Skip to main content

“Deshi t’ua vjedh ushqimin turistëve, elefantit i ngec hunda brenda veturës – për pak sa nuk e rrokullis (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Deshi t’ua vjedh ushqimin turistëve, elefantit i ngec hunda brenda veturës – për pak sa nuk e rrokullis (Foto)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Deshi t’ua vjedh ushqimin turistëve, elefantit i ngec hunda brenda veturës – për pak sa nuk e rrokullis (Foto)

Posted: 27 Mar 2018 02:36 PM PDT

Turistët panë më shumë se që kishin pritur, kur një elefant për pak sa nuk ua rrokullisi veturën në të cilën ata gjendeshin.

Kafsha kurioze kishte futur kokën brenda dritares së veturës duke kërkuar ushqim, por i ngeci brenda hunda, duke ia pamundësuar shoferit lëvizjen e lirë, transmeton Telegrafi.

Nga frika e madhe se mund t’i ndodh diçka, njëri nga turistët është fotografua duke dalur nga vetura e cila për pak sa nuk u rrokullis.

Këtë ngjarje të pazakontë e ka dokumentuar me disa fotografi, Sergey Savvi, 37-vjeç nga Rusia, i cili ishte në një udhëtim me bashkëshorten në parkun nacional të Shiri Lankës.

“Ishte një moment rrëqethës por njëherit argëtues. Elefanti bërtiste sikur i çmendur, duke krijuar re tymi me këmbët që i shkundte dhe e lëvizte veturën”, ka deklaruar autori i fotografive. /Telegrafi/

The post Deshi t’ua vjedh ushqimin turistëve, elefantit i ngec hunda brenda veturës – për pak sa nuk e rrokullis (Foto) appeared first on Telegrafi.

Duhej të ishte terapi qetësuese, reagimi befasues ndaj peshqve që ia kafshonin këmbët (Video)

Posted: 27 Mar 2018 11:41 AM PDT

Jacquie Wehmeyer nga Kentucky i Shteteve të Bashkuara, reagoi e tmerruar kur futi këmbët në akuariumin me peshq të vegjël.

Terapia që do duhej të ishte qetësuese, u kthye në makth për 68-vjeçaren e cili bërtiti fort dhe ndjehej e shqetësuar, transmeton Telegrafi.

"Shumë njerëz kanë ndjenja të përziera kur e provojnë këtë për herë të parë, por kjo pensioniste ishte shumë e zhurmshme", ishte përshkrimi i mirëmbajtësve të sallonit.

Kjo procedurë, ku peshqit hanë lëkurën e vdekur nga shputat e klientëve, është po popullarizuar shumë kohëve të fundit, pasi po tregohet efikase dhe qetësuese. /Telegrafi/

The post Duhej të ishte terapi qetësuese, reagimi befasues ndaj peshqve që ia kafshonin këmbët (Video) appeared first on Telegrafi.

Provuan të reklamojnë pasqyrat për shitje, shfaqen edhe vet në fotografitë qesharake (Foto)

Posted: 27 Mar 2018 11:17 AM PDT

Shitja e një pasqyre përmes internetit, por del të jetë një sfidë e madhe – shitësit, nuk po mund të shkrepin imazhin, pa qenë edhe vet në të.

Përdoruesi i Twitterit i njohur vetëm si Siv, ka mbledhur të gjitha këto reklama nëpër ueb-sajte të ndryshme dhe i përmblodhi në një llogari, transmeton Telegrafi.

"Shikimi i reklamave të atyre, që provojnë të shesin fotografi, është hobi im i ri", është përshkruar kjo galeri.

Disa nuk ishin aspak të shqetësuar që futeshin në kuadër, teksa të tjerë provuan forma të ndryshme, por iu shihet së paku dora. Më qesharakja është fotografia, ku njëri ka zbritur nga shkallët, për të fotografuar një pasqyrë me kornizë të dekoruar. /Telegrafi/

The post Provuan të reklamojnë pasqyrat për shitje, shfaqen edhe vet në fotografitë qesharake (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kurorëzimi nuk shkoi si duhet, shpeza që mbante unazat sulmoi shoqëruesin e dhëndrit (Video)

Posted: 27 Mar 2018 06:30 AM PDT

Jeni Arrowsmith dhe Mark Woods kishin kërkuar që gjatë ceremonisë së kurorëzimit, unazat t'ju dërgoj një buf.

Por, shpeza është shqetësuar nga të pranishmit dhe sulmoi njërin nga shoqëruesit e dhëndrit, që po priste në rendin e parë të një kishe në Cheshire të Anglisë, transmeton Telegrafi.

"Urojmë që ky të mos jetë ndonjë fat i keq për çiftin", është komenti që e shoqëron videon.

Kjo nuk është hera e parë, që shpezët si ky buf e ndërprenë ceremonitë e ndryshme, të shqetësuarë kryesisht nga njerëzit e shumtë. /Telegrafi/

The post Kurorëzimi nuk shkoi si duhet, shpeza që mbante unazat sulmoi shoqëruesin e dhëndrit (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more