Skip to main content

“Të hyrat në buxhet më 2017 ishin 1,92 miliard euro” plus 9 more Ekonomia Online

“Të hyrat në buxhet më 2017 ishin 1,92 miliard euro” plus 9 more Ekonomia Online


Të hyrat në buxhet më 2017 ishin 1,92 miliard euro

Posted: 13 Feb 2018 10:10 AM PST

Qeveria e Kosovës ka miratuar Raportin e pasqyrave preliminare financiare për ekzekutimin e buxhetit gjatë vitit 2017. Ky raport procedohet në Kuvendin e Kosovës për informim.

Sipas Raportit, të hyrat në Buxhet gjatë vitit 2017 kanë qenë në total 1 miliard e 920 milionë euro, dhe janë për tetë për qind më të larta se viti paraprak. Shpenzimet kapin shumën 1 miliard e 835 milionë euro dhe janë më të larta për katër për qind se në vitin paraprak.

Me vendimin e miratuar në mbledhjen e sotme janë aprovuar ndryshimet e tabelave të bashkëngjitura në Ligjin për Buxhetin e vitit 2018. Ndryshimet janë në funksion të përmbushjes së obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projektet kapitale shumëvjeçare. Ky vendim procedohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, janë miratuar dhe dy nisma të Ministrisë së Financave për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të granteve me Bakën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW).

Marrëveshja me BERZh-in është për financimin e ndërtimit të rrugëve rajonale ndërsa ajo me KfW për financimin e projektit për mënjanimin e ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore (komunat Prizren, Gjakovë dhe Pejë)– Faza e V.

Qeveria, po ashtu, ka emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ekrem Kastrati.

The post Të hyrat në buxhet më 2017 ishin 1,92 miliard euro appeared first on Ekonomia Online.

Kjo është kënga më e re e Adelina Berishës

Posted: 13 Feb 2018 09:53 AM PST

Adelina Berisha sapo ka publikuar këngën e saj më të re me titull "S'ta fal", njofton Klan Kosova.

Muzika është punuar nga Irkenc Hyka, tekstin e ka shkruar Petro Xhori, ndërkaq për klipin u përkujdes produksioni Max nga Shqipëria.

The post Kjo është kënga më e re e Adelina Berishës appeared first on Ekonomia Online.

Publikohet mesazhi i Ronaldos para ndeshjes: Dua të shkoj në PSG

Posted: 13 Feb 2018 09:42 AM PST

Në prag të ndeshjes në mes të Real Madridit dhe Paris Saint-Germain në Champiosn League, është publikuar një mesazh i yllit të Loc Blancos, Cristiano Ronaldo.

Magazine France Fooball, ka zbuluar mesazhin në të cilin portugezi ka thënë: "Dua të shkoj në PSG".

Por krejt kjo për të cilën raportohet sot në Spanjë, ka ndodhur në vitin 2012, atëherë, kur Ronaldo kishte thënë se Florentino Perez nuk po e trajton atë siç e meriton, për çka kishte shprehur dëshirën që të kalonte në Parc des Princes, përcjell Klan Kosova.

"Dua të kaloj në PSG".

"Ata vërtet do të më duan", janë fjalët që përmban mesazhi e të cilat i ka shkruar Ronaldo.

"Francezët do të jenë të lumtur që do të luajë në kampionatin e tyre dhe mediat do të më përkrahin për Topin e Artë"

The post Publikohet mesazhi i Ronaldos para ndeshjes: Dua të shkoj në PSG appeared first on Ekonomia Online.

Lemar s’është më në planet e Liverpoolit

Posted: 13 Feb 2018 09:40 AM PST

Sulmuesi francez me shumë gjasë do të mbetet tek skuadra nga principata, pasi skuadra angleze nuk është më e interesuar për shërbimet e tij.

Liverpool ka hequr dorë nga tentativat për të nënshkruar me sulmuesin e Monaco, Thomas Lemar.

Sulmuesi për një kohë të gjatë është kërkuar nga skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp, ndërsa ka qenë i lidhur më një kalim edhe tek Arsenal e Barcelona

Monaco kërkonte 100 milionë euro për ta lënë Lemar të largohet, shumë të cilën Reds nuk ishin gati ta paguajnë.

The post Lemar s'është më në planet e Liverpoolit appeared first on Ekonomia Online.

Këshilla që ndihmojnë në realizimin e objektivave

Posted: 13 Feb 2018 09:34 AM PST

Ndoshta vitin e keni filluar me qëllim të përmbushjes së objektivave të cilat të gjithë synojnë që t'i realizojnë, transmeton Klan Kosova.

