“Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime
“Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime |
- Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video)
- Shkarkohet nga puna punonjësi i një televizioni amerikan, gjatë transmetimit live u kap duke sharë (Video)
- Vetëm pse e preku me flokë në dorë, ia zbrazi supën e nxehtë në fytyrë (Video)
- Kishte porositur një mikrofon, produkti i kishte ardhur me një kuti në të cilën futej edhe blerësja (Foto)
Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video) Posted: 23 Mar 2018 10:38 AM PDT Kalimtari i paemëruar, provoi të kalonte një rrugë të ngrirë në Rostov-on-Don të Rusië, duke vrapuar. Kjo e rrezikoi atë të rrëzohej keq me fytyrë, por për fat të mirë arriti të kapej për një shtyllë metalike, transmeton Telegrafi. "Duket sikur po ushtron në shiritin lëvizës të palestrës", si dhe "pija e ka bërë të duket se ka superfuqi", ishin dy prej komenteve të shumta. Ngjarja është bërë shpejtë virale, ndërsa u përdor si këshillë se si nuk duhet lëvizur nëpër hapësira të ngrira. /Telegrafi/ The post Rrugën e ngrirë provoi ta kalonte duke vrapuar, rrezikoi të rrëzohej keq (Video) appeared first on Telegrafi. |
Posted: 23 Mar 2018 09:28 AM PDT Punonjësi i një televizioni në Teksas të SHBA-ve është shkarkuar nga puna, pasi një audio incizim është lëshuar gjatë një transmetimi live. Shikuesit e KRIS mbetën të shokuar me befasinë që u bë gjatë të hënës, derisa po transmetohej drejtpërdrejt inaugurimi i një ure të re, kur befasisht u dëgjuan disa të shara, transmeton Telegrafi. Në ato momente ekrani u bë i zi dhe një burrë dëgjohej duke sharë. KRIS është një televizion lokal në Corpus Christi, ndërsa menaxhmenti i këtij televizioni ka njoftuar se zëri i burrit që dëgjohet duke sharë në transmetim live është i një punonjësi të tyre. “Kërkojmë ndjesë për këtë, patëm një moment të pakëndshëm”, dëgjohet duke thënë prezantuesja Stephania Jimenez, duke u munduar të arsyetohet para shikuesve. Menaxhmenti i televizionit nuk e ka zbuluar identitetin e punonjësit që shau, por një shikues ka arritur ta filmojë këtë moment dhe ta postoj në Facebook. /Telegrafi/ The post Shkarkohet nga puna punonjësi i një televizioni amerikan, gjatë transmetimit live u kap duke sharë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Vetëm pse e preku me flokë në dorë, ia zbrazi supën e nxehtë në fytyrë (Video) Posted: 23 Mar 2018 08:22 AM PDT Vizitorja e një restoranti në Tajvan, ka mbetur me djegie të konsiderueshme në fytyrë, pasi një burrë ia zbrazi në fytyrë supën e nxehtë. E tëra ndodhi pasi 33-vjeçarja e njohur si Chen, ktheu kokën të shikonte prapa dhe pa dashje, preku me flokë dorën e 57-vjeçari që ka mbiemrin Huang, transmeton Telegrafi. Ky i fundit u irritua me veprimin e saj dhe nisi t'i bërtiste, duke i thënë se është një gjest jo higjienik. Në momentin që ajo i kërkoi të mos bërtiste, ai u ngrit dhe ktheu pjatën në fytyrën e saj. Derisa Chan është lëshuar prej spitalit dhe po i trajton plagët në shtëpi, sulmuesi është liruar me kusht, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/ The post Vetëm pse e preku me flokë në dorë, ia zbrazi supën e nxehtë në fytyrë (Video) appeared first on Telegrafi. |
Posted: 23 Mar 2018 03:07 AM PDT Një blerës në internet ishte tronditur kur një produkt iu dërgua në një kuti kaq të madhe, sa që edhe blerësja mund të futej në të. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kutia e kartonit, ishte përdorur të vendosur një mikrofon i cili do të mund të vendosej edhe në një kuti shumë më të vogël. Blerësja Jade Nightscales, 26 vjeçe, tha: “Unë thjesht nuk mund të besoja kur pash kutinë". /Telegrafi/
The post Kishte porositur një mikrofon, produkti i kishte ardhur me një kuti në të cilën futej edhe blerësja (Foto) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: