Skip to main content

“Nisma shënon 4-vjetorin e themelimit (Live)” plus 9 more Ekonomia Online

“Nisma shënon 4-vjetorin e themelimit (Live)” plus 9 more Ekonomia Online


Nisma shënon 4-vjetorin e themelimit (Live)

Posted: 27 Feb 2018 09:35 AM PST

Nisma Socialdemokrate po shënon katërvjetorin e themelimit, me një tubim në hotelin "Emerald", ku po marrin pjesë drejtuesit e partisë e mysafirë të tjerë.

Kryetari i Këshillit të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në fjalimin e tij foli për të arriturat e partisë për këto katër vjet nga themelimi.

Sipas tij, Nisma para katër vitesh e nisi një rrugëtim të ri për të mirën e qytetarëve. Krasniqi theksoi se Nisma dallon nga partitë e tjera, duke e pasur në qendër qytetarin.

"Para 4 vitesh, Kosovës i duhej një parti qytetare. Pas 4 viteve jemi të bindur që Kosovës i duhet një parti e fuqishme social-demokrate”, u shpreh Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Në vazhdim, Krasniqi bëri thirrje që qytetarët të bashkohen rreth partisë së udhëhequr nga Fatmir Limaj, pasi vetëm kështu mund të bëhen ndryshimet.

“Me politika të deritashme nuk mund të hyjmë në sfida të reja të shtet-ndërtimit. Këtë mundësi nuk e kishim para 4 vitesh, por i kemi këto 4 vite qe kemi krijuar mundësi të reja organizimi. Kemi ndërtuar një rrugëtim politik, kemi filluar t’iu krijojmë një solidaritet qytetarëve tonë”.

“Sfida për shtetin e drejtësisë do të thotë, shtet i zhvilluar ekonomikisht, shtet i arsimit shëndetësisë".

“Me neve, askush nuk mund të dyshojë se na mungon dija, dashuria dhe drejtësia për të ndryshuar gjendjen në qeverisjen e shtetit të së drejtës; rrugëtimi ynë, puna jonë e konfirmon këtë. Nisma duhet të ndahet nga politikat e shumta që nuk kanë vesh e sy, nga ato politika që nuk kanë sy të shikojnë e vesh të dëgjojnë hallet e shqiptarëve”, u shpreh kryetari i Këshillit të Nismës.

"Me ne askush nuk mund të dyshoj se na mungon dashuria, besueshmëria, saktësia dhe vullneti për të ndryshuar qeverisjen. Këtë e konfirmon puna që e bëjmë".

"Nisma duhet të ndahet nga politikat e shurdhëta e të shikoj drejt në sy kërkesat e njerëzve. Bashkimi i socialdemokratëve e bën fuqinë që i duhet vendit dhe kombit tonë. Nisma do të ndihmojë sidomos të rejat dhe të rinjtë që punojnë në ambientet e tyre të punës e të jetës për një ardhmëri më të mirë. U bëjmë thirrje atyre të bashkohen me Nismën Social Demokrate", shtoi Krasniqi.

Mes tjerash, Krasniqi foli edhe për gratë, që sipas tij, gjejnë vendin e merituar në këtë parti.

“Gruaja, nëna, në shpirt është solidare dhe ato askund nuk mund të gjejnë vetën sesa në Nismën Socialdemokrate”, theksoi Jakup Krasniqi.

The post Nisma shënon 4-vjetorin e themelimit (Live) appeared first on Ekonomia Online.

11 kuriozitete për gjenialitetin

Posted: 27 Feb 2018 09:28 AM PST

Gjenialitet është aftësia e një personi ne gjendje te tregoje kapacitet intelektual mbi norme, kreativitet dhe origjinalitet ne një fushe te caktuar apo ne një kompleks me te gjere te njohjes njerëzore.

1.    Einstein. Simboli me i pakundërshtueshëm dhe i gjithëpranueshëm i gjenialitetit është pa dyshim fizikani i madh gjerman Albert Einstein. Kur ai vdiq ne vitin 1955, trupi i tij u dogj, ndërsa truri ju ruajt nga një mjek, Thomas Harvey. Ai u mor shume me te, duke e fotografuar dhe studiuar ne imtësi, për ta ndare me pas ne 240 pjese, te cilat i ruajti për 30 vjet me radhe ne formaline për t'ia dorëzuar me pas spitalit te Princeton. Ajo qe doli nga analizat, tregoi se dimensionet e trurit te tij ishin normale, por neuronet, ishin te rrethuara nga një numër i qelizave "gliale", ato qe sigurojnë ushqimin e tyre, mbi norme. Një tjetër detaj, është mungesa e e pjese te caktuar, dhe se lobit perietal inferior ishte me i madh se normalja. Ne këtë zone te trurit ndodhet qendra e perceptimit matematik te hapësirës.

