Skip to main content

“Olimpiada Dimërore, shtyhet gara e Suela Mëhillit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Olimpiada Dimërore, shtyhet gara e Suela Mëhillit” plus 9 more - Gazeta Dita


Olimpiada Dimërore, shtyhet gara e Suela Mëhillit

Posted: 14 Feb 2018 01:42 AM PST

Gara e slalomit për femra në Lojërat Olimpike Dimërore, ku do të garojë edhe skiatorja shqiptare Suela Mëhilli, u shty për ditën e premte.

Gara që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë do të niste me provat teknike, por erërat e forta bënë që organizatorët, për arsye sigurie për sportistët, të vendosin shtyrjen e saj me 2 ditë.

Ndërkaq, nuk ka ndryshim të datës së garës tjetër ku do të garojë Suela Mëhilli, slalomin gjigand. Ajo do të zhvillohet në datën e përcaktuar që në fillim, ditën e enjte në 15 shkurt. Ndërkohë që në 18 dhe 22 shkurt do të garojë edhe skiatori tjetër, Erjon Tola në slalomin gjigand dhe atë special.

Në këto dy disiplina do të garojë për herë të parë dhe një skiator kosovar, Albin Tahiri.

o.j/dita

Aksioni për ujin, 900 subjekte private të kontrolluara, 15 të shoqëruar në Tiranë

Posted: 14 Feb 2018 01:24 AM PST

Në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës ka vijuar puna për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm duke ndërprerë lidhjet e paligjshme si dhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjeve me UKT për detyrimet e prapambetura.

Janë 15 Grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të Drejtorisë së Taksave dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë bërë verifikimin në 900 subjekte private, ku kanë konstatuar e shoqëruar 15 persona, kryesisht për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në ujëmatës.

Kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga afati i lënë në dispozicion të konsumatorëve familjarë për të formalizuar lidhjet e tyre apo për të lidhur aktmarrëveshje për detyrimet e prapambetura, një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë drejtuar sporteleve të UKT. Vetëm në këto 10 ditë, janë nënshkruar 300 aktmarrëveshje.

Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati deri më 28 shkurt, për të lidhur kontratat e rregullta me UKT-në dhe për të nënshkruar akt-marrëveshje për pagesat e prapambetura, duke përfituar nga skema e pagesës me këste.

Nga 1 marsi, do  të vijojnë verifikimet edhe te konsumatorët familjarë.

o.j/dita

 

 

Kush tha që setet fotografike të të porsalindurve vlejnë vetëm për fëmijët?Ja një çift që ja ka realizuar maces së tyre

Posted: 14 Feb 2018 01:22 AM PST

Një cift nga Colorado,adoptuan kotelen e tyrë të parë.Por nuk mbaron këtu.

Lucy Schultz,e cila është fotografe në profesion,vendosi së bashku më të dashurin e saj të realizonin një set fotografik me kotelen,njësoj si të ishte një bebe e porsalindur.

Gjithashtu këto foto ato i shoqëruan me të dhënat e koteles,si gjatësia,pesha,mosha…me pak fjalë si të dhënat e një fëmije.

Rezultati është ky më poshtë:

a.k/dita

 

Ja si duket prona luksoze e aktores Jennifer Aniston!

Posted: 14 Feb 2018 01:05 AM PST

Jennifer Aniston,49-vjecarja për të cilën duket se mosha është vetëm një numër,me një karrierë kinematografike të shkëlqyer,dhe ndër emrat më të kërkuar në Hollywood,për herë të parë ka hapur dyert e shtëpisë(nëse mund të quhet e tillë)të saj.

E pozicionuar në Bel Air,një ndër zonat më të shtrenjta,dhe e blerë në 2011 me një cmim rreth 21milionë$,kjo është shtëpia ku aktorja jonë e preferuar e 'Friends",jeton me bashkëshortin dhe tre qenushët e tyre.