Por një pjesë e madhe prej nesh harrojmë që disa prej tyre ne i kemi pasur si prioritete edhe gjatë viteve të tjera, të cilat fatkeqësisht kanë kaluar nga viti në vit duke mos u realizuar.

Nëse nuk doni që edhe ky viti të jetë i ngjashëm me ato të viteve të kaluara, ndiqni këshillat e mëposhtme:

1. Duhet të keni objektiva shumë të qarta

Kjo mbase është diçka të cilën e dini, por ne po e thkesojmë edhe një herë. Ju nuk mund të përmbushni dhe të realizoni asnjë objektiv nëse nuk keni objektiva, apo nëse nuk i keni ato të qartë për veten tuaj. Sa më specifike dhe të detajuara të jenë aq më mirë do të jetë dhe aq më të lehtë do ta keni ju për t'i realizuar ato.

2. Përmirësojini objektvat e arritura më parë

Ju duhet t'i jepni vetes mundësinë për të përmirësuar objektivat e arritura më parë, sepse për një arsye apo një tjetër, mund të keni lënë diçka pa përfunduar apo thjesht për faktin se edhe projekti i realizuar në mënyrën me të mirë të mundshme, ka nevojë për përmirësim pas disa kohësh. Një gjë e tillë ndodh sepse edhe nëse ju e keni të qartë në mendje objektivin që duhet të arrini, mund të ndesheni me elemente të ndryshme gjatë rrugës suaj të cilët do t'ju pengojnë për ta çuar atë drejt fundit në mënyrën më të mirë të mundshme apo ashtu siç ju e kishit planifikuar. Situata të ndryshme familjare apo personale, financat tuaja, teknologjitë e reja, janë të gjithë elementë që mund të ndikojnë në punën tuaj dhe në arritjen e objektivave tuaja.

3. Mendoni për avantazhet e objektivave tuaja

Të vendosësh disa objektiva nuk ka kuptim nëse realizimi i tyre nuk vjen së bashku me një sërë avantazhesh.Vizualizimi i avantazheve që vjen nga arritja e objektivave tuaja do t'ju ndihmojë që jo vetëm t'i realizoni ato në mënyrën më të mirë por të jeni njëkohësisht edhe më të frymëzuar.

4. Mos vendosni objektiva të parealizueshme

Le t'i quajmë edhe objektiva të vërteta, apo të realizueshme, të gjitha ato që ju doni të arrini gjatë këtij viti të ri. Por duhet të tregoheni realistë me veten se një pjesë e madhe e tyre nuk mund të realizohen brenda ditës, dhe për të mos humbur motivimin ju mund t'i ndani ato në objektiva më të vogla, të cilat do t'ju ndihmojnë që të shkoni drejt objektivave më të mëdha.

5. Të jeni të qartë

Nëse doni që t'i arrini objektivat që i keni vënë vetes, ju duhet të keni fillimisht të qartë mënyrën sesi do t'i realizoni ato. Sepse nëse ju vetë nuk jeni të qartë, atëherë të jeni të sigurt se vetëm do të lodheni duke u përpjekur por mbase asnjeherë nuk do të arrini t'i realizoni deri në fund.

The post Këshilla që ndihmojnë në realizimin e objektivave appeared first on Ekonomia Online.

Paris Hilton e ka një dhuratë për Shën Valentin

Posted: 13 Feb 2018 09:26 AM PST

Paris Hilton e cila vitin e kaluar mori propozimin për martesë nga partneri i saj, ka vendosur t'i bëjë atij një surprizë për ditën e Shën Valentinit.

Këtë surprizë ajo e ka ndarë edhe me fansat e saj.

Hilton ka postuar në rrjetin social Instagram një foto ku shfaqet nudo në një shtrat me trëndafila duke mbuluar pjesët intime me to.

'2 Days till #INeedYou': On Monday, Paris Hilton, 36, continued to tease the release of her new track with another photo

The post Paris Hilton e ka një dhuratë për Shën Valentin appeared first on Ekonomia Online.

Beyonce intervenoi kur një aktore flirtoi me Jay-Z

Posted: 13 Feb 2018 09:23 AM PST

Tiffany Haddish ka folur në lidhje me takimin me Beyonce dhe Jay-Z, gjatë një interviste me Uncensored, transmeton Klan Kosova.

Artistja foli për mënyrën se si një aktore filloi t'i ngjitej shumë afër reperit, derisa ishin të gjithë së bashku.

