Skip to main content

“Paga mesatare në shtet u rrit me 11.5 % më 2017, më e larta që nga 2007” plus 9 more - Gazeta Dita

“Paga mesatare në shtet u rrit me 11.5 % më 2017, më e larta që nga 2007” plus 9 more - Gazeta Dita


Paga mesatare në shtet u rrit me 11.5 % më 2017, më e larta që nga 2007

Posted: 23 Mar 2018 02:39 AM PDT

Paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 61,600 lekë në fund të vitit 2017 me një rritje 11.5% që në raport me vitin 2016, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo është rritja më e madhe e shënuar që nga viti 2007 kur qeveria Berisha aplikoi një rritje agresive të pagave gjatë periudhës 2005-2008.

Paga

Rritja e pagave për administratën vitin e kaluar u nxit nga zgjedhjet parlamentare të 2017 ku qeveria në tremujorin e parë miratoi një rritje pagash mbi inflacionin për administratën me një mesatare 7%.

Paga mesatare në shtet është nxitur nga rritja jashtë mesatares për punonjësit e ministrisë së Financave dhe shpenzimet që nxiti reforma në drejtësi.

Ministria e financave me një vendim të posaçëm aplikoi rritje të pagave me 20 mijë lekë për të gjitha pozicionet që nga specialistët deri tek nivelet me të larta, teksa pjesa e tjetër e administratës ka përfituar rritje shumë më të ulët.

Gjithashtu paga mesatare është nxitur edhe nga rritja e pagave për sektorin e policisë me rreth 25 për qind.

Vitin e kaluar, një fond prej 500 milionë lekësh u vu në dispozicion të reformës në drejtësi.

Një vit më parë në vitin 2016, pagat e administratës patën shënuar ulje me mbi 2 % në raport me vitin pararadhës.

Në vitin 2015, rritja reale e pagës ishte zero, për shkak se ndryshimi i pagës me +1.8% ishte i njëjtë me normën e inflacionit.

Në 2014-n rritja e pagës reale ishte vetëm 0.1%.

Pagat u rritën me shpejtësi nga viti 2000 deri në 2009-n, më pas ato u ngadalësuan për shkak se vendi filloi të ndjejë pasojat e krizës globale dhe ekonomia u ngadalësua, por edhe se baza ishte tashmë më e lartë, duke ulur përqindjen e rritjes.

Tre vitet e fundit qeveria zgjodhi të ndjekë politikën e konsolidimit fiskal, duke ngrirë rritjen e pagave në shtet, që rifilloi vetëm nga marsi 2017. Madje, 2016-a rezulton viti i parë kur pagat nuk arritën të indeksoheshin as me normën e inflacionit./Monitor

 

 

s.a/dita

 

Daçiç etiketon Perëndimin si të pafytyrë

Posted: 23 Mar 2018 02:31 AM PDT

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka thënë se vendet perëndimore presin nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe sipas tij kjo gjë është “pafytyrësi dhe fyerje“, transmeton gazeta Express.

Në intervistën për "Veçernje Novosti" Daçiç është shprehur: Me bomba e shkëputën Kosovën nga Serbia, dhe tani po na thonë se kjo është punë e kryer.

I pyetur nëse qendrat e fuqisë në Londër, Uashington, Paris dhe Berlini i kanë kërkuar presidentit serb Aleksandar Vuçiç që Serbia formalisht ose joformalisht ta pranojë pavarësinë e Kosovës, duke fituar në këmbim Asociacionin e Komunave Serbe, Daçiq ka thënë se disa herë e ka porositur Vuçiçin se "Perëndimi, Serbinë gjithë këto vite po e mashtron" dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë "është e vetmja gjë që i intereson".

"Sa bukur e kanë menduar… ne ta njohim Kosovën, kurse ata me shpirtgjerësi do të na e japin AKSA-në, të cilën nuk mundën ta formojnë prej pesë vite. Për pesë vite përfundoi Lufta e Dytë Botërore, ndërsa ata nuk janë në gjendje ta binin Thaçin me shokë që të zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit të cilën e nënshkruan", ka thënë Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe e ka quajtur sjelljen e Perëndimit si pafytyrësi.