2.    Inteligjenca dhe diskriminimi. Ai qe ideoi i pari koeficientin e inteligjencës, Q.I., është Alfred Binet ne France ne vitin 1905. I lindur tërësisht për qëllime te mira, ky koeficient, i cili pati një përhapje dhe sukses te jashtëzakonshëm dhe qe vazhdon edhe sot, beri qe shume psikologe, te mendojnë se ai është i trashëgueshëm, çka presupozonte se po ashtu, e trashëgueshme do te ishte edhe kapaciteti i ulet intelektual, duke i dhënë kështu shkëndijë teorive te diskriminimit intelektual dhe praktikave te sterilizimit.

3.    Koeficienti Q.I. nuk është gjithçka. Ka shume shembuj qe e vërtetojnë se një koeficient i ulet nuk presupozon detyrimisht kapacitet te ulet intelektual. William Shockley, i njohur per fitimin e Çmimit Nobel ne fizike ne vitin 1956, ne vogëli është përjashtuar nga studimet, vetëm për faktin se kishte një Q.I. te ulet. Sot është pjekur mendimi se kapaciteti intelektual është një ndërthurje e ndikimeve familjare, aksesit ne shkolle, backaground-it kultural, kontekstit social dhe nuk është e mundur qe te matet vetëm me ane te një testi.

4.    Njihen tre tipa gjenish. A) gjenitë gregare. Janë ata qe kane mundësi te kapin menjëherë problemin, por qe përgjithësisht nuk kane deshire te duken dhe te dalin ne evidence. B) gjenitë e izoluar. Janë ata qe tërhiqen nga problemet, por nuk kane qejf punën ne skuader, sikurse ndodh me informatikanet. C) gjenitë e paparashikuar. Këta kane ide te mira, por karaktere te keqinj dhe ne shume raste edhe probleme me paqëndrueshmëri te humorit dhe shqetësimet bipolare.

5.    Gjenialiteti dhe fiziku. Kur flasim për gjenitë, përgjithësisht i perceptojmë ato me një fizik te dobët. Kjo nuk është e vërtetë. Kush e njeh Dolph Lundgren, Ivan Drago tek Rocky III, duhet te dije se ai ka një koeficient 160 si dhe një diplome ne inxhinieri kimike nga Massachusetts Institute of Technology. Veç kësaj, ai flet ne shtate gjuhe, tre prej te cilave ne mënyrë fluente.

6.    Gjenialiteti dhe autizmi. Është i njohur një forme e caktuar e autizmit, "sindromi Asperger". E ka marre këtë emër pikërisht prej Hans Asperger, pediatri austriak, i cili vuante nga ky sindrom dhe qe mbështeste idenë se mes sëmundjes se tij dhe gjenialitetit të tij, ekzistojnë lidhje.

7.    Gjenialiteti dhe gjumi. Përgjithësisht gjenitë e vërtetë kane ritmin e tyre te jetës, por ajo qe i dallon, është pagjumësia. Kjo shpjegohet me faktin se tek këta persona, truri i tyre është superaktiv dhe ka me pak mundësi për tu çlodhur.

8.    Gjenialiteti dhe shpikja. Thomas Edison mbahet si shpikësi me i madh ne bote. Vetëm ne Shba, ka 1093 patenta dhe po aq ne vendet e tjera te botes.

9.    Gjenialiteti dhe seksi. Një studim i realizuar ne shkollat me te mira te Amerikës, tregoi se studentet inteligjente, ishin me te "dobët" se sa ata me pak inteligjente ne drejtim te lidhjeve me seksin e kundërt. Për këtë madje ka edhe shpjegime, sipas te cilave, testosteroni, hormoni mashkullor, kundërshtohet nga substanca te tjera kimike qe prodhon truri inteligjent. Një tjetër shkak mund te jete edhe përgjegjshmëria e inteligjenteve ndaj sëmundjeve seksualisht te infektuese. Një tjetër shpjegim lidhet me kohen, qe për inteligjentet është shume me e rëndësishme te kalohet përmbi libra, sesa përmbi…femra.