"Po flisja pak me Jay-Z", tha Tiffany. "Dhe ishte një tjetër aktore që ishte aty, e cila gjithashtu po fliste me Jay-Z. Aktorja preku gjoksin e reperit dhe Beyonce erdhi duke ecur sikur po thoshte me vete 'bushtër', por ajo nuk e tha atë. Sjellja e saj, dhe mënyra se si po reagonte ishte sikur 'hiqi duart nga gjoksi i burrit tim'.

The post Beyonce intervenoi kur një aktore flirtoi me Jay-Z appeared first on Ekonomia Online.

Mourinho përkrah përdorimin e VAR-it në futboll

Posted: 13 Feb 2018 09:19 AM PST

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka përkrahur përdorimin e teknologjisë VAR në futboll, duke shtuar se mund të ketë vendime më të drejta gjatë lojës.

Portugezi ka thënë se vendimi për të përdorur VAR-in varet nga referët, derisa ka shtuar se teknologjia mund të bëjë që të ketë vendime më të drejta në të ardhmen.

"Kur njerëzit na pyesin nëse na pëlqen ose jo, nëse pajtohemi me të ose jo, mendoj se kjo pyetje duhet t'u bëhet gjyqtarëve", ka thënë Mourinho për MUTV.

"Ata duan që të performojnë sa më mirë, nuk duan që të kenë gabime. Nganjëherë gabojnë sepse bëjnë gabim njerëzor dhe nuk mund jesh kundër nëse nuk ke përkrahje teknologjike", ka shtuar portugezi.

"Nga perspektiva ime, më pëlqen. Natyrisht [teknologjia] duhet të përshtatet. Duhet të jenë të sigurt që të mos ndryshojnë dinamikën dhe emocionin e lojës – njerëzit presin disa minuta që ta marrin vesh nëse duan të gëzohen ose jo golit".

The post Mourinho përkrah përdorimin e VAR-it në futboll appeared first on Ekonomia Online.

Së shpejti video-loja “Game of Thrones” për celularë

Posted: 13 Feb 2018 09:16 AM PST

Shumë shpejt do të jetë në dispozicion për celularë loja e bazuar në serinë e famshme "Game of Thrones".

"Behaviour Interactive" ka arritur marrëveshjen me HBO për prodhimin e video-lojës për iOS dhe Android, transmeton tch. Mësohet se do të jetë një lojë strategjie dhe që mund të shkarkohet falas.

Për momentin, nuk ka më shumë informacione rreth kësaj video-loje.

"Game of Thrones" është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.

Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.

Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serisë me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.

Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e shout, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për "Entertainment Weekly" se duan që "Game of Thrones" të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.

The post Së shpejti video-loja "Game of Thrones" për celularë appeared first on Ekonomia Online.

Kryeministri urdhëron vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi”

Posted: 13 Feb 2018 09:11 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror në vendin e quajtur "Te Rrethi", në Prishtinë.

"Sot kam dhënë detyrë që flamuri shtetëror të vendoset 'Te Rrethi'. Është 10-vjetori i pavarësisë së Kosovës dhe flamuri duhet të jetë aty", tha shefi i Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

"Nuk ka shqiptar që nuk nderon flamurin shqiptar", shtoi Haradinaj, gjatë mbledhjes së 29-të të Qeverisë.

“17 shkurti është data më e madhe e Kosovës, dhe ajo do të nderohet në mënyrën më dinjitoze" ka thënë kryeministri Haradinaj dhe ka kërkuar nga të gjithë që të përmbahen nga debatet emocionale por vëmendja t'i adresohet shënimit me dinjitet të përvjetorit jubilarë të shpalljes së pavarësisë.

Vendimi i kryeministrit vjen pas debateve të ngritura ditëve të fundit nëse flamuri shtetëror duhet të vendoset aty ku aktualisht ndodhet flamuri kombëtar, në hyrje të kryeqytetit.

Madje, sot ishte paralajmëruar nga një grup qytetarësh se flamuri i Kosovës do të vendoset sot "Te Rrethi" pranë atij kombëtar, i cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish-zyrtar i Komunës së Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje.

Ndërkohë, së paku një zyrtar i kësaj partie ka bërë thirrje që të dilet sot e të pengohet vendosja e "flamurit të Ahtisaarit", sikur e ka quajtur ai.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, nga i cili nëpër rrjete sociale është kërkuar vendosja e flamurit shtetëror me rastin e festimeve të përvjetorit të Pavarësisë, ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë.

Para kabinetit qeveritar, Haradinaj ka njoftuar se nesër Kosovën e viziton kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

The post Kryeministri urdhëron vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi” appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more