Skip to main content

“Pas Alex Sandros, Juventusit i lëndohet edhe Sami Khedira” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pas Alex Sandros, Juventusit i lëndohet edhe Sami Khedira” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pas Alex Sandros, Juventusit i lëndohet edhe Sami Khedira

Posted: 23 Mar 2018 04:05 PM PDT

Sami Khedira ka pësuar një lëndim në takimin mes Gjermanisë dhe Spanjës.

Mesfushori veteran ishte kapiten në ndeshjen miqësore, por u largua prej fushës në të 52-tën minutë të ndeshjes.

Khedira u rrëzua nën një sfidë Thiago Alcantara dhe u ul në tokë duke mbajtur pjesën e pasme të këmbës së tij të djathtë.

Gjermani u bart me barela nga stafi mjekësor dhe kjo gjë ka bërë që të shqetësohen zyrtarët e Juventusit, pasi që nuk dihet nëse lojtari do të arrin të paraqitet në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Theksojmë se bardhezinjve do t’iu mungojnë Medhi benatia dhe Miralem Pjanic shkaku i kartonëve të verdhë.

Vetëm dy gola në miqësoren e luksit, barazojnë Gjermania dhe Spanja Vetëm dy gola në miqësoren e luksit, barazojnë Gjermania dhe Spanja

Edhe Alex Sandro është lënduar ditë më parë në grumbullimin me kombëtaren braziliane dhe nuk dihet nëse do të luajë më 3 prill.

Mbetet nëse ndonjë prej të lënduarve do të arrijë takimin që do të zhvillohet brenda njëmbëdhjetë ditëve. /Telegrafi/

The post Pas Alex Sandros, Juventusit i lëndohet edhe Sami Khedira appeared first on Telegrafi.

Bushi i zhgënjyer me humbjen

Posted: 23 Mar 2018 03:32 PM PDT

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka pësuar humbje 2-3 nga Sllovakia në shtëpi.

Djelmoshat e Alban Bushit ishin duke udhëhequr dy herë por në fund pësuan humbje.

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, për humbjen që pësoi skuadra e tij ndaj Sllovakisë.

Ai evidentoi lojën e mirë të kuqezinjve, teksa tha se mënyra se si erdhi humbja, 'djeg' shumë.

"Dua të përgëzoj të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë nga minuta e parë dhe deri në fund. E dinim që kishim një ekip të fortë, si Sllovakia. U ndëshkuam atëherë kur dhe mendonim se mund ta pësonim. Jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit".

"Nga minuta e parë deri në minutën e 70-të, e kemi dominuar lojën. Kundërshtari ishte i fortë, por mbrojtësit tonë kanë pak minuta në këmbë. Kjo është një Shqipëri që premton, shumë prej tyre mund të shkojnë pa frikë në Kombëtaren A. Për rezultatin më vjen shumë keq, sepse edhe mund të fitonim. Nuk gabuan ata që luajtën për herë të parë, por mendoj se ndikoi lodhja", deklaroi Bushi.

Të tre futbollistët që Bushi hodhi në pjesën e dytë, ishin produkt i Superiores, që gjithsesi nuk arritën t'i jepnin freski përfaqësueses së 21-vjeçarëve, që pikërisht në 10 minutat e fundit, pësuan edhe dy golat e përmbysjes.

"Shumica e lojtarëve e kishin për herë të parë. Mungesat e mëdha ndikuan. Na penalizoi edhe dëmtimi i Malokut. Ky është futbolli, duhet të shohim përpara. Kemi pasur thuajse 10 mungesa, na u dëmtua edhe Krymi në momentet e fundit, që ishte parashikuar titullar".

"Disa lojtarë që luajtën nuk kanë pasur minutat e duhura në klube. Ndikoi jo pak edhe terreni. Ne morëm një humbje, por kjo nuk do të thotë se luajtëm keq. Ato që duhet të bënim i bëmë më së miri. Sllovakia na luajti", u shpreh Bushi.

The post Bushi i zhgënjyer me humbjen appeared first on Telegrafi.

Insigne: Është e turpshme se si humbëm ndaj Argjentinës

Posted: 23 Mar 2018 03:16 PM PDT

Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në miqësoren e luksit ndaj Italisë.

