Skip to main content

“Manchester Unitedi vazhdon me fitore” plus 9 more Ekonomia Online

“Manchester Unitedi vazhdon me fitore” plus 9 more Ekonomia Online


Manchester Unitedi vazhdon me fitore

Posted: 31 Mar 2018 09:51 AM PDT

Manchester United e ka vazhduar serinë e fitoreve në Premierligë pasi të shtunën pasdite e mposhti Swansean në "Old Trafford".

Skuadra e Jose Mourinhos e arriti fitoren e katërt më radhë duke triumfuar 2-0 ndaj Swanseas në shtëpi, raporton Express.

United e kreu punën në pjesën e parë kur shënoi dy herë, me anë të Romelu Lukakut në minutën e 5-të dhe Alexis Sanchezit në minutën e 20-të.

Manchester United vazhdon të qëndrojë në pozitën e dytë, tani me 68 pikë, 13 më pak se lideri Manchester City dhe dy më shumë se Liverpool.

Swansea pas kësaj humbjeje bie në pozitën e 15-të me 31 pikë.

 

The post Manchester Unitedi vazhdon me fitore appeared first on Ekonomia Online.

Peci: Kosova ta tërheqë për konsultime ambasadorin nga Ankaraja

Posted: 31 Mar 2018 09:46 AM PDT

Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, ka kërkuar veprime nga shteti i Kosovës, pas kërcënimit të hapur që presidenti turk i ka bërë kryeministrit të Kosovës.

Ai ka thënë si hap të parë duhet tërhequr në konsultime Ambasadori kosovar në Ankara.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar hapur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e dy personave të cilët ishin përgjegjës për operacionin që arrestoi 'gylenistët'. Erdogan në një tubim të madh të partisë së tij, i ka thënë Haradinajt se do të japësh llogari për këtë.

Ndërsa, Peci tash drejtor i KIPRED-it, ka thënë se pas kësaj deklarate të Erdoganit ndaj kryeministrit te Kosovës, Qeveria duhet ta tërheq në konsultime Ambasadorin e Kosovës në Ankara dhe se paku t'i dërgoj demarsh ambasadores turke në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Ai ka paralajmëruar zhvillime të tjera që na presin pas këtyre të fundit.

"Uji i Watergate kosovar – Erdogangate po nxehet", ka thënë Peci.

Presidenti turk i ka thënë Haradinajt, se kosovarët, popull vëlla i Turqisë, nuk e meritojnë një kryeministër si ai.

The post Peci: Kosova ta tërheqë për konsultime ambasadorin nga Ankaraja appeared first on Ekonomia Online.

Deportimi i “gylenistëve”, nisin protestat para ambasadave të Kosovës nëpër botë

Posted: 31 Mar 2018 09:10 AM PDT

Dhjetëra turq janë mbledhur, të premten pasdite para Konsullatës së Kosovës në New York për të protestuar kundër deportimit të shtetasve turq, raporton KTV.

"Kosovë, ndalojë ekstradimin", ka qenë parulla kryesore që e kanë mbajtur protestuesit në dorë.

Protestë sot ka pasur edhe para Ambasadës së Kosovës në Londër me mbishkrime 'Lironi mësuesit tanë'.

Protesta janë organizuar edhe në Canberra të Australisë e Calgary të Kanadasë.

ImageImageImage

The post Deportimi i "gylenistëve", nisin protestat para ambasadave të Kosovës nëpër botë appeared first on Ekonomia Online.

Këshilltari i Haradinajt i reagon Erdoganit: Kryeministri nuk mund të kërcënohet

Posted: 31 Mar 2018 08:58 AM PDT

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit turk, Erdogan, i cili tha se Haradinaj do të marrë përgjegjësi për veprimet e tij, pas arrestimeve të shtetasve turq.

Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj nuk shantazhohet e as kërcënohet.

Postimi i plotë i Tahirit:

Dy çështje dua ti them:

Ramush Haradinaj nuk mund të shantazhohet e as kërcënohet, këtë e dinë të gjithë por nuk dëshirojnë ta pranojnë.

Ky pozicion i Erdoganit është tregues që kryeministri as nuk e ka ditur dhe as nuk është pjesë e Filmit 'Deportimi'.

The post Këshilltari i Haradinajt i reagon Erdoganit: Kryeministri nuk mund të kërcënohet appeared first on Ekonomia Online.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA i reagon Erdoganit pas deklaratave kundër Haradinajt

Posted: 31 Mar 2018 08:54 AM PDT

Deklarata e presidentit turk, Erdogan, se Ramush Haradinaj do të jap llogari pas shkarkimeve për deportimin e gjashtë shtetasve turq, kanë nxitur reagime të mëdha.

Së fundmi kjo është komentuar edhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo në facebook ka shkruar se Parlamenti dhe qytetarët e zgjedhin kryeministrin.

"Parlamenti dhe qytetarët e Kosovës e zgjedhin kryeministrin. #KryeministriiKosovës #RamushHaradinaj. #Kosova #EU #USA", ka shkruar Çitaku.

