DRENICA PRESS |
- Një qytet në Austri mbyll bastoret, shkak shqiptarët
- Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës!
- Drenas, digjet një stallë e bagëtive
- Arrestohet ish-presidenti i këtij shteti të madh evropian
- Detaje të reja rreth vdekjes misterioze të vajzës së mitur nga Shtimja
- E rëndë, vritet në oborrin e shtëpisë 32 vjeçari
- Epiqendra e tërmetit të sotëm, afër kufirit Kosovë-Mali i Zi (Foto)
- Tërmet në Kosovë
- Aksident në qendër të Prishtinës, krijohen kolona (Foto)
- Ndodh edhe kjo në Kosovë: Polici me uniformë në bastore
Një qytet në Austri mbyll bastoret, shkak shqiptarët Posted: 20 Mar 2018 02:33 AM PDT Pasi që autoritetet e qytetit Vöcklabruk kanë mbyllur një bastore, një numër shqiptarësh kanë zhvilluar një protestë të palejuar para shtëpive private të zyrtarëve të qytetit, shkruan wocenblick.at. Sipas portalit, kjo protestë ishte përpjekje për t'i frikësuar punonjësit në fjalë. Ndërkaq, arsyeja për mbylljen nga shteti të bastores është, sipas kryetarit të Vöcklabruckut, Martin Gschwandter, zhvillimi i lojërave ilegale aty, transmeton albinfo.ch. ndërsa drejtuesit e bastores dhe njerëzit e afërm me ta janë kundër një vendimi të tillë. Në një video të publikuar ne youtube nga vetë protestuesit, me himnin austriak në sfond, shihen njerëz me transparente duke qëndruar para shtëpive private të personave të përmendur ndërsa njëri prej tyre, duke thirrur me megafon. Njëri nga këto aksione të vogla është zhvilluar para shtëpisë së shefit të sektorit për siguri të Vocklabruckut, siç e tregojnë vetë postuesit e videos. Drejtuesit e bastores kanë bërë edhe ankesë juridike para Gjykatës Administrative të Landit të Austrisë së Epërme, transmeton albinfo.ch. Por kjo gjykatë u ka dhënë të drejtë autoriteteve të qytetit. Kjo ka bërë që ata të protestojnë edhe jashtë kornizave të lejuara ligjore, duke ushtruar presion mbi punonjësit e shërbimit publik. Sipas një raportimi televiziv të ORF, familjet me fëmijë të vegjël, banorë të shtëpive para të cilave është protestuar, kanë pasur frikë nga e gjithë kjo. Por policia i ka shuar demonstratat. Tash ndaj protestuesve do të ngrihen padi për detyrim dhe shpifje. "Ne u kemi bërë thirrje organeve kompetente që të veprojnë në mënyrë konsekuente kundër gjithë kësaj", ka thënë Gschandtner. The post Një qytet në Austri mbyll bastoret, shkak shqiptarët appeared first on DRENICA PRESS. |
Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës! Posted: 20 Mar 2018 02:20 AM PDT Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli është shprehur i shqetësuar kur gjatë ditës së djeshme ka parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në territorin e Kosovës. Në një prononcim për Indeksonline, Surdulli ka treguar se 8 pjesëtarët e ushtrisë serbe kanë qenë të unifromuar dhe me helmetë në kokë dhe me armë të gjata teksa kanë patrulluar në brendi të territorit të Kosovës. "Të dielën kah ora 13:30 duke ardhur nga mali kufiri me Serbi kaluan nëpër rrugën kryesore të lagjes se Bernjasheve ku edhe unë jetoj me familje në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë-Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarë të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata. N me një fqinjë, Baftjar Bernjashi ishim në oborrë të shtëpisë sime dhe menduam që këta pjesëtarë të ushtrisë janë të KFOR-it ukrainas të cilët ka pasur raste që kanë kaluar kësaj rruge deri sa KFOR-i Amerikan dhe ai Turk më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë. Më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre police te vijes se gjelbert ne lagjen