Skip to main content

“Përmbytjet në Shkodër, situata aktuale” plus 9 more - Gazeta Dita

“Përmbytjet në Shkodër, situata aktuale” plus 9 more - Gazeta Dita


Përmbytjet në Shkodër, situata aktuale

Posted: 19 Mar 2018 02:02 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Sipërfaqja totale e tokës së përmbytur ka qenë rreth 2520 ha, thuhet në një njoftim për mediat.

Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat ka pasur rreth 390 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër: Qyteti Shkodër-Në zonën e Livadheve janë përmbytur 60 ha. Në këtë lagje ndodhen mbi 40 banesa me prezencë uji afër oborreve të tyre dhe nga këto 4 familje mbajnë bagëti, ku si pasojë e fushave të përmbytura paraqiten vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Familjet e këtyre banesave furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet puseve dhe ky shihet si problem. Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynymë tokë të mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje të kësaj lagje që mbajnë rreth 100 krerë bagëti, kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur, pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 12 cm.

Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit, të fshatit Shirq, kanë qenë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit në rreth 300 ml gjatësi.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur rreth 1200 ha tokë të përmbytur (fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha dhe fshati Obot 200 ha), pasi niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 20 cm. Në fshatin Obot kalimi është mundësuar vetëm me automjete të kalueshmërisë së lartë dhe me varka e gomone.

Ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve. Bashkia Shkodër ka vazhduar me 2 mjete autobote furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Njësia Administrative Rrethina: Ka pasur rreth 60 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Guri i Zi: Ka pasur rreth 5 ha tokë të përmbytur.

Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Gjithsej, në bashkinë Shkodër janë rrethuar nga uji rreth 155 banesa prej të cilave: 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 40 banesa në zonën e Livadheve.

Nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, mbi bazën e nevojave që ka kërkuar bashkia Shkodër dhe planifikimit të bërë nga DBU, është bërë kërkesë dhe do të ndahen sot nevojat për ushqime në komunitet: me rreth 500 pako ushqimore, 30 çadra të shoqëruara me set prej 200 batanijesh, krevatë, nga rezervat e shtetit etj.

s.a/dita

 

Fran Frokaj në gjykatë, me një strategji të paparashikuar mbrojtjeje

Posted: 19 Mar 2018 01:50 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka dalë sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, nëse do të ketë ndryshim nga 'arresti me burg' apo do të vazhdojë të qëndrojë në qeli gjatë gjykimit.

Por, si duket Frrokaj e ka parë si të arsyeshme për mbrojtjen e vetes, pikërisht shmangien nga arsyeja e thirrjes së tij në gjykatë. Ai ka kërkuar të merren masa për rrëshqitjet e dherave në rrugën e Kalasë në qytetin e Lezhës.

Frrokaj i ka kërkuar nënkryetares së Bashkisë Lezhë t'i shkruajë një shkresë komitetit të emergjencave që të ndërhyhet në këtë rrugë pasi ka rrëshqitje masive.

Ndërkohë në gjykatë shihen masa të larta sigurie, sepse jashtë dyerve të saj ndodhen një numër i madh mbështetësish dhe familjarësh të personave të akuzuar për tjetërsimin dhe bërjen e pronave private në Shëngjin.

s.a/dita

Kreu i qarkut Lezhë pas arrestimit, përfundon në spital

Posted: 19 Mar 2018 01:40 AM PDT

Kryetari i qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka, një ndër të arrestuarit për abuzimin me pronat në Lezhë, nuk do të jetë në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë.

Sipas raportimeve të Ballkan Web, ai ndodhet në spital. Shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore me zemrën, dhe ndërkohë është detyruar të rrijë nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se rivlerësimi i masës së sigurisë do të bëhet në ambjentet e spitalit.

s.a/dita

 

Video/Rivlerësimi i masës së sigurisë, Kryebashkiaku i Lezhës mbërrin në Gjykatë

Posted: 19 Mar 2018 01:29 AM PDT

Kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj sëbashku me 11 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës mëngjesin e së hënës për seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë.

Frrokaj dhe 11 zyrtarët vendorë u arrestuan ditën e premte nën akuzat për tjetërsim dhe bërje private të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Në pamjet e "ABC News" shihet momenti kur Kryebashkiaku Frrokaj mbërrin në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që jashtë Gjykatës ishin mbledhur qindra mbështetës duke kërkuar lirimin e tij. Arrestimin e tij, ata e cilësojnë politik dhe që ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Hetimet që çuan në arrestimin e Kryebashkiakut të Lezhës dhe të 11 zyrtarëve nisën në vitin 2017 kur një qytetar, Pjeter Prela iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme me kallëzimin për tjetërsimin e sipërfaqes së tokës në Shëngjin.

Prokuroria regjistroi procedimin penal në shtator të të njëjtit vit, ndërsa në 16 shkurt 2018 ngriti akuzën për shpërdorim detyre ndaj zyrtarëve që ishin në hetim.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit, me dokumente të falsifikuara kanë shndërruar sipërfaqe të mëdha tokë shtetërore në tokë arë dhe pemtore. Më pas e kanë regjistruar në Hipotekë duke e përfituar padrejtësisht.

s.a/dita

Republikanët paralajmërojnë Trump: Mos pengo hetimet për Rusinë

Posted: 19 Mar 2018 01:15 AM PDT

Republikanët kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump të mos ndërhyjë në hetimet e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.

Reagimi vjen pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

Përmes një postimi në twitter gjatë fundjavës, Trump sërish u shpreh se nuk kishte pasur bashkëpunim mes ekipit te tij dhe Rusisë. Ai e quajti hetimin një gjueti shtrigash që po dominohej nga demokratët e thekur. Por Prokurori Mueller, një ish-drejtues i FBI-së, është republikan.

Senatori republikan, Lindsey Graham tha se Mueller duhet të lejohet të procedojë pa asnjë ndërhyrje dhe se shumë kolegë të tjerë të partisë ndajnë këtë mendim. Ai paralajmëroi gjithashtu Trumpin ndaj çdo përpjekje për të shkarkuar Mueller-in.

"Nëse do të përpiqet ta bëjë këtë, ky do të ishte fillimi i fundit të presidencës së tij, pasi ne jemi vend i sundimit të ligjit", ishin fjalët e Graham.

Senatori republikan Jeff Flake, kritik i Trump u shpreh se komentet e fundit të presidentit duket se po shtronin terrenin për shkarkimin e Mueller.

Edhe AshLee Strong, zëdhënëse e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, tha se Mueller duhej lejuar të bënte punën e tij.

Ndërkaq, lideri demokrat i senatit Charles Schumer akuzoi Donald Trump se po përpiqej të pengonte hetimet.

Komentet e Trump erdhën një ditë pasi avokati i tij John Down deklaroi se hetimeve të prokurorit special duhet të mbylleshin. Fillimisht ai tha se po fliste në emër të presidentit, por më pas ndryshoi qëndrim, duke thënë se ishte mendimi i tij personal.

s.a/dita

Shqipëria, midis vendeve të rrezikuara nga furnizimi me ushqim

Posted: 19 Mar 2018 01:04 AM PDT

Sipas një harte të re të përpiluar nga Organizata Botërore e Ushqimit, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant. Krahas vendit tonë, pjesa më e madhe janë vendet afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndërsa Europa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan.

Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.

Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.

Harta, sipas metodologjisë, tregon lidhjen midis niveleve të ndryshme të emetimeve të gazrave me efekt serë dhe shkallëve të ndryshme të adaptimit të mjedisit – se si perspektivat e lidhura me sigurinë ushqimore në lidhje me ndryshimet klimatike do të evoluojnë deri në vitin 2050 (ose 2080). Kjo, sipas tyre do të ndikojë në garantimin  e vazhdueshëm të ujit dhe ushqimit, si dhe në nevojat energjetike të nevojshme për mbijetesë.

Përveç kafesë, ka edhe 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit. Ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj.

Monitor

s.a/dita

Historia në foto e godinës krah Bashkisë së Tiranës, sot me pamje mbresëlënëse

Posted: 18 Mar 2018 07:56 PM PDT

Rikonstruksioni i godinës pas Ministrisë së Brendshme pranë Bashkisë së Tiranës, ka ngjallur shumë kuriozitet për shkak të dizajnit shumë të veçantë.

Godina deri pak kohë më parë përdorej nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe nga disa institucione të tjerë si AMSHC, Drejtoria e Burgjeve etj.

Pas rikonstruksionit pritet të përdoret për ambiente pune për Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe KLSH-në.

Scan TV jep një historik interesant të godinës.

Ajo është ndërtuar në vitin 1931 dhe fillimisht ishte projektuar si qendër tregtare por më pas do përdorej si godinë banke.

Godina u ndërtua nga kompania italiane e sigurimeve "Assicurazioni Generali", një kompani shumë e njohur e themeluar në Trieste në vitin 1831.

Në kuadrin e politikës së ekspansionit ekonomik italian në Shqipëri, kjo kompani vendos të përfshihet në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë, në një kohë kur kryeqyteti kishte nisur të ndërtohej sipas një plani të ri urbanistik që premtonte një zhvillim të shpejtë ekonomik.

Me 25 tetor të vitit 1930, Këshilli Drejtues i "Assicurazioni Generali" të Triestes e bleu tokën nga pronari i atëhershëm Hamid Toptani.

Godina do të përfundonte në afat në muajt e parë të vitit 1932. Në muajin korrik të atij viti u nënshkruan marrëveshjet e para të qerave. Kjo godinë do të ishte "qendër tregtare" deri në vitin 1937 kur kontratat e qirasë për dyqanet do të anuloheshin e hapësirat iu dhanë Bankës së Napolit.

n.s. / dita

Godina pas ndërtimit nga italianët në 1932

Godina e shndërruar në Bankën e Napolit në 1937

Godina e rikonstruktuar sot

 

 

 

Tri gabime gjatë seksit te Fifty Shades Of Grey

Posted: 18 Mar 2018 07:31 PM PDT

50 hijet e Greyt është një film që ka ngjallur shumë kuriozitet për shkak të seksit jo të zakontë mes personazheve Christian dhe Anastasia dhe ndoshta shumë të rinj pa eksperiencë mund të duan t'i imitojnë skenat e tyre.

Por Lauren Streicher, profesoreshë në Northëestern University of Chicago, shpjegon se këto 3 praktika seksuale që shfaqen në këtë film, nuk duhet  të provohen për shkaqe shëndetësore:

1 – Në një prej skenave më erotike Christian zgjedh të luajë me partneren duke vendosur akullore në vaginën e saj. Kjo nuk është aspak ide e mirë. Akullorja përbëhet nga qumësht i përpunuar dhe sheqer, dy përbërës të cilët krijojnë habitatin ideal për shumimin e baktereve. Gjithashtu akullorja është e ftohtë dhe ngushton enët e gjakut të vulvës. Kjo shkakton ndjesinë e mpirjes deri në thatësi vaginale.

2 – Përpara se të ngelte shtatzënë, Anastasia përdor kontraceptivë të lëngshëm që duhej t'i injektonte çdo 12 javë. Mjekët e ndalojnë kategorikisht këtë gjë pasi ky lloj trajtimi hormonal ka shumë efekte anësorë. Dëmton kockat dhe ndikon shtimin në peshë.

3 – Në qoftë se nuk e keni humbur filmin e dytë të triologjisë së njohur, me siguri e mbani mend skenën kur Anastasia vendos të përdorë sferat Ben Wa pasi mendon se kjo gjë mund ta eksitojë dhe ta ndihmoj që akti të zgjasë më tepër. Ky është një mit me qëllime marketingu pasi ky aksesor nuk përmirëson jetën seksuale, ai thjesht tonifikon muskujt pelvikë.

Për më shumë, klikoni KËTU

n.s. / dita

Djalë i vogël fillo…

Posted: 18 Mar 2018 07:14 PM PDT

Moikom Zeqo

Kadareja nuk është një emër i thjeshtë. Është një nga formulat autentike të letërsisë-shpirtit të kombit. Domethënë kjo materie është kryemesazhi.

Sepse për të dhe për të gjithë ne janë të pashlyeshme fjalët "In hoc singo vinces" ("me këtë shenjë do të fitosh").

Në kalendarin biografik të Kadaresë 28 janari na kujton ditën e lindjes së një fëmije në Gjirokastër, 55 vjet më parë.

Për të do të qe kuptimplotë vargu i Virgjilit "Incipe parve pauer" ("Djalë i vogël fillo").

Ky djalë me një talent të pazakontë do të dilte nga rroba e ngurtë e Qytetit të Jugut, për të fituar përmasat e një Guliveri të letërsisë moderne shqiptare, i guximshëm, sfidues, i shqetësuar, gjithmonë përtëritës.

Liliputët vërtiten, shajnë, pështyjnë, shpallin se Guliveri nuk ekziston, se përmasat e tij janë të kundërta, se përkundrazi mediokriteti është vlera supreme e botës etj. Ky duel, ndonëse grotesk, sot është bërë i dukshëm dhe në faqet e shtypit të politizuar të "jelloë press"-it.

Kështu, ekzili i Kadaresë në Francë (tetor 1990) është cilësuar si vërtetim i një "sllavofilie" fantaziste, kurse autori i këtyre radhëve, ngaqë shkroi e botoi një esse për Kadarenë, u anatemua si "agjent sllav"!?

Duhet të mos habitemi. Por duhet të mësojmë për të analizuar saktësisht.

Jam i bindur: në asfaltet e Shanz Elizesë e në Monparnas të Parisit Kadareja pengohet papushim.

Janë gurët e kalldrëmeve të Gjirokastrës, që dalin për një çast nga thellësitë e rrugëve e zhduken përsëri.

Janë gurët e origjinës.

Litografia e imagjinatës.

***

Në fillim qe gjuha e artikulluar. Domethënë e njerizuar. Pastaj arti i saj monumental. I paasgjësueshëm. I gjallë, sepse populli që e ka krijuar është përjetësisht i gjallë.

Arti i fjalës shqipe, i përpunuar në mënyrë më speciale në laboratorët e shkrimtarëve emblematikë të shqipes, të cilët përbëjnë shtyllat mbajtëse të Panteonit të letërsisë sonë kombëtare.

Buzuku si demiurgu i parë i shqipes së shkruar tregoi mundësitë e pakufishme të gjuhës sonë të stërlashtë, për të krijuar monumentet letrare. Qe Fillimi i Fillimeve!

Pa, dyshim, që Barleti qe i pari shkrimtar shqiptar i shprehjes universale latine i dimensionit botëror.

Kryeveprat e tij u përkthyen në të gjitha gjuhët evropiane, duke krijuar kështu ekuivalentët gjuhësorë për të transmetuar, për të konvertuar shpirtin dhe aspiratat e popullit tonë në kulturën e komunitetit të popujve.

Shkrimtarë të tjerë si Pjetër Bogdani, Frang Bardhi, De Rada, Naim Frashëri, Serembe, Faik Konica, Ndre Mjedja, Gjergj Fishta, Fan Noli, Lasgush Poradeci dhe sidomos Migjeni i madh do ta lartësonin, do ta dritësonin në mënyrë të mrekullueshme Fjalën Shqipe.

Por në mesin e shekullit të 20-të shkrimtari, i cili do të arrinte kuota sipërore qe Ismail Kadareja. Një moshë njeriu e mbushur  me një krijimtari të klasit të parë. Talent i rrallë, stilist i shkëlqyer, që ka pasuruar jo vetëm pluralitetin e stileve të letërsisë shqipe, por edhe të asaj ballkanike e europiane.

Ai ka synuar të konstruktojë si pakkush universin shpirtëror të homo albanicus.

Është fjala për botën gjenuine shqiptare të shekujve, të qëndresës së saj të pashembullt për të mbijetuar.

Kjo është kryetema e krijimtarisë kadarejane. Kjo krijimtari rrezaton fuqi emancipuese  për kombin shqiptar. Për tërë shqiptarët në botë.

Ajo më shumë se kurrë përfaqëson mrekullinë e artit të fjalës si simbol i madh uniteti.

Emancipimi i veprës së Kadaresë synon emancipimin për motivet kryesore të jetës shqiptare. Emancipim i pamohueshëm. Veprues dhe i gjithëgjendshëm.

Vepra e Kadaresë është frymëzuar nga historia dhe mitet e kombit.

Ajo synon të jetë vetë një lloj miti artistik, forca e të cilit hap horizonte, ndërgjegjëson, frymëzon.

Njeriu i emancipuar shqiptar, njeriu bashkëkohor dhe ai i së ardhmes do të mësojnë te kjo vepër dhe mesazhet e kombit.

Objektivisht krijimtaria e Kadaresë është e lidhur me epokën e Shqipërisë që nis mbas vitit 1944. Është e lidhur me eshtrat, nervat, muskujt dhe gjakun e Atdheut të tij. Vetëm në këtë mënyrë ajo ka siguruar identitetin. Vetëm në këtë mënyrë ajo ka mundur që të bëhet universale.

Sot vepra e këtij shkrimtari shqiptar është ndërkombëtarizuar. Përkthimet në gjuhë të huaja janë ekuivalenca të domosdoshme.

Por më e rëndësishme në këtë konvertim kulturor ndërkombëtar janë arti kadarejan, idetë dhe mesazhet tronditëse dhe të mëdha që ai shpërndan.

Fjala shqipe e Kadaresë do të luajë rolin e saj te brezat.

Dhe brezat do dinë ta vlerësojnë përherë atë.

***

Libri  në prozë i Kadaresë "Ëndërr Mashtruese" është një antologji kohërash e personazhesh, në skajime ngjarjesh të thekshme e të pazakonta. Ky libër shpjegon ëndrrat dhe fantazmat e ideve të autorit, simbole të kohës, që e jetojmë gjithë drithërima të vetëkuptueshme. Në këtë libër Kadareja ngjason deri diku me homologun e tij, shkrimtarin gjenial argjentinas Horhe Luis Borhes. Kjo jo vetëm nga maniera, diçka edhe nga tematika, por sidomos nga ironia. Tipike për këtë lidhje konceptuale janë tregimet "Nata e sfinksit", "Muri kinez", si dhe "Ur libri".

Simboli i prozës së Borhesit, pikërisht ylli Alef, ku mund të shikosh njëherësh makrokozmosin e mikrokozmosin edhe në prozën e Kadaresë është i pranishëm, i shumëfishuar në simbole të ndeshjes fatale midis Lindjes dhe Perëndimit, midis lirisë, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës së sofistikuar, midis Njeriut dhe Diktaturës. Kjo optikë është e plotëfuqishme te novelat "Ndërtimi i piramidës së Keopsit", si dhe te "Qorrfermani", ku mitet e lashta të historisë janë shpirtëzuar e nxjerrë në dritë nga një "llambë Aladini", për të bërë të prekshme të fshehtat e ferrit të brendshëm të njeriut dhe të shteteve totalitare. Deri sot, për herë të parë në letërsinë shqipe (por rrallë edhe në Ballkan) është arritur ky mesazh artistikisht. Kjo është diçka e re për kulturën tonë.

Në Ballkan do të përmendja dy shkrimtarë të mëdhenj antitotalitarë: Milan Kunderën, si dhe Danillo Kishin, i pari me romanin "Shakaja", botimi i të cilit në Francë e tronditi jashtëzakonisht Aragonin, dhe i dyti me "Enciklopedinë e të vdekurve", që i dhanë letërsinë botërore me cilësi të lartë një substancë të re; atë të vdekjeve të sistemeve totalitare e moniste, (në thelb të dogmatizuara e groteske).

Nuk janë politikanët që e bëjnë Shqipërinë (nuk dua ta mohoj rolin e politikanëve atdhetarë të vërtetë!) por shkrimtarët, këta demiurgë të ndërgjegjes kombëtare dhe të botës e universit human. Sot do te na duhej Kadareja më shumë se kurrë si pararojë e si prapavijë e aksioneve të ndershme politike të demokracisë. Qëndrimi i këtij shkrimtari mbi partitë për të mirën e kombit do te ishte nje domosdoshmëri.

Në klimën e tmerrshme të alibive e të ekseseve politike vepra kadarejane orienton. Te prozat e "Ëndrrës Mashtruese" buron akthi sokratik ekzistencial. Kadareja anatomizon diktaturën si koncept e praktikë në rrafsh universal. Gabriel Markesi në "Vjeshtën e Patriarkut" bën një afreskë tronditëse. Kadareja me mjetet e veta të laboratorit mendor na ofron metafora e një mitologji intelektuale për këtë çështje thelbësore të shekullit tonë. Arti lind si kundërfigurë e krimit, ndaj jo rastësisht Kadareja është mahnitur nga Eskili e Shekspiri, por ai ngrihet edhe midis epikës dhe satirikës së kohëve, midis Franc Kafkës dhe Migjenit, që prozat eseistike i profeksionuan mjeshtërisht.

Kadareja ka ende shumë për të thënë. Fjala e tij publike për pajtimin e bashkimin kombëtar do te ishte  apelike. S'ka se si të ndodhë ndryshe.

Kadareja është një artist që Arielin e fantazisë së tij krijuese e ka nxjerrë në botë që nga çatitë me plloçat e gurta të vendlindjes. Për të bërë një Aventurë të Madhe e të Papërsëritshme të Shpirtit.

Sipas Pjerr Lerusë, "artistin nuk e zbulon kërkush përveç vetes. Gjatë shekujve që vijnë ai vetëm i plotëson veprat e veta. Ai vdes pa pasardhës".

Kjo është e vërtetë.

Origjinaliteti i një talenti të rrallë nuk përsëritet kurrë.

Por talenti i shpërthen dimensionet e individualitetit fizik dhe universalizohet, duke u bërë substancë e thelbit kolektiv popullor.

I tillë është Kadareja.

Durrës, Janar 1991

 

Çfarë dihet për Kodrën e Tepes

Posted: 18 Mar 2018 07:02 PM PDT

Në majë të ullishtës në vendin e quajtur "Kodra e Tepes" ndodhet një nga bazilikat më të vjetra të qytetit të Elbasanit (ndodhet mbi Urën e Zaranikës).

E hulumtuar nga arkeologë të ndryshëm mendohet se kjo bazilikë i takon Varrezës së Skampinit, në shekullin IV- V.

E shpallur Monument Kulture bazilika e "Kodër Tepes" është një ndër ndërtimet më të vjetra të kultit të krishterë mbas Bazilikës së Akropolit në Butrint.

Është e drejtuar nga Lindja.

Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokë ullishtë.

Bazilika i përket disa fazave ndërtimore. Rindërtimi i fundit datohet në shek. V e.s.

Për fatin e keq të kësaj bazilike ndër të parat të ndërtuara në Shqipëri, mungon një tabelë për vendndodhjen e saj.

n.s. / dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more