"Mendoj se ky është kulmi i pafytyrësisë dhe hipokrizisë dhe shteti ynë s'mund të pranojë të fyhet", ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se zgjidhja mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të vijë nga kompromisi, e jo "me imponimin e qëndrimit se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës."

s.a/dita

Igor Sholtes: Dialogu duhet të vazhdojë,liberalizimi pritet deri në fund të vitit

Posted: 23 Mar 2018 02:19 AM PDT

Raportuesi i posaçëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle ka folur për liberalizimin e vizave, që sipas tij pritet të ndodhë shumë shpejt, pas vendimit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Intervista

Deutsche Welle: Zoti Sholtes, si e shihni vendimin e Parlamentit të Kosovës për miratimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi?

Igor Sholtes: Ky ishte një moment i shumëpritur, sepse e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar shpesh që të marrëveshja të ratifikohet, që është një fakt shumë i rëndësishëm, të cilin e ka theksuar edhe zoti Juncker në strategjinë e tij për futjen e Ballkanit në BE.  Ky është një hap shumë i rëndësishëm në veçanti për qytetarët e Kosovës, sepse tani ata janë shumë afër liberalizimit të vizave dhe lirisë së lëvizjes, që është një prej postulateve elementare të BE. Në këtë mënyrë Kosova është kthyer në lojë dhe ka plotësuar një prej kushteve shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave.

DW: Ju thoni se është bërë një hap shumë i rëndësishëm dhe se Kosova është kthyer në lojë, por në Prishtinë mendojnë se topi tani është në gjysmëfushën e BE-së, pra që Brukseli duhet të bëjë hapin tjetër. Më konkretisht, a do të bëhet liberalizimi i vizave këtë vit?

Sholtes: Nëse ekziston një interes i mjaftueshëm politik – e unë shpresoj se ekziston – duhet të kalojë edhe procedura teknike prej Parlamentit Evropian, Këshilllit të Evropës e deri tek i ashtuquajturi dialog institucional.  Për të dhënë dritën e gjelbër duhet të ekzistojë shumica në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin Evropian.

DW: A ekziston kjo shumicë që Kosovës t'i jepet këtë vit drita e gjelbër për liberalizimin e vizave?

Sholtes: Nëse shikojmë deklaratat dhe komentet e dhëna në dy vitet e fundit, do të ishte shumë e habitshme nëse Kosovës nuk i jepet liberalizimi i vizave këtë vit. Komisioni, autoritetet evropiane dhe eurodeputetët kanë theksuar shumë herë se demarkacioni dhe vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushtet e fundit për liberalizimin e vizave. Demarkacioni ka ndodhur tani dhe do të ishte shumë e papritur në qoftë se këtë vit nuk ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën.

DW: Luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kushti i fundit që duhet të plotësojë Kosova. Mendoni se institucionet e Kosovës janë të gatshme për plotësimin e këtij kushti, pasi që në Kosovë ka forca politike që thonë se vet institucionet atje janë të korruptuara dhe kriminalizuara?

Sholtes: Mendoj se Kosovën e pret një luftë e vështirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por ky është një proces, i cili duhet të vazhdohet. Pritet që Kosova të vazhdojë këtë luftë dhe të bëjë reformat e duhura, për demokratizimin e shoqërisë. Kosova duhet të punojë shumë dhe të vazhdojë procesin për plotësimin e standardeve për demokratizim, pavarësinë e organeve juridike dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

DW: Zoti Sholtes, më thoni konkretisht: cilat do të jenë sugjerimet tuaja për Parlamentin Evropian – të hiqen vizat këtë vit apo jo?

Sholtes:  Ekzistojnë edhe shumë hapa teknikë që duhen bërë, por tani kur është kryer demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, do të kërkohet drita jeshile në institucione – para se të dalim në seancën e Parlamentit Evropian ku duhet të votohet. Unë jam i sigurt  se sinjalet do të shkojnë në drejtim të liberalizimit të vizave.

