Skip to main content

“Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Kukës. Sa ballë ishte” plus 9 more - Gazeta Dita

“Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Kukës. Sa ballë ishte” plus 9 more - Gazeta Dita


Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Kukës. Sa ballë ishte

Posted: 24 Feb 2018 02:14 AM PST

 

Mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas të dhënave, tërmeti me magnitudë 3 ballë, është ndjerë pak pas orës 7:30 të mëngjesit të kësaj të shtune në verilindje të Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë në Kurbnesh, ndërsa lëkundja është ndierë edhe në Kukës e Tiranë.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk raportohen dëme apo të lënduar në njerëz.

a.s/dita

Bushati: Presim të hyjmë në BE gjatë 10 viteve të ardhshëm

Posted: 24 Feb 2018 01:59 AM PST

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është shprehur se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do i bashkohen BE-së brenda një 10-vjeçari.

Në një intervistë për edicionin gjerman të Reuters, dhënë gazetarit Andreas Rinke, Bushati thotë se në BE diskutohet vetëm për koston e zgjerimit, por asnjëherë për koston e moszbatimit.

"Nuk kam dëgjuar qe të flasë dikush për koston e moszbatimit", është shprehur Bushati.

Në fillim të shkurtit, Komisioni i BE-së i ka hapur gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mundësinë për t'u bashkuar me BE-në, deri në vitin 2025, por në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma. Bisedimet janë hapur tashmë me Serbinë dhe Malin e Zi.

Sipas informacioneve të Bushatit, Shqipëria qëndron pak para fillimit të çeljes së bisedimeve të pranimit.

Perspektivat e pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor theksohen edhe në Marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU, CSU dhe SPD.

Megjithatë, gjatë disa muajve të fundit ka patur raporte mbi ndikimin për shembull, të Rusisë, Turqisë apo Kinës, të cilat mund të pengojnë afrimin me BE.

"Ballkani Perëndimor konsiderohet një fushë gjeostrategjike shahu", pranoi Bushati.

"Rajoni, është për shembull i rëndësishëm për sigurinë e Europës, për shkak të luftës kundër terrorizmit islamik, dhe si pasojë e të qënit si itinerar për refugjatët, që drejtohen për në veri.

Kina gjithashtu po investon aktualisht në sektorët strategjikë të vendeve, veçanërisht në sektorin e minierave dhe të energjisë. "Ne vërejmë se edhe Japonia është angazhuar së fundmi," tha Ministri i Jashtëm shqiptar. Këto investime janë gjithashtu të mirëpritura. "e rëndësishme është se askush nuk e sheh këtë, si një alternativë për anëtarësimin në BE, por vetëm si një shtesë ndaj procesit të pranimit," thekson Bushati.

Në të njëjtën kohë, ai i bën thirrje Gjermanisë dhe BE-së që të rrisë angazhimin e saj në rajon.

Gjermania ka iniciuar të ashtuquajturin proces të Berlinit për rajonin, i cili synon të nxisë bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet organizimit të Samiteve të rregullta.

"Por unë do të doja të shihja veprime më konkrete," tha ai. Nevojiten investime ndërkufitare në infrastrukturën e shumicës së vendeve të vogla. "Kjo do t'i lidhë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin, por edhe me BE".

Bushati nuk pret që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bashkohen në BE në të njëjtën kohë.

Ai i referohet ende mosmarrëveshjeve mes të vendeve të veçanta, kryesisht ndërmjet ish-republikave jugosllave.

Edhe Ministri i Jashtëm federal Sigmar Gabriel sapo ka theksuar se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së, vetëm nëse njeh pavarësinë e Kosovës.

a.s/dita

Ish-zv/ministri që ka kryesuar grupet negociatore: Blloku 5 dhe plotfuqia e Presidentit

Posted: 24 Feb 2018 01:41 AM PST

 

Sa real është debati që herë acarohet e herë fashitet lidhur me negociatat për paktin detar me Greqinë? Ish-zv/ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello ka kryesuar disa herë grupet negociatore të palës shqiptare që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me shtete të huaja.

Në këtë intervistë ekskluzive për "DITA", ai sqaron procedurat ligjore që janë ndjekur nga këto grupe negociatore, që sikundër sqaron, në çdo rast janë pajisur me plotfuqi nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, kur si subjekt i marrëveshjeve ka qenë qeveria dhe nga Presidenti i Republikës, kur si subjekt i marrëveshjeve ka qenë shteti shqiptar.

