Skip to main content

“Studimi, 1 në 3 të moshuar në Shqipëri e konsiderojnë veten të varfër” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Studimi, 1 në 3 të moshuar në Shqipëri e konsiderojnë veten të varfër” plus 9 more Gazeta SHQIP


Studimi, 1 në 3 të moshuar në Shqipëri e konsiderojnë veten të varfër

Posted: 24 Feb 2018 01:13 AM PST

Një studim i realizuar gjatë periudhës qershor-shtator të vitit 2017 që përfshiu një kampion prej rreth 1000 individësh të moshuar (rreth 52% femra) të moshës ≥60 vjeç të zonave urbane, periurbane dhe rurale të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës konsistoi në vlerësimin sasior të komponentëve të mëposhtëm:

nivelin social-ekonomik përfshi vetë-perceptimin e varfërisë;

gjendjen shëndetësore përfshi vetë-perceptimin e shëndetit, praninë e sëmundjeve kronike dhe problemeve të lidhura me humbjen e shikimit dhe dëgjimit, dhe;

pjesëmarrjen shoqërore përfshi kontaktet me të afërmit dhe miqtë si dhe angazhimin apo pjesëmarrjen në organizata shoqërore të llojeve të ndryshme.

Situata social-ekonomike

Në tërësi, një ndër tre të moshuar (rreth 38%) në vendin tonë e konsideron veten si të varfër ose shumë të varfër nga pikëpamja ekonomike. Vetë-perceptimi i varfërisë ishte pothuajse i barabartë në meshkuj dhe në femra, por më i lartë tek individët shumë të moshuar (≥80 vjeç), ku një ndër dy persona raportuan të ishin të varfër ose shumë të varfër.

Rreth 96% e të individëve të moshuar në zonat urbane dhe 87% e të moshuarve në zonat periurbane dhe rurale kishin energji elektrike në banesat e tyre.

Megjithatë, rreth një ndër katër të moshuar (22%) raportuan të mos kenë ngrohje të mjaftueshme dhe të përshtatshme në shtëpitë e tyre gjatë stinës së dimrit, shifër e cila në zonat rurale arrinte deri në mbi 35%.

Rreth 97% e të moshuarve në zonat urbane raportuan të kishin ujë të rrjedhshëm në banesat e tyre, kundrejt vetëm 70% të të moshuarve në zonat periurbane dhe rurale të vendit.

Një ndër katër të moshuar në zonat rurale dhe periurbane nuk kishte tualet brenda në shtëpi, fakt i cili cenon ndjeshëm cilësinë ë jetës së individëve shumë të moshuar dhe atyre me mundësi të kufizura lëvizjeje.

Në tërësi, 91% e të intervistuarve raportuan të kishin frigorifer dhe 89% raportuan të kishin televizor në banesat e tyre.

Gjendja shëndetësore

Mbi një ndër tre të moshuar (36%) e konsideronin gjendjen e tyre shëndetësore si të keqe ose shumë të keqe. Vetë-perceptimi negativ i gjendjes së përgjithshme shëndetësore ishte shumë më i lartë në zonat periurbane dhe rurale (pothuajse një ndër dy të moshuar), si dhe në individët shumë të moshuar (dy ndër tre persona me moshë ≥80 vjeç raportuan një gjendje të përgjithshme shëndetësore të keqe ose shumë të keqe).

Prevalenca e sëmundjeve kronike ishte e lartë, ku një ndër dy të moshuar (48%) të përfshirë në studim raportuan praninë e të paktën një sëmundjeje kronike. Prevalenca e sëmundjeve kronike ishte më e lartë në zonat rurale (60%) dhe, logjikisht, në individët shumë të moshuar (76%).

Në mënyrë specifike, nga individët që raportuan praninë e të paktën një sëmundjeje kronike, rreth 65% vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare; 25% e të moshuarve kishin diabet; 32% sëmundje gastrointestinale dhe hapatologjike; dhe 37% sëmundje të traktit respirator.

Mbi 40% e të moshuarve kishin zbehje ose humbje të shikimit, konditë e cila ishte më e lartë në zonat periurbane dhe rurale (një ndër dy të moshuar) dhe në personat shumë të moshuar (74%).

Nga ana tjetër, një ndër katër të moshuar kishte ulje të ndjeshme ose humbje të dëgjimit, me një prevalencë më të lartë në zonat periurbane dhe rurale të vendit (mbi 30%) dhe në individët shumë të moshuar (një ndër dy persona).

