Skip to main content

“Samba vs Korrupsion, mesazhi i fortë i karnavaleve të Rios (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Samba vs Korrupsion, mesazhi i fortë i karnavaleve të Rios (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Samba vs Korrupsion, mesazhi i fortë i karnavaleve të Rios (Foto)

Posted: 15 Feb 2018 01:54 AM PST

Karnavalet e Rios të këtij viti janë fituar nga "një sulm i ashpër" i shkollës së Sambas ndaj problemeve sociale dhe korrupsionit në Brazil.

Shkolla Beija Flor tregoi sesi vendi ka në krye një "mi të madh" në krye, ndërsa karikaturat e politikanëve u panë duke mbajtur valixhe të veshura me ar.

Beija Flor mundi 12 shkolla të tjera për të fituar çmimin e parë në karnavale për herë të 14-të. Përgatitjet për paradën fillojnë muaj përpara, ndërsa pjesëmarrësit në konkurs shpesh adoptojnë një temë politike.

Shkolla e dytë në renditje gjithashtu kritikoi udhëheqësit brazilianë në hyrjen e tyre, duke përshkruar presidentin Mishel Temer si një vampir.

Një skandal korrupsioni që përfshin gjigandin shtetëror të naftës Petrobras ka çuar në arrestimin e dhjetra politikanëve dhe drejtuesve gjatë viteve të hetimeve në Brazil dhe vende të tjera.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aksioni i Ujit, 768 kontrolle të UKD, hetohen 8 persona

Posted: 15 Feb 2018 01:45 AM PST

Ujësjellës Kanalizime Durrës kanë ngritur katër grupe Task-Force për aksionin e ujit, në mënyrë që të kryhen kontrolle dhe verifikime tek të gjithë bizneset në zonën e saj.

Nëndrejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës Kasem Bejko shprehet se paralelisht me kontrollet dhe verifikimin në terren, UKD po verifikon të gjitha listat e punonjësve të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike nëse kanë kontrata me ujësjellësin e Durrësit apo nëse rezultojnë debitorë.

Që nga fillimi i muajit shkurt grupet taske-forcë kanë kryer 768 kontrolle në biznese duke mbajtur procesverbalet përkatëse. Gjithashtu janë kryer 8 prerje të lidhjeve të paligjshme duke bërë kallëzim penal për personat përgjegjës si dhe kanë ndërprerë furnizimin me ujë për 156 subjekte debitore.

Gjatë dy javëve të para të muajit shkurt në sportelet e Ujësjellës Kanalizime Durrës janë lidhur 290 aktmarrëveshje me qytetarët për pagesën e debisë së mbartur me anë të kësteve, janë kryer procedurat për instalimin e 830 matësve të ujit si dhe janë hapur 230 kontrata të reja.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Afganistan, të paktën 10 mijë civilë të vdekur ose të plagosur

Posted: 15 Feb 2018 01:43 AM PST

Në vitin 2017, mbi 10 mijë civilë vdiqën ose u plagosën për shkak të konfliktit në Afganistan, sipas të dhënave të publikuara nga të dhënat e UNAMA, misioni i asistencës Kombeve të Bashkuara në vend. Raporti vëren se viktimat ishin 10,453, prej të cilëve 3,438 ishin të vdekur dhe 7,015 të plagosur, një rënie prej 9% krahasuar me vitin 2016. Sidoqoftë, numri i personave të vrarë në sulme është rritur ndjeshëm, 17% më shumë se një vit më parë.

Gjithsej 57 sulme vetëvrasëse dhe forma të tjera të sulmeve kanë shkaktuar 605 vdekje dhe 1,690 lëndime, duke u bërë shkaku kryesor i vdekjes dhe i lëndimit. “Ky trend është konfirmuar tashmë në vitin 2018”, tha Përfaqësuesi Special i Tadamichi Yamamoto të Kombeve të Bashkuara, duke kujtuar tre sulme të mëdha të kryera në Kabul dhe një kundër OJQ britanike Save the Children në Jalalabad, në lindje të Afganistanit, i cili ata vranë më shumë se 130 njerëz dhe plagosën një tjetër 250 në fund të janarit.