Pse janë ta pabesueshëm ata që sot bërtasin më shumë për tradhti kombëtare në rastin e negociatave me Greqinë?

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zoti Bello, historia e negociatave për një marrëveshje detare me Greqinë, është nga më të çuditshmet jo vetëm për kohëzgjatjen, por edhe kompleksin e problemeve që ka shpërfaqur. Pse zvarritet një çështje si kjo, kur çështjet janë te sanksionuara qartësisht në të gjitha konventat ndërkombëtare?

– Zvarritja ka tё bёjё me faktin se çështja hyri nё njё tё pёrpjetё tё vёshtirё kur Qeveria Berisha firmosi dhe miratoi njё Marrëveshje, qё e rrёzoi Gjykata Kushtetuese. Pra çёshtja pёsoi njё ‘ngrirje’. Kur çёshtjet delikate arrijnё nё gjendje tё tilla ёshtё shumё e vёshtirё t’iu afrohesh dhe t’iu japësh zgjidhje nё njё kohё tё shkurtёr. Çёshtja ka tё bёjё me interesa kombёtare dhe mbart sensibilitet tё lartë. Afrimi ndaj kёsaj çёshtjeje tё ‘ngrirё’ kёrkon ndёrtimin e njё klime mirёbesimi me partnerёt, kёrkon njё formim realist tё opinionit vendas larg nacionalizmave tё sёmura, kёrkon njё pёrgatitje komplekse profesionale e politike tё negociatorёve, kёrkon shqyrtimin legjislacionit ndёrkombёtar qё rregullon marrëdhёniet ndёrshtetёrore nё kёtё fushё dhe njohjen me morinё e praktikave tё ngjashme tё trajtuara nga tё tjerёt, kёrkon pёrfshirjen e institucioneve duke luajtur rol aktiv nё pёrputhje me detyrimet dhe pёrgjegjёsitё qё iu jep kuadri ligjor pёr trajtimin e çёshtjeve tё kёsaj natyre. Ky ёshtё njё proces qё nuk maturohet nё njё kohё tё shkurtёr. E rёndёsishme ёshtё qё pёrgatitja tё jetё e plotё, serioze dhe potencialisht e aftё pёr t’ia dalё me sukses.

– Çfarë mendoni se na ka bërë inferiorë ne shqiptarëve sa herë jemi ulur në tryezë me grekët për këtë çështje?

– Fakti qё Pala Greke ka njё Marrëveshje tё firmosur nga Ministrat e Jashtёm dhe tё miratuar nga Qeveria Shqiptare rrit shkallёn e vёshtirёsisё nё negociim pёr Palёn Shqiptare. Sё fundi dёgjuam reagimin e Znj. Bakojanis si ish ministre e Jashtme e Greqisё qe ka firmosur sё bashku me ish ministrin e Jahtëm tё Shqipёrisё, Z.Basha!… E them kёtё se Pala Shqiptare hyn nё negociim me njё terren tё aksidentuar nga Qeveria Berisha. Kjo nuk ёshtё gjё e thjeshtё!..

Greqia si vend anëtar i BE mund tё synojё tё verё kushte diskriminuese, duke kёrcёnuar me veto pёr hapjen e negociatave me BE!..

Nё aspektet e tjera nuk ka pse tё ndjehemi inferiorё, mjafton qё ekipi i negociimit tё pёrgatitet dhe tё ndёrtohen qёndrimet instutucionale; gjё qё nuk kemi tё drejte ta dyshojmё se nuk do tё jetё bёrё.

– Ju kini qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe në të kaluarën. Çfarë nuk ka ecur në atë kohë dhe çfarë mund të korrigjohet aktualisht?

– Pёr kёtё çёshtje nuk kam qenё pjesё e grupit negociator; pёrkundrazi kam qenё njё zё nё korin e grupit tё vogёl qё bёri openencё tё hapur. Çfarё nuk u bё mirё atёherё dihet sepse ёshtё e shprehur nё arsyetimin e Vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese. Aspekti ligjor dhe procedurial pa dyshim qё duhet tё rregullohet. Edhe ‘vija e kufirit detar’ duhet tё pёsojё ndyshim nga marrëveshja e Qeverisё Berisha, pёr t'i dhёnё atё qё i takon seicilёs Palё.