10.  Karakteristikat me te rëndësishme qe i bashkojnë  gjenitë janë evidentuar nga Alfred Barros, psikolog amerikan i Universitetit te Kalifornisë. Sipas tij, bëhet fjalë për kurajën, entuziazmin, kuriozitetin, perfeksioni dhe sensin i humorit.

The post 11 kuriozitete për gjenialitetin appeared first on Ekonomia Online.

Pëson infarkt pasi sheh kufomën e xhaxhait

Posted: 27 Feb 2018 09:23 AM PST

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në Elbasan, kur teksa po përgatiteshin për të përcjellë në banesën e fundit njërin anëtar të familjes, ka vdekur dhe tjetri.

Në fshatin Katundi i Ri, 51-vjeçari R.Osmani banues në Elbasan, humbi jetën në mënyrë natyrale.

Pak orë më vonë, në ambientet e morgut të spitalit Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait, ka gjetur vdekjen Astrit Osmani, 44 vjeç, banues në Elbasan.

Vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Astrit Osmani ka pësuar infarkt, duke mos e përballuar dot skenën e rëndë me kufomën.

Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale.

The post Pëson infarkt pasi sheh kufomën e xhaxhait appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: Nesër ditë e veçantë, delegacioni nga Brukseli pret ta votojmë demarkacionin

Posted: 27 Feb 2018 09:11 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të vizitës në Kosovë të presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, me një delegacion të nivelit të lartë, ka thë se nesër është ditë e veçantë dhe tepër domethënëse për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Sipas Thaçit, zyrtarët e lartë të Brukselit presin nga Kuvendi i Kosovës ta votojë demarkacionin “për të konfirmuar publikisht zbatimin e kritereve për liberalizimin e vizave nga institucionet e Kosovës”.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

Nesër është ditë e veçantë, por edhe tepër domethënëse për të ardhmen tonë evropiane. Për herë të parë, shtetin tonë e viziton presidenti i Komisionit Evropian me delegacion të nivelit më të lartë.

Ata nga ne presin votimin e demarkacionit për të konfirmuar publikisht zbatimin e kritereve për liberalizimin e vizave nga institucionet e Kosovës.

Edhe një herë, si president i vendit, ftoj gjithë spektrin politik të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës që në seancën e nesërme, pa dallim etnie, të votojnë me unanimitet demarkacionin me Malin e Zi.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë imediate për lëvizje të lirë, si të gjithë evropianët e tjerë. Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng të ardhmen evropiane të vendit.

As ata që pretendojnë të vendosin kushte të reja për votim dhe as ata që në një anë shprehin vullnetin e mirë për votimin e marrëveshjes, mirëpo kërkojnë shtyrjen e votimit. Përveç votimit pro ratifikimit, gjithçka tjetër është vetëm një mashtrim.

Prandaj, besoj në përgjegjësinë e deputetëve se nesër do të mendojnë e votojnë në shërbim të qytetarëve dhe asnjë prej tyre nuk do të futet në agjenda joevropiane.

Shtyrja eventuale apo mosvotimi pro ratifikimit nesër, nënkupton konfirmim të izolimit të qytetarëve të Kosovës nga të zgjedhurit e saj, në ditën më të rëndësishme të vizitës nga Presidenti i Komisionit Evropian. HTH

The post Thaçi: Nesër ditë e veçantë, delegacioni nga Brukseli pret ta votojmë demarkacionin appeared first on Ekonomia Online.

Kurti: Tokën nuk e japim

Posted: 27 Feb 2018 09:01 AM PST

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se "Kjo tokë synohet të jepet si çmim i paguar për lënien rehat të të korruptuarve e tradhtarëve".

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se "8200 hektarët nuk janë as çiflig e pronë e pushtetarëve të korruptuar që duan ta japin si ryshfet për të garantuar vazhdimin e pushtetit".

Ai tutje ka akuzuar vendet mike se po sillen në mënyrë cinike, e po e pranojnë ryshfetin e pushtetarëve në Kosovë.

Postimi i plotë i Kurtit:

"8200 hektarët nuk janë as tokë e Rusisë, as e BE-së. 8200 hektarët janë në skajin perëndimor të Kosovës së orientuar kah perëndimi, te BE-ja dhe NATO-ja. 8200 hektarët nuk janë kurrfarë udhëkryqi gjeopolitik lindje-perëndim.