Pavarësisht nga prania e sëmundjeve kronike, 60% e individëve të moshuar raportuan të kishin dhimbje ose shqetësime të ndryshme shëndetësore të cilat ndikonin ndjeshëm në aktivitetet e perditshme dhe në cilësinë e jetës së tyre. Kjo dukuri ishte më e lartë në zonat periurbane dhe rurale të vendit dhe sidomos tek individët shumë të moshuar (tre ndër katër persona të moshës ≥80 vjeç raportuan praninë e dhimbjeve ose shqetësimeve serioze).

Por, vetëm 5% e subjekteve të përfshirë në studim ishin në regjim shtrati, me një prevalencë më të lartë në zonat periurbane (10%) dhe në subjektet shumë të moshuar (15%).

Në tërësi, 16% e individëve të moshuar raportuan të mos kishin qenë në gjendje që të merrnin shërbim shëndetësor gjatë vitit të fundit në ato raste kur vërtetë kishin nevojë për  një shërbim të tillë. Kjo dukuri ishte më shumë e shfaqur në zonat periurbane (një ndër katër të moshuar) dhe në subjektet shumë të moshuar (40%). Shkaku kryesor lidhej me gjendjen e rënduar shëndetësore që nuk i kishte lejuar subjektet e moshuar që të merrnin shërbimet shëndetësore të nevojshme. Një arsye tjetër ishte largësia (distanca) relativisht e madhe e qendrave shëndetësore nga banesa e të moshuarve.

Nga individët që kishin marrë recetë nga mjeku, një ndër katër subjekte nuk i kishte marrë medikamentet e përshkruara, ku shkaku kryesor ishte mos-përballueshmëria financiare, sidomos për individët shumë të moshuar.

Pjesëmarrja shoqërore e të moshuarve

Rreth 8% e të moshuarve raportuan që mos të kishin asnjë kontakt javor me asnjë anëtar të familjes së tyre. Kjo situatë ishte veçanërisht e dukshme tek individët shumë të moshaur ku pothuajse një ndër katër subjekte raportoi që mos të kishte asnjë kontakt javor me persona të familjes.

Nga ana tjetër, një ndër tre të moshuar nuk takonin asnjë shok ose shoqe çdo ditë, problem i cili ishte natyrisht shumë më prevalent tek individët shumë të moshuar.

Lidhur me pjesëmarrjen shoqërore, vetëm 18% e të moshuarve raportuan që të ishin të angazhuar në organizata të ndryshme shoqërore prfshi partitë politike, shoqatat profesionale, organizata të ndryshme jo-qeveritare, grupime fetare, apo organizata të tjera shoqërore. Pjesëmarrja shoqërore ishte më  e lartë tek meshkujt (21%) në krahasim me femrat (15%) dhe tek personat më të rinj në moshë (22%) në krahasim me individët shumë të moshuar (vetëm 6%).

Vetëm 12% e të moshuarve raportuan të kishin punuar në mënyrë vullnetare (pa pagesë) në komunitetitn e tyre gjatë vitit të fundit në kuadrin e ndonjë shoqate apo programi të caktuar. Puna dhe kontributi vullnetar ishte më i lartë tek meshkujt (15%) në krahasim me femrat (10%) dhe, natyrisht, tek personat më të rinj në moshë (17%) në krahasim me individët shumë të moshuar (vetëm 4%).

Përndryshe, një ndër pesë të moshuar raportuan që të kujdeseshin për familjarët e tyre të moshuar të cilët ishin më të plakur ose në gjendje shëndetësore të rënduar.

Në tërësi, vetëm 14% e të moshuarve raportuan që të angazhoheshin në ndonjë aktivitet fizik të moderuar (18% e meshkujve kundrejt 11% të femrave).

Së fundi, tre ndër pesë të moshuar raportuan probleme të shëndetit mendor (48% e individëve më të rinj në moshë kundrejt 85% e subjekteve shumë të moshuar).

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Linjë e re ujësjellësi në rrugën e “Barrikadave”, së shpejti asfaltimi i rrugëve të bllokut

Posted: 24 Feb 2018 01:00 AM PST

Në rrugën e "Barrikadave" është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit, një investim i ri që u finalizua, duke sjellë një kapacitet të shtuar të rrjetit të ujit të pijshëm, performancë më cilësore dhe shërbim sa më të mirë për qytetarët e Tiranës.