Hidhini një sy fotove të mëposhtme:

"Every corner you turn, you have an experience. Everywhere you look, you get a vista," says actress Jennifer Aniston of her recently completed Bel-Air home. "We worked very hard to get that flow right." The same imperative guided the transformation of the grounds, which previously featured a hillside vineyard. Garden designer @marcellovillano and landscape architect @anneattinger reorganized the alfresco spaces as a series of interconnected outdoor rooms, terraces, and Asian-inspired pocket gardens. Sundays at the Aniston-Theroux home are reserved for cooking and frolicking by the pool with friends, children, and dogs. "We put out a mean taco bar, and the chili's pretty good in the colder months," the actress says.Take a closer look inside the home through the #linkinbio Photo by @francoisdischinger; design by @stephenshadley; text by @mayer.rus; styled by @lawrenhowell

A post shared by Architectural Digest (@archdigest) on

"If I wasn't an actress, I'd want to be a designer. I love the process," says serial home renovator, and superstar actress Jennifer Aniston. "There's something about picking out fabrics and finishes that feeds my soul." Aniston's commitment to the craft was certainly put to the test in her latest residential project, the reimagining of a Bel Air house that was designed by architect A. Quincy Jones and completed in 1965. Aniston enlisted the aid of #AD100 interior designer @stephenshadley to help preserve the modernist ethos of the original scheme while softening some of its sharp lines and outfitting the interior with tactile, organic finishes and furnishings. "Sexy is important, but comfort is essential," she avers, pointing as evidence to the vintage Jean Royère Polar Bear sofa, Jacques Adnet armchairs, and Mies van der Rohe daybed arranged in the living room, pictured here. Take the full home tour through the #linkinbio Photo by @francoisdischinger; text by @mayer.rus; styled by @lawrenhowell

A post shared by Architectural Digest (@archdigest) on

Burimi:Elle

a.k/dita

Shën Valentin, në 3 vitet e fundit shpenzimet janë rritur

Posted: 14 Feb 2018 12:55 AM PST

Trëndafilat, më të shiturat edhe më të shtrenjtat, janë simbol i festës së 14 shkurtit. Ditë e shënuar jo  vetëm për të dashuruarit, por edhe për dyqanet e luleve, të cilët ditët e festave tashmë përkthehen në fluks pune.

Joni, tregtar prej vitesh i luleve, ka një dyqan të shitjes me pakicë të luleve në rrugën e Durrësit. Ai tregon për Monitor se në 3 vitet e fundit fluksi i punës është rritur ndjeshëm dhe kjo sepse tek shqiptarët (jo vetëm Tirana) po rritet tradita e dhurimit të luleve.

Trëndafili është lulja më e shitur, njëkohësisht edhe më e shtrenjta, shton ai. Fat për dyqanet e luleve këtë herë është se festa qëlloi në mes të javës. Në rast se do të qëllonte në fundjavë tendenca e njerëzve është për të lëvizur jashtë qytetit.

Për sa i përket çmimeve; ato variojnë në varësi të buxhetit të porositësit. Ato luhaten nga 5 mijë lekë, deri në 100 mijë lekë (afro 1000 USD) dhe janë kryesisht burrat që blejnë për bashkëshortet e tyre.  Buqetat gjigande, ku numri trëndafila kapërcen tre shifrat, janë bërë trendi i kohëve të fundit. Çmimi mesatar i një trëndafili është 200 lekë dhe një buqetë me të paktën 100 trëndafila, kushton mesatarisht deri në 20 mijë lekë.  Por, sipas Jonit, nuk mungojnë as porositë me numër të lartë të trëndafilave. Një prej klientëve të dyqanit ka porositur një buqetë me plot 500 trëndafila, të cilat përpos të tjerave janë edhe të vështira për t'u transportuar deri në destinacion,- tregon Joni për Monitor.

Biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimit të bimëve ka shënuar një rritje të fortë në tre vitet e fundit, duke reflektuar një tendencë të shqiptarëve drejt natyrales, dhurimit të luleve në raste gëzimesh e fatkeqësish, tendencës së bizneseve për tu kujdesur për ambientin përreth dhe projekteve të punëve publike për zbukurimin e qyteteve.

Sipas të dhënave të Doganës, importet e Pemëve dhe bimëve, rrënjëve, luleve dhe gjetheve zbukuruese, u rritën me 27 për qind krahasuar me një vit më parë. Që prej vitit 2013, importet e këtij grupi janë rritur me ritme dy shifrore (shiko grafikun).

Gjatë 2017-s importet e luleve tejkaluan vlerën e 1 miliardë lekëve. Ndërkohë që muajt të cilat importet janë më të larta në vlerë janë pikërisht ato të festave, dhe më të ulëta gjatë muajve të verës kur prodhimi vendas është edhe më i lartë. Vetëm gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit që lamë pas u importuan mbi 300 milionë lekë lule. Meshkujt shqiptarë duket se janë bërë më romantikë vitet e fundit, teksa edhe në shkurt 2017 importet u rritën me 45%.

Aktorët e tregut thonë se fluksi i punës është shtuar, por njerëzit kërkojnë buqeta lulesh më ekonomike dhe kërkojnë që të shpenzojnë më pak.

 

o.j/dita

Irina Shayk sfilon bashkë me një…robot!

Posted: 14 Feb 2018 12:54 AM PST

Philipp Plein kujdeset gjithnjë që të sjellë sfilatat më inovatore dhe speciale për të ftuarit e tij.Por këtë vit,në "New York Fashion Week",ai përvecse ngjiti në pasarelë supermodelen Irina Shayk,u sigurua që të sillte edhe një element tjetër.

Supermodelja parakaloi së bashku me një robot,gjë që la gojëhapur të gjithë fatlumët që po e shijonin live këtë spektakël.

Fundja Philipp e shpreh këtë anë të tijën të cmendur edhe në koleksionet e tij që kanë gjithnjë pak rebelizëm brenda.

 

Burimi:ELLE

a.k/dita

Meta pret deputetët britanikë: Luftë krimit dhe trafiqeve

Posted: 14 Feb 2018 12:43 AM PST

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot grupin e deputetëve britanikë, anëtarë të Grupit të Unionit Ndërparlamentar dhe të Miqësisë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

Presidenti Meta vlerësoi partneritetin e fortë dhe tradicional midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për konsolidimin e demokracisë dhe të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi rolin e deputetëve britanikë për promovimin e Shqipërisë, si dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht të atij ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta shprehu besimin se të rinjtë që kanë kryer studimet në Mbretërinë e Bashkuar do të integrohen më mirë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, që të shërbejnë si katalizatorë të bashkëpunimit më të thelluar dypalësh.

Duke iu referuar bashkëpunimit për çështjet e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta në këtë drejtim, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të qenieve njerëzore në të ardhmen.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se edhe në kuadrin e Samitit të ardhshëm të Londrës për Ballkanin Perëndimor, deputetët britanikë do të vijojnë të kontribuojnë për ruajtjen e vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Deputetët britanikë e siguruan Presidentin Meta se Mbretëria e Bashkuar është shumë e angazhuar për ta forcuar bashkëpunimin me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

Cilët janë Cernojeviqët?

Posted: 14 Feb 2018 12:29 AM PST

Familje feudale me prejardhje shqiptare më pas e sllavizuar. Zotërimet e saj shtriheshin në Zetë filllimisht midis Budës e Tivarit dhe erdhën duke u zgjeruar drejt Lindjes.

Një nga pinjollët e saj, Radiqi, arriti t'u marrë më 1393 Dukagjinëve për pak kohë qytetin e Lezhës. Ai hyri në luftë me Gjergjin II Strazimiri Balshën dhe u thye e u vra prej tij më 1396.

Në fillim të viteve 40 të shek.XV në krye të familjes së Cernojeviqëve në Zetë u përforcua pushteti i Stefanit, i cili ishte martuar me të motrën e Skënderbeut, Marën.

Duke u ndodhur para sulmeve osmane, ai u lidh me luftën e sundimtarëve shqiptarë me Skënderbeun në krye dhe mori pjesë në Kuvendin e Lezhës më 1444.

Këto lidhje vazhduan edhe në kohën e pasardhësit të tij Ivan Cernojeviqit që ishte martuar me të bijën e Gjergj Arianitit.

Stanko Cernojeviq u dërgua nga babai pranë Sulltnit si shenjë besnikërie dhe u konvertua në fenë Islame. Mori emrin Skender, prandaj ai është i njohur edhe si Skënderbeu Cernojeviq, dhe u bë Sanxhakbe Osman i Sanxhakut të Malit të Zi në periudhën 1514-1528.

Ai përmendet edhe në poezinë epike të Malit të Zi e ku ndonjëherë quhet Maksim.

n.s. / dita

Kotzias: Shqipëria të heqë emrin Çamëri nga tekstet shkollore

Posted: 14 Feb 2018 12:25 AM PST

Greqia jo vetëm që nuk pranon se ekziston një çështje Çame po do ta zhdukë emrin Çamëri edhe nga librat e hartat shkollore të Shqipërisë. Kjo ka qenë deklarata që është bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias në Parlamentin e shtetit fqinjë.

Në një përgjigje që ministri i Jashtëm grek, Kotzias i ka kthyer deputetit Theoharis, ka nënvizuar bisedimet që po bëhen me vendin tonë dhe me Maqedoninë lidhur me shqetësimin grek për "termat nacionaliste” në tekstet shkollore të dy vendeve.

Në këtë përgjigje, ministri Kotzias është shprehur se pala greke gjatë bisedimeve të komisionit dypalësh të ekspertëve ia ka bërë të qartë palës shqiptare se termat: "territoret shqiptare në Greqi" dhe emërtimi "Çamëri" për territore që janë në shtetin grek duhet të fshihen nga librat shkollorë të Historisë e Gjeografisë.

"Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përzier të Ekspertëve Greko-Shqiptar, pala greke ka këmbëngulur në fshirjen nga librat shkollorë të shprehjeve të papranueshme e fyes për unitetin e vendit tonë (Greqisë) si: "territoret shqiptare në Greqi".

Por edhe shprehjet dhe hartat në të cilat krahina gjeografike greke shfaqen me emërtimin "Çamëri", të cilat demonstrojnë, fatkeqësisht, se shtetit shqiptar mbetet i bllokuar në retorike anakronike nacionaliste dhe me qëndrime idemadhe, të dëmshme dhe të rrezikshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë", thuhet në përgjigjen e Kotzias dërguar parlamentit, sipas mediave greke.

Kotzias ka theksuar se pala greke e ka si kusht të panegocueshëm heqjen e këtyre frazave nga librat shkollorë shqiptarë.

Ministri i Jashtëm grek ka theksuar tekstualisht se: "Qeveria greke ia ka bërë të qartë palës shqiptare se problematika në fjalë është e papranueshëm nga çdo pikëpamje që të jenë në përmbajtjen e librave shkollorë dhe duhet të hiqen në mënyrën më të shpejtë të mundshme".

o.j/dita

Shkolla i prin jetës

Posted: 14 Feb 2018 12:15 AM PST

Nga Viron Kona

(Me mësuesin dhe drejtuesin e talentuar  Mehdi Hoxha)

1.

Gjithnjë kam ndjerë respekt të thellë për kolegët e mi mësues me të cilët kam punuar në shkolla të Qarkut  të Tiranës, në zonën e Bërzhitës, Ibës dhe Kërrabës, apo dhe në disa shkolla nëntëvjeçare dhe të mesme të kryeqytetit. Ndërkohë që puna redaktor i gazetës "Mësuesi" dhe detyra specialist në Ministrinë e Arsimit, më kanë mundësuar gjithnjë njohje të reja, kontakte dhe komunikime me mësues në shumë shkolla të tjera të Republikës. Dhe, gjithkund kam njohur përkushtimin e tyre, punën dhe veprimtarinë e përditshme mësimore, sakrificat për t`ju gjendur pranë nxënësve, për t`u hapur sytë dhe për t`i ndihmuar ata të kuptojnë jetën, dukuritë dhe fenomenet e saj, ndërkohë që me talent dhe aftësi të rralla pedagogjike ata kanë nxitur dhe frymëzuar te nxënësit dashuri dhe imagjinata nga më të bukurat për shkencën, letërsinë, artin, sportin dhe të ardhmen… Natyrisht që është një punë tërësisht fisnike, që ngjall respekt, nderim dhe dashuri për mësuesit, por shpreh edhe qëndrime, karaktere të mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe përkushtimi ndaj shkollës, ndaj edukimit dhe arsimimit të brezit të ri të Shqipërisë.

2.

Kësaj here më lindi dëshira të shprehem veçanërisht dhe disi më gjatë për Mehdi Hoxhën, mësues dhe drejtues i njohur i disa prej shkollave të kryeqytetit, një personalitet i spikatur i arsimit.

E kam njohur Mehdiun fillimisht në stacionet e pritjes së autobusëve të mësuesve të linjës Tiranë – Ibë – Kërrabë, ku ne mblidheshim e përshëndeteshim çdo mëngjes në pritje të autobusit dhe, më pas, gjatë udhëtimit për më shumë se një orë deri në shkollat tona. Ishin vitet e para të tranzicionit demokratik, kur shkollën e braktisën shumë mësues. Për shkak të kushteve të jetesës apo me ëndrrat për një jetë më të mirë, ata largoheshin në emigracion, kështu që mësimin u duhej ta përballonin kolegët e tyre, që vijonin normalisht punën, e, veçanërisht barra më e madhe binte atëherë mbi drejtuesit që duhej të organizonin procesin mësimor të shkollës pa krijuar boshllëqe e mangësi.

Mehdi Hoxha

Mehdi Hoxha kryente atëherë detyrën drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar të Kërrabës. E mbaj mend gjithnjë të qeshur dhe me humor, energjik dhe të shkathët. Ndjeja dëshirën të bashkëbisedoja me Mehdiun dhe vinte rasti: herë, aty në pritje të autobusit dhe ndonjëherë duke pirë kafe, teksa ai ishte gjithnjë i preokupuar për problemet e shkollës dhe ardhjes në ndihmë të kolegëve, tek ai ndihej interesimi dhe meraku për t`ua lehtësuar mësuesve vështirësitë që kishin të bënin me shkollën dhe mësimin, por edhe të halleve që i dalin njeriut në jetën e përditshme. Puna e drejtorit ka edhe shumë telashe. Por shkolla kërkon edhe kabinete, kërkon edhe  bibliotekë e literaturë cilësore mbështetëse e studimore, kërkon edhe angazhim për zgjidhjen e mjaft problemeve që janë jashtë mundësive reale të një drejtori: ajo duhet rikonstruktohet,  çatia pikon, dyert dhe dritaret janë dëmtuar nga koha dhe lagështia, shkolla duhet lyer, ndërkaq po vjen dimri, kërkohet ngrohje, ka raste emergjente për ndihmë mjekësore…Por, duhet rifreskuar përmbajtja figurative e mjediseve, klasave, kabineteve dhe korridoreve të shkollës, ndërsa herë pas here kërkohen specialistë marangozë, elektricistë, hidraulikë, muratorë; por duhen thërritur për veprimtari jashtëshkollore edhe  shkrimtarë, shkencëtarë, studiues, piktorë, specialistë të informatikës, të rendit publik, koreografë, inxhinierë, arkeologë, historianë, gjeografë, gjeologë… Se ja, shkolla e Kërrabës, ndodhej në një zonë mineralmbajtëse dhe doemos nxënësit duhej ta dinin këtë, edhe si fakt, por edhe shkencërisht, ndërkaq mjedisi përreth kishte shpella të lashta si ajo e Pëllumbasit, aty ishin kryer edhe gërmime arkeologjike… Zona ishte malore, ekskursionet dhe alpinizmi ishin një veprimtari e pëlqyer dhe tërheqëse për nxënësit… Mehdi Hoxha i kryente këto detyra me pasion të veçantë, gjithnjë në krye të zgjidhjes së tyre, ndaj dhe shkolla të gjallëronte, nxënësit dhe mësuesit ndiheshin mirë dhe të rëndësishëm në kryerjen e detyrave të tyre fisnike.

Temat e bisedave me drejtor Mehdiun kanë qenë përherë të shumta dhe të llojllojshme. Ato lidheshin veçanërisht me nxënësit dhe problemet e tyre. Kam në kujtesë atëherë preokupimin e Mehdiut për disa nxënës, që donin të braktisnin shkollën dhe të drejtoheshin në qytet për punë e mbijetesë, të tjerë kërkonin të largoheshin me prindërit e tyre në emigracion, të tjerë që humbnin mendjen në dëshpërim për shkak se kishin muaj e mbase vite pa i parë e kontaktuar prindërit e tyre, përveçse herë-herë vetëm me telefona, ndërkohë që gjendja e vështirë ekonomike ua vështirësonte disa prindërve dërgimin e fëmijëve në shkollë. Duket sikur këto ishin probleme vetëm të familjeve të nxënësve, por në të vërtetë këto ishin probleme për zgjidhje edhe për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, zgjidhja e tyre kërkonte doemos edhe angazhimin dhe ndihmën edhe të mësuesve, që ishin dhe janë si prindër të dytë. Shikoja se Mehdi Hoxha, ishte kurdoherë i pranishëm në hallet dhe shqetësimet e përditshme e të përhershme, si të atyre prindërve që duheshin ndihmuar për t`u plotësuar kërkesat e nxënësve për çanta, libra, fletore etj., por ai ndodhej edhe pranë nxënësve jo vetëm si drejtues, por me ngrohtësinë dhe humanizmin ai shfaqej përpara tyre edhe si një edukator i talentuar. Ndërkaq me nxënësit duhej punuar nga afër, duke njohur gjendjen shpirtërore, kërkesat dhe dëshirat, ëndrrat dhe pasionet, problemet që shoqëronin rritjen e tyre fizike dhe zhvillimin mendor intelektual. Mehdi Hoxha e tregonte veten si një nga ata mësues,  edukator dhe drejtues, që duke jetuar pranë botës shpirtërore dhe psikologjisë së nxënësve, nxiste tek ata dëshira për mësim, por edhe shpresë e besim se, ja, së shpejti prindi, babai, vëllai, motra që ishin në emigracion do të ktheheshin, se jeta do të vinte duke u përmirësuar, se nxënësit  duhej të mos e braktisnin shkollën, por t`i përvisheshin mësimeve, të ecnin të sigurt në rrugën e dijes sepse në krahë kishin kurdoherë edhe mësuesit e tyre të përkushtuar…

3.

Kudo që ishte në drejtim, drejtor  Mehdi Hoxha, ia arriti t`i zgjidhte me sukses të plotë problemet e shkollave  që drejtonte… Ai kreu me sukses të plotë detyrën e drejtorit në shkollën e Bulceshit (1985 – 1991), në shkollën e mesme të Bashkuar Zall-Dajt(1991 – 1993), në shkollën e Mesme të Bashkuar Kërrabë(1993-1996), në shkollën 8-vjeçare Babrru-Fushë(1997 -2001), në shkollën e Mesme të Bashkuar "Sadik Stavileci", Katundi i ri, komuna Kashar(2001 – 2005)… Rezultatet e arritura në ato shkolla kanë qenë veçanërisht për rritjen ndjeshëm të nivelit të mësimdhënies, të frekuentimit, disiplinës, për ngritjen e kabineteve për lëndë të veçanta…Atij i është dashur të zgjidhë deri dhe probleme të okupimit të shkollave nga njerëz dhe familje të veçantë, siç ishte rasti në shkollën e Kërrabës, në  shkollës Babrru – Fushë (sot shkolla "Vëllazërimi"), e cila nga një ish repart ushtarak u shndërrua në shkollë me parametra të modern. Madje duhet përmendur që, ndonëse edhe mbi atë shkollë kaloi furtuna shkatërrues e vitit 1997, mësuesit dhe drejtori i saj në krye, e ruajtën, e mirëmbajtën shkollën e  tyre, madje arritën t`i shtojnë edhe disa klasa të tjera për të përballuar prurjet dhe fluksin në rritje të nxënësve.

Këtë punë me nivel të lartë dhe përkushtim Mehdi Hoxha e kreu edhe në drejtimin e shkollës "Sadik Stavileci".Kjo shkollë u rikonstruktua me një arkitekturë të bukur dhe funksionale, si dhe me një oborr të përshtatshëm dhe të këndshëm për veprimtaritë e nxënësve, si ato të edukimit fizik dhe të lëndëve të ndryshme. Madje këtë shkollë për nivelin dhe standardin e lartë të treguesve të saj, DAR e Qarkut  Tiranë,  e shndërroi në një shkollë qendër të trajnimit metodik të rrethit. Në shkollë u futën uniformat e nxënësve, u rrit personaliteti i tyre, këtu dhe vetë Mehdi Hoxha kontribuoi me shpenzimet e të tij për ngritjen e radio "Shkollës", që ndihmoi shumë në procesin mësimor dhe edukativ, sikurse, aty u ngrit Muzeu i shkollës, u vendos që në çdo datë 14 Mars, të zhvillohej veprimtaria "Pranvera Letrare" në shkollë. Për 4 vjet me radhë në këtë ditë të shënuar vinin mes mësuesve dhe nxënësve shkrimtarë e poetë, që zhvillonin  takime mbresëlënëse për letërsinë dhe artet. Mehdiu kujton me respekt emrat e krijuesve Xhevahir Spahiu, Ali Aliu  nga Kosova, Vasil Premçi, Viron Kona, Pano Taçi, arkitektit Zhani Canco, Çobo Skënderi, studiuesi Gëzim Tushi. Të pranishëm kanë qenë edhe shumë artistë, piktorë e humoristë… Në vitin 2002 pranë kësaj shkolle u hap edhe e mesmja profesionale e specialitetit "Mësuesi", e cila në vitin e parë pati 120 nxënës të regjistruar. Shkolla u kthye në simbolin e shkollave, ndër më të mirat e rrethit Tiranë. Tradita e asaj fryme dhe periudhe vijon edhe sot, teksa banorë të zonës, por dhe mësues e nxënës, përmendin me respekt në bisedat e tyre se, aso kohe ishte në krye të shkollës drejtuesi  i talentuar Mehdi Hoxha.

Gjithnjë, kurajoze, një personalitet që nuk jepej dhe nuk e thyente zemrën për padrejtësitë që bëheshin ndaj tij, Mehdiu ishte aktiv në jetën e shkollës dhe të familjes. I arsimuar dhe i kompletuar plotësisht si mësues me përgatitje të lartë teorike dhe përvojë, i pajisur me një sërë certifikimesh nga institucione të larta të shtetit, duke filluar nga MASH, ato të vartësisë, por dhe institucione të nivelit evropian, Mehdiu, në vitin 2005 mori iniciativën të konkurroj në MASH, për postin e Drejtorit të Drejtorisë  Arsimore Rajonale të rrethit Tiranë, ku  sipas dokumenteve dhe të njohura dhe nga ai vetë ishte fitues, por… Përsëri në vitin 2013, Mehdiu konkurroi për postin e Drejtorit Rajonal të Arsimit, organizuar nga MAS, por, përsëri, ndonëse fitoi…duhej të vihej dikush tjetër në atë vend pune…

4.

Një biografi e shkëlqyer që tregon për një mësues dhe drejtues model dhe të përkushtuar plotësisht drejt arsimit, që nuk i ka bërë asnjëherë bisht profesionit të nderuar për të cilin u shkollua dhe u arsimua, por që gjithë vëmendjen, përkushtimin dhe energjitë e   tij i drejtoi atje në shenjtërinë e shkollave që drejtoi, të klasave, kabineteve, mjediseve shkencore, edukative, fizike, kulturore dhe artistike, në marrëdhëniet e drejta dhe komunikimin e mrekullueshëm me kolegët mësues, që si ai kryenin detyrat e tyre ndaj mësimit dhe dijes.

Që nga ajo kohë, Mehdi Hoxha, mësuesi dhe drejtori i talentuar,  është vazhdimisht afër arsimit dhe probleme të tij, ndërsa për të mbijetuar merret me një biznes të vogël familjar. Gjithsesi, sytë dhe mendjen e freskët ai i mban nga arsimi, që e dëshiron aq shumë. Prej  5 vitesh, me shpenzimet e veta, Mehdiu boton gazetën "Benda", një organ periodik i krahinës së njohur të Tiranës, Benda (zona Zall – Bastar) duke merituar kështu vëmendjen dhe respektin e veçantë të banorëve të asaj krahine, të cilës i shërben edhe sot me devocion të lartë dhe pa u kursyer.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more