DW: Në BE ekzistojnë pesë vende të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sa do ta pengojë ky fakt liberalizimin e vizave?

Sholtes: Ky fakt nuk është injoruar as në dokuementet e mëparshme që janë miratuar për Kosovën. Këto vende me siguri që nuk do të jenë të entuziazmuara me liberalizimin e vizave për Kosovën. Por për liberalizimin e vizave në Parlament kërkohet shumica, ndërsa në Këshillin e Evropës e ashtuquajtura shumicë e kualifikuar.

DW: Liberalizimi i vizave është vetëm një hap i Kosovës në procesin e integrimeve evropiane. Një kusht tjetër është normalizimi i raporteve me Serbinë. Çfarë prisni nga takimi i ardhshëm (nesër 23.03.2018) i presidentëve Thaçi dhe Vuçiq në Bruksel dhe a prisni që këtë vit të nënshkruhet një marrëveshje e obligueshme juridike për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?

Sholtes: Këtu nuk mund të jap ndonjë prognozë të saktë për zhvillimet, sepse kjo varet nga shumë faktorë. Dialogu duhet të vazhdojë. Këtu kemi dy palë që kanë pritje dhe interesa të ndryshme, kemi edhe bashkësinë ndërkombëtare e cila ka pritjet e veta. Pengesa të caktuara në këtë rrugë mund të paraqesin edhe sistemet juridike në këto dy vende. Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare, kur të formulojë propozimet e saj për zgjidhjen e çështjes, të ketë parasysh edhe rendet kushtetuese në këto vende.

DW: A duhet ta njohë Serbia Kosovën para anëtarësimit në BE apo jo?

Sholtes: Këto gjëra mund të zgjidhen përmes dialogut. Shpresoj se dialogu do të vazhdojë dhe do të shihet se në ç'drejtim do të shkojnë gjërat, sepse në fund duhet të kemi një marrëveshje.

s.a/dita

Gjakovë/ Nëna vret foshnjën njëditëshe

Posted: 23 Mar 2018 02:08 AM PDT

Një foshnje njëditëshe është gjetur e vdekur dje në Gjakovë. Policia e Kosovës e ka konsideruar rastin në fjalë si vrasje. Për këtë është arrestuar si e dyshuar nëna e viktimës.

"VRASJE – Rr. Dëshmorët e Morinës, Gjakovë 22.03.2018 -15:4. Është gjetur pa shenja jete një foshnje njëditësh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është arrestuar e dyshuara K-Rome, e ëma e viktimës. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet për mbajtje në qeli kurse trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi", ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

s.a/dita

Shqipëria, ndër vendet më të lira në botë

Posted: 23 Mar 2018 02:01 AM PDT

Sipas një harte të re, e cila është përpiluar duke marrë në konsideratë të dhënat e kostove të jetesës në të gjithë botën, tregon Shqipërinë si një ndër vendet më të lira. Ajo renditet krahas rajonit: Maqedonisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë dhe shteteve të tjera të Europës Lindore si Bjellorusia, Rumania dhe Ukrahina.

A keni menduar ndonjëherë se ku janë vendet më të shtrenjta në botë? Sipas të dhënave të marra nga shumë tregues konsumi dhe çmimesh për 2018, MoveHub përmes një hartë botërore tregon se cilat shtete kanë kosto më të lartë jetese për këtë vit.

Evropa dominonte listën me më të shtrenjtët, duke nisur me Zvicrën, Islandën, Norvegjinë dhe Danimarkën, të gjitha në 10 vendet e para. Siç mund ta shikoni ka shtete të shtrenjta për të jetuar në gati çdo kontinent, megjithëse përqëndrimi më i rëndësishëm është qartësisht në Evropë.

Për fat të mirë, disa prej kostove më të shtrenjta të jetesës në botë janë gjetur në vende që mezi janë të dukshme në një hartë botërore. Azia Juglindore duket mjaft e lirë derisa të vështroni Hong Kong-un dhe Singapor-in.

