Skip to main content

“Liverpooli i gatshëm ta transferojë Wilsheren si futbollist të lirë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Liverpooli i gatshëm ta transferojë Wilsheren si futbollist të lirë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Liverpooli i gatshëm ta transferojë Wilsheren si futbollist të lirë

Posted: 22 Mar 2018 03:52 PM PDT

Jack Wilshere ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori anglez është duke kaluar muajt e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.

Kontrata e tij me klubin londinez skadon në qershor dhe ende nuk është gjetur gjuhë e përbashkët për vazhdimin e saj.

Arsenali i ka ofruar kontratë të re katër vjeçare por ende nuk ka përgjigje pozitive nga Wilshere.

26-vjeçari po kërkon nga klubi garanci për të qenë një futbollist i rëndësishëm tek Topçinjtë.

Mediat angleze kanë raportuar se së fundmi në garë për shërbimet e Wilshere është futur edhe Liverpool.

Jack Wilshere (Foto: Getty Images)

Jurgen Klopp e pëlqen shumë futbollistin anglez dhe po kërkon ta transferojë si futbollist të lirë në Anfield.

'The Reds' pritet t'i ofrojnë një kontratë afatgjate prej pesë viteve dhe një pagë rreth gjashtë milionë funteve në stinor.

Por për transferimin e tij Liverpool ka konkurrencë të fortë rivalin lokal Everton.

Gjithsesi përveç këtyre dy skuadrave, Wilshere po kërkohet edhe nga Newcastle United dhe West Ham. /Telegrafi/

The post Liverpooli i gatshëm ta transferojë Wilsheren si futbollist të lirë appeared first on Telegrafi.

Arsyetohet se pse nuk i ftoi, Sampaoli: Dybala mendova se ishte yll, Icardi nuk po luan te kombëtarja sikurse te Interi

Posted: 22 Mar 2018 03:36 PM PDT

Kombëtarja argjentinase është mbledhur në Buenos Aires, ku po përgatitet për dy ndeshje miqësore para fillimit të kampionatit botëror Rusia 2018.

Argjentina të premten (nesër) do të takohet me Italinë ndërsa katër ditë më vonë (e martë) do të ballafaqohet me Spanjën.

Para sfidave të rëndësishme ka folur edhe trajneri i argjentinasve, Jorge Sampaoli, ku ka arsyetuar mos ftesën e Paulo Dybalas si dhe të Mauro Icardit.

Icardi dhe Dybala

“Për Dybalan mendova se ishte yll, por nuk po duket ashtu. Unë nuk e di ku është problemi, por ai nuk arriti të përshtatet me idetë e mia ose ne nuk po dimë ta vlerësojmë lojtarin, koha do ta tregojë të vërtetën”.

“Icardi ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë, por ka diferencë të madhe të paraqitjeve te klubi dhe në kombëtare”.

Ai më tutje ka pohuar se shumë pak kohë kanë dy futbollistët e lartcekur për të bindur se e meritojnë ftesën për botërorin Rusia 2018.

“Nuk e përjashtoj, por diçka duhet të ndryshojë në mënyrë të shpejtë, pasi në kombëtare nuk kemi shumë kohë për të pritur", tha Sampaoli.

Sampaoli: Do të dëshiroja ta kisha Balotellin te Argjentina Sampaoli: Do të dëshiroja ta kisha Balotellin te Argjentina

Ndryshe, Argjentina është në një grup së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. /Telegrafi/

The post Arsyetohet se pse nuk i ftoi, Sampaoli: Dybala mendova se ishte yll, Icardi nuk po luan te kombëtarja sikurse te Interi appeared first on Telegrafi.

Di Francesco: Kemi respekt për Barcelonën por jo frikë

Posted: 22 Mar 2018 03:17 PM PDT

Roma do të përballet me Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shumë nga analistët sportiv e shohin klubin katalunas si favorit absolut përballë Romës.

Por trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco ka thënë se skuadra e tij nuk ia ka frikën Barcelonës.

"Kjo është një garë e mrekullueshme dhe ne jemi të lumtur që po marrim pjesë në Ligën e Kampionëve".