Ndryshe Erdogan kërkoi nga kosovarët që të protestojnë kundër Haradinajt.

The post Ambasadorja e Kosovës në SHBA i reagon Erdoganit pas deklaratave kundër Haradinajt appeared first on Ekonomia Online.

Dy pyetjet e Erdoganit drejtuar kryeministrit Haradinaj

Posted: 31 Mar 2018 08:46 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, për 'daljen në krah' të gylenistëve të arrestuar në Kosovë, ditën e enjte.

Erdogan gjatë një fjalimi të tij ka thënë se është i mërzitur për shkak të vendimit të Haradinajt lidhur me vendimin e tij për t'i shkarkuar, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e AKI-së.

Erdogan më tej ka pyetur Haradinajn se që nga kur ka filluar t'i mbrojë ata që bëjnë grusht shtet në Turqi. Një pyetje tjetër i ka bërë Hardinajt se nga kush merr urdhra.

"Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar ministri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të japë përgjigjen e merituar", tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-në, e cila sipas tij kontrollon Haradinajn.

 

The post Dy pyetjet e Erdoganit drejtuar kryeministrit Haradinaj appeared first on Ekonomia Online.

Vuçiq: Kosova, tema e vetme nga e cila varet e ardhmja e Serbisë

Posted: 31 Mar 2018 08:40 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kur ta prezantojë Platformën për Kosovën, do të përpiqet të bazohet në të ardhmen e jo në të kaluarën.

Pasi dëgjoi mendimet e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare mbi aspektet politike të një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të çështjes së Kosovës në kuadër të dialogut të brendshëm mbi Kosovën, Vuçiq në Beograd deklaroi se Serbia duhet të përpiqet të jetë realiste.

"Kur të prezantoj platformën, unë do të flas rreth asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse nuk ndryshojmë gjërat dhe do të përpiqem ta bazojmë në të ardhmen e jo në atë se sa e duam të kaluarën tonë. Por, kjo zgjidhje nuk do ta shkelë Serbinë dhe nëse jo, atëherë ndoshta ndonjë elitë tjetër politike do të jetë në gjendje të bëjë atë që ne nuk mund ta bëjmë sot", tha Vuçiq, raporton AA.

Ai tha se Kosova është tema e vetme dhe se gjithçka tjetër janë rrëfime boshe.

"Ekonomia ecën mirë, njerëzit do të jetojnë më mirë, por nuk do të jetojnë më mirë sepse Kosova është tema e vetme. Nëse e zgjidhni këtë do të keni gjithçka", ka thënë Vuçiq.

The post Vuçiq: Kosova, tema e vetme nga e cila varet e ardhmja e Serbisë appeared first on Ekonomia Online.

Erdogan e kërcënon Haradinajn, i fton kosovarët të protestojnë kundër tij (Video)

Posted: 31 Mar 2018 08:17 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm, e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar, raporton KTV.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

Tutje, Erdogan, në fjalimin e tij, e ka quajtur kryeministrin Haradinaj "kukull", litarët e të cilit i lëvizin të tjerët.

"Karriera e kryeministrit të Kosovës do të merr fund", parashikon Erdogani.

 

The post Erdogan e kërcënon Haradinajn, i fton kosovarët të protestojnë kundër tij (Video) appeared first on Ekonomia Online.

HRW: Dëbimi i shtetasve turq – shkelje e të drejtave të njeriut

Posted: 31 Mar 2018 07:53 AM PDT

Human Rights Watch ka reaguar për ndalimin, revokimin e lejeve të qëndrimit si dhe për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Organizata për monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut, ka akuzuar se autoritetet kosovare kanë shkelur haptazi të drejtat e njeriut, me vendimin për deportimin e këtyre shtetasve.

HRW bën thirrje për një hetim të thellë të ngjarjes, nga ana e autoriteteve kosovare, pasi e cilëson shumë të dyshimtë arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.

"Vendimi i Kosovës për të arrestuar dhe deportuar 6 shtetas turq tregon për mospërfillje të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ky veprim është shumë i dyshimtë dhe për më tepër 6 burra u dërguan në një vend ku do të përballen me një rrezik serioz të torturimit.

"Kërkojmë një hetim tërësot nga ana e autoriteteve shtetërore për këtë akt, që bie ndesh me respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut", thuhet në reagimin e HRW.

Të njëjtit janë arrestuar gjatë ditës së enjte derisa po shkoni në punë, po në të njëjtën ditë, vetëm dy orë pasi janë arrestuar ata janë deportuar për në Turqi.

The post HRW: Dëbimi i shtetasve turq – shkelje e të drejtave të njeriut appeared first on Ekonomia Online.

Bytyqi uron Festën e Pashkëve

Posted: 31 Mar 2018 07:48 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi u ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë. Ka uruar për më shumë dashuri, paqe e harmoni.

"Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!

Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin! Gëzuar!", thuhet në urimin e Ministrit.

The post Bytyqi uron Festën e Pashkëve appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more