Skip to main content

“Shqyrtohen amendamentet e opozitës, kërkohet shkarkimi i Arta Markut” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shqyrtohen amendamentet e opozitës, kërkohet shkarkimi i Arta Markut” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shqyrtohen amendamentet e opozitës, kërkohet shkarkimi i Arta Markut

Posted: 16 Feb 2018 01:46 AM PST

Ka nisur mbledhja e përbashkët mes Këshillit të Legjislacionit dhe komisionit parlamentar të ligjeve për të diskutuar për amendamentet e 35 deputetëve të opozitës.

Opozita kërkon që kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku të shkarkohet dhe të nisë procedura e zgjedhjes së një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm sipas këtyre amendamenteve.

Këshilli aktual i Prokurorisë do të kryente funksionet e Prokurorit të Përkohshëm me vendime kolegjiale, ndërsa aplikimet për Kryeprokuror të Përkohshëm mblidhen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Kuvendi.

Në finale duhet të jetë një kryeprokuror me 3/5 dhe që të ketë kaluar me sukses vettingun. Që vetting të kryhet opozita propozon që lista e 5 më të mirëve që do të rendiste Gjykata Kushtetuese të verifikohet me prioritet nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit brenda 30 ditëve.

Më pas nëse nga kjo listë nuk cakton dot një kryeprokuror të përkohshëm me 84 vota, do të konsiderohet i zgjedhur ai që Gjykata Kushtetuese ka renditur të parin.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

LLALLA NON GRATA NË SHBA, TESTI I PARË I REFORMËS ANTIKORRUPSION

Posted: 16 Feb 2018 01:37 AM PST

Spartak Ngjela

Masa ekstreme që Sekretari i Shtetit amerikan Rex Ë. Tillerson mori për moslejimin e Adriatik Llalës dhe gruas së tij të hyjë në Amerikë, mund ta quajë të nisur procesin ndëshkues kundër të korruptuarve në Shqipëri.

E shihni se sa seriozisht e ka reformën antikorrupsion në Shqipëri politika amerikane?

Ky ishte testi i parë. Ish prokurori shqiptar, kaloi normalisht nga një person që mbrojti korrupsionin e lartë në Shqipëri, në një antiamerikan dhe kundër interesit shqiptar.

Por ka edhe diçka më serioze në aktin publik të Sekretarit të shtetit amerikan:
Fakti që këtë akt kundër Adriatik Llallës, zoti Tillerson e bëri publik, tregon se, nëse Berisha, Meta dhe Rama do të vijojnë të pengojnë Reformën, edhe kundër tyre mund të merret një akt i tillë, sepse amerikanët ua kanë faktet si njerëz të korruptuar.

Këta ndërkohë duhet të rreshten dhe të pranojnë procesin e drejtësisë shqiptare që i gjithë është kundër tyre, por në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Tërheqja është rruga më e mirë e fatit të tyre, sepse metoda Llalla që në fakt është metoda Berisha, do t’i fundosë shumë thellë.
Atëherëë…

Sigurisht që sot, pas faktit politik amerikan anti-Llalla, analiza tjetër e fakteve që flasin për ecurinë e Reformës në Shqipëri ka hyrë në aktivitetin më të lartë politik të Uashingtonit.
Por tani duhet që kjo ecuri të ecë në një hap edhe në Shqipëri.
Prandaj, për këtë, më konkretisht duhet pyetur:
A do ta organizojë dot luftën historike kundër fenomenit të korrupsionit kryeministror, vjedhjes kryeministrore shqiptare, dhe kundër antishqiptarizmit kryeministror shqiptar, prokurorja e Përgjithshme Arta Marku?

Përgjigjia është vetëm një: kjo mund të ndodhë nëse realisht do të realizohen dy kushte kryesorë: vendosmëria e guximshme e prokurores Arta Marku, dhe, ndihma e politikës amerikane me forcën e saj, me mbështetje ekspertësh dhe me mbështetje financiare gjithashtu.

Pas kësaj përkrahje dhe vendosmërisë së prokurores Marku, është e sigurt që Reforma nuk mund të ketë më bllokim në Shqipëri.

Masa e marrë kundrejt Adriatik Llallës direkt nga Sekretari i Shtetit; që e pozicioni ish prokurorin shqiptat si “individ të korruptuar që është bashkuar me krimin në Shqipëri”, sigurisht që është ndihmë e madhe politike për prokuroren e Përgjithshme, sepse të paktën hoqi çdo dyshim të ligësisë berishiane për ambasadorin amerikan. Të gjithë tellallët orientale nuk do të kenë më zë.

