Skip to main content

“PD: Të ndërpritet mandati i kryeprokurores Arta Marku” plus 9 more Gazeta SHQIP

“PD: Të ndërpritet mandati i kryeprokurores Arta Marku” plus 9 more Gazeta SHQIP


PD: Të ndërpritet mandati i kryeprokurores Arta Marku

Posted: 27 Feb 2018 01:27 AM PST

Partia Demokratike ka kërkuar ndërprerjen e mandatit të Prokurores së Përkohshme, Arta Marku, duke kërkuar zgjedhjen e tij me shumicën e zgjedhjes së 3/5.

Në mbledhjen e Këshilli të Legjislacionit, ku është diskutuar nen për nen propozimi i PD për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit, deputeti Oerd Bylykbashi tha se duhet t’i ndërpresim mandatin Kryeprokurores, pasi sipas tij është zgjedhur në mënyrë anti-Kushtetuese.

“Kryeprokuorin e ri ta kalojmë në Vetting dhe ta zgjedhim me 3/5 e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi te pavarur”.

Ndërkohë nga ana, e saj mazhoranca thotë se do të duhej 2 muaj e 54 ditë që ky ndryshim kushtetues të hynte në fuqi.

Deputeti socialist Alket Hyseni, ka shpjeguar. "Prokurori, sipas kërkesës së PD i bie të zgjidhet në fund të korrikut, ndërkohë që opozita flet për ngërç që nuk ekziston. Propozimi është një strategji për të penguar reformën në drejtësi".

Ndërsa deputetja socialiste Vasilika Hysi ka akuzuar opozitën se po tenton të godasë reformën në drejtësi.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nuk i gjejnë venat për injeksionin, shtyhet ekzekutimi i të dënuarit

Posted: 27 Feb 2018 01:17 AM PST

Më shumë se 12 vrima në trup në dy orë përpjekje për injektimin vdekjeprurës të një dënimi me vdekje në Alabama. Në fund, duke mos "i gjetur" venën, ekzekutimi i Doyle Hamm, i sëmurë me kancer, është shtyrë. Avokatët e tij kanë shpjeguar që në vena, të dobësuara nga përdorimi i drogës dhe nga sëmundja, nuk ishte e mundur të penetrohej gjilpëra me substancën vdekjeprurëse. "Ishte një akt torture", – kanë denoncuar avokatët.

Dy ekipe të ndryshme mjekësh, kanë provuar pa sukses për dy dorë e gjysmë për të gjetur një venë në gjendje për substancën. Avokatët kishin paralajmëruar autoritetet e Aalabamës, se asistenti i tyre, i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1987, ishte i sëmurë prej kohësh dhe se kishte abuzuar gjatë me drogën për shkak të overdozave, dy gjëra që e kishin bërë më të vështirë vijimin e ekzekutimit me vdekje përmes injeksionit. Autoritetet shtetërore, ishin përgjigjur se e dini atë që po bënin. Ndërkohë, nuk është caktuar akoma data për ekzekutimin e ri.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Të gjitha sekretet e gardërobës së Mbretëreshës Elisabeth! (Foto)

Posted: 27 Feb 2018 01:16 AM PST

Copën e zgjedh vetë ajo, takat e këpucëve 5, "zbuten" fillimisht nga një asistente

Do të shënohet në histori pjesëmarrja e Mbretëreshës Elisabeth në Javën e Modës në Londër për të prezantuar edicionin e parë të Çmimit Mbretëreshës Elizabeth II për Dizajnin Britanik. E veshur me kostum blu me kristale Swarovski, i bërë nga rrobaqepësja e saj Angela Kelly, duket se e shijoi shfaqjen në rreshtin e parë pranë drejtorit të Vogue Anna Wintour. Madhëria e Saj, një ikonë mode, falë kostumit të ngurtë, me ngjyra të ndritshme që e bëjnë të njihet nga larg, pa lënë pa përmendur kapelën, çantën dalluese dhe këpucët.

”Pavarësisht indiferencës së saj mbretërore ndaj tendencave të reja”, shkruan Daily Express, i cili i kushton një artikull të gjatë për sekretet e veshjes së Mbretëreshës, ”Elisabeth është një ikonë e stilit ”. Angela Kelly, stilistja e besuar e saj, e cila filloi të veshë Elisabeth që në vitin 1993, u shpreh për gazetën se si Mbretëresha sugjeronte pëlhura për rrobat e saj sikur të ishte një eksperte pëlhurash. Kështu stilistja dizenjonte 4 skica për çdo lloj pëlhure dhe kur Mbretëresha zgjidhte modelin e veshjes pritet dhe montohet në një manekin që ka të njëjtat masa sa lartësia e saj reale.

Në rrobaqepësinë e Pallatit të Buckingham, dikush mban pëlhurën për të parë se si mëndafshi lëviz në erë dhe e ndalojnë Mbretëreshën të shkaktojë efektin "Marilyn". Gjithashtu për këtë arsye janë shmangur në rrobat e saj dhe, siç dihet, futen edhe masa të vogla në mënyrë që veshja të qëndrojë mirë edhe kur Elisabeth del nga makina. Ngjyrat duhet të jenë gjithnjë të ndritshme, sepse, siç shpjegonte shumë vite më parë, vetë ajo “n.q.s vishem me ngjyrë bezhë, askush nuk do ta njohë Mbretëreshën”. Mëngët janë shpesh treçerekshe, gjithmonë të rehatshme për të lejuar përshëndetjen me njerëz.

Madhëria e Saj gjithashtu thekson e përditshmja britanike, nuk del kurrë pa doreza, të cilat i preferon pambuku, 15 cm që realizoheshin për të nga Cornelia James Ltd. Çanta është detyrimisht Launer, zotëron më shumë se 200, me dorezë të përshtatshme për të bërë më të lehtë mbajtjen në dorë: e preferuara e saj është Royale në lëkurë të zezë. Shallrat janë të zgjedhur nga Hermes dhe Mbretëresha pëlqen t'i veshë dhe mbulon kokën gjatë ngjarjeve sportive që merr pjesë, ndërsa kapele janë bërë për të nga Regel Morgan, me strehë të vogël për të treguar fytyrën e saj.

Çadrat duhet të jenë gjithmonë transparente dhe janë të krijuara nga firma Fulton. Këpucët janë gjithmonë të rehatshme dhe e takë 5cm, por që këto lloj takash i mbante edhe para se të bëhej mbretëreshë. Një staf i madh është i ngarkuar me veshjet e Madhërisë së Saj, rroba dhe pajisje janë të ruajtura në kabinete. Janë të papërshkueshme nga uji dhe të kataloguara sepse Elizabeta shpesh regjistronte datën dhe kohën që ata ishin veshur për të shmangur përsëritjen.

Së fundmi, Daily kujton se vetëm një herë Mbretëresha mbante pantallona, ishte gjatë një vizite zyrtare në Kanada në vitin 1970, dizajnuar nga rrobaqepësi i ri Ian Thomas, i cili dëshironte të modernizonte pamjen e Elizabeth: që atëherë nuk ka ndodhur kurrë më.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Arabia Saudite zëvendëson komandantët ushtarakë

Posted: 27 Feb 2018 01:01 AM PST

Arabia Saudite, me dekret mbretëror, shkarkoi komandantët kryesorë ushtarakë, përfshirë shefin e stafit.

Mbreti Salman i zëvendësoi edhe udhëheqësit e forcave tokësore dhe të mbrojtjes ajrore.

Lajmi u publikua nga agjencia zyrtare e lajmeve Saudi Press, por nuk u dhanë detaje për shkarkimet.

Ato vijnë në kohën kur lufta në Jemen, ku Arabia Saudite po udhëheq një koalicion kundër rebelëve, po i afrohet fundit të vitit të tretë.

Princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes, besohet se qëndron pas ndryshimeve të fundit në këtë vend.

Vitin e kaluar, dhjetëra figura të shquara saudite, përfshirë princa, ministra dhe miliarderë, janë arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

CDU ME MERKEL, CDU PAS MERKELIt

Posted: 27 Feb 2018 12:58 AM PST

Angela Merkel është tani në një situatë ngjashëm si ajo e Konrad Adenauerit dhe më vonë e Helmut Kohlit, kancelarët krisdtiandemokratë me mandatin më të gjatë përkatësisht 1949 – 1963 dhe 1982 – 1998. Ende ajo e drejton partinë, ende ajo është e parrezikuar. Sepse CDU-ja nuk bën puç. E njëjta gjë vlen edhe për sekretaren e përgjithshme të partisë. Partia zhvillohet.

Pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare Merkel në kongresin e kristiandemokratëve bëri reklamë për një koalicion të ri me bazë të gjerë. E në këtë pikë ajo u mbështet në masë në votim. Kjo votë ishte si një thirrje “edhe më tej kështu!”. Por megjithatë mesazhi i të deleguarve këtë ditë ishte: “Jo më kështu!”.

Jo më një kongres partie i Merkelit

Takimi një ditor i CDU-së nuk ishte më një kongres partie i Merkelit. Ajo mbajti fjalimin më të gjatë për të bërë për vete delegatët për koaliconin e ri me socialdemokratët. Merkel shpjegoi dhe sqaroi. Annegret Kramp-Karrenbauer – gati katër orë më vonë – foli me zjarr. Sikurse mund të flas ënë rastin mëtë mirë një sekretare e përgjithshme, partia e së cilës ndodhet në dielmë me vetveten.

Fjala e saj i drejtohej partisë së saj. Shumica e partive të tjera ajo nuk i përmendi fare. Vetëm një grupim tjetër politik përmendi Merkeli disa herë në fjalimin e saj një orësh: AfD, populistët e djathtë, që në luftën elektorale kancelarja nuk i pati përmendur aspak. Ajo e quajti antisemitizmin e AFD-së, antisemitizëm, që ekziston tek ekstremi i majtë dhe i djathtë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe la përshtypje ishte fjalimi, i cili e tejkaloi afatin e përcaktuar kohor. Ajo theu tabunë, për ato që ishin akulumuar prej kohësh dëshpërimi dhe zhgënjimi. Disa madje dolën para mikrofonit dhe deklaruan “Jo-në” e tyre ndaj marrëveshjes së koalicionit. Ishte për CDU-në zakonisht e mirëorganizuar në kongreset e saj, një debat mjaft i gjerë dhe kritik. Kur refereruesit flisnin për Merkelin, ata tentonin të shprehnin falënderim për ato çfarë kanë kaluar. Por kur ishte fjala për të ardhmen e punës së partisë me një program të ri, atë përmendin me plot besim emrin e sekretares së re të përgjithshme Kramp-Karrenbauer. Atë që kryesia e partisë ia kurseu vetes pas zgjedhjeve të 2017, një retrospektivë të hapur dhe kritike, iu kthye tani me zjarr të madh.

Shumë brohoritje për forcat që meritojnë dhe shpresat e së ardhmes

Duartrokitja më e përzemërt dhe më entuziaste nuk u dha pas fjalimit të kryetares së partisë, por gjatë vlerësimit që ajo i bëri ministrave që largohen tani jo me dëshirën e tyre nga kabineti Hermann Gröhe dhe Thomas de Maiziere, pasi u përmend për herë të parë emri i Kramp-Karrenbauer dhe i ministrit në largim të Financave Wolfgang Schäuble. Po ashtu katër minuta duartrokitje për Merkelin erdhën, sepse i gjithëanshmi kryetar i të rinjve kristiandemokrat Paul Ziemiak, vazhdonte të duartrokiste pa e pasur mendjen, ndërkohë të tjerët kishin filluar të diskutojnë në grupime të vogla. Madje ndokujt as që i bëhej të duartrokiste pas fjalimit të Merkelit.

Dita në Berlin ishte me fjalimet surprizuese dhe kritike një kongres tranzicioni i partisë: pas bisedimeve të koalicionit dhe para votimit që pritet nga anëtarët e partisë socialdemokrate për marrëveshjen e koalicionit. Para Annegret Kramp-Karrenbauer. Ende me Merkelin. E në pjesën më të madhe të tij ky u duk si një kongres i parë i CDU-së pas Merkelit.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com) / DW

Neymar dëshiron Coutinhon, gati plani i PSG-së

Posted: 27 Feb 2018 12:52 AM PST

Neymar duket se nuk po dialogon dot në mënyrën e duhur në fushë, me Edison Cavanin dhe Kilyan Mbappenë, pavarësisht përpjekjeve.

Francezi dhe uruguaiani nuk e pëlqejnë protagonizmin e tepruar të yllit brazilian dhe kjo ka bërë që marrëdhëniet e tyre të mos jenë për asnjë moment miqësore.

Pikërisht për këtë arsye, Neymar i ka kërkuar me ngulm parizienëve të sjellin në kryeqytet brazilianin tjetër, Philippe Coutinho, i cili iu bashkua Barcelonës në janar.
Sipas asaj që raporton El Pais, drejtuesit e PSG-së kanë ndërmend të kënaqin Neymarin dhe i kanë ofruar Barçës një shkëmbim Mbappe-Coutinho, gjë që po merret në konsideratë nga katalanët.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Negociatat me BE, Bregu: E paqartë data, duhet bindur Gjermania!

Posted: 27 Feb 2018 12:44 AM PST

Të hënën, Majlinda Bregu pati një takim të veçantë me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. Komisoneri Hahn shoqëron në turin rajonal presidentin e Komisionit Europian Juncker dhe zonja Bregu e lexon si zhvillim pozitiv edhe vetë faktin që Juncker më në fund ka nisur të udhëtojë.

"Po të bësh krahasimin ndërmjet deklaratës së parë të Junker kur ishte tërësisht i ftohtë ndaj procesit dhe vizitës së tij na Ballkan, ka një ndryshim thelbësor", shprehet Majlinda Bregu.

Shpresat janë që Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë, por Juncker nuk bëri dot një premtim paraprak në Tiranë.

"Nuk besoj se i takon presidentit të bëjë lajmin pa përfunduar raporti që Komision dorëzon në prill", thotë Bregu.

Por të gjithë janë të ndërgjegjshëm se edhe nëse rekomandimi bëhet në prill, së pari duhet bindur Gjermania të votojë. Dhe vota e qershorit duket e rrezikuar edhe për shkak të situatës së brendshme politike në Gjermani.

"Gjermania, për shembull, është ende në procesin e formimit të qeverisë së saj që do të thotë më pas Parlamenti gjerman apo Bundestagu që jep mendimin do t'i duhen jo më pak se 8 javë që do të thotë dy muaj. Për shumë arsye dhe për qëndrimin e vendeve tjera unë shpresoj shumë që periudha e qershorit të jetë një dritë jeshile për çeljen e negociatave, por nëse vendimi merret në qershor apo në dhjetor nuk besoj se sot këtë mund ta thotë dot kush me siguri", thotë ish-ministrja e Integrimit.

Sipas Bregut, forcimi i shtetit ligjor dhe zero konflikte me fqinjët janë detyrime të pashmangshme, pasi nga Ballkani Perëndimor po kërkohen partnerë dhe ata nuk duhet të jenë problematikë.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Masa shtesë për lirimin e rrugëve në Tiranë, vendosen 134 gjoba

Posted: 27 Feb 2018 12:31 AM PST

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, për një qarkullim normal në akset rrugore urbane (qendrat e banuara) si dhe pas ankesave të herëpashershme të banorëve, për vështirësinë në qarkullimin normal të mjeteve zjarrfikëse dhe atyre të autoambulancave në zonat e banimit.

Policia Rrugore e Tiranës, nis kontrolle me shërbime të shtuara për evidentimin dhe ndëshkimin e përdoruesve të rrugës që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore, nuk u japin përparësi këmbësorëve si dhe parkojnë mjetet në mënyrë të parregullt brenda komplekseve të tyre të banimit, duke krijuar konfuzion dhe vështirësi në qarkullim, kryesisht në oraret e mëngjesit.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur fazën e evidentimit dhe njoftimit të pronarëve të mjeteve, që kanë zënë për një kohë të gjatë hapësirat publike, mjetet dukshëm të braktisura apo ata që shfrytëzojnë hapësirën publike për tregje shitjeje, duke u lënë njoftimin me afatin e përcaktuar, për të marrë masa për heqjen e tyre nga rruga.

Janë vendosur 134 masa nga të cilat:
45 për qarkullim në korsitë e dedikuara për shërbimin publik.
75 për parkime të gabuara.
14 për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Janë njoftuar 125 pronarë mjetesh dukshëm të braktisura ose të vendosura për shitje në hapësirat publike, që të lirojnë hapësirën e zënë brenda 15 ditësh.

Në të kundërt do t'i nënshtrohen sanksioneve ligjore që parashikon Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë arrestuar shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia apelon që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, pasi kontrollet dhe masat do të jenë të ashpra.

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sekuestrohet 1 kg kokainë, dy persona në pranga (Video)

Posted: 27 Feb 2018 12:21 AM PST

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "High Class", ku janë arrestuar dy persona për trafik kokaine.

Policia e Tiranes njoftoi se arrestoi shtetasit Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, të dy banues në Durrës. Ndërkohë qe sekuestroi 1 kg e 52.8 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit "Kokainë"

Si rezultat i operacionit, në rrugën "Kongresi Manastirit", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:

• Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.
• Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip "Nissan micra" me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar "Kokainë" e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shqipëria nën dëborë, probleme në disa rrugë rurale

Posted: 27 Feb 2018 12:18 AM PST

I ftohti i acartë ka sjellë me vehte edhe dëbroen që kësaj here ka pushtuar pothuajse të gjithë territorin e vendit. Në sasi më të madhe në zonat malore por ka patur reshje edhe në qytete bregdetare. Deri tani probleme ka por nuk janë shumë serioze. Rrugët kryesore janë të kalueshme, por ato rurale mbetën të bllokuara. Nga ana tjetër, shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Ja si paraqitete gjendje deri në orët e para të mengjesit të sotshem në të gjithë vendin.

Kukës

Temperaturat zbritën disa gradë nën zero në Kukës. Erërat e forta dhe stuhitë sollën probleme në qarkullim. Rruga e Kombit mori një shtresë akulli, por është e kalueshme.
20 mjete borëpastruese janë në dispozicion. Në zonat rurale janë të pakalueshme rrugët që lidhin Kukësin me Grykëcajen, Surrojn, Arren, Kalisin dhe Zapodin. Por probleme pati edhe në qytet. Një pjesë e tubacioneve kanë ngrirë, ndërsa të hënën nuk u zhvillua procesi mësimor.

Dibër

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon 30 centimetra, ndërsa në zonat e thella, shkon në mbi 50 centimetra. Të gjitha rrugët e njësive administrative të Dibrës janë të bllokuara.
Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet me vështirësi me zinxhirë. Problematike në këtë segment është Qafa e Moronicës, Pishat e Bulqizës, Qafa e Buallit dhe Qafa e Ulzës.
Rruga Peshkopi – Kukës kalohet me zinxhirë. Problem ngelet Kalaja e Dodës, ndërsa aksi Ura e Çerenecit – Stëbleve është i bllokuar. Po ashtu e bllokuar është edhe rruga Qafa e Buallit – Martanesh.

Korçë

Të gjitha rrugët nacionale në juglindje janë të kalueshme pa zinxhirë. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës ka bllokime të herë pas hershme. Aty janë regjistruar 70 centimetra borë. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjes, Pogradecit mbeten të izoluara.

Llogara
Në Llogara, lëvizja e mjeteve sidomos gjatë darkës bëhet me vështirësi për shkak të reshjeve të borës. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.

Elbasan

Reshjet e bores dhe era ka shkaktuar akull në shumë rrugë të Qarkut të Elbasanit. Vëmendja është përqëndruar në rrugën Elbasan-Qafthanë . Rruga që lidh Librazhdin me Bulqizën është i bllokuar. Fshatrat e thella malorë si Rrajca, Sopoti, Polisi, Stëbleva, Luniku, Orenja etj janë të bllokuar. E njëjta situatë edhe në fshatra të thella malorë të Gramshit si në Skëndërbegas, Lenie, Poroçan. Në disa fshatra ka mungesë të energjisë për shkak të këputjes së përcjellsave apo shembjes së shtyllave nga dëbora. Sikurse në disa shkolla nuk është bërë transporti i mësuesve dhe nxënësve.

Shkodër

Pas dy ditë reshjesh, bora e zbardhi qytetin e Shkodres. Por në rang qarku, nuk ka probleme të renda. Me përjashtim zona e thellë në Pukë, ku bora është shoqeruar me stuhi të fortë. Në disa zona në Qafë Mali, trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm. Në Malësinë e Madhe vetëm disa rrugë, ato drejt Thethit dhe Boës bëhen me zinxhirë. Kurse në Qafë Mali-Fierzë, aktualisht ka rreth 40 cm borë

27 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more