Ku u gabua në marrëveshjen e 2009-s? Grupi negociator i palës shqiptare që nënshkroi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë nuk u pajis me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Pra nisi gabim qysh në zanafillë. Përderisa marrëveshja në fjalë lidhet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është e qartë se asnjë lloj procedure nuk duhej kryer pa siguruar plotfuqinë që në nisje. Këtu kemi të bëjmë me mosrespektim të funksioneve kushtetuese të institucionit të Presidentit, pra është shkelur vetë Kushtetuta.

Tani, pas 9 vjetësh, gjërat janë më të qarta dhe shanset për të bërë një marrëveshje të gabuar janë krejt minimale.

Më ka rastisur disa herë të kryesoj Palën Shqiptare në negocimin e marrëveshjeve sidomos në emër të qeverisë. Në çdo rast, pavarësisht nivelit të përfaqësimit, është marrë plotfuqia për përfaqësimin. Nuk na ka shkuar asnjëherë ndërmend se mund të mos merrej plotfuqia, si kur marrëveshjet janë kërkuar nga pala jonë edhe kur janë kërkuar ato nga pala tjetër. Nëse do të vepronim ndryshe do të tejkalonim kompetencat dhe do të shkelnim ligjin, jo vetëm nga ana formale por edhe esenciale.

– Çfarë mendoni Ju se do të ishte zgjidhja e drejtё?

– Duhet tё jem i sinqertë sepse nuk jam unё ai qё mund tё ‘shёnojё’ atё vijё. Kam vёnё re se sot shumё analistё duan tё bёjnё ‘kompetentin’ dhe thonё lloj lloj variantesh. Ajo ‘vijё’ mbetet atribut i specialistёve tё fushave dhe institucioneve shtetёrore qё do tё pёrfshihen nё këto negociata. Pra ekipi negociator do tё ketё njё variant tё ditur para se tё vejё në Tavolinёn e Bisedimeve. Pёr Marrëveshjen e Qeverisё Berisha unё kam atakuar shkeljet proceduriale dhe tё Kushtetutёs qё u cilёsuan edhe nga Gjykata Kushtetuse (kryesisht mos marrja e Plotfuqishmёrisё nga Presidenti i Republikёs).

Gjithashtu sugjerova qё grupi negociator tё verifikojё vendndodhjen e Bllokut Joni 5, si bllok perspektiv pёr naftё dhe gaz nё det qё duket se nuk ishte plotёsisht nё vёmendjen e negociimeve tё atёhershme. Jam shprehur qysh në atë kohë se ministri i Jashtëm nuk duhej ta firmoste marrëveshjen pa marrë plotfuqinë e Presidentit. Kjo është një shkelje shumë e rëndë sepse Presidenti vihet përpara faktit të kryer nga qeveria, duke e zhveshur atë nga tagri kushtetues. Një ngjarje e tillë tregon se Shqipëria është konsideruar tokë e një grushti njerëzish dhe ata mund të negociojnë si, kur e me kë të duan për fatet e saj. Por Shqipëria nuk është çiflig i askujt. Presidenti, para se të jepte plotfuqinë, do të kërkonte cila është harta me kufijtë përfundimtare, gjë që edhe sot e kësaj dite mungon. Pra siç e shikoni, është shkelur jo vetëm ligji i sipërcituar, por edhe Kushtetuta e Republikës, sepse Presidentit të Republikës i është marrë tagri kushtetues dhe jo vetëm njëherë.

– Sa të drejtë ka opozita aktuale kur bërtet se në një marrëveshje të supozuar të re po kryhet një tradhti kombëtare?

– E drejta e opozitёs nuk mund tё kufizohet, por duket se nuk ka racionalitet. Mё sё pari opozita duhet tё pranojё çfarё gaboi dhe nuk bёri mirё nё kohёn e vet; tё paktёn tё kёrkojё ndjesё publike sepse, pёr hir tё sё vёrtetёs, pёrgjegjёsia ёshtё edhe ligjore, ashtu siç e cilёsojnё sot pёr tё tjerёt edhe pse nё mёnyrё hipotetike!..

Opozita duke mёsuar nga gabimet e veta duhet tё bёjё propozime konkrete (nëse ka) pёr ta pёrmirёsuar ish marrëveshjen ose tё insistojё qё tё mbahet marrëveshja Basha-Bakojanis. Pra tё jetё e drejt pёr drejtё dhe jo tё anatemojё nё ajёr!…

Nёse flitet pёr tradhёti kombёtare, ky akt ёshtё konsumuar plotёsisht nga firmosёsit e marrëveshjes Basha-Bakojanis; gjё qё e provoi edhe Gjykata Kushtetuese. Pra akuza e sotme bёhet nga tё akuzuarit!…

– Mendoni se marrëveshja e re për detin nuk do të kontestohet sërish?

