Skip to main content

“Nga fitorja me Interin pa humbje, Milani që po ‘fluturon’ luan të gjithë sezonin në 20 ditët e ardhshme  ” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Nga fitorja me Interin pa humbje, Milani që po ‘fluturon’ luan të gjithë sezonin në 20 ditët e ardhshme  ” plus 9 more Telegrafi Futboll


Nga fitorja me Interin pa humbje, Milani që po ‘fluturon’ luan të gjithë sezonin në 20 ditët e ardhshme  

Posted: 26 Feb 2018 02:22 PM PST

Që kur e kishte mposhtur Interin me 27 dhjetor të vitit të shkuar në Kupën e Italisë, Milani vazhdon 'fluturimin', ndërsa në 12 ndeshje ka marr nëntë fitore dhe tri barazime. 

Por fitorja në Roma ishte më e ëmbla duke e konfirmuar momentin e mirë.

Tani kuqezinjtë janë rikthyer në garë për Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe vazhdon të mbetet në garë në Ligën e Evropës.

Gatusso (Getty Images).

Por duke filluar nga mesjava deri me 15 mars, në tri garat ka ndeshje vendimtare.

Gjithçka nis të mërkurën në mbrëmje, kur e luan ndeshjen kthyese të Kupës së  Italisë, në 'Olimpico' ndaj Lazios.

Milan mbetet në garë në tri fronte. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola dhe të mërkurën do të vendoset se kush do të shkojë në finale.

Të dielën pastaj vjen ndeshja me Interin në 'Derbin e Madonnina', ku një fitore e afron në katër pikë me zikaltërit, dhe seriozisht në garë.

Festa pas ndeshjes me Romën. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Pastaj ndeshjet vendimtare me 8 dhe 15 mars ndaj Arsenalit.

Nëse Milani në këtë përballje fiton, atëherë do të jetë konkurrent i fortë edhe në këtë garë. /Telegrafi/

The post Nga fitorja me Interin pa humbje, Milani që po 'fluturon' luan të gjithë sezonin në 20 ditët e ardhshme   appeared first on Telegrafi.

Usain Bolt: Kam nënshkruar për një klub futbolli, e zbuloj të martën  

Posted: 26 Feb 2018 02:04 PM PST

Atleti i madh botëror, Usain Bolt, pretendon se ka nënshkruar për një ekip futbolli dhe do të njoftojë klubin në fjalë gjatë të martës.

Bolt, i cili i dha fund karrierës së tij si sprinter pas Kampionatit Botëror të IAAF 2017 në Londër, ka folur shpesh për nivelin e tij të futbollit.

Ai zbuloi muajin e kaluar se ishte vendosur për një transferim të tij te Borussia Dortmund në mars, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sportistët që u pensionuan gjatë vitit 2017 Sportistët që u pensionuan gjatë vitit 2017

Xhamajkani 31-vjeçar gjithashtu ka shprehur në mënyrë të përsëritur interesimin e tij për të luajtur për Manchester Unitedit, klubi që ai mbështet, ndërsa gjithashtu kohët e fundit ka ofruar shërbimet e tij për klubin e ri në Major League Soccer të David Beckham, Futbol Miami.

 Bolt ka treguar shumë herë se e do futbollin (Getty Images)

Të dielën, Bolt njoftoi në profilin e tij në Twitter se ka vendosur ta pranojë një ofertë nga një klub futbollit, për të përfunduar karrierën e tij si sportist.

“Unë kam nënshkruar për një ekip futbolli. Këtë e gjeni të martën në ora 8:00”, shkroi fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike.

AS zgjedh 10 sportistët më të mëdhenj në histori të sportit (Foto) AS zgjedh 10 sportistët më të mëdhenj në histori të sportit (Foto)

Bolt ka folur më parë në lidhje me talentin e tij të futbollit, duke pretenduar se ai mund të bëhet po aq i mirë sa Wayne Rooney nëse ai punon fortë në disa aspekte.

Sipas agjentit të tij, Bolt ka pasur plot 12 ekipe të ndryshme që e kanë ndjekur atë për një transferim të mundshëm. /Telegrafi/

The post Usain Bolt: Kam nënshkruar për një klub futbolli, e zbuloj të martën   appeared first on Telegrafi.

Man Unitedi njofton agjentin e Iscos: Ne bëjmë ofertë më të mirë se çdo ofertë që paraqet City

Posted: 26 Feb 2018 01:52 PM PST

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është futur furishëm në betejën për yllin spanjoll të Real Madridit, Isco Alarcon.

