Skip to main content

“Grabitja e pronave në Spille, PD: Zyrtarë të PS po prishin provat” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Grabitja e pronave në Spille, PD: Zyrtarë të PS po prishin provat” plus 9 more Gazeta SHQIP


Grabitja e pronave në Spille, PD: Zyrtarë të PS po prishin provat

Posted: 26 Feb 2018 12:45 AM PST

Prokuroria vijon hetimet lidhur me dosjen voluminoze të pronave të grabitura në Spille, por procesi duket të mos jetë i qetë, pasi në një denoncim të Partisë Demokratike, thuhet se zyrtarë të lartë të administratës nga Partia Socialiste po bëjnë çmos për të dëmtuar provat për ish-kolegët e tyre.

“Drejtoresha e Hipotekës, Matilda Peza, po u bën presion punonjësve të Hipotekës për të mbuluar aferat korruptive që janë bërë atje gjatë periudhës kur ky institucion drejtohej nga familja e saj, babai Aqif Peza, i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe djali i tezes, Asim Arkaxhiu, aktualisht nën hetim për skandalin e Spillesë. Punonjësit e Hipotekës, që denoncuan pranë Partisë Demokratike presionin e paligjshëm të eprores së tyre Matilda Peza, thanë se babai i saj Aqif Peza tani është avokat i djalit të tezes, Asim Arkaxhiu, ish – Regjistrues i Kavajës, i përfshirë në skandalin e pronave të Spillesë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike dënon presionin e drejtoreshës së Hipotekës së Kavajës për të prishur hetimet ndaj djalit të tezes se saj dhe për të mbuluar vendimet korruptive të babait të saj gjatë drejtimit të këtij institucioni.

“Ky është një rast flagrant që dëshmon se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por është bërë me e madhe për pushtetarët që vjedhin pasuritë e shqiptarëve. Partia Demokratike duke inkurajuar hetimin të shpejtë dhe pa zvarritje, i kërkon Prokurorisë të vendosë para përgjegjësisë penale edhe Drejtoreshën e Hipotekës së Kavajës për presionin e paligjshëm ndaj punonjësve të Hipotekës me pasojë pengimin e drejtësisë”, sqaron PD.

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Uji, përfundojnë dy investime të rëndësishme në Tiranë

Posted: 26 Feb 2018 12:37 AM PST

Për dy lagje të tjera në kryeqytet është përmirësuar ndjeshëm furnizimi me ujë. Bëhet fjalë për dy zona të mbipopulluara, atë prapa gjimnazit "Qemal Stafa" dhe në rrugën "Mine Peza", ku UKT ka ndërhyrë dhe ka vendosur linja të reja.

Në bllokun e pallateve mbrapa gjimnazit "Qemal Stafa" është ndërtuar një lidhje e re e furnizimit dhe tashmë qytetarët e kësaj zone përfitojnë një shërbim cilësor të ujit të pijshëm duke sjellë kështu uljen e humbjeve të furnizimit.

Për Shoqërinë e Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës një investim i ri në rrjet quhet i papërfunduar nëse uji nuk shkon drejtpërsëdrejti tek konsumatori me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Për këtë arsye punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës kanë vendosur linja të reja edhe në rrugën "Mine Peza" duke ofruar edhe për këtë zonë cilësi më të mirë furnizimi me ujë, por edhe duke shmangur ndërhyrjet abuzive që mund t'i jenë bërë linjës gjatë rrugës.

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbështetja për fermerët, Rama jep lajmin e mirë (Video)

Posted: 26 Feb 2018 12:37 AM PST

Reforma në bujqësi duket se po jep frytet e veta dhe për të stimuluar fermerët, qeveria ka planifikuar të çelë në 28 shkurt aplikimet për skemën e re të mbështetjes me fonde për ta.

Lajmin e mirë për zhvillimin e këtij sektori e ka dhënë  vetë kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, ku fton fermerët të aplikojnë pranë agropikave, tashmë pa asnjë dokument shtesë.

"MIRËMËNGJES,

dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë, PA ASNJË DOKUMENT SHTESË, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësise, me ZERO DOKUMENTA ZERO PAGESE, ju uroj një javë të mbarë 👩🏻‍🌾🌾🍓👍

Posted by Edi Rama on Sonntag, 25. Februar 2018

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shpërthen në flakë automjeti i konsullatës shqiptare në Selanik

Posted: 26 Feb 2018 12:27 AM PST

Një automjet i konsullatës shqiptare në Selanik, shpërtheu në flakë mëngjesin e sotëm.

Mediat greke njoftojnë se rreth orës 2:15 automjeti i ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ioakim Loulias dhe Psaronas në zonën e Toumba, morri zjarr.

Sipas raportimeve fillestare ka pasur një shpërthim, për të cilin ende nuk dihet shkaku, ndërsa 8 zjarrfikës me 2 automjete u angazhuan në fikjen e zjarrit.

Mësohet se mjeti i përkiste oficerit të kontaktit të Policisë së Shtetit të akredituar pranë konsullatës së Shqipërisë, Renaldo Ndoni.

Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e mundshëm.

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq, ARRSH: Situata e akseve kombëtare në vend

Posted: 26 Feb 2018 12:16 AM PST

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të përgjithshme këtë mëngjes të situatës në akseve rrugore si pasojë e reshjeve të dendura të një nate më parë.

Sipas ARRSH në disa zona ka pasur dhe rrëshqitje dherash, ndërsa një sërë aksesh janë të kalueshme me zinxhirë.

QARKU TIRANE

Ne rrugen Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhire.

Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, sidomos ne rruget ku ka prezence ngricash.

QARKU DURRES

Nuk ka problem ne akset e ketij Qarku.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar.

QARKU ELBASAN

Ne segmenin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm bore, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire.

Nga degezimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka bore por ka ngrica.

Librazhd-Kapshtice reshje te dendura bore eshte punuar me mjete dhe punetore, kalimi pa zinxhire.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.

QARKU BERAT

Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij Qarku.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU VLORE

Rreth ores 6 te mengjesit kane filluar reshjet e bores ne Llogara qe vazhdojne te dendura dhe pa nderprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhire. Reshtjet jane te dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret ne vijim. Ne te gjitha akset kontraktoret jane ne gadishmeri.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU GJIROKASTER

Ne segmentin Tepelene-Gjirokaster ne oren 3 te nates ka patur rreshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji I Ftohte, vazhdon puna per pastrimin e rruges.Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes.

Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim.

Nga ana e kontraktorit eshte vendosur sinjalistika kufizuese dhe eshte bere lajmerimi i Komisariatit te Policise se Permetit per te mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU KORCE

Ne Qarkun e Korces, gjate gjithe nates ka patur rreshje te dendura debore te cila vazhdojne dhe ne keto momente,moti i ftohte dhe temperaturat me minus.

Eshte bere kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset per mirembajtje dimerore,pastrim dhe kriposje.

Gjendja ne keto momente eshte kjo:

1- aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe,trashesia shkon 50 cm shoqeruar dhe me erera te forta ,Korce-Voskopoje, kalimi behet me zinxhira

2-aksi Erseke-Carshove kalimi me zinxhira

3-aksiK/Libonik-Lozhan-Mollagrabove kalimi me zinxhira

4-Aksi Korce-Erseke kalimi me zinxhira

5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi behet me zinxhira

6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi me zinxhira

Trashesia e debores arrin ne fushore 20-35 ne malore dhe ne disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i ererave te forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke-Borove,Qafa e Biglles.

Element shqetesues perben dhe thyerja e degeve te pemeve anes rrugeve si rezultat i peshes se debores.

Kontraktoret po punojne me kapacitetin e plote te makinerive dhe stafit.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU FIER

Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Te gjitha akset po mbahen ne monitorim te vazhdueshem nga kontraktoret.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU LEZHE

Reshje bore te pa perfillshme nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve pervec segmenteve rrugor Ura e Matit-Rreshen Urak dhe shpal-Reps ku trashesia e bores arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.

QARKU KUKES

Ka rreshje te dendura debore rruga Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit)jane marre masat e kalueshme pa zinxhir.Rruget Qafe Mali –Fierze. Kukes – Bushtrice te kalueshme me zinxhire Rruga e Valbones e kalueshme pa zinxhir.

Bajram Curri-Valbon 30 -40 cm bore, po punohet per pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa 15-20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire

Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire

Rruga Kukes- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire

Rruga Shote Galica-Qender Kukes-Krume 20-25 cm bore, qarkullimi pa zinxhire

Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU DIBER

Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.

Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era te forta qe bejne grumbullimin e bores ne rruge.

Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Ne akset e ketij qarku trashesia e bores arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire.

Kontraktoret kane punuar gjate nates dhe po vazhdon puna per pastrim dhe kriposje.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU SHKODER

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.

Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm.

Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire .

Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten.

Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore, sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

I ftohti i fund-dimrit, temperaturat rriten vetëm të premten

Posted: 26 Feb 2018 12:11 AM PST

I ftohti i acartë që ka përfshirë dhe Europën pritet të zgjasë disa ditë në vendin tonë. Prej ditës së sotme vala e acartë do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik.

Ngjarje të tilla atmosferike vërehen rrallë në periudhat e fund-dimrit, ku temperaturat në vendin tonë pritet shkojnë nën zero dhe në zonat e ulëta.

Temperaturat pritet të shënojnë rritje të enjte dhe të premten.

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bora zbardh zonat malore, disa njësi administrative të bllokuara në verilindje

Posted: 26 Feb 2018 12:10 AM PST

Verilindja dhe juglindja e vendit janë gdhirë këtë të hënë nën petkun e bardhë të dëborës, e cila ka rënë dhe ka shtruar gjatë gjithë natës.

Në Peshkopi kanë rënë gjithë natën reshje bore, dhe për pasojë rruga Peshkopi- Qafa e Buallit është e kalueshme me zinxhirë. Mjaft njësi administative janë bllokuar si Seishtë, Reç, Zall Dardhë, Lurë, Aras, Luzni, disa fshata të Kalasë së Dodës e Sllovës.

Ndërsa në juglindje të gjitha rrugët janë tëv kalueshme vetëm më zinxhirë. Në qafën e Qarrit, Qafë Ploçë, Qafë Thanë, trashësia e borës arrin në 30 cm. Në Vosokopojë ka rënë mbi 40 cm borë, në Dardhë 70 cm. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës e Pogradecit mbeten të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës që vijon të bjerë.

Përsa i përket energjisë, është raportuar një defekt në Zall Dardhë dhe punonjësit janë në terren për riparimin e linjës.

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

VETTINGU NË POLICI, SI LUFTA E KLASAVE

Posted: 25 Feb 2018 11:30 PM PST

Nga Ylli MANJANI

Fatmir Xhafaj, i brumosur thellë teorinë dhe praktikën e luftës së klasave, ka sjellë modelin e ri të kësaj lufte që quhet Vetting.

E futi këtë model në drejtësi dhe lëmshi është aty.

Tani po bën të njëjtën gjë në polici.

Qëllimi është i qartë: kontroll politik i qeverisë monopartiake mbi çdo element të shtetit!

Të jem i sinqertë, nuk është se ska patur kontroll politik edhe në të shkuarën, por kontrolli monopartiak është provuar si më i rrezikshëm!

Asnjë surprizë me thënë të drejtën! Shoku Fatmir këtë di të bëjë!

Ndërkohë shoku Edvin, megjithse nuk i beson deri në fund shokut Fatmir, prap e pranon…

Ajo që vijon të më çudisë është si ka mundësi që ambasada e USA dhe delegacioni i BE nuk mbrojnë dot as sugjerimet e ICITAP dhe PAMECA?!!

Kanë bërë goxha vërejtje dhe sugjerime për ligjin e Fatmirit, por partia e Tij nuk i merr në konsideratë!!!

Me memon e EURALIUS dhe te OPDAT, na hapen barkun duke mbeshtetë dhunimin e Kushtetutës!

Ndërsa rekomandimet profesionale të ICTAP dhe PAMECA nuk i lobbojnë fare!

Çudi e madhe me thënë të drejtën!

Ende nuk e besoj që perëndimi do të instaloje luftën e re të klasave në këtë vend!

Pavarësisht, opozita duhet të jetë në një linjë me këto rekomandime profesionale, të paraqitura zyrtarisht nga këto misione në datat 8-9 janar 2018.

Nëse shoku Fatmir nuk tregon ato rekomandime, opozita tja kërkojë zyrtarisht ICITAP dhe PAMECA.

Mund ti ndihmoj dhe une me ndonje kopje te rekomandimeve, nëse nuk i gjejnë dot!

26 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 26 shkurt 2018

Posted: 25 Feb 2018 10:00 PM PST

Dashi

Ekziston një klimë pozitive yjore që parashikon emocione për të gjithë sektorët. Historitë e dashurisë në krizë, ose jo të përcaktuara mirë, do të fitojnë stabilitet të madh. Ditë e mirë edhe për të gjithë ata persona që janë vetëm, do të kenë një të shtunë të mbushur me takime dhe flirte. Do të keni një ditë entuziaste dhe me projeksion të madh për të ardhmen, vendimtar në frontin e punës, profesional dhe financiar.

Demi

Hëna është në kundërshtim me shenjën tuaj përsa i përket frontin emocional. Ju do të flisni shumë dhe do të thoni gjëra të gabuara në kohën e gabuar. Me partnerin/en, marrëveshja nuk do të jetë e lehtë! Do të jetë një fundjavë me angazhime të mëdha për beqarët që ndër të tjera do të duhet të rindezin një zjarr të së shkuarës. Puna dhe përkushtimi juaj njihen dhe vlerësohen. Ju do të jeni të kënaqur me rezultatet e arritura.

Binjakët

Sot do të jetë një ditë reflektimi: ju keni ardhur në përfundimin se karakteri i papajtueshmërive me partnerin/en ndoshta nuk do të përmbushet kurrë, vendimi juaj është që të vazhdoni më tej. Për zemrat e vetmuara sigurisht që nuk është një moment i mirë, por fatmirësisht jeni të rrethuar nga miq të sinqertë. Pas kaq shumë pritshmërive, më në fund Jupiteri ju ofron një punë në lartësinë tuaj që do t’ju japë shumë kënaqësi të rastit.

Gaforrja

Dita premton të jetë paqësore dhe ju jeni gati për të organizuar një fundjavë relaksi dhe emocionuese me të dashurin/ën tuaj. Gëzoni këtë ndërhyrje të këndshme të yjeve! Një ditë plot ngjarje edhe për shumë nga beqarët të cilët do të jenë protagonistë absolutë dhe do të kenë shumë arritje. Në punë, më në fund do të jetë koha që të sqarohen situatat dhe sjelljet e caktuara me kolegët.

Luani

Pasiguritë dhe vlerësimet e pasakta mund t’ju bëjnë të bëni hapa të gabuar në dashuri. Kush do të marrë hapin e madh do të sulmohet nga aq shumë dyshime, por nuk duhet të keni frikë, gjithçka do të kalojë. Qetësi e madhe dhe mundësi takimesh interesante për beqarët. Lajme të shkëlqyera dhe mundësi profesionale për të gjithë, interes të madh për një ndryshim biznesi.

Virgjëresha

Për ata që jetojnë në çift prej një kohe të gjatë, pavarësisht çdo keqkuptimi apo vështirësie me të cilën mund të përballen do arrijnë të rikthejnë qetësinë midis tyre. Madje është një kohë e mirë për të hedhur edhe hapa për një të ardhme së bashku. Për ata që janë vetëm, do të ketë takime interesante. Një ditë e mbushur me shumë zgjedhje të rëndësishme, disa vendime do të jenë strategjike për të ardhmen tuaj profesionale.

Peshorja

Ju keni një dëshirë të madhe për risi, për të ndryshuar rutinën. Përfitoni nga fundjava për t’u larguar nga fytyrat e njëjta dhe angazhimet e zakonshme të të gjitha kohërave! Marrëveshja me partnerin/en do të jetë e këndshme. Edhe beqarët do të duan të përjetojnë diçka të madhe. Jupiteri do të imponojë kujdes në krahun e punës dhe atë ekonomik.

Akrepi

Përkundër angazhimeve të ngutshme, sot ju jeni të organizuar, efikas dhe të vendosur të mos dëgjoni ata që përpiqen t’ju nxitin. Në mbrëmje, me partnerin/en priten momente të shkëlqyera. Ata që janë vetëm janë shumë të kërkuar dhe do të peshojnë çdo zgjedhje. Me Marsin që kundërshton kthimin e humorit të keq do përjetoni momente të mira në sferën e punës. Mundohuni të mendoni pozitivisht.

Shigjetari

Në dashuri sot nuk do të përjetoni atë emocion të veçantë që bashkon dy zemra, ndoshta ju jeni të hutuar nga diçka tjetër. Marrëveshja me disa miq të rinj është e shkëlqyer. Yjet janë të sjellshëm edhe me beqarët që kërkojnë dashuri të vërtetë, flirtime të mundshme të forta! Falë Uranit sot ju do të tregoni të gjithë besueshmërinë dhe miqësinë tuaj për ata në vështirësi. Do të jeni altruistë me kolegët tuaj.

Bricjapi

Mbani sytë hapur për lajmet në frontin sentimental dhe jetoni atë që vjen, duke shmangur projektet sfiduese. Lajme dhe surpriza, disa probleme në familje edhe nëse zgjidhen, do t’ju fusin në mendime. Beqarët do të ruajnë humorin e tyre të mirë dhe buzëqeshje pavarësisht nga vështirësitë. Edhe nëse jeni të lodhur, performanca juaj profesionale do të jetë e pashmangshme.

Ujori

Sot do të ndodhin ngjarje të këndshme dhe të papritura që do t’ju mbushin me gëzim, dhe do të befasoheni nga iniciativat e personit që keni pranë jush. Beqarët do të kenë mundësinë jo vetëm për të shijuar veten, por edhe për të takuar njerëz shumë interesantë. Jupiteri do të japë shtysë të madhe për rritjen tuaj profesionale me mundësi të shkëlqyera për ata që kërkojnë punë.

Peshqit

Dita e duhur për të dhënë një pikë kthese në një histori dashurie që po përjetoni. Rruga është e hapur për konsolidim ose krizë. Beqarët sot do të jetë në gjendje për të shkurtuar kohën për atë që ata duan të bëjnë dhe për të kultivuar interesat e tyre. Çdo gjë është e ngadaltë në krahasim me nevojën tuaj për punën, ende asgjë konkrete në horizont.

Shpërthim i fuqishëm në Leicester, 4 të plagosur rëndë (Video)

Posted: 25 Feb 2018 02:07 PM PST

Një shpërthim i nddodhur në Leicester, në rajonin anglez të East Midlands, thuajse ka shkatërruar një ndërtesë 2-katëshe, që mbante në nivelin e rrugës një mini-market dhe disa apartamente banimi.

Ngjarja,e cila dyshohet se nuk është një aksident, ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar të qytetit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg. Autoritetet policore njoftojnë se deri tani raportohet për 4 persona të plagosur në gjendje të rëndë.

Stacioni policor i qytetit raporton se në vendngjarje janë dërguar 6 mjete zjarrfikëse dhe po punohet për të vendosur nën kontroll situatën.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ku nuk përjashtohet pista terroriste.

25 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more