– Pikë së pari duhet të jetë e qartë për të gjithë se ende nuk ka njё marrëveshje mbi tё cilёn mund tё shprehemi. Nisur nga sa ka shprehur Ministri Bushati duket se do tё kemi njё marrëveshje mё tё mirё se ajo e Qeverisё Berisha, pra do tё korigjohet shёnjestra. Gjithsesi, pёrsёri do tё ketё kundërshtime sepse grupe tё caktuara apo edhe individё do tё jenё tё motivuar tё shprehen nga kёndvёshtrime tё ndryshe. Kjo nuk duhet tё pengojё Qeverinё qё t'i shkojё nё fund kёsaj çёshtjeje.

a.s/dita

 

Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA: Një përplasje e madhe interesash në luftën e Sirisë

Posted: 24 Feb 2018 01:32 AM PST

 

Në luftën e Sirisë janë përfshirë shumë vende të tjera – jo vetëm regjimi i Assadit dhe kundërshtarët e tij. Interesa të tyre kanë edhe Irani, Arabia Saudite, Rusia, SHBA…

Irani: Mbështetësi më i madh i Assadit

Regjimi jofetar i Sirisë dhe toekracia iraniane në parim nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Por pikërisht Teherani e ka shpëtuar presidentin e Sirisë Baschar al-Assad nga rrëzimi. Të paktën deri në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Rusisë në vjeshtën e vitit 2015, Irani ka qenë partneri më i rëndësishëm ushtarak i regjimit të Assadit. Teherani ka dërguar para, armë, informacione sekrete, këshilltarë ushtarakë dhe trupa në Siri. Ato trupa janë pjesë e Gardës Revolucionare, milicëve shiitë dhe Hezbollahut.

Tendosjet fetare i hapin hapësirë Iranit që të paraqitet atje si mbrojtës i shiitëve. Ndryshe aleanca e regjimit të Assadit me Iranin bazohet tek tri synime kryesore: dëshira për uljen e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, dobësimin e Izralit e më herët ka qenë edhe kufizimi i ndikimit të regjimit irakian në kohën e Saddam Husseinit. Ndërkohë të dy vendet janë edhe kundërshtare të Arabisë Saudite. Në aspektin rajonal, Siria është për Iranin një hallkë e rëndësishme për lidhje me Libanin.

Rusia: Shpëtimi i Asadit

Kur Assadi ishte me shpatulla pas muri, ishte Rusia ajo që e shpëtoi. Rusia i nisi më 2015 aksionet ushtarake në mbështetje të regjimit të Assadit. Qëllimi zyrtar i Rusisë: lufta kundër terrorizmit. Faktikisht nuk është sulmuar vetëm “Shteti Islamik” (IS), por edhe shumë kundërshtarë të tjerë të Assadit.

Por Moska nuk është e interesuar vetëm për mbështetjen e Assadit. Pas izolimit të Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ka dashur që ta rikthejë vendin e vet në skenën ndërkombëtare – dhe e arriti me sukses. Edhe Assadi ka përfituar nga kjo ndërhyjre. Presidenti i Sirisë e ka rimarrww pushtetin në pjesën më të madhe të vendit. Rusia i ka arritur sukseset më të mëdha ushtarake në Aleppo dhe Palmyra. Por Kremlini është kritikuar shpesh edhe për krime lufte ndaj civilëve në zonat e luftës.

Arabia Saudite kundërshtare e Irani

Arabia Saudite është shqetësuar për shkak të rritjes së influencës së Iranit në këtë rajon, që nga lufta e Irakut në vitin 2003. Riadi shqetësohet edhe për shkak të afërsisë mes Damaskut dhe Teheranit.

Prej fillimit të kryengritjeve në vitin 2011, Arabia Saudite ka mbështetur opozitën në Siri. Qëllimi: rrëzimi i Assadit dhe marrja e pushtetit nga opozita. Në këtë kuadër janë furnizuar me armë dhe para grupe të ndryshme xhihadiste.