Ka një ndarje mjaft të dallueshme kur bëhet fjalë për kostot e jetesës në Evropë. Ndërsa shtetet lindore janë të pikturuara me ngjyrë të gjelbër të ndritshme, ndër të cilat edhe Shqipëria në Ballkan, vendet e Evropës Perëndimore kanë atë ngjyrë rozë-portokalli, që tregon kosto të larta. Kjo është e drejtë: nëse doni pushime të lira në Evropë, sipas MoveHub, atëherë duhet të shkoni në Ballkan dhe më gjerë. Vendi më i përballueshëm i Evropës është Ukraina, e cila renditet e 113-ta në renditjen botërore, e ndjekur nga Kosova në 109 dhe Moldavi në 101. Në anën tjetër të spektrit, nuk është çudi që Zvicra është vendi më i shtrenjtë në Evropë, duke u renditur si vendi i dytë më i preferuar në botë për të jetuar.

Jeta në vendin e çokollatës, djathit dhe maleve duket qartë me një kosto mjaft të lartë. Një studim i kohëve të fundit nga Expat Insider nga viti 2017 tregon Zvicrën si një nga vendet më armiqësore në botë, kështu që ndoshta është më mirë të jesh vend i lirë dhe i gëzuar./Monitor

s.a/dita

Një lajm i keq për Kosovën nga SHBA-ja

Posted: 23 Mar 2018 01:55 AM PDT

Ushtaraku amerikan, H. R. McMaster, i cili u zgjodh vitin e kaluar si këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se do të japë dorëheqje dhe do të zëvendësohet nga John R. Bolton, ish-ambasador i Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, sipas raportimit të ‘The New York Times’, të enjten.

Ky zëvendësim përbën një lajm të keq për Kosovën, pasi John R.Boltin historikisht ka mbajtur qëndrime të forta kundër Kosovës, shkruan gazeta Express.

Në të kaluarën Bolton ka deklaruar se Kosova do të nxisë ekstremizëm islamik në Evropë, dhe për këtë arsye pavarësia e Kosovës përbën rrezik për stabilitetin e Ballkanit.

Sipas zyrtarëve të administratës Trump , gjenerali McMaster ka diskutuar me presidentin Trump për disa javë largimin e tij, por ka vendosur ta përshpejtojë atë, pjesërisht nga dyshimet për statusin e tij që po minimizonin rëndësinë e tij në bisedimet me zyrtarët e huaj.

Ata po ashtu kanë thënë se Trump dëshiron ta plotësojë ekipin e tij të sigurisë kombëtare para një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Kujtojmë zëvendësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex W. Tillerson, me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo, javën e kaluar.

Zyrtarët kanë theksuar se largimi i gjeneralit McMaster është një vendim dypalësh dhe miqësor, dhe nuk do të shoqërohet nga zërat e dëgjuar pas largimit të Tillersronit.

Sipas tyre, largimi i McMasterit nuk është i lidhur me publikimin e materialeve për thirrjen telefonike të Trumpit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këto materiale, Trump ishte këshilluar që të mos e uronte Putinin për rizgjedhjen e tij në postin e të parit të Rusisë, gjë që Trump e ka bërë falë një bisede telefonike.

Bolton, i cili do ta marrë detyrën e re më 9 prill, është takuar rregullisht me Trumpin për të diskutuar për politikën e jashtme. Për të diskutuar me Trumpin për punën e tij të re, ai ka shkuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

s.a/dita

Rama nuk ndalet së postuari video, shikoni historinë e Romarios

Posted: 23 Mar 2018 01:39 AM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një tjetër shembull të integrimit në punë të të rinjve që dalin nga skema e ndihmës ekonomike.

Ai ka postuar në rrjetin social Facebook një video, në të cilën flet një djalë 23-vjeçar, Romario Mezani. Fillimisht i papunë, me ndihmë ekonomike dhe tani tregon sesi ka filluar punë si makinist këpucësh në një fabrikë.

