Rrethinat e Tiranës dhe në përgjithësi të rajonit të qendrës së Shqipërisë, Durrës dhe Elbasan, kanë çmimin më të lartë të tokës bujqësore në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës në BE arriti në 63,000 mijë euro për një hektar (6.3 euro metri katror) në vitin 2017.

Në Shqipëri, çmimi mesatar i një metri katror në fshatrat e Tiranës varion mesatarisht në 70-90 euro për metër katror sipas të dhënave që dha ekspertja Xheni Jahja nga Tirana Real Estate.

Sipas të dhënave krahasuese, çmimi i tokës bujqësore në Shqipëri është rreth 10 herë më i lartë se në vendet e BE-së.

Ekspertja Jahja ka disa shpjegime për këtë deformim të tregut të tokës bujqësore në vendin tonë.

Së pari, mungesa e planeve rregullues dhe planeve të detajuara. Sipas saj, të pasurit e një plani eliminon abuzimin që bëjnë pronarët në ofertën që hedhin ne treg. Ndaj dhe çdo ditë përballemi me oferta të fryra që nuk i përshtaten kërkesës që ka tregu, shtoi ajo.

Së dyti, çmimi i lartë i tokës në zonat rurale është edhe për shkak të kërkesës së vazhdueshme për zhvillim të sipërfaqeve të mëdha për zona industriale.

Ekspertët e fushës mendojnë se, shkak për deformimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë ndërtimet të cilat vijojnë të bëhen jo konform planeve rregulluese. Për shkak se toka bujqësore është përdorur lirisht edhe për tokë truall, vlera e saj është rritur artificialisht pas viteve 1990. Duke u ndryshuar destinacioni i përdorimit të tokës pa mbikëqyrjen e shtetit, aktualisht Shqipëria paraqitet me çmimet më të larta të tokës në rajon.

Jahja thotë se së fundmi ka pasur një klient që donte të shiste një tokë në Kamëz dhe e mbante me 180 euro/m2, pasi ngulte këmbë se e shiste për ndërtim, ndonëse ajo ishte tokë arë.

Toka në Europë

Sipas të dhënave të Eurostat, Holanda regjistroi çmimin më të shtrenjtë të blerjes së një hektari tokë të punueshme në BE në vitin 2016 (63 000 euro). Çmimi i tokës së punueshme në çdo rajon të Holandës ishte mbi të gjitha mesataret kombëtare të BE-së.

Megjithatë, midis rajoneve të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, çmimi më i shtrenjtë për tokën bujqësore ishte në rajonin e Ligurias të Italisë (mesatarisht 108 000 euro për hektar (10.8 euro).

Ndërsa toka me lirë u regjistrua në Rumani, ku një hektar kushton mesatarisht 1958 euro. Ky informacion, i publikuar nga Eurostat, vjen nga një grup i ri statistikash mbi çmimet e tokës bujqësore dhe qiratë, e cila mbulon shumicën e shteteve anëtare të BE.

Eurostat  shpjegon se niveli i çmimeve të tokës varet nga ligjet kombëtare, rajonale (klima, afërsia me rrjetet) dhe faktorët lokalë (cilësia e tokës, pjerrësia, drenazhimi etj.) si dhe forcat e tregut të ofertës dhe kërkesës rregullat e pronësisë së huaj).

Nga të dhënat në dispozicion, rritja më e madhe në çmimet e tokës të tokës bujqësore midis 2011 dhe 2016 ishte në Republikën Çeke (një rritje tre herë), Lituania, Estonia, Letonia dhe Hungaria (një rritje dyfish). Çmimet u rritën edhe në shtetet e tjera anëtare, edhe pse me norma shumë më të ulëta. Në pothuajse të gjitha rajonet, blerja e tokës bujqësore ishte më e shtrenjtë se blerja e kullotave (20 herë më të shtrenjta në ishujt grekë të Voreio Aigaio). Po ashtu, blerja e tokës së punueshme të ujitshme ishte më e shtrenjtë se tokat në thatë.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)/Monitor

Belgjika dhe Britania përkujtojnë viktimat e sulmeve terroriste

Posted: 22 Mar 2018 01:14 AM PDT

Belgjika dhe Britania përkujtojnë sot viktimat e sulmeve terroriste që ndodhën më 22 mars të vitit 2016 dhe 2017.