Pas takimit ka folur sulmuesi Lorenzo Insigne, të cilit i ka ardhur keq për humbjen dhe ndihet i zhgënjyer.

Argjentinasit triumfuan në saje të dy golave të Ever Banegas dhe Manuel Lanzinit.

“Është e turpshme që nuk kemi shënuar një gol dhe jam i zhgënjyer. Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi mundur të shmangim pranimin e këtyre dy golave”.

“Përveç rezultatit, ne kemi bërë një performancë të mirë dhe mund të fillojmë të ecim përpara”, tha Insigne për Rai Sport.

“Mendoj se i kemi shkaktuar shumë probleme argjentinasve. Nëse do të realizoj unë ose Ciro Immobile, ne do të flisnim ndryshe për këtë takim”.

“Ne të gjithë e dimë se si përfundoi fushata e Kupës Botërore, por nëse përqendrohemi vetëm në të kaluarën, kurrë nuk do të ecim përpara. Detyra jonë është të punojmë shumë dhe të përmirësohemi”, tha Insigne.

Ndeshjen e ardhshme miqësore Argjentina e zhvillon kundër Spanjës katër ditë më vonë. Ndërkohë italianët do të përballen me Anglinë më 27 mars në Wembley. /Telegrafi/

The post Insigne: Është e turpshme se si humbëm ndaj Argjentinës appeared first on Telegrafi.

Salah shënon gol të bukur ndaj Portugalisë, por Ronaldo i kundërpërgjigjet me dy të tjerë në fund të ndeshjes (Video)

Posted: 23 Mar 2018 02:59 PM PDT

Portugalia dhe Egjipti kanë zhvilluar një ndeshje tejet të bukur miqësore.

Kampionët aktual të Evropës kanë arritur ta mposhtin Egjiptin me përmbysje në fund të ndeshjes.

Në fakt pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Por me të filluar pjesa e dytë, mysafirët gjetën golin e epërsisë.

Ishte super sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah që shënoi një gol të bukur për 0-1 në minutën e 56'.

Kur të gjithë prisnin fitoren e Egjiptit, në skenë doli futbollisti më i mirë në botë për vitin e fundit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo arriti ta barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 92', duke shënuar me kokë pas asistimit nga Quaresma.

E krejt në fund të ndeshjes, Quaresma asistoi edhe njëherë për Ronaldon i cili shënoi edhe golin e dytë në këtë takim me kokë për 2-1.

Kësisoj portugezët morën një fitore të bukur në miqësore, ndërsa tri ditë më vonë do të përballen në një tjetër ndeshje miqësore por kësaj radhe me Holandën. /Telegrafi/

 

 

The post Salah shënon gol të bukur ndaj Portugalisë, por Ronaldo i kundërpërgjigjet me dy të tjerë në fund të ndeshjes (Video) appeared first on Telegrafi.

Franca befasohet prej Kolumbisë

Posted: 23 Mar 2018 02:56 PM PDT

Franca nuk arriti të triumfojë në ndeshjet miqësore të kombëtareve.

Francezët kanë pësuar humbje para shikuesve të vetë në stadiumin Saint-Denis kundër Kolumbisë me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte tejet interesante dhe mjaft produktive, ku përfundoi me tre gola të shënuara.

Olivier Giroud realizoi golin e parë për “Gjelat” në të 11 minutë në saje të ngathtësisë së portierit david Ospinas, të cilit i rrëshqiti topi nga duart pas një pasimi të Lucas Dignes.

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë vendasit arritën të dyfishonin rezultatin përmes Thomas Lemarit, i cili morri një pasim të saktë nga ana e Kylian Mbappes.

Kjo nuk ishte e gjithë në 45 minutshin e parë pasi që mysafirët arritën të zvogëlonin avantazhin e vendasve përmes Luis Murielit, i cili shënoi gol dy minuta më vonë pas një pasimi të James Rodriguezit.

Mysafirët arritën të realizojnë edhe golin e dytë dhe të barazojnë gjithçka në ndeshje. Ishte Radamel Falcao që morri një pasim të saktë në të 63 minutë prej Rodriguezit dhe nuk e shpërdoroi “dhuratën” e bashkëlojtarit.