"Roma nuk është duke u frikësuar nga Barcelona. Kemi respekt për ta si një skuadër e madhe me futbollist të fortë por nuk frikësohemi për tu përballur me ta", ka thënë Di Francesco.

(Foto: Getty Images)

Trajneri italian thotë se në ndeshjen e parë skuadra e tij duhet të marrë një rezultat të mirë në Camp Nou.

"Qëllimi ynë është të marrim një rezultat të mirë në Barcelonë atëherë do ta kemi më të lehtë".

"Në rast se marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë Roma do të ketë shanse për të kaluar tutje", u shpreh Di Francesco. /Telegrafi/

The post Di Francesco: Kemi respekt për Barcelonën por jo frikë appeared first on Telegrafi.

Vetëm një futbollist i formacioneve startuese të finales së vitit 2005 të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Liverpoolit ende luan futboll

Posted: 22 Mar 2018 02:47 PM PDT

Më 25 maj të vitit 2005, pas pjesës së parë në Milano, gjithçka ishte përgatitur për një festë madhështore. Në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll, Milani kishte tri gola epërsi ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, pjesa e dytë arsyeton epitetin e finales më të “çmendur” në histori të ligës elitare evropiane për klube.

Liverpool arriti të barazoi rezultatin në 45 minutshin e dytë dhe pas kohës shtesë, përkatësisht në saje të ekzekutimit të penaltive, ku u tregua më e suksesshme, arriti të shpallet kampion evropian për klube.

Formacioni startues i Milanit

Pensionimi i Leite Kakas ka bërë që të mbetet në histori 11-shja e famshme e Milanit, sepse tani të gjithë legjendat e finales së Stambollit, më nuk luajnë futboll, ku përfshihen Dida, Cafu, Stam, Nesta, Maldini, Pirlo, Gattuso, Seedorf, Kaka, Shevchenko dhe Crespo.

Nga ana tjetër, vetëm një nga lojtarët njëmbëdhjetë lojtarët e Liverpoolit ende nuk “i ka varur” këpucët. Dudek, Finn, Carragher, Hyypia, Traore, Xabi Alonso, Garcia, Gerrard, Riise dhe Kewell kanë përfunduar karrierën e tyre, por jo edhe sulmuesi Milan Baros.

Sulmuesi çek ende po luan, ku po vazhdon të djersit fanellën e Banikut nga Ostrava. Edhe pse në moshën 37 vjeçare, këtë sezon ai shënoi shtatë gola në 15 ndeshje e gjertanishme për skuadrën çeke.

Formacioni startues i Liverpolit

Baros filloi karrierën në Banik, klubin që u kthye për herë të katërt këtë vit. Sulmuesi ka luajtur më parë edhe për Aston Villën, ku kishte shkuar menjëherë pas finales të Ligës së Kampionëve.

“Maradona i Ostravës” për ekipin kombëtar ka luajtur 93 ndeshje dhe ka shënuar 41 gola ndërsa u shpall golashënues i Kampionatit Evropian të vitit 2004. /Telegrafi/

The post Vetëm një futbollist i formacioneve startuese të finales së vitit 2005 të Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Liverpoolit ende luan futboll appeared first on Telegrafi.

Antonin Barak: Nuk kam marrë ofertë prej Juventusit ose Interit

Posted: 22 Mar 2018 02:15 PM PDT

Antonin Barak siguron se “nuk ka marrë ofertë nga Interi ose Juventusi”, por është i hapur për një lëvizje.

Aktualisht në detyrë ndërkombëtare me Republikën Çeke, 23-vjeçari iu bashkua skuadrës italiane prej Slavia Pragës në verën e vitit 2017 për tre milionë euro.

Mesfushori i Udineses tregoi edhe strategjinë e klubit para ndonjë transferimi në klubet më të mëdha evropiane.

Antonin Barak – (Getty Images)

“Nuk kam marrë oferta nga Interi ose Juventusi”, tha ai për Sport.cz, ku ka shtuar se “Nëse do të marr ndonjë ofertë gjatë verës, do ta diskutoja edhe me presidentin, Giampaolo Pozzon”.

“Kur Tomas Zapotocny u largua nga Udinese për në Besiktas, Pozzo i tha atij “Ne kemi një ofertë të madhe për ju, por ju vendosni”.

