Skip to main content

“Mbyllet restoranti i papastër, inspektorët gjetën edhe kërmill të gjallë në frigorifer (Foto)” plus 5 more Telegrafi Dështime

“Mbyllet restoranti i papastër, inspektorët gjetën edhe kërmill të gjallë në frigorifer (Foto)” plus 5 more Telegrafi Dështime


Mbyllet restoranti i papastër, inspektorët gjetën edhe kërmill të gjallë në frigorifer (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 12:08 PM PDT

Inspektorët e vlerësuan me zero pikë një restorant në Dorset të Anglisë dhe urdhëruar të mbyllet, pasi gjetën një kërmill të gjallë në frigorifer dhe djathë të mykur, që i kishte dalë afati para një viti.

Ye Olde Starre Inne kishte edhe një numër gjërash, që do t'i tmerronte kontrolluesit, që gjetën një qese me mish pule të mbushur me krimba, si dhe enën me kërpudha që iu kishte dalë afati dhe ishin kthyer në lëng, transmeton Telegrafi.

Këto gjetje, mjaftonin që të urdhërohet mbyllja e lokalit, të mbushur nga papastërtia.

Vërejtja kryesore, ishte se ka rrezik të madh nga E.Coli dhe Salmonella, ndërsa kamerierët që edhe përgatisnin ushqim, nuk i lanin duart pasi shërbenin dhe pranonin partë e klientëve.

Lavamani i kuzhinës ishte i mykur, në afërsi kishte uniforma dhe përparëse të papastra, ndërsa nuk kishte shënime se kur janë pranuar ushqimet në depo.

Zyrtarë të restorantit, kanë thënë se ajo kuzhinë ishte vetëm për stafin, ndërsa klientëve nuk iu është shërbyer ndonjëherë mish që i ka kaluar afati. /Telegrafi/

The post Mbyllet restoranti i papastër, inspektorët gjetën edhe kërmill të gjallë në frigorifer (Foto) appeared first on Telegrafi.

Gruas iu nevojitën 6 minuta që të parkohet, dhe 16 tjerë që të largohet (Video)

Posted: 19 Mar 2018 10:02 AM PDT

Vozitja kërkon interesim dhe pasion të madh për veturat dhe jo të gjithë mund të jenë shofer të mirë, këtë më së miri e dëshmojnë pamjet e publikuara më poshtë.

Aty shfaqet një shofere e një veture të cilës i duhen plot 6 minuta që të parkohet në një hapësirë që dukej se ishte mjaft e madhe, dhe 16 tjera që të largohet nga po ai vend ku u parkua, transmeton Telegrafi.

Ajo u detyrua të lëviz dhjetëra herë para e pas që të parkohet, dhe ndoshta dy herë më shumë që të del nga ai vend, kështu në total i kaloi 22 minuta për parkim dhe largim.

Shoferja e veturës Vauxhall Mokka në vend se të shikoj prapa derisa lëvizte, ajo në një moment humb durimin dhe e godet veturën tjetër të parkuar pas që ishte një Skoda ngjyrë hiri.

Ajo madje këtë e bën disa herë duke mos u brengosur që i ka shkaktuar dëme materiale pronarit të Skodës, dhe kështu në fund arrin të del dhe të largohet me mikeshën e saj nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishin bërë asgjë të keqe. /Telegrafi/

The post Gruas iu nevojitën 6 minuta që të parkohet, dhe 16 tjerë që të largohet (Video) appeared first on Telegrafi.

Tatuazhet e turpshme që do t’ju bëjnë të mendoni mirë, nëse do ta bëni ndonjë (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 09:31 AM PDT

Nuk është e pazakontë, që shumë njerëz të pendohen pse kanë bërë tatuazhe – qoftë nëse e kanë menduar mirë, apo ishin të dehur ose thjesht impulsiv.

Përmbledhja e postuar më poshtë, tregon rastet e tatuazheve të turpshme, që janë faji i artistit që i realizoi – teksa, bartësi i pafat, nuk ka çfarë të bëjë tjetër, transmeton Telegrafi.

Prej gabimeve të mëdha gjuhësore, derisa te figurat e shëmtuara, janë këto disa nga vizatimet e përhershme, që do t'ju bëjnë të mendoni mirë nëse doni ta bëni ndonjë të tillë.

