Skip to main content

“Studime për ilirët” plus 9 more - Gazeta Dita

“Studime për ilirët” plus 9 more - Gazeta Dita


Studime për ilirët

Posted: 26 Feb 2018 02:27 AM PST

Moikom Zeqo

 Paul Kreçmer (1866-1956) ka qenë profesor në Universitetin e Marburgut i gjuhësisë krahasimtare, më pas në Universitetin e Vjenës. Më 1896 botoi veprën "Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache" ("Hyrje në historinë e gjuhës greke"). Në këtë vepër pioniere ky dijetar i kushton mbi 40 faqe ilirëve dhe rolin e tyre në hershmëri.

Kreçmer flet për simbiozën në universin mitologjik midis ilirëve dhe grekëve. Ai shkruan: "Kështu në qoftë se është vërtetuar pikëpamja e shprehur më sipër, se fiset ilire dhe fiset veriperëndimore greke ishin përzier me njëri-tjetrin, largësia gjuhësore midis tyre nuk ka qenë aq e madhe sa më vonë; megjithatë qysh atëherë midis dy grupeve fisnore ekzistonte një kontradiktë e dukshme kombëtare ose pikërisht në atë periudhë u krijuan kontakte armiqësore: dhe për këto kontradikta jemi të vetëdijshëm. Epiri është vendi ku lindi emri i grekëve.

Ardhësit ilirë patën nevojë që kombin e huaj që u kishte zënë rrugën ta quanin me një emër të përgjithshëm dhe i dhanë atij emrin e njërit prej fiseve të tij, të grekëve, të cilët u shtynë nga Epiri dhe dolën rishtas në Oropos, në kufirin atik-beotik. Këtë emër e morën me vete fiset iliro-epirote që, përmes detit emigruan në Itali, e, në këtë mënyrë e mori perëndimi ku ende sot mbizotëron ky emër që u çua aty shumë kohë para se emri "Ελληνες të fitonte vlerë të përgjithshme edhe ndër vetë grekët.

Po këta fise u kanë sjellë edhe popujve italikë figurën e sagës së Odisesë; sepse forma fonetike e latinishtes Ulixes, Olixes tregon qartë se romakët e njohën së pari Odisenë, jo nëpërmjet eposit jonian. Gjuha mesape kishte një spirante që nga romakët paraqitej herë me x, herë me s, nga grekët me ζ dhe σ kurse në vetë shkrimet mesape jepet me I dhe para t me X ose Σ: gjinorja njëjës e Dazet (me Δαζιμος, Δαζουπος, Dases, Dassius etj. me rrënjë të afërt), do të shkruhet herë ΔΑXTAΣ, herë ΔΑΣΤΑΣ. Alfabeti venet për këtë tingull ka një shenjë të veçantë, që haset dhe në mbishkrimet kelte kurse në shkrimin latin shprehet me x, xx, xs, c, ss, s. Pauli (Veneter, f. 154 ff) ka folur shumë hollësisht për këto marrëdhënie e i ka dhënë këtij tingulli irracional vlerën e një š-je.

Edhe l e Ulixes flet për një burim joepik. Tani ne dimë nga mbishkrimet se athinasit, beotët, korintianët heroin e quanin 'Oλυσσεύς ose 'Oλυττεύς e jo 'Oδυσσευς… Sipas Quintil I 4, 16, edhe eolisht duhet të ketë qenë Olisseus (Jordan, Krit. Beitr. zur Gesch. d. lat. Spr. f. 39). Kështu të krijohet përshtypja se forma 'Oδυσσεύς i takon vetëm eposit jonian dhe ka dalë nga një origjinal 'Oλυσσεύς, duke gjetur një mbështetje etimologjike popullore te óδύσσεσδαί "zemërohem me dikë", me të cilin, siç dihet, e prezanton Poeti.

Mundësia tjetër, që λ të ketë lindur fonetikisht nga δ nxjerr vështirësi: sepse ky shndërrim fonetik jo i jashtëzakonshëm është i huaj për gjuhën greke, po të mos marrim parasysh λάφνη, δαφνη (Hesych) pergeike. Helbigu (Hermes 11, 281) tani natyrisht e ka kërkuar prejardhjen e mitit të Odisesë në fiset barbare ose, sipas tij, gjysmëbarbare të perëndimit grek; këtë hipotezë e kam besuar edhe unë. Në këtë drejtim dëshmojnë dhe disa fakte të tjera, përveç atyre gjuhësoreve. Odisea kishte një orakull në euritanët jogrekë; Wilamowitz (Hom. Unt. 188 ff) ka dëshmuar për lidhjet e tij të ngushta me tesprotët, rolin e rëndësishëm që duket se ka luajtur saga e tij në brendësi të Epirit. Saga e Phaiakes është epirote, sepse Σχερίη, që rrjedh nga σχερος "kontinent" e do të thotë "tokë e thatë, stere" është sinonim me "Hηειρος dhe një qytet i Kaonisë, quhej βαιάκη (Hekateu të Stefan Bizantini s.v.) i formuar si 'Iθάκη, me B jogreke për φ (nga bh), d.m.th. një emër që nuk është lokalizuar këtu aspak nën ndikimin e eposit.

Tani mundet që shndërrimin fonetik nga δ në λ t'ua atribuojnë fiseve iliro-epirote duke iu referuar λάσίμος (piktori i një amfore nga Canosa), në qoftë se ky është i njëjtë me emrin Δάσιμος. Megjithatë unë e quaj të besueshme hipotezën se "njëra nga figurat më vitale të sagës heroike greke" të ketë ardhur nga popujt barbarë, dhe në qoftë se nuk dinë asgjë për këtë vetë grekët, të cilët, p.sh., megjithatë, nuk e kanë harruar kurrë plotësisht prejardhjen trake të kultit të Dionisit. Këtu detyra jonë nuk është që të hetojmë më tej çështjen ende të pazgjidhur të mitit të Odisesë. Emri i Odise-Uliksit u desh të sillej këtu vetëm si një dëshmi e vlefshme e rolit ndërmjetës që kanë luajtur emigruesit ilirë midis siujdhesës ballkanike dhe apenine."

Paul Kreçmer bën kështu një analizë novatore me një monument madhor të botës së herëshme siç janë epet e Homerit, ose që konvencionalisht quhet si të Homerit.

  1. Teza se forma Uliks është përcjellë tek popujt e Europës perëndimore nëpërmjet ilirëve tregon se eposin homerik ilirët e njihnin si kulturë orale, ndonëse jo në formë shkrimore. Odiseu i shqiptuar si Uliks u njoh sipas modelimit fonetik, morfologjik të ilirëve. Vepra e Jemes Joyce-it u quajt "Ulisi", jo "Odiseu". Kjo do të thotë se ilirët (mesapët, japigët) përtej detit Jon dhe Adriatik e përcollën tek popujt e tjerë formën e tyre Uliks dhe mbase në konkurrim me formën Odiseu, konkurrim, ose paralele, që mund të ketë vazhduar gjatë në shekuj, perëndimi europian sanksionoi përfundimisht deri në ditët e sotme formën ilire Uliks. Ky është një akt kulturor i klasit të parë ku ilirët paraqiten si përurues dhe negociator të njërit nga emrave më të njohur dhe më të paharrueshëm të qytetërimit botëror. Kjo dukuri vlen të studiohet pambarimisht. Kjo lidhet edhe me emra të tjerë të monumentit homerik, duke galvanizuar kështu terminologjinë antroponimike të emrave të heronjve dhe hyjnive mesdhetare në Europë.
  2. Kreçmer beson se vetë kulti i Uliksit (Odiseut) është fermentuar në mjedisin ilir epirot. Jo vetëm si mendësi dhe praktikë kultike por edhe si substancë linguistike.

