Skip to main content

“Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë

Posted: 25 Feb 2018 02:45 PM PST

Paris Saint Germaini fitoi derbin ndaj Marseilles mer rezultat 3-0, por humbi Neymarin.

Braziliani u largua nga fusha me barrelë në minutën e 77-të pas lëndimit në nyje.

Neymar duke lëshuar fushën (Foto: Get French Football – Twitter)

Neyamr lëshoi fushën mes lotëve, duke i frikësuar të gjithë tifozët e klubit francez me mungesën e tij të mundshme në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.

Ish-ylli i Barcelonës ka qenë një nga lojtarët më të mirë të PSG-së këtë sezon dhe mungesa e tij në ndeshjen e 6 marsit do të thoshte shumë.

Reagimi i presidentit të PSG-së, Al Khelaifi pas lëndimit të Neymarit (Foto: Get French Football – Twitter)

Ndeshja parë mes Realit dhe klubit parisien kishte përfunduar 3-1 për Los Blancos.

Pas 27 xhirove PSG-ja në Ligue 1 renditet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Monaco me 57.

Tani gjithë tifozët kanë filluar të kritikojnë Unai Emery se duhej të largonte Neymarin nga loja shumë më herët (Foto: Get French Football – Twitter)

Neymar në kampionatin elitar francez ka 19 gola dhe 13 asistime. /Telegrafi/

The post Neymar lëndohet ndaj Marseilles, lë fushën duke qarë appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: PSG 3-0 Marseille, Mbappe dhe Areola më të mirët në fushë

Posted: 25 Feb 2018 02:33 PM PST

Derbi klasik i ligës franceze, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olimpique de Marseille, ka përfunduar me triumfin e ekipit kryeqytetas.

Vendasit luajtën më mirë dhe janë vlerësuar me notë mesatare prej 7.15, ndërsa skuadra mysafire ka marrë notën e përgjithshme 6.30.

Golashënuesi Kylian Mbappe (8.1) dhe portieri Areola (8.1) janë vlerësuar me notat më të larta te vendasit, por edhe Neymar (7.9) e Edinson Cavani (7.4) kanë bërë lojë të mirë.

PSG bindës ndaj Marseille në klasiken franceze PSG bindës ndaj Marseille në klasiken franceze

Portieri Pele (5.5) ka marrë notën më të ulët te Marseille, ndërsa lojë të dobët kanë bërë edhe Rolando (5.7), i cili shënoi autogol dhe sulmuesi Valere Germain (5.7).

Mesfushori kamerunas, Andre-Frank Zambo Anguissa, është vlerësuar shumë për lojën e tij kundër PSG-së (8.0).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Paris Saint-Germainit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Olimpique de Marseille (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: PSG 3-0 Marseille, Mbappe dhe Areola më të mirët në fushë appeared first on Telegrafi.

Roma 0-2 Milan, notat e lojtarëve

Posted: 25 Feb 2018 02:25 PM PST

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A, këtë herë fitoi në derbi ndaj Romës me rezultat 0-2.

Golat u shënuan nga Patrick Cutrone (48′) dhe David Calabria (74′)

Më i miri në këtë takim ishte Calabria, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Suso, Alessio Romagnoli dhe Ricardo Rodriguez.

Festa e fitores në Olimpico (Foto: Getty Images)

Për lojtari me notën më të lartë ishte Diego Perotti, pastaj Bruno Peres dhe Kostas Manolas.

Në javën e ardhshme Milani luan ndaj Interi, kurse Roma kundër Napolit, më poshtë keni notat e lojtarëve:

Roma:

Milan:

The post Roma 0-2 Milan, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

PSG bindës ndaj Marseille në klasiken franceze

Posted: 25 Feb 2018 02:18 PM PST

Paris Saint-Germaini është treguar bindës në triumfin prej 3-0 përballë Olimpique de Marseille në derbin klasik të kampionatit francez.

Rezultati u zhbllokua në minutën e dhjetë të takimit. Një gabim nga mbrojtja mysafire i mundësoi Kylian Mbappes që të dilte në rast, ai e kontrolloi me qetësi topin dhe e ndëshkoi kundërshtarin.

Në vazhdim një rast të mirë e pati Neymar, ndërsa disa minuta më pas, vizitorët gabuan sërish. Në tentim që ta largonte topin, Rolando e futi në portën e tij (27′).

Neymar përsëri u tregua i rrezikshëm, ndërsa në fund të pjesës së parë Dimitri Payet pati mundësinë ta ngushtonte rezultatin. Sidoqoftë, me dy gola epërsi të nikoqirëve, skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, Parisi realizoi sërish. Neymar shkoi në aksion nga ana e majtë dhe e gjeti Edinson Cavanin në zonë, i cili e pranoi topin, u rrotullua dhe shënoi (55′).

