Skip to main content

“Shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve në Fier, vdes njëri nga hajdutët” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve në Fier, vdes njëri nga hajdutët” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve në Fier, vdes njëri nga hajdutët

Posted: 23 Mar 2018 12:51 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit. Policia ka shkëmbyer zjarr me dy grabitës dhe për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën.

Në orën 03:00 të së premtes, policia u njoftua se në lagjen "29 Nëntori", pranë banesës së shtetasit M.M., disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës. Me të mbërritur në vendngjarje, policët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Efektivët janë kundërpërgjigjur dhe nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur.

Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga radhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar. Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posaçëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dëbora krijon probleme me rrugët në Kukës e Bulqizë

Posted: 23 Mar 2018 12:50 AM PDT

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në zonat veriore janë shoqëruar me stuhi dhe ulje të temperaturave.

Si pasojë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave në rrugë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.

Në Kukës, "Rruga e Kombit" është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese janë angazhuar për hedhjen e kripës dhe largimin e borës në dy senset e rrugës, ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Ndërsa në Bulqizë situata e rënduar nga reshjet e dendura të dëborës ka bllokuar njësite administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Qafë e Buallit-Krastë me vështirësi me zinxhirë, ndërkohë që herë pas here bllokohet. Ura e Çerenecit-Steblevë është e bllokuar. Qafë e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë.

Aktualisht, trashësia e dëborës në qytet është 40cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 60 deri në 1 metër.

23 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 23 mars 2018

Posted: 22 Mar 2018 11:00 PM PDT

Dashi

Saturni do t'ju vërë para provave të shumta, ndaj duhet të tregoheni të shkathët dhe precizë, mos i bëni gjërat me nxitim. Do të transmetoni një simpati befasuese, e cila do të tërheqë vëmendjen e një personi interesant.

Demi

Objektivat tuaja do t'i arrini me shumë lehtësi, nuk do t'i vini re sforcot e bëra dhe do të jeni largpamës në të gjitha rastet që do t'ju paraqiten. Do të keni tendencë të izoloheni ndaj personit të dashur.

Binjakët

Një trembje e vogël në mëngjes duket se do t'ju prishë ditën, por do ta kuptoni shumë shpejt se nuk bëhet fjalë për diçka të pariparueshme. Mos kini turp të takoni dikë.

Gaforrja

Sot do të asistoni në një skenë që nuk e kishit menduar kurrë të ndodhte. Pasdite do t'ju ndodhë një takim i minutës së fundit mes gjithë impenjimeve.

Luani

E premtja juaj do të jetë një ditë tej pozitive gjatë së cilës do të përjetoni gjëra të paharrueshme. Femrat duhet të kujdesen më shumë për pamjen e tyre.

Virgjëresha

Sot do të jeni të rrethuar nga disa persona, të cilët do të kenë fuqinë për të destabilizuar për arsye të ndryshme. Do të bënit mirë që t'i kujtonit të shkuarën.

Peshorja

Është e kotë që të harxhoni të gjithë energjitë tuaja për një çështje që nuk do të merrni rezultatin e shpresuar. Në mbrëmje do të takoni një mike të rëndësishme.

Akrepi

Mos e mbani më mendjen tek ajo gjë që po ju bën të vuani shumë kohët e fundit. Ndjenjat negative mundohuni që t'i shfryni duke bërë ushtrime fizike apo duke u veshur bukur.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të arsyetoni se ai "tren" ka ikur dhe nuk kthehet më për ju. Megjithatë nuk do të jetë e vështirë që të ngushëlloheni. Besojuni pak njerëzve për t'iu shprehur rreth jetës suaj.

Bricjapi

Sot do të kuptoni më së miri se kush është i interesuar për ju dhe që ju do shumë. Pra do të kaloni një ditë plot energji pozitive dhe pse jo perfekte.

Ujori

Besojuni plotësisht këshillave të një personi që e doni shumë. Ajo e ka të gjithë mundësinë për t'ju ndihmuar në atë që do të bëni. Si veshje zgjidhni diçka me shkëlqim.

Peshqit

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrjen e një vendimi. Studioni të gjitha pasojat e çështjes, në mënyrë që problemin ta zgjidhni plotësisht.

Denoncimi: Deputeti i PS, Alket Hyseni më vodhi 11 mijë m2 tokë! (Dokumentat)

Posted: 22 Mar 2018 03:01 PM PDT

Në emisionin "Të Paekspozuarit", ku është disktuar për grabitjen e tokave në bregdetin shqiptar, nëpërmjet "kopsitjes" së dokumentave me ligj, një pronare tokash në Dhërmi, ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni, se i ka vjedhur tokën.

Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra katrorë tokë.

"Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim", tha znj. Bua.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ndreu: S’jam kandidat për Bashkinë e Lezhës; Alibeaj: Po goditet vetëm PD

Posted: 22 Mar 2018 02:55 PM PDT

Pjerin Ndreu hodhi poshtë zërat mediatikë se ai po projektohet si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Lezhës.