Paul Kreçmer nënvizon:

"Për fiset ilire që u vendosën në Epir ne dimë fare pak gjëra e për gjuhën e tyre thuajse asgjë. Emri i mbretit të agrejve Σαλύνθιος (Thukid. III 111, 114, IV, 77) të kujton emrin e vendit ilir Salluntum (Itin. Anton. f. 338. 8) dhe salentinët tarentinë, Krahaso dhe ilir Σαλλας. Nga ilirët vjen, mbase, dhe asimilimi në emrin e lumit "Aραχθος (Ptolem. III 14, 6, Liv. 43 21): "Aρραθθος (I.v. Korkyra, IGA. 343) "Aρατθος (Polyb. 21.26,4. Strab VII 325 Aratus (Plin. IV 4), Arethon (Liv. 38.3). Që shndërrimi nga kt përmes ht tt ishte një shndërrim ilir ne mund të bindemi 1) nga shqipja natë, lit. naktis; pesë, sanskr. pankti (G. Meyer Alban. Stud. III 5) 2) nga istrishtja Nesattium (Liv. 41,15), Nesatium (Plin III 127) Nέσακτον (Ptolem. III 1, 27). 3) Nga venetishtja rehtiia, të cilën Pauli (Die veneter, f. 556) e shpjegon bukur si emrin e një perëndeshe Rectia.

Në një rrugë tërthore ne mund të krijojmë edhe njëfarë përfytyrimi rreth gjuhës së ilirëve që u vendosën në Epir. Këta fise, të cilët nevoja ose dëshira për pushtim i shtyu të sulen nga trojet e tyre veriore në drejtim të jugut edhe në krahinat në perëndim të Pindit e të Oetas nuk gjetën hapësirë të mjaftueshme. Shtrirjen e tyre të mëtejshme drejt Lindjes e penguan jo vetëm vargmalet e egra dhe të kalueshme e të parrugët, por edhe më shumë popullsia e dendur e krahinave të atjeshme, në të cilat kishin vërshuar fiset greke, që tanimë ishin zhvendosur nga perëndimi, tesalët, beotët, dorët.

Kështu ndërroi drejtimin rryma e emigruesve ilirë nga ana e perëndimit përmes detit drejt bregdetit italian të përkundrejt. Këto dukuri nuk ishin aspak të panjohura për autorët romakë. Daunusi, eponimi i daunëve të Apulisë, përshkruhej si një ilir fisnik, i cili, për shkaqe politike kishte lënë atdheun e tij dhe kishte gjetur një atdhe të ri në Itali (Paul, Dac, f. 48 Th.d.Pon). Salentinët duhet të kenë paelignët, që nën udhëheqjen e mbretit të tyre Volsimus, i quajtur edhe Lacullus, kishin ardhur nga Iliria (Paul. Diac. f. 278).

Këto të dhëna u vërtetuan nga dy fakte: së pari, nga përputhja e emrave të fiseve dhe të vendeve në të dyja anët e detit Adriatik dhe nga kthimi i një numri të madh emrash vetjakë ilirë në bregdetin lindor të siujdhesës apenine. Pikërisht Helbigu (Hermes XI 1876, f. 257 ff) ka meritën t'i dëshmonte me ngulm dhe të vlerësonte nga pikëpamja historike këto fakte. Para së gjithash ai lidhi japigët italikë me japodët ilirë, të cilët Hekateu (tek Stefan Bizantini 'Iαπυγία) i quan edhe japigë. Edhe në anën italike shfaqet forma-d në umbr. Japuzikum, Japusco, Jabuscom, në tabelat iguvinike (Bücheler, Umbrica, f. 95), ku bëhet fjalë që të huajt, ndër ta japudët, t'i largojnë nga turma. Këmbimi i formës së rrënjës në 'Iάποδες: 'Iάπυγες ka një paralele në κλάFιδ – "kyç"; dor. κλάικ (Theokrit) dhe όρνιθος: όρνιχος. Kaonëve të Epirit u përgjigjen Χώνες në Siris, galabreve dardanë, thellë në brendësi të Siujdhesës Ballkanike (Strab. VII 316) Calabrët italikë, salentinëve vendi dalmat Salluntum (Itin. A, t. 338) etj. Në të dyja anët e detit Adriatik hasen emra qytetesh me –nt dhe –t- –ntum, -etum etj., si Tarentum τάρας Hydruntum, Υδροϋς Uzentum, Sipontum në bregdetin ilirik, Neretum, Aletium në Kalabri. Epetium në Dalmaci, βουχέτιον në Epir. Këta shembuj nga masa e përputhjeve të tilla, të mbledhura nga Helbig Kiepert etj., mjaftojnë për të përcaktuar faktin në përgjithësi; në hollësitë e tyre ne do të hyjmë më vonë.

Jo më të pakta janë edhe përputhjet në emrat vetjakë, të cilët, janë dëshmuar sipas Helbigut (Herm. XI, 269) sidomos Deeckes (Rhein. Mus. vol. 36 e 37) dhe Paisit (Storia d'Italia I 360): Dasius, Dasimius, Blattius, Trosius ose Τρωσαντιος, Artus, Artorius etj., gjenden të njëjtë krejtësisht ose në rrënjë, si në bregun ilirik dhe në atë italik të Adriatikut.

Një argument tjetër dhe të fuqishëm për shtegtimin e fiseve ilire në siujdhesën italike sjellin mbishkrimet e Kalabrisë të shkruara në një gjuhë jogreke dhe joitalike që u është njohur pa dyshim me të drejtë, mesapëve që banonin aty. Në këtë mënyrë ne vijmë në problemin që na ka interesuar në radhë të parë në çështjen e gjuhës së ilirëve dhe popujve të afërt me ta që trajtuam deri tani."

  1. Kreçmer jep kështu një tablo shkencore, ku vërtetohet se ilirët e gadishullit të tyre dhe ilirët e gadishullit apenin, sidomos në Italinë e Jugut (mesapët, japigët) kishin sanksionuar emrat e tyre, të qyteteve, emrat gjeografikë. Pra deti Adriatik qe në një farë mënyre det ilir.
  2. Dukuria shtegtuese por edhe kolonizuese ilire në bregun italik është tejet e rëndësishme, por gati asnjëherë e studiuar seriozisht. Mjedisi i tyre gjuhësor (ilir) ka qenë i suksesshëm dhe rezistues. Aq më tepër se ilirët e Italisë së Jugut kanë kultivuar shkrimin, pra ishin popullsi shkrimbërëse, një shkallë e lartë e qytetërimit. Ilirët kanë patur shkrimet e tyre, janë mijra mbishkrime mesape, që ende nuk janë zbërthyer, por që nuk do të thotë se nuk do të zbërthehen një ditë.

                                           ***

Linguisti i madh italian Vittore Pizani njohës i thellë i monumenteve epigrafike mesape (janë disa mijra mbishkrime të ilirishtes mesapike me scripta continua) në studimet e tij jo vetëm e mbron dhe e argumenton ilirisinë e mesapëve dhe japigëve në jugun e Italisë por ka arritur rezultate të admirueshme në disa ekuacione linguistike si dhe të rrafshit mitik e sakral. Për Pizanin ilirët në Itali kanë qenë ndërmjetës kulturorë e gjuhësorë me popujt e tjerë italikë.

Pizani thekson se "Emri Graeci për "Ελληνες" do të kenë qenë në origjinë tamam i një pjese të ilirëve, të cilët u bënë dorë, dhe ka shërbyer pastaj për të emërtuar të gjithë grekërit, disi ashtu sikundër ka ngjarë me gjermanët e këtej Rinit. Dhe kjo më hynte në punë për të shpjeguar korespondimet me karakter politik e social ndërmjet Romës e Spartës dhe dorëve në përgjithësi, siç është ndarja në tri tribu, diarkia, gerusia dhe senati. Ky i fundit është për nga emri një kalk i përpiktë i gerusia-s.

Këto fakte na tregojnë se ilirët që kanë ardhur në Italinë jugore nëpërmjet Adriatikut, jo vetëm që kanë zënë vend aty si mesapë, daunë, peucezë etj., sikur dihesh edhe nga të lashtët, por me disa depërtime kanë shkuar aqë sa të përbënin një nga elementet etnike nga të cilat është formuar Roma shumë e lashtë, disi po ashtu si indoevropianët e arritur në Mesapotami dhe në Azinë e Vogël, një pjesë kanë formuar perandorinë hitite dhe formacione të tjera shtetërore, në të cilat dialektet indoeuropiane janë bërë gjuhë kombëtare, një pjesë tjetër ka lënë vetëm gjurmë ndër emra dinastikë ose të ngjashëm.

Ndoshta fenomenet që kam çekur gjer tani, që të gjitha ose në një pjesë të madhe, lidhen me një periudhë të parë vërshimesh. Ndër ato fenomene mund të numërohet edhe formimi i një perfekti ose aoristi të dobët me v, siç e kemi gjetur në mesapishten dhe në shqipen dhe siç e gjejmë në perfektet latine të tipit amavi. Ato fenomene tek të cilat po drejtohemi tani, i duhen atribuuar më fort një periudhe të dytë, me anë të përhapjes nga territori në të cilin Ilirët e imigruar ishin vendosur qëndrueshmërisë duke imponuar aty gjuhën e tyre. Ky imponim gjuhësor i ilirëve mund të dokumentohet me mjete të mirëfillta gjuhësore."

Pizani i jep rëndësi një njësie leksikore që lidhet me emrin "bir" (femërore: "bijë") që në latinisht është "filius". Ja ç'thotë Pizani:

"Karakteristikë kryesore e këtij tipi isoglasash është fjala për "bir" dhe "bijë". Në mesapishten gjejmë bilia, biliva për femëroren, beiliihi gjindore për mashkulloren, me këtë lidhen kallëzorja faliske fiom, fiom-i kallëzore e picenishtes jugore dhe venetishtja filia, më në fund latinishtja fillus, filia. Për këtë të fundit akoma mësohet ndër manualet se duhet krahasuar me letonishten dēls 'bir' dhe se i takon rrënjës dhē– 'allatare' (-tajis, ushqej me qumësht gjini) edhe pse dalja e i-së në vend të e-së së pritur, përbën një vështirësi të vogël. Dhe për të mbrojtur këtë mendim, citohet umbrishtja suf feliuf. Por feliuf thuhet për dosat që u japin qumësht (derkucave) dhe prandaj nuk na jep një lidhje të drejtpërdrejtë.

Duke parë pikërisht përhapjen e fjalës edhe në mesapishten, b e së cilës mund të çohet te një buzore (labiale) dhe jo të një dhëmbore, duhet me vend të mendohet për një fjalë ilirike me një spirante të zëshme fillestare, që ka kaluar në spirante të pazëshme, si në rastet e fascis, fascinum, flagitium e Faunus që trajtuam më lart. Për sa i përket fjalës mesapike ajo është vërtetuar me origjinë ilire nga shqipja me fjalën e saj bir shm. bilj e bij femërore biljë e bijë. Siç dihet, që më parë Stier dhe Gustav Meyer kishin menduar për këtë fjalë me prejardhje nga fjala që greqishtja tingëllon φϋλή dhe që duhej të ekzistonte në ilirishte, krah. Τριβύλιον toponim ilirik që i përgjigjet Tριβιλία të Elidës.

Një krahasim duhet bërë me gjinoren mesapishte bollihi që sipas mendimit tim, Otto Haas me të drejtë e ka përkthyer filii: këtu o-ja është shkruar si zakonisht për u, dhe tregon në një dialekt ruajtjen e ū-së së gjatë që gjetiu, sigurisht nëpërmjet të u-së, ka dhënë i si në shqipen: është forma me ī që është përhapur ndër gjuhët e lashta italike, për të cilat u fol. Dhe kuptimi i filius, ose më mirë i prototipit të tij ilir, është e qartë: është fjala për bijt që i përkasin φυλή të sunduesve, pikërisht sikundër liberi 'fijtë' latinë janë në kundërvënie me vernae, ελεύδεροι që i përkasin leudho– "popullit" (khs. slav. ljudŭ, lituanishtja liáudis, anglosaksionishtja leod etj. kuptohet për të lirët që përbënin klasën sunduese. Nuk është pa interes fakti se, qoftë në tipin filius, qoftë në atë të liberi, ndeshet i njëjti koncepsion që ka vënë një fjalë të re në vend të fjalëve të trashëguara, të përfaqësuara me sanskrishten putrás dhe sūnus – duhitr, slv. synŭ – dŭšti, grek. νίός-δυγάτηρ etj., dhe kjo në një pjesë të territorit të lashtë italik ku në anë tjetër, oskishtja ruan ende termat indoeuropiane të sajat puklo- e futir.

Territori i përhapjes së isoglosës "filius" përbëhet prej Laciumit (latin e falisk) për të cilin kemi parë më parë lidhjet e lashta me botën ilire-mesape dhe për më tepër prej Picenit dhe Venetisë që dalin në Adriatik dhe që prandaj marrin pjesë në takimet që vendoste lundrimi në këtë det ndërmjet vendeve bregdetare: në lidhje me këtë, kam folur në një rast tjetër për një nënlidhje përbrenda lidhjes gjuhësore italike, këtu do të flisja në mënyrë më figurative për një trevë filius."

Pra, isoglosa "filius" është i sferës familjare, njerëzore. Nëse kjo njësi leksikore e gjithëmbarëshme e latinishtes është refleks i një fjale të mesapishtes ilire tregon raporte tejet të herëshme pikërisht në rrafshin gjinor, antropologjik.

Nëse mesapët (edhe japigët) kanë ndikuar kësisoj në territorin linguistik italik nuk duhen harruar edhe ndikimet në dimensionin mitologjik të lashtë. Pizani thekson gjithashtu:

"Një rëndësi të veçantë kanë, sipas mendimit tim, të tilla ekuacione në fushën sakrale. Nëse ana që i paravihet emrit Aprodita është, siç duket, e njëjta gjë me lat. Anna që i paravihet Perenna-s, mund të jetë fjala ndoshta për mbeturina kultesh që përpara arritjes së indoeuropianëve në Itali; Venas, e njëjta gjë si lat. Venus, që del edhe në Fευζει μεfιτι të Rossano di Vaglio pranë Potencës, është, me siguri indoeuropiane dhe pikërisht hyjnizimi i një neutri që tregon dëshirën dashurore (sanskr. vánas) dhe mund të jetë përhapur si një emër hyjnor prej Romës; hyjneshat e fatit, Logetibas (dhanore shumës) në një kushtrim të Alezios i përgjigjen Λάγεσις siciliane, grekes Λάγεσις, njëra nga Parkat, dhe duket se ishin pikërisht të Italisë Jugore: mbi origjinën e tyre, nëse është greke ose jo, pak gjë mund të themi, sepse është e errtë origjina e λαγάνειν; ndoshta, meqë është raporti χ dhe g, mund të mendohet se bëhet fjalë për hyjni veriballkanike të sjella në Greqi nga ilirët e dorizuar, në Itali nga mesapët dhe farefiset e tyre ilire.

Në mbishkrimin që R. Arena e ka interpretuar drejt si të përbërë nga dy formula, njëra greke dhe tjetra mesape, dua të them αρτος, ατοπος ται δ(ε)οι γυναχηαι 'A.A. hyjneshës Γ', dhe πενσχλεν δυγαFη' përgatiti gjëkafshë, kjo gjëkafshë, πενσχλεν, është si një kishës dhe kjo termë është për mua identike me umbrishten persolo, perklum të "sacrufucium", me oskishten pestluon tempull me formim regresiv në marsikën pesco "tempull", që gjendet në toponime të shumta të ditëve të sotme në Italinë jugore, të cilat fillojnë me Pesco-. Ajo rrjedh nga persk- temë tani e së tashmes në rrënjën perk- / prek – pregare – me lute me prapashtesën –klo nga tlo-: fjala është padyshim me origjinë osko-umbre, dhe në mesapishten ka pësuar disimilimin e likuideve r- l n- l. Isoglosa është interesante sepse ndoshta është e lidhur me një huazim sendesh, qoftë një trajtë e veçantë tempulli, qoftë edhe vetë përdorimi i tempujve për kultin hyjnor, apo gjëra të ngjashme. Në këtë rast ajo mund të hyjë në të njëjtin kapitull me temën tabara- "prift, priftëreshë" që mund të analizohet në ta- parafjala, që pamë se i përgjigjet shqipes te-k, dhe –bara- nga rrënja bher- "me sjellë, me bajtë" jo vetëm natyrisht e greqishtes φέρω lat. feró, etj. por edhe e shqipes –bie e formuar, prandaj me elemente patjetër ilire.