Viktimat e sulmeve komplekse – pra shpërthime dhe sulme nga kryengritësit – përfaqësojnë 22% të totalit, “bilanci më i rëndë i regjistruar ndonjëherë në një vit të vetëm (për sulme të tilla) që kur ka nisur raportimin misioni i OKB-së, për të dokumentuar viktimat civile të konfliktit afgan në 2009, “raportojnë Kombet e Bashkuara

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Inceneratorët, Tabaku: Skema mafioze; Gjiknuri: PPP është zgjidhja për mbetjet

Posted: 15 Feb 2018 01:28 AM PST

Këtë të enjte punimet e Kuvendit kanë nisur me kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në lidhje me tre incineratorët, që do të ngrihen në Elbasan, Tiranë dhe Fier.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në fjalën e saj e quajti strategjinë e qeverisë për menaxhimin e mbetjeve urbane nëpërmjet inceneratorëve, një skemë mafioze.

Ndërkohë ministri Gjiknuri tha se iniciativa e PPP-ve mbetet e vetmja formë për trajtimin e 1 milionë e 300 mijë tonë mbetjeve urbane në Shqipëri, sepse edhe në strategjinë e re të vendeve të BE-së, përcaktohet se mbetjet nuk do të trajtohen më në landdfille.

"Shqipëria ka aftësi të riciklojë vetëm 15% të mbetjeve urbane dhe hedhja në rrugë e lumenj po kthehet në problem jo vetëm për ne por edhe vendet e tjera. Inceneratorët me djegie, për prodhimin e energjisë janë zgjidhja më e mirë. Kostot e landfilleve janë më të shtrenjta se trajtimi i mbetjeve me incenerim. Format që mbeten janë riciklimi dhe incenerimi për prodhimin e energjisë elektrike. Për shkak të emergjencës dhe kostove u kalua në këtë formë të pranueshme", deklaroi Gjiknuri.

Gjiknuri duke ju drejtuar deputetëve demokratë tha se "qeveria e Sali Berishës në 2012 e ka parashikuar incenerimin si një nga format për trajtimin e një nga problemeve më imediate".

Sipas tij një kompani e madhe gjermane ka shfaqur interes për incenerimin e pjesës tjetër të mbetjeve. "Do të krijojmë edhe një mundësi tjetër aty ku ka fezibilitet ekonomik, në mënyrë që Shqipëria të shkojë drejt këtij trendi që ndiqet edhe në vendet e BE-së", tha Gjiknuri.

Deputetja Tabaku u ngjit në foltore sërish pas fjalës së ministrit Gjiknuri dhe tha se duke parë aferën e inceneratorëve, “nuk më ngelet të them gjë tjetër veçse shprehjen e z. Alibeaj, që ‘Burgu 313 është gati’".

"Në 15 minuta dëgjova justifikime. Ministri është jurist dhe e di mirë që deklaratat e bëra këtu publike paraqiten edhe në gjyq. Ministri pranoi se ka shkelur ligjin për tenderin e dhënë Klodian Zotos. Kompania që ka marrë koncesionin  e Tiranës ka partnere edhe Klodian Zoton. Një kompani pa garë, pa shpallje ndërkombëtare ka marrë të tre koncesionet", tha Tabaku.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fazat e motivimit të nxënësve në shkollë

Posted: 15 Feb 2018 01:27 AM PST

Foto ilustruese

"Nxënësit janë lëndët e para për arsimin dhe produktet parësore të arsimit "

Ka vite që nxënësi është vënë në qendër të arsimit e shkollës. Ka vite që mundohemi të gjejmë rrugë e të bëjmë reforma të cilat do të sjellin përmirësimin e të nxënit. Ka vite që mundohemi të bëjmë shumë gjëra në emër të nxënësit dhe për nxënësin.

Po sa i motivojmë ne, mësuesit nxënësit tanë? Sa të motivuar ndjehen ata ?A i dinë të gjithë mësuesit faktorët kyç që ndihmojnë në motivimin e nxënësve të tyre dhe nëse nuk i dinë sa përpiqen t`i mësojnë ato?

"Tri janë gjërat që duhet të kujtoni rreth edukimit. E para është motivimi. E dyta është motivimi. E treta është motivimi". (Terrell.H.Bell)

Motivimi është një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet arsimi sot. Për të pasur një arsim cilësor,ne duhet të përpiqemi t`i motivojmë nxënësit, pasi duhet marrë parasysh fakti që nxënësit janë qenie me nevoja dhe dëshira komplekse e jo sende.

Po a mund të ndodh motivimi nëse nuk kemi parasysh hapat që duhet të ndjekw një mësues në motivimin e nxënësve, pa ditur përbërësit kryesorë të këtij motivimi, të cilët janë: nxënësit, mësuesit, përmbajtja, metodat dhe së fundi mjedisi në të cilin veprojnë nxënësit?

Le të analizojmë rolin dhe rëndësinë që ka secili përbërës motivimi:

Nxënësit

Nxënësit duhet të dinë se çfarë presin nga procesi mësimor, të kenë interes për të nxënë, të kërkojnë  mësimdhënien më të mirë të mundshme dhe të përqafojnë teknologjinë. Të pyesin veten: Pse po e bëj këtë?A do të kem sukses?

Vetëm kështu do të kenë motivim. Nuk duhet kurrë të pengojnë mendimet, por të jenë kureshtarë dhe krijues.

Robert Schuller thotë: "Ju nuk mund të shtyni askënd deri te shkallët, nëse nuk është i gatshëm të ngjitet vetë".

Duke pasur parasysh motivimin e brendshëm, motivimin e jashtëm dhe shpresën për sukses, pa dyshim nxënësit do të jenë në çdo kohë të motivuar dhe suksesi do të jetë me ta.

"Ajo që mendja e njeriut beson dhe koncepton, mund të arrihet",- thotë Napoleon Hill .

E lehtë për t`u thënë, po e vështirë për t`u bërë. Nëse nxënësit vijnë në shkollë të pangrënë, të sëmurë, të veshur keq, pas një zënke mes prindërve  të dëgjuar që në mëngjes, pa ndjenjën e dashurisë e të sigurisë, të kërcënuar, ata nuk janë të motivuar të kërkojnë përvetësimin e njohurive. E në këto momente vjen në ndihmë mësuesi.

Mësuesi si një element  i rëndësishëm duhet të jetë i trajnuar, i përkushtuar,i përgjegjshëm, të kujdeset për nxënësit e tij, për të ardhmen e tyre. Duhet të tregojë entuziazëm gjatë procesit mësimor duke bërë që të rritet vëmendja e nxënësve gjatë tij.

Mësuesit duhet të jenë ata që të fuqizojnë nxënësit duke u dhënë detyra sfiduese, duke u dhënë një ndjenjë autonomie, duke i ndihmuar ata që të zhvillojnë aftësi për të mësuar e vetëdrejtuar.

Mësuesit duhet të kualifikohen për të fituar cilësi të reja, pasi ata janë modele për nxënësit.

Marrja e  rezultateve të ulëta te nxënësi mund të sjellë humbjen e shpresave për të arritur rezultate të larta, por mësuesi i motivon nxënësit duke u qëndruar pranë, duke njohur anët e dobëta të tyre ,duke njohur ankthin  që mund  të kenë dhe i motivon në shpresën për sukses.

Konkurrenca shpesh frymëzon. Mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm të shmangin te nxënësit konkurrencën e tepruar, e cila nxit ankth, frenon të nxënët dhe demotivon nxënësit.

Një element tjetër i rëndësishëm është dhe përmbajtja

Ajo duhet të jetë e saktë, stimuluese, e përshtatshme me nevojat aktuale të nxënësve dhe t`u shërbejë atyre  në të ardhmen. Përmbajtja që ndërton kompetencat e të nxënit kërkon detyra që sfidojnë imagjinatën e nxënësve. Mësimet që janë interesante janë shumë motivuese dhe të dobishme për nxënësin. Kompetenca mësohet nga përvoja duke vënë në lojë të menduarit kritik dhe krijues. Nxënësi përcakton detyrën, qëllimet,vendos kriteret për hulumtim e mbledhje informacioni, vë në punë njohuritë e mëparshme, krijon ide dhe pyetje shtesë, organizon, analizon, sintetizon, integron gjithë informacionin (Olson .G 1997)

Metoda  është qasja e përdorur për mësimdhënie, është mënyra më e mirë që paraqitet përmbajtja. Mësuesit përpiqen të përdorin metoda sa më të larmishme, sa më tërheqëse dhe krijuese për të mbajtur t`i motivuar gjatë gjithë kohës nxënësit.