Turqia: Dikur mik e tani armik

Turqia me veprimet e saja të njëanshme dhe në veçanti presidenti Recep Taip Erdogan, kanë pasur nga mesi i vitit 2000 raporte të shkëlqyeshme me regjimin e Assadit. Ata kanë publikuar madje edhe fotografi nga pushime të përbashkëta në Detin Mesdhe.

Me shpërthimin e luftës qytetare në Siri, Turqia është pozicionuar kundër regjimit të Assadit dhe e ka mbështetur opozitën. Nëpër territorin e Turqisë kanë kaluar shumë armë dhe luftëtarë, që kanë shkuar në Siri, shpesh edhe xhihadistë dhe luftëtarë të IS. Ndërkohë duket se Turqia duket se ka një qëllim kryesor – të evitojë krijimin e territoreve të lira kurde në zonën e afërt kufitare me Turqinë – ndonëse këtu është në konflikt me partnerin në NATO – SHBA.

Përveç kësaj, Erdogani do që të ketë një fjalë vendimtare për rregullimin shtetëror të Sirisë pas luftës. Ky është një prej qëllimeve të ndërhyrjes ushtarake përtej kufirit. Projeksionet turke kanë për qëllim që Turqia të bëhet një fuqi hegjemoniste në Lindjen e Mesme.

Izraeli: Armiku gjendet në Teheran

Shqetësimi më i madh i Izraelit në luftën e Sirisë është prezenca e Gardës iraniane dhe milicëve të afërt me Teheranin në Siri. Izraeli ka frikë në radhë të parë se milicët e Hezbolllahut do të pozicionohen dhe fuqizohen në Golan, në zonën kufitare mes Sirisë dhe Izralit dhe prej atje mund të godasë territoret izraelite me raketa. Prej atje ndaj Izraelit janë nisur prej vitit 2011 rreth 100 sulme dhe ka pasur shumë autokolona me armë.

SHBA: Pa plan

Mësimet nga dështimet e ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe Libi, dhe hezitimet e ish-presidentit Barack Obama e kanë dobësuar pozitën amerikane në këtë rajon. Kur Assadi në vitin 2012 ishte buzë humbjes, Obama ka refuzuar një angazhim më të fuqishëm atje, ndonëse ka kritikuar ashpër sjelljen e Assadit. Në vend të SHBA ndërhyri Rusia dhe e mbështeti Assadin.

Hezituese është edhe politika e Donald Trumpit. Qëllimet e tij janë shkatërrimi i IS dhe dobësimi i influencës së Iranit. Ndaj prezenca amerikane kufizohet në angazhimin e njësive speciale dhe disa sulme ajrore. Në këtë mënyrë SHBA është përfshirë në këtë luftë, pa pasur ndonjë rol vërtet të rëndësishëm. Ofensiva më e re turke kundër kurdëve ka shkaktuar dilema në SHBA, sepse Turqia është një partner i rëndësishëm në NATO. Uashingtoni njëkohësisht i sheh milicët kurdë si partner të rëndësishëm në luftën kundër IS.

Gjermania: Ndihmat

Qeveria gjermane ka theksuar në të kaluarën gjithnjë se angazhohet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, por pa presidentin Assad. Së fundi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u ka bërë thirrje Rusisë dhe Iranit që të ushtrojnë ndikimin e tyre. “Pa mbështetjen e këtyre partnerëve, regjimi i Assadit nuk do të ishte  atje ku është sot”.

Ushtarakisht Gjermania nuk është përfshirë në konfliktin e Sirisë dhe nuk paraqet lojtar tepër të fuqishëm në rajon. Ndonëse avionët gjermanë mbështesin aksionet për zbulimin e pozicioneve të IS. Avionët gjermanë kanë fluturuar së pari nga Turqia, e pas tërheqjes së Bundesverit nga Incirliku, tani fluturojnë nga Jordania.

Përveç kësaj Bundesveri mbështet në veri të Irakut kurdët, që luftojnë kundër IS. Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Por së fundi ka pasur debate të shumta për shkak të dërgimit të tankeve gjermane Leopard në Turqi, të cilat përdoren tani nga Erdogani kundër kurdëve në Siri.

