Skip to main content

“Xhaçka-ushtarakëve: Vlerësim sipas meritës dhe trajtim dinjitoz” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Xhaçka-ushtarakëve: Vlerësim sipas meritës dhe trajtim dinjitoz” plus 9 more Gazeta SHQIP


Xhaçka-ushtarakëve: Vlerësim sipas meritës dhe trajtim dinjitoz

Posted: 25 Feb 2018 01:04 AM PST

Vlerësim dhe promovim në bazë të meritokracisë dhe trajtim përherë e më tepër dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi kryesor që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u dha efektivëve të Batalionit III të Këmbësorisë (b3k) në Poshnje, gjatë qëndrimit të saj në Berat, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në këtë qark.

Në vizitën e saj në b3k, ministrja Xhaçka shoqërohej nga zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani.

Fillimisht ministrja Xhaçka falënderoi të gjithë efektivët e këtij batalioni për angazhimin dhe kontributin e tyre në përmbytjet e fundit, sidomos tani që Emergjencat Civile janë nën përgjegjësinë e institucionit që ajo drejton. "Dua të ndalem pak tek Emergjencat Civile që tashmë janë fushë përgjegjësie e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse e kam parë kontributin, dedikimin, përkushtimin, profesionalizmin e gjithsecilit prej jush në ato operacione shumë të vështira në fillim të dhjetorit, kryesisht në zonën e Fierit dhe të Vlorës, por edhe këtu në Berat me punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjithsecili prej jush për t'i ardhur në ndihmë atyre banorëve që vuanin pasojat e motit të keq" – tha ministrja Xhaçka, e cila u shpreh se ishte në dijeni të vështirësive dhe nevojave të ushtarakëve dhe për të cilat shprehu angazhimin e saj për një trajtim më dinjitoz për secilin prej tyre.

Më tej ministrja Xhaçka zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me ushtarakët që kanë kaluar me sukses testet për t'u bërë pjesë e kontingjentit të ardhshëm shqiptar, i cili do të shërbejë në misionin e NATO Resolute Support në Kabul të Afganistanit, në kuadër të rritjes së kontributit të vendit tonë dhe shtimit të trupave shqiptarë në këtë mision. Ministrja i siguroi ata për një proces përzgjedhës të rregullt, të bazuar tërësisht në meritë dhe për të cilin mori konfirmimin e tyre. "Është shumë e rëndësishme që ky të jetë një proces, i cili vlerëson më të mirët, që vlerëson meritokracinë dhe vlerëson ata njerëz që vërtet janë të përgatitur për të shkuar në misione paqeruajtëse, sepse sigurisht, ju të gjithë e kuptoni që është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe që merrni mbi vete, jo vetëm për t'i shërbyer vendit tonë, por edhe për të projektuar siguri atje ku shkoni. Që do të thotë mbroni të tjerët edhe mbroni veten dhe duhet të jeni maksimalisht të përgatitur për këtë moment dhe prandaj insistoj që këto testime, që ky moment vlerësimi të jetë sa më i hapu , sa më transparent edhe gjithsecili prej jush të jetë i qartë për vlerësimin që merr dhe për vlerësimin që merr shoku juaj. Vetëm ata që vërtet meritojnë, janë ata që do të shkojnë në mision dhe kur them meritë, kam parasysh përgatitjen për këtë ditë. Dhe që ky mjedis të jetë më konkurrues dhe të promovojë realisht cilësinë dhe profesionalizmin, duhet të jeni të gjithë në garë më njeri – tjetrin."

Më pas, ministrja Xhaçka ndoqi nga afër një pjesë të programit mësimor teorik të ushtarakëve, në mjediset e një prej kabineteve të këtij batalioni.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura iu bashkuan nismës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit "Ditët e Pemëve", duke mbjellë pemë në oborrin e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Shyqyri Lakra" në Berat dhe në mjediset e b3k në Poshnje.

25 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 25 shkurt 2018

Posted: 24 Feb 2018 10:31 PM PST

Dashi

Nëse keni nevojë për përkushtimin e të tjerëve atëherë duhet të jeni të ndërgjegjshëm që ta meritoni atë. Çiftet e lidhura prej pak kohësh dhe ato që kanë kaluar së fundmi një krizë, do të jenë në paqe.

Demi

Shmangni shpenzimet që i kalojnë mundësitë tuaja dhe sigurisht mendoni për të vënë ndonjë para mënjanë. Vini logjikën në përdorim për gjithçka do të bëni sot dhe jini të durueshëm me të tjerët.

Binjakët

Jupiteri dhe Saturni do të jenë favorizuesit tuaj të sotëm, sidomos në aspektin sentimental. Ndërsa në punë do të kaloni momente tensioni, për shkak të kolegëve që janë të paaftë.