Nëse më thoni, unë do të dëgjoj

Nëse ju më tregoni, unë do të shoh

Nëse ju më lejoni të përjetoj eksperienca, unë do të mësoj (Lao-Tzu)

Aforizmi i Lao-Tzu thotë shumë…

Mjedisi si elementi kyç i fundit që siguron motivim duhet të jetë i sigurt, pozitiv. Dhe mos harrojmë se nuk bëjmë fjalë vetëm për mjedis fizik, por dhe atë mendor, emocional dhe shpirtëror, faktorë që çojnë në motivimin e nxënësve

Të pestë elementet që cituam kontribuojnë ose pengojnë motivimin.

Mos harroni të dashur kolegë, thënien e Robinson dhe Friedmanit: "Motivimi është kur ëndrrat vihen në rroba pune"

Luiza Myrtaj Nezha – Mësuese në shkollën 9-vjeçare, "Skënder Luarasi"

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dëborë në Llogara, probleme edhe në Dibër e Korçë

Posted: 15 Feb 2018 01:18 AM PST

Reshjet e dendura të dëborës janë rikthyer në zonat malore të vendit. Në Qafën e Llogarasë kalimi bëhet vetëm me zinxhir, madje raportohet se në disa pika kalimi është i vështirë edhe me zinxhira vendosur.

Trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra. Në zonë ndodhen disa mjete borëpastruese dhe është hedhur kripë, por rënia e vazhdimisht e dëborës e neutralizon atë.

Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nuk lejon që të kalojnë automjete pa vendosur zinxhirët.

Edhe në Qarkun e Dibrës raportohen probleme. Thuajse në të gjitha rrugët në këtë zonë kalimi bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricës në rrugë.

Qarku i Korçës është përfshirë i gjithi nga reshjet e bardha. Në Dardhë dëborë ka arritur deri në 30 centimetra, ndërsa në Voskopojë 10 cm. Në rrugën Qafë-Thanë – Qafë-Plloçë e deri në Kapshticë dëborë shkon deri në 7 centimetra.

Deri më tani raportohet se përveç aksit Korçë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, që kalohen me zinxhirë, në të gjitha rrugët e tjera nuk ka probleme.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mahnitëse, fotot më të mira shkrepur nën ujë për 2018-n (Foto)

Posted: 15 Feb 2018 01:12 AM PST

Një fotografi panoramike e automjeteve ushtarake britanike të Luftës së Dytë Botërore thellë brenda një anije të mbytur ka bërë që fotografi gjerman Tobias Friedrich, të quhet zyrtarisht fotografi më i mirë "nën ujë" për vitin 2018.

Fotografia e Friedrich, e marrë në brigjet e Ras Mohammed në Egjipt, triumfoi mbi 5.000 fotografi nënujore të futura nga fotografë nga e gjithë bota.

‘Lufta e ciklit’ është marrë në Egjipt dhe tregon motorrë Norton 16H të ngarkuar në SS Thistlegorm.

“Unë kam pasur këtë imazh në mendje për disa vite, por është e pamundur të kapni një foto, sepse nuk ka hapësirë ​​brenda rrënojës për të fotografuar këtë skenë në një kornizë të vetme”, shpjegon Friedrich. “Zgjidhja ime ishte të merrja një sërë fotografish dhe t’i thurja së bashku si një panoramë.”

Kryetari i gjyqtarëve, Peter Rowlands, shtoi: “Kjo është një shkrepje mjaft e jashtëzakonshme që duhet parë aq e madhe sa të jetë e mundur. Aftësia artistike është në vizualizimin e një imazhi të tillë dhe talenti fotografik është në arritjen e tij”.

Grant Thomas fitoi titullin e fotografit britanik nënujor të vitit. Imazhi i tij i mjellmave, i titulluar ‘Dashuri Zogjsh’, u mor në Loch Lomond të Skocisë.

Duke pritur në ujërat e liqenit, durimi i Thomas u pagua. “Gjuetarët kërkuan ushqim, thjesht duhej të prisja për atë moment të përsosur të sinkronizmit”.