"Është prodhim i disa militantëve të paditur, ose për të deleguar problemin dhe shmangur nga ajo që është realisht problemi kryesor dhe shqetësohet gjithë Lezha, që është vjedhja apo tjetërsimi i pronave. Nuk kam shpallur asnjë kandidaturë. PS sot ka 4-5 kandidatë potencialë që mund të kandidojnë në Lezhë", tha ai në një lidhje telefonike me emisionin "Të Paekspozuarit".

Deputeti socialist i Qarkut të Lezhës përjashtoi akuzat se pas operacionit të Prokurorisë dhe policisë qëndrojnë motive politike.

"Nuk ka asnjë ndikim të Pjerin Ndreut në këtë histori. Janë dy njerëz konkretë, dy persona që kanë denoncuar dhe s'e ç'punë kam unë në këtë histori! Ne do të zgjedhim një kandidat dhe Bashkinë e Lezhës do ta marrim me korrektesë dhe jo me skema të tilla bajate. Nuk jemi pjesë e kësaj", vijoi ai.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, një akt selektiv që tenton të godasë PD-në. Alibeaj tha se po goditet opozita, ndërkohë që persona të tjerë nga mazhoranca, nuk hetohen fare.

"Ky i Lezhës [Fran Frrokaj] rraset në burg. Ai i Kavajës për të njëjtën gjë nuk futet në burg. Ai i Rrogozhinës nuk futet në burg. Ai i Durrësit jo vetëm që e ka grabitur rërën, por ka lejuar të ndërtohet në rërë nuk preket. Ky është nje diskriminim. E dyta është selektivitet. Si ka mundësi që me drejtësine e re, vetëm këta të opozitës futen në burg? Tahiri, Qazim Sejdini, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, me prova që kanë dalë nga dokumentacion ligjor. Askujt nuk i hyn gjëmb në këmbë, nuk hetohen. Ky është selektiviteti", deklaroi ai.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Grabitja e “Ranës së Hedhun”, Salvador Kaçaj: Më kanë falsifikuar firmën!

Posted: 22 Mar 2018 02:22 PM PDT

Në emisionin "Të Paekspozuarit", është duke u diskutuar për çështjen e grabitjes së pronave në Shëngjin dhe gazetarja Klodjana Lala ka dhënë detaje ekskluzive nga dosja e Prokurorisë së Lezhës mbi zyrtarët e arrestuar, mes të cilëve edhe kreu i bashkisë Fran Frrokaj.

Lala përmendi edhe emrin e ish-kryetarit të komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçajt, të cilit i është falsifikuar firma për tjetërsimin e pronës.

"Është falsifikuar gjithashtu edhe vula dhe firma e ish kreut të komunës Shëngjin Salvador Kaçaj. Shitblerja është bërë me një shpejtësi shumë të madhe. Kjo tokë është ne sekuestro dhe një nga emrat që rezulton si pronar që e ka blerë është një biznesmen", tha Lala.

Me një ndërhyrje nëpërmjet një lidhje telefonike, falsifikimin e firmës e ka pranuar edhe vetë Salvador Kaçaj.

"Më kanë falsifikuar firmën. E kam parë në prokurori, ajo nuk është firma ime", u shpreh Kaçaj.

Ndërkohë nga studiot e Top Channel një nga qytetarët, të cilit i janë grabitur pronat në zonën e Vainit, deklaroi se janë rreth 300 mijë metra katrorë që i kanë përvetësuar të tjerë persona.

"Njëri e kishte marrë me 50 vota, tjetri e kishte marrë si kusur për një apartmanet që kishte blerë, ndërsa i treti kishte paguar 5 milionë lekë", tha ai.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pronat në Lezhë, avokati i Frrokajt: I vodhën fshatarët; Bushati: I përdor pushteti

Posted: 22 Mar 2018 01:52 PM PDT

Kryebashkiaku i Lezhës mbahet në arrest shtëpie me vendim gjykate si pjesë e hetimeve për tjetërsimin e pronave shtetërore në bregdetin e Shëngjinit.

Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri përmes, të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra/katrorë tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit.

Por, avokati i Fran Frrokajt tha këtë të enjte në emisionin "Të Paekspozuarit" se klienti i tij është viktimë dhe se dokumentacionet janë falsifikuar ndër vite nga personat që kanë sot pronësinë e këtyre pronave.

"Disa fshatarë me dokumenta të falsifikuara janë bërë pronarë të një sipërfaqjeje në zonën e Malit të Shëngjinit dhe Malit të Rencit. Fshatarët kanë falsifikuar gjithçka. Kanë mundur t'i regjistrojnë dhe duke shfrytëzuar dobësinë e strukturave administrative, vigjilencën dhe detyrimin e tyre ligjor për të verifikuar, kanë arritur që t'i regjistrojnë këto prona", deklaroi avokati Neshat Fana.