 8200 hektarët nuk janë as çiflig e pronë e pushtetarëve të korruptuar që duan ta japin si ryshfet për të garantuar vazhdimin e pushtetit. Ajo tokë ka qenë gjithnjë e Kosovës, e shqiptarëve, dhe kjo është dëshmuar gjerësisht me dokumentacion vendor e ndërkombëtar. Serbë dhe malazezë aty nuk ka patur kurrë, përveçse me uniformë, por edhe ata janë shporrur.

Kjo tokë synohet të jepet si çmim i paguar për lënien rehat të të korruptuarve e tradhtarëve. Nuk është çmimi i parë që ata paguajnë për të mbetur në pushtet, nuk është as çmimi i fundit. Atyre nuk u dhimbsen këto çmime, sepse paguajnë me nderin, gjakun, pasurinë e popullit, e jo me të tyren. Në fakt, sa më shumë e zvogëlojnë Kosovën, aq më shumë u rritet pasuria e pushteti.

Vendet mike të Kosovës nuk duhet të sillen në mënyrë cinike, duke pranuar ryshfetin e pushtetarëve tanë kriminelë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të drejtën për të udhëtuar lirshëm, pa viza, pa patur pse të durojnë këtë dhunë e poshtërsi.

Tokën nuk e japim. Ne nuk kemi hesap të vazhdojmë me këta pushtetarë", ka shkruar Kurti.

The post Kurti: Tokën nuk e japim appeared first on Ekonomia Online.

Flasin Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, thonë se nuk folën në burg me Frashër Krasiniqin për VV-në

Posted: 27 Feb 2018 08:51 AM PST

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, kanë folur pas lirimit të tyre nga paraburgimi dhe vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer çështjen e tyre në rigjykim.

Ata besojnë se në fund të këtij rigjykimi do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të akuzuarit Arifi e Egzon Haliti gjatë qëndrimit në paraburgim kanë qenë në të njëjtën qeli me të akuzuarin tjetër, Frashër Krasniqi.

Por, ata thanë se asnjëherë nuk kanë diskutuar me deputetin Krasniqi në lidhje me problemet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se qëndrimet e palëve në këtë rast tashmë kanë qenë të ditura.

Sipas tyre, diskutimet kanë qenë për rutinën ditore në burg, por jo për çështjet e Vetëvendosjes apo dorëheqjen e Frashër Krasniqit nga kryesia e partisë, për të cilën Atdhe Arifi thotë se e ka kuptuar vetëm nga lajmet të cilat i ka parë në televizorin që e kanë pasur në qeli.

Edhe Arifi edhe Haliti e kanë konfirmuar se Albin Kurti nuk i ka vizituar gjatë kohës sa kanë qenë në paraburgim, por ata e arsyetojnë këtë me faktin se vet Kurti ka pasur një proces gjyqësor dhe pas daljes nga paraburgimi pasi që, sipas tyre, atij i është dashur të merret me çështjet e brendshme të partisë.

Ndërsa për KALLXO.com ata kanë konfirmuar se në listën me emrat e atyre që këta kanë propozuar t'i takojnë nuk i kanë futur asnjëherë ish kryetarin Visar Ymeri dhe ish sekretarin Dardan Molliqaj, për shkak të dallimeve politike.

Trajtimi në burg, sipas tyre, ka qenë i mirë, mirëpo siç e thonë ata kushtet nuk kanë qenë aspak të mira.

Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë dha verdiktet për katër të dyshuarit për këtë rast. Atdhe Arifi, 25 vjeçar, u dënua me 6 vjet burg; deputeti Frashër Krasniqi, 29 vjeçar, u dënua me 8 vjet burg; Egzon Haliti, 24 vjeçar, u dënua me 5 vjet e gjysmë burg si dhe Adea Batusha, 21 vjeçare, u dënua me 2 vjet burg.

Këta të katër akuzoheshin se më 4 gusht të vitit të kaluar në bashkëkryerje kishin sulmuar Kuvendin e Kosovës, andaj mbi ta vihej në barrë vepra penale terrorizmit, vepër kjo e paraparë në nenin 136 të Kodit Penal të Kosovës, ndërsa në këtë rast e kualifikuar sipas paragrafit 1 të këtij neni, e dënueshme me jo më pak se 5 vjet burg.

Intervista me aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës, Atdhe Arifin dhe Egzon Halitin.

 

The post Flasin Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, thonë se nuk folën në burg me Frashër Krasiniqin për VV-në appeared first on Ekonomia Online.

Bisedimet teknike do të pasohen me takimin Thaçi – Vuçiq

Posted: 27 Feb 2018 08:34 AM PST

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, përfunduan sot raundin e bisedimeve në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, i cili ka nisur të hënën, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Kocijançiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të dy delegacionet kanë biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të cilat janë arritur në kontekstin e dialogut, siç janë : liria e lëvizjes, Menaxhimi i Integruar i Kufirit (IBM), drejtësia, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, ura në Mitrovicë dhe energjetika.

"Mund t'ju them se diskutimet kanë qenë konstruktive dhe delegacionet kanë biseduar për shumë çështje dhe hapa, për të cilat tash do të punojnë, në kuptimin që të arrihet deri te zbatimi i tyre dhe për normalizimin e ardhshëm të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, ata do t'i vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm dhe do të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, IBM-së, Asociacionit apo Bashkësisë, për urën në Mitrovicë dhe për energjetikën", ka thënë Kocijançiq.

Ajo gjithashtu ka theksuar gjatë muajit mars në kuadër të dialogut në Bruksel, pritet të mbahet edhe takimi i nivelit politik, ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

"Kjo duhet të ndodhë muajin e ardhshëm. Ende nuk i kemi detajet", tha Kocijançiq.

Dialogu, në nivelin teknik, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë më 16 janar, nga delegacioni i Serbisë, pas vrasjes, në rrethana ende të pasqaruara, të njërit prej përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Me herët, Bashkimi Evropian ka mirëpritur gatishmërinë e presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të vazhduar me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndryshe, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, ka nisur në vitin 2011, fillimisht si dialog për çështje teknike, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Që nga ajo kohë janë arritur një numër i konsiderueshme i marrëveshjeve, por disa nga to ende nuk janë zbatuar. Dialogu më pas është zhvilluar edhe në nivelin politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të dy vendeve.

Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian.

The post Bisedimet teknike do të pasohen me takimin Thaçi – Vuçiq appeared first on Ekonomia Online.

Ndryshon orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, s’ka më lojë në 20:45

Posted: 27 Feb 2018 08:17 AM PST

UEFA ka njoftuar se ka ndryshuar orarin për ndeshjet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19

Ndryshimet e shumta që ka bërë UEFA për sezonin e ardhshëm të Ligës së kampionëve ka prekur edhe orarin e ndeshjeve.

Deri këtë sezon të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë zhvilluar nga ora 20:45, përveç atyre që zhvilloheshin në vende të ftohta.

Nga sezoni i ardhshëm do të kemi dy terminë të reja dhe mundësia do të jetë më e madhe për të parë më shumë ndeshje.

Disa ndeshje do të zhvillohen nga ora 18:55 dhe të tjerat nga ora 21:00.

Ky orar vlen për ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League.

 

The post Ndryshon orari i ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, s'ka më lojë në 20:45 appeared first on Ekonomia Online.

Burgjet në Holandë drejt mbylljes

Posted: 27 Feb 2018 08:10 AM PST

Në vitin 2013, nga mungesa e të burgosurve janë mbyllur afro 19 burgje në tër Holandën. Sot, edhe 5 tjera po planifikojnë të mbyllën në fund të verës. Kjo do të thotë se 2 mijë njerëz do të mbesin të pa punë, vetëm 700 nga ta do të transferohen në burgjet e tjera.

Trendi i mbylljes se burgjeve ka filluar që nga viti 2004, pasi që krimi filloi të bie. Problemi i burgjeve të zbrazëta ka shkuar deri në atë pikë sa qeveria Holandeze ka importuar 240 të burgosur nga Norvegjia, shkruan businessinsider.

Arsyeja pse Holanda ka një numër kaq të vogël të krimeve është legalizimi i drogave, rehabilitim në vend të ndëshkimit, monitorim onlie që iu lejojnë njerëzve të rifillojnë jetën.

Një studim i publikuar në vitin 2018, ka zbuluar se rikuperimi ka më shumë efekt se sa ndëshkimi. Në vend që ti vendosin shkelësit e ligjit në burg dhe duke i shpenzuar paratë e shtetit, është vendosur që të burgosurit të kryejnë punë vullnetare ku i ndihmojnë shtetit.

Krimi i ulët në Holandë është i pa besueshëm nga 17 milion banorë që ka Holanda vetëm 11.600 persona janë të burgosur që i bie 69 të burgosur për 100.000 banorë.

Në anën tjetër SHBA, ka 716 të burgosur në 100.000 banorë, numrin më të madh të te burgosurve në botë.

Kjo ka ardhur nga mungesa e shërbimeve adekuate sociale, moskryerja e punëve vullnetare dhe mungesa e një qendre rehabilituese për të burgosurit pas kryerjes së dënimit.

Duke e parë se si Holanda është duke importuar të burgosur për ti mbajtur burgjet hapur, shtetet e mëdha duhet ti marrin disa këshilla nga ky vend.

 

The post Burgjet në Holandë drejt mbylljes appeared first on Ekonomia Online.

​Hoxha: Nëse nuk e ratifikojmë nesër demarkacionin, i humbim afatet për viza

Posted: 27 Feb 2018 08:05 AM PST

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka kërkuar që Parlamenti i Kosovës ta miratojë nesër demarkacionin, pasi vonesat mund t'i bëjnë dëme vendit duke ia humbur shansin për heqjen e vizave në dhjetor. Hoxha në një intervistë për Gazetën Express thotë se nëse vonohet Kosova, vendet e BE'së do ta humbin fokusin dhe do të merren me tema të rëndësishme për Unionin siç është Brex'it dhe zgjedhjet për Parlamentin Europian.

 "Tashmë dihet se të mërkurën në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca në të cilët do të jetë në rend dite ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Gjasat janë reale që pas ratifikimit Kosova ka mundësitë e arritjes së afateve kohore për të hyrë në agjendën e institucioneve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që gjatë këtij viti të arrihet një rezultat konkret lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.", ka thënë për Express, Dhurata Hoxha.

Sipas ministres Hoxha, liderët duhet të veprojnë më shpejt për këtë temë pasi që nuk duhet të largohet fokusimi i Bashkimit Europian nga çështja e vizave të Kosovës.

"Liderët politikë në vend, duhet të ecin tutje sa më shpejtë që të jetë e mundur sepse pastaj ne e dimë që në mbledhjen e fundit, në nëntor mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, në agjendë do të jetë BREX-it (largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja), kurse në vitin 2019 fillojnë zgjedhjet parlamentare (në BE) dhe do të kemi një situatë ku humbet fokusi për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Pra, duhet të shfrytëzojmë rastin që të ecim përpara", ka shtuar më tej ajo.

Hoxha më tej ka thënë se pas ratifikimit të kësaj marrëveshje Kosovës i duhet një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian dhe më pas brenda shtatë muajve të hyj në fuqi ligji për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Mirëpo, veç Demarkacionit kusht i cili është kërkuar nga ndërkombëtaret që Kosova të e plotësojë është edhe luftimi i korrupsionit. Për këtë rast, ministrja Hoxha thotë se në këtë drejtim Kosova ka punuar shumë dhe vazhdon të punojë, duke thënë se ky kusht nuk mendon që do ta penalizojë vendin sa i përket liberalizmit të vizave.

"Kushti i cili në vazhdimësi duhet plotësuar, është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vlerësimi për uljen e korrupsionit, në renditjen globale për 10 vende më mirë, është lajm i mirëpritur, i publikuar ditë më parë nga Transparency international. Kjo është dëshmi se rruga jonë integruese, ka marrë drejtim të pandalshëm, ky detyrim e zotim yni, luftimi i korrupsionit është proces dhe nuk do të ndalet as pas liberalizimit të vizave", ka treguar më tej ministrja e integrimeve europiane.

Sipas ministres së MIE, Kosova ka punuar shumë për agjendën europiane por për të gjitha vendimet tjera vendoset nga institucionet e Bashkimit Europian.

Ministrja Hoxha, ka sqaruar më tej se Ministria e Integrimit ka filluar t'i bëjë përgatitjet që Kosova në bazë të agjendës evropiane të reformave të prodhojë rezultate.

Sipas saj, në kuadër të MSA-së, Kosova ka marrë përsipër një sërë veprimesh të cilat nënkuptojmë legjislacionin që duhet plotësuar dhe ndryshuar, si dhe reformat në fusha të ndryshme.

"Të gjitha këto, ne duhet t'i bëjmë gjatë vitit 2018, më pastaj do të krijojmë një momentum dhe në koordinim të ngushtë me partnerët tanë dhe me zyrën e BE-së, të përgatisim aplikacionin e Kosovës për statusin e kandidatit. Aplikimi do të bëhet për faktin se vendi ka tri vite që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe janë duke punuar për plotësimin e kritereve dhe reformave që nevojiten për këtë proces", ka thënë më tutje ministrja Hoxha.

The post ​Hoxha: Nëse nuk e ratifikojmë nesër demarkacionin, i humbim afatet për viza appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more