Gaforrja

Do të tërhiqeni shumë nga misteret e jetës. Talentet tuaja të fshehura mund të "shpërthejnë" papritur. Tregohuni më të besuar. Mos konsumoni ushqimet e pasura me sheqer. Përfundojini gjërat që keni nisur.

Luani

Ka ardhur ora që të sqaroheni për disa gjëra në jetën tuaj, duke nisur që nga miqësitë që po frekuentoni. Do të keni nevojë që të çlodheni dhe të mendoni në qetësi. Vini rregull në shtëpinë tuaj.

Virgjëresha

Mendojini mirë gjërat që po bëni, sepse mund të pendoheni në të ardhmen. Do të gjeni diçka që ju kishte humbur prej kohësh. Gjëra të bukura, të rehatshme dhe të mira do t'ju ndodhin së shpejti.

Peshorja

Nëse keni probleme, nuk është faji juaj. Filloni sot një fazë të re jete, ashtu siç e ndieni. Bëjeni gjithçka me qetësi. Kush po përjeton një lidhje ekstra do të kalojë një ditë të shkëlqyer.

Akrepi

Do të keni forcën e mjaftueshme për t'u përballur me një sqarim. Por duhet të jeni shumë diplomatik. Ndonjëherë nuk arrini që të shihni më tej "hundës" tuaj dhe për këtë fakt futeni në vështirësi.

Shigjetari

Hëna dhe Jupiteri do t'ju bëjnë energjikë sot. Mundësi të mira në punë dhe në karrierë. Mos bëni zgjedhje shumë të rëndësishme për momentin. Dedikojuni më shumë punëve të shtëpisë.

Bricjapi

Do të ndieni nevojën e një ndryshimi të fortë në gjithçka. Kritikat që do t'ju bëjnë, do të jenë nga zilia, ndaj mos ua vini veshin, por përpiquni të punoni për një projekt që e keni për zemër.

Ujori

Përpiquni që të jepni këshilla të mira. Nëse po mendoni që të organizoni një mbrëmje me miqtë, bëjeni në mënyrën më të mirë. Mos u ndieni aspak vetëm: thjesht do të jeni të lodhur.

Peshqit

Mos u besoni shumë shpejt personave të rinj. Mos këmbëngulni për një dashuri të pamundur. Kujdesuni më shumë për veten. Sot, nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve, mos flisni shumë.

Barça/ Gol spektakolar i Coutinhos, Suarez merr topin në shtëpi

Posted: 24 Feb 2018 01:50 PM PST

Barcelona ka regjistruar një tjetër fitore, teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Gironën, në 'Camp Nou'. Skuadra modeste befasoi katalanët në minutën e 3-të, pasi kaloi në avantazh me anë të Portu, por vetëm 2 minuta më pas, Suarez riktheu baraspeshën.

Më pas, deri në fudn të 45-minutëshit të parë Barça gjeti edhe 3 gola të tjerë, dopietë e Messit dhe sërish Suarez. Edhe pjesa e dytë foli për katalanët, që shënuan edhe dy gola të tjerë, duke vulosur shifrat 6-1.

Fillimisht ishte braziliani Coutinho, që shënoi një supergol nga distance dhe më pas Suarez kompletoi tripletën personale, duke marrë topin në shtëpi. Me këtë rezultat Barcelona shkon në kuotën e 65 pikëve dhe çon përkohësisht në +10 distancën nga Atletico Madridi i vendit të dytë.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbrojtja ‘ringjall’ Interin në prag të derbit

Posted: 24 Feb 2018 01:47 PM PST

Inter është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur jo pa vështirësi Beneventon me rezultatin 2-0. Në 'San Siro' miqtë ushtruan presing mbytës në 45 minutat e para, duke dominuar Interin, ndërsa tifozët nuk reshtën së vërshëllyeri të besuarit e Spallettit.

Gjithsesi në pjesën e dytë Benevento pagoi lodhjen e të parës dhe lëshoi terren, gjë që u shfrytëzua nga Interi, për t'iu afruar portës. Avantazhi erdhi në minutën e 66', ku Skriniar dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga këndorja dhe zhbllokoi rezultatin.

Interi merr zemër dhe vetëm 3 minuta më pas është Ranocchia, që shënon golin e dytë, sërish me kokë, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Kaq mjaftoi që Benevento të dorëzohej, ndërsa 10 minutat e fundit i luajti me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të Violës.

Një javë para derbit me Milanin, Interi jep shenja jete, teksa golat e munguar të sulmuesve, kompensohen nga qendra e mbrojtjes. Pas kësaj fitoreje, Interi shkon përkohësisht në vendin e 3-të, në pritje që të luajnë edhe Roma e Lazio.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bashkëshortja i prishi festën e beqarisë, Arbana Osmani ia bën në studio…Ja historia e xhelozisë

Posted: 24 Feb 2018 01:26 PM PST

Thonë që nuk ka dashuri të vërtetë pa xhelozi. E tillë ishte edhe historia e Iraidës me Danielin, që erdhi këtë të shtunë në programin "Dua të të bëj të lumtur".

