Skip to main content

Lajmet e fundit: “Aksidenti fatal në Gjilan: U nis ta porositë tortën e ditëlindjes, 10 vjeçarja u kthye në arkivol” plus 4 more

Lajmet e fundit: “Aksidenti fatal në Gjilan: U nis ta porositë tortën e ditëlindjes, 10 vjeçarja u kthye në arkivol” plus 4 more


Aksidenti fatal në Gjilan: U nis ta porositë tortën e ditëlindjes, 10 vjeçarja u kthye në arkivol

Posted: 26 Feb 2018 07:34 AM PST

Mëngjesi i 22 shkurtit doli të jetë i kobshëm për familjen Berisha nga Gjilani. Vajza e Hisen Berishës, 10 vjeçe, Erëza, u godit nga një makinë te dera e shtëpisë, në një rrugë që ka kohë që po konsiderohet e rrezikshme për qarkullim. Dy ditë më pas ajo ndërroi jetë në QKUK. Në momentin kritik, Erëza po kthehej nga shkolla, me dëshirën për ta porositur tortën e ditëlindjes, pasi kishte planifikuar festë me shokët dhe shoqet e klasës. Por, vajza e vetme e familjes Berisha, u varros pikërisht në ditën kur do t'i mbushte 11 vjet

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet i fortë në Shqipëri! Epiqendra 50 km larg Tiranës

Posted: 26 Feb 2018 07:18 AM PST

Disa lëkundje tërmeti kanë rënë pak minuta më parë në Shqipëri, rreth 50 kilometër larg kryeqytetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nait Hasani ngjitet në Çakorr, Veselit i rrjedh një votë për demarkacionin

Posted: 26 Feb 2018 06:48 AM PST

PDK nuk i ka të gjithë deputetët që do t'ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, ka filluar të flasë për votat e subjekteve tjera. Nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PDK'së kanë biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre. Shefi i GP Memli Krasniqi thotë se partia ka qëndrim unik për këtë çështje, ndërsa deputeti Nait Hasani vazhdon me avazin e vjetër kundër Demarkacionit. Madje këtë e ka demonstruar duke shkuar në mot të ligë në Çakorr.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Resul Sinani konfirmon se do t'i bashkohet Nismës së Fatmir Limajt

Posted: 26 Feb 2018 07:47 AM PST

Moderatori i lajmeve në RTK, Resul Sinani, ka lënë televizionin publik për t'iu bashkëngjitur partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Këtë e ka bërë të ditur vetë Sinani, duke treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezenton lajmet në RTK.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Reali do ta eliminojë lehtësisht PSG-në"

Posted: 26 Feb 2018 06:50 AM PST

​Sergio Aguero është i bindur se Real Madrid pa ndonjë problem do të eliminojë PSG-në nga Liga e Kampionëve

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more