I përgjigjet tamam umbrishtes ars-fertur "prift", nomen agentis të fer- paraprirë nga ars- baras me lat. ad, duke pasur shumë të ngjarë të jetë një kalk i termës osko-umbre. Akoma; kemi ndeshur fjalën prespolis që e kemi kuptuar si άρχιερεύς duke parë në gjymtyrën e saj të dytë një –poli- baras me lat. potis etj.; elementi i parë pres- kthehet në indikacionet e hierarkisë priftërore, në sanskr puróhitas nga puras-hitas, fjalë për fjalë "i vënë në krye", që tregon kapelanin (priftin) e oborrit, priftin që është në krye të një familjeje etj., unë nuk njoh korespondime të sanskr. puras me përdorime të tilla, me përjashtim ndoshta të greqishtes πρέσβυς, por që ka vlerë laike, edhe substancialisht në homerishten "Ηρη πρέσβα δεά": preba, thënë për nder të Vivias, vdekjes së së cilës i është besuar defixio e famshme për t'ia sjellë Cereresit, është i njëjti epitet, sigurisht me qëllim lavdërues.

Por nëse Petiedia, së cilës i është kushtuar mbishkrimi i madh funeror nga Korfini; cerfum, sacaracirix semunu, dhe kjo d.m.th. 'Cererum sacordos Semonum' madhnohet si pristafalacirix prismu, d.m.th. "antistikaprima = kryepriftëreshë" në termin teknik pristafalacirix gjejmë të njëjtin element pris- që padyshim është përdorur për të treguar funksionin e lartë të kësaj priftëreshe, të krahasueshëm me atë të Virgo Vestalis maxima. Edhe këtu kemi së paku pjesërisht një kalk të termës oske?"

Kuptohet që situata gjuhësore ka karakter sinkretik. Bëhet fjalë për nocione të zanafillës dhe praktikave të herëshme sakrale.

Në formësimin e strukturës mitologjike të gadishullit italik procesi i konvergimit është i ndërlikuar, ka funksionalizuar ndërthurja e shumëanëshme. Janë gjuhët që janë ndërthurur në marrëdhënie shoqërore. Pizani shton:

"Meqenëse në gjuhët e Italisë pararomake bën pjesë edhe greqishtja e kolonive helene në Magna Graecias, do të ishte rasti tani të shihet nëse kanë ngjarë dhe në ç'masë kanë ngjarë influkse të kësaj greqishtjeje mbi mesapishten ose të mesapishtes mbi greqishten: por kjo do të na shpinte shumë larg. Do të çek vetëm shkurtazi dy fakte: njëri ke, lidhëze, që unë kam diktuar e nxjerrë në disa mbishkrime mesapike dhe që mund të jetë nga greqishtja und; tjetri lai-laudehiabas, pas mendimit tim një kompozitë e dehia- "dea" e njëjtë me sanskr. deví etj., me një parashtesë lai- analoge me shqipen la- ose lë-, l- me vlerë përforcuese ose shformuese (sh. La Piana, në "Albania Nuova" V, 2. 1957), me le- "mezzo = gjysmë" të slav. lĕ zĭvŭ ήμιδανής (me saktësi: "gjysmë gjallë"), me λαι- ose λα- "përforcuese" për të cilën Sh. Frisk në fjalorin e tij etimologjik grek., vëll. II, kështuqë kushtimi laidehiabas logetibas do të kuptohet "gjysmëhyjneshave Parke": këtu mund të mendohet që origjina të jetë ilire dhe nga ilirishtja pjesëza të ketë kaluar në greqishten: vetëm, me anë të Dorëve, apo në Itali?

Shpresoj të kem vënë disa baza për studimin e një problemi veçanërisht të rëndësishëm dhe që do të mund të shtrihej edhe në dialektet e sotme të Puljes e të Salentit, aty d.m.th. të depërtimeve të ilirëve të ardhur nga Gadishulli Ballkanik në botën italike pararomake, duke kontribuar për formimin e asaj "latinishtje vulgare", proteiforme që qëndron në themel të dialekteve jo vetëm italike por romane, një studim për të cilin do të mund të zgjidhej vargu i mesapikut Ennio i Rudiae, një nga poetët më të mëdhenj të literaturës latine:

"Nos sumus Romani, qui fuimus ante Rudini"

(Ne tani jemi romakë, që më parë qemë Rudinë)"

Disa mendime:

  1. Pizani bën përpjekje të jashtëzakonshme dhe të stërholluara për rëndësinë e pranisë së ilirëve në Italinë e Jugut duke përdorur instrumentet gjuhësorë.
  2. Por studimi linguistik, leksikor, morfologjik dhe sintaktik do të ishte i mangët pa studimin material arkeologjik. Në këtë rrafsh zbulimet dhe studimet e arkeologut italian Francesko D'Andria për kulturën nekropolitike të mesapëve dhe japigëve në Italinë e Jugut janë gjithashtu të një rëndësie substanciale, bazore dhe njëkohësisht një plotësim i domosdoshëm. Fjala vjen qarku i dallueshëm i mënyrave dhe dekoracionit të qeramikës mesape dhe japige flet në favor të një popullsie ilire që e konservon dhe e shtjellon traditën e vet në procesin e hapur të integrimit shekullor italik me popullsi të tjera etnike.
  3. Ende mungon sinteza midis gjuhësisë dhe arkeologjisë për studimin e ilirëve në Itali, që gjuhëtarët dhe arkeologët të mos punojnë veç e veç por sëbashku bazuar në strukturën e kronologjisë për të dyja disiplinat për të njëjtin subjekt shkencor.

 

 

 

Nëse jeni ndjekës i Netflix,ja serialet që nuk duhet të humbisni!

Posted: 26 Feb 2018 02:26 AM PST

Platforma Netflix vitet e fundit është bërë e njohur dhe për Shqipërinë duke e instaluar dhe ndjekur serialet më të fundit.

Ne do t'ju sugjerojmë disa seriale të cilëve u shkon për shtat batuta "Njerëzit shohin 1 seri në një ditë,unë shoh 1 sezon në një ditë".

Sapo të nisni serinë e parë jemi të bindur që nuk do shkëputeni dot.

Hidhuni një sy:

“GREY’S ANATOMY”

“FAMILY GUY”

“AMERICAN HORROR STORY”

“FULLER HOUSE”

“SONS OF ANARCHY”

“HOUSE OF CARDS”

“STRANGER THINGS”

“THE WALKING DEAD”

“BREAKING BAD”

“ORANGE IS THE NEW BLACK”

a.k/dita

Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë, dikush heq simbolet

Posted: 26 Feb 2018 02:16 AM PST

Konsullata e Kosovës në Strasbourg të Francës është sulmuar, duke vjedhur flamurin e Republikës së Kosovës si dhe duke shkatërruar stemën e shtetit.

Kjo gjë është bërë e ditur nga Konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.

Ai ka thënë se "simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqtë tanë!".

Cana ka falenderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre, dhe është shprehur i bindur se pas ekspertizës ligjore sulmuesit do të gjenden.

s.a/dita

 

Disa vese të përditshme që përkeqësojnë shëndetin tonë pa e kuptuar!

Posted: 26 Feb 2018 02:11 AM PST

Kujdesi ndaj shëndetit nuk është vetëm kontrolli rutinë tek mjeku apo përdorimi i medikamenteve kur nuk ndihemi mirë.Ne duhet të kujdesemi për veten pa arritur pikën e fundit.

Ndaj edhe mjekët,sugjerojnë që të heqim dorë nga disa vese ,të cilat ne mund të na duken shumë njerëzore por mesa duket paskan pjesën e tyre në të qënurit shëndetlig.

Hidhini një sy dhe reduktoji me sa mundësi të keni.

E di e di,mund të jesh në rrugë apo takim të rëndësishëm që e ke të vështirë të shkëputesh.Por gjeje cfarë?Që tani e tutje,nuk duhet ta mbash më urinën sepse kështu ai akumulim do ti japë mundësi të rrisë bakterie.

Ti mund të mendosh që një çumçakëz do ti japë  freski gojës tënde dhe kështu ti përtypësh për disa orë të mira me rradhë.Derisa ndoshta pa e kuptuar,ke nxjerrë nofullën vendit,ndaj redukto përtypjen e gjatë të tij.

Përveçse e shëmtuar estetikisht,numri i infeksioneve që transmetohen nga ky ves është shumë i gjatë.

Të qëndruarit gjatë përpara laptopit,ju sjell dëmtime serioze në sytë tuaj.Ndaj sugjerohet rregulli 20:20:20,e thënë ndryshe :çdo 20 minuta mer një pushim 20 sekonda duke i ngulur sytë diçkaje 20feet(ose 6 metra) larg.

Veshja e këpucës së gabuar,që ju lëndon apo është e vogël për ju,ju sjell dëmtime serioze që lidhen kryesisht me presionin e gjakut.

a.k/dita

Edhe njëherë mbi bombën në Ambasadën sovjetike

Posted: 26 Feb 2018 02:11 AM PST

Aleksandër Meksi

I ashtuquajturi "Incident" i bombës që u hodh në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt 1951, përbën një shembull mjaftë kuptimplotë i politikës së terrorit, që Partia e komunistëve shqiptarë e instaloi qysh gjatë Luftës për të ardhur në pushtet, e pas marrjes së pushtetit, për ta mbajtur atë me çdo kusht. Kjo ngjarje tejet tragjike dhe e dhimbshme, na paraqitet e plotë dhe në mënyrë të hollësishme, pra në të gjitha aspektet e saj historike e juridike, në një libër të botuar nga Uran Butka : "Bombë në Ambasadën Sovjetike". Libri, që rimerr këtë ndodhi së dyti, pas përfshirjes në vëllimin "Ringjallje" të botuar në vitin 1995, është fryt i një pune të mirëfilltë kërkimore në Arkivat kohës. Studimi mbështetet në fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme si dhe dëshmi të protagonistëve, të cilat hedhin dritë mbi këtë krim dhe autorët e saj, njerëzit e kupolës së Partisë së komunistëve shqiptarë.

Kujtimet e asaj kohe dhe përshtypjet e mia për atë ndodhi më kanë bindur përherë se ajo ishte një marrëzi kriminale që nuk duhet përsëritur kurrë. Me atë veprim, regjimi komunist tregoi qartë se për pushtetin e vet ishte i gatshëm të ecte mbi trupa njerëzish, ishte i gatshëm për gjithçka. Për ta, ashtu siç pushteti del e fitohet nga gryka e pushkës (apo kallashnikovit në kohët tona), ashtu dhe ruhet, me terror të kuq, siç i thoshin në vitet 20 bolshevikët, me diktaturë të proletariatit, një shpatë, që sipas tyre, duhej mbajtur gjithnjë e mprehtë, majën e së cilës e përbënin strukturat me detyrën e vetme; mbrojtjen e regjimit nga "armiqtë" e brendshëm e të jashtëm, të cilat quheshin organet e diktaturës së proletariatit. Sjellja dhe mentaliteti i shumicës së njerëzve të të cilave nuk ka ndryshuar ende deri më sot.

Aleksandër Meksi

Aleksandër Meksi

Hedhja e bombës në Ambasadën Sovjetike (për saktësi duhet të themi se quhej Legatë), në atë godinë ku sot ndodhet Ministria e Arsimit, u shoqërua me zhurmë të madhe propagandistike e vringëllim armësh kundër “armiqve”. Ky akt, i denjë për Neronin, drejtohej qartësisht kundër intelektualëve dhe atyre, që në fjalorin politik të kohës, quheshin "reaksionarë", "të deklasuar"ose "klasat e përmbysura". Drejtohej pra, kundër atyre që patën fat, e që u shpëtuan rastësisht spastrimeve, që më vonë komunistët e quajtën "Koha e Koçit" (Xoxe), por që u përsërit dhe herë të tjera me tjetër emër. Këtë e ndjenë jo vetëm ata që ishin pjesëtar të këtyre familjeve, por dhe mjaft të tjerë. Frika ishte reale, vitet që pasuan e vërtetuan këtë.

Bomba, siç e quajti propaganda e kohës, u hodh në orën 17 e 47 minuta të datës 19 shkurt të vitit 1951. Nga shpërthimi i saj, një dinamit i mbledhur me letër, u thyen vetëm disa xhama në anën e prapsme të ndërtesës. Kishim të bëjmë me atë që quhet rëndom shashkë, d.m.th. ishte një shpërthim i projektuar për zhurmë e tym, por jo për të dëmtuar godinën e ambasadës apo personelin e saj, pra jo nga njerëz që luftonin komunizmin. Ky veprim ishte një pretekst, që përkon me thënien e mendimtarit të shquar Schopenhauer, se "i ligu kërkon sebep". Menjëherë, pra që të nesërmen, pushteti që e kishte parapërgatitur këtë farsë, u hodh në veprim për një javë rresht, duke bërë arrestime të shumta, nga radhët dhe familjet e intelektualëve dhe të atyre që dihej se ishin antikomunistë. Të gjitha arrestimet u bënë për këtë "bombë" por që të gjithë menduan se bombën e hodhi Sigurimi i Shtetit për të pasur një pretekst, dhe në këtë pikë nuk jemi në një mendje me Uran Butkën që në librin e tij, ashtu si më parë në "Ringjallje" mendon ndryshe.

Le të paraqesim shkurtazi ngjarjet në rrjedhën e kohës. Atë ditë ishte mbledhja e Komitetit Qendror të PPSh ku në rendin e ditës kishte analizë të punës së partisë dhe disa pika që lidheshin me rolin e Bashkimit Sovjetik dhe të Stalinit si fanar ndriçues në rrugën e PPSH-së. Në të u kritikuan për oportunizëm dhe moskryerje të luftës së klasave Tuk Jakova, Teodor Heba, Manol Konomi si dhe Kahreman Ylli për oportunizëm dhe mungesë vigjilence ndaj antisovjetizmit në arsim. Kuptohet që kemi të bëjmë me përgatitje terreni për atë që ishte projektuar.

Plenumi nuk i vazhdoi punimet të nesërmen më 20 Shkurt, por qysh në mëngjes u mblodh me dyer të mbyllura Byroja Politike, që ishte e vetmja strukture vendimmarrëse. Proces-verbali që ruhet i kësaj mbledhje, që shtjellohet me hollësi në librin e Butkës, tregon mjaft fakte tronditëse për veprimtarinë kriminale të kësaj bande komuniste të pa skrupuj. Raportin për ndodhinë e paraqiti Ministri i Punëve të Brendshme Mehmet Shehu i cili kërkoi "masa të jashtëzakonshme represive pa marr parasysh ligjet në fuqi". Ai gjithashtu shtoi se arrestimet duhej të bëheshin që atë natë: " rreth 100-150 veta nga të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t'i pushkatojmë" , dhe se listat ne i kemi përgatitur. Ndërsa brenda një kohe të shkurtër, "të spastrohet" Tirana si dhe qytete të tjera nga familjet reaksionare. Siç tha Mehmet Shehu “Ne duhet terrorit t’i përgjigjemi me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje e gjakftohtësi”. Në fjalën e tij Shehu përmendi dhe shprehjen: "…element reaksionarë të tipit Kasaruho..", një emër nga të listave, çka flet qartë se listat ishin përgatitur qysh më përpara. Byroja Politike i miratoi një zëri të gjitha këto propozime .

Në dosjen përkatëse në Gjykatë janë gjetur tri lista të parapërgatitura me një sërë emrash me veprimtarinë e secilit që justifikonte masat që propozoheshin, nga të cilët u përzgjodhën me kritere të qarta politike 22 fatkeq, emrat e të cilëve kanë anash nga një kryq blu, që do të thotë "të pushkatohen", ndërsa të tjerët do të arrestohen. Më vonë, sipas porosisë të dhënë në mbledhjen e Byrosë, u hartuan dhe lista të tjera për arrestime që përfshin të gjithë vendin. Gjykoj që të gjitha listat duhej të ishin shtojcë e veçantë e librit.

Ata që u caktuan të pushkatohen ishin: Sabiha Kasimati (39 vjeç), Pjerin Guraziu (46 vjeç), Anton Delhysa (48 vjeç), Zyhdi Herri (30 vjeç), Gafur Jegeni (43 vjeç), Jonuz Kaceli (43vjeç), Manush Peshkëpia (40 vjeç), Mehmet Ali Shkupi (58 vjeç), Niko Lezo (50 vjeç), Lluka Rashkoviç (51 vjeç), Haki Kodra (30 vjeç), Reiz Selfo, Myftar Jegeni (36 vjeç), Thoma Katundi (64 vjeç), Hekuran Troka (32 vjeç), Qemal Kasaruho(49 vjeç), Tefik Shehu (39 vjeç), Gjon Temali (47 vjeç), Fadil Dizdari, Petro Konomi (30 vjeç), Pandeli Nova (59 vjeç) dhe Ali Qoralliu.

Studimi i vëmendshëm i akteve të gjykimit, çka na e paraqet me hollësi dhe mjaft bindshëm Butka, tregon qartë që procesi ishte fiktiv, pa hetime, pa gjykim real dhe i falsifikuar në dokumente. Është sheshit e qartë se përpara është dhënë dënimi me vdekje (në Byronë Politike me lista të parapërgatitura për këtë qëllim) dhe pastaj “u rregulluan kartërat".

Ata u dënuan me akuza kolektive: si të vënë në shërbim të agjenturave të huaja, si agjent të rregullt të tyre dhe si anëtarë të organizatave terroriste. Arrestimet e tyre u kryen nga data 20 deri më 23 shkurt, pa urdhër arresti dhe firmën e prokurorit (ai i firmos këto urdhra më datën 25 kur ata janë tashmë në burg). Po kështu akt-akuza u hartua më datë 25 dhe në të janë dhe datat arrestit për secilin të pandehur. Ata as nuk u hetuan rregullisht nga hetuesit e Sigurimit të Shtetit (u pyetën gjatë një nate e pa proces verbale), e as u pyetën nga prokurori i ngarkuar me këtë çështje, nuk ju paraqit asnjë provë e nuk është thirrur asnjë dëshmitarë.

Gjatë marrjes në pyetje në godinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëri prej viktimave, Jonuz Kaceli, vdiq nën tortura më datë 25 (ata thonë se u hodh nga dritarja) dhe kjo nuk shkruhet në asnjë shkresë, madje ai rezulton se gjykohet, dënohet e pushkatohet me të tjerët një ditë më vonë.

Më datë 25 shkurt Prokurori i Përgjithshëm Ushtarak Siri Çarçani firmos akuzën kolektive më vetëm 9 rreshta dhe kërkon gjykimin e tyre në seancë të parë e të vetme. Në këtë proces farsë thuhet se të pandehurit pranuan përgjithësisht se janë kundër pushtetit popullor dhe se kanë folur me të tjerë për këtë por nuk pranuan asnjë akuzë tjetër, pikërisht ato për të cilat do të dënoheshin.

Studimi i dokumentacionit për arrestimet, hetuesinë dhe dënimin e viktimave, si dhe dëshmitë e disa prej zyrtarë të implikuar, tregon qartë se hetimi u bë sa për formë, pa prova e ballafaqime, se nuk pati proces gjyqësor dhe se dokumentet përkatëse: proces verbali dhe vendimi janë hartuar më vonë dhepër këtë arsye, dy pjesëtarë të trupit gjykues nuk pranuan të firmosin për një gjyq që nuk u bë. Ata ishin Nonda Papuli (anëtar) dhe Hydai Bejo (sekretar).

Pushkatimi i tyre kriminal u krye në mesnatën e 26 Shkurtit në një vend ndërmjet Urës së Beshirit dhe fshatit Mënik. U varrosen të lidhur të gjithë bashkë me vargonj. në një gropë të përbashkët që i priste prej disa ditësh. U deshën vite që varri të gjendej dhe ata të rivarroseshin si martirë, në një varr të përbashkët. Nuk di a ka ndonjë "shenjë" aty se është një ndodhi e veçantë që duhet të mos harrohet. Më vonë u vazhdua me arrestimet sipas Listave dhe me dëbimin e familjarëve të viktimave, ku Rretheve në të cilat i dërgojnë ju thuhet që "të sistemohen në ndonjë ndërtesë dhe t'u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës". Frazë që flet vetë.

Që kur krerët vendosën të marrin mbi vete të drejtën e arrestimeve dhe vrasjeve, të drejtën natyrale të jetës dhe të vdekjes së individëve të cilët mendonin ndryshe nga ata, menduan t’u jepnin këtyre veprimeve edhe "veshje ligjore", sipas parimit "ligji jam unë". Ata përgatitën një dekret, kundër të cilit, nga mesi i Shkurtit, u shpreh Manol Konomi, atëherë Ministër i Drejtësisë. Për këtë qëndrim burrëror përpara të vetemëruarëve padronë të jetëve të shqiptarëve, ai u përjashtua nga KQ i PPSH dhe u hoq nga Ministër. Për fat të keq të viktimave, këtë dekret me Nr. 1223 që mban datën 26 Shkurt e firmosi Omer Nishani, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Dekreti famëkeq, i cili u hartua dhe miratua po ato ditë, u bë për të thënë se u mbështetëm në ligj, mban titullin "Mbi ndjekjen dhe shikimin e veprimtarisë s'organizatave terroriste dhe t'akteve terroriste kundër punonjësve të Pushtetit Popullor dhe të organizatave politike e shoqërore të Republikës Popullore të Shqipërisë". Dekreti ka vetë gjashtë nene, nga të cilët vetëm i pari, përsërit emërtimin e dekretit, është me një frazë të gjatë ku përcaktohet se hetimet duhet të kryhen brenda 10 ditëve. I dyti, përcakton se akuza i bëhet e njohur të pandehurit një ditë përpara procesit. I treti, me 6 fjalë thotë se gjyqi bëhet pa pjesëmarrjen e palëve. I katërti, ndalon rekursin dhe lutjen për falje, ndërsa i pesti, përcakton se dënimi ekstrem ekzekutohet menjëherë pas dhënies së tij. Dekreti mban datën 26 shkurt, në natën e së cilës kryhet akti barbar i vrasjes së 22 të pafajshmëve, vetëm se mendonin ndryshe nga banda kriminale-Partia e komunistëve.