Franca: Macroni kërkon zgjidhje politike

Franca ka një rol të rëndësishëm atje. Fillimisht ka dërguar pajisje mjekësore për kryengritësit në Siri e më pas edhe armë. Në fund të shtatorit të vitit 2015, Franca ka zgjeruar sulmet ushtarake kundër trupave të IS, pas sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Prioritetet e Francës në Siri, sipas pohimeve në Paris, janë përmirësimi i gjendjes humanitare në Siri, lufta kundër terrirozmit dhe rifillimi i negociatave të paqes. Presidenti Emmanuel Macron në veçanti angazhohet për këto negociata. Macroni vitin e kaluar ka shpallur se Franca nuk kërkon domosdoshëmrisht rrëzimin e regjimit të Assadit për vazhdimin e negociatave paqësore.

Para një jave presidenti francez ka kërcënuar me sulme ushtarake, në qoftë se dëshmohet se atje po përdoren armë kimike kundër civilë.

Autorë: Matthias von Hein, Martin Muno, Jens Thurau, Rahel Klein, Mikhail Bushuev/ DW

a.s/dita

“Çfarë kanë më shumë se unë ata që punojnë në Bashki?” Rama tregon bisedën me një qytetar

Posted: 24 Feb 2018 01:18 AM PST

 

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e shtunë me një takim me drejtues të administratës qendrore dhe vendore të Beratit, ku ndodhet prej ditës së djeshme, kur u bë edhe mbledhja e fundit e qeverisë.

Në këtë takim, kryeministri ka folur mbi shërbimet administrative për qytetarët, reformën e ujit, skemën e re të mbështetjes financiare për fermerët, por edhe për skemën e ndihmës ekonomike.

Rama theksoi se ata qe kanë mundësi për të punuar, nuk do të marrin "asnjë kokërr leku", ndërkohë që ka treguar edhe një histori me një qytetar në Berat.

"Dje sapo kemi dalë këtej nga takimi, kam ndeshur me një person, një alamet djali rreth të 40-ve, në formë fizike absolutisht të admirueshme që kërkonte ndihmë ekonomike dhe në mënyrë të përsëritur i kam thënë që nesër ti mund të fillosh punë, e donte patjetër në bashki, ndërkohë që vazhdimisht pyetjes sime a je gati të fillosh në privat, i përgjigjej pse çfarë kanë ata që punojnë në bashki më shumë se unë, më të mirë janë ata?

Pra ideja që dua 50 mijë lekë nëse s'më jepni punë në bashki është një ide që nuk do gjejë vesh tek ne, se ndihma ekonomike në rradhë të parë është ndihmë për familje në pamundësi reale dhe në varfëri reale", u shpreh shefi i qeverisë.

Duke folur për skemën e re të mbështetjes financiare për fermerët, Rama tha se "kemi bërë të qartë për të gjitha agjencitë e shërbimeve ndaj qytetarëve se çdo dokument çfarëdo është absolutisht detyrim i çdo zyre që të mos e refuzojë apo vonojë duke kërkuar nga qytetarët që të shkojnë në zyra të tjera për dokumentet përkatëse, për kërkesat e tyre. Autorizimet, licenca, certifikatat e caktuara që vërtetojnë këtë apo atë, duhen edhe disa dokumente të tjera, këto duhet t'i garantojë vet zyra përkatëse brenda për brenda sistemit të administratës shtetërore. Qytetarët duhet të marrin vetëm dokumente bankare apo në lidhje me të shkuarën e tyre në emigracion. Kjo nuk po kthehet ende në një sistem në të gjithë vendin, ndaj në mbledhjen e djeshme të qeverisë është kërkuar të merren masa për këtë", tha Rama.

Më tej, kryeministri është ndalur edhe te reforma e ujit, ku për Qarkun e Beratit ka theksuar se ka progres, por ka kërkuar që të gjithë të kontribuojnë e të bëjnë më shumë që të mos lejohen më lidhje të paligjshme, e pse jo edhe të sigurohet furnizimi me ujë 24 orë në ditë për qytetarët.

Tema e tretë kishte të bënte me skemën e re të mbështetjes financiare për fermerët.

