Skip to main content

“Jesus refuzon kontratën e re të Cityt” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Jesus refuzon kontratën e re të Cityt” plus 9 more Telegrafi Futboll


Jesus refuzon kontratën e re të Cityt

Posted: 27 Mar 2018 02:52 PM PDT

Gabriel Jesus e ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për një kontratë të re – bën të ditur The Times.

Futbollisti brazilian nuk e ka pranuar pagën prej 90.000 funtesh (102.750 eurosh) në javë – që paraqet rritje prej 40 për qind të pagës së tij aktuale.

(Foto: Getty Images)

20-vjeçari kërkon të paguhet së paku 100.000 funte (114.160 euro) në javë me kontratën e re.

Të gjitha lajmet për Gabriel Jesus Të gjitha lajmet për Gabriel Jesus

Mos arritja e marrëveshjes ka bërë që të shtyhen bisedime deri pas Kampionatit Botëror.

Në verën e vitit 2016, Jesus arriti marrëveshje me Cityn, klub të cilit iu bashkua në janar të vitit 2017 për një shumë prej 27 milionë funtesh (31 milionë euro) plus shtesat.

Kontrata e tij aktuale është valide deri në verën e vitit 2021, mirëpo klubi anglez dëshiron t’ia përmirësojë atë për të shmangur interesimin e klubeve tjera.

(Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se Jesus shënoi golin e vetëm në fitoren e Brazilit kundër Gjermanisë në ndeshjen miqësore që u zhvillua të martën mbrëma. /Telegrafi/

The post Jesus refuzon kontratën e re të Cityt appeared first on Telegrafi.

Argjentina pa Messin kombëtare e zakonshme, Spanja ia shënon gjashtë gola – Shkëlqim i Iscos me het-trik

Posted: 27 Mar 2018 02:27 PM PDT

Argjentina është poshtëruar keq nga Spanja duke u mposhtur me rezultat 6-1. 

Jorge Sampioli nuk e kishte futur Lionel Messin fare në këtë ndeshje, i cili e shikoi ndeshjen nga tribunat.

Argjentina në mesfushë i kishte besuar gardës së vjetër me Javier Macheranon, Ever Banegën dhe Lucas Biglian, por që doli taktik totalisht e gabuar.

Festa e Spanjës

Diego Costa e nisi serinë e golave në minutën e 12-të me një shënim brenda zonës.

Isco e qoi rezultatin në 2-0 në minutën e 27-të.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Otamendit të shënaur në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë filloi me dy gola për Spanjën. Alcantara dhe Isco ishin ata që shënuan.

Ndeshjen mbyllën Aspas dhe Isco i cili e mbyll ndeshjen me het-trik.

Isco, lojtar i ndeshjes

Deri në fund nuk kishte më gola. Argjentina mori njërën ndër humbjet më të mëdha në histori. /Telegrafi/

The post Argjentina pa Messin kombëtare e zakonshme, Spanja ia shënon gjashtë gola – Shkëlqim i Iscos me het-trik appeared first on Telegrafi.

Anglia dhe Italia ndahen në paqe

Posted: 27 Mar 2018 01:58 PM PDT

Anglia dhe Italia kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Wembley.

Ndeshja nisi më mirë për italianët që mishin rast të mirë që në minutën e 19-të.

Harkimit të Antonio Candrevas nuk iu përgjigj si duhet Ciro Immobile.

Anglezët u kundërpërgjigjën në minutën e 26-të me gol.

Asistimin e Jesse Lingard e ktheu në gol Jamie Vardy për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta iu takoi italianëve.

Insigne provoi disa herë, por që nuk arriti të shënonte.

Zhvilloheshin minutat e fundit kur Chissa u rrëzua në zonë dhe nxori penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Insigne që shënoi për 1-1.

Deri në fund nuk kishte më gola duke u mbyllur ndeshja në barazim. /Telegrafi/  

The post Anglia dhe Italia ndahen në paqe appeared first on Telegrafi.

Pogba mesazh Mourinhos me asistim dhe gol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen mes Francës dhe Rusisë

Posted: 27 Mar 2018 01:51 PM PDT

Paul Pogba ishte fantastik në ndeshjen ndërmjet miqësore ndërmjet Rusisë dhe Francës, e cila përfundoi me fitoren e Les Bleus me rezultat 3-1.

Me paraqitjen e tij, mesfushori i Manchester Unitedit i ka dërguar një mesazh trajnerit të Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili e ka mbajtur në bankën rezervë.

Të gjitha lajmet për Paul Pogba Të gjitha lajmet për Paul Pogba

25-vjeçari ka startuar vetëm në katër prej dhjetë ndeshjeve të fundit të Unitedit, ndërsa nuk kishte startuar ndaj Sevillas në të dyja ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

(Foto: Getty Images)

Pas humbjes nga Kolumbia në Paris, Didier Deschamps vendosi që t’i angazhonte dy lojtarët e Manchester Unitedit, Anthony Martial dhe Paul Pogba, nga minuta e parë në ndeshjen kundër Rusisë.

Pogba u tregua vendimtar në këtë takim duke dhuruar asistimin në golin e parë të Francës, të cilin e shënoi Kylian Mbappe (40′).

(Foto: Twitter/Manchester United)

Me të filluar pjesa e dytë (49′), mesfushori u tregua fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë, e cila u ndal në rrjetë.

Fedor Smolov (68′) shënoi golin e nderit për Rusinë, ndërsa Mbappe shënoi edhe një gol (88′) pas asistimit të Blaise Matuidit. /Telegrafi/

The post Pogba mesazh Mourinhos me asistim dhe gol nga gjuajtja e lirë në ndeshjen mes Francës dhe Rusisë appeared first on Telegrafi.

Brazili mposht Gjermaninë në klasiken e gjigantëve botërorë

Posted: 27 Mar 2018 01:42 PM PDT

Pesë herë kampioni i botës, Brazili, ka dalë më i mirë se Gjermania në klasiken e gjigantëve botërorë duke fituar me rezultat 1-0.

Një ndeshje e bukur dhe me shumë raste, e cila nxori një fund të lumtur për lojtarët e Selecaos.

Gabriel Jesus doli të jetë heroi i ndeshjes me golin e shënuar në minutën e 37-të, pasi rrezikoi disa herë.

Me epërsi prej një goli në favor të brazilianëve, përfundoi edhe pjesa e parë e kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë, Brazili rrezikoi përsëri me anë të Willian dhe Paulinho.

Pas tij rrezikoi edhe Gabriel Jesus, mirëpo kësaj radhe nuk u tregua efektiv.

Të dy trajnerët, si Tite, po ashtu edhe Joachim Low, i provuan disa lojtarë dhe disa taktika në këtë takim miqësor. /Telegrafi/

The post Brazili mposht Gjermaninë në klasiken e gjigantëve botërorë appeared first on Telegrafi.

Challandes: Krenar me ekipin, fituam ndaj një kombëtareje të fortë

Posted: 27 Mar 2018 01:03 PM PDT

Kosova ka arritur fitore ndaj Burkina Fasos mer rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në afërsi të Parisit.

Pas ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes, ka deklaruar së është krenar me ekipin.

Sipas tij Kosova ka një skuadër kompakte dhe do të kërkohen sukseset.

"Ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Burkina Fasos. Taktikisht futbollistët luajtën siç u kisha kërkuar përpara takimit".

"Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë krenar për ekipin".

"Kemi bërë disa gabime, megjithatë duhet të thekson se zhvilluam një lojë shumë të fortë ndaj një ekipi shumë të mirë".

"Përsa i takon objektivave të Kosovës, nuk mund të jap një përgjigje fikse, por mund të them se kemi një skuadër shumë kompakte. Kam shumë besim tek e ardhmja", ka thënë Challandes për Supersport.

Trajneri zviceran ka marr dy fitore në po aq takime miqësore me Kosovën.

The post Challandes: Krenar me ekipin, fituam ndaj një kombëtareje të fortë appeared first on Telegrafi.

Titujt e mediave gjermane për barazimin ndërmjet Kosovës U-21 dhe Gjermanisë U-21

Posted: 27 Mar 2018 12:55 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka nxjerrë një barazim pa gola në Mitrovicë kundër gjigantit evropian të futbollit, Gjermania U-21.

Të zgjedhurit Rafet Prekazit bënë një paraqitje të mirë duke u treguar të fortë në mbrojtje dhe duke rrezikuar në fazën ofensive.

(Foto: Twitter)

Trajneri i Gjermania U-21 e ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve tanë duke u shprehur i kënaqur me barazimin, edhe pse nuk kishte pritur se të zgjedhurit e tij nuk do të fitonin.

Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur

Ndërkaq, mediat gjermane i kanë kritikuar lojtarët e tyre për lojën ndaj Kosovës, duke qenë se Gjermania U-21 ishte favorit i madh për këtë përballje.

(Foto: Twitter)

Më poshtë janë titujt e disa prej gazetave kryesore online të Gjermanisë:

“Kualifikimet për Evropian: Hap prapa! U-21 zhgënjen në Kosovë” – është titulli i Bild.

“Gjermania U 21 dështon para murit kosovar”, e ka titulluar Kicker lajmin rreth ndeshje së zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

“Turp për U-21: Vetëm 0-0 ndaj jofavoritit Kosovë” – është titulli i Die Welt.

“Ekipi i Gjermania U-21 rrëshqet” – e ka titulluar lajmin Sport1.de.

“Befasi në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21: Gjermania vetëm remi ndaj Kosovës” – shkruan në titullin e versionit gjerman të Goal.com.

“Gjermania U-21 dështon ta bëjë hapin tjetër në Kosovë” – e ka titulluar lajmin Handelsblatt. /Telegrafi/

 

The post Titujt e mediave gjermane për barazimin ndërmjet Kosovës U-21 dhe Gjermanisë U-21 appeared first on Telegrafi.

Dita e Kosovës në futboll – Dy fitore dhe një barazim brenda ditës

Posted: 27 Mar 2018 12:27 PM PDT

Sot ishte ditë e shënuar në futboll për ekipet përfaqësuese të Kosovës nga U-19 e U-21, e deri te ajo A.

Në tri ndeshje Kosova ka arritur të marr dy fitore dhe një barazim.

Kosova U-19 që kaloi fazën e parë eliminatore dhe shkoi në Portugali për 'Elite Round'.

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit pas dy humbjeve me Portugalinë dhe Irlandën, sot arritën të marrin një fitore ndaj Sllovakisë me rezultat 2-1.

Kosova U-19 e mposht Sllovakinë, e mbyll 'Elite Round' në vendin e tretë Kosova U-19 e mposht Sllovakinë, e mbyll 'Elite Round' në vendin e tretë

Leutrim Kryeziu dhe Abit Salihu ishin shënues në këtë takim.

Festa e lojtarëve të Kosovës U-19

Disa minuta më vonë, fishkëllima tri e herë e gjyqtarit u dëgjua edhe në Francë, ku Përfaqësuesja A shënoi fitore me rezultat 2-0 ndaj Burkina Fasos.

Afrikanët janë në vendin e 56-të në renditjen e FIFA-s dhe kombëtare e respektuar afrikane.

Kosova mposht Burkina Fason, shënojnë Muriqi e Paqarada Kosova mposht Burkina Fason, shënojnë Muriqi e Paqarada

Vedat Muriqi dhe Leart Paqarada shënuan golat në këtë fitore.

Skuadra statuese e Kosovës ndaj Burkina Fasos

Ndërsa gëzimi më i madh ishte në Mitrovicë, ku në stadiumin 'Adem Jashari' në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian për U-21.