Linja e re e transmetimit të ujit të pijshëm, tashmë funksionon me të gjitha parametrat e duhura për banorët e asaj zone, të cilët shumë shpejt do t'i gëzohen edhe rehabilitimit të gjithë rrugëve brenda lagjes pasi në të njëjtën kohë Bashkia po sistemon trotuaret, sheshpushimet dhe shumë shpejt pritet që të shtrohet edhe asfalti.

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin zgjidhje në zona të ndryshme të Tiranës.

Rritja e kapaciteteve të transmetimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të linjave të reja që janë ndërmarrë në të gjithë territorin e bashkisë Tiranë, kanë shtuar kohën e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe kanë eliminuar humbjet në rrjet.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Barça synon shkëputjen, Reali i Madridit vazhdimësinë

Posted: 24 Feb 2018 12:51 AM PST

Pasi kaloi me sukses Chelsea-n në Stamford Bridge Barcelona i rikthehet kampionatit, me objektivin e qartë për t'u shkëputur përfundimisht dhe vrarë edhe ato pak shpresa që ushqen Atletiko e Simeones për të fituar në mënyrë të çmendur titullin në Primera Division. Dueli përcaktues ndërmjet tyre do të jetë pikërisht javën e ardhshme, kështu që Barça ka nevojë patjetër për 3 pikët në derbin me Xhironën, për t'u distancuar në 10 pikë nga "bardhekuqtë", që ndeshjen me Seviljen do ta luajnë vetëm të dielën në mbrëmje.

Duke lënë mënjanë mbajtjen sterile të topit, në Londër skuadra blaugrana ishte prapa Chelsea-t në gjithcka tjetër, për më tepër në kryeqytetin britanik ekipi i Valverdes nuk gjuajti asnjëherë në kuadrat gjatë gjithë pjesës së parë dhe ishte me shumë shumë fat që i rrëmbeu bluve një gol me vlera të jashtëzakonshme në fushën kundërshtare.

Tani është koha për të reflektuar dhe për të kthyer faqe, duke filluar menjëherë nga takimi i orës 20:45 në Camp Nou, që për Barçën vjen pas 3 barazimeve në 6 ndeshjet e fundit, periudhë ku rendimenti në sulm ka rënë në mënyrë të frikshme, pasi lojtarët e Barcelonës në këto 6 sfida kanë shënuar vetëm 7 gola gjithsej. Xhirona në krahun tjetër mbetet një kundërshtar për t'u respektuar dhe pavarësisht disfatës 3-0 të fazës së parë, ku Barça për hir të së vërtetës përfitoi nga dy autogola, miqtë paraqiten me një skuadër tepër luftarake, mbi të gjitha me moshë mesatare më të re, që ka humbur vetëm 1 nga 6 përballjet e fundit në ligën spanjolle dhe synon të arrijë Zonën Evropiane, prej së cilës për momentin e ndajnë thjesht 4 pikë.

Më herët në Santiago Bernabeu do të zbresin në fushë kampionët në fuqi, me Realin e Madridit që do të presë në orën 16:15 një kundërshtar të rrezikshëm si Deportivo Alaves. Në fakt edhe pas 3 pikëve të marra në takimin e prapambetur të mesjavës me Leganes ekipi i Zinedine Zidane duhet të bëjë përsëri llogaritë me Valencian, që qëndron ngjitur në tabelën e klasifikimit. Klubi bask në krahun tjetër është duke kompletuar një arritje të jashtëzakonshme, sepse pas vetëm 3 pikëve në 10 javët e para të kampionatit ekipi nga Vitoria ka grumbulluar plot 22 pikë në 11 javët e fundit, praktikisht një pikë më tepër gjatë kësaj periudhe edhe sesa vetë kampionët në fuqi, që këtë herë pritet të vuajnë pa emra të tillë si Sergio Ramos, Marcelo, Toni Kroos dhe Luka Modric.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fier, gjendet i vetëvarur në qeli 38-vjeçari i dënuar për vjedhje

Posted: 24 Feb 2018 12:44 AM PST

Një i dënuar është gjetur i vetëvarur në qelinë e burgut në Fier. Viktima A.M, 38 vjeç prej 2 ditësh ishte transferuar nga Vlora në Fier.