32 persona u vranë dhe mbi 300 u plagosën, në tri sulme të koordinuara në Belgjikë më 22 mars 2016. Dy sulme ndodhën në aeroportin Zaventem në Bruksel, ndërkaq një në stacionin e metrosë Maelbeek, në qendër të kryeqytetit belg. Përgjegjësinë për këto sulme e mori Shteti Islamik ISIS. Ceremonia përkujtuese do të mbahet në Zvantem.

Në Londër, më 22 mars të vitit të kaluar, pesë persona u vranë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, pasi britaniku i konvertuar në islam, Khalid Masood goditi me makinën e tij kalimtarët në urën Westminister në qendër të Londrës, përpara se të godiste për vdekje me thikë një zyrtar policor para parlamentit britanik.

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin, por hetuesit thanë se nuk kanë gjetur prova të bashkëpunimit në mes të sulmuesit dhe grupit terrorist.

Ministrja e Brendshme, Amber Rudd ka thënë se ceremonia përkujtuese për viktimat e sulmit do të mbahet në kompleksin e parlamentit në Westminister.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Moti i acartë, bora mbulon veriun e Shqipërisë

Posted: 22 Mar 2018 12:56 AM PDT

Moti ekstrem, që paralajmëroi sinoptikani grek Arnautoglu për Shqipërinë, ka nisur në veri të vendit.

Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë.

Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë.

Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.

Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ish-presidenti Sarkozy nën hetim formal

Posted: 22 Mar 2018 12:47 AM PDT

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy është vënë nën hetim formal për korrupsion dhe financim të paligjshëm të fushatës, në lidhje me dyshimet se ai ka marrë fonde nga diktatori i ndjerë libian, Muammar Gaddafi për fushatën e tij më 2007.

Akuzat vijnë pasi Sarkozy për dy ditë është marrë në pyetje nga policia anti-korrupsion në Nanterre, në veriperëndim të Parisit. Gjyqtarët hetues janë duke hetuar mbi dyshimet se regjimi i Gaddafit në mënyrë të fshehur i ka dhënë Sarkozy 50 milionë euro për fushatë.

Kjo shumë është dyfishi i shumës së lejuar për financim të fushatës në Francë. Ai vazhdimisht ka mohuar këto akuza.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kotzias sot në Shkup për çështjen e emrit

Posted: 22 Mar 2018 12:31 AM PDT

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias viziton sot vendin fqinj, Maqedoninë. Pritet që ai të sjellë me vete një zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit.

“Gorna Makedonija” -Maqedonia e Epërme duket të jetë formula magjike, me të cilën do të zgjidhet pas 27 vjetësh konflikti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Këtë e ka sinjalizuar pala greke në raundin më të ri të negociatave nën ndërmjetësimin e OKB-së. Mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të përpiqet për këtë kompromis të enjten në Shkup.

Pala greke kërkon që nocioni sllav të mos përkthehet. Po pse? Për Spiros Danellis, deputet i partisë social-liberale To Potami në bisedë me Deutsche Wellen e kritikon këtë si “një shenjë tjetër të mendimit iracional, që është tipike për mënyrën e perceptimit nga ana jonë të grindjes për emrin.” Ai thotë se nuk e kupton këtë lloj të menduari. “Nëse formula e kompromisit “Gorna Makedonija pranohet nga të dyja palët dhe kontribuon që të zgjidhet çështja e emrit, atëherë sigurisht që varianti duhet të merret.”

Por mbetet me pikëpyetje, nëse Maqedonia bie në ujdi me emrin Maqedonia e Epërme. Edhe nëse ajo bie dakord, konflikti nuk zgjidhet menjëherë. Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë thotë se më e rëndësishme se ndërmjetësimi i OKB-së është që vendi fqinj të sanksionojë me kushtetutë emrin e ri të shtetit. Kushtetuta përveç kësaj do ndryshuar edhe në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj Greqisë, thotë eksperti.

Kërcënime kundër ministrit të Jashtëm

Sipas palës greke ka arsye historike për këtë frikë. Maqedonia  një ditë mund të ngrejë pretendime ndaj provincës greke me të njëjtin emër dhe kryeqytetit të saj Selanik. Kjo është arsyeja, pse Greqia nuk e ka njohur vendin fqinj me emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë, por me emrin FYROM, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Që nga viti 1991 zhvillohen bisedime për çështjen e emrit. Greqia kundërshtonte një kohë të gjatë çfarëdolloj përdorimi të nocionit “Maqedoni” në emrin e vendit fqinj. Por ndërkohë që sinjalizohet gatishmëri për kompromis, opinioni publik grek nuk e mbështet i gjithi këtë gatishmëri. Në një sondazh të fundit të televizionit Alpha, 60% e të anketuarve u shprehën, se janë kundër përdorimit të nocionit “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj. Por 67% dëshirojnë që negociatat të vazhdojnë.

Kundërshtimet kanë mbetur në nivelin e protestave, por në fillim të shkurtit ministri i Jashtëm grek, Kotzias mori një letër ku shkruhej se janë gati “tre plumba për atë dhe familjen e tij”. Edhe deputeti Danellis ka marrë kërcënime, pasi u shpreh hapur për një kompromis për çështjen e emrit. Danellis mendon, se politikanët e moderuar nga të dyja anët duhet të shfrytëzojnë këtë moment. “Nëse edhe Zoran Zaev arrin të bëjë një kompromis tek njerëzit e tij, gjë që nuk është e lehtë, atëherë do të kemi një zgjidhje për çështjen e emrit që para verës.”

Kotzias duhet të mbarojë punë

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, ministri i Jashtëm grek, Kotzias ka një paketë të kompletuar kompromisi “në pajtim me pozicionet e qarta të negociimit të qeverisë greke”. Këto propozime i bisedon Kotzias në Shkup të enjten. Mediat greke raportojnë, se pala tjetër i ka formuluar propozimet e saj për zgjidhjen e konfliktit. Më së voni më 30 Mars, ndërmjetësuesi Mathew Nimetz do të thërrasë në Vjenë një raund të ri bisedimesh për çështjen e emrit.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com) DW

Bolt drejt realizimit të ëndrrës: Të enjten zbres në fushë

Posted: 22 Mar 2018 12:25 AM PDT

Ëndrra e Usain Bolt për t'u bërë futbollist, duket se po bëhet realitet. Kampioni dhe rekordmeni Olimpik në garat e vrapimit 100, 200 dhe 400 metra, ka lajmëruar se të enjten do t'i nënshtrohet provës me Borusian e Dortmundit.

Atleti Xhamajkan nuk e ka fshehur asnjëherë fiksimin e tij për të luajtur futboll, ndërsa ëndrra e tij është të veshë fanellën e Manchester Unitedit.

"Të enjten do të filloj provën me Borusian. Më pëlqen shumë të luaj si anësor i majtë dhe jam shumë i emocionuar. Shpresoj t'ia dal me sukses", tha Bolt.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 22 mars 2018

Posted: 21 Mar 2018 11:00 PM PDT

Dashi

Ardhja e pranverës do t'ju bëjë jetësore dhe plot energji. Nëse jeni në çift, mund të përfitoni nga pamja pozitive e planetëve për të bërë plane për të ardhmen. Beqarët në kërkim të shpirtit të tyre binjak mund të bëjnë takime magjike dhe përjetojnë momente të emocioneve të pastra.

Demi

Një diskutim do të prishë bilancin tuaj! Qëndroni larg njerëzve që ju bëjnë nervozë dhe nëse jeni në çift, mos u grindni me partnerët për të jetuar në mënyrë paqësore. Zemrat e vetmuara do të bëjnë takime me fat që do përcjellin ndjenja pozitive. Diçka po fillon të lëvizë, yjet garantojnë ndryshime pozitive. Bashkëpunim i shkëlqyeshëm me kolegët që do t'ju ndihmojnë.

Binjakët

Ata që kanë përjetuar momente krize në jetën e tyre martesore, në fund mund të shpresojnë për ndryshime. Yjet janë padyshim në favorin tuaj dhe shpallin një të ardhme më të mirë. Gjithashtu, parashikohen takime premtuese për të vetmuarit. Ju do të vlerësoheni për punën e bërë dhe kjo do të rrisë disponimin dhe madje vetëbesimin tuaj.

Gaforrja

Përshtateni veten me të tashmen dhe largoni plotësisht të kaluarën. Vetëm duke ndërtuar një dialog të hapur dhe të sinqertë me të dashurin/ën tuaj, do të jeni në gjendje të jetoni me dashuri. Yjet këshillojnë beqarët të jenë të kujdesshëm në ekspozimin e interesit të tyre! Vazhdoni përpara për rritjen tuaj profesionale.