Mesfushori spanjoll nuk po kalon kohët më të mira në Valdebebas, pasi nuk po arrin të bëhet zgjedhja e parë e trajnerit Zinedine Zidane.

Kjo ka bërë që emri i Iscos të përdoret shumë në media rreth një largimi nga Santiago Bernabeu, ku më të interesuarit janë skuadrat angleze.

City dhe Liverpooli rivalizojnë Arsenalin për Iscon City dhe Liverpooli rivalizojnë Arsenalin për Iscon

Njerëzit e afërt të Iscos thuhet se u takuan me zyrtarët e Cityt më parë këtë muaj në një restorant të Madridit për të diskutuar një lëvizje verore.

Megjithatë, fituesit e Carabao Cup nuk mund ta marrin edhe aq lehtë ish-mesfushorin e Malagas, pasi ka konkurrencë të madhe për shërbimet e tij.

Sipas mediumit Diario Gol, rivalët e urryer lokal, Unitedi, janë gjithashtu në kontakt me përfaqësuesit e Iscos dhe i kanë informuar se do të bëjnë ofertë më mirë për kontratë sesa çdo ofertë e paraqitur nga City.

Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin Perez i ofron Chelseat para plus njërin nga tre yjet e klubit për Hazardin

Mourinho është një tifoz i madh i Iscos dhe dëshiron ta sjellë atë me çdo kusht në Old Trafford – pavarësisht çmimit.

Interesante e gjithë kësaj është se, para se të nënshkruaj për Realin, Isco dhe babai i tij vizituan si Unitedin ashtu edhe Cityn, ndërsa po përgatitej të largohej nga Malaga pesë vjet më parë. /Telegrafi/

The post Man Unitedi njofton agjentin e Iscos: Ne bëjmë ofertë më të mirë se çdo ofertë që paraqet City appeared first on Telegrafi.

Drejtuesit e Manchester United të dëshpëruar me Alexis Sanchezin

Posted: 26 Feb 2018 01:45 PM PST

Anëtarët e bordit të Manchester United u takuan me drejtuesit rivalë të Ligës Premier javën e kaluar dhe e pranuan privatisht që nuk janë të kënaqur që kanë nënshkruar me Alexis Sanchezin. 

Kiliani kaloi në 'Old Trafford' si ndërrim kokë më kokë me Henrikh Mkhitaryanin i cili kaloi në anën tjetër.

Sanchez nuk ka arritur që ta tregojë vetën deri më tani, pasi ka shënuar vetëm një gol, në shtatë ndeshje, dhe paga e tij mbetet shumë e lartë.

Sipas spanjolles El Pais, drejtuesit e United kanë shprehur keqardhjen për blerjen e lojtarit në një darkë të mbajtur në Londër.

Alexis Sanchez nuk po arin ta tregojë vetën te Manchester United. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Klubet ishin të pranishme në një mbledhje të mbajtur për të drejtat televizive.

Përveç dështimeve në fushë, klubi mendon se shpenzimi i tyre që përfshin një tarifë të madhe për të nënshkruar me të, pasi janë paguar edhe agjentët, ndërsa është larguar Mkhitaryan, mund të kishte qenë më e vogël nëse ishte blerë në verë.

Sanchez do të kishte kushtuar më pak atëherë, edhe pse do të kishte më shumë konkurrencë për një lojtar të ndjekur edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.

Sanchez duke e festuar golin e vetëm te Manchester United. (Photo by Alex Morton/Getty Images)

Së dyti, ardhja e Sanchez ka shkatërruar strukturën e pagave që klubi kishte më parë, pasi kiliani është tani larg më i paguari.

Zyrtarët e United gjithashtu mendojnë se qasja e Mourinho në treg është shumë e shkurtër dhe nuk mund të gjenerojë fitim. /Telegrafi/  

The post Drejtuesit e Manchester United të dëshpëruar me Alexis Sanchezin appeared first on Telegrafi.

Barcelona futet në garë për Alderweireldin

Posted: 26 Feb 2018 01:07 PM PST

Barcelona është futur në garë për mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld, që kërkohet edhe nga Manchester United. 

Belgu ka qenë i lidhur me lojtarin këtë verë, por ai mbetet në kontratë me Spurs deri në vitin 2020.

Sipas Independent, katalunasit janë futur në garë seriozisht dhe e duan që këtë verë.

Toby Alderweireld i Tottenham Hotspur. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Alderweireld dhe Spurs kanë ngecur në negociatat për kontratën e re dhe nga kjo mund të përfitojë Barcelona.

Belgu kërkon pagë diku rreth 200 mijë euro në javë, sikurse që fiton Virgil van Dijk te Liverpooli.

Toby Alderweireld vuna nga një lëndim. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Me negocimin e kontratës, Barcelona kërkon që të futet në mes për të përfituar.

Në verën e vitit 2019, klauzola e tij për largim do të jetë 25 milionë funte.

Manchester United mbete i interesuar që, por presidenti i Spurs, Daniel Levy, nuk dëshiron ta shesë te rivalët e tyre. /Telegrafi/

The post Barcelona futet në garë për Alderweireldin appeared first on Telegrafi.

Semedo pritet t’i mungojë pesë javë Barcelonës

Posted: 26 Feb 2018 01:07 PM PST

Mbrojtësi i Barcelonës, Nelson Semedo është duke u përballur me një pushim pesë javësh pas dëmtimit të pësuar në fitoren e së shtunës kundër Gironas.

Mbrojtësi portugez u detyrua ta lë ndeshjen dhjetë minuta pa përfunduar në fitoren 6-1 të Barcelonës.

Ky lëndim nuk duket të jetë edhe i lehtë pasi Semedo pritet të jetë jashtë veprimit deri në fillim të prillit, pra rreth pesë javë.

Më në fund Semedo shpjegon incidentin me Neymarin Më në fund Semedo shpjegon incidentin me Neymarin

Mbrojtësi i djathtë do të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat – së bashku me të paktën katër ndeshje të La Ligas.

Semedo u detyrua ta lë ndeshjen 10 minuta para përfundimit

“Departamenti i Shërbimeve Mjekësore të klubit mund të konfirmojë se lojtari i skuadrës së parë Semedo ka pësuar një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”.

“Testet e mëtejshme të kryera kanë treguar se ai do të jetë jashtë fushave për rreth pesë javë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës.

Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Semedo është gjithashtu i vendosur të humbasë ndeshjet e ligës me Las Palmas, Atletico Madrid, Malaga dhe Athletic Bilbao.

Ndryshe, mbrojtësi i djathtë u transferuar gjatë verës nga Benfica, por ka dështuar ta zë vendin e titullarit të padiskutueshëm duke e ndarë atë me Sergi Roberton. /Telegrafi/

The post Semedo pritet t’i mungojë pesë javë Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Ish presidenti i Real Madridit, Calderon: Reali mendon për Kane, plani rezervë është Lewa

Posted: 26 Feb 2018 12:34 PM PST

Harry Kane është zgjedhja e parë e Real Madridit, ndërsa si plan rezervë mbetet Robert Lewandowski.

Kështu mendon ish-presidenti i klubit spanjoll Ramon Calderon, por edhe ish trajneri i Chelseat, Andre Villas Boas.

Kane shënoi golin e 35-të të dielën ndaj Crystal Palace.

"Unë mendoj se qëllimi i Realit është Kane, edhe për shkak të moshës së tij".

(Foto: Getty Images)

“Por nëse nuk funksionon me të, unë mendoj se Real do të përpiqet ta marrë Lewandowskin”.

Villas Boas që po ashtu ishte te Tottenham trajner në vitin 2013 tha se anglezi mund të kalojë në Spanjë.

“Nëse ai ka një uri për trofe dhe për famë, ai do t'i lërë Spurs".

“Kjo varet nga Harry dhe ambiciet e tij për të ardhmen dhe se si e sheh karrierën e tij".

Villas Boas

“Spurs në këtë moment duke u bërë një ekip i madh, pasi në proces është stadiumi i ri, infrastruktura, terreni i trajnimit, ekipi po ndërtohet, menaxhohet shumë mirë".

“Unë mendoj për Harryn, një ose dy vite më shumë në Spurs nuk do të ishte keq dhe pastaj duhet ta shes se si po zhvillohet klubi", ka thënë Villas Boas

Kane e përfundoi vitin 2017 si sulmuesi më i mirë në Evropë me 56 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

The post Ish presidenti i Real Madridit, Calderon: Reali mendon për Kane, plani rezervë është Lewa appeared first on Telegrafi.

Hidhen poshtë pretendimet se Kessie ëndërron Man Unitedin

Posted: 26 Feb 2018 12:32 PM PST

Një burim nga brenda klubit të Milanit ka grumbulluar raporte të reja duke pretenduar se Franck Kessie kishte shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Manchester United, por këto deklarata sipas tij janë të vjetra.

Disa burime angleze raportuan gjatë fundjavës se Kessie kishte thënë për Tuttomercatoweb se ‘ëndërronte’ të luante për Unitedin një ditë.

Megjithatë, kontrollet e kryera nga mediumi MilanNews.it kanë konfirmuar diçka tjetër.

Kessie: Me Gattuson po punojmë më shumë se me Montellan Kessie: Me Gattuson po punojmë më shumë se me Montellan

Sipas tyre, fjalët e mesfushorit janë nga koha kur ai ishte ende një lojtar i Atalantas dhe jo tani si Rossoner.

Kessie duke festuar një gol të tijin te Milani (Getty Images)

“Që nga bashkimi me Milanin, ylli nga Bregu i Fildishtë kurrë nuk ka dhënë intervista për kolegët tanë në Britani”, shpjegoi fillimisht burimi i Rossonerëve.

“Prandaj, fjalët që ai tha janë reale, por jo aktuale, pasi rrjedhin nga koha e tij në Bergamo”, përfundoi burimi i Milanit.

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

21-vjeçari u transferua në Milan me një huazim dyvjeçar, i cila do të kthehet i përhershëm në fund të sezonit 2018-19.

Ndryshe, Kessie ka bërë 38 paraqitje në San Siro, duke shënuar katër gola në të gjitha garat për skuadrën e Gattusos. /Telegrafi/

The post Hidhen poshtë pretendimet se Kessie ëndërron Man Unitedin appeared first on Telegrafi.

Vazquez lë pas Neymarin dhe Messin me asistime për minutazh të paraqitjeve

Posted: 26 Feb 2018 12:05 PM PST

Real Madridi e ka gjetur ritmin, ndërsa për këtë ka meritë edhe anësori Lucas Vazquez.

Në fakt spanjolli ka qenë i mirë këtë sezon, ndërsa është asistuesi më i mirë nëse krahasohet me minutat që ka zhvilluar.

Ai deri më tani ka dhënë shtatë asistime, që i bie se ka pasur për gol çdo 125 minuta.

I preferuar i Zidanes

Kjo është një statistikë më e mira për minutë në pesë kampionatet më të forta në Evropë.

Neymar është pas tij me pasim për gol çdo 137.35 minuta.

Neymar (Getty Images)

I treti në listë është Lionel Messi që pason për gol çdo 182.5 minuta, po çdo dy ndeshje një herë.

Sa i përket numrit të asistimeve, më shumë pasime vendimtare Kevin De Bruyne, me 14 asistime. /Telegrafi/

The post Vazquez lë pas Neymarin dhe Messin me asistime për minutazh të paraqitjeve appeared first on Telegrafi.

GDS: Reina e do një herë Scudetton me Napolin, pastaj te Milani

Posted: 26 Feb 2018 12:01 PM PST

Milani thuhet se ka përgatitur një kontratë tre-vjeçare për Pepe Reinan, por asnjë marrëveshje nuk pritet të bëhet publike deri në fund të sezonit.

Sipas Gazzetta dello Sport, as joshja e një marrëveshjeje afatgjate me Milanin nuk mund të “shkëpusë Reinan nga angazhimi i tij i tanishëm” për të ndihmuar Napolin të fitojë Scudetton.

Gazeta shpjegon se Napoli është i gatshëm të lejojë që portieri të largohet kur kontrata e tij të skadojë në qershor pasi ata duan dikë më të ri, pasi ai mbush 36 vjet më vonë këtë vit.

Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto) Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

Kjo ka alarmuar drejtuesit e Milanit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli për të kontaktuar Jorge Mendes, i cili përfaqëson Reinan.

Reina është njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Napolit (Getty Images)

Sipas këtij mediumi spanjoll agjenti i njohur i ka garantuar drejtuesit e Rossonerëve për pranimin e ofertës nga spanjolli.

Kjo vjen në mes të pasigurisë që rrethon të ardhmen e Gianluigi Donnarummas në San Siro dhe pasi veterani i tha bashkëlojtarëve të tij se ai do të largohet në fund të sezonit.

Reina: Ky është sezoni im i fundit në Napoli Reina: Ky është sezoni im i fundit në Napoli

"Futbolli do të më dërgoj diku tjetër", kishte thënë fillimisht Reina në organizimin e ditëlindjes së vajzës së tij.

"Ky është sezoni im i fundit në Napoli. Në futbollin që tani funksionon: sot jeni këtu, nesër diku tjetër", përfundonte spanjolli. /Telegrafi/  

The post GDS: Reina e do një herë Scudetton me Napolin, pastaj te Milani appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more