Përmbajtja e Dekretit flet, pa më të voglën mëdyshje, se u hartua për të pasur, "sipas tyre", një armë ligjore për të vrarë ata që dëshironin nga radhët e kundërshtarëve politik, madje dhe personal, por edhe për presion apo kërcënim ndaj kundërshtarëve të regjimit. Por ka mjaftë gjasa që Dekreti të jetë hartuar dhe miratuar rreth 8 Marsit , sepse këtë datë mban proces- verbali i mbledhjes të Qeverisë që miraton Dekretin. Sidoqoftë duhen kërkime të mëtejshme për këtë problem. Pra, njerëzit u vranë pa asnjë mbështetje ligjore dhe vetëm pas dy javësh u kujtuan ta përligjin dhe hartuan Dekretin me datë të falsifikuar si dhe Vendimin e Gjyqit kriminal, që nuk ishte mbajtur sepse e quanin të panevojshëm. Provokacioni i bombës ka qenë qartësisht i kryer për të justifikuar reprezaljen. Listat ishin të parapërgatitura, dhe pasi caktuan viktimat i pushkatuan, pa gjyq. Ata menduan se me një Dekret kishin të drejtën të merrnin jetë njerëzish të pafajshëm.

58 vjet më parë, unë isha 12 vjeç dhe ndiqja vitin e fundit të shkollës 7 vjeçare. Unë mbaj mend mjaft gjëra nga ajo kohë. Një javë përpara, duke ecur bashkë me tim atë në sheshin Avni Rustemi, takuam një mikun e tij farmacistin Gjon Temali. Biseda me të qe e rëndomtë. Unë në atë kohë merresha, si gjithë moshatarët e mi, me filateli. Gjoni, që sipas tim ati ishte filatelist i njohur, u interesua dhe më tha se do të më jepte disa seri pullash dhe do të më mësonte si mbahen ato. Unë e mbaj mend nga kjo gjë, por edhe sepse në klasën time dhe në shkollë kam pasur një vit me parë dy vajzat, Ida dhe Greta (nuk besoj t’u ngatërroj emrat). Veç tij, im atë kishte miq Niko Lezon, Manush Peshkëpinë e mjaft të tjerë nga ata që u arrestuan. Mbasi doli nga burgu, Ibrahim Babamusta ishte mësuesi i im i matematikës në Politeknikumin "7Nëntori".

Ky krim monstruoz ka qenë gjithnjë temë bisedimi për intelektualët shqiptarë. Të dhëna mjaft interesante, që për mua jashtë çdo dyshimi janë tërësisht të vërteta, më ka treguar më se një herë, qysh në vitet 70, kolegu im i atëhershëm Apollon Baçe. Meqenëse gjatë këtyre viteve nuk ka arritur të tregonte atë që dinte për këtë ndodhi, unë po marr guximin ta botoj këtu. Nuk mendoj se do më qortoj se nuk mora leje për këtë, shpresoj në se do të jetë e nevojshme të plotësoj ose korrigjoj. Këto të dhëna ai i kishte mësuar nëpërmjet Rozës (Trandafiles) gruas së Omer Nishanit, mike tepër e ngushtë e nënës së tij, si dhe nga shërbëtorja e familjes Nishani.

Sipas Baçes, në fillim të shkurtit 1951 Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu u takuan me Ambasadorin Sovjetik në Tiranë, Çuvakhin dhe i thanë atij se kundërshtarët nuk po rinë urtë. Çuvakhini ju tha që të merrnin masa shtrënguese, arrestoni një numër të madh njerëzish, pushkatoni ata që ju duken më të rrezikshëm dhe "qetësia" sigurohet. U tha, u bë. Sigurimi i Shtetit hartoi nga tre sektorë e degë të tij, tre lista armiqsh dhe "dikush", shumë lart sigurisht, përcaktoi se kush prej tyre nuk duhet të jetonte më.

Sipas prof. Baçes, shumë shpejt pas vrasjes së 22 martirëve të pafajshëm Omer Nishani ndjeu përgjegjësinë e tij, u mbyll në vetvete dhe në momente dëshpërimi godiste kokën me grushte duke thënë ” ç’bëra unë që vrava shokët e mi”. Këtë gjë e dinin sigurisht dhe "ata" dhe për këtë nuk e zgjodhën më në asnjë post politik. Ai vrau veten në një krizë dëshpërimi të thellë në vitin 1954. Dr. Nishani u vetëvra me revolver dhe për këtë tregoi shërbëtorja e tij. Regjimi ia la harresës emrin e tij.

Të dhënat e mësipërme tregojnë qartë si u projektua dhe u realizua kjo vrasje mizore.

Kam dhe një kujtim tjetër. Drejtori ynë në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ark.Gani Strazimiri, na ka treguar se në një takim të tijin me Mehmet Shehun, ky i fundit i tha: "se ti shoku Gani desh e hëngre atëherë". Unë pashë emrin tënd në listat dhe urdhërova që shih se mos është Ganiu që njohim ne dhe ty s’të ngau njeri. Në të vërtetë ky qe dhe fati i njeriut me të njëjtin emër që sa u bë verifikimi, i shpëtoi kryqit blu në listë, i shpëtoi vdekjes.

Në vitin '91 në zyrën time të zëvendës Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, prita përfaqësues të familjeve, të cilat më kërkuan t’i ndihmoja për rigjykimin e çështjes, për të marrë pafajësinë. I drejtova tek Kleanthi Koçi, në atë kohë Kryetar i Gjykatës së Lartë, me të cilin biseduam për këtë kërkesë të drejtë. Kleanthi në një bisedë më vonë, më tha se ata do t’i deklarojmë të pafajshëm se nuk pati asnjë proces real kundër tyre; kështu dhe ndodhi.

Sot mbas 58 vitesh nuk ka si të mos e ndjesh veten ngushtë që njerëz të racës sonë u ulën kaq poshtë, u treguan kaq barbarë. Ndriçimi i të vërtetës me këto fakte vlen dhe për të dënuar këtë akt të llahtarshëm, ideatorët e tij, strukturat që i realizuan dhe ata që i mbrojnë sot me këmbëngulje.

Dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare është një kërkesë imperative, jo se po na i kërkon Evropa, siç dëgjojmë shpesh, por sepse janë pikërisht mbetjet e diktaturës në mënyrën e të vepruarit dhe mentalitetin e individëve të veçantë, krahas pranisë në politikë e jo vetëm aty të njerëzve nostalgjik të asaj periudhe, që mundohen të na mbushin mendjen se kemi një vazhdimësi të asaj kohe në kushte të reja. Kjo është dhe arsyeja e pranisë të këtyre individëve të atij regjimi në politikën e sotme shqiptare dhe shmangja nga dënimi publik i krimeve të komunizmit.

Dënimi i krimeve të epokës komuniste dhe mënjanimi nga politika dhe pushteti i të inkriminuarve, por edhe moslejimi i praktikave etatiste dhe intolerante ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ndalimi i zërave të kundërshtarëve politik, liri e të drejta që janë në themelet e një shteti ligjor e demokratik, përbëjnë sot një domosdoshmëri. Në themel të këtij procesi duhet të jetë evidentimi me kritere shkencore i sistemit të dhunës të praktikuar nga ai regjim, platformat politike e profesionale, metodat dhe njerëzit kryesor hartues të atyre politikave, strukturat nga qendra në bazë (Parti e Sigurim) dhe zbatuesit e dhunës kriminale. Vetëm atëherë do të kemi dije të plotë dhe përmasat reale të krimit komunist në Shqipëri. Për këtë duhet që sa më parë të hapen për këdo Arkivat ku ruhet, në dokumente, kjo histori e hidhur dhe e turpshme, sigurisht sipas rregullave të ruajtjes së sekretit shtetëror dhe të privacy-së, të nxiten dhe financohen studimet, dhe detyrimisht botimi i tyre dhe sidomos i dokumentacionit të kohës. Këtë punë kolosale nuk mund ta kryejnë vetëm nëpunës të emëruar nga shteti, por kushdo që është i interesuar (institucione kërkimore jo publike, fondacione dhe individë).