Luani

Sot, pasioni do të jetë një nga shenjat dalluese të shumë prej Luanëve që do të tërhiqen nga njohjet e reja. Shumë keq që shumë prej jush janë tashmë të zënë! Kuadri i madh astral për beqarët, sot ata mund të shikojnë drejt një të ardhme plot premtim me një dashuri të re. Perspektiva të reja në punë për ata që duan të dalin nga një periudhë që sigurisht nuk po lulëzon.

Virgjëresha

Jeni më pak të shkëputur dhe më të vëmendshëm ndaj gjysmës suaj të zemrës dhe kjo do të favorizojë mirëkuptimin dhe erosin. Ju keni një dëshirë të fortë për të ndërtuar diçka të fortë! Zemrat e vetmuara, do të vazhdojnë të jenë të gatshëm të gëzojnë lirinë e tyre në maksimum. Bashkëpunime të reja do të favorizohen të cilat do të zgjerojnë horizontet tuaja.

Peshorja

Nëse dini se si të ringjallni marrëveshjet, ju do të jeni në gjendje të rikuperoni marrëdhënien në çift, përndryshe prisni litarin dhe ktheni faqen. Beqarët do të jenë në gjendje të kenë konfirmime të papritura nga një tërheqje e fortë dhe e pasionuar. Pengesat do të jenë njëra pas tjetrës për të qenë në gjendje të kryeni projektet tuaja, mos u dorëzoni, rezultatet do të vijnë.

Akrepi

Një ditë e qetë për ata që kanë një lidhje të qëndrueshme, por nuk do të ketë mungesë të atraksioneve për ata që nuk janë ende të sigurt për ndjenjat e tyre. Jupiteri është në favor të beqarëve që shpresojnë të gjejnë dashurinë që do i bëjë të harrojmë vuajtjet e kaluara. Ju do të jeni në gjendje të plotësoni objektivat e përcaktuara edhe nëse nuk mungojnë ngjarjet e papritura.

Shigjetari

Edhe nëse mëngjesi nuk fillon në mënyrën më të mirë, do të keni kohë deri në mbrëmje për të bërë paqe me të dashurin/ën tuaj. Mos lejoni që ju të ndikoheni nga kritikat e njerëzve ziliqarë. Surpriza të bukura për beqarët, shumë njerëz do të gjejnë qetësi në sajë të një personi. Shumë projekte po ju bëjnj optimistë.

Bricjapi

Të hutuar nga ndonjë problem sentimental, sot do të jeni pak mbi re. Dyshimet në lidhje me sinqeritetin e partnerit/es nuk zhduken dhe kjo ju bën të paqëndrueshëm. Beqarët do të duhet të provojnë se mund të marrin një vendim të rëndësishëm, i cili do të jetë vendimtar për të ardhmen.

Ujori

Disa keqkuptime të vogla mund të hedhin shumë Ujor në konflikte me partnerin/en. Mos u dëshpëroni, gjithçka do të zbutet! Takime emocionuese për beqarët të cilët do të përjetojnë flirtime intensive, por nuk duhet t'i nënvlerësojnë! Dëshira për ndryshim vazhdon të zhvillohet në shumë prej jush edhe pse duhet të jeni shumë të kënaqur.

Peshqit

Një ditë e shkëlqyer për ndjenjat, ju mund të përparoni programet tuaja në dashuri me sigurinë se gjithçka do të vazhdojë pa probleme. Gjithsesi qëndro larg nga thashetheme të panevojshme. Beqarët mund të kenë takime interesante, nuk do ju mungojnë ftesat për argëtim!

Aksident me 2 viktima dhe 1 të plagosur në Burrel, shofer ishte një 15-vjeçar

Posted: 21 Mar 2018 03:00 PM PDT

Dy të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë, që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Muzhak, përgjatë aksit rrugor Burrel-Komsi.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motor dhe më pas ka dalë nga rruga duke goditur tre persona, që po lëviznin në trotuar.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend 28-vjeçari Gentian Hani, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë edhe 35-vjeçari, Alfred Balla, ndërsa personi tjetër i plagosur, 17-vjeçari me iniciale A.H, është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se në timon qëndronte një 15 vjeçar me inicialet Xh.N.

Pak momente pas aksidentit në polici është paraqitur pronari i mjetit G.N., 50 vjeç dhe sipas uniformave blu ai shoqërohej nga djali i tij. Grupi hetimor ende po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

21 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more