Kosova U-21 merr pikë historike ndaj kampionit evropian të Gjermanisë Kosova U-21 merr pikë historike ndaj kampionit evropian të Gjermanisë

Kosova mori një barazim historik pa gola me Gjermaninë.

Visar Bekaj, Dren Feka e Valim Sulejmani me shokë zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme duke marrë një pikë që i mbanë në luftë për vendin e dytë.

Kosova U-21 që i mori barazimin Gjermanisë

Kosova ka tubuar 11 pikë deri më tani dhe i ka edhe dy ndeshje për t'i zhvilluar, ndaj Izraelit dhe Irlandës. /Telegrafi/

The post Dita e Kosovës në futboll – Dy fitore dhe një barazim brenda ditës appeared first on Telegrafi.

Prekazi: Këta djem dinë si të luftojnë për shtetin e tyre

Posted: 27 Mar 2018 12:18 PM PDT

Kosova U-21 ka arritur të marr një pikë përballë Gjermanisë në Adem Jashari.

Aktualisht Kosova ka 11 pikë dhe mbetet në luftë për vendin e dytë.

Trajneri Rafet Prekazi ka thënë pas ndeshjes që është një pikë e madhe dhe do të mundohen për vendin e dytë, pasi me këta djem që luftojnë aq shumë për shtetin e tyre mund edhe të ndodh.

Kosova U-21 merr pikë historike ndaj kampionit evropian të Gjermanisë Kosova U-21 merr pikë historike ndaj kampionit evropian të Gjermanisë

"Më gëzon fakti që nuk i kemi lënë të krijojnë shumë raste. Kemi luajtur pak të mbyllur, por Gjermani është kampion bote. Kemi mundur edhe t'i dënojmë, por na mungoi përvoja e lojërave ndërkombëtare".

"Jam shumë krenar me këtë ekip që e jep maksimumin, sepse kundërshtarët janë më të fortë".

"Mund ta mposhtim edhe Irlandën edhe Izraelin, sepse jemi teknikisht mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë".

Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur

"Vendi i dytë? Nuk e kam menduar, sepse Kosova është fillestare. Mirëpo, këta djem janë fenomenal, kështu luftohet për shtet, prandaj gjithçka është e mundur", deklaroi Prekazi për "Supersport".

Kosova zhvillon edhe një ndeshje me Irlandën dhe Izraelin.

The post Prekazi: Këta djem dinë si të luftojnë për shtetin e tyre appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur

Posted: 27 Mar 2018 11:54 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka marrë një barazim pa gola përballë kampionit në fuqi të Evropës në grupmoshat nën 21 vjeç, Gjermanisë.

Përzgjedhësi i gjermanëve, Stefan Kuntz, ka thënë se kishte pritur një ndeshje të vështirë përballë Kosovës dhe e kishte ditur se nuk do të ishte aspak lehtë.

Mirëpo, ai ka thënë se nuk priste një rezultat të tillë dhe se kishte shpresuar se lojtarët e tij do ta fitonin ndeshjen.

(Foto: Twitter)

Pas ndeshjes, trajneri gjerman ka thënë se Kosova bëri një paraqitje të mirë, derisa të zgjedhurit e tij nuk ishin në qind për qindëshin e formës.

Kosova U-21 merr pikë historike ndaj kampionit evropian të Gjermanisë Kosova U-21 merr pikë historike ndaj kampionit evropian të Gjermanisë

Duke qenë se Kosova U-21 u angazhua shumë, ishte e vendosur dhe luajti mirë, Kuntz është shprehur se ai dhe lojtarët e tij duhet të kënaqen me këtë barazim.

(Foto: Getty Images)

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian U-21, ‘Euro 2019’.

Kosova bën pjesë në Grupin 5 dhe numëron 11 pikë në vend të dytë, prapa Gjermanisë që ka arkëtuar 16 pikë. /Telegrafi/

The post Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more