Skip to main content

“Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar” plus 9 more Telegrafi Futboll


Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar

Posted: 20 Mar 2018 03:57 PM PDT

Forma e jashtëzakonshme e Mohamed Salah, kaq bërë që shumë klube të futen në garë për lojtarin.

Madje disa klube janë të gatshme që të paguajnë aq sa ka kanë paguar për Neymarin, shkruan The Sun.

Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain, janë vënë tashmë pas sulmuesit egjiptian.

Mohamed Salah (Getty Images)

Në anën tjetër Liverpooli do ta ketë të vështirë ta mbajë lojtarin ashti siç e kishte me Philippe Coutinhon.

Klubet e interesuara janë të gatshëm që të paguajnë rreth 220 milionë funte.

Salah në aksion (Getty Images)

Kjo shumë i bie më shumë se ajo e Neymar pasi për të u paguan 198 milionë funte (222 milionë euro).

Salah ka ardhur nga Roma për diku 50 milionë euro, që në fillim u kritikua si çmim, por e ka treguar vetën me golat e shënuar. /Telegrafi/

The post Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar appeared first on Telegrafi.

Momentet e paharrueshme në karrierën e Fernando Torres

Posted: 20 Mar 2018 03:40 PM PDT

Fernando Torres ka pasur një karrierë të mirë si lojtar i Liverpoolit, Chelseat, Milanit dhe Atletico Madridit, si edhe në kuadër të kombëtares së Spanjës, me shumë momente të paharrueshme në fushën e lojës.

Të martën (20 mars), ai ka mbushur 34 vjet dhe me këtë rast, Telegrafi jua sjell disa prej momenteve më fantastike të karrierës së tij:

Të gjitha lajmet për Fernando Torres Të gjitha lajmet për Fernando Torres

Goli debutues me Atletico Madridin (prill 2001) kundër Albacetes në Estadio Carlos Belmonte.

Prezantimi spektakolar pas rikthimit. Në vitin 2015 në Vicente Calderon e pritën 45.000 tifozë të Atletico Madridit.

Në vitin 2007, si 23 vjeçar iu bashkua Liverpoolit duke u shndërruar menjëherë në legjende dhe me 81 golat e tij në 142 ndeshje, la kujtime të shkëlqyera për tifozët e Redsave.

Numri 9 i Liverpoolit: Reklama mbresëlënëse e Nikes se si Torres e revolucionarizoi Liverpoolin.

Njërin prej golave më të mirë në karrierë e shënoi me vole në Estadio Benito Villamarin të Real Betisit në vitin 2003.

Vrapimi epik për të kaluar Philipp Lahmin dhe për t’ia shënuar Jens Lehmannit golin që ia siguroi Spanjës triumfin në ‘Euro 2008’.

Goli i parë i Torresit ndaj Real Madridit që ia shënoi Iker Casillasit pas asistimit të Fernando Gallettit në sezonin 2006/2007.

Goli me Chelsean në sezonin 2011/2012 që e eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

/Telegrafi/

The post Momentet e paharrueshme në karrierën e Fernando Torres appeared first on Telegrafi.

Simeone dhe Dybala, takim në Madrid

Posted: 20 Mar 2018 03:17 PM PDT

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është takuar dhe ka darkuar me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Sipas Radio Marca, Simeone ka pritur në tavolinë i vetëm lojtarin e njohur si 'La Joya' deri sa erdhi në Restorant Kabuki, ku kanë diskutuar pastaj për një kohë të gjatë.

Dybala është duke i kaluar disa ditë në Madrid, pasi nuk është ftuar nga Argjentina.

(Foto: Getty Images)

Në Spanjë ka spekulime se ai është në bisedime edhe me Real Madridi, ku është takuar me disa drejtor të klubit.

Tani fokusi është kthyer te rivali i tyre Atletico Madridi, ku Dybala shihet si zëvendësues ideal i Antoine Griezmann.

Diego Simeone. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Griezmann flitet se mund të largohet drejt Barcelonës.

Dybala ka kontratë me Juventusin edhe për shumë vite, pasi ka nënshkruar në këtë vit, ku ka marr fanellën me numrin 10-të. /Telegrafi/

The post Simeone dhe Dybala, takim në Madrid appeared first on Telegrafi.

Tottenhami i vë çmim Alderweireldit, mbrojtësi kushton 50 milionë euro

Posted: 20 Mar 2018 02:59 PM PDT

Tottenham Hotspur do të kërkojë 44 milionë funte (50 milionë euro) nga Manchester Unitedi për transferimin e Toby Alderweireld gjatë afatit kalimtar veror, bëjnë të ditur mediat belge.

Kontrata e 29-vjeçarit skadon në vitin e ardhshëm, ndërsa Spursat e kanë opsionin e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë.

Mirëpo, nëse ndodh kështu, atëherë do të aktivizohej klauzola prej 25 milionë funtesh (28.5 milionë euro) në verën e vitit 2019.

(Foto: Getty Images)

Klubi londinez ka biseduar me Alderweireld për vazhdimin e kontratës, mirëpo deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.

Të gjitha lajmet për Tottenham Hotspur Të gjitha lajmet për Tottenham Hotspur

Sipas HLN, Tottenhami është tërhequr nga bisedimet për shkak se lojtari është duke kërkuar pagë të lartë.

Futbollisti belg kërkon të paguhet po aq sa Virgil van Dijk, i cili përfiton 180.000 funte (205.800) në javë te Liverpooli. Mirëpo, kreu i Spursave, Daniel Levy, refuzon ta paguajë më shumë se 100.000 funte (114.340) në javë.

(Foto: Getty Images)

Duke qenë se nuk po arrihet marrëveshja, Tottenhami ka vendosur ta shesë lojtarin në fund të sezonet, por shuma e kërkuar është 44 milionë funte (50 milionë euro)

Krahas Unitedit, edhe Paris Saint-Germaini e Barcelona janë klubet që po e monitorojnë situatën e mbrojtësit belg. /Telegrafi/

The post Tottenhami i vë çmim Alderweireldit, mbrojtësi kushton 50 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Milan dhe Juventus në garë për Ceballos

Posted: 20 Mar 2018 02:52 PM PDT

Milan dhe Juventus janë futur në valle për të riun e Real Madridit, Dani Ceballos, që po kërkohet nga shumë klube.

Sipas OK Diario dhe Mundo Deportivo, mesfushori 21-vjeçar është duke e menduar një largim drejt Italisë.

Në verën 2014, Juve kishte marr Moratan për 20 milionë euro, ndërsa pas dy vitesh e kishte shitur po te Real Madridi për 30 milionë euro.

Ceballos duke festuar

Më vonë lojtari u shit për 66 milionë euro te Chelsea.

Klubet e duan këtë formulë të blerjes së lojtarit, ndërsa edhe Merengues pajtohen për shitjen e Ceballos, i cili erdhi në verë nga Betisi për 16.5 milionë euro.

Kur luante te Betis

Ai nuk k arritur ta tregojë vetën ku ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje me Realin, duke shënuar dy gola.

Juventus, Milan dhe Liverpool, janë vënë pas tij, por Real Madrid kërkon që ta shes në formulën e Moratas. /Telegrafi/

The post Milan dhe Juventus në garë për Ceballos appeared first on Telegrafi.

Vala Superliga i jep kuptim fjalës ‘Shqipëri Etnike’ – trajnerët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina

Posted: 20 Mar 2018 02:20 PM PDT

Vala Superliga është në edicioni më interesant nga paslufta, ku shumë klube janë duke 'luftuar' për titull.

Por një dukuri interesante që këtë vit ka qenë më e theksuar është se shumë trajnerë nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia, kanë zbarkuar në Kosovë.

Për dallim nga kampionati shqiptar që asnjëherë nuk i dha rastin asnjë trajneri të punojë, në Kosovë klubet po tregohen më mendjehapura.

Prishtina nga xhiro e pestë e ka trajner Mirel Josën. Një zgjedhje që po del të jetë e qëlluar për Prishtinën, pasi klubi është fuqishëm në garë për titull dhe Kupë.

Trepça '89 nga viti i shkuar e kishte Zekerija Ramadanin nga Shkupi, ndërsa aktualisht e ka Gugash Maganin, nga Shqipëria.

Josa dhe Magani në përballjen Prishtina – Trepça 89

Liria e filloi me Bledi Shkëmbin, ndërsa ende janë në garë për titull, gjë që kishte vite pa e bërë.

Feronikeli sapo ka nënshkruar me Sulejman Starovan, që deri vonë ishte trajneri i Partizanit.

Starova trajner i ri i Feronikelit

Nga Maqedonia është trajneri i Flamurtarit, Gajur Rexhepi, ndërsa nga Lugina e Preshevës është Sadat Pajaziti që drejton Drenicën.

Të gjithë shqiptarë, që kanë vendosur ta bëjnë detyrën e trajnerit në Kosovë.

Gjashtë klube të tjera të Superligës, kanë trajnerë nga Kosova. Ardhja e trajenrëve nga Shqipëria nuk është pritur mirë nga disa trajnerë vendas, por që rezultatet e tyre, po e tregojnë të kundërtën.

Llumnica: Trajnerët nga jashtë e kanë pasuruar futbollin kosovar

Ardian Llumnica që aktualisht është ndihmëstrajner te Flamurtari dhe punon me Gajur Rexhepin, thotë se ardhja e trajnerëve nga jashtë pasuron futbollin.

"Padyshim se e kanë pasuruar futbollin kosovar edhe në aspekt të cilësisë edhe në atë të imazhit dhe organizimit".

"Ka kohë që kam deklarua që në mënyrën si po shkojnë gjërat, ne do të mbesim pa punë, sepse nuk jemi reformuar me atë çka po kërkon tregu në futbollin modern".

Ardian Llumnica

"Një tjetër arsye është se shumë trajner veçse i kanë shijuar klubet me lëvizje të shpeshta dhe në pak klube, në një formë apo tjetrën i kanë lënë vend vetit".

"Ardhja e trajnerëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e ka ndërruar edhe qasjen në pune, në organizim dhe ju ka treguar edhe kryesive të klubeve se futbolli është i kushtueshëm, duke e rritur faturën e klubit nga përforcimet".

"Kjo është edhe dukuri e klubeve që nga izolimi kërkojnë freskim dhe ndryshim. Do të doja që të kemi edhe trajnerë nga vende tjera si Serbia, Mali i Zi e vende të tejra. Nëse vazhdon ky trend vërtetë  shumë trajnerë do te mbesim vetëm si “analistë”, tu fol e papunë", ka thënë Llumnica për Telegrafin.

Canolli: Superliga e Kosovës e bëri Bashkimin Kombëtar

Gazetari i Super Sport Kosovës, që çdo javë është afër kampionatit kosovar të futbollit, thotë se ardhja e trajnerëve nga jashtë është e mirëseardhur.

Sipas tij të gjithë mund të mësojnë nga këto përvoja.

"Në futbollin e Kosovës po ndodh një lloj bashkimi kombëtarë, sepse kemi trajner të të gjitha trevat, nga Shqipëria që tashmë u bënë katër me Starovën, kemi Sadat Pajazitin nga Lugina si dhe trajnerin e Flamurtarit, Gajur Rexhepi që vjen nga Tetova".

"Kjo më pëlqen shumë. Pastaj, ardhja e trajnerëve nga Shqipëria sjell një frymë të re në futbollin tonë, diçka më ndryshe nga e kaluara dhe përvoja e tyre sigurisht që do t'iu shërbej skuadrave për tu përgatitur më mirë, e sidomos lojtarëve të rinj për tu përmirësuar".

Florim Canolli

"Tendenca për të shpikur një lloj gare ndërmjet trajnerëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova nuk më pëlqen, nuk është profesionale. Mendoj se trajnerët nga Shqipëria mund të mësojnë nga mënyra e lojës së trajnerëve të Kosovës si dhe anasjelltas".

"Për fund dua të them që ardhja e trajnerëve nga Shqipëria ka bërë që interesimi i publikut në Shqipëri të jetë më i madh rreth asaj që ndodh në futbollin e Kosovës", ka thënë gazetari Florim Canolli për Telegrafin.

Superliga ka zhvilluar deri më tani 24 javë dhe Drita është lider, e përcjellë nga Prishtina, Liria dhe Feronikeli. /Telegrafi/

The post Vala Superliga i jep kuptim fjalës 'Shqipëri Etnike' – trajnerët vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina appeared first on Telegrafi.

Treshja e gjyqtarëve nga Kosova drejtojnë ndeshjen kualifikuese për U-21

Posted: 20 Mar 2018 01:13 PM PDT

Treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Portugali –  Liehtenshtajn për 21 vjeçar.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e U21 për Kampionatin Evropian.

Portugezëve iu duhet fitorja pasi pas katër ndeshjeve gjenden në vendin e tretë me shtatë pikë.