"Është shumë e rëndësishme që çdo individ që paguhet nga taksat e qytetarëve për të përfaqësuar në çdo qark, për të informuar dhe për të ndikuar pozitivisht te fermerët sesi mund të kenë qasje në këto fonde. Ne nuk do të shpërndajmë më lëmosha mbijetese apo politike për njerëzit që jetojnë e punojnë në fshat. Nuk do ta thërmojmë më për shpërndarje parash lart e poshtë duke mos marrë atë që duhet në funksion të vlerës së shtuar. Çdo fermer është i lirë të bëjë çfarëdo, por jo çdokush do të mbështetet nëse bën çfarëdo. Kulturat e duhura do të mbështeten, përtej tyre s'do të ketë asnjë kacidhe", deklaroi Rama.

a.s/dita

FOTO: Linjë e re ujësjellësi në rrugën e “Barrikadave”, së shpejti edhe asfaltimi i rrugëve të bllokut

Posted: 24 Feb 2018 01:08 AM PST

 

Në rrugën e "Barrikadave" është vënë në funksion të plotë linja e re e ujësjellësit, një investim i ri që u finalizua, duke sjellë një kapacitet të shtuar të rrjetit të ujit të pijshëm, performancë më cilësore dhe shërbim sa më të mirë për qytetarët e Tiranës.

Linja e re e transmetimit të ujit të pijshëm, tashmë funksionon me të gjitha parametrat e duhura për banorët e asaj zone, të cilët shumë shpejt do t'i gëzohen edhe rehabilitimit të gjithë rrugëve brenda lagjes pasi në të njëjtën kohë Bashkia po sistemon trotuaret, sheshpushimet dhe shumë shpejt pritet që të shtrohet edhe asfalti.

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin zgjidhje në zona të ndryshme të Tiranës.

Rritja e kapaciteteve të transmetimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të linjave të reja që janë ndërmarrë në të gjithë territorin e bashkisë Tiranë, kanë shtuar kohën e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe kanë eliminuar humbjet në rrjet.

a.s/dita

Emrat/ Arrestohen “skifterët” e Lezhës

Posted: 24 Feb 2018 01:03 AM PST

 

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Lezhës, si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në këtë qytet.

Ata janë Alket Makaj 43 vjeç dhe Rambo Hasani 27 vjeç, të dyshuar për 8 raste të vjedhjeve.

Konkretisht, 43-vjeçari Makaj dyshohet se është autor i këtyre vjedhjeve:

– Më datë 20.01.2018, në rrugën e Spitalit Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur mjetin ciklomotorr të shtetasit B.L.

– Më datë 05.02.2018, dyshohet se i  ka vjedhur dy bateri të mjetit të shtetasit K.C.

– Më datë 22.02.2018, në lagjen "Beselidhja", Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases D.G.

– Më datë 23.02.2018 në lagjen "Besëlidhja" Lezhë, dyshohet se  ka vjedhur me thyerje një dyqan kioskë në pronësi të shtetases R.M.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 43-vjeçarit iu gjetën disa doza marijuanë.

Ndërsa Rambo Hasani dyshohet autor i vjedhjeve të mëposhtme:

– Me datë 23.02.2018, tek magazina në pronësi të shtetasit Xh.S., dyshohet se ka vjedhur disa mjete pune.

– Me datë 11.02.2018, dyshohet se ka vjedhur servisin në pronësi të shtetasit A.D. në Lezhë

– Me datë 16.01.2018, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Gj.Gj. në Balldre – Lezhë.

– Me datë 12.12.2017 , dyshohet se ka vjedhur magazinën në pronësi të shtetasit N.M. në Rrilë.

Vijojnë hetimet për dokumentimet ligjore  edhe të vjedhjeve të tjera që këta 2 shtetas mund të jenë autorë.

a.s/dita

Mëngjes tragjik, shkodrani bie nga biçikleta, mbytet në lumin Drin

Posted: 24 Feb 2018 12:55 AM PST

 

Një tjetër i vdekur këtë mëngjes të shtune.

Një person ka rënë në ujerat e lumit Drin dhe dyshohet se ka humbur jetën sot në Shkodër.

Dyshohet se shtetasi ka rënë gjatë orëve të mëngjesit.

Në breg ka një biçiklete çka tregon se shtetasi është rrëzuar dhe ka rënë në ujë.

Ende nuk është bërë identifikimi i tij.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pritet që të mbërrije grupi hetimor.

a.s/dita

SHBA përgatiten për “bllokadë” detare ndaj Koresë së Veriut

Posted: 24 Feb 2018 12:53 AM PST

 

Administrata amerikane e Trumpit dhe aleatët kyç në Azi po përgatiten të zgjerojnë kontrollet e anijeve të dyshuara se po shkelin sanksionet ndaj Koresë së Veriut.

Një plan që mund të përfshijë edhe dislokimin e forcave të Rojes Bregdetare amerikane për të ndaluar e kontrolluar mjetet lundruese në ujërat e Azi-Paqësorit, thonë zyrtarë të lartë amerikanë.