"Jam Romario Mezani 23 vjec, isha me ndihmë ekonomike, merrja 50 mijë lekë. Ishin të pamjaftueshme. Shkova te zyra e punës dhe më ofruan punë. Jam i kënaqur!", shprehet ai.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me shembullin e këtij djali të ri që humbi ndihmën ekonomike, por fitoi punën dhe një perspektivë të re për veten, ju uroj një ditë të mbarë 👍

s.a/dita

Fier/ Tentativa e grabitjes kthehet në luftë me policinë, një i vdekur

Posted: 23 Mar 2018 01:28 AM PDT

Një tentativë grabitjeje ka përfunduar në shkëmbim zjarri mes personave të maskuar dhe efektivëve të policisë në qytetin e Fierit.

Rezulton një i vdekur dhe një i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit që në orët e para të mëngjesit.

Pranë banesës së shtetasit M.M. në lagjen “29 Nëntori”, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës. Me të mbërritur në vendngjarje policia, pas njoftimit të marrë në orën 03:00 të së premtes, janë përballur me persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë. Këto të fundit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve, të cilët u janë kundërpërgjigjur dhe nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur.

Maskat dhe pistoletat e dy personave, një të vdekur dhe një të plagosur, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërsa autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, teksa qëllonin në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar, duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit. Largimi i tyre është bërë i mundur nga një mjet, i cili ende nuk është identifikuar.

Nga radhët e Policisë së Shtetit raportohet se nuk ka të lënduar.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit, dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. Në vendin e ngjarjes, krahas maskave dhe pistoletave të dy personave, janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posaçëm të Prokurorisë, që gjendet në vendngjarje, vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

s.a/dita

.

Borë në veri, rrugët e bllokuara

Posted: 23 Mar 2018 01:16 AM PDT

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në zonat veriore janë shoqëruar me stuhi dhe ulje të temperaturave.

Është vështirësuar qarkullimi i automjeteve pikërisht për shkak të ngricave në rrugë. Në terren ndodhen kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, që të mundësojnë hedhjen e kripës.

Ndonëse ka reshje bore dhe ngrica,”Rruga e Kombit” është e hapur. 8 borëpastruese janë angazhuar për hedhjen e kripës dhe largimin e borës në dy senset e rrugës. Ndërkohë, policia ka ngritur postoblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Ndërsa në Bulqizë, situata paraqitet e  rënduar nga reshjet e dendura të dëborës që ka bllokuar njësitë administrative: Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqiz. Në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet me zinxhirë, ndërsa në Qafën e Buallit-Krastë me vështirësi me zinxhirë, ndërkohë që herë pas here bllokohet. Po ashtu,  edhe në Qafën e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë. Kurse Ura e Çerenecit-Steblevë është e bllokuar.

Aktualisht, trashësia e dëborës në qytet është 40cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 60 deri në 1 metër.

s.a/dita

 

 

SHBA, në bisedime me evropianët për marrëveshjen me Iranin

Posted: 23 Mar 2018 01:07 AM PDT

Shtetet e Bashkuara thonë se këto ditë kanë patur bisedime konstruktive me partnerët europianë lidhur me disa ndryshime në marrëveshjen bërthamore me Iranin, por janë duke bërë plane në rast se bisedimet dështojnë dhe Presidenti Donald Trump vendos të tërhiqet nga marrëveshja historike e vitit 2015.

Kryenegociatori amerikan në bisedime, Brian Hook i tha gazetarëve se nuk mund të parashikojë nëse bisedimet e Shteteve të Bashkuara me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për arritjen e një marrëveshjeje shtesë, e cila do të merrte parasysh ato që zoti Trump i konsideron si mangësi të marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund të arrihet brenda afatit të muajit maj.

12 maji është dita kur administrata Trump mendohet se do të marrë një vendim. Nëse ka për ta shtyrë më tej periudhën e lehtësimit të sanksioneve për Teheranin, siç u arrit në marrëveshjen bërthamore me Iranin. Përfaqësues të Iranit janë ankuar se kërcënimet amerikane për t'u larguar nga marrëveshja po i largojnë investitorët dhe janë duke e dëmtuar ekonominë iraniane./VOA

s.a/dita                                   

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more