Skip to main content

“Studenti i pazakontë i programit “Erasmus”” plus 9 more Ekonomia Online

“Studenti i pazakontë i programit “Erasmus”” plus 9 more Ekonomia Online


Studenti i pazakontë i programit “Erasmus”

Posted: 15 Feb 2018 08:52 AM PST

Miguel Castillo, një noter në pension nga Valencia, nuk është studenti i zakonshëm i programit "Erasmus".

Sidoqoftë, babai i 3 vajzave dhe gjysh i 7 nipërve e mbesave, po përgatitet të nisë eksperiencën e re universitare në Itali.
Aktualisht një student historie në Universitetin e Valencias, 80-vjeçari Castillo do të kalojë semestrin e tij të ardhshëm në Verona, falë programit të shkëmbimit europian.

Ai u riregjistrua në universitet për shkak se jeta tipike e një pensionisti, që përfshin kujdesin për nipërit e mbesat, shëtitjet, lojën e golfit dhe bërjen e pak ushtrimeve, nuk ishte e mjaftueshme për të.

Një atak kardiak i pasuar nga një "bypass" i katërfishtë i dha atij shtytjen përfundimtare, që i duhej për t'u rikthyer në bankat e shkollës.

"Ndoshta kjo ishte drita që ndriçoi sadopak jetën time", thotë ai. "I thashë vetes, duhet bërë diçka tjetër. Nuk mund të qëndroj kështu dhe kjo më dha kurajon të shikoja se ku mund të studioja".

Castillo, jo vetëm që ka rigjetur dashurinë e tij për studimin në një moshë të vonë, por është bërë edhe i famshëm. Telefoni i 80-vjeçarit nuk ka ndaluar së tringëlluari, me një pafundësi mediash që duan të shkruajnë historinë e tij, pas regjistrimit në programin "Erasmus".

80-vjeçari, që do të ndajë eksperiencën "Erasmus" me bashkëshorten e tij, thotë se nipërit dhe mbesat e kanë mbështetur që nga fillimi, ndaj inkurajon edhe persona të tjerë të moshës së tij të mos mbyllen në shtëpi, por të hapen për botën.

"Ne mund të kontribuojmë shumë dhe të fitojmë shumë nga shoqëria", tha ai.

The post Studenti i pazakontë i programit "Erasmus" appeared first on Ekonomia Online.

Gashi me kritika të shumta ndaj UP-së, thotë se diploma s’vlen fare

Posted: 15 Feb 2018 08:49 AM PST

Njohësi i çështjeve arsimore dhe publicisti, Shkelzen Gashi, filloi intervistën e tij në Express intervistën në KTV, me kritika të shumta ndaj Universitetit të sotëm të Prishtinës.

E ka ndarë atë në katër etapa, duke filluar me atë të viteve të 70-ta, kur punën e nisi rektori Dervish Rozhaja, e për të cilin tha se ishte i vetmi rektor që i dha UP-së merita të mëdha.

Etapën e viteve të 80-ta, pas demonstratave që më pas u dëbuan studentët, tha se ishte fillimi i rënies së UP-së. Vitet e 90-ta, ai tha se UP-ja "ishte edhe më keq".

"Në vitet e fundit, është një gjendje edhe më e keqe se sa kur UP-ja ka funksionuar nëpër shtëpi", tha Gashi.

Ka krahasuar rektorin e viteve të 70-ta, me Enver Hasanin, e ka përmendur për çka është akuzuar ky i fundit dhe për të gjitha plagjiaturat që po bëhen.

"Rektorët e tashëm janë larg Rozhajës. Fajtori kryesor për këtë gjendje është politika. Pra, kryesisht po them te PDK-ja, sepse e ka uzurpuar Universitetin e Prishtinës, QKUK-në e Televizionin Publik. E kanë marrë pushtetin dhe krejt Kosovën", tha ai.

Ka thënë se këta liderë, e kanë sjellë UP-në në një gjendje shumë të mjerë.

Për diplomën e UP-së, Gashi thotë se sot nuk ka asnjë lloj vlere.

