Skip to main content

“Veliaj: Ja diferenca e lejeve të ndërtimit mes meje dhe Bashës” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Veliaj: Ja diferenca e lejeve të ndërtimit mes meje dhe Bashës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Veliaj: Ja diferenca e lejeve të ndërtimit mes meje dhe Bashës

Posted: 23 Feb 2018 02:16 AM PST

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se gjatë këtyre tre viteve janë dhënë shumë më pak leje se sa në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë. "Leje ndërtimi në bashkinë e Tiranës quhet çdo objekt që kërkon nga bashkia autorizim për të bërë një ngrehinë, ngrehinë pra për të ndërtuar diçka.

Në qoftë se me kryetarin e bashkisë së kaluar ne kemi pasur 90 leje për pallate në një vit, ne në tre vite kemi pasur vetëm 73. Po I marr me radhë të gjithë treguesit, në qoftë se në bashkinë Basha punohej vetëm me 65 arkitektë, në bashkinë e re punohet me 113. Automatikisht nënkupton pluralizimin të atyre që sjellin projekte në bashki", tha Veliaj.

Në këto tre vite janë dhënë gjithsej 550 000 m2 ndërtim mbi tokë në të gjithë Tiranën e madhe sëbashku me ish-komunat e shtuara sëfundmi, ndërkohë që Basha në vetëm 1 vit, vetëm në Tiranën e vogël dha 770000 m2 ndërtim.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ushtria e Kuqe, 100 vjet nga armata e ish-Bashkimit Sovjetik

Posted: 23 Feb 2018 02:01 AM PST

Nja dy cigare dhe hip në kamion. Katër kilometra e gjatë është rruga nga fshatrat përreth qytezës branderburgase Erkner deri te stacioni i trenit. Një rrugë që nuk bëhet dot gjithnjë më këmbë a me biçikletë. Kështu që ishte shumë komode, kur atypari kalonte ndonjë kamion i kazernave të ushtrisë ruse: “Mjafton t’u jepje ndonjë cigare dhe të merrnin me vete në karroceri", kujton fotogarfi Christian Thiel që është rritur në këtë zonë, në kohën e pushtimit sovjetik gjatë viteve 1950. Gati një gjysmë shekulli, prej vitit 1945 deri kur u tërhoqën, në gusht të vitit 1994, Ushtria Ruse ishte stacionuar në pjesën lindore të Gjermanisë. Ajo ishte pararoja ushtarake e sundimit sovjetik e drejtuar kundër Europës Perëndimore.

“Për rusët ne ishim kafshë të egra”

Marrëdhëniet me popullsinë civile u normalizuan vonë. Në vitin 1945, Gjermania naziste sapo kishte humbur Luftën e Dytë Botërore, gjermanët kishin shumë frikë nga ushtarët sovjetikë. Me të hyrë në Gjermani dhe pasi okupuan ndërtesën e Rajhstagut, ushtarët rusë e bënë të qartë se kush do ta kishte pushtetin këtej e tutje.

Me të marrë sovjetikët më 1 maj ndërtesën e Rajhstagut ata ngritën aty flamurin e Bashkimit Sovjetik. Fotografi rus Jewgeni Ananjewitsch Chaldei e ka fiksuar skenën me kamera. Edhe pse skena mund të jetë sajuar më pas, kjo fotografi është bërë tashmë ikonë e historisë së fotorafisë.

Në fillim, nën flamurin e kuq të Bashkimit Sovjetik sundonte dhuna dhe aribrariteti, viktimat kryesore të të cilave ishin gratë. “Rusët mund të bënin tani me ne çfarë të donin", kujton berlinezja Eva Schliep ditët e para pas pushtimit të Berlinit në prill 1945, në gazetën e përditshme “Die Welt”. “Përdhunime, ekzekutime dhe plaçkitje dhe veç kësaj një urrejtje e pakufishme ndaj gjermanëve që u kishin shkaktuar aq shumë vuajtje rusëve na e bënin jetën shumë të vështirë.” Numri i grave të shfrytëzuara dhe përdhunuara gjatë muajve të parë të pushtimit rus nuk dihet saktësisht. Hamendësimet janë shumë të ndryshme: nga 200.000 deri në dy milionë.