38-vjeçari nga Qeparoi i Vlorës ishte dënuar me 3 muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Viktima ka përdorur kanatjeren e tij për të kryer aktin ekstrem. Sipas policisë, A.M ka shfaqur shenja depresive përpara ngjarjes së rëndë. Gjithsesi, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që e çuan 38-vjeçarin drejt aktit ekstrem.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tërmet në Kurbnesh, lëkundja ndihet edhe në Kukës

Posted: 24 Feb 2018 12:27 AM PST

Një lëkundje e lehtë tërmeti, me magnitudë 3, është ndierë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtunë në verilindje të Shqipërisë.

Zona më e prekur ka qenë Kurbneshi, por lëkundja është ndierë edhe në Kukës e Tiranë.

Thellësia e lëkundjes sizmike raportohet të ketë qenë në sipërfaqen e tokës.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Makina i përplas në stacionin e autobusit, vdes nusja dhe vjehrri, plagoset 8-vjeçari

Posted: 24 Feb 2018 12:13 AM PST

Një aksident i rëndë rrugor me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e njohur si Mali i Robit, në afërsi të Kavajës.

Një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçare ka aksidentuar për vdekje dy shtetas, vjehrri dhe nusja, respektivisht 69 vjeç dhe 34 vjeç.

Gjithashtu është plagosur edhe një fëmijë i mitur 8-vjeçar, që u transportua menjëherë për në Spitalin e Durrësit, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga raportimet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit gjatë drejtimit nga ana e shoferes.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, emergjencash dhe grupi hetimor për veprimet e mëtejshme. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.

24 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 24 shkurt 2018

Posted: 23 Feb 2018 10:00 PM PST

Dashi

Një situatë e keqe emocionale kërkon më shumë kohë nga ju. Kushtojini vëmendje të folurit, me Mërkurin te Peshqit situata me partnerin/en mund të degjenerojë në zënka. Beqarët duhet të përpiqen që të mos ndikohen nga trazirat momentale. Hëna në Binjakë ngre gjendjen shpirtërore dhe sjell njohuritë e duhura për të zgjidhur disa situata të ndenjura në punë.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje mund të kenë sukses në zgjidhjen e disa situatave. Një raport i vazhdueshëm do të paraqesë zhvillime të reja pozitive për të ardhmen. Njohje të reja parashikohen edhe për zemrat e vetmuara, ndoshta disa mund ta gjejnë veten edhe në një marrëdhënie. Sot gjithçka duhet të jetë shumë e mirë në punë! Ju keni ide dhe projekte të mira, shpirti i nismës do t’ju sjellë fitime të papritura.

Binjakët

Është një moment ideal për t’iu hapur partnerit/es, të sigurt që do të gjeni mbështetje dhe mirëkuptim nga ana tjetër. Duke përmirësuar komunikimin tuaj, ju do të zbuloni se kjo e bën më të lehtë për tu bashkuar! Periudhë e komplikuar për beqarët, jini të durueshëm. Jeni pa qejf dhe problemet e kohëve të fundit ju kanë lodhur. Për fat të mirë, ka një bollëk në fazën e punës.

Gaforrja

Dashuria dhe miqësia shkojnë mirë, pa ndonjë lajm të rëndësishëm, edhe pse ndoshta prisni diçka më shumë nga të dashurit tuaj. Ata që janë vetëm kanë humbur duke u mbyllur në veten e tyre dhe gjatë kësaj dite nuk mund të gjejnë qetësi për diçka që i mundon. Pak lodhje do t’ju bëjë të ngadalësoni ritmin në punë, por gjithçka do të vazhdojë sipas planeve tuaja.

Luani

Në dashuri, Luanët mund të kenë mendime të kundërta me partnerin/en dhe të ndjejnë nevojën për të provuar dhe verifikuar disa situata të pasigurta. Beqarët do të jenë gati për të shpenzuar energji për të tjerët dhe për të gjetur dashurinë. Mos merrni përgjegjësi për problemet që nuk ju interesojnë, përkundrazi ato fuqizojnë njerëzit me të cilët konkurroni.

Virgjëresha

Të vëmendshëm ndaj gabimeve sentimentale: të pasionuar dhe të ndjeshëm si gjithmonë për admirimin e të tjerëve, mund të hasni në një tendosje në zemrën tuaj, edhe nëse jeni tashmë në çift. Zemrat e vetmuara do të duhet të kontrollojnë atraksionet për njerëzit e gabuar. Një pengesë ose një dështim i vogël mund të jetë i hidhur. Për fat të mirë, ju do të shkoni përpara dhe mundësitë do t’ju lejojnë.