Konkursi kishte 11 kategori, duke testuar fotografë me tema të tilla si Macro, Wide Angle, Behavior and Wreck Photography, si dhe tri kategori për fotografitë e marra në ujërat britanike.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Europa League, Milani sfidon Ludogorets, spikat Napoli-Leipzig

Posted: 15 Feb 2018 01:08 AM PST

Rikthehen emocionet dhe spektakli i Uefa Europa League me fazën e saj të 1/16. Në këtë raund nuk mund të flitet për favoritë, pasi të 16 skuadrat kanë një mision të qartë dhe të vetëm, të sigurojnë kualifikimin. Si zakonisht takimet do të jenë të ndara në dy orare, në ato të orës 19:00 dhe 21:05.

Një ndër ndeshjet më interesante të këtij raundi është Borussia Dortmund – Atalanta. Bergamaskët u rikthyen në kompeticionet europiane pas një mungese 27-vjeçare, teksa ia dolën ta mbyllnin fazën e grupeve në vendin e parë, duke lënë pas Lyonin dhe Evertonin. Dortumundi vjen pas eliminimit në Champions League, teksa do të tentojë që aventura e radhës të jetë më e mirë. Kjo do të herë jetë hera e parë që të ekipet përballen në një kompeticion europian. Këtë takim do të keni mundësi ta ndiqni në SuperSport 3, në orën 19:00.

Në të njëjtën orë, Milani do të luajë në transfertë me Ludogorets. Kuqezinjtë dukshëm po gëzojnë një moment fantastik, teksa në kampionat nuk njohin asnjë humbje në 6 ndeshjet e fundit. Europa League është shndërruar në objektivin kryesor të "Djallit" për këtë sezon dhe dëshira për t'i shkuar deri në fund garës është e madhe. Kundërshtari që do të kenë përballë, të paktën në letër, duket i kalueshëm edhe pse kujdesi duhet të jetë maksimal, nëse kërkohet të  shmangen hapat fals.

Skuadra surprizë e këtij edicioni të Europa League, Ostersunds do të mirëpresë gjigantët londinezë të Arsenalit. Klubi suedez, i krijuar në vitin 1996, ia doli të bënte të pamundurën të mundur, duke lënë pas në grupin e tyre ekipe si Galatasaray apo dhe Paok.  Këtë herë do t'i duhet të përballet me "Topçinjtë" dhe shanset për të bërë surprizën duken fare të pakta. Këtë takim do të transmetohet në SuperSport 4, ndërsa në SuperSport 5, prej orës 19:00, do të transmetohet direkt rastet dhe golat direkt në takimet e tjera.

Mbrëmja europiane vazhdon me të tjera duele interesante, ku do të zbresin në fushë dhe dy prej lojtarëve kuqezi, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha. Kryefjala do të jetë përballja italo-gjermane, Napoli-Leipzig. Të kaltërit po shfaqen si një skuadër në top- formë për sa i përket kampionatit.

Në 9 përballje ndaj klubeve gjermane të zhvilluara brenda në shtëpi, skuadra jugore ka 4 fitore, 3 barazime dhe dy humbje. Formë të mirë loje po tregon dhe Leipzigu në kampionat, por transfertat nuk janë pika më e fortë e kësaj skuadre. Këtë takim ju do të keni mundësi ta ndiqni në SuperSport 2, në orë 21:05,
Po në 21:05, skuadra tjetër italiane, Lazio do të luajë jashtë ndaj Steauas së Bukureshtit. Me Thomas Strakoshën në portë, bardhekaltrit do të kërkojnë me çdo kusht fitorja, për të rikthyer sërish besimin.

Një tjetër skuadër, që i bashkohet Europa Leagues, pas eliminimit nga Champions League është Atletico Madridit. "Los Colchoneros" do të lujanë në transfertën e Copenhagen. Sfidë kjo që sheh si favorite skuadrën e Diego Simeones. Përballja tjetër europiane që vjen në ekranin e Supersport është Aek – Dinamo Kiev.  Ndërkohë në Supersport 6, prej orës 21:05, do të ofrohen rastet dhe golat direkt të takimeve të tjera që do të luhen në mbrëmje.