“Filozofia e këtij klubi është të ndihmojë lojtarët e rinj të rriten gjatë dy sezoneve, të përfitojnë më së miri nga potencialet e tyre dhe më pas të lejohen të lëvizin.

“Pronari e di se është e rëndësishme që lojtarët të konfirmojnë performancën e tyre në vitin e dytë”, pohoi Barak.

Theksojmë se futbollisti deri më tani ka pasur 24 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat për klubin italian. /Telegrafi/

The post Antonin Barak: Nuk kam marrë ofertë prej Juventusit ose Interit appeared first on Telegrafi.

Prekazi: Kosova ka ngritje, është kënaqësi që jam trajner i këtyre djemve

Posted: 22 Mar 2018 01:59 PM PDT

Rafet Prekazin e kanë bërë të lumtur djelmoshat e tij me fitoren 2-0 ndaj Azerbajxhanit.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka arritur një fitore tejet të vlefshme dhe ka mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka thënë se ekipi i tij ka ngritje në lojë.

"Kosova ka ngritje në lojë dhe këta djem e dëshmuan edhe sot se dinë të luajnë futboll".

"Kemi luajtur ndeshje të mira edhe në të kaluarën por na ka munguar përvoja. E kam thënë edhe më herët se do të marrë futbollistë edhe nga liga vendore dhe jam i bindur se kemi potencial për rezultate edhe më të mira", deklaroi Prekazi.

Sipas trajnerit mitrovicas, Kosova do të ketë skuadër shumë të mirë brenda një kohe të shkurtër.

"Për mua është kënaqësi që jam trajner i këtyre djemve. Koha po punon për ne dhe jam i bindur se pas disa vjetëve Kosova do të ketë një skuadër të respektuar", tha Prekazi.

Krejt në fund Prekazi tha se pret një ndeshje të njëjtë nga djelmoshat e tij edhe ndaj Gjermanisë. /Telegrafi/

The post Prekazi: Kosova ka ngritje, është kënaqësi që jam trajner i këtyre djemve appeared first on Telegrafi.

Feka: Fitore e merituar, shpresojmë të luajmë kështu edhe ndaj Gjermanisë

Posted: 22 Mar 2018 01:48 PM PDT

Dren Feka ishte njëri nga futbollistët më të mirë tek Përfaqësuesja e Kosovës U21.

Mesfushori i Luzernit filloi aksionin tek goli i parë i shënuar nga Florent Hasani.

Ndërkohë në golin e dytë vushtrriasi asistoi për Kolgecin që shënoi me kokë për 2-0.

Ai pas ndeshjes ka thënë se fillimi i ndeshjes ka qenë shumë i vështirë.

"Ka qenë ndeshje shumë e vështirë në fillim. Pjesa e parë ka qenë vështirë për të dyja përfaqësueset", u shpreh Feka.

"Në pjesën e dytë kemi filluar të luajmë më mirë në ofensivë dhe kemi arritur golat".

"Fillimisht shënuam të parin pas një aksioni të mirë pastaj edhe të dytin dhe shënuam fitore të merituar", u shpreh Feka.

Krejt në fund mesfushori shtatlartë ka folur edhe për sfidën e radhës ndaj Gjermanisë.

"Nëse luajmë si sonte si skuadër kemi me bërë një ndeshje shumë të mirë edhe ndaj Gjermanisë".

"E dimë se Gjermania është një skuadër e mirë por ne do të tentojmë të marrim rezultat pozitiv", u shpreh Feka . /Telegrafi/

The post Feka: Fitore e merituar, shpresojmë të luajmë kështu edhe ndaj Gjermanisë appeared first on Telegrafi.

Hasani: I lumtur me golin dhe fitoren e arritur

Posted: 22 Mar 2018 01:15 PM PDT

Kosova U21 ka shënuar fitore 2-0 përballë Azerbajxhanit.

Djelmoshat e Rafet Prekazit zhvilluan një ndeshje tejet të mirë që nga minuta e parë.

Njëri nga më të mirët në fushë ishte sulmuesi Florent Hasani që luan në kampionatin hungarez tek DVTK.

"Ishte paraqitje shumë e mirë e ekipit poashtu edhe paraqitje individuale kisha të mirë në këtë ndeshje".

