Suspendohet profesori pse filmoi nxënësit që rriheshin në klasë (Video) Telegrafi Dështime |
Suspendohet profesori pse filmoi nxënësit që rriheshin në klasë (Video) Posted: 25 Feb 2018 05:09 AM PST Është suspenduar nga puna profesori i një shkolle të mesme në Teksas të Shteteve të Bashkuara, pasi nuk provoi t'i ndante nxënësit që rriheshin në klasë, por qëndroi anash dhe i filmonte. Zyrtarët shkollorë vendosën ta lirojnë deri në një vendim tjetër, pasi postimi u bë viral në rrjetet sociale, duke nxitur shqetësim të madh te prindërit, transmeton Telegrafi. Pamjet që mund t'i shihni më poshtë, i tregojnë të rinjtë teksa shkëmbejnë goditje të ashpra, ndërsa mësimdhënësi së bashku me të tjerët, vetëm qeshen në sfond. Meqenëse rasti është nën hetime, nuk është bërë i ditur emri i profesorit, ndërsa thuhet se të gjithë të pranishmit janë marrë në pyetje. /Telegrafi/ The post Suspendohet profesori pse filmoi nxënësit që rriheshin në klasë (Video) appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Dështime – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: