Skip to main content

“Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video)

Posted: 19 Feb 2018 09:50 AM PST

Banorja e paemëruar e një banese në Kishinev të Moldavisë, ka shqetësuar fqinjët me mënyrën si i pastronte xhamat.

Derisa qëndronte në parvazin e ngushtë të dritares, ajo vazhdonte të lante duke u mbajtur me njërën dorë, teksa nuk kishte asnjë mjet sigurie, transmeton Telegrafi.

"Sikur të binte, pasojat për të do ishin fatale. Nuk ia vlen jeta për xhama të shkëlqyer", ka qenë përshkrimi i videos, që u shpërnda në internet.

Policia është duke bërë hetime për të zbuluar identitetin e saj, teksa kërkohet që të mos realizohen veprime të tilla pastrimi, që janë me rrezik jete. /Telegrafi/

The post Qëndron rrezikshëm në parvazin e dritares, për të fshirë xhamat e banesës së katit të pestë (Video) appeared first on Telegrafi.

Nënvlerësoi fuqinë e demit të lënduar, goditet keq në këmbë (Foto)

Posted: 19 Feb 2018 09:47 AM PST

Matadori spanjoll e ka nënvlerësuar fuqinë e një demi që peshon 450 kilogramë, duke menduar se është dobësuar, por mbeti me një lëndim në këmbë, pasi u godit keq me brirë.

Julian Lopez, i njohur si 'El Juli' po zhvillonte luftën në Bogota të Kolumbisë, kur goditja e hodhi në ajër, transmeton Telegrafi.

Megjithëse me shumë lëndime, kafsha ia nguli njërin bri dhe e hodhi përpjetë, derisa intervenuan matadorët tjerë.

Fotografitë e postuara, e tregojnë 35-vjeçarin në pozita të vështira, ndërsa demi ka disa Banderillas në shpinë – shtizat me flamuj, që e godasin për ta mposhtur.

Atë e kanë dërguar me shpejtësi në spital, ku i është nënshtruar operimit për t'ia qepur plagën prej 15 centimetrash.

El Juli nuk është i panjohur me këto goditje, pasi më 2016 ishte goditur në të pasme, gjatë një lufte në Sevilla të Spanjës. /Telegrafi/

The post Nënvlerësoi fuqinë e demit të lënduar, goditet keq në këmbë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more