Uashingtoni ka biseduar me partnerët rajonalë, përfshi Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë dhe Singaporin, në lidhje me koordinimin e një përshkallëzimi të goditjes së lëvizjeve të dyshimta, që mund të shkojë më larg se kurrë më parë për të penguar shfrytëzimin e tregtisë detare nga Peniani për të "furnizuar" programin e tij të raketave bërthamore.

Edhe pse kërkime anijesh të dyshuara janë kryer edhe më parë, strategjia e fundit mund të zgjerojë fushëveprimin e operacioneve të tilla, duke u përafruar shumë me atë që mund të ishte vendosja e një bllokade detare në Korenë e Veriut. Peniani ka paralajmëruar më herët se mund ta konsiderojë një bllokadë të tillë si një akt lufte.

Strategjia bën fjalë për ndjekje nga afër e ndoshta edhe sekuestrimin e anijeve të dyshuara se mund të mbajnë pjesë përbërëse armësh bërthamore të ndaluara, apo edhe ngarkesa të tjera të palejueshme drejt ose nga Koreja e Veriut, sipas asaj që bëjnë të ditur zyrtarët për "Reuters" në kushte anonimiteti.

Në varësi të shkallës së kësaj fushate, Shtetet e Bashkuara mund të marrin në konsideratë edhe forcimin e fuqisë detare e ajrore të Komandës së Paqësorit. Nisma e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tregon urgjencën gjithnjë e në rritje të Uashingtonit për të detyruar Korenë e Veriut të ulet në negociata për braktisjen e programeve të saj të armatimeve.

a.s/dita

“Russiagate”, Manafort ka paguar ish-politikanë europianë në favor të Yanukovych

Posted: 24 Feb 2018 12:42 AM PST

 

Ish-drejtuesi i fushatës së Trumpit, Paul Manafort ka paguar në mënyrë të fshehtë disa ish-politikanë europianë për të lobuar në favor të ish-qeverisë proruse të Ukrainës. Kjo është akuza e re e ngritur nga prokurori special i "Russiagate", Robert Mueller.

Sipas akuzës, Manafort ka paguar mbi 2 milionë euro për ish-politikanët europianë. Megjithatë, ai pretendon me këmbëngulje për pafajësi, në vazhdën e hetimeve të Mueller.

Ndërkohë, ish-zëvendësi i tij në fushatën e Trumpit, Rick Gates ka pranuar fajësinë për konspiracion dhe mashtrim të hetuesve, duke arritur kështu një marrëveshje bashkëpunimi me prokurorët.

Mueller vijon të hetojë pretendimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Gjithsesi, për të dy personat e akuzuar të përmendur më sipër nuk ka asnjë dyshim nëse kanë bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-s, që është edhe objektivi kryesor i hetimit të Departamentit të Drejtësisë.

Më herët, Manafort është paditur për disa akuza të tjera, për mashtrim me taksat dhe mashtrim bankar. Ai përballet tashmë me akuzat për konspiracion, pastrim parash, mosregjistrimin si një agjent për një aktor të jashtëm dhe deklarim të rremë.

Në akuzën e fundit, ai pretendohet se u ka dhënë para ish-politikanëve të lartë europianë gjatë viteve 2012-2013. Ai dyshohet gjithashtu të ketë krijuar një grup të quajtur "Hapsburg Group", për t'u ofruar përpjekjeve të ish-politikanëve paraqitjen e analizave të pavarura. Ish-grupi ka qenë menaxhuar nga një ish-politikan i lartë europian (pretendohet kancelar) por që është identifikuar në akuzë vetëm si "politikani i huaj A".

Pagesa lobuese në akuzë ka qenë pjesë e punës së Manafort për qeverinë ukrainase, e krijuar nga një parti proruse "Partia e Rajoneve" me udhëheqës Viktor Yanukovych, i cili ishte edhe president mes viteve 2010-2014.

Puna e Manafort për partitë politike proruse në Ukrainë thuhet të ketë vazhduar edhe pasi Yanukovych u rrëzua dhe u largua për në Rusi në vitin 2014, pas protestave masive antiqeveritare. Akuza thotë se Manafort nuk ishte regjistruar si një agjent i një drejtuesi të huaj për punën e tij, siç e kërkon ligji amerikan. Ai dyshohet të ketë fshehur miliona dollarë të bëra nga puna e tij në Ukrainë, në disa llogari jashtë vendit.

a.s/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more