Peshorja

Yjet janë të renditura për t’ju dhënë një ditë të qetë, dashuria ju buzëqesh dhe ju jeni në humor për të bërë plane për një festë me të dashurin/ën tuaj. Ditë e bukur edhe për ata që janë vetëm, do jenë në gjendje të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Në fushën profesionale yjet premtojnë kënaqësi, është koha për të konsoliduar pozicionin tuaj duke përfunduar punën në progres.

Akrepi

Yjet e dashurisë ju bëjnë shumë besnikë ndaj partnerit/es. Një lajm i mahnitshëm do t’ju bëjë të kaloni një mbrëmje fantastike me personin e zemrës. Takime të reja parashikohen në horizont për beqarët, sot është padyshim një ditë për tu kujtuar. Edhe në punë ju pret një e premte e bukur, do të keni një situatë në dorë dhe do ta drejtoni atë në drejtimin e dëshiruar.

Shigjetari

Gjendja juaj e humorit nuk është ende në krye, por era po ndryshon, në mbrëmje ju do të jeni më të hapur dhe të shoqërueshëm dhe mund të krijoni një marrëveshje të mirë me partnerin/en. Beqarët do të kenë nevojë për përqendrim dhe shpejtësi te reflekset për të vazhduar me qëllimet e tyre. Mundohuni të hiqni dorë nga projektet vetëm nëse jeni i sigurt për veten dhe të tjerët, suksesi varet mbi të gjitha nga bashkëpunimet që keni.

Bricjapi

Sot do të keni një marrëdhënie intriguese me të gjithë, dhe do të pushtoni ata që janë përreth jush. Ju përfitoni prej kësaj situate, por për të qenë të qetë duhet të zgjidhni disa tensione sentimentale. Pozitiviteti që do jepni sot do ju japë mundësinë të tërhiqni shumë persona dhe admirues. Në fushën e profesionit sot ju do të keni ditën më të mirë. Nuk do të jetë e vështirë për të gjetur marrëveshje.

Ujori

Hëna dhe Urani të mbështesin: ju jeni të ndritshëm, të këndshëm, të dashur dhe të vendosur. Ju do të jeni në qendër të jetës së partnerit/es nëse jeni në çift dhe kjo nuk do të shkaktojë ndonjë dyshim rreth ndjenjave. Për disa beqarë do të ketë takime të reja, ndoshta edhe një ndryshim të vërtetë në rrethin e miqësisë. Mund të ketë transferime në punë për shumë nga Ujorët.

Peshqit

Të përballesh me çdo situatë me siguri dhe të vendosur, qetësia do t’ju çojë në vlerësimin më të mirë të një situate sentimentale. Beqarët do të duhet të përdorin armët e tyre më të mira për të arritur të gjitha objektivat, para së gjithash pushtimin e një personi. Divergjenca dhe tensione në punë, veçanërisht për ata që punojnë në grupe me të tjerët ose që kanë anëtarë me të cilët të bashkëveprojnë.

Donald Tusk: Plani i Britanisë për “Brexit” është ‘iluzion i pastër’

Posted: 23 Feb 2018 01:50 PM PST

Qasja e Mbretërisë së Bashkuar në fazën tjetër të negociatave të Brexit duket të bazohet në “iluzion të pastër”.

Kjo është deklarata e fortë e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk në një konferencë shtypi në Bruksel. Ai theksoi se Britania e Madhe ende po përpiqet të “zgjerojë” marrëdhëniet e saj të ardhshme me BE.

Theresa May ka vendosur të japë një fjalim kyç që përcakton ambiciet britanike të premten. Tusk, i cili do të takohet me Kryeministren një ditë më parë, tha se raportet e medias sugjeruan se “filozofia e tortës është ende e gjallë” në Britaninë e Madhe.

Ai shtoi: “Nëse raportet e medias janë të sakta, unë kam frikë se pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar sot bazohet në iluzion të pastër”.

Ai vazhdoi të refuzojë, siç ka bërë më parë, çdo mundësi të marrjes nga Britania të “qershisë mbi tortë", ose  bashkimin në një “treg të vetëm a la carte” pas largimit.