tone dhe u shprehen te shqetesuar duke thene se kane qene pjesetare te ushtrise seebe sepse i kane percjellur nga distanca se ata kane vazhduar deri diku afer rruges kryesore per Karaçeve te poshteme dhe jane krhyer per fshatin Breznice te Rep.se Serbise,fshat i banuar me shqiptare. Kurse dje kane ardhur ushtria Amerikane dhe ajo Turke te KFOR-it me autoblinda dhe nje helikopter te cilet e kane vezhguar sikur edhe shpesh here tjera kete zone kufitare. Territori i kesaj lagje por edhe ne pergjithesi i Karaçeves nuk kontestohet qe eshte territor i Republikes se Kosoves,prandaj eshte shume skandaloze dhe e pa pranueshme nga banoret e kesaj lagje dhe ne pergjithesi e fshatit Karaçeve kalimi i ushtrise serbe ne territor te Republikes se Kosoves.Kerkojme nga KFOR-i,por edhe nga Policia e Kosoves si dhe nga institucuonet tjera te Republikes se Kosoves qe kjo kurr mos te perseritet sepse mund te kete pasoja ne pasigurine e banoreve", ka deklaruar Surdulli./Indeksonline/ The post Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës! appeared first on DRENICA PRESS. |
Drenas, digjet një stallë e bagëtive Posted: 20 Mar 2018 01:50 AM PDT Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dobroshec të Drenasit është djegur një stallë e bagëtive. "Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e bagëtive", thuhet në raportin policor, përcjell DrenicaPress. Sipas policisë, njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz./Drenicapress.info The post Drenas, digjet një stallë e bagëtive appeared first on DRENICA PRESS. |
Arrestohet ish-presidenti i këtij shteti të madh evropian Posted: 20 Mar 2018 01:40 AM PDT Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy është ndaluar për tu pyetur për financimet e tij në fushatë elektorale, raportojnë me lajm të fundit mediat kryesore europiane.Mediat thonë se lajmi është dhënë nga burime gjyqësore. Sipas Le Monde, gjykata po heton mbi financimet e dyshuara libiane në fushatën elektorale të Sarkozy të vitit 2007. Një burim i gjykatës së Reuters thotë se Sarkozy po merret në pyetje nga polica në lidhje me një hetim mbi parregullsitë në financimin e fushatës zgjedhore. Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013. Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime. Sarkozy ka shërbyer si President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u përpoq të bënte një rikthim në zgjedhjet e vitit 2017, por nuk arriti të bindë votuesit në partinë e tij për ta mbështetur.
The post Arrestohet ish-presidenti i këtij shteti të madh evropian appeared first on DRENICA PRESS. |
Detaje të reja rreth vdekjes misterioze të vajzës së mitur nga Shtimja Posted: 20 Mar 2018 01:39 AM PDT E hëna ishte dita e fundit kur familja nga Shtimja e pa vajzën e tyre 16-vjeçare.E mitura zgjodhi një mënyrë të tmerrshme që t'i japë fund jetës. Vajza shkoi në një objekt që ishte i pabanuar dhe ra nga një kat aty. E ishte pikërisht roja i objektit ai i cili u tmerrua kur e gjeti trupin e vajzës të shtrirë në tokë, transmeton Gazeta Express E gjithë ngjarja rrodhi kështu: Dje rreth orës 19 e 30 nga qendra Operative e një kompanie, Policia e Kosovës është njoftuar se në rajonin e Shtimes është një rast lëndimi i rëndë trupor. I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga dëshmitari R.I., i cili ishte punëtor në objektin nga i cili u hodh vajza policia ka marrë detaje se si rrodhi e gjithë ngjarja. "Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë". Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore nga Emergjenca e Shtimes dhe me rekomandim të mjekut ajo dërguar menjëherë drejt QKUK-së në Prishtinë. Nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti. Pas 2 orësh policia është njoftuar se vajza nuk arriti t'iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Prishtinë. Me rastin tashmë po merret Mjekësia Ligjore. Ndërsa policia është ende duke e hetuar këtë rast dhe shkakun e vdekjes së vajzës. The post Detaje të reja rreth vdekjes misterioze të vajzës së mitur nga Shtimja appeared first on DRENICA PRESS. |