Një histori plot dashuri dhe xhelozi, e cila nisi në bulevardin e Korçës. Një histori dashurie si ajo e këngës së famshme. Djali që qëndron në bulevard dhe i hedh fjalë vajzës që t'i tërheqë vëmëndjen dhe vajza që bën sikur nuk e sheh dhe vazhdon rrugën.

Me kalimin e kohës ata u njohën, u lidhën dhe kjo lidhje përfundoi në martesë. Por Iraida ishte tepër xheloze për Danielin. Ajo i linte shenja në qafë që të dallohej se ishte i dikujt tjetër, i kontrollonte rrjetet sociale dhe i hiqte followers-at, i kërkonte që të mos qëndronte me shoqërinë e tij se ata ngacmonin vajzat e tjera, madje xhelozia e saj arriti deri në atë pikë sa festën e saj të beqarisë e bashkoi me festën e tij vetëm e vetëm që të mos kishte vajza të tjera.

Për këtë arsye e kishte ftuar Danielin, t'i premtonte atij që ajo nuk do të bëhej më xheloze për asgjë. Për të parë nëse ky premtim do të mbahej, Arbana e vuri Iraidën në disa prova duke i vënë në dukje së në fakt ishte Danieli ai që duhej të bëhej xheloz për Iraidën me 29 mijë ndjekës dhe jo ajo për të, sepse djali kishte vetëm 600 të tillë.

Prova më e madhe që i bëri Arbana ishte organizmi i një feste beqarie ku morën pjesë dy shokët e tij dhe balerinat të cilat të veshura si braziliane kërcyen rreth Danielit duke e vendosur atë në qendër të vëmëndjes. E gjithë kjo gjë ishte vetëm e vetëm për të parë nëse Iraida do të mbante premtimin e bërë më përpara, provë ajo të cilën e kaloi me sukses.

Qershia mbi tortë e kësaj feste beqarie ishte vetë Luana Vjollca, të cilën Danieli e pëlqen shumë. Ajo nuk ishte e pranishme fizikisht, por fotoja e saj ndodhej mbi tortën në festën e beqarisë.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

8 vite pa asnjë foto familjare, fëmijët u kërkojnë prindërve të mos zihen më

Posted: 24 Feb 2018 12:42 PM PST

Pas suksesit që pati puntatën e parë, programi "Dua të të bëj të lumtur" i Arbana Osmanit u rikthye këtë të shtunë me histori të tjera.

Historia e parë që u trajtua ishte ajo e familjes Dogani, një familje e cila prej 8 vitesh nuk kishte gjetur asnjë moment qetësie.

Kur djali ishte i vogël kishte pasur probleme shëndetësore dhe në këtë moment kishin nisur zënkat e para. Problemet në familje me kalimin e kohës sa vinin e shtoheshin, duke i çuar kështu dy prindërit e familjes Dogani disa herë drejt divorcit, por ishin fëmijët ata që kishin ndërhyrë për t'i pajtuar.

Situatat e dhimbshme pasuan njëra-tjetrën, derisa një moment vajza e familjes tenton vetëvrasjen, fatmirësisht pa sukses…

Anila për shkak të gjithë situatës që kishte përjetuar kur ishte fëmijë ishte diagnostikuar me depresion kronik. Këtë gjendje e kishte kaluar e vetme, pa praninë e nënës së saj e cila ishte larguar nga Shqipëria për t'u kuruar…

Ishin fëmijët ata që kishin ftuar prindërit e tyre, për t'i kërkuar që të mos ndaheshin. Mesa duket ftesa e prindërve në programin "Dua të të bëj të lumtur" ishte përpjekja e fundit për të bashkuar familjen.

Anila i kërkoi falje mamasë së saj për gjithçka që ajo i kishte thënë, por Arbana la të kuptohej që të njëjtën gjë kishte dashur të bëjë dhe Miranda. Ajo kishte dashur të ftonte fëmijët e saj dhe t'i kërkonte falje atyre për mënyrën se si ishte sjellë me ta.

Në fund Arbana ftoi fotografin që t'u bëjë një foto familjare pasi ata nuk kishin asnjë të tillë prej vitit 2010, me shpresën dhe urimin se tashmë në familjen e tyre do të mbizotërojë harmonia.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

OKB miraton armëpushimin 30-ditor në Siri

Posted: 24 Feb 2018 12:30 PM PST

Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi njëzëri një rezolutë që kërkonte një armëpushim 30-ditor në Siri.