Të shohim tani aktet e Prokurores Marku.

Kurse, kjo përkrahje antikorrupsion me një emër konkret që i dha shqiptarëve politika amerikane, sigurisht që i ka ngritur tensionet edhe në Beograd por edhe në Moskë.
Kjo, në fakt, nuk ka më fare rëndësi.

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sot është, pa diskutim, i vetmi element i mbështetjes së politikës amerikane këtu.

Por këtë e di edhe Moska, edhe Pekini, edhe Athina, edhe Beogradi. Dhe pikërisht këtu fillon loja politike për të ndaluar këtë aleancë, duke garantuar jetesën e korrupsionit kryeministror shqiptar.
Ky korrupsion pastaj, ta prishë këtë aleancë, sepse aleanca në fakt është për pastrimin e pushtetarëve të korruptuar në Shqipëri.
Kjo është metoda e tyre.

Politika e shteteve fqinje ka njëqind vjet që punon me korrupsionin shqiptar kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Sot gjithashtu, me anë të korrupsionit kryeministror shqiptar, Moska, Beogradi dhe Athina duan të mposhtin aleancën shqiptaro – amerikano-gjermane për rimëkëmbjen e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Këta e kanë të domosdoshme prishjen e aleancës amerikano-shqiptare sepse te kjo botë, vetëm 3.5 milionë shqiptarë ka në territorin e Shqipërisë, kurse 2 milionë janë në shtetin e pavarur të Kosovës, dhe gjashtë milionë të tjerë janë në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi.

Ja kjo është në thelb përparësia amerikane në këtë zonë që vjen me anë të aleancës me Shqipërinë, dhe me përkrahjen për sigurimin e një shteti të drejtë dhe të nivelit perëndimor në Shqipëri.

Prandaj, bashkimi kombëtar shqiptar është epiqendra e politikës së re amerikane dhe gjermane për Ballkanin Perëndimor, sepse me dy shtetet shqiptarë të fortë në fillim, krijohet premisa e sigurt e ecurisë shqiptare si potenca numur një në këtë zonë të interesit të parë amerikan.

Prezenca shqiptare në katër shtete ballkanikë, dhe një shtet i fortë shqiptar e një shtet i fortë kosovar gjithashtu, e dominon plotësisht gjendjen politike në Ballkanin Perëndimor. Por kjo kërkon domosdoshmërisht një shtet shqiptar të drejtuar me një elitë politike të pakorruptuar dhe me një aleancë shqiptaro-amerikane në qendër të vet.

Kurse, përballë kësaj politike që tani është bërë globale, korrupsioni kryeministror shqiptar kërkon të bllokojë tendencën botërore të zhvillimit me disa liliputë ndërkombëtarë të cilët janë sot debitorët më të mëdhenj të bankave gjerman e dhe amerikane.

E shihni se në ç’gjendje mizerabël e ka futur veten korrupsioni kryeministror shqiptar?

Të korruptuarit e Shqipërisë kanë rënë në fakt në hallin e atij njeriut të izoluarq nën rrethim, të cilit fallxhorët i kanë thënë se do të bierë një tërmet çlirues për të . (!)

Për të folur më konkretisht.
Pikërisht për këtë, në këto momente, spikat hapur se, për ta ndaluar përkrahjen amerikane antikorrupsion në Shqipëri, është bashkuar i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar, i cili aktualisht aktiv është me segmentin Barisha-Meta-Rama.

Që të tre janë të rrezikuar nga Reforma anerikano-gjermane në drejtësinë shqiptare.
Që të tre, në këto momente, kanë filluar të kërkojnë ndihmën e Moskës, Beogradit dhe Athinës që të bllokojnë politikën amerikane në mbështetje të Reformës shqiptare. Madje Rama ka apetitin e mëndjelehtësisë proverbiale të tij, kur kërkon që të përdorë edhe ndihmën e Ankarasë; domethënë të Stambollit të vjetër. Sigurisht, duke kërkuar financim që të ruajnë këtë gjendje korruptive në favor të korrupsionit kryeministror, dhe të prishë aleancën shqiptaro- amerikane kurse, me ato pak para lëmoshë të rusëve apo turqve, të sundojë duke i mbajtur shqiptarët në mbijetesë.

Por këtu ama, si gjithmonë, korrupsioni kryeministror shqiptar shet hapur interesin shqiptar.
Njëlloj si paraardhësit e shekullit që kaloi që ecën me devizën e tyre: shit interesin kombëtar shqiptat, që të blesh pushtet personal në Shqipëri.