Ndeshjet

Ludogorets-Milan        19:00

Dortmund-Atalanta 19:00

Osterunds-Arsenal 19:00

Golat Direkt 19:00

Napoli-Leipzig 21:05

FCSB-Lazio 21:05

Kopenhagen-Atl.Madrid 21:05

AEK-Dinamo Kiev 21:05

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

NATO përgatit “hapësirën ushtarake të Shengenit”

Posted: 15 Feb 2018 12:58 AM PST

Gjermania i ofroi NATO-s ngritjen dhe strehimin e një komande të re për transportimin e trupave dhe të materialit brenda Evropës. Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i konfirmoi në një takim përkatës të aleancës në Bruksel planet përkatëse.

“Gjermania ka ofruar që të shërbejë si komb kuadër, dhe për këtë të tjerët janë shumë mirënjohës”, tha politikania konservatore e CDU-së. NATO-ja duhet të jetë në gjendje që në “rast tensioni ose krize” t’i transportojë shpejt trupat e saj. Pro Republikës Federale flasin gjendja “në zemër të Evropës” dhe “përvoja në temën e logjistikës dhe të mbështetjes”.

Këln-Bonn – rajoni i mundshëm për Komandën

Se ku do të ndërtohet saktësisht Kuartieri Qendror i logjistikës dhe sa ushtarë do ta kryejnë atje shërbimin, kjo nuk është vendosur përfundimisht. Si favorit konsiderohet rajoni Këln-Bonn, ka mësuar agjencia gjermane e lajmeve dpa. Në Këln-Bonn e kanë edhe sot vendndodhjen baza e forcave të armatosura gjermane dhe Zyra e Forcave të Armatosura të Bundeswehrit.

Me forcimin e strukturës së saj të komandimit dhe të forcave të armatosura, NATO-ja reagon para së gjithash ndaj politikës së Rusisë, që perceptohet si politikë agresive. Që prej krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO-ja e ka shtuar dukshëm praninë e trupave të saj në Evropën Lindore. Tani ajo përshtat edhe strukturën e komandës së saj, për të përshpejtuar zhvendosjen e trupave nga SHBA në Evropë dhe brenda Evropës.

Në kuadër të politikës së shtensionimit këto struktura janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dekadat e fundit. Nga disa dyzina kuartiere qendrore të NATO-s, sot kanë mbetur vetëm shtatë. Numri i personelit ka rënë prej shumë më tepër se 20.000 ushtarakë që ishte, në rreth 6800.

Dyshime në aftësinë për të reaguar

Në një raport të NATO-s të klasifikuar sekret, ushtarakët kanë shprehur së fundi dyshime, nëse Aleanca do të ishte në gjendje që të reagonte aktualisht në mënyrë të përshtatshme dhe me shpejtësi ndaj një sulmi ushtarak të papritur rus. Shqetësime paraqiten para së gjithash për gjendjen e rrugëve dhe të linjave hekurudhore që mund të përdoren për synime ushtarake në drejtim të Lindjes, dhe para së gjithash për pengesat burokratike në transportimin e trupave dhe të pajisjeve.

Kemi nevojë për një “Shengen ushtarak”, deklaroi von der Leyen në Bruksel. “Kur në rast krize dhe tensioni të duhet zhvendosësh me shpejtësi trupa në distanca të mëdha brenda Evropës, atëherë kjo duhet të jetë planifikuar mirë dhe të funksionojë me shpejtësi dhe efikasitet të madh.”

Krahas Gjermanisë mendohet se një komandë tjetër do të ndërtojnë SHBA, për të siguruar më mirë mbi Atlantik rrugët e transportit midis Amerikës së Veriut dhe Evropës. Këtu është fjala veç mbrojtjes së rrugëve detare edhe për mbrojtjen e infrastrukturës së ndjeshme. Në Atlantik p.sh ndodhen kabllo për transportimin e të dhënave të internetit dhe të komunikimit.

Xhika merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Posted: 15 Feb 2018 12:51 AM PST

Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika ndodhet që prej mëngjesit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku po pyetet pa praninë e medias.

Xhika u vu në pranga me disa zyrtarë të tjerë në fillim të shkurtit, për rrugën Tiranë- Elbasan.

Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit, si dhe ka përftuar 35 milionë dollarë pa një studim.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha zbardhi tek "Të Paekspozuarit" këtë të enjte disa pika kyçe të dosjes së Prokurorisë kundër tij, javën e kaluar.

15 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more