E kaluara e hidhur e periudhës së regjimit komunist në Shqipëri duhet të njihet nëpërmjet botimit të fakteve dhe dëshmive të kohës, në mënyrë që ideologji, mentalitete e praktika të gabuara e të turpshme të njihen që mos të përsëriten. Për fat të heq janë të pakta studimet për dhunën dhe terrorin komunist, për doktrinën, ligjet antidemokratike, strukturat dhe individët veprues, ndërkohë që bombardohet shtypi me trimëritë e sigurimit dhe procese të montuara. Fshehja e veprimtarisë së dhunshme të komunistëve dhe të sigurimsave, prapa sekretit shtetëror, është e qëllimshme dhe nuk duhet të vazhdojë më. Shqiptarët kanë të drejtën legjitime ta njohin atë kohë të historisë së tyre, që ajo të mos përsëritet. Prania në drejtim e shumë prej atyre që janë të implikuar me regjimin sigurisht e pengon këtë . Por jam i bindur se kjo nuk mund të vazhdojë gjatë. Askush nuk duhet të mendojë se e bën ai me larot e tij historinë, aq më tepër kur janë ende gjallë dëshmitarët e asaj periudhe, kur ka shtyp të lirë, kur faktet po fillojnë të shohin dritën e botimit edhe pse me vonesë.

Së fundi deshëm të shprehim dy mendime, që lidhen për nga aktualiteti, me këtë çështje të fundit.

Së pari, është e drejtë që duhet caktuar një ditë e përkujtimit të viktimave të dhunës komuniste, por kjo datë nuk mund të jetë 20 shkurti, e cila lidhet dhe me emrin e diktatorit. Një ditë e përshtatshme mund të ishte edhe dita e pushkatimit të të dënuarve të Gjyqit të Parë Special apo dita e pushkatimit të deputetëve.

Së dyti, monumenti që duhet të ngrihet në përkujtim të tyre duhet të jetë me mjete shprehëse dhe forma artistike të kohës, jo tek piramida e ngritur për të përjetësuar diktatorin pra dhe regjimin e tij. Jam i bindur që do vij shpejt dita e zhdukjes së saj.

***

FOTO KRYESORE: Ish-Ambasada sovjetike në Tiranë. Shkrimi është marrë në www.aleksandermeksi.com

e.k/dita

Pse “provokacia” dhe jo provokim?!

Posted: 26 Feb 2018 02:09 AM PST

Dhe fare shkurt s’mund t’i pres drutë,
edhe t’i them:”Je tradhëtar!.”,
t’i them:”Eksiq-ti-je nga trutë,
se s’ndihesh mirë që je shqiptar!.”

Hallin e parë me emrin kishte,
tipik i dinastisë osmane,
për pesëqind vjet-fjala turqishte,
ka hedhur rrënjë dhe asaj ane!.

Dhe Mustafanë e bëri Much,
aty nja dhjetë vjet më parë,
kur s’të pëlqen një emër turk,
kjo nuk të bën një tradhëtar!.

Mendoi se Much-si në Angli,
hap horizonte të mëdha,
po emër kishte bërë Ai,
edhe kur quhej Mustafa!.

Them-Muchi është i talentuar,
dhe rrotull kot nuk vjen këtu,
besoj se ende s’është harruar,
një emision me Dezhavu!.

Po emisionet s’bëjnë punë,
me përjashtimin e disave,
ndaj historisë ju fut me dhunë,
edhe Vojsavën nxori sllave!.

Po kjo nuk qe kataklizmo,
as fund’ i Botës kurrsesi,
po Muchi-kur zbuloi këto,
me sllavët ra në dashuri!

Është tretur Mustafai i vjetër,
Muchi i ri tani shkëlqen,
shkëlqen me emisionin tjetër,
me “provokacie” po shpërthen!.

Ndoshta ai mund të ketë thënë,
pse emër sllav zgjodhi sërish,
e zgjodhi vetë-a ja kanë dhënë,
po s’na e tha-nuk mund ta dish!.

E pastroi emrin nga turqizma,
edhe i dha tingull anglez,
pastaj na ngopi me sllavizma,
thjesht për të ngjallur interes!.

Disa rilindas të mëdhenj,
gjuhën e Nënës e pastruan,
njëqind e njëzet vjet më pas,
Muchi me shokë e sakatuan!.

Pse “provokacia”-more Muchi,
dhe nuk i thua provokim,
a s’e di ti që ka dëshmorë,
kjo shqipja e Atdheut tim?!.

Rrugën e gjuhës gjetëm shtruar,
shumë e vështirë të shkasi këmba,
po s’mund të mbetet pa u shpuar,
kur Muchi mbjell e nuk pret gjëmba!.

Gjithë dituritë rrinë në hije,
kur injoranca triumfon,
o Muchi-ti shumë mirë e dije,
se “provokacia” provokon!

Arben Duka

Deti, zbulohen emrat e zyrtarëve që do të negociojnë me Greqinë

Posted: 26 Feb 2018 02:04 AM PST

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e se hënës dërgimin në Presidencë të informacioneve shtesë të kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Ashtu siç kishte kërkuar Presidenti Meta, në përgjigjen e ardhur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme janë të listuar dhe emrat e negociatorëve. Do të jenë bashkëkryetar Armand Skapi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Emrat e tjerë janë Artur Mecollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012. Arsen Mullai, Viktor Doda, ish ministër në kohën e Nanos. Zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyk, dhe Qirjako Qirko, ambasador i Shqipërisë në Londër, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme.

Qirjako Qirko është njëri nga njohësit më të mirë të dosjes, ai ka qenë pjesë e bisedimeve në Kretë dhe Korçë, ku u takuan dy ministrat e Jashtëm. Ndërsa tashmë pritet përgjigja e Presidentit.

l.h/ dita

Tetovë/ Moti i keq, makina bie në humnerë

Posted: 26 Feb 2018 02:02 AM PST

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në dalje të Gostivarit, rrugës për në Tetovë.

Një makinë ka humbur drejtimin në rrugën me dëborë, dhe ka përfunduar në humnerë.

Mediat maqedonase raportojnë se ka të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Gostivarit ka nisur hetimet, dhe ndërkohë ka apeluar që qytetarët të jenë të kujdesshëm në rrugët me dëborë dhe ngrica.

s.a/dita

Telebingo-Shqiptare: Çmimi i madh qëndron në Tiranë

Posted: 26 Feb 2018 02:01 AM PST

 

Shorti 25 Shkurt 2018

Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Tirana, Kukësi, Lezha, Laçi, Peshkopia, Pogradeci, Korça e Durrësi, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.

Ndonëse makina "Hyundai" nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e diele (04 mars).

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Myftarin në qytetin e Kukësit, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh.

Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Lezhës, duke përzgjedhur si fituese të radhës Ersionën, e cila ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Robertën në qytetin e Laçit.

Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shasnin e dhënë "2 herë fat", ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Një tjetër i përzgjedhur si fitues, kësaj here në qytetin e Pogradecit ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 35,000 lekësh.

Enesi në Peshkopi ishte dhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Enesi ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 35,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,820,400 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 22421 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 396 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,735lekë.

Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. "Donika Kastrioti", mbrapa "Kullave Binjake", Vila 9/1.

Zbulimi i frikshëm: Shëtit në “Google Maps” dhe zbulon skenën e një vetëvrasjeje

Posted: 26 Feb 2018 01:47 AM PST

Një djalë i ri që ishte duke përdorur Google Street View bëri një zbulim të frikshëm në një shtëpi të braktisur në Luiziana, SHBA.

Përdoruesi bëri "zoom" mbi një shtëpi të braktisur në rrugicën e një qyteze në Luiziana, në juglindje të SHBA-së dhe ajo që sipas tij, duket nga dritarja, është një skenë vetëvrasjeje.

Përdoruesi FanTasmaN XandeR publikoi zbulimin e tij në një video në Youtube. Hobi i tij është që të kërkojë imazhe të pazakonta në Google Maps.

Shtëpia është e vendosur në rrugën 130 Delta Air Dr, në qytetin e Buras, dhe nga dritarja mund të shihet imazhi i një trupi të varur i veshur me një tunikë të bardhë.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more