Avokati thotë se dokumentacionet nuk janë falsifikuar nga asnjë prej institucioneve, ashtu siç akuzon Prokuroria.

"Bashkia, Këshilli i Qarkut dhe Hipoteka kanë qenë në të njëjtën linjë, i kanë quajtur të sakta këto dokumentacione. Këto institucione nuk kanë falsifikuar dokumente, por janë falsifikuar jashtë këtyre institucioneve. Janë falsifikuar edhe vulat e institucioneve, deri tek vula e Këshillit të Qarkut", u shpreh ai.

Ndërkohë analisti Andi Bushati, deklaroi se pretendimi i avokatit duket disi qesharak, pasi në Shqipëri prej 20 vitesh janë pushtetarët që përdorin fshatarë të thjeshtë për të grabitur pronat publike.

"Pushteti përdor peshqit e vegjël për të bërë këto vjedhje. Praktika në këto vite ka treguar që është një pushtetar me shumë pushtet, që përdorin disa fshatarë për të përfituar, ky është rasti tipik në vendin tonë që ka ministër, kryetar bashkie, kryeministër që bëjnë këto skema dhe përdorin peshkun e vogël. Qenka shumë e lehtë që një falsifikator, e regjistron më lehtë tokën sesa ai që ka tokën e vetë dhe të trashëguar me dokumenta", tha Bushati.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nëna i jep marijuanë vajzës 1 vjeç dhe e poston në FB, arrestohet (Video)

Posted: 22 Mar 2018 01:44 PM PDT

Një nënë e re nga Karolina e Veriut u arrestua pasi kishte postuar një video në Facebook, ku i jepte vajzës së saj 1-vjeçare marihuanë.

Departamenti i Policisë Raleigh tha se kishte marrë disa ankesa të mërkurën në mëngjes për një përdorues të Facebook me emrin Bree Bhadd, e cila kishte postuar një video shqetësuese ku vajza e saj tymoste marijuanë, raporton ËRAL.

Në videon, e cila që nga ajo kohë është fshirë nga Facebook, gruaja shihet duke mbajtur marijuanë në gojën e fëmijës. Duhani shihet duke u ulur nga goja e foshnjës.

Policia identifikoi nënën si 20-vjeçare Brianna Ashanti Lofton. Ajo u arrestua dhe mbi të rëndojnë dy akuza për abuzim të fëmijëve, duke kontribuar në delikuencën dhe posedimin e marihuanës. Lofton po mbahet në një qendër paraburgimi.

Fëmija, e cila është vetëm një vjeç, u vendos te shërbimet mbrojtëse të fëmijëve. “Falënderime të mëdha për të gjithë ata që kanë postuar informacione për nënën dhe foshnjen e marijuanës”, thuhet në deklaratën e departamentit.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Policia e Elbasanit do t’i “kapi kriminelët” me biçikletë (Foto)

Posted: 22 Mar 2018 01:30 PM PDT

Në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit sot është prezantuar projekti suedez SCPA, në prani të zv/ministres së Brendshme, Romina Kuko, Drejtorit Vendor të Policisë, Altin Qato dhe përfaquesve të projektit.

Ky projekt konsiston në shërbimin e qytetarëve të zonave urbane me një risi të re nga ana e efektivëve të policisë, me biçikleta.

Biçikletat për punonjësit e Policisë në zonat urbane të Elbasanit janë dhuruar nga SCPA në kuadër të forcimit të policimit në komunitet, ç'ka pritet të sjellë përmirësim të punës së tyre.

Projekti ndjek shembullin e shumë vendeve evropiane, por sesa efektiv do të jetë në Elbasan mbetet të shihet, pasi ky qytet sipas statistikave është një nga qendrat e kriminalitetit në vend.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kosova U-21 mposht Azerbajxhanin nën dëborë

Posted: 22 Mar 2018 01:22 PM PDT

Përfaqësuesja Shpresa e Kosovës u rikthye te fitorja pas 3 takimesh, duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Azerbajxhanin. Nën reshjet e dëborës, në stadiumin 'Adem Jashari', djemtë e drejtuar nga trajneri Prekazi, zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë të takimit.

Kështu pas 45 minutave të përfunduara në barazim pa gola, ishte Florent hasani ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa Kolgeci dyfishoi shifrat 7 minuta më vonë, pas një harkimi nga këndi.

Në minutat në vijim, azerët u hodhën në sulm për të gjetur golin, por pa arritur të kërcënojnë vendasit, që nga ana tjetër kundërsulmuan disa herë rrezikshëm.

Me këtë fitore Kosova U-21 ngjitet në vendin e 3-të me 10 pikë, po aq sa Irlanda e vendit të dytë, por këta të fundit kanë luajtur dy takime më pak.

22 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more