Po, çfarë po ndodh realisht në këtë luftë ku është mbështetur interes i kombëtar shqiptar dhe intetesi politik i madh amerikan?
Po ndodh ristrukturimi i prokurorisë shqiptare
Pas disa ditësh vjen edhe likuidimi i mbi 50 gjyqtarëve shqiptarë, dhe krerëve të korruptuar të prokurorive.

Kurse korrupsioni kryeministror kuptohet se po lufton me “mullinjtë e erës”, prandaj lodhet kot së koti e fare kot.

Politika amerikanë, me kushtetutë, e ka ngritur ndërkohë strukturën ligjore antikorrupsion në Shqipëri. Ajo ka filluar ta aplikojë. Por rolin kryesor e ka në këtë kohë prokurorja e Pergjithshme Arta Marku. Ndërsa kjo ka nevojë të madhe për mbështetje të përgjithshme të politikës amerikane.

Në të njëjtën kohë, duke rritur numrin e prokurorëve të marrë rishtas jashtë sistemit, prokurorja Marku duhet t’i lërë si një xhep inaktiv strukturat e vjetra të korruptuara të prokurorisë.
Me kryetarët e rinj të sapo emëruar prej saj dhe me emërimet e strukturës së rinovuar të prokurorëve, ajo mund ta përfundojë akuzën antikorrupsion në të gjitha rangjet, derisa të dalë Prokuroria Speciale dhe Gjykata Speciale. Madje kjo do t’i detyronte palët që të mos e vijonin më tej bllokimin që po i bëhet me kast nga pushteti gjyqësor emrimit të gjashtë gjyqtarëve që duhet të dalin nga pushteti gjyqësor.

Në këto ditë mendohet të publikohet edhe eliminimi i rreth 50 gjyqtarëve dhe 30 prokurorëve, akt ky që e balancon shumë situatën, sepse shenjat janë që do të suprimohet tërësisht KLD aktuale.

Pas këtij suprimimi do të kemi një krizë që do të kërkojë domosdoshmërisht emërimin e gjashtë gjyqtarëve në KLGJ.

Siç shihet, koha po ecën e sigurt drejt fundosjes se korrupsionit kryeministror shqiptar.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Skualifikohet Suela Mëhilli, gabim teknik në slalomin special

Posted: 16 Feb 2018 01:29 AM PST

Suela Mëhilli nuk klasifikohet në garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Skiatoria shqiptare bëri një gabim teknik që në raundin e parë, çka i kushtoi rëndë, ndërkohë që gara u shty për shkak të erërave të forta.

Gjatë zbritjes Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, veprim ky që konsiderohet faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë.
Në 18 dhe 22 shkurt do t'i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore pikërisht në në slalomin gjigant dhe atë special.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Makina përplaset me murin e betonit, humb jetën 20-vjeçari

Posted: 16 Feb 2018 01:17 AM PST

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar ditën e sotme në Elbasan. Aksidenti është shënuar në aksin Cërrik-Mollas ku një automjet me targa AA 931 HR ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një kolonë betoni të një muri rrethues.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari me inicialet A.Xh nga fshati Shtëpanjë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentin.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

E konfirmuar, ngrënia e ushqimit ngadalë ju ndihmon të dobësoheni

Posted: 16 Feb 2018 01:14 AM PST

Nëse ju nuk “gëlltitni” edhe linja përmirësohet: sidomos zvogëlohet beli. Ka gjithashtu përfitime edhe për kolesterolin, sheqerin në gjak, hipertensionin. Ngrënia e ushqimit me ngadalë ju bën mirë si dhe ju ndihmon të humbni peshë, dhe kur e hani darkën dy orë para se të fleni.

Studimi

Kjo është konfirmuar nga një studim i ri i sapobotuar në revistën online të revistës mjekësore britanike. Hulumtuesit zbuluan se ndryshimet në këto tre zakone ushqimi ishin të lidhura me shkallë më të ulët të obezitetit, vlera më të ulëta të Indeksit të Masës Trupore (BMI) dhe periferisë së belit. Të dhënat u morën nga 60 mijë japonezë me diabet të cilët kontrolloheshin nga viti 2008 deri në vitin 2013. Shpejtësia e përtypjes u kategorizua në mënyrë të shpejtë, normale ose të ngadaltë. Në fillim të studimit, rreth 33.455 njerëz hëngrën me një shpejtësi normale, 4,192 mbetën në çdo kafshim. “Ngrënësit e ngadalshëm” prireshin të ishin më të shëndetshëm dhe gjithashtu kishin një mënyrë jetese më të shëndetshme se sa ngrënësit “e shpejtë” ose “normalë”.

Tre faktorë

Rreth gjysma e mostrës totale (vetëm nën 52%) ndryshuan zakonet e tyre të ngrënies gjatë gjashtë viteve të marra në konsideratë. Pas marrjes në konsideratë të faktorëve potencialë me ndikim, rezultatet treguan se krahasuar me ata që kishin prirje për ta gllabëruar ushqimin, ata që hëngrën me një normë normale kishin 29% më pak të ngjarë të ishin të shëndoshë, pasi që u rrit në 42% për ata që hëngrën ngadalë. Matja e perimetrit të belit pasqyroi gjithashtu një model të ngjashëm. I njëjti ndikim edhe me indeksin e masës trupore (BMI) por që duhet të darkoni dy orë para gjumit. Ky është një studim vëzhgimor, nga i cili nuk mund të demonstrohet marrëdhënia e qenies dhe efektit përfundimtar, megjithatë ngrënia shpejt është gjithashtu e lidhur me tolerancën e reduktuar të glukozës dhe rezistencën ndaj insulinës.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

BALLKANI PERËNDIMOR: NË GRUP BASHKË APO NË GARË DREJT BE?

Posted: 16 Feb 2018 12:58 AM PST

Teorikisht më 2025 dy shtete të Ballkanit mund të anëtarësohen në BE, sipas strategjisë së re të Komisionit të BE. Ekspertët e Europës Juglindore e vlerësojnë sinjalin si të drejtë, por edhe e kritikojnë procesin.

Premtimi është bërë që në vitin 2003, kur BE i zgjati dorën Ballkanit Perëndimor dhe e ftoi për anëtarësim. Por hovi i atëhershëm ka rënë, shkëlqimi është zbehur. Kush, kur dhe si duhet të hyjë në BE, kjo është e paqartë dhe duket se i përket një të ardhmeje të largët.  “Premtimi i 2003-shit në Selanik kishte kohë që nuk ishte më i besueshëm", thotë për  DW Gernot Erler, ish-ministër shteti dhe president i Shoqatës së Evropës Juglindore.

Sipas Erler-it, kjo mungesë beseueshmërie i kishte bërë këto shtete më të ndjeshme për ndikime nga jashtë. Në këtë garë strategjish, “ka pasur në të kaluarën përpjekje serioze nga Kina, Rusia, Turqia dhe vendet arabe për të pasur ndikim në Ballkanin Perëndimor " thotë Erler, i cili si edhe ekspertët e tjerë ndodhej më 9./10. shkurt në Berlin, në konferencën vjetore të Shoqatës së Evropës Juglindore. Ai përshëndet faktin që strategjia e re e komisionit ka edhe një plan veprimi konkret në të cilin mund të marrë pjesë gjithkush.

Më kritik është gjykimi i Forian Bieber-it, drejtuesi i Qendrës së Europës Juglindore në Grac.  “E mirë në diagnozë, por e dobët në propozime”, jep vlerësimin profesori i Evropës Juglindore. E mirë është strategjia, sepse aty komisioni për herë të parë identifikoi problemet në rajon. Flitet për ndikimin e interesave private në sektorin publik (state capture), për krimin e organizuar, për korrupsionin, për probleme me shtetin ligjor. Por e dobët, sepse propozimet janë ca si të papërpunuara, mendon Bieber. “Duket se rrefuzojnë të konfrontohen me ata që i shkaktojnë problemet”.

Elita problematike

Dhe sipas Bieber-it shkaktarë të problemeve janë shpesh elitat sunduese. Bieber paralajmëron që në realizimin e kësaj strategjie BE të mos fokusohet vetëm te to dhe ta anashkalojë opozitën demokratike.”Duhet pasur kujdes që opozita të mos shkasë në një diskurs antieuropian nacionalist ", thotë Bieber. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë: “Dhe do të jetë rrezik shumë i madh, nëse Bashkimi Evropian do ta shohë veten aleat të autokratëve, ndërsa opozita, që përpiqet të bëjë kritikë demokratike, do të dalë e humbur".

Edhe deputeti socialdemokrat, Josip Juratovic, sheh një problem të madh te elitat që qeverisin Ballkanin. Ka shumë politikanë që “nuk duan aspak të shkojnë drejt BE, sepse në BE ata do të gjejnë një sistem të rregulluar, një shtet ligjor, një shoqëri të rregullt dhe në këtë shoqëri ata nuk kanë shanse", thotë Juratovic, i cili preferon t’ua kalojë përgjegjësinë vetë qytetarëve: “Si njerëzit, ashtu edhe politika", shprehet ai me keqardhje dhe thekson se megjithatë, janë qytetarët ata që duhet ta shpëtojnë situatën:  “Ne nuk duam koloni, por partnerë në sensin demokratik".

Anëtarësim vetëm kur të plotësohen kushtet

Për deputetët e Bundestagut është e qartë që në BE hyn vetëm kush përmbush kushtet. Prandaj edhe Manuel Sarrazin, deputet i Të Gjelbërve në parlamentin federal të Gjermanisë, e shikon datën 2025, për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi, jo si një premtim fiks, por si një detyrim, për politikanët vendas për të dëshmuar se deri atëherë duhet të kenë arritur diçka:  “Nëse deri në vitin 2025 elitat politike nuk sjellin rezultatet e kërkuara, atëherë ato duhet t’u japin llogari zgjedhëseve dhe zgjedhësve të tyre se përse nuk e kanë bërë, megjithëse kishte qenë e bëshme”, thotë Sarrazin.

Peter Beyer, deputet i grupit parlamentar të Unionit Kristdiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) është për parimin e kushtëzimit, si të vetmin kriter anëtarësimi:  “Kjo do të thotë se duhen zbatuar reformat konkrete në sektorin publik, në sektorin juridik, luftimin e krimit të organizuar, të korrupsionit dhe jo vetëm duke miratuar ligje, por duke i vënë ato në jetë”.

Kritikë ndaj parimit të garës

Michael Schmunk mendon se nuk është mirë që Serbia dhe Mali i Zi të hyjë në BE para të tjerëve. Diplomati gjerman ka qenë përfaqësues i Gjermanisë në Sarajevë dhe Prishtinë, dhe është sot ekspert për Europën Juglindore në disa institucione këshilluese. “Sepse atëherë ata katër që mbeten pas, sidomos Kosova dhe Bosnja, do ta kenë më të vështirë të hyjnë në BE", thotë Schmunk, edhe duke pasur parasysh mungesën entuziazmit për raunde të mëtejshme zgjerimi brenda BE. Ai madje propozon që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen bashkë dhe të zhvillojnë një strategji kundër skepticizmit: "Unë besoj se atëherë po, që kanë shans që një ditë të anëtarësohen në BE në grup së bashku."

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

BE qorton Facebook dhe Twitter

Posted: 16 Feb 2018 12:55 AM PST

BE i ka kritikuar ashpër rrjetet sociale Facebook dhe Twitter: sipas Komisionit të BE ato nuk i respektojnë sa duhet ligjet për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorëve në Evropë.

Në një kohë kur Google i ka përshtatur rregullat e platformës së saj Google plus në një masë të konsiderueshme me kërkesat e Komisionit, Facebook dhe veçanërisht Twitter nuk kanë vepruar kështu. Pika shumë të rëndësishme ata i kanë marrë parasysh vetëm pjesërisht, bëri të ditur Komisioni Evropian. Veçanërisht janë procedurat për bllokimin e përmbajtjeve dhe të llogarive të përdoruesve ku ndeshen problemet më të mëdha.

Komisarja për Drejtësinë e BE, Vera Jourova deklaroi se propozimet e paraqitura deri tani nga këto sipërmarrje janë të pamjaftueshme. “Mbrojtja e konsumatorëve në BE duhet respektuar,” tha Jourova. “Nëse sipërmarrjet nuk i përmbahen kësaj, ato duhet të mbulohen me gjoba”.

Këtyre sipërmarrjeve u qe kërkuar që në nëntor 2016 që ta përshtatin mbrojtjen e tyre për konsumatorët me rregullat e BE. Sipas vlerësimit të Komisionit, Twitteri vazhdon t’i ndryshojë kushtet e përgjithshme tregtare pa i informuar për to përdoruesit.

Përdoruesit e Twitterit dhe të Facebookut veç kësaj nuk informohen në kohën e duhur dhe jo mjaftueshëm për fshirjet që i kërcënojnë të përmbajtjeve të dyshuara si ilegale, kritikoi Komisioni.