"Për besë nuk e shoh asnjëfarë vlere", tha ai duke shtuar se UP-në, në ato pak kuadra që bëjnë punë të mira, e sheh si skenë mashtruese që i mashtrojnë të rinjtë të cilëve u japin premtime se do të bëhen juristë, mjekë, ekonomist etj.

"I pajisin me diplomë por jo me dije, nuk është diplomë por diçka që sjellë tek të rinjtë probleme të mëdha", shtoi ai.

Ka thënë se në Juridik janë pranuar më shumë student sa së që ka nevojë ky fakultet, e këtë e bëjnë vetëm për t'i mashtruar se do të bëhen juristë, por në fund do të ndahen me pakënaqësi.

"UP-ja po ngarkohet me numër të madh të studentëve që nuk kanë nevojë", tha ai.

Ka thënë se në UP ka mungesë të madhe të literaturës, e kjo ndikon negativisht shumë tek studentët, e si rrjedhojë pason edhe plagjiatura.

Gashi ka thënë se një numër i madh i profesorëve të UP-së janë avancuar në mënyrë të kundërligjshme, pasi ata as s'mund t'i justifikojnë titujt e tyre, e më pas ka dhënë një ide për të cilën thotë se do ta ndryshonte gjendjen e UP-së.

"Ideja jem ndoshta tingëllon radikale, por me pas Kosova një Qeveri si duhet dhe një Kuvend ashtu si duhet, ata në qershor duhet me mbyll UP-në, dhe me e hap në shtator me kritere krejt të reja. ¼ e UP-së është në rregull por ¾ nuk janë fare në rregull, madje as nuk dinë të shkruajnë në gjuhën shqipe", tha ai.

Ka thënë se nëse Kosova do ndihmë nga SHBA-ja, atëherë le të kërkohet ndihmë së pari për arsimin, pasi sipas tij, aty është gjendja më e keqe.

"Po shpresoj që Qeveria në krye me Ramush Haradinajn dhe Kuvendi me Kadri Veselin, të bëjnë diçka të mirë për Kosovën. Le të bëjnë një marrëveshje me Ambasadën Amerikane dhe të sjellin të mira në arsim", përfundoi ai.

The post Gashi me kritika të shumta ndaj UP-së, thotë se diploma s’vlen fare appeared first on Ekonomia Online.

Pas largimit të Prokurorit, reagon Kryetarja e Gjykatës Speciale

Posted: 15 Feb 2018 08:39 AM PST

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka komentuar largimin e Prokurorit Special, David Schwendiman, nga detyra e tij. Ajo thotë se Gjykata Speciale do të vazhdojë punën e saj pa ndërprerje.

Pas deklaratës së lëshuar nga Prokurori i Specializuar, David Shwendiman, në lidhje me përfundimin e ushtrimit të funksionit prej tij, në fuqi prej 31 marsit 2018, Kryetarja e Dhomave të Specializuara ka dalë me një reagim ku falënderon Schwendiman për punën e tij, ndërsa njofton se Gjykata Speciale do të vazhdojë punën pa ndërprerje.

Kjo është komunikata e plotë:

"Z. Schwendiman u emërua Prokuror i Specializuar më 1 shtator 2016. Që prej emërimit ai ka punuar në mënyrë këmbëngulëse për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të mundësuar hetime dhe procedime penale të drejta, të paanshme, efikase dhe të pavarura të pretendimeve për krime brenda juridiksionit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i kushtuar kujdes të posaçëm mbrojtjes së dëshmitarëve të mundshëm. Si Kryetare e Dhomave të Specializuara pata privilegjin të njihesha dhe të bashkëpunoja me z. Schwendiman për çështje me interes të ndërsjellë midis institucioneve tona të zhvendosura. Në aspektin personal më kanë lënë mbresë profesionalizmi, përkushtimi dhe intelekti i tij. E falënderoj Prokurorin e Specializuar për themelimin e një institucioni të fortë dhe të pavarur. Të dy institucionet, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të vijojnë pa ndërprerje punën për përmbushjen e mandatit të tyre. I jam thellësisht mirënjohëse Prokurorit të Specializuar për punën e tij me përkushtim dhe i dëshiroj çdo të mirë në veprimtarinë e tij në të ardhmen."

 

The post Pas largimit të Prokurorit, reagon Kryetarja e Gjykatës Speciale appeared first on Ekonomia Online.

Martohen Amy dhe Chris

Posted: 15 Feb 2018 08:34 AM PST

Amy Schumer dhe i dashuri i saj, Chris Fischer, janë martuar!

Siç raporton revista Us Weekly, aktorja 36-vjeçare dhe komediani 37-vjeçar kanë thënë "pranoj" këtë të martë. Ceremonia u zhvillua në Malibu, ndërsa të famshmit e ftuar ishin Jennifer Aniston, Jake Gyllenhaal, Jennifer Lawrence, Larry David dhe David Spade, transmeton Klan Kosova.

The post Martohen Amy dhe Chris appeared first on Ekonomia Online.

Rabbiot i dëshpëruar pas humbjes

Posted: 15 Feb 2018 08:30 AM PST

Futbollisti i Paris Saint-Germain ka thënë se është i dëshpëruar pash humbjes 3:1 nga Real Madridi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

"Jam i dëshpëruar", tha Rabbiot për BeIN pas ndeshjes.

"E filluam duke prodhuar një ndeshje të cilën duheshim".

"Gjithmonë themi gjërat e njëjta, gjithmonë bëjmë gjërat e njëjta, dhe në fund, jemi gjithmonë të përplasur në mënyrën e njëjtë".

Ylli francez nuk arriti ta fshehë dëshpërimin pas humbjes në Bernabeu pavarësisht një performancë të denjë deri në dhjetë minutat e fundit.

"Është shumë frustuese që lamë ndeshjen të rrëshqasë nga duart tona kah fundi", shtoi ai.

"Por nuk duhet të jemi shumë negativë. Një 2-0 në shtëpi është qartazi e mundshme".

The post Rabbiot i dëshpëruar pas humbjes appeared first on Ekonomia Online.

Pse është i mirë vrapimi për gjunjët?

Posted: 15 Feb 2018 08:24 AM PST

Nëse gjithmonë e keni shmangur vrapimin me frikën se jua dëmton gjunjët apo nyjet, atëherë studimi i ri ju eliminon atë arsyetim.

Në fakt, duket se vrapimi në distanca të gjata mund të jetë i mirë për shëndetin e gjunjëve, të paktën kështu thonë rezultatet e hulumtimeve të reja nga shkencëtarët amerikanë.

Ky zbulim befasues ka ardhur pasi hulumtuesit i kanë analizuar të dhënat e 700 njerëzve nga 31 shtete, të cilët i kishin studiuar për thuajse 20 vite.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën 'The Journal of Bone and Joint Surgery, ka zbuluar se përhapja e artritit kishte qenë dukshëm më e ulët te vrapuesit e distancave të gjata.

Ky konstatim pra është në kontradiktë me supozimet e mëhershme të shkencëtarëve, të cilët kishin besuar se vrapimi shkakton presion në nyej, dhe rrjedhimisht shkakton dëme në ijë dhe gjunjë.

Por, përveç nëse pjesëmarrësit kishin pasur histori me probleme të gjunjëve apo ijëve, ekipi nuk ka mundur të gjejë ndonjë lidhje mes vrapimit në distanca të gjata dhe dhimbjes së nyejve.

The post Pse është i mirë vrapimi për gjunjët? appeared first on Ekonomia Online.

Meny javore për fëmijët 1-3 vjeç

Posted: 15 Feb 2018 08:16 AM PST

E hënë
Mëngjes – 240ml qumësht të vluar; 1 fetë (30gr) bukë thekre; 1 vezë të zier me vaj ulliri, 15gr gjizë pa kripë dhe pak rigon; 1 frut të stinës (120gr)
Drekë – Sallatë e ngrohtë me karota të ziera të prera në kubike, spinaq të zier, patate të ziera me lëng mishi (në kubike të vegjël ose të shtypur), me pak limon dhe vaj ulliri; Pjatë kryesore: 50gr mish viçi me 30gr bizele, pak karotë, majdanoz, pak qepë, vaj ulliri, 1/5 hudhër; 20gr bukë thekre