Në fakt, këto janë disa nga imazhet absurde, që në disa raste edhe nuk kuptohet se çfarë mund të jenë. /Telegrafi/

The post Tatuazhet e turpshme që do t'ju bëjnë të mendoni mirë, nëse do ta bëni ndonjë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Hajnat e ngarkuar me pakot e vjedhura, ranë në duart e policisë ende pa dalë prej dere (Video)

Posted: 19 Mar 2018 08:29 AM PDT

Tentimi për grabitje në një qendër tregtare në Seattle të Shteteve të Bashkuara, u ndërpre shpejtë, pasi hajnat ranë në duart e policisë.

Rojat i kishin njohur të dyshuarit, që besohet se kanë vjedhur edhe më parë dhe njoftuan forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

Këta të fundit, shkuan te dera e emergjencave, të cilën ata e kishin përdorur herën e kaluar për të ikur dhe i bllokuan, ende pa dalë përjashta.

Ata arrestuar një burrë 30-vjeçar dhe partneren e tij 21-vjeçare, pasi i detyruan t'i lëshojnë në dysheme pakot që kishin vjedhur. Së bashku me ta, është arrestuar edhe një 21-vjeçare, që qëndronte në ulësen e shoferit të një Toyota, me të cilën besohet se do të arratiseshin.

Për vjedhjen në vlerë të dymijë eurove, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje, ndërsa partneri tyre po akuzohet për plaçkitje, sepse i është gjetur një thikë e gjatë. /Telegrafi/

The post Hajnat e ngarkuar me pakot e vjedhura, ranë në duart e policisë ende pa dalë prej dere (Video) appeared first on Telegrafi.

Ua konfiskonte telefonat gjatë natës, fëmijët i përgatitën një hakmarrje ‘mizore’ (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 12:45 AM PDT

Michelle Gigger nga Londra, iu merrte katër fëmijëve të saj telefonat dhe dy iPad që të mos i përdorin gjatë natës.

Pasi e kishin të pamundur ta kundërshtonin vendimin e nënës, të vegjlit nga tetë deri në 13-vjeç, e menduan një hakmarrje që e nervozoi shumë nënë e tyre, transmeton Telegrafi.

Derisa po flinte e qetë në dhomën e saj, duke e ditur se fëmijët nuk janë duke përdorur rrjetet sociale apo aplikacionet në telefona, ajo u zgjua e tmerruar.

Gigger mendon se plani tyre ishte shumë i zgjuar

"Rrugaçët e vegjël kishin vënë alarme që aktivizoheshin në orë të ndryshme. Ishte mizore, vetëm i fikja, pa e ditur se të gjitha do të lëshojnë tinguj" ka thënë Gigger.

Megjithëse i ka dënuar, nëna ka thënë se janë të zgjuar dhe dinë të bëjnë lojëra. /Telegrafi/

The post Ua konfiskonte telefonat gjatë natës, fëmijët i përgatitën një hakmarrje 'mizore' (Foto) appeared first on Telegrafi.

Tentoi t’i mashtronte policët me lejen e vozitjes të personazhit nga filmi i animuar (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 12:43 AM PDT

Shoferi i paemëruar, që është ndaluar prej policisë në Milton Keynes së Anglisë, ka dhënë lejen e vozitjes së Homer Simpson.

Duke mos prezantuar dokumentin zyrtar, ai dha një kartelë mashtruese, që kishte edhe të dhënat tjera të personazhit nga seria e animuar, transmeton Telegrafi.

Përfshirë vendbanimin në Springfield, të Shteteve të Bashkuara, ditëlindjen dhe nënshkrimin.

Leja e vozitjes së personazhit nga filmi i animuar

Pasi nuk kishte dokument tjetër, shoferi është arrestuar dhe vetura iu konfiskua. Rasti po konsiderohet si tentim mashtrimi i personit zyrtar dhe është nën hetime, ndërsa i dyshuari është liruar me kusht dhe së shpejti duhet të paraqitet para drejtësisë. /Telegrafi/

The post Tentoi t'i mashtronte policët me lejen e vozitjes të personazhit nga filmi i animuar (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more