"Shënova gol dhe jam i lumtur sa herë që shënoj por edhe për fitoren e marrë", deklaroi Hasani pas ndeshjes.

Tutje Hasani tha se është mëkat që nuk morën një fitore edhe më të thellë.

"Është mëkat që nuk kemi arritur një fitore edhe më të thellë pasi kemi merituar më shumë".

Krejt në fund Florent Hasani ka thënë se do të tentojnë fitoren edhe ndaj Gjermanisë.

"Gjermania është një kundërshtar mjaftë i vështirë por motivi tek ne është shumë i madh dhe do të tentojmë të marrim pikët pasi gjasat matematikisht ende ekzistojnë për kualifikim", përfundoi Hasani. /Telegrafi/

The post Hasani: I lumtur me golin dhe fitoren e arritur appeared first on Telegrafi.

Fitore e madhe e Kosovës U21, tani ëndërrohet kualifikimi në Evropian

Posted: 22 Mar 2018 12:54 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka arritur të mposhtë moshatarët e tyre nga Azerbajxhani me rezultat 2-0.

Kosova e nisi mirë ndeshjen që nga minuta e parë duke rrezikuar portën e mysafirëve.

Edhe pse terreni ishte i vështirë për tu zhvilluar ndeshja, pasi kishte shumë borë, djelmoshat tanë nuk u ndalen për asnjë moment.

Në pjesën e parë, Kosova rrezikoi me Dakun, Hasanin dhe Sylejmanin por pa arritur të gjejnë golin.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në fillim të pjesës së dytë Kosova e gjeti edhe golin e parë në këtë sfidë.

Pas një aksioni shumë të mirë, Dren Feka asistoi tek Mirlind Daku i cili edhe më bukur pasoi tek Florent Hasani që me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.

Goli i dytë erdhi vetëm gjashtë minuta më vonë, kësaj radhe nga një ndërprerje.

Dren Feka harkoi bukur nga rivënia këndore, ndërsa mbrojtësi Kastriot Kolgeci u shkëput edhe më bukur për të shënuar me kokë për 2-0.

Deri në fund të ndeshjes, djelmoshat tanë patën edhe disa gjysmë raste shënimi por që rezultati mbeti 2-0.

Pas kësaj fitore Kosova zë pozitën e tretë në grup me 10 pikë të grumbulluara pas shtatë ndeshjeve.

Ndërkohë Azerbajxhani mbetet në pozitën e fundit me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova më 27 mars do të jetë nikoqire e Gjermanisë në 'Adem Jashari'. /Telegrafi/

 

The post Fitore e madhe e Kosovës U21, tani ëndërrohet kualifikimi në Evropian appeared first on Telegrafi.

Usmanov nuk është i interesuar për ta blerë Milanin

Posted: 22 Mar 2018 12:37 PM PDT

Mediat italiane kanë raportuar sot rreth një interesimi të një miliarderi rus për blerjen e Milanit.

Miliarderi rus, Alisher Usmanov thuhet se është i interesuar në blerjen e skuadrës kuqezi.

Por, 64-vjeçari po këmbëngul se nuk ka bërë asnjë propozim për të blerë “Rosonerrët” pas spekulimeve të sotme të mediave.

Gazeta Libero kishte raportuar se Usmanovi po shqyrtonte blerjen e ekipit nga Yonghong Li.

“Zoti, Usmanovi merr shumë propozime për të blerë klube futbolli, disa prej të cilave konsiderohen seriozisht dhe të tjerë që nuk janë. Ai nuk ka marrë asnjë propozim për të blerë AC Milanin”, ka thënë një ndër zëdhënësit e pasanikut rus.

Miliarderi i bëri paratë e tij përmes investimeve minerare dhe metalike dhe tashmë zotëron 29.25 për qind të klubit të madh anglez, Arsenalit.

Miliarderi rus, Usmanov interesohet për blerjen e Milanit Miliarderi rus, Usmanov interesohet për blerjen e Milanit

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, miliarderi rus është gjithashtu duke menduar për blerjen e klubit spanjoll, Sevilla. /Telegrafi/

The post Usmanov nuk është i interesuar për ta blerë Milanin appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more