Mysafirët u treguan të rrezikshëm përmes Rolandos, Clinton N’Jie dhe Florian Thauvin, ndërsa PSG rrezikoi me anë të Angel Di Marias. Sidoqoftë, ndeshja u mbyll me rezultat 3-0 për vendasit.

Paris Saint-Germaini është lider i pakontestueshëm në Ligue 1 me 71 pikë. Rivali më i afërt është Monaco që numëron 57 pikë. Troyes është kundërshtari i ardhshëm i liderit.

Marseille mbetet në kuotën e 55 pikëve, ndërsa në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Nantes. /Telegrafi/

The post PSG bindës ndaj Marseille në klasiken franceze appeared first on Telegrafi.

Milani i Gattusos mposht Romën në Olimpico, Rossonerët të frikshëm para derbit ndaj Interit

Posted: 25 Feb 2018 01:41 PM PST

Gennaro Gattuso ka arritur që karakterin e tij të fortë dhe shpirtin luftarak ta transmetojë edhe te lojtarët.

Milani arrit të fitojnë në shtëpi të Romës me rezultat 0-2, duke vazhduar kështu ecurinë e mirë. Rossonerët në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat kanë tetë fitore dhe katër barazime.

Patrick Cutrone duke festuar golin e tij ndaj Romës me Ricardo Rodriguez (Foto: Getty Images)

Pjesa e parë ishte pa gola, por Roma ishte dukshëm më e mirë në 45 minutat e parë.

Të motivuar nga Gattuso, lojtarët e Milanit e filluan pjesën e dytë me një gol në 48-të, autor ishte Patrick Cutrone.

Goli i qetësisë u shënua mjeshtërisht nga Davide Calabria në minutën e 74, i cili u asistua nga Nikola Kalinic.

Suso dhe Kevin Strootman gjatë dueli (Foto: Getty Images)

Pas kësaj fitore Milani vazhdon në pozitën e shtatë me 44 pikë, gjashtë më pak se Roma në vendin e pestë dhe shtatë se Interi në pozitën e katër.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Gattusos do të luajë derbin ndaj asaj të Luciano Spallettit, kurse ajo e Eusebio Di Francesco kundër Napolit. /Telegrafi/

The post Milani i Gattusos mposht Romën në Olimpico, Rossonerët të frikshëm para derbit ndaj Interit appeared first on Telegrafi.

Cutrone kalon Milanin në epërsi ndaj Romës

Posted: 25 Feb 2018 12:58 PM PST

Milani ka kaluar në epërsi ndaj Romës me rezultat 0-1 në Serie A.

Goli erdhi nga Patrick Cutrone në minutën e 48-të pas një harkimi në zonë nga Suso.

Pjesa e parë i takoi klubi romak të cilët ishin dukshëm më të mirë, por nuk u treguan konkretë para portës kundërshtare.

Sulmuesi italian shpesh herë është treguar vendimtar për Milanin këtë sezon, por sa do të vlejë goli i tij në fund, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/

The post Cutrone kalon Milanin në epërsi ndaj Romës appeared first on Telegrafi.

Neville e quajti të turpshme paraqitjen e Arsenalit, Wenger i thotë ta kujtojë kohën kur ka luajtur vet

Posted: 25 Feb 2018 12:52 PM PST

Arsene Wenger ka reaguar ndaj kritikëve të Arsenalit pas humbjes nga Manchester City duke thënë se as ish-futbollistët e dikurshëm nuk kanë luajtur gjithmonë me 200 për qind të potencialit të tyre.

Topçinjtë pësuan me rezultat 3-0 në finalen e EFL Cup nga të zgjedhurit e Pep Guardiolas, kurse golat i shënuan Sergio Aguero, David Silva dhe Vincent Kompany.

(Foto: Getty Images)

Derisa ishte duke e komentuar ndeshjen për SkySports, ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Gary Neville, i kritikoi futbollistët Aaron Ramsey, Granit Xhaka dhe Mesut Ozil, ndërsa paraqitjen e ekipin të Wenger e quajti si të turpshme.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit ka refuzuar t’i kritikojë lojtarët e tij, ndërsa ka thënë se ekspertët e futbollit duket se kanë harruar se çfarë kanë bërë gjatë karrierave të tyre kur akoma luanin.

(Foto: Getty Images)

Man City fiton trofeun e parë sezonal, triumfon ndaj Arsenalin në finalen e Carabao Cup (Video) Man City fiton trofeun e parë sezonal, triumfon ndaj Arsenalin në finalen e Carabao Cup (Video)

“Kur humb një ndeshje në atë mënyrë, atëherë gjithçka vihet në pikëpyetje. Personazhet televizive, kur nuk fiton një ndeshje, të kritikojnë”.

“Luajtëm ndaj një ekipi të mirë, nuk mund të thuash se ishte një ekip mesatar. Ata po e dominojnë Ligën Premier”.

(Foto: Getty Images)

“Disa prej tyre (ekspertët) kanë qenë lojtarë dhe i njoh. As ata për vete nuk kanë dhënë gjithmonë 200 për qind kur kanë luajtur”, ka thënë Wenger në deklaratën e tij.

Arsenali do të luajë sërish kundër Manchester Cityt në kuadër të Ligës Premier dhe Topçinjtë duhet të fitojnë për t’i mbajtur gjallë shpresat për pozitën e katërt në tabelë.

Më pas, Wenger dhe lojtarët e tij do të mendojnë për ndeshjet kundër Milanit në Europa League, pasi luajnë ndaj Rossonerëve në të tetën e finales. /Telegrafi/

The post Neville e quajti të turpshme paraqitjen e Arsenalit, Wenger i thotë ta kujtojë kohën kur ka luajtur vet appeared first on Telegrafi.

Mourinho: Fitorja ndaj Chelseat është e veçantë

Posted: 25 Feb 2018 12:40 PM PST

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se fitorja ndaj Chelseat është e veçantë.

Për teknikun portugez i cili ishte përfshirë në një luftë mediatike me Antonio Conten, fitorja ndaj Chelseat është e veçantë jo sepse është ekipi i tij në pyetje, por se ekipi i tij mposhti kampionin aktual.

“Është një fitore shumë e veçantë. Jo sepse është ndaj ish ekipit tim, jos sepse është Chelsea, por sepse mposhtëm kampionin dhe një ekip fantastik”.

Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

“Kjo fitore natyrisht se do të na ndihmojë për synimet tona, për vendin e dytë që është edhe synimi jonë real”.

Momenti i golit nga Lingard (Getty Images)

“Të gjithë kanë dhënë më të mirën e tyre, e bënë atë që është e nevojshme për ta fituar këtë ndeshje”, potencoi Mourinho për BBC pas ndeshjes.

United arriti që të rikthejë rezultatin ndaj Chelseat, pasi Willian shënoi golin hapës.

United pas kësaj fitore ka siguruar stabilitet në pozitën e dytë të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/

The post Mourinho: Fitorja ndaj Chelseat është e veçantë appeared first on Telegrafi.

Conte kërkon VAR-in pasi Moratas ju anulua goli: Duhet t’i menaxhojmë situatat më mirë

Posted: 25 Feb 2018 12:33 PM PST

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve, por ka kërkuar më shumë përqëndrim në menaxhimin e rezultatit.

Antonio Conte pas takimit u shfaq në konferencën për shtyp mjaft i zhgënjyer.

Ai tha se ekipi i tij duhet që të menaxhojë më mirë rezultatin në raste tjera, kurse kërkoi implementimin e VAR-it.

“Duhet të jemi të zhgënjyer për rezultatin final. Ekipi duhet t’i menaxhojë situatat më mirë, me pjekuri t’i marrë tri pikët”.

“Anglia është i vetmi vend ku kaq shumë ekipe luftojnë për vendet e para dhe ne duhet të kuptojmë rrezikun e të përqëndrohemi drejt synimeve tona”.

“Anulimi i golit të Moratas ësthë arsyeja pse jam pro implementimit të VAR-it në Ligën Premier”, potencoi Antonio Conte.

Ai shtoi se Hazardin e largoi nga loja në mënyrë që ai të ruajë energjinë e tij. /Telegrafi/

The post Conte kërkon VAR-in pasi Moratas ju anulua goli: Duhet t’i menaxhojmë situatat më mirë appeared first on Telegrafi.

Skriniar e sheh veten te Interi edhe për shumë vite

Posted: 25 Feb 2018 12:22 PM PST

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka hedhur poshtë sugjerimet se ai mund të largohet nga klubi itailan.

Qendërmbrojtësi i cili shënoi në fitorne 2-0 ndaj Beneventos ka shkëlqyer në sezonin e parë te Nerazzurët.

Edhe pse kërkohet nga një numër skuadrash të mëdha, përfshirë edhe Barcelonën, Skriniar ka vendosur të tregohet besnik ndaj klubit të tij.

“Unë e shoh veten te Interi edhe për shumë vite tjera”.

“Unë kurrë nuk kam thënë se dua të largohem, por gjithçka mund të ndodhë në jetë”.

“Përkthimi ishte i gabuar. Dy-tri fjalë ndryshe dhe ndryshohet i gjithë kuptimi”.

“Unë dua që të ndihmoj ekipin tim që të fitojë dhe të shënoj nëse kam mundësi. Në mbrojtje ne shpesh kemi pranuar gola nga kundërshtarët në goditjen e parë, që nuk ndihmon në vetëbesim, por ne ja kemi dalë që të shmangim pranimin e golave”, potencoi sllovaku. /Telegrafi/

The post Skriniar e sheh veten te Interi edhe për shumë vite appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more