E martë
Mëngjes – 100ml kos me banane dhe tërshëre të zbutur; 1 vezë vaj ulliri dhe pak rigon
Drekë – Pjatë e parë: speca të kuq të pjekur me pak hudhër, vaj ulliri – të bluar në formë pureje. Pjatë kryesore: fasule të bardha të gatuara me karote, selino, pak qepë, pak salce domate dhe vaj ulliri

E mërkurë
Mëngjes – (20gr) trahana me 15gr djathë të bardhë, vaj ulliri dhe bukë thekre; 2 mandarina
Drekë – Pjatë e parë: Pure lulelakre me 40gr patate, lulelakër, pak hudhër, qumësht Pjatë kryesore: Supe pule me oriz, selino, karotë, majdanoz, vezë, vaj ulliri.

E enjte
Mëngjes – 1 kek me vaj ulliri, vanilje dhe portokall: 1 gotë qumësht
Drekë – Pjatë e parë: Perime të ziera si kungull, brokoli, karotë, të sërvirur në copëza të vogla ose të shtypura; vaj ulliri, pak lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë hollë për shije. Pjatë kryesore: 90gr patate pure me qumësht, vaj ulliri, 20gr djathë të bardhë

E premte
Mëngjes – 120ml qumësht me pak tërshëre te zbutur dhe të ëmbëlsuar me mollë të shtypur dhe banane të shtypur.
Drekë – Pjatë e parë: kungull, karotë, të shtypur ose pure, me vaj ulliri dhe djathë të bardhë ose gjizë. Pjatë kryesore: makarona të vogla me 30gr mish të grirë, domate të freskët në verë ose salcë në dimër, 15gr djathë kaçkavall, dhe pak karrot, vaj ulliri, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.

The post Meny javore për fëmijët 1-3 vjeç appeared first on Ekonomia Online.

Qeveria thotë se ka prioritet ngritjen e prodhimit vendës

Posted: 15 Feb 2018 07:52 AM PST

Qeveria në këtë mandat qeverisës prioritet ka zhvillimin ekonomik me bazë të lartë në ngritjen e prodhimit vendës, ku bëjnë pjesë edhe prodhimet të cilët vijnë nga pjesë të veçanta të Kosovës të cilët përmbajnë në vetë tregues gjeografi apo emërtime të origjinës siç mund të jetë edhe Djathi i Sharrit.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, në tryezën e organizuar me temë: "Treguesit Gjeografik – Djathi i Sharrit".

Sipas një komunikate nga MTI, Thaçi më tej shtoi se mbrojta e produkteve nëpërmjet emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografikë është praktikë e njohur në Bashkimin Evropian dhe më gjerë dhe është dëshmuar se e ndihmon zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e traditave të prodhimit të produkteve të veçanta.

“Zv.ministri Thaçi ritheksoi se Kosova falë bashkëpunimit dhe kontributit të ambasadës franceze në Kosovë, ministrisë së Bujqësisë të shtetit francez dhe ekspertëve, posedon një infrastrukturë të mirëfilltë juridike dhe të teknologjisë dhe mekanizmat mbrojtës për Treguesit Gjeografikë, ndaj nga ky takim kërkoi një qasje pozitive operative dhe të dalim me Plan Operativ konkret me grupe punuese operative për ta finalizuar projektin e nisur madhështor si:

  • Projektin e TGJ për "Djathin e Sharrit" dhe
  • Të fillohet me aktivitetin e grupit punues me palët e interesit – prodhuesit e Verave të Kosovës, si dhe
  • Identifikimin e tregueseve tjerë gjeografik që Kosova si Shtet është e pasuruar nga produktet vendore me origjinë”, thuhet në komunikatë.

Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Kosovë, falënderoi zv/ministrin Thaçi për organizmin kësaj tryeze ku shprehu gatishmërinë për t'i mbështetur prodhuesit vendor, me theks të veçantë treguesit gjeografikë siç është djathi i Sharrit.

“Ai tha se kemi identifikuar mënyrat për t'i mbështetur shoqatat e prodhuesve si në definimin e produkteve se si të prodhohet djathi dhe përkufizimin e treditorit dhe çfarë lloj djathi duhet të mbrohet.