Armiq të urryer

Në vitin 1945 Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania kishin një armiqësi të urryer. Edhe themelimi i Ushtrisë së Kuqe kishte qenë rezultat i një humbjeje shkurajuse që kishin pësuar rusët në Luftën e Parë Botërore. Në vitin 1917, ushtria gjermane kishte pushtuar pjesë të tëra të perandorisë cariste që ishte në rrënim e sipër. Në dhjetor të po atij viti u takuan përfaqësues të dy shteteve për të bërë negociatat e paqes në qytetin Brest Litovsk, 180 km larg Varashavës. “Rrethanat historike", do të shkruante Leo Trotzki, që disa muaj më pas organizoi themeleimin e Ushtrisë së Kuqe, “kishin bërë që të deleguarit e regjimit më revolucionar që ka parë historia të ulen në një tryezë me përfaqësuesit diplomatikë të kastave më reaksionare ndër të gjitha klasat qeverisëse".

Kjo kastë reaksionarësh u diktoi rusëve një paqe shumë të disfavorshme. Bashkimi Sovjetik duhej t’i dorëzonte Perandorisë Gjermane pjesë të mëdha të terrenit të tij – një humbje poshtëruese që nuk duhej të përsëritej edhe një herë kështu.

Nga kazma te pushka

Kështu edhe Trotzki, në janar 1918, nisi të ndërtonte një ushtri sovjetike “të kuqe". Ai e ndërtoi atë mbi bazën e ushtrisë cariste që nuk ishte shpërbërë ende, prej së cilës rekrutoi edhe shumë komandantë. “Përqindja e papërfillshme e analfabtëve ndër rekurtë sa vjen e ulet", shënon ai në vitin 1934. “Gjatë vitit të kaluar, vetëm në Moskë kanë marrë çertifikatat e qitësve 50 000 punëtorë nga profesionet civile dhe shkollat."

Spastrimi i madh

Sowjetrepublik Leo Trotzki (picture-alliance/akg-images)
Për Stalinin ushtria me shumë oficerë që kishin shërbyer në kohën e carit, ishin të rrezikshëm. Themelusin e saj ai e kishte detyruar të mërgonte qysh në vitet 1928/29. Në vitin 1937 ai vendos të bëjë një “spastrim": Shkarkoi afro 35 mijë oficerë, gati gjysmën e tyre i dërgoi në internim. Shumë syresh i ekzekutoi. Pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria e Kuqe u bë ushtria më e madhe e botës. Ajo përfshinte 170 divizone këmbësorie, 35 divizione tankesh dhe 58 divizone artilerie, afro katër milionë e gyjsmë ushtarë ishin me armë në dorë. Por ushtria e rezervistëve ishte shumë më e madhe, afro 30 milionë vetë.

Tërhqja nga Gjermania

Edhe arsenali në tokën gjermane ishte shumë i madh. Kur Ushtria e Kuqe u largua nga RDGJ-ja në vitin 1994, ajo la pas një rrjet me 1.500 impiante ushatarake. Rreth një gyjmë milionë ushtarë u kthyen në shtëpi. Ata morën me vete afro 4.300 tanke, 100.000 kamionë, 3.600 armë dhe 180 sisteme raketore.

Gjermanisë, e cila sapo ishte bashkuar pak më parë, kjo i kushtoi shumë: ajo mori përsipër një pjesë të mirë të kostove të transportit të impianteve ushtarake, përafërsisht 7,5 milardë marka gjermane (afro katër miliardë euro). Shumë prej aparaturave janë ende në përdorim, si pjesë e inventarit të ushtrisë së shtetit pasardhës të Bashkimit Sovjetik, Federatës Ruse.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Demarkacioni, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Posted: 23 Feb 2018 01:57 AM PST

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të dalë në votim marrëveshja e demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Në sallë janë të pranishëm 93 deputetë.

?Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon me dy të tretat e deputetëve prezent në sallë, Kuvendi i Kosovës nuk mund ta kthej në seancë këtë pikë 90 ditë.

"Po iu njoftoj meqë është e rëndësishme për liberalizimin e vizave, nëse nuk kalon me dy të tretat e kolegëve prezent në sallë, 90 ditë nuk do të ketë të drejtën ta kthej Kuvendi në seancë, domethënë vazhdojmë me avazin e vjetër", tha ai.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, Prokurori special akuza të reja për dy njerëzit e Trumpit

Posted: 23 Feb 2018 01:50 AM PST

Prokurori Special që po heton për Rusiagate, Robert Mueller, ka ngritur akuza të reja kundër ish drejtorit të fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Paul Manafort, dhe ndaj partnerit të tij në biznes, Rick Gates.

Mashtrim dhe riciklim janë dy akzuat kryesore. Bëhet fjalë për 32 akuza të reja që i shtohen 12 të tjerave të dpozituara kundër tyre që në muajin tetor të një viti më parë në kuadër të hetimeve për ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet presidenciale.

Në 37 faqet e akuzave të depozituara nga Mueller, përshkruhet dhe mekanizmi me anë të cilit Manafort e Gates kanë ricikluar 30 milionë dollarë, sidomos të ardhurat e përfituara nga puna e tyre për qeverinë ukrainase.

Ata gjithashtu akuzohen se nuk kanë paguar taksat për më shumë se dhjetë vjet si dhe që kanë përdorur shoqërinë e tyre imobiliare për të marrë më shumë se 20 milionë dollarë borxh me anë të një skeme mashtrimi.

Manafort drejtoi fushatën elektorale të Trump nga muaji qershor deri në gusht të 2016-ës dhe Gates ishte krahu i tij i djathtë.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Afrika e Jugut, vendi i aventurave më ekstreme (Foto)

Posted: 23 Feb 2018 01:36 AM PST

Afrika e Jugut është vendi i peizazheve të lë pa frymë, shtrirje të gjelbra që ndryshojnë me vargjet malore, ngjyrat magjepsëse, plazhet e bukura dhe safaristët. Por është gjithashtu vendi ideal për ata që dëshirojnë të kalojnë kohë duke iu përkushtuar aventurave më ekstreme.

Kombi afrikan në fakt është rizgjedhur kohët e fundit si destinacioni më i lartë i aventurave për 2018-ën nga rrjeti ndërkombëtar i turizmit "TYRatism", ndërkohë që Afrika e Jugut ofron aktivitete të shumta adrenaline.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kosovë, Albin Kurti sulmohet me vezë, arrestohet autori

Posted: 23 Feb 2018 01:30 AM PST

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është gjuajtur me vezë derisa hynte në ndërtesën e Kuvendit.

Mediat kosovare shkruajnë se një qytetar me emrin Islam Krasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.

Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët e kanë future në oborrin e ndërtesës së Kuvendit.

Për sot është paralajmëruar një protestë para Kuvendit në përkrahje të Demarkacionit.

Kasniqi ka gjuajtur me vezë në drejtim të Kurtit në shenjë proteste për mos ratifikimin e Demarkacionit.

Pas këtij veprimi Krasniqi është shoqëruar nga policia të cilët  e kanë future në oborrin e ndërtesës së Kuvendit.