Edhe për mundësinë që të paraqitet ankesë kundër fshirjeve që priten ose që kanë ndodhur nuk jepet informacion i mjaftueshëm. Një zëdhënëse e Facebookut deklaroi në lidhje me kritikat se këtë vit janë parashikuar ndryshime. Këtu bën pjesë p.sh. mundësia për t’i informuar përdoruesit më mirë për fshirjen e përmbajtjeve.

Jourova tha më tej se rrjetet sociale i përdorin si platforma publicitare dhe tregtare dhe ato duhet t’u përmbahen nga ky shkak rregullave të mbrojtjes së konsumatorëve.

Kërkesa qendrore të Komisionit të BE ishin p.sh. një e drejtë tërheqjeje në blerjet në internet dhe kompetenca e gjykatave evropiane, që të ngrenë padi mbi bazën e së drejtës nacionale. Më parë, Google, Facebook dhe Twitter parashikonin që në rast konflikti, ai të zgjidhej mbi bazën e ligjeve të Kalifornisë, sepse atje e kanë qendrën këto firma.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA fajëson Rusinë për sulmin kibernetik të vitit të kaluar

Posted: 16 Feb 2018 12:48 AM PST

Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Rusinë për sulmin kibernetik të vitit të kaluar me virusin NotPetya, duke paralajmëruar Moskën për "pasoja ndërkombëtare", për veprimet e saj.

Kjo deklaratë e SHBA-së ka ardhur vetëm disa orë pasi Britania e Madhe po ashtu e ka fajësuar Rusinë për sulmin kiberbetik të qershorit të vitit 2017, që ka shkaktuar probleme në shumë kompani në Evropë.

Britani ka thënë se Perëndimi nuk do të tolerojë aktivitete të tilla.

"Në qershor të vitit 2017, ushtria ruse ka nisur sulmin kibernetik më shkatërrues dhe më të kushtueshëm në histori", ka thënë Shtëpia e Bardhë.

"Sulmi i ashtuquajtur "NotPetya" shumë shpejt është shpërndarë në gjithë botë, duke shkaktuar dëme në vlerë të miliarda dollarëve në Evropë, Azi dhe Amerikë.

Ky hap ka qenë vetëm një nga përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për ta destabilizuar Ukrainën", është thënë në deklaratë.

"Ai ka qenë po ashtu sulm i pamatur, i cili do të përballet me pasoja ndërkombëtare".

Në deklaratën e zyrës së Jashtme britanike, "qeveria ruse, specifikisht ushtria ruse" ka qenë përgjegjëse për sulmin.

Rusia ka hedhur poshtë përgjegjësinë për sulmin NotPetya duke përmendur se edhe kompanitë ruse kanë qenë në mesin e atyre që janë prekur nga ky virus.

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, Dmitry Peskov ka kundërshtuar supozimet e Britanisë, duke thënë se këto deklarata janë pjesë e fushatës "rusofobike", e cila po kryhet nga disa shtete Perëndimore.

Sulmi kiberbetike NotPetya ka nisur në Ukrainë, duke dëmtuar kompjuterët qeveritarë dhe ata të bizneseve, para se të shpërndahej në Evropë dhe botë.

Është vlerësuar se kompanitë e prekura nga ky virus kanë humbur më shumë se 1.2 miliardë dollarë.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux divorcohen pas 2 vjetësh martesë

Posted: 16 Feb 2018 12:42 AM PST

Jennifer Aniston dhe Justin Theroux i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas dy vjet e gjysmë martesë.

Vendimi për ndarje ishte i përbashkët dhe këtë vendim e morën në fund të vitit të kaluar, ka njoftuar vetë çifti i të famshmëve.

Aktorja 49-vjeçare u fejua me 46-vjeçarin në vitin 2012, ndërsa u martuan në një ceremoni të bukur në vitin 2015.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zyrtare, Alex McLeish merr drejtimin e Skocisë

Posted: 16 Feb 2018 12:37 AM PST

Alex McLeish është emëruar trajneri i ri I Kombëtares së Skocisë. 59-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Federatën Skoceze të Futbollit për një kontratë dy-vjeçare, që korrespondon me përfundimin e eliminatoreve të Europianit të Ligës së Kombeve.

McLeish merr vendin e Gordon Strachan, i cili dha dorëheqjen nga detyra tetorin e kaluar, pasi nuk arriti ta kualifikonte përfaqësuesen britanike në finalet e "Rusi 2018".

Për McLeish kjo do të jetë eksperienca e dytë në krye të Skocisë, pasi e ka drejtuar për 10 ndeshje edhe në periudhën 2006-2007.

16 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more