Për këtë ndeshje nuk janë ftuar lojtarët më të njohur portugezë pasi që shihet si ndeshje e kalueshme lehtë.

Gjyqtarët nga Kosova kanë treguar ndeshje me gjykim të mirë dhe vazhdimisht ftohen nga UEFA dhe FIFA.

Me ta do të jetë edhe Visar Kastrati si zyrtar i katërt.

Si vëzhgues për këtë ndeshje do të jetë rusi, Alexey Spirini. /Telegrafi/

The post Treshja e gjyqtarëve nga Kosova drejtojnë ndeshjen kualifikuese për U-21 appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Sulejman Starova, trajner i Feronikelit

Posted: 20 Mar 2018 12:50 PM PDT

Feronikeli nuk ka vonuar dhe e ka emëruar për trajner Sylejman Starovën.

Trajneri i njohur që më parë ka drejtuar Partizanin ka arritur marrëveshje me klubin nga Drenasi duke besuar që mund ta fitojë titullin.

Klubi i Feronikelit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull.

Feronikeli

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë.

"Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar".

Feronikeli e ka fituar dy herë titullin

"Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin", njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.

Feronikelië është gjashtë pikë pas Dritës që është lider./Telegrafi/

The post Zyrtare: Sulejman Starova, trajner i Feronikelit appeared first on Telegrafi.

Pogba: Do të ishte kënaqësi të luaja me Neymarin

Posted: 20 Mar 2018 12:11 PM PDT

Paul Pogba ka thënë se do të ishte kënaqësi nëse në të ardhmen do t’i jepej mundësia të luante me Neymarin në të njëjtën skuadër.

Sulmuesi brazilian theu rekordin e mesfushorit të Manchester Unitedit kur u transferua te Paris Saint-Germaini duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa francezi 25 vjeçar ka simpati për lojën e brazilianit 26 vjeçar, i cili aktualisht është duke u rikuperuar nga një frakturë në ashtin metatarsal të këmbës së djathtë.

Të gjitha lajmet për PAUL POGBA Të gjitha lajmet për PAUL POGBA

“Po, Neymari. Më pëlqen. Ai e ka definicionin e lumturisë në fushë”, ka thënë Pogba për kanalin televiziv argjentinas, TyC Sports.

(Foto: Getty Images)

“Në Brazil, futbolli është gjithçka, është jetë në Brazil. Të gjithë luajnë futboll. Më pëlqen ta shoh duke luajtur në fushë, me teknikën dhe aftësitë e tij. Është një stil tjetër”.

“Kur e thua fjalën ‘Neymar’ anekënd botës, të gjithë e dinë se kush është ai dhe çfarë bën. Prandaj, nëse do të luaja me të një ditë, do të ishte kënaqësi”, ka theksuar francezi.

(Foto: Getty Images)

Gjatë intervistës, Pogba ka treguar edhe për futbollistët tjerë, të cilët i ka shikuar kur ka qenë i vogël dhe ata që i shikon tash. /Telegrafi/

The post Pogba: Do të ishte kënaqësi të luaja me Neymarin appeared first on Telegrafi.

Sa persona kanë të punësuar klubet e mëdha spanjolle si staf civil – Prin Barcelona që ka më shumë punëtorë se sa La Liga

Posted: 20 Mar 2018 12:06 PM PDT

Nuk janë lojtarë, trajnerë, apo skautë, por janë pjesë thelbësore e një klubi të futbollit.

Këta njerëz punojnë punë profesionale, në administratë, komunikim, marketing dhe në disa departamente të posaçme.

Varet së në cilin rangë garash bëjnë pjesë klubet, aty është numri më i madh i punëtorëve.

Sipas Place 23, Barcelona është klubi me më së shumti njerëz të punësuar në klub, gjithsej 477.

Pas tyre vijnë Real Madridi me 379 punëtorë dhe Atletico me 371 punëtorë.

Valencia ka në zyrat e veta  plot 200 punëtorë.

Këto katër klube kanë më shumë punëtorë se sa La Liga që ka 129 njerëz.

Sevilla, Villarreal, Athletic Bilbao, Malaga dhe Alcorcon e mbyllin 10-shen. /Telegrafi/

The post Sa persona kanë të punësuar klubet e mëdha spanjolle si staf civil – Prin Barcelona që ka më shumë punëtorë se sa La Liga appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more