E rëndë, vritet në oborrin e shtëpisë 32 vjeçari Posted: 20 Mar 2018 01:01 AM PDT Një person është gjetur i vdekur në orët e para të ditës së sotme në oborrin e banesës së tij në Dibër. Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli, si dhe po krihet e gjithë zona për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. The post E rëndë, vritet në oborrin e shtëpisë 32 vjeçari appeared first on DRENICA PRESS. |
Epiqendra e tërmetit të sotëm, afër kufirit Kosovë-Mali i Zi (Foto) Posted: 20 Mar 2018 12:55 AM PDT Mëngjesin e sotëm një tërmet ka prekur një pjesë të Kosovës, ku më së shumti është dëgjuar në rrafshin e Dukagjinit. Tërmeti me magnitudë 3.0 shkallë ka ndodhur në orën 07:24 dhe epiqendra e tij ishte në Mal të Zi, afër kufirit me Kosovën, shkruan Indeksonline. Dridhja më të mëdha janë dëgjuar në Pejë dhe Deçan. Ndryshe, gjatë natës së sotme, në orën 01:55 është dëgjuar edhe një tërmet tjetër në këto anë./Indeksonline/
The post Epiqendra e tërmetit të sotëm, afër kufirit Kosovë-Mali i Zi (Foto) appeared first on DRENICA PRESS. |
Posted: 20 Mar 2018 12:52 AM PDT Mëngjesin e hershëm sot është dëgjuar një dridhje toke në rajonin e Deçanit. Epiqendra sipas faqeve që regjistrojnë tërmetet thuhet të ketë qene shumë pranë Deçanit. Sipas kësaj faqe tërmeti ka qenë 3.4 shkallë. Tërmeti është dëgjuar edhe në Gjakovë dhe fshatrat përreth. Një lexues i Express ka treguar se tërmeti ndodhi në ora 01:55. "Është dridh toka dhe një dridhje te fuqishme ka qen sa jena zgju nga gjumi", ka shkruar lexuesi.
The post Tërmet në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS. |
Aksident në qendër të Prishtinës, krijohen kolona (Foto) Posted: 20 Mar 2018 12:49 AM PDT Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë "Te Qafa". Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga ky aksident ku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar rënd. Si pasojë e këtij aksidenti, janë shkaktuar edhe kolona në mëngjesin e sotëm./Indeksonline/ The post Aksident në qendër të Prishtinës, krijohen kolona (Foto) appeared first on DRENICA PRESS. |
Ndodh edhe kjo në Kosovë: Polici me uniformë në bastore Posted: 20 Mar 2018 12:47 AM PDT Nuk ka lidhje nëse je në orarin e punës.Lojërat e preferuara nuk bën të ikin. Kështu ka ndodhur me një polic të Kosovës, i cili i uniformuar ishte futur në bastore për të përcjellë rezultatet e lojërave të futbollit. Express ka siguruar një fotografi ku shihet një polic i cili po i përcillte rezultatet e basteve në ekranet e televizorëve përballë. Nuk ka informacione të sakta se në cilën komunë të Kosovës ka ndodhur ngjarja, mirëpo mësohet se personi që e ka publikuar foton është nga Kamenica. Raste të tilla ku mund të shihni pjesëtarë të Policisë së Kosovës në lokale të basteve janë të rralla, përderisa shpesh është raportuar se ka pasur raste kur policia nuk e ka respektuar orarin e punës dhe e ka shfrytëzuar për nevoja personale.
The post Ndodh edhe kjo në Kosovë: Polici me uniformë në bastore appeared first on DRENICA PRESS. |
You are subscribed to email updates from DRENICA PRESS. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: