Skip to main content

“Vazhdojnë reshjet e dëborës, i ftohti ekstrem zbret deri në Lushnje” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Vazhdojnë reshjet e dëborës, i ftohti ekstrem zbret deri në Lushnje” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vazhdojnë reshjet e dëborës, i ftohti ekstrem zbret deri në Lushnje

Posted: 28 Feb 2018 12:16 AM PST

Në Tiranë dikur binte borë një herë në 30 vjet, por me ndryshimet e klimës ky është viti i dytë rresht që kryeqytetasit zgjohen me dëborë. Dhe kjo është dita e dytë me reshje.

Edhe në Lushnje këtë mëngjes nisën reshjet e dëborës.

Dëborë ra në mëngjes sërish edhe në Durrës dhe Elbasan.

Ndërsa më në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku shkollat janë ndërprerë deri në një urdhër të dytë.

Reshjet vijojnë me intenstet të lartë edhe në Bulqizë. Përveç rrugëve që bllokohen, janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit njësitë Ostren, Trebisht, Martanesh, shumë fshatra të njësisë Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë. Trashësia e dëborës në qytet është 50 cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 70 cm deri në 1 metër.

Reshjet e dëborës, të rëna gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Skraparit, kanë krijuar problematika në këtë qark. Ato kanë sjellë probleme në akset që të çojnë në fshatrat malore drejt Tomorit si dhe kanë bërë që të mbyllet procesi mësimor në 10 shkolla malore.

28 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kapet rreth gjysmë ton kokainë e ardhur nga Kolumbia në Portin e Durrësit

Posted: 28 Feb 2018 12:13 AM PST

Foto ilustruese

Në një operacion antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit, është sekuestruar sasia më e madhe e kokainës, që është kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Lënda narkotike gjendej në një kamion, i cili kishte për destinacion Italinë dhe ishte e paketuar e fshehur në ambientet e brendshme të mjetit të tonazhit të rëndë.

Droga kishte mbërritur nga Kolumbia dhe sinjalizimet për transportin e saj kishin ardhur nga agjencitë partnere në Spanjë, Holandë e Gjermani.

Policia ka shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për lëndën narkotike dhe linjën e trafikut të kokainës.

28 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Rilindja” e Berlusconit: Partnerja më kompenson lodhjen e ditës

Posted: 27 Feb 2018 11:45 PM PST

Në një intervistë për të përjavshmen italiane "Chi", Silvio Berlusconi flet për Francesca Pascalen, me të cilën është i lidhur që prej vitit 2011 dhe që jeton në "Vila Maria"."Kavaljeri" tregon se në vilë kthehet për të darkuar dhe për të fjetur sa herë që përkushtimet ia lejojnë siç tregojnë edhe fotot e liderit të  Forza Italias në jetën e tij private së bashku me partneren.

"Ndryshe nga vila në 'Arcore', – tregon Berluskoni, – pak njerëz e dinë adresën dhe numrin e telefonit të vilës, që është një strehë e sigurt, ku pritja dhe ëmbëlsia e Francesca-s më kompensojnë lodhjen e ditës".

Berluskoni ka folur edhe për rikthimin në politikë në prag të zgjedhjeve në Itali. "Falënderoj Zotin dhe mjekët, sepse pas operacionit që bëra verën e shkuar, ndihem më energjik dhe i shëndetshëm se më parë. Dhe ashtu si në vitin 1994, ndjeva detyrën për t'u kthyer në politikë dhe për të ndihmuar vendin tim nga një rrezik i madh, atë të marrjes së pushtetit nga lëvizja "Pesë yjet'".

"Këtë herë, – vazhdon Berluskoni, – jam përgatitur si një sportist për të përballuar lodhjen e fushatës elektorale. Nuk fle shumë. Ndonjëherë qëndroj zgjuar deri në 2 apo 3 të natës dhe më pas zgjohem në 6. Por unë ndihem mirë pavarësisht nga mosha që kam".

Më tej, ish-kryeministri Italian dhe ish-presidenti i Milanit shton: "Mbaj shumë discipline,, që është një nga sekretet për të arritur objektiva të vështirë,edhe pse gjatë fushatës  nuk ekziston një ditë si një tjetër. Më është dashur të merrem me mediat dhe rrjetet sociale, për të cilat kujdesem personalisht. Ndërkohë përpiqem të ha mirë: shumë fruta dhe shumë lëngje. Para së gjithash pi shumë, të paktën dy litra ujë në ditë dhe çaj. Konsumoj perime dhe marr proteina. I dua shumë ëmbëlsirat, por e ruaj veten shumë", – nënvizon Berlusconi.

28 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 28 shkurt 2018

Posted: 27 Feb 2018 10:00 PM PST

Dashi

Do t'ju duhet t'i kushtoheni së tepërmi punës, megjithatë pa neglizhuar edhe ndjenjat. Sot ju do të keni një energji shumë të veçantë, pothuajse unike, që do t'ju shtyjë në krahët e partnerit/es. Ata që janë vetëm do të bëjnë takime të shkëlqyera falë aleancës misterioze në ajër midis Plutonit dhe Venusit!

Demi

Jo gjithçka është paqësore në dashuri: sidomos në mbrëmje, disa re në horizont do të vënë edhe marrëdhëniet më të testuara në krizë. Por gjithçka do të funksionojë më së miri dhe do jetë kalimtare! Nëse jeni vetëm ju do të animoheni nga një vitalitet i madh që do t'ju dërgojë për të tërhequr arritje të shumta. Në punë priten rezultate pozitive.

Binjakët

Aspektet e harmonizuara të yjeve ju premtojnë një marrëdhënie stimuluese, mbështetëse të projekteve të reja. Partneri/ja do t'ju ndihmojë të jetoni ngjarjet e kësaj dite në një mënyrë më të pranueshme. Flirtime të reja vijnë për zemrat e vetmuara, por asgjë nuk është serioze. Sot do të keni mundësi për bashkëpunime të reja. Përdorni angazhimin dhe reflektimin në punë.

Gaforrja

Jeni duke jetuar një moment intensiv të jetës tuaj, i cili do t'ju bëjë të zgjeroni horizontet tuaja, por do t'i lini pak hapësirë ​jetës private. Mos i neglizhoni të dashurit tuaj! Planetët do të ndihmojnë beqarët për të bërë njohje të reja dhe për t'u shkëputur nga rutina. Është momenti ideal për të propozuar një iniciativë që është afër zemrës suaj përsa i përket ëndrrave dhe projekteve.

Luani

Të vënë përballë një zgjedhje të vështirë, marrjes së një vendimi të rëndësishëm në fushën e dashurisë, do të dini se si të veproni. Një histori e nisur kalimthi evoluon në një histori të thellë. Beqarët do të duhet të mbajnë një ekuilibër me një person nëse nuk duan ta mashtrojnë atë. Më mirë të flasin qartë. Qielli paraqitet pa re dhe gjithçka duket e qartë. Yjet ju ndihmojnë të arrini qëllime vërtet ambicioze.

Virgjëresha

Do të jetë një e martë pa ngjarje të mëdha, por gjithçka shumë e qetë. Jeta sensuale rrjedh pa probleme, përveç ndonjë një grindjeje të vogël. Nëse keni besim ju që jeni vetëm, do të zbuloni se shpresat dhe aspiratat nuk janë të paarritshme. Është një ditë ideale për të treguar se jeni me të vërtetë të aftë për të trajtuar një çështje shumë të rëndësishme praktike.

Peshorja

Një ditë intensive lidhur me jetën sentimentale, kalimi i favorshëm i Hënës në Luan mbron marrëdhëniet tuaja në çift. Ju do të zbuloni me kënaqësi që jeni thellësisht të dashuruar! Beqarët do të kenë surpriza të këndshme! Plutoni do t'ju japë një guxim të veçantë në punë, një forcë të madhe që do t'ju shërbejë për t'u marrë me kurthet dhe zilitë.

Akrepi

Ende dyshimet dhe paqartësitë nuk ju japin afat. A e kuptove se ajo që dukej si një marrëdhënie emocionuese doli të ishte diçka e thyeshme? Yjet këshillojnë beqarët të heqin dorë nga çdo gjë dhe të përpiqen t'i japin më shumë kohë dhe hapësirë ​dashurisë. Një qiell i pafavorshëm ju fton të shmangni pakujdesitë në biznes. Tensione dhe përplasje në marrëdhënie me kolegët.

Shigjetari

Dashuria dhe udhëtimi sot mbahen në krah. Do të jeni të përkushtuar që të jetoni me energji të madhe. Marsi, si zakonisht, ju inkurajon që të mos ndaleni nga qëllimet tuaja. Zemrat e vetmuara, nëse duan të ndiejnë një ndjesi me intensitet, nuk duhet të humbasin mundësitë e mira për takime! Suksesi është në majë të gishtave tuaj, ju vetëm duhet ta kapni atë.

Bricjapi

Kultivoni dashurinë dhe pasionet me mençuri dhe realizëm. Mundohuni të kuptoni nëse ajo që po përjetoni është me të vërtetë historia që prisni. Duke e njohur atë është e lehtë! Beqarët do të transmetojnë optimizëm dhe bukuri për personat që kanë pranë, nga ana e tyre edhe ata nuk do të jenë më pak të papërmbajtshëm! Vendosni mënjanë idetë ekstravagante dhe kushtojuni përpjekjeve tuaja për diçka konkrete.

Ujori

Ndjenjat do të jenë konfuze, ata që presin shumë nga të dashurit e tyre do të kenë pakënaqësi të hidhura. Pranojeni, nganjëherë jeni të paqëndrueshëm dhe kapriçoz. Venusi do të favorizojë beqarët që duan t'i kushtojnë më shumë vëmendje gjërave të rëndësishme. Ndjeni dëshirën për të hapur përvoja të reja në punë! Ditë pozitive për ata që duhet të punojnë me dikë.

Peshqit

Venusi dhe Plutoni favorizojnë një jetë serioze dhe stabil afektive, sot do të jetë e lehtë të lihet bukuria e madhe e së tashmes. Faza dashamirëse vazhdon për beqarët, hidh poshtë të gjitha hezitimet dhe nis veten në pushtime! Shfaqni cilësitë tuaja, në punë dhe do kaloni çdo problem.

Hamsik kërkon rekordin personal ndaj Romës, rikthehet edhe Milik

Posted: 27 Feb 2018 02:20 PM PST

E shtuna në mbrëmje do të sjellë një nga ndeshjet më spektakolare të Serisë A, atë mes Napolit dhe Romës në 'San Paolo'. Skuadra e Sarrit kryeson kampionatin dhe e mbetur jashtë kompeticioneve të tjera, është e motivuar maksimalisht që të mos ndalet në rrugën drejt titullit.

Por, kapiteni sllovak i Napolit, Marek Hamsik ka edhe një tjetër stimul për ndeshjen kundër Romës. Ai synon të shënojë golin e tij të 100-ë në Serinë A, pasi aktualisht e ka dërguar topin në rrjetë plot 99 herë.

"Ndihem shumë mirë dhe mezi po pres sfidën me Romën, pasi dua ta kthejmë në një festë, Kam shumë dëshirë të shënoj dhe të festoj golin tim të 100-ë në Serinë A, por më tepër dua të marrim 3 pikët, pasi duam të sjellim patjetër titullin në Napoli këtë sezon" tha Hamsik.

Për sfidën ndaj kryeqytetasve, trajneri Sarri do të ketë në pankinë edhe sulmuesin polak Arkadiuz Milik, që ka lënë pas dëmtimin e gjatë dhe është gati t'i japë mundësinë belgut Mertens, që të çlodhet sadopak.

28 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kayleigh dhuron setin më të nxehtë fotografik (Foto)

Posted: 27 Feb 2018 01:56 PM PST

Ajo nuk është e huaj për ekspozimin e tepërt të formave të sj trupore, duke e fituar famën nga pjesëmarrja në shoun Ex On The Beach.

Dhe Kayleigh Morris nuk la pothuajse asgjë për imagjinatën të martën, pasi ajo doli me një palë të brendshme femrash, ku dukej tepër sensuale.

29-vjeçarja zeshkane u paraqit shumë e nxehtë për kamerën, teksa kishte veshur sytjena të kuqe të shkurta, të formuar nga rripat dhe vetëm një panel dantelle që i mbulonin shumë pak të pasmet e saj.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Real ‘bie’ në Katalunjë, Bale ‘stonon’ sërish

Posted: 27 Feb 2018 01:30 PM PST

Reali i Madridit nuk arriti të bëjë 5 fitore radhazi në kampionat, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertën katalane, ndaj Espanyolit.

Pa shumë prej titullarëve, të cilët ishin lënë pushim nag Zidane, Bale, Isco dhe Asensio ishin ata që kishin barrën për të gjetur golin për madrilenët.

Por edhe këtë herë uellsiani dhe fantazisti spanjoll nuk bindën, duke u zëvendësuar nga Zidane në pjesën e dytë.

Sa përket ndeshjes, Reali dominoi kontrollin e topin, por vetëm kaq, pasi mundësitë e shënimit ishin të njëjta për të dyja skuadrat. Espanyoli gjeti golin e fitores vetëm në minutën e 3-të shtesë, duke befasuar madrilenët me anë të sulmuesit Moreno

Kjo ishte sfida e parë e javës së 26, ndërsa me këtë rezultat Reali mbetet në vendin e 3-të, me 51 pikë të grumbulluara, por rrezikon të parakalohet sërish nga Valencia, në rast se këta të fundit fitojnë në sfidën e tyre nesër.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Deti”, Meta refuzon sërish Bushatin, kërkon informacione shtesë

Posted: 27 Feb 2018 01:16 PM PST

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, konfirmoi gjatë një interviste me gazetaren Eni Vasili në "Studio e Hapur" se ka kërkuar informacione të tjera shtesë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për sa i përket negociatave me Greqinë.

Pas kërkesës së tij të parë, "ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t'u plotësuar më tej", tha Meta, duke e cilësuar këtë një proces.

Ai theksoi se ka kërkuar verifikime për të gjithë grupin negociator. Për sa i përket çështjes së kolonelit Meçollari, pjesë e këtij grupi.

Presidenti tha se ai i referohej vetëm informacioneve zyrtare të institucioneve shtetërore, por shtoi se nuk kishte deri më tani asnjë informacion shtesë në lidhje me të.

Kreu i Shtetit e cilësoi element pozitiv letrën që Meçollari i ka drejtuar disa vitë më parë Prokurorisë së Përgjithshme, që të hetoheshin negociatorët e marrëveshjes së parë të detit. Sipas Presidentit Meta kjo ishte tregues i përgjegjësisë dhe integritetit të Meçollarit.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Marley, delja që mendon se është një qen (Video)

Posted: 27 Feb 2018 01:13 PM PST

Marley, është një dele e adoptuar nga Ali Vaughan dhe familja e saj nga Cumbria, kur ishte vetëm një muajshe.

Ali tha për Anna Foster të BBC Radio 5 Live që, pas një infeksioni, Marley kaloi shumë kohë me qenin e tyre të përkëdhelur Jess.

Jess dhe Marley u bënë miq të mirë, ndërsa Marley u bashkua me Jessin për të ecur dhe për të ngrënë biskota të qenve.

Tani familja është duke i dhënë Marley mësime se si të jetë një dele, pasi nga koha e kaluar me Jessin ajo mendon se është një qen.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Hëna do të bëhet me rrjet celular 4G (Video)

Posted: 27 Feb 2018 01:06 PM PST

Hëna do të ketë një rrjet mobil 4G të instaluar vitin e ardhshëm, sipas planeve të përcaktuara nga Vodafone dhe Nokia.

Misioni i Hënës, i organizuar nga eksplorimi hapësinor i PTS-ve, do të jetë i pari që financohet privatisht. Shtyllat e Nokia-s do të lançohen në një raketë SpaceX në 2019 nga Stacioni i Forcave Ajrore Cape Canaveral në Florida, SHBA.

Rrjeti do të jetë në gjendje të prodhojë komunikim me njëri-tjetrin. Sinjali 4G, i siguruar nga Vodafone, gjithashtu do të jetë në gjendje të transmetojë video me definicion të lartë të sipërfaqes së Hënës.

“Ky projekt përfshin një qasje rrënjësisht radikale në zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit mobil”, tha Dr. Hannes Ametsreiter, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Germany.

Hëna është një habitat i mundshëm i njeriut. Futja e një rrjeti 4G shpresohet të jetë hapi i parë për krijimin e infrastrukturave të komunikimit për misionet e ardhshme hënore.

Rrjeti do të ndihmojë për të kursyer energji.  “Gjëja e rëndësishme në lidhje me këtë zgjidhje LTE është se ajo kursen shumë energji", tha Robert Böhme, CEO i PTScientists.

4G do të shkojë në Hënë, ndërsa njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar ende luftojnë për t’u lidhur. “Në mënyrë që njerëzimi të largohet nga djepi i Tokës”, tha Böhme, “ne kemi nevojë për të zhvilluar infrastruktura përtej planetit tonë”.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more