Në fund të këtij takimi u formua grupi punues i kryesuar nga MTI, konkretisht nga Agjencia për Pronësi Industrial dhe anëtarë dhe te ministrive relevante si dhe shoqatat të prodhuesve të Djathit te Sharrit. Si targat i grupit mbeti që deri në prill të finalizohen çështje tekniko- operacionale për aplikim te aplikusit për treguesit gjeografikë”, theksohet në komunikatë.

The post Qeveria thotë se ka prioritet ngritjen e prodhimit vendës appeared first on Ekonomia Online.

Kryetari Lladrovci priti në takim Konteshën suedeze, Walburga Habsburg Douglas

Posted: 15 Feb 2018 07:49 AM PST

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Konteshën e Komunës Skänninge, në Suedi, Shkëlqesinë, Walburga Habsburg Douglas, përfaqësuesen e Bordit nga Diplomacia Internacionale në Suedi, Lena Bäcker dhe kandidaten për parlamentin suedez Aurora Pirraku-Eriksson.

Kryetari Lladrovci falënderoi të pranishmet për vizitën në Komunën e Drenasit me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me ç'rast i njoftoj rreth pozitës gjeografike të Drenasit, numrit të banorëve, kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Gjithashtu Kryetari Lladrovci njoftoi për gjendjes e arsimimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investitorëve në Park të Biznesit aktual dhe Parkun e Biznesit të ri, ambientit, ujrave të zeza, deponive inerte, kanalizimeve dhe çështje tjera në interes.

Kontesha Walburga u shpreh shumë e entuziazmuar me të arriturat e Komunës së Drenasit që nga përzgjedhja e Kryetarit Lladrovci në krye.  Ajo tha se "jam shumë e lumtur që gjendem pranë një njeriu kaq punëtor dhe të përkushtuar ndaj popullit të tij, duke qenë se kemi 24 orë në ditë, ndërsa 8 prej tyre i kalojmë në punë, mahnitem duke parë se ju zotëri Lladrovci kaloni më shumë se kaq orë duke iu përkushtuar punës suaj. Vetë mënyra juaj se si punoni me kaq shumë ambicie të përmirësoni politikat e ambientit, ujrave, zhvillimit ekonomik dhe çdo gjë që ju rrethon në komunën tuaj, njësoj sikur të ishte shtëpia juaj. Puna juaj për mua ka vlerën më të madhe në botë. Vetë mënyra juaj kaq shumë që jeni i informuar, tregon përkushtimin tuaj ne punë".

Kryetari Lladrovci në fund të takimit i nderoi me nga një dhuratë modeste si dhe me  mirënjohje për kontributin e  pa kursyer për shqiptarët e Republikës së Kosovës. Delegacioni suedez, kanë vizituar edhe Qendren për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave në Drenas.

Kontesha, Walburga Habsburg Douglas, Lena Bäcker, Aurora Pirraku të shoqëruar nga kryetari Lladrovci, kanë vizituar edhe varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë ku prehet Heroi i Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci. Pastaj së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë pritur në drekë​ në Gllanasellë delegacionin suedez.


The post Kryetari Lladrovci priti në takim Konteshën suedeze, Walburga Habsburg Douglas appeared first on Ekonomia Online.

Reagon Skënderbeu për çështjen e dënimit nga UEFA

Posted: 15 Feb 2018 07:45 AM PST

Pas raportimeve se Skënderbeu do të dënohet nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga garat evropiane dhe 1 milion euro gjobë për trukime, ka reaguar klubi korçar.

Skënderbeu thotë se aktualisht nuk ka asnjë veprim nga trupat gjykuese të UEFA-s rreth kësaj çështje, transmeton Koha.net.

"Duke marrë shkas nga lajmet më të fundit të publikuara sot në mediat sportive mbi ekzistencën e vendimit të UEFA-s për dënimin e klubit të Skënderbeut, Klubi i futbollit 'Skënderbeu' dëshiron te informoje opinionin publik, se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s për klubin e Skënderbeut", thotë klubi korçar përmes faqes zyrtare.

The post Reagon Skënderbeu për çështjen e dënimit nga UEFA appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more