Këshilli prej 15 anëtarësh votoi për të lejuar dërgesat e ndihmës humanitare dhe evakuimet mjekësore në zonat e konfliktit.

Votimi vjen pas një jave të bombardimeve intensive të enklavës rebele në Ghoutan Lindore nga qeveria siriane dhe avionët rusë.

Votimi ishte vonuar disa herë që nga e enjtja ndërsa anëtarët luftuan për të arritur një marrëveshje. Rusia, një aleate e qeverisë së Sirisë, donte ndryshime. Diplomatët perëndimorë akuzuan Rusinë se po zvarritej për kohën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më parë tha se situata në Ghoutan Lindore ishte si “ferri në Tokë”.

I dërguari i SHBA në OKB bëri thirrje që armëpushimi të zbatohej menjëherë.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kujt i foli Rama për ndihmën ekonomike?! Ministrave dhe zyrtarëve lokalë të Beratit

Posted: 24 Feb 2018 12:25 PM PST

E vërteta e atyre banorëve të Beratit që tentuan dy herë pa sukses të merrnin një shpjegim nga kryeministri, është se janë përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike.

Por, shpjegimin për ta Kryeministri vendosi ta japë në një sallë të mbyllur, ku asnjë prej të pranishmëve nuk kishte ndonjë ankesë të tillë, për faktin e thjeshtë se të gjithë janë rrogëtarë shteti deri në nivelin më të lartë.

Praktikisht në një ambient komod si ky, Rama u sqaroi efektet fort pozitive të skemës së re të ndihmës ekonomike pikërisht ministrave Peleshi, Klosi, Gjiknuri, Ahmetaj, Qato, Nikolla, kryebashkiakëve të qarkut Berat, si edhe drejtorëve te administratës.

Kryeministri pohoi dhe gabimet e vogla në skemë, për të cilat faji i mbeti mungesës së ndjenjave në filtrimin e familjeve përmes sistemit elektronik. Por si shembull që godet është ai i qytetarit të keq, që nuk është më në skemën e ndihmës ekonomike, madje që refuzon dhe ofertën e kryeministrit për punë në privat, sepse ai do vetëm punë në bashki. Vallen e diskutimit e kapin dhe bashkiakët duke i dalë në shteg kryeministrit.

"Gratë nuk punojnë në fasoneri se thonë kanë alergji. Kush refuzon punën se ka alergji, ka alergji nga puna", thotë Kryeministri.

Takimi ishte për evidentimin e risive të shërbimeve publike online dhe të mbështetjes së fermerëve, ndërsa qytetarët i ndoqën nga transmetimi me regji qendrore apo ERTV udhëzimet që u komunikuan nga kjo sallë si urdhër i formës së prerë.

"Do mbillni çfarë thotë qeveria", vijon Rama.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Gjurmë Shqiptare”: Pse po bie Gjirokastra…?!

Posted: 24 Feb 2018 12:14 PM PST

Qyteti muze i Gjirokastrës po përjeton një nga momentet më të vështira të tij. Rrëshqitjet, erozioni, kaosi, frika…

Çfarë fshihet pas? A është kjo historia e një kronike të paralajmëruar? Po rrezikojnë banorët e këtyre zonave? A është ky një fenomen i izoluar? Banesat e vjetra monument kulture, banorët, historitë, kalaja…

Mos humbisni videon e plotë të investigimit të gazetarit Marin Mema.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kufiri me Malin e Zi, Haradinaj: Plotësuam kërkesën e LDK-së

Posted: 24 Feb 2018 11:20 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat mbrëmjen e së shtunës për të folur në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar në spektrin politik për çështjet e kufirit me Malin e Zi.

Haradinaj tha para gazetarëve se është arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe sipas tij, ky pakt plotëson kërkesën e këtij subjekti politik.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës tha se nuk ka ende një dakordësi me Listën Serbe.

Gjatë ditës, palët politike në koalicionin qeverisës të Kosovës njoftuan konsensusin për të ratifikuar në Kuvend marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Lajmi konfirmohet nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se PDK-LDK-AAK përfshi edhe Nismën e Limajt dhe AKR-në e Pacollit, janë të gatshëm të votojnë.

"Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Haradinaj, LDK-në, Nismën socialdemokrate dhe zv.kryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv", ka shkruar Veseli.

"Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin", vijon më tej statusi i kryeparlamentarit të Kosovës.

Demarkacioni është vendosur si kusht nga Bashkimi Europian për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Por, ratifikimi i tij është shtyrë për javën e ardhshme, pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të kësaj jave, për mungesën e votave të nevojshme për ratifikim në Kuvend.

Në Kuvend duhen 80 vota pro, sa dy të tretat e deputetëve për të miratuar marrëveshjen me fqinjin malazez.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more