Skip to main content

Lajmet e fundit: “​Axha i të vrarit në Siri: Mediat do t’i dënojë Zoti që raportuan për vrasjen e nipit tim” plus 4 more

Lajmet e fundit: “​Axha i të vrarit në Siri: Mediat do t’i dënojë Zoti që raportuan për vrasjen e nipit tim” plus 4 more


​Axha i të vrarit në Siri: Mediat do t’i dënojë Zoti që raportuan për vrasjen e nipit tim

Posted: 14 Feb 2018 08:12 AM PST

Nëse jo njeriu, Zoti, do t'u japë ndëshkimin mediave e kujtdo që ka luajtur me ndjenjat e familjes së tij. Kështu beson Ismet Ibrahimaj, axha i Betim Ibrahimajt, kosovarit të vrarë në Siri. I riu nga Istogu që gjeti vdekjen në ISIS, do të duhej të ishte në bankën e të akuzuarve në Kosovë, por pas dy viteve iku nga arresti shtëpiak për të vdekur në "token e Shamit".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Negociatat me Greqinë, Bushati kërkon “bekimin” e Metës! Presidenti nis konsultat me...

Posted: 14 Feb 2018 07:22 AM PST

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dërguar një shkresë zyrtare Presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme, për të kërkuar plotfuqishmërinë në lidhje me nisjen e negociatave dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë për çështjet delikate mes dy vendeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj e pret kryeministrin e Malit të Zi me nderime shtetërore

Posted: 14 Feb 2018 08:19 AM PST

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen video dëshmi se si u vra biznesmeni pejan pasi refuzoi të jepte 500 mijë euro haraç

Posted: 14 Feb 2018 07:45 AM PST

Biznesmeni Salih Kastrati, sot mund të ishte i gjallë nëse do t'u nënshtrohej kërkesave të grupeve më të fuqishme kriminale në Pejë. Ai u kishte mbijetuar katër atentateve. Në të pestin kishte vdekur, pak ditë pasi gjashtë burra, të lidhur me Policinë dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, kishin kërkuar nga Kastrati gjysmë milioni euro. Mes këtyre haraçvënësve ishte edhe Selman Gashi, asokohe truproje i Haradinajt. Paratë i kishin kërkuar në emër të Tahir Dacit. Kastrati kishte refuzuar të jepte këtë shumë parash. Pak ditë më vonë ishte vrarë. Insajderi sjell video dhe biseda ekskluzive që dëshmojnë se si Kastrati ishte mbërthyer nga njerëz të fuqishëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Real – PSG, përballje që vendosin fatin e dy trajnerëve

Posted: 14 Feb 2018 08:00 AM PST

​Real Madrid – PSG është përballja më interesante e kësaj faze të Ligës së Kampionëve

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more