Për sot është paralajmëruar një protestë para Kuvendit në përkrahje të Demarkacionit.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Njihuni me tifozen “hot” të Juventusit (Foto)

Posted: 23 Feb 2018 01:21 AM PST

Për një modele të ditëve të sotme, rruga më e shpejtë për të fituar famë ndoshta është të qenit tifoze me një skuadër të madh që ka miliona tifozë. Ky është rasti bukuroshes italiane Elisabetta Galimi.

Ajo e ka shprehur hapur simpatinë për Juventusit, duke fituar shumë më tepër miq në faqet e saj në rrjetet sociale. Askush nga e ata që ndjekin Elisabettan nuk është penduar, sepse fotot e saj janë vërtet provokuese.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Moda, fustanet e gjata që i pëlqejnë shumë edhe “atij”!

Posted: 23 Feb 2018 01:17 AM PST

Gratë përgjithësisht i adhurojnë ato, por çfarë mendojnë zotërinjtë meshkuj? Varet nga veshja, por ka raste që këto veshje ndezin imagjinatën

Me ardhjen e pranverës, stinës së bukur, mundësitë për të veshur fustan të gjatë shumëfishohen: ceremoni të të gjitha llojeve (dasma, evenimente të ndryshme, etj), por edhe mbrëmje dhe party për të festuar diplomimet, ditëlindjet si dhe mund t'i përdorim akoma më tepër në plazh qoftë për shëtitje, qoftë për të rimarrë ngjyrën që na pëlqen aq shumë. E çfarë më mirë se një fustan të gjerë dhe të lehtë për t'u ndjerë të bukura dhe të modës?

Atëherë ja disa këshilla magjepsëse për të qenë 'al top' me një veshje që i pëlqen shumë edhe partnerit tonë. Siç thoshin gjyshërit tanë, ne përpiqemi të kemi “gotën plot dhe gruan e dehur”: le të zbulojmë se çfarë mund të na pëlqejë të dyve, por edhe të jemi sa më trendi.

Nga ana tjetër, është e kotë ta mohojmë: për ne zonjat, veshja e gjatë është ajo që ëndërrojmë gjithmonë. Fustanet maxi na bëjmë të ndihemi si princesha elegante dhe aristokrate, njëkohësisht, me pak fjalë të parezistueshme. Dhe nëse i kombinojmë me aksesorët e duhur, nuk na e merr dot askush. Megjithatë partnerët tanë nuk janë aq entuziastë kur kanë në krah një mbretëreshë kaq të parezistueshme. Atëherë le të shohim të zgjedhim një fustan të gjatë të tillë që të jetë edhe në nivelin e partnerit.

Shoh nuk shoh!: Dantella është zgjedhja e duhur për ata që duan të ndjehen sexy edhe me një fustan të gjatë, por nuk heqin dorë nga ideja e tërheqjes së syve të tyre. E zezë apo e bardhë nuk ka rëndësi: ajo që ka rëndësi është të kesh linjat e duhura, sepse me një fustan të tillë nuk mund të mashtrosh. Rroftë sinqeriteti!

Vajza e luleve: Zgjedhja e veshjes është gjithashtu e rëndësishme në varësi të asaj se si duam të ndjehemi. Nëse gjendja shpirtërore është ajo e “Unë dua të jem hippie”, ne i kushtojmë vëmendje, sepse jo gjithmonë seksi i fortë pëlqen të shoqërohet nga një vajzë e brishtë si lulet, për të mos përmendur se shumë meshkuj mendojnë se veshjet e gjata janë perfekte për ata që duan të fshehin trupin e tyre, kështu që janë shumë të përshtatshme për periudhën e shtatzënisë ose kur nuk duam të na duken kilet e tepërta. Kështu që le të përqendrohemi tek aksesorët e duhur që i bëjnë këto fustane magjepsës si në qytet ashtu edhe në një shëtitje në plazh, pse jo?

Joshëse: Nëse flasim për veshjet e gjata të mbrëmjes apo veshjet formale, një fustan i ngushtë me qafë të hapur mbrapa lehtësisht një mashkull. Do të dukeshim sharmante. Kështu është e dukshme që fustani i gjatë transmeton më shumë elegancë se një fustan i shkurtër mbi gju. Pa dashur të heqim dorë nga minifundet!

22 shkut 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bakoyannis, interpelancë Kotziasit për paktin detar me Shqipërinë

Posted: 23 Feb 2018 01:08 AM PST

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis ka akuzuar ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias se po kryen një marrëveshje sekrete me Shqipërinë, në mënyrë që të bëhen ndryshime që plotësojnë kërkesat e palës shqiptare për sa i përket marrëveshjes së delimitimit të zonës detare midis dy vendeve, e nënshkruar nga vet ajo dhe homologu i saj Lulzim Basha në vitin 2009.

Duke thirrur në interpelancë zotin Kotzias, ajo shtron 3 pyetje:

– Për çfarë arsyesh, qeveria po shkon drejt një procesi rishikimi të marrëveshjes për zonat detare të vitit 2009, e cila u rakordua dhe u nënshkrua nga Greqia dhe Shqipëria?
– Cilat pjesë të marrëveshjes po planifikon qeveria greke të rishikojë?
– A është e vërtetë se qeveria synon të ndryshojë pozicionimin e përhershëm të Greqisë për sa i përket përcaktimit të zonave detare në bazë të "vijës së mesme"?

Sipas ish-ministres greke, komuniteti shkencor ndërkombëtar në atë kohë kishte vendosur se marrëveshja dypalëshe Shqipëri-Greqi ishte e balancuar dhe reciprokisht e dobishme dhe e aplikonte në mënyrë shembullore parimin e "vijës së mesit" në delimitimin e zonave detare.

Dora Bakoyannis thotë gjithashtu se Shqipëria nuk e zbatoi në vitin 2009 marrëveshjen, kryesisht për shkak të zhvillimeve politike brenda Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, ajo akuzon Kotziasin se ka në plan të ndryshojë vijën kufitare, duke i "ofruar" vendit fqinj një zonë të madhe detare pranë Korfuzit. Ajo paralajmëron se operimet e fundit qeveritare bartin rreziqe nëse Athina pranon disa pozicionime shqiptare mbi çështjet në lidhje me delimitimin, në bazë të ishujve pranë Korfuzit, duke u krijuar precedentë negativë për përcaktimin e kufijve në një zonë tjetër detare.

Qeveria – përfundon Bakoyannis, – po e trajton këtë çështje kombëtare në mënyrë të paqëndrueshme dhe të papërgjegjshme. Pa mirëkuptimin e nevojshëm me forcat politike të vendit, qeveria "Tsipras" është e gatshme të pranojë anulimin efektiv të marrëveshjes së mëparshme, thekson ajo.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vdes një polic spanjoll pas përleshjeve me tifozët rusë të futbollit

Posted: 23 Feb 2018 01:04 AM PST

Një polic spanjoll ka vdekur pasi forcat e sigurisë janë përleshur me tifozët e klubit rus të futbollit, Spartak Moska, në qytetin Bilbao të Spanjës, ku është zhvilluar një ndeshje e Ligës Evropiane.

Incidenti që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ka rritur shqetësimet pasi Rusia, pas më pak se katër muajsh, do të jetë nikoqire e Kupës së Botës.

Autoritetet baske në veri të Spanjës thanë se polici dyshohet se ka vdekur nga sulmi në zemër, pas përleshjeve me tifozët jashtë stadiumit San Mames, ku është zhvilluar ndeshja midis Atletiko Bilbaos dhe Spartak Moskës.

Në incident është plagosur edhe një rus, ndërsa janë arrestuar pesë veta, tha policia.

Të enjten, policia gjermane ka arrestuar një rus të dyshuar për plagosjen serioze të një tifozi britanik të futbollit, gjatë Kampionatit Evropian në Francë, dy vjet më parë.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more