BBC bën me dije se 11 ministrat e nivelit të lartë në Dame kanë bërë një zbulim të madh në të ashtuquajturën “divergjencë të menaxhuar”, ku Britania e Madhe mund të zgjidhte rregullat e BE-së që të qëndronte në një Post-Brexit.

Ndërkohë Tusk tha se BE do të vazhdojë të jetë “jashtëzakonisht realiste” gjatë negociatave të ardhshme. Faza e dytë e negociatave të Brexit do të mbulojë aranzhimet kalimtare pasi Britania të largohet dhe bashkëpunimin ekonomik dhe atë të sigurisë në të ardhmen.

Tusk, i cili foli në një takim jozyrtar të 27 shteteve dhe qeverive europiane, tha se ai do të paraqiste projekt-udhëzimet mbi marrëdhënien e ardhshme BE-UK në një samit në mars.

“Qëllimi ynë është të miratojmë këto udhëzime, nëse Britania e Madhe është e gatshme me vizionin e saj për marrëdhëniet tona në të ardhmen, apo jo”, tha ai.

“Natyrisht do të ishte shumë më mirë nëse do të ishte. Por nuk mund të qëndrojmë dhe të presim”.

Ai tha se shpresonte të kishte më shumë qartësi kur të takohej me Kryeministren May në Londër javën e ardhshme. Udhëheqësit folën gjithashtu për buxhetin e BE pas 2020, përbërjen e Parlamentit Europian, Turqinë dhe Sirinë.

Qeveria është e vendosur të ndjekë një politikë që e vë Britaninë e Madhe jashtë një bashkimi doganor me BE-në, por që përputhet me rregullat e BE-së në disa industri, në një përpjekje për të arritur “tregtinë pa frikë”.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shqipëria e Maqedonia, vendet që përçajnë BE-në

Posted: 23 Feb 2018 01:26 PM PST

Anëtarët e ardhshëm përçarës të Bashkimit Europian. Kështu iu referohet britanikja "Express" Shqipërisë dhe Maqedonisë, vende që – siç thotë ajo, – pritet të nisin bisedimet për anëtarësim këtë verë.

E në një sinjal të qartë se blloku është i vendosur për zgjerim, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, do të vizitojnë javën e ardhshme të dyja vendet, ashtu si dhe Serbinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi e Kosovën.

"Kjo lëvizje pritet të sjellë përçarje të mëdha brenda BE-së – thotë "Express", – me disa vende që janë tejet hezituese, përfshirë edhe Gjermaninë, ndërsa të tjerë duan ta përshpejtojnë procesin".

Media britanike përmend deklaratën e Hahn për "Die Welt", kur thotë se KE do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasë në verë, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Të gjashta vendeve të Ballkanit u është premtuar aderimi që në vitin 2003, por procesi është vonuar për shkak të shqetësimeve se nuk është bërë mjaftueshëm për plotësimin e kushteve.

"Ndarjet brenda BE-së u panë edhe gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Bullgari javën e kaluar", vijon "Express". Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha pas takimit se situta në Serbi dhe Kosovë ishte e vështirë.

Gjatë turneut në Ballkanin Perëndimor, dy zyrtarët e lartë të BE-së pritet të inkurajojnë vendet e rajonit që të realizojnë reformat dhe të prezantojnë nisma të reja mbështetëse për procesin e transformimit.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump bën shaka me flokët e tij të çuditshëm (Video)

Posted: 23 Feb 2018 01:03 PM PST

Donald Trump gjatë një deklarate për mediat dhënë sot nga Uashingtoni, ka bërë shaka për flokët e tij, më saktë për pjesën "tullace" dhe krehërin e tij famëkeq.

Presidenti amerikan foli për prerjen e tij të çuditshme kur ishte në skenë në Konferencën Konservatore të Veprimit Politik.

Ai tha: “Përpiqem si dreqi për ta fshehur atë vend ku më kanë rënë flokët. Unë punoj shumë për ta rregulluar atë. Nuk duket keq".

Frika e udhëheqësit të SHBA-ve për humbjen e flokëve është e mirënjohur. Mjeku i tij ka njoftuar se 71-vjeçari merr finasteridën e drogës për humbjen e flokëve për t’u përpjekur të kapërcejë atë që ka lënë.

Trump gjithashtu bëri shaka për flokët e tij edhe gjatë intervistë me Piers Morgan duke thënë: “Njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se janë flokët e mi, por janë”.

23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more