Pesë minuta para përfundimit të takimit, Juan Quintero kaloi në epërsi mysafirët përmes pikës së bardhë pasi që paraprakisht Samuel Umtiti ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj një kundërshtarit

Megjithëse kishin edhe disa raste te dyja skuadrat, më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me në dobi për kolumbianëve me rezultat 3-2.

Ndryshe, Franca takimin e radhës do ta zhvillojë të martën kundër organizatorit të botërorit, Rusisë. /Telegrafi/

The post Franca befasohet prej Kolumbisë appeared first on Telegrafi.

Lingard me një gol të bukur i jep fitoren Anglisë përballë Holandës (Video)

Posted: 23 Mar 2018 02:43 PM PDT

Kombëtarja e Anglisë ka marrë një fitore minimale 0-1 në udhëtim te Holanda.

Edhe pse vendasit llogariteshin si favorit për këtë takim, 'Tre Luanët' kanë befasuar në Amsterdam.

Pjesa e parë ishte e barabartë me dy skuadrat që kishin disa gjysmë raste shënimi por pa arritur të shënohet ndonjë gol.

Por në pjesën e dytë anglezët u treguan më të rrezikshëm para portës së vendasve.

Kësisoj golin e fitores Anglia e arriti në minutën e 59 të ndeshjes.

(Photo /Getty Images)

Ishte sulmuesi i Manchester United, Jesse Lingard që me një gjuajte të fortë nga distanca shënoi për 0-1.

Pas golit të epërsisë, Anglia u mbrojt mirë dhe arriti ta ruaj epërsinë e krijuar në minutën e 59'.

Holandezët tri ditë më vonë do të përballen me Portugalinë në udhëtim në një tjetër ndeshje miqësore.

Ndeshjen e ardhshme Anglia do ta zhvilloj në shtëpinë e saj në Wembley përballë Italisë. /Telegrafi/

The post Lingard me një gol të bukur i jep fitoren Anglisë përballë Holandës (Video) appeared first on Telegrafi.

Vetëm dy gola në miqësoren e luksit, barazojnë Gjermania dhe Spanja

Posted: 23 Mar 2018 02:36 PM PDT

Gjermania nuk ka arritur të triumfojë në ndeshjen miqësore të kombëtareve.

Gjermanët kanë barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Esprit Arena të Dusseldorfit kundër Spanjës me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ishte tejet interesante dhe mjaft produktive, ku përfundoi me dy gola të shënuara.

Në fakt, të parët në epërsi erdhët spanjollët në të gjashtë minutë me anë të Rodrigos, i cili morri një pasim fantastik nga ana e Andres Iniestës.

Por, kampionët aktual botëror arritën të barazonin rezultatin përmes Thomas Mullerit, i cili realizoi super gol dhjetë minuta përfundimit të 45 minutshit të parë.

Në pjesën e dytë u krijuan disa raste ku vlen të theksohet goditja e shtyllës horizontale të “Pancerave”.

Ishte Matts Hummels që ishte i pafat në të 65 minutë kur topin i goditur me kokë, për pak sa nuk përfundoi në rrjetën e David de Geas. Dy minuta më vonë David Silva nuk arriti të kalojë sërish në epërsi “Furinë e Kuqe”.

Diego Costa ishte afër të realizoj golin e dytë për spanjollët në të 77 minutë, por më i mirë u tregua portieri gjerman, Marc-Andre Ter Stegen.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, kjo ndeshje miqësore luksi përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Ndryshe, Gjermania takimin e radhës do ta zhvillojë të martën kundër Brazilit ndërsa Spanja do të ballafaqohet të njëjtën ditë me Argjentinën. /Telegrafi/

The post Vetëm dy gola në miqësoren e luksit, barazojnë Gjermania dhe Spanja appeared first on Telegrafi.

Argjentina triumfon lehtësisht ndaj Italisë (Video)

Posted: 23 Mar 2018 02:34 PM PDT

Ndeshja nisi me një minutë heshtje për vdekjen e ish mbrojtësit italian Davide Astori.

Të gjithë futbollistët italian dolën në fushë fillimisht me fanellën numër 13 në nder të ish-shokut të tyre Astorit.

(Photo/ Getty Images)

Gjithsesi pjesa e parë nuk dha shumë pasi dy skuadrat më shumë mbroheshin.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në këtë sfidë.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli kishte vendosur ta pushoj Lionel Messin duke e lënë në bankën rezervë.

Di Maria dhe Florenzi (Photo/Getty Images)

Golin argjentinasit e gjetën nga një zëvendësues në pjesën e dytë.

Ishte mesfushori i Sevillës, Ever Banega që shënoi në minutën e 75 pas asistimit nga Lo Celso.

Golin e dytë argjentinasit e arritën 10 minuta më vonë me anë të mesfushorit Lanzini.

Lucas Bigila dhe Marco Verratti (Photo /Getty Images)

Ndeshjen e ardhshme miqësore Argjentina e zhvillon kundër Spanjës katër ditë më vonë.

Ndërkohë italianët do të përballen me Anglinë më 27 mars në Wembley. /Telegrafi/

 

 

The post Argjentina triumfon lehtësisht ndaj Italisë (Video) appeared first on Telegrafi.

Agjenti i Ziyech në Itali, në bisedime me Romën dhe Milanin

Posted: 23 Mar 2018 02:15 PM PDT

Mesfushori i Ajax, Hakim Ziyech mund të transferohet në kampionatin italian Serie A.

Forma e tij e mirë në kampionatin holandez ka bërë që ai të jetë shënjestër e dy skuadrave të mëdha italiane Romës dhe Milanit.

Kësisoj agjenti i lojtarit ka udhëtuar drejt Italisë për të parë nga afër ndeshjen miqësore të Marokut ku do të luaj edhe Ziyech.

Përveç kësaj, Mustafa Nakhli (agjent i futbollistit), do të ketë edhe dy takime me klubet italiane.

Fillimisht ai do të bisedojë me drejtorin sportiv të Romës, Monchin për një transferim të mundshëm në kryeqytetin italian.

Përveç Romës, Nakhli do të takohet edhe me drejtuesit e Milanit.

25-vjeçari ka shkëlqyer me Ajaxin duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar 13 asistime këtë edicion.

Roma mbetet skuadra favorite për transferimin e tij, me Giallorosët që janë në ndjekje të tij që tri vite.

Ajaxi për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/

The post Agjenti i Ziyech në Itali, në bisedime me Romën dhe Milanin appeared first on Telegrafi.

Inspektorët tatimor po e konsiderojnë fajtor për shkelje fiskale Cristiano Ronaldo

Posted: 23 Mar 2018 01:41 PM PDT

Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Pozuelo de Alarcon një provë përfundimtare për të hedhur poshtë akuzat e mashtrimit tatimor të Prokurorisë dhe Agjencisë Tatimore të Spanjës, sipas gazetës Cadena SER.

Në këtë formë, zyrtarët ligjor të portugezit po mundohet të parandalojnë hapjen e procedurat ligjore për katër krime të dyshuara tatimore, të kryera ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, e cila kap një shumë totale prej 14,768,897.85 euro.

Inspektorët tatimor, të cilët dëshmuan për katër orë, konfirmuan vlerësimin e mashtrimit. Përveç kësaj, pretendimet e lojtarit se performanca e të drejtave të imazhit të tyre konsiderohet si kapital i luajtshëm (ka një taksë më të ulët) është “më absurde që ata kanë parë ndonjëherë”, sepse konsiderohet që duhet të tatimohen si të ardhura të rregullta (me tatime më të larta).

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Shuma e lartcekur pritet të rritet në gati tridhjetë milionë euro kur të shtohen gjobat dhe interesat për pagesa të vonuara.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar këtë javë se avokati i lojtarit, Jose Antonio Choclan, filloi bisedimet me Thesarin e Shtetit spanjoll për të mbyllur një pakt pajtueshmërie, por oferta e parë u refuzua nga Administrata Tatimore e Spanjës.

Ndryshe, Ronaldo mund të përfundojë edhe në burg në rast se vërtetohen pohimet e zyrës tatimore. /Telegrafi/

The post Inspektorët tatimor po e konsiderojnë fajtor